marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për privatizimin e banesave shtetërore.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7652
Statusi i Aktit: I shfuqizuar
Data e Aktit: 23.12.1992
Data e aprovimit te Aktit: 23.12.1992
Numri i neneve: 29
Numri i fletores zyrtare: 10
Data e fletores zyrtare: 30.01.1993
Aktiviteti: Privatizim,Banesa Shteterore,Komisioni Ekonomi,Finance,Privatizimi
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj ka si qëllim të realizojë privatizimin e banesave shtetërore, të krijojë tregun e lirë të banesave private dhe të përmirësojë përdorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e banesave, duke u dhënë të drejtën qiramarrësve të banesave shtetërore të bëhen pronare të tyre.
Amendamente
1 Për një shtesë në ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore".
Akte te ngjashem
1 Për një shtesë në ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore".
2 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane"
3 Për një shtesë në ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore ndryshuar me ligjin nr. 7828, datë 01.06.1994".
4 Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore"
5 Për një ndryshim në ligjin nr. 7652 datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: LIGJ

Nr.7652, datë 23.12.1992

PER PRIVATIZIMIN E BANESAVE SHTETERORE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjti nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të Këshillit
të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1

Ky ligj ka si qëllim të realizojë privatizimin e banesave
shtetërore, të krijojë tregun e lirë të banesave private dhe të
përmirësojë përdorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e
banesave, duke u dhënë të drejtën qiramarrësve të banesave
shtetërore të bëhen pronare të tyre. Pronarët do të kenë të
drejtë ta tjetërsojnë, ta lëshojnë me qira dhe ta hipotekojnë
baanesën e tyre.

Neni 2

Asnjë person nuk detyrohet të kalojë nga qiramarrës në pronr
i banesës. Ata që do të vazhdojnë të jenë në pozitën e
qiramarrësit, do të përballojnë një rritje tarifash të qirave të
banesave, në ato vlera që mbulojnë koston e plotë të
administrimit dhe mirëmbajtjes së banesave.

Neni 3

Banesat që përbëhen nga dy dhoma e një kuzhinë, të ndërtuara
deri në datën 31 dhjetor 1965, dhe banesat që përbëhen nga një
dhomë e një kuzhinë, të ndërtuara deri në datën 31 dhjetor 1970,
kalojnë falas në pronësi të qiramarrësve. Bëjnë përjashtim nga
ky rregull banesat e kategorisë së parë, sipas kritereve të
caktuara nga Këshilli i Ministrave.
Banesat që nuk përfshihen në paragrafin e parë të këtij
neni, kalojnë në pronësi të qiramarrësve, në bazë të tarifave të
caktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 4

Duke u bazuar në ndarjen e vlerës së përgjithshme të fondit
të banesave shtetërore, Këshilli i Ministrave përcakton tarifat
në bazë të këtyre kritereve:
a) madhësia e banesës;
b) vlera e banesës në kohën e ndërtimit;
c) vjetërsia e banesës;
d) vendndodhja e banesës;
e) përbërja familjare.

Neni 5

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji qiramarrësit e banesave
shtetërore mund të kërkojnë pranë ndërmarrjeve administruese të
banesave kryerjen e veprimeve për njohjen e pronësisë. Pronësia
mbi banesën fitohet me kryerjen e veprimeve përkatëse, shlyerjen
e vlerës së plotë të tarifës dhe regjistrimin e aktit të
pronësisë në zyrat e hipotekës.
Banesat shtetërore që janë objekt konflikti gjyqësor ose që
janë në procesin e rishpërndarjes së tyre, për shkak të
sipërfaqeve të tepërta të banimit, nuk privatizohen derisa
vendimi i organeve komopetente të marrë formë të prerë.

Neni 6

Shlyerja e tarifës mund të bëhet në mënyrë të njëhershme ose
me këste. Kësti caktohet në marrëveshje midis palëve, por nuk
mund të jetë më i vogël se 200 lekë në muaj, e indeksuar me
nivelin e pagave. Kur shuma shlyhet nga qiramarrësi në mënyrë të
njëhershme, vlefta e saj ulet në masën 20 për qind; kur kësti i
parë përbën 50 për qind të shumës, ajo ulet në masën 10 për qind
të saj, dhe kur kësti i parë përbën 25 për qind të shumës, ajo
ulet në masën 5 për qind të saj.

Neni 7

Banesat, me të cilat qiramarrësi ose pjesëtar të tjerë të
familjes së tij që banojnë me të, kanë statusin e ish-të
burgosurit, të internuarit dhe të dëbuarit politik, si dhe të
invalidit të luftës, kalojnë në pronësi të tyre falas.
Subjektet e përmendura në paragrafin e mësipërm, kur janë
të pastrehë dhe do të sistemohen në banesa shtetërore, brenda
normativave të strehimit, do t'i marrin ato falas.

Neni 8

Banesat që janë vlerësuar "rrezik shembje" nga komisione të
posaçme, në bazë të dokumenteve ekzistuese deri në datën e
miratimit të këtij ligji, kalojnë falas në pronësi të
qiramarrësve të tyre.
Për meremetimin e këtyre banesave, pronarët kanë të drejtë
të marrin kredi sipas mënyrës së parashikuar në nenin 16.

Neni 9

Banesat që privatizohen, do të regjistrohen në emër të
qiramarrësit dhe anëtarëve të tjerë madhorë të familjes së tij.
Banesa që përdoret nga disa qiramarrës, kalon në pronësi të
çdo qiramarrësi, në bazë të pagesës që ka në kontratën e qirasë.
Kur qiramarrësit bien dakort midis tyre, banesa mund të
kalojë tërësisht në pronësi të njërit qiramarrës.

Neni 10

Trualli që zë ndërtesa e banimit vlerësohet si zë i veçantë
dhe kalon në bashkëpronësi të pronarëve te banesës.
Trojet ish-pronë private do të rregullohen me ligj të
veçantë.
Kur privatizohet një banesë e veçantë e rrethuar me oborr,
i cili është përdorur e mirëmbajtur në mënyrë të përhershme nga
qiramarrësit, oborri kalon në bashkëpronësi të tyre.
Për efekt të llogaritjes së vlerës së këtyre trojeve, të
zbatohen kriteret e vendosura nga Këshilli i Ministrave në vitin
1992.

Neni 11

Banesa ku është krijuar një sipërfaqe e tepërt banimi dhe
që përbën dhomë të veçantë, kalon në pronësi të qiramarrësit,
duke zbatuar tarifën shtesë prej 2000-4000 lekë për m2 për dhomën
e tepërt sipas kategorisë dhe vendndodhjes së banesës. Kjo tarifë
zbatohet edhe kur qiramarrësit i kalon pronësia mbi banesën
falas, me përjashtim të qiramarrësve të parashikuar në nenin 8.
Kur sipërfaqja e tepërt e banimit përbën më shumë se një
dhomë të veçantë, banesa nuk mund të kalojë në pronësi të
qiramarrësit.

Neni 12

Qiramarrësit që banojnë në banesa shtetërore dhe që kanë
sipërfaqe banimi mbi normat e strehimit dhe që përbën dhomë të
veçantë, përveç qirasë së banesës, do të paguajnë shtesë mujore
në masën 10 fish të qirasë së banesës për dhomën e parë të tepërt
dhe 25 fish të qirasë së banesës për çdo dhomë tjetër të tepërt.
Zbatimi i këtyre tarifave të fillojë tre muaj pas hyrjes në fuqi
të këtij ligji, në rast se qiramarrësi nuk ka bërë kërkesë me
shkrim për këmbimin e banesës.

Neni 13

Qiramarrësi që ka dhoma të tepërta, ka të drejtë që,
nëpërmjet organit kompetent shtetëror, të bëjë këmbimin e
apartamentit, në mënyrë, që t'u përgjigjet normave ekzistuese të
strehimit.

Neni 14

Me propozimin e këshillave të rretheve, bashkive dhe
komunave, Këshilli i Ministrave, nga fondi i përgjithshëm i
banesave, cakton banesat e veçanta, të cilat nuk mund të
privatizohen.

Neni 15

Pjesa e mbetur e kredive të dhëna për meremetimin e banesës
private, kreditë deri 20000 lekë, të marra nga qytetarët deri
në datën 30.06.1991 për përmirësimin e kushteve të banimit, falen
deri në masën 15000 lekë, duke u shlyer nga buxheti i shtetit,
nëpërmjet Entit Kombëtar të Baneesave.

Neni 16

Qytetarët që konsiderohen të pastrehë, në bazë të
dispozitave të nxjerra nga Këshilli i Ministrave, kanë të drejtë
që për zgjidhjen e problemit të strehimit të tyre të marrin kredi
nga institucionet e caktuara për këtë qëllim.
Pjesa e interesit të kredisë për ndërtimin ose blerjen e
këtyre banesave do të përballohet nga buxheti i shtetit,
nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave.
Qytetarët që konsiderohen të pastrehë dhe që nuk duan të
marrin kredi, do të marrin nga 10000 lekë për frymë të depozituar
pranë Entit Kombëtar të Banesave dhe të destinuara për ndërtim,
blerje dhe meremetim banesash.
Qytetarët që janë pronarë të banesave private nën normat e
strehimit, do të marrin 2600 lekë për frymë, me kushtet e
paragrafit të mësipërm.
Pronarët e banesave private, që kanë proporcionalisht me
nurmin e pjesëtarëve të familjes sipërfaqe banimi më pak se
qiramarrësit e tyre, kanë të drejtë të bëjnë këmbime ose
rregullime të mundshme që do t'i bëjnë të dy palët
proporcionalisht të barabartë në sipërfaqe banimi.

Neni 17

Qytetarët e pasistemuar me strehim, të cilëve u është
shembur banesa për efekt të zbatimit të planit rregullues dhe
kanë aktmarrëveshjet me organet e pushtetit lokal, përfitojnë
banesë sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të
nenit 3 të këtij ligji, pavarësisht nga koha e ndërtimit të tyre.

Neni 18

Qiramarrësit e banesave shtetërore që nuk dëshirojnë të
privatizojnë banesat e tyre, si dhe ata që mbeten qiramarrës nga
zbatimi i këtij ligji, do të vazhdojnë të paguajnë qira.
Mirëmbajtja e këtyre banesave do të bëhet nga ndërmarrjet
administruese të banesave.

Neni 19

Tarifat e qirasë së banesave caktohen nga Këshilli i
Ministrave çdo 6 muaj/1 vit, për banesat e përmendura në
paragrafin e parë të nenit 18, për banesat pronë private dhe
banesat shtetërore ish-pronë private, që janë dhënë me qira para
hyrjes në fuqi të këtij ligji, tarifat e qirasë së të cilave
liberalizohen në dhjetor të vitit 1995. Tarifa e qirasë për
qiramarrësit e pronarëve të banesës private, të cilët banojnë nën
normativat e strehimit, liberalizohet më 31 dhjetor 1993.
Tarifat e qirasë për gjithë banesat e tjera caktohen nga
personat fizikë e juridikë pronarë të tyre.

Neni 20

Për efekt të zbatimit të këtij ligji, të merret për bazë
përbërja familjare dhe gjendja e strehimit që rezulton në
regjistrat themeltarë të shtetasve në datën 1 dhjetor 1992.

Neni 21

Banesat shtetërore ish-pronë private nuk privatizohen në
bazë të këtij ligji.

Neni 22

Marrëdhëniet e bashkëpronësisë midis pronarëve rregullohen
me ligj të veçantë.

Neni 23

Me zbatimin e këtij ligji, në asnjë rast qytetari nuk mund
të bëhet njëkohësisht pronar i dy banesave shtetërore.
Qytetarët që banojnë në banesa shtetërore brenda normativave
të strehimit dhe që kanë ndërtuar ose po ndërtojnë banesa private
nga viti 1990 e në vazhdim, nuk përfitojnë nga ky ligj.
Nga ky ligj nuk përfitojnë edhe fshtarët që kanë marrë leje
banimi në qytet pas datës 31.7.1991 dhe që kanë përfituar nga
ligji "Për tokën".
Qytetarëve që janë dërguar me shërbim jashtë shtetit dhe për
6 muaj nga koha e mbarimit të afatit të shërbimit nuk janë kthyer
familjarisht në atdhe, u zgjidhet kontrata e qirasë.

Nene 24

Të ardhurat që përfitohen nga privatizimi i banesave, do të
kalojnë në administrim të Entit Kombëtar të Banesave.

Neni 25

Shteti në të ardhmen do të marrë pjesë në zgjidhjen e
problemit të strehimit të banorëve të qyteteve nëpërmjet
institucioneve të specializuara që janë krijuar për këtë qëllim.
Mënyra e shpërndarjes së banesave të reja, të cilat do të
dorëzohen mbas datës 1 janar 1993, të bëhet sipas kritereve të
caktuara nga Këshilli i Ministrave.
Banesa me qira do të përfitojnë vetëm ushtarakët aktivë të
forcave të armatosura dhe ushtarakët e dalë në lirim nga reforma;
kategoria e punonjësve, e ardhura për frymë e të cilëve është nën
kufirin minimal të jetesës; qiramarrësit e banesave private, të
cilët lirojnë banesën, si rezultat i kthimit të saj pronarit, si
dhe ajo kategori qytetarësh që përcaktohet nga Këshilli i
Ministrave.

Neni 26

Mënyra e privatizimit të banesave sipas dispozitave të
parashikuara në këtë ligj ka fuqi deri më 31 dhjetor 1993.

Neni 27

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet përkatëse
për zbatimin e këtij ligji, si dhe për trajtimin e banesave të
papërfunduara në vitin 1992.

Neni 28

Të gjitha dispozitat ligjore e nënligjore, që bien në
kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 29

Ky ligj hyn në fuqi 30 ditë pas shpalljes së tij.

Shpallur me dekretin nr.412, datë 23.12.1992, të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  5.951 212230004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan