0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për taksën vendore për biznesin e vogël.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8978
Statusi i Aktit: I shfuqizuar
Data e Aktit: 12.12.2002
Data e aprovimit te Aktit: 12.12.2002
Numri i neneve: 16
Numri i fletores zyrtare: 82
Data e fletores zyrtare: 21.12.2002
Aktiviteti: Taksë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Taksa vendore per biznesin e vogel eshte nje takse vendore, e klasifikuar si e ardhur e bashkive dhe komunave, sipas kritereve te percaktuara ne ligjin nr. 8652, date 31.7.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" .
Amendamente
1 Për një ndryshim në ligjin nr. 8978, datë 12.12.2002 "Për taksën vendore për biznesin e vogël", i ndryshuar me ligjin nr. 9327, datë 06.12.2004
Akte te ngjashem
1 Për sistemin e taksave vendore
2 Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8978, date 12.12.2002 "Per taksen vendore mbi biznesin e vogel"
3 Për një ndryshim në ligjin nr. 8978, datë 12.12.2002 "Për taksën vendore për biznesin e vogël", i ndryshuar me ligjin nr. 9327, datë 06.12.2004
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J
Nr. 8978, date 12.12.2002

PER TAKSEN VENDORE PER BIZNESIN E VOGEL

Ne mbështetje te neneve 78, 83 pika 1, 155 dhe 157 pika 3 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

K U V E N D l
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1
Kuptimi i taksës vendore për biznesin e vogël

Taksa vendore për biznesin e vogël është një takse vendore, e klasifikuar si e ardhur e bashkive dhe komunave, sipas kritereve te përcaktuara ne ligjin nr.8652, date 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" .

Neni 2
Subjekti dhe objekti i ligjit

1. Objekt i taksës vendore për biznesin e vogël është një kuote fikse vjetore, e pagueshme, e realizuar për çdo vendndodhje ku një person kryen biznes.
2. Subjekt i taksës vendore për biznesin e vogël është çdo person, qe kryen biznes ne territorin e njësive te qeverisjes vendore te Republikës se Shqipërisë, ne çdo periudhe te vitit kalendarik, dhe qe nuk i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-se.

Neni 3
Përkufizime

Termat e mëposhtëm, ne kuptim te këtij ligji, nënkuptojnë:
I. "Organ tatimor" quhet zyra e taksave, e caktuar për ta administruar këtë takse.
2. "Biznes" është çdo veprimtar\ekonomike, qe ka për qellim realizimin e fitimit.
3. "Vendndodhje e biznesit" është çdo dyqan, njësi e veçante ose vende te tjera te palëvizshme, ku kryhet biznesi. Kur nuk ekziston një vend fiks biznesi, vendndodhja e biznesit, për qëllime te këtij ligji, përcaktohet ne përputhje me piken 7 te nenit 6 te këtij ligji.
4. "Udhëzim" është udhëzimi i përbashkët, i lëshuar nga Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, ne zbatim te këtij ligji,
5. "Person" është çdo person fizik ose juridik, qe kryen veprimtari biznesi.
6. "Takse" është taksa vendore për biznesin e vogël, e vendosur nga ky ligj.
7. "Taksapagues" është çdo person, i cili, sipas këtij ligji, është subjekt i taksës vendore për biznesin e vogël.
8. "Nivel tregues" quhet niveli i taksës vendore për biznesin e vogël, i parashikuar ne tabelën I, qe i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 4
Organi tatimor

Për dy vitet e para nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji, organet tatimore janë degët e tatimeve, me përjashtim te rasteve kur organi tatimor caktohet nga Këshilli i Ministrave, mbështetur ne rekomandimin e Ministrit te Financave, ne përputhje me kërkesën e organeve te pushtetit vendor .

Neni 5
Nivelet e taksave dhe detyrimi për taksat

1 Çdo biznes, ne çdo vendndodhje te biznesit, taksohet me vete.
2. Detyrimi i taksës për t'u paguar për çdo biznes, ne çdo vendndodhje biznesi, përcaktohet ne përputhje me kategorinë e biznesit qe kryhet ne kohen e regjistrimit dhe riregjistrimit. Kategoritë e biznesit paraqiten ne tabelën I, qe i bashkëlidhet këtij ligji.
3. Kur një person kryen me shume se një veprimtari ne te njëjtin vend, niveli tregues i taksës përcaktohet sipas veprimtarisë me qarkullim me te madh.
4. Niveli tregues përcaktohet me kuote fikse për çdo kategori biznesi, qe përcaktohet ne tabelën 1, qe i bashkëlidhet këtij ligji. Këshilli i bashkise ose këshilli i komunës ne te cilën është vendndodhja e biznesit, mund te rrisë ose te ule masën e niveleve treguese jo me shume se 30 për qind. Çdo rritje ose ulje zbatohet ne te njëjtën mënyrë për te gjitha kategoritë e biznesit.
5. Bashkia ose komuna njofton organin tatimor për kuotat fikse te taksës qe do te zbatohen për vitin kalendarik pasardhës jo me vone se data 15 dhjetor e vitit ne vazhdim. Nëse bashkia ose komuna nuk e bën një, gjë te tille, organi tatimor zbaton automatikisht nivelet treguese, te përcaktuara ne tabelën I, qe i bashkëlidhet këtij ligji.
6. Nëse biznesi fillon ose pushon se vepruari gjate vitit ose ndërpritet përkohësisht, detyrimi i taksës për atë vit llogaritet ne baze te numrit te muajve te veprimtarisë. Metoda e llogaritjes se taksës, metoda e deklarimit te mbylljes se përkohshme te biznesit, periudha e lejuar për mbylljen e përkohshme dhe mënyra e zvogëlimit te detyrimit për taksen përcaktohen ne udhëzim .
7. Udhëzimi përcakton rastet kur, për qëllime te taksimit, një veprimtari ekonomike, ne një vendndodhje te biznesit, është e përbëre nga një ose disa biznese.

Neni 6
Kërkesat për regjistrim

1. Taksapaguesi do te regjistroje çdo vendndodhje te biznesit ne organin tatimor përgjegjës për atë vendndodhje, Regjistrimi behet përpara se taksapaguesi te filloje biznesin.
2. Gjate regjistrimit, taksapaguesi detyrohet te japë te dhënat e mëposhtme:
a) vendimin e gjykatës për regjistrimin;
b) certifikatën personale me fotografi;
c) adresën e vendndodhjes ose vendndodhjeve te biznesit;
ç) llojin e biznesit ose bizneseve qe kryhen ne atë vendndodhje;
d) numrin e identifikimit te taksapaguesit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:
dh) numrin e regjistrimit ne degën e taksave te pushtetit vendor;
e) çdo te dhënë ose dokument tjetër qe kërkohet nga udhëzimi .
3. Taksapaguesi, pas regjistrimit fillestar, riregjistrohet ne çdo vit kalendarik qe vijon dhe jo me vone se data 31 mars. Procedura e riregjistrimit përcaktohet ne udhëzim.
4. Kur taksapaguesi nuk regjistrohet ose nuk riregjistrohet ne kohen e duhur, ai regjistrohet nga organi tatimor. Ky regjistrim ka te njëjtin efekt me regjistrimin ose riregjistrimin e bere nga taksapaguesi dhe shoqërohet me sanksione, sipas nenit 12 pika 1.a te këtij ligji.
5. Organi tatimor përgjegjës pajis me certifikate regjistrimi çdo taksapagues, i cili ka përfunduar procesin e regjistrimit ne përputhje me udhëzimin. Certifikata tregon numrin e identifikimit te taksapaguesit, llojin e veprimtarisë dhe adresën e vendndodhjes se biznesit, si dhe numrin e regjistrimit ne zyrën e taksave te pushtetit vendor .
6. Kur taksapaguesi kryen një biznes ne me shume se një vendndodhje, ai pajiset me certifikate regjistrimi për çdo vendndodhje te biznesit.
7. Nëse taksapaguesi nuk ka një vendndodhje fikse, ku ushtron ndonjërin nga bizneset e tij
atehere:
a) ne rastin e një personi fizik, vendndodhja e ushtrimit te biznesit quhet banesa private e taksapaguesit;
b) ne rastin e një personi juridik, vendndodhja e biznesit quhet selia e përcaktuar ne vendimin e gjykatës.

Neni 7
Detyrimi për informim

1. Taksapaguesi njofton me shkrim organin tatimor përgjegjës për çdo ndryshim ne te dhënat e paraqitura, kur është regjistruar ose riregjistruar. Mënyra dhe forma e njoftimit përcaktohen ne udhëzim.
2. Taksapaguesi detyrohet te afishoje dukshëm, ne vendndodhjen e biznesit, certifikatën e regjistrimit qe i është lëshuar nga organi tatimor përgjegjës. Nëse nuk kemi një vendndodhje fikse për veprimtarinë ekonomike, taksapaguesi detyrohet ta paraqesë certifikatën sa here qe i kërkohet nga punonjësi i organeve tatimore.

Neni 8
Shkëmbimi i te dhënave

1. Udhëzimi përcakton procedurat e bashkëpunimit ndërmjet organe tatimore qendrore dhe bashkive ose komunave për administrimin e këtij ligji.
2. Ky bashkëpunim përfshin jovetem shkëmbimin e te dhënave ndërmjet organeve qendrore dhe vendore për shumën e mbledhur te taksës e cila behet jo me pak se një here ne 3 muaj, por edhe te dhëna për taksapaguesit, ne rastet kur kërkohet te njihet efektiviteti i mbledhjes se taksës.
3. Ky bashkëpunim dhe shkëmbim te dhënash përfshin dhënien ne kohe te te dhënave për taksapaguesin dhe për mbledhjen e taksës, qe te mundësojë bashkite dhe komunat ne përgatitjen ne menaxhimin e buxheteve.

Neni 9
Pagesa

1. Taksa paguhet ne dy këste te barabarta. Kësti i pare paguhet ne kahen e regjistrimit ose te riregjistrimit. Kësti i dyte paguhet jo me vone se data 30 shtator, me përjashtim te rasteve kur biznesi ka filluar pas datës 31 mars te atij viti. Ne këtë rast kësti i dyte duhet te paguhet jo me vone se data 31 dhjetor.
2. Nëse taksapaguesi paguan shumën e plote te detyrimit te taksës ne kohen e regjistrimit ose te riregjistrimit, atehere kjo shume i zvogëlohet me 10 për qind.
3. Nëse taksapaguesi e përfundon procesin e riregjistrimit dhe pajiset me certifikatën e regjistrimit ne organet tatimore përpara ditës se fundit te punës për muajin janar te çdo viti te riregjistrimit, ka te drejtën e një zbritjeje prej 2 për qind te shumës se taksës qe duhet paguar. Nëse taksapaguesi e përfundon procesin e riregjistrimit dhe pajiset me certifikatën e regjistrimit ne organet tatimore përpara ditës se fundit te punës për muajin shkurt te çdo viti te riregjistrimit, ka te drejtën e një zbritjeje prej 1 për qind te shumës se taksës qe duhet paguar .
4. Nëse organi tatimor përgjegjës zbulon se taksapaguesi, ne çastin e regjistrimit ose te riregjistrimit, ka deklaruar te dhëna te pasakta dhe se shuma fikse për t'u paguar është me e madhe se shuma e paguar, ai, sipas rastit, duhet te njoftoje taksapaguesin. Taksapaguesi paguan detyrimin e taksës shtese brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit.
5. Taksa paguhet ne mënyrën dhe vendin e përcaktuar ne udhëzim.
6. Kur një biznes mbyllet gjate vitit dhe vlera e detyrimit për taksen e llogaritur, ne përputhje me piken e 5 te nenit 5 te këtij ligji, është me e vogël se taksa e paguar, diferenca i kthehet taksapaguesit brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për mbylljen e biznesit.

Neni 10
Transferimi i taksës

Taksa e mbledhur ne mbështetje te këtij ligji transferohet çdo muaj, brenda datës 10 te muajit pasardhës, ne buxhetin e bashkise ose te komunës ku është vendndodhja e biznesit te taksueshem.

Neni 11
Verifikimi

Taksapaguesi detyrohet te lejoje inspektoret e organit tatimor përgjegjës te hyjnë ne mjediset ku ushtrohet biznesi, për qëllime verifikimi te te dhënave te regjistrimit dhe për kontrollin e certifikatës se regjistrimit.

Neni 12
Kundërvajtjet dhe dënimet

1. Ne kuptim te këtij ligji, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje
administrative :
a) Mosregjistrimi ose mosriregjistrimi i vendndodhjes se veprimtarisë ekonomike, siç përcaktohet ne nenin 6 te këtij ligji, ose mospagimi i taksës brenda datës se caktuar dënohen me gjobe, te barasvlershme me 25 për qind te detyrimit për taksen.
b) Paraqitja e te dhënave te pasakta ose te paplota ne çastin e regjistrimit ose te riregjistrimit dënohet me gjobe prej 10 000 lekesh. Kjo gjobe paguhet se bashku me detyrimin e taksës shtese, sipas pikës 4 te nenit 9 te këtij ligji.
c) Mosafishimi ose mosparaqitja e certifikatës se regjistrimit, sipas kërkesës se nenit 7 te këtij ligji, dënohet me gjobe prej 10 000 lekesh.
ç) Ne rastet kur taksapaguesi nuk lejon inspektoret e organit tatimor përgjegjës te hyjnë ne
mjediset e biznesit, ai dënohet me gjobe prej 10 000 lekesh.
2. Gjobat paguhen ne favor te bashkise dhe komunës brenda 15 ditëve nga data kur organi tatimor ka nxjerre vlerësimin.
3. Nëse taksapaguesi nuk paguan taksen ose gjobën, organi tatimor tërheq certifikatën e regjistrimit dhe mbyll biznesin deri ne çastin e kryerjes se pagesës,

Neni 13
Apelimet

1. Taksapaguesi ka te drejte te ankohet me shkrim ndaj çdo veprimi zyrtar te organit tatimor përgjegjës për shumën dhe mënyrën ne te cilën janë vlerësuar detyrimet e tij te taksave, te kërkoje rimbursime, si dhe te apeloje kundër çdo veprimi (ose mosveprimi) tjetër te organit tatimor ose te punonjësve te tij.
2. Çdo apelim paraqitet ne organin tatimor përgjegjës brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit për veprimin, qe është subjekt apelimi. Forma dhe përmbajtja e apelimit përcaktohen ne udhëzim.
3. Organi tatimor përgjegjës nxjerr një vendim brenda 30 ditëve nga data e depozitimit te apelimit. Nëse taksapaguesi nuk është i kënaqur me vendimin e zyrës tatimore, ai mund te apeloje ne komisionin e apelimit te tatimeve brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit te vendimit.
4. Komisioni i apelimit te tatimeve nxjerr vendim brenda 30 ditëve nga data e marrjes se apelimit. Nëse taksapaguesi nuk është dakord me vendimin e komisionit te apelimit te tatimeve, ai mund t'i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim te vendimit.
5. Kur shqyrton një apelim tatimor, subjekti apelues kate njëjtat te drejta me organin tatimor, i cili ka vlerësuar fillimisht detyrimin e taksës.
6. Taksapaguesi ka te drejte te paraqitet vete ose nëpërmjet përfaqësuesve ligjore te tij ne te gjitha apelimet dhe te shpjegoje bazën ku e mbështet apelimin.
7. Një apelim tatimor nuk mund te tërhiqet ne rastet kur sillen takte shtese, qe shuma e detyrimit për taksen e vlerësuar nuk është ajo qe duhet.

Neni 14
Shfuqizime

Ligji nr.8313, date 26.3.1998 "Për tatimin për biznesin e vogël", me ndryshimet përkatëse, shfuqizohet.

Neni 15
Dispozita kalimtare

1. Për vitin fiskal 2003, nivelet e taksave për çdo kategori biznesi janë ato te dhëna sipas tabelës 1, qe i bashkëlidhet këtij ligji, dhe këshillat e bashkive dhe te komunave nuk e ushtrojnë te drejtën për t'i ndryshuar ato gjate vitit fiskal 2003, sipas pikës 4 te nenit 5 te këtij ligji.
2. Për te gjitha çështjet për te cilat subjektet apelojnë, procedurat e apelimit janë sipas ligjit nr.8560, date 22.12.1999 "Për procedurat tatimore", me ndryshimet përkatëse, për aq kohe sa kjo takse vazhdon te mblidhet nga administrata qendrore e tatimeve, sipas nenit 4 te këtij ligji.

Neni 16
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare

Shpallur me dekretin nr. 3611,date 20.12.2002 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu,

Tabela nr .1

Nivelet treguese te taksave vendore për biznesin e vogël, sipas kategorive (ne mije leke ne vit)
Nr. TIPI I BIZNESIT Kat. I Kat. II Kat.III
A Shitje me pakice 60 20 15
B Shitje me shumice 60 20 15
C Prodhim 35 15 10
Ç Shërbime 20 10 10
D Profesione te lira 45 30 15
DH Ambulant ne fushën e tregtisë dhe te shërbimeve 15 10 10
E Transport:
1. Transport pasagjeresh:
Automjete deri ne 5 vende (përfshi shoferin) 35
Automjete me 6 deri ne 9 vende (përfshi shoferin) 70
Automjete me 10 deri ne 25 vende (përfshi shoferin) 80
Automjete me 26 deri ne 42 vende (përfshi shoferin) 90
Automjete me mbi 42 vende (përfshi shoferin) 95
2. Transport mallrash:
Automjete deri ne 2 tone 55
Automjete nga 2,1deri ne 5 tone 80
Automjete nga ne 5,1 deri ne 10 tone 95
Automjete nga ne 10,1 deri ne 16 tone 100
Automjete mbi 16 tone 150
3. Transport ujor
Transport detar brenda vendit 110
Transport ne liqene brenda vendit 95
Varka për shitje 30

Klasifikimi:
Ne kategorinë I: Bashkia e Tiranes, Bashkia e Durrësit.
Ne kategorinë II: Bashkite: Shkodër, Korçe, Vlore, Sarande, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Lushnjë, Pogradec, Berat, Lezhe dhe Kavajë.
Ne kategorinë III: Te gjitha bashkite e tjera.
Ne komuna niveli tregues i taksës është 50 për qind e nivelit tregues te tij për çdo kategori.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
TAKSA
 1.192 212120001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan