0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për njësitë e matjes.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 539
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 21.12.1992
Data e aprovimit te Aktit: 21.12.1992
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 10
Data e fletores zyrtare: 30.01.1993
Aktiviteti: Metrologji
Propozuar nga: I pa percaktuar
Pershkrimi i Aktit: Për njësitë e matjes.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: VENDIM

Nr.539, date 21.12.1992

PER NJESITE E MATJES

Ne mbeshtetje te ligjit nr.7625, date 20.10.1992 "Per
njesite e matjes dhe kontrollin e mjeteve matese (metrologjine)",
Keshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pranimin e njesive ligjore te matjes si me poshte:

Njesite baze:

a) per gjatesine: metri (m), i cili eshte i barabarte me
gjatesine e largesise se pershkuar nga drita ne boshllek gjate
nje kohe prej 1/299792458 te sekondes.
b) Per masen: kilogrami (kg), i cili eshte i barabarte me
masen e prototipit nderkombetar te kilogramit.
c) Per kohen: sekonda (s), e cila eshte e barabarte me
kohezgjatjen e 9 192 631 770 periodave te rrezatimit qe i
pergjigjet kalimit ndermjet dy niveleve supe: fundore te gjetjes
themelore te atomit te ceziumit 133.
ç) Per intensitetin e rrymes elektrike: amperi (A), i cili
eshte intensiteti i nje rryme te pandryshueshme qe, duke kaluar
neper dy percjelles drejtvizore e paralele, me gjatesi te
pafundme, me prerje te paperfillshme dhe te vendosur ne nje
largesi 1 m ne zbrazetire, ben qe te bashkeveprojne ndermjet tyre
me nje force prej 2.10-7 njuton per cdo meter gjatesi.
d) Për temperaturën termodinamike: kelvin (K), i cili është
i barabartë me 1/273.16 pjesë të tremperaturës termodinamike të
pikës trefishe të ujit.
dh) Për sasinë e lëndës: mol (mol), i cili është i barabartë
me sasinë e lëndës të një sistemi që përmban aq njësi elementare
sa ka atome në 0.012 kg të karbonit 12.
e) Për intensitetin e dritës: kandela (cd), e cila është e
barabartë me intensitetin e dritës të një burimi që lëshon në një
drejtim të dhënë një rrezatim një ngjyrëshme frekuencë 540 x 10
12 herë dhe me intensitet energjetik 1/683 vat për steradian në
këtë drejtim.

NJësitë plotësuese

a) Për këndin plan: radiani (rad), që ëhtë i barabartë me
këndin plan, i cili, duke pasurt kulmin në qendrën e një rrethi,
pret në perimetrin e tij një hark me gjatësi sa rrezja e rrethit.
b) Për kiëndin e ngurtë: steradiani (sr), që është i
barabartë me këndin e ngurtë, i cili, duke pasur kulmin në
qendrën e një sfere, pret në sipërfaqen e kësaj sfere një syprinë
të barabartë me atë të një katrori që ka gjatësinë e brinjëve sa
rrezja e sferës.
2. Njësitë me emërtim të veçantë që rrjedhin nga njësitë
bazë dhe njësitë plotësuese jepen në tabelën 1.
3. NJësitë që lejohen të përdoren krahas atyre të dhëna në
pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, jepen në tabelën 2.
Njësitë jashtë sistemit SI që lejohen të përdoren, jepen në
tabelë 3.
Parashtesat për formimin e nënfishave dhe shumëfishave të
njësive të matjes jepen në tabelë 4.
4. Rregullat për drejtpërdorimin e njësive të matjes janë:
a) Njësitë e rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar SI formohen
nga njësitë bazë ose plotësuese nëpërmjet shprehjeve algjebrike
që lidhin madhësitë koresponduese.
b) Çdo madhësi në sistemin ndërkombëtar SI ka një njësi të
vetme, kurse e anasjellta nuk është e vërtetë.
c) Vlerat e madhësive të quajtura pa përmasa shprehen vetëm
me numra dhe paraqesin raportin e dy madhësive të së njëjtës
natyrë.
ç) Simbolet e njësive shkruhen me shkronja latine dhe në
përgjithësi të vogla. Në rastet kur emri i njësisë rrjedh nga
nmjë emër i përveçëm, shkronja e parë e simbolit bëhet e madhe,
p.sh. Pa (paskali), A (amper), etj.
d) Emri i plotë i një njësie shkruhet me shkronjë të vogël.
dh) Simbolet e njësive mbeten të pandryshuara, kur vlera e
madhësisë ndryshon nga njësia.
e) Simbolet e njësive nuk ndiqen nga pika mbrapa, me
përjashtim të rasteve kur ndodhen në fund të fjalisë.
ë) Nëse një njëi shoqërohet me madhësi relative, duhet që
ajo të tregohet vetëm me simbolin e vendosur prapa vlerës
numerike.
f) Produkti i dy ose më shumë njësive shënohet me një nga
mënyrat e mëposhtme:
N.m; N.m: Nm
g) Kur një njësi e rrjedhur formohet nga pjestimi i dy
njësive, përdoret një vijë e pjerrët (/), një vijë horizontale
ose eksponente negative, p.sh.:
J/s; J-s ; J.s-1
gj) Në një rresht asnjëherë nuk përdoret më shumë se një
vijë e pjerrët, me përjashtim të rastit kur janë vendosur
kllapat, p.sh.:
m.kg/(s3/A) ose m.kg-3.s.A, por jo m.kg/s/A
h) Shumëfishat dhe nënfishat e njësisë së masës formohen nga
bashkimi i parashtesave me fjalën "Gram", simboli i të cilit
është g, p.sh. 10-6kg = 1 mg dhe jo 10-6kg = 1ukg.
i) Simbolet e parashtesave shkruhen me shkronja latine pa
largësi ndërmjet simbolit të parashtesës dhe simbolit të njësisë.
j) Nuk lejohet të përdoren parashtesa të përbëra.d.m.th. të
formuara nga vendosja e shumë parashtesave, p.sh pF dhe yyF ose
ns dhe jo mus.
k) Një parashtesë nuk lejohet të përdoret vetëm.
l) Nëse simbolit të njësisë të ngritur në një fuqi i vihet
një parashtesë, atëherë edhe parashtesa kuptohet që është e
ngritur në atë fuqi, p.sh.:
1 cm3 = (10-2)2 = 10-6 m3
1 ns-1 = (10-9s)-1 = 109 s-1
ll) Nuk lejohet zbatimi i parashtesave SI në:
- ndarjen e rreshtit në 360;
- minutën, orën dhe ditën;
- arin dhe hektarin
- karatin metrik;
- dioptrin;
- decibelin.
5. Dispozitat dhe aktet e tjera nënligjore që bien
nëkundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
ALEKSANDER MEKSI

Tabela 1

NJESITE ME EMERTIM TE VECANTE TE SISTEMIT SI

Nr Madhesia Njesia e matjes Simboli Permasat e njesise te shprehura ne njesite SI
1 Frekuenca Herc Hz s-1
2 Forca Njuton N m.kg.s-2
3 Trysnia Paskal Pa N.m-2
4 Puna, energjia, sasia e nxehtesise Xhaul J N.m
5 Fuqia, fluksi energjitik Vat W J.s-1
6 Sasia e elektricitetit, ngarkesa elektrike Kulon C A.s
7 Potenciali elektrik, tensioni elektrik,forca elektromotore Volt V W.A-1
8 Kapaciteti elektrik Farad F C.V-1
9 Rezistenca elektrike Ohm V.A-1
10 Percjellshmeria elektrike Simens S A.V-1
11 Fluksi i induksionit elektrik Veber Wb V.s
12 Induksioni magnetik Tesla T Wb.m-2
13 Induktiviteti Henri H Wb.A-1
14 Temperatura Celcius Grade celsius oC 1oC=1K ku temperatures 0oC i pergjigjet temperatura termodinamike 273,15 K
15 Fluksi i drites Lumen lm cd.sr
16 Ndricimi Luks lx l ose L
17 Aktiviteti i nje burimi radioaktiv Bekerel Bq s-1
18 Doza e perthithur Grei Gy J.kg-1
19 Doza ekuivalente sivert Sv J.kg-1


NJESI TE TJERA QE LEJOHEN TE PERDOREN

Tabela 2
Nr Madhesia Njesia e matjes Simboli Permasat e njesise te shprehura ne njesite SI
1 Vellimi Liter l ose L 10-3m3
2 Trysnia Bar bar 105Pa
3 Puna dhe energjia VatoreVoltampersekondeVoltamperoreVarsekondeVaroreElektronvolt VhVasVahVarsVarheV 3 600 J1 J3 600 Vas1 J3 600 vars1,6021892x10-19 J
4 Fuqia VoltamperVar VA
5 Doza e jonizimit rentgen R 2,58x10-4 C/kg


Tabela 3

NJESITE JASHTE SISTEMIT SI QE LEJOHEN TE PERDOREN

Nr Madhesia Njesia e matjes Simboli Permasat e njesise te shprehura ne njesite SI
1 Siperfaqja HektarAr haa 104m2102m2
2 Kendi plan Kendi i drejteGradaMinutaSekonda ?/2(o)(,)(,,) ?/2 rad1/90 e kendit te drejte ose ?/180 rad1/60 grade ose ?/10 800 rad1/60 minute ose ?/648 000 rad
3 Fuqia e sistemeve optike Dioptri dpt m-1
4 Koha MinutaOraDitaJava,muaji,viti minhd- 60s3 600 s86 400 ssipas kalendarit Gregorian
5 Masa TonKuintalKaratMase atomike tkvctu 103 kg102 kg2x10-4 kg1,6605655x10-27 kg
6 Shuarja, perforcimi dhe niveli i zhurmave BelDecibel BdB -0.1 B0.2 133,322 Pa
7 Trysnia milimeterzhive mmHg

Shenim: 1. Karati (ct) te perdoret vetem per te dhene masen e perlave dhe te gureve te cmuar.
2. Njesia e trysnise ,,Hg te perdoret vetem per matjen e trysnise ne sherbimet mjekesore.

Tabela 4

PRAPASHTESAT PER FORMIMIN E SHUMEFISHAVE DHE NENFISHAVE TE NJESIVE TE MATJES

Faktori Parashtesa Simboli i parashteses
1024 Jota Y
1021 Zeta Z
1018 Eksa E
1015 Peta P
1012 Tera T
109 Giga G
106 Mega M
103 kilo k
102 ekto h
101 deka da
10-1 deci d
10-2 centi c
10-3 mili m
10-6 mikro µ
10-9 nano n
10-12 piko p
10-15 femto f
10-18 ato a
10-21 zepto z
10-24 jokto y,,




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 1  2.810 212210004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
meri
Para 30 muajsh  
  
shum sqarime te kjarta kemi nevoj halame shum per te dhena meqense mungojn ne librat paraprake julutemi sa ma shumiformacione nelidhje per njesit matese te kohes lengjeve gjatesis peshave
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan