marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Mbi organizimin e qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor.
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 5167
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 26.12.2002
Data e aprovimit te Aktit: 26.12.2002
Numri i neneve: 12
Numri i fletores zyrtare: 89
Data e fletores zyrtare: 10.01.2003
Aktiviteti: Transporti Rrugor,Pushteti Lokal
Propozuar nga: Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioneve
Pershkrimi i Aktit: Per organizimin e qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor, entet pronare te rrugeve dhe organet kompetente te pushtetit vendor, marrin masat per hartmin e projektit mbi planin e rregullimit te trafikut dhe sinjalizimit rrugor, sipas kritereve te hartuara nga Instituti Studimeve te Transportit (IST). Nje permbledhje e "Kritereve Teknike te Rregullimit te Qarkullimit" i bashkelidhet ketij udhezimi.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:U D H E Z I M

Nr. 5167, date 26. 12. 2002

MBI ORGANIZIMIN E QARKULLIMIT DHE SINJALIZIMIT RRUGOR

Ne mbeshtetje te nenit 102 pika 4 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, te ligjit nr. 8378, date 22. 7. 1998 "Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise", nenet 6, 7 dhe 35, 36, per organizimin e qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor, Ministri i Transportit dhe Telekomtinikacionit,

U D H E Z O N:

Neni 1

Per organizimin e qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor, entet pronare te rrugeve dhe organet kompetente te pushtetit vendor, marrin masat per hartmin e projektit mbi planin e rregullimit te trafikut dhe sinjalizimit rrugor, sipas kritereve te hartuara nga Instituti Studimeve te Transportit (IST). Nje permbledhje e "Kritereve Teknike te Rregullimit te Qarkullimit" i bashkelidhet ketij udhezimi.

Neni 2

Hartimi i ketij projekti dhe i planit te masave per zbatimin e tij sipas nenit 5 pika 3 e Kodit Rrugor, veçanerisht per rruget urbane dhe interurbane te klasifikuara, si ne nenin 2 germat B, C, D, E dhe F do te behet sipas kompetences te shprehur ne nenin 36 te Kodit Rrugor, duke shfrytezuar per kete qellim edhe "Manualin per planet urbane te trafikut dhe sinjalizimit rrugor" te IST.

Neni 3

Per qellimin e nenit 2 me siper, entet pronare te rrugeve do te shfrytezojne giithashtu "Metodiken per matjet e trafikut" te IST nepermjet te cilit evidentohen dhe analizohen te dhenat e nevojshme, te cilat do te sherbejne per hartimin e projektit dhe planit te rregullimit te trafikut dhe sinjalitikes, per rruget nen juridiksionin e tyre.

Neni 4

Planet urbane dhe interurbane te trafikut azhurnohen çdo dy vjet. Gjate kesaj periudhe entet pronare te rrugeve veprojne per permbushjen e detyrave per garantimin e sigurise dhe rrjedhshmerise se qarkullimit sipas nenit 14 te Kodit Rrugor, duke pasur te planifikuar edhe fondet per mirembajtjen dhe riperteritjen e sinjalizimit rrugor ne zonat qe ato mbulojne.

Neni 5

Planet urbane te trafikut (PUT) qe do te hartohen nga organet e percaktuara ne nenin 36, pika 1 e Kodit Rrugor, duhet te perfshijne gjithe territorin nen juridiksionin e Bashkise apo Komunes me piksynim permiresimin e gjendjes se trafikut dhe sinjalizimit ne kushtet aktuale dhe te zhvillimit perspektiv te zones, duke patur per prioritet ne pergjithesi :
-rruget, akset rrugore, pikat konfliktuoze etj., te klasifikuara sipas Kodit Rrugor;
-sinjalizimin e itinerareve ne ndihme te drejtuesve te mjeteve gjate qarkullimit ne rrjetin rrugor;
-sinjalizimet rrugore ne ndalesat e transportit publik, kalime kembesoresh, vendqendrime,
vendparkime etj., ne sherbim te respektimit te normave te sjelljes nga perdoruesit e rruges;
-planifikimin e financimit per realizimin e studimit, projektimit dhe zbatimit te PUT mbi bazen e kriterit te fizibilitetit racional dhe ekonomik.

Neni 6

Per hartimin e PUT mbi bazen e te dhenave te evidentuara dhe sigurimit te nje informacioni te mjaftueshem ne perputhje me levizshmerine urbane te zones perkatese, ne çdo organ te pushtetit vendor (bashki a komune) duhet te ngrihet nje grup koordinimi, i kryesuar nga titullari i organit dhe i perbere nga :

-perfaqesues i sektorit te transportit;
-perfaqesues i sektorit te urbanistikes;
-perfaqesues i sektorit te policise rrugore .

Neni 7

Grupi koordinues ve ne dispozicion te organit studimor dhe projektues re PUT, materialet e meposhteme :

1. Harten e rrjetit rrugor te zones urbane.
2. Klasifikimin e rrugeve ne mbeshtetje te hartes.
3. Individualizimin e akseve primare.
4. Individualizimin e pikave te konfliktit (kryqezimet)
5. Individualizimin e parkimeve publike.
6. Individualizimin e linjave te transporteve publike (urban kolektiv) dhe vendqendrimet e tyre ne rrjetin rrugor perkates.
7. Individualizimin e pikave te rrezikut (me numer me te madh te aksidenteve ne rrjetin rrugor perkates)
Zberthimi i permbajtjes se treguesve te mesiperm jepet ne metodiken e punes dhe kriteret teknike te rregullimit te qarkullimit te hartuara nga IST .

Neni 8

Te dhenat sipas nenit 7 me siper te kihen ne konsiderate edhe per rastet kur PUT do te hartohet nga seksionet e transportit te organeve te pushtetit vendor dhe do te miratohet ne IST, siç percaktohet ne nenin 36 te Kodit Rrugor, per bashki e komuna nen 20000 banore.

Neni 9

Mbas perfundimit dhe miratimit te projektit te PUT, si dhe identifikimit te fondeve te investimeve per implementimin e tij, perfituesi i projektit programon masat me karakter zbatimi per realizimin e projektit, perfshire dhe mbikeqyrjen e kualifikuar per fazat e kryerjes se punimeve .

Neni 10

Materialet ndihmese per hartimin e PUT dhe sinjalizimit rrugor si: "Kriteret teknike te rregullimit te qarkullimit" ; "Manuali per planet urbane te trafikut dhe sinjalizimit rrugor dhe "Metodika e matjeve te trafikut" sigurohen nga Instituti i Studimeve te Transportit. ,
Instituti i Studimeve te Transportit organizon sipas nje programi te veçante, zhvillimin e seminareve per njohjen dhe kualifikimin e punonjesve te ngarkuarme problemet e organizimit te trafikut dhe sinjalitikes rrugore ne bashki dhe komuna.

Neni 11

Ne kuader te zbatimit te detyrave te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise per njohjen dhe menaxhimin e organizimit te qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor, ne sherbim te sigurise rrugore dhe mbrojtjes se mjedisit, ne situatat aktuale dhe per zhvillimet perspektive te infrastruktures rrugore, organet kompetente me pergjegjesine e entit pronar te rrugeve marrin masa per krijimin e arkivit te rrugeve dhe sinjalitikes rrugore, me pikesynim informatizimin e te dhenave, siç percaktohet ne nenin 221 te Kodit Rrugor .

Neni 12

Ky udhezim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

MINISTRI
Spartak Poçi

PERMBLEDHJE E KRITEREVE TEKNIKE TE QARKULLIMIT NE QENDRAT URBANE SIPAS KODIT RRUGOR

1. Hyrje
1.1 Percaktime baze
Plani urban i trafikut (PUT) eshte nje instrument tekniko-administrativ i destinuar te permiresoje levizjen e njerezve dhe mjeteve levizese.
Nje plan i tille realizohet per te siguruar:
-permiresimin e kushteve te qarkullimit (levizjen dhe qendrimet);
-reduktimin e aksidenteve rrugore;
-reduktimin e ndotjes atmosferike dhe zhurmave;
-respektimin e vlerave ambientale;
-zvogelimin e shpenzimeve publike dhe private
1.2. Karakteristika esenciale
1.2.0. Kushtet aktuale
1.2.1 Pikepamjet territoriale
1.2.2 Perberesit e trafikut
1.2.3 Niveli i projektimit
2. Objektivat dhe drejtimet e projektimit
2.0 Kushtet e projektimit
P .U .T .duhet te synoje ne permiresimin e levizjes urbane te kembesoreve dhe automjeteve, qe
2.1 Permiresimi i kushteve te qarkullimit (levizja dhe qendrimi i automjeteve dhe kembesoreve)
2.2 Ulja e aksidenteve rrogore
2.3 Ulja e ndotjes atmosferike dhe zhurmave
2.4 Respektimi i vlerave ambientale
2.5 Kufizim i kostove publike dhe private
3. Kriteret e projektimit
3.1 Kritere te pergjithshme
3.1.0 Kushtet
Kritere te tilla kane nje karakter te pergjithshem perdorimi per argumentet qe trajtohen ne
hartimin e P.U.T-ve.
3.1.1 Ndarja e levizjeve nga qendrimet
3.1.2. Klasifikimi funksional i rrjetit te levizjes
3.1.3 Pershtatja e kapacitetit te kryqezimeve
3.1.4 Organizimi i vendqendrimeve
3.2 Kritere te veçanta
3.2.0 Kushtet
Ne kete kapitull trajtohen kritere te tjera si rrjedhim i problematikes aktuale.
3.2.1 Klasifikimi funksional i rrogeve
3.2.1 pershtatja e rrjetit ekzistues
3.2.1.2 Tipologjia e rrugeve
3.2.2 Efikastitet me i madh i sherbimit kolektiv
3.2.3 Respektimi i vlerave ambientale
3.2.4 Disiplina ne zenien e njesive rrogore
3.2.4.1 Zenie te perhershme te njesive rrugore
3.2.4.2 Zenie te perkohshme te njesive rrogore
3.2.5 Prioritetet e nderhyrjes
3.2.6 Treguesi i mbingarkeses ne kryqezime
3.2.7 Zhvendosja nga rrjeti i levizjes se vendqendrimeve
4. Aspektet te pergjithshme te projektimit
4.1 Qarkullimi i kembesoreve
4.2 Qarkullimi i mjeteve kolektive te linjes
4.3 Skema e pergjithshme e qarkullimit
4.4 Vendqendrimet per autovetura
5. Aspekte specifike te projektimit
5.2.1 Rregullimi i kryqezimeve
5.2.2 Rregullimi me semafore
5.2.3 Sinjalitika
6. Vezhgimet dhe matjet
6.0 Kushtet
Nga te dhenate duhura per nje realizim korrekt te P.U.T-ve eshte thelbesore ndarja e tyre ne dy grope. Njeri ka te beje me mobilitetin (kerkesen per transport) dhe tjetri me karakteristikat e rrjetit ekzistues (oferta e transportit).
6.1 Kerkesa per transport
6.1.1 Mobilitetit
6.1.2 Qendrimet e automjeteve
6.2 Oferta e transportit
6.2.1 Inventari i rrjetit
6.2.2 Mobiliteti
6.2.3 Vendqendrimet e automjeteve


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 212260001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan