marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për vleresimin e ndikimit ne mjedis.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8990
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 23.01.2003
Data e aprovimit te Aktit: 23.01.2003
Numri i neneve: 34
Numri i fletores zyrtare: 5
Data e fletores zyrtare: 19.02.2003
Aktiviteti: Mbrojtja e Mjedisit
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Bashkangjiten dy shtojca.
Amendamente
1 PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8990, DATË 23.1.2003 “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS”
Akte te ngjashem
1 PËR DOKUMENTACIONIN E DOMOSDOSHËM PËR TË KËRKUAR LEJE MJEDISORE
2 PËR DOKUMENTACIONIN E DOMOSDOSHËM PËR TË KËRKUAR LEJE MJEDISORE
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr. 8990, date 23.1.2003

PER VLERESIMIN E NDIKIMIT NE MJEDIS

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Ky ligj synon te siguroje:
a) vlerësimin e përgjithshëm, te integruar dhe ne kohe te ndikimeve mjedisore, te projekteve ose veprimtarive qe kërkojnë te zbatohen, duke parandaluar dhe zbutur ndikimet negative ne mjedis;
b) një proces vlerësimi te hapur dhe te administruar me paanshmëri, nëpërmjet pjesëmarrjes se organeve qendrore e vendore, te publikut, te organizatave jofitimprurëse për mjedisin, te propozuesit te projektit dhe te personave fizike dhe juridike, te specializuar ne këtë fushe.

Neni 2
Objekti

Ky ligj përcakton rregullat, procedurat, afatet, te drejtat dhe detyrat:
a) për te identifikuar, saktësuar dhe vlerësuar ndikimet e drejtpërdrejta dhe te tërthorta te projektit ose veprimtarisë ne mjedisin ku do te zbatohen;
b) për te krahasuar përparësitë dhe mangësitë e një projekti, te propozuar ne variante te tjera, te mundshme, qe përmbajnë ndryshime:
i) ne vendin ku do te zbatohet projekti;
ii) ne përmasat dhe kapacitetet e tij;
iii) ne teknologji;
iv) ne krahasimet me gjendjen e mjedisit, nëse nuk do te zbatohej projekti;
v) ne përcaktimin e masave për te parandaluar dhe zbutur dëmtimet ne mjedis;
b) për te siguruar shqyrtim cilësor teknik, profesional, juridik dhe administrativ te kërkesës dhe te marrjes se vendimit nga organet përkatëse.

Neni 3
Përkufizime

Ne këtë ligj, fjalët e mëposhtme kane këto kuptime:
1. "Ndikimi mesatar i pranueshëm" është ndikimi negativ ne mjedis, i cili mund te
pakësohet, nuk është i grumbulluar dhe nuk shkakton dëmtim te përhapur te mjedisit.
2. "Ndikimi i rëndësishëm" është ndikimi ne mjedis, i cili nuk pakësohet me lehtësi, grumbullohet dhe shkakton dëmtim te përhapur te mjedisit.
3. "Ndikimi i drejtpërdrejtë" është ndikimi i shkaktuar vetëm nga zbatimi i projektit te dhënë.
4. "Ndikimi i tërthortë" është ndikimi i grumbulluar kohe me pare ose i zhvendosur ne distance, por qe mund te parashikohet.
5. "Projekti" është:
a) zbatimi i veprave te ndërtimit, instalimeve ose skemave;
b) ndërhyrja ne mjedisin natyror dhe peizazh, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe te pasurive minerare.
6. "Klasifikimi" është procesi i shqyrtimit te raportit te përmbledhur te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, për te kategorizuar një projekt, sipas shtojcave 1 e 2 te këtij ligji.
7. "Propozuesi" është personi fizik dhe juridik, qe kërkon miratimin e një projekti,
plani, programi ose politike.

KREU II
VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS

Neni 4
Projektet qe i nënshtrohen vlerësimit te ndikimit ne mjedis

1. Procesit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis i nënshtrohen te gjitha projektet dhe veprimtaritë, qe jepen ne shtojcat 1 dhe 2 te këtij ligji, përpara miratimit te tyre nga organet përkatëse.
2. Projektet dhe veprimtaritë i nënshtrohen dy niveleve te shqyrtimit për vlerësimin e
këtij ndikimi:
a) procesit te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis;
b) procesit te përmbledhur te vlerësimit te ndikimit ne mjedis
3. Procesit te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis i nënshtrohen projektet e shtojcës 1 dhe projektet e veprimtarisë qe kërkojnë te zbatohen ne një zone te mbrojtur ose ne mjedisin detar te Republikës se Shqipërisë.
4. Procesit te përmbledhur te vlerësimit te ndikimit ne mjedis i nënshtrohen projektet e shtojcës 2 dhe ndryshimet ose rikonstruksionet e projekteve te shtojcës 1.
5. Një projekt i shtojcës 2 do t'i nënshtrohet procesit te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, vetëm kur agjencia rajonale e mjedisit ose Ministria e Mjedisit, bazuar ne kriteret e shtojcës 3 te këtij ligji, gjykon se ai mund te këtë ndikim te rëndësishëm ne mjedis.

Neni 5
Vlerësimi strategjik mjedisor

1. Vlerësimit strategjik mjedisor i nënshtrohen:
a) strategjitë e planet e veprimit për energjetiken, minierat, industrinë, transportin, bujqësinë, pyjet, për administrimin e burimeve natyrore dhe te pasurive minerale dhe për administrimin e mbeturinave;
b) planet kombëtare dhe rajonale te rregullimit te territorit për qendrat e zonat urbane dhe rurale, për zonat industriale, për zonën bregdetare, për zonat turistike, për zonat e mbrojtura dhe zonat me ndjeshmëri te larte ndaj ndotjes dhe dëmtimit.
2. Organi shtetëror ose personi fizik ose juridik, qe paraqet një propozim, sipas pikës 1 te këtij neni, harton raportin e vlerësimit strategjik mjedisor dhe kërkon vlerësimin e tij nga Ministri i Mjedisit, përpara miratimit nga organet përkatëse. Vlerësimi jepet me deklaratën mjedisore, e cila publikohet.
3. Procedurat, afatet dhe detyrimet e palëve ne te gjitha fazat e procesit te vlerësimit strategjik mjedisor janë te njëjta si për projektet qe kërkojnë proces te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis.

KRED III
PROCEDDRAT E VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS

Neni 6
Kërkesa për miratim

1. Kërkesën për miratimin e projektit dhe te dokumentacionit shoqërues, propozuesi i paraqet ne agjencinë rajonale te mjedisit te qarkut ku do te zbatohet projekti ose do te ushtrohet veprimtaria.
2. Kërkesa përmban emrin, adresën, status in juridik te propozuesit dhe projektin qe
propozohet për miratim.
3. Dokumentacioni shoqërues përmban:
a) për projektet qe jepen ne shtojcën 1, raportin e thelluar te vlerësimit te ndikimit ne
mjedis;
b) për projektet e shtojcës 2, raportin e përmbledhur te vlerësimit te ndikimit ne
mjedis.
4. Ministri i Mjedisit përcakton listën e dokumenteve qe shoqërojnë kërkesën, sipas
llojit dhe natyrës se projekteve ose veprimtarive qe do te ushtrohen.

Neni 7
Raportet e vlerësimit te ndikimit ne mjedis

1. Raporti i vlerësimit te ndikimit ne mjedis është dokumenti baze ku mbështetet
procesi i vlerësimit mjedisor për projektin e propozuar.
2. Raportet hartohen nga persona fizike e juridike te licencuar, te zgjedhur, te kontraktuar dhe te shpërblyer nga propozuesi. Për vërtetësinë e te dhënave, te përfundimeve dhe rekomandimeve te raportit hartuesit mbajnë përgjegjësi, sipas ligjeve ne fuqi.
3. Për hartimin e raportit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis përdoren edhe te dhëna nga organet publike, sipas kërkesave te ligjit nr.8503, date 30.6.1999 "Për te drejtën e informimit për dokumentet zyrtare" .
4. Me propozimin e Ministrit te Mjedisit, Këshilli i Ministrave miraton metrologjinë kombëtare te procesit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, ku përcaktohen me hollësi metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve te vlerësimit te ndikimit ne mjedis dhe vlerësimit strategjik mjedisor.

Neni 8
Raporti i përmbledhur i vlerësimit te ndikimit ne mjedis

Raporti i përmbledhur i vlerësimit te ndikimit ne mjedis përmban:
a) qëllimin e projektit;
b) përshkrimin e tij te hollësishëm;
c) te dhënat për mjedisin ekzistues te zonës ku zbatohet projekti dhe ne afërsi te saj;
ç) përshkrimin e hollësishëm te te gjitha instalimeve, qe bëjnë pjese ne projekt ose
qe do te përdoren gjate zbatimit te tij;
d) planin e ndërtimit dhe afatet e zbatimit te tij;
dh) përshkrimin e veprave inxhinierive, qe ndërtohen ose zgjerohen dhe te veprave
te domosdoshme për zbatimin e projektit;
e) ndikimet e mundshme ne mjedis dhe masat e propozuara për parandalimin dhe zbutjen e tyre;
e) programin e monitorimit te ndikimit ne mjedis te projektit;
f) përputhjen e projektit me planet e rregullimit te territorit dhe me planet e zhvillimit ekonomik te zonës ku do te zbatohet projekti;
g) përmbledhjen e këshillimeve me organet e qeverisjes vendore, publikun e organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe te mendimeve te tyre;
gj) masat rehabilituese, ne rast ndotjeje dhe dëmtimi te mjedisit, si dhe koston e tyre;
h) kopjen e licencës se personit fizik ose juridik, qe ka përgatitur raportin e vlerësimit te ndikimit ne mjedis.

Neni 9
Raporti i thelluar i vlerësimit te ndikimit ne mjedis

Raporti i thelluar i vlerësimit te ndikimit ne mjedis, veç te dhënave te raportit te përmbledhur, përmban edhe:
a) procedurën dhe arsyet e përzgjedhjes se vendit ku do te zbatohet projekti, përshkrimin, te paktën edhe te dy varianteve te tjera, për lokalizimin e projektit;
b) masën e ndikimit te tij te drejtpërdrejtë dhe te tërthortë ne mjedis;
c) ndikimet e mundshme te varianteve ne mjedis e shëndet;
ç) rreziqet për aksidente me ndikim te rëndësishëm ne shëndet e mjedis dhe masat për parandalimin e tyre;
d) ndikimin ndërkufitar ne mjedis, nëse ka;
dh) planin e masave me karakter teknik, për te parandaluar dhe zbutur ndikimet negative ne mjedis;
e) përshkrime te hollësishme për përdorimin e qëndrueshëm te energjisë, te burimeve natyrore e minerare;
ë) planin e bashkëbisedimeve te pritshme me organet e qeverisjes vendore, publikun
e organizatat jofitimprurëse për mjedisin gjate fazave te planifikimit, shqyrtimit dhe zbatimit
te projektit.

Neni 10
Shqyrtimi fillestar

Agjencia rajonale e mjedisit, brenda 5 ditëve nga marrja ne dorëzim e kërkesës, bën shqyrtimin fillestar te dokumentacionit dhe:
a) pranon për shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues, nëse janë respektuar kërkesat e neneve 8 dhe 9 te këtij ligji dhe kërkon te paktën 5 kopje ne gjuhen shqipe te raportit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis;
b) hedh poshtë kërkesën, nëse dokumentet nuk janë hartuar sipas kërkesave te neneve 8 deri ne 11 dhe njofton me shkrim propozuesin për plotësimet e rregullimet qe duhet t'u beje dokumenteve;
c) procedurat e shqyrtimit te kërkesës nuk fillojnë nëse propozuesi nuk dorëzon dokumentacionin e plotësuar ose te korrigjuar.

Neni 11
Klasifikimi i kërkesës

1. Agjencia rajonale e mjedisit, ne bashkëpunim me propozuesin, brenda 5 ditëve nga data e marrjes ne dorëzim te kërkesës, bën klasifikimin e projektit te propozuar, sipas shtojcave 1 dhe 2 dhe vendos nëse ai do t'i nënshtrohet procesit te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis.
2. Kur propozuesi e ka përfshirë raportin e thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis ne dokumentacionin e dorëzuar, klasifikimi vlerësohet i kryer.

Neni 12
Procesi i thelluar i vlerësimit te ndikimit ne mjedis

1. Kur nga klasifikimi rezulton se projekti i nënshtrohet procesit te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, agjencia rajonale e mjedisit i kërkon, me shkrim, propozuesit te paraqesë raportin e thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis.
2. Këtë vendim agjencia rajonale e mjedisit ua njofton Ministrisë se Mjedisit, organeve qe japin licencat e ndërtimit dhe te veprimtarisë, si dhe organeve te qeverisjes vendore te zonës ku do te zbatohet projekti.
3. Ndaj vendimit te agjencisë rajonale te mjedisit, propozuesi mund te ankohet te Ministri i Mjedisit brenda 10 ditëve nga data e njoftimit te vendimit, i cili shpall vendimin përfundimtar brenda 10 ditëve nga data e depozitimit te ankimit.

Neni 13
Ndryshimet ne projekt

1. Kur propozuesi kërkon te beje ndryshime ne projekt ose ne mënyrën e zbatimit te tij, gjate kohës qe kërkesa ka hyre ne procedurat e shqyrtimit, ia paraqet ato, me shkrim, agjencisë rajonale te mjedisit, qe ka pranuar kërkesën.
2. Agjencia rajonale e mjedisit ose Ministria e Mjedisit pranon ndryshimet e propozuara, kur ndryshimet ne projekt ose ne mënyrën e zbatimit te tij janë te qarta e te sakta dhe nëse ka mundësi reale për shqyrtimin e tyre. Ne njoftimin e pranimit, propozuesit i behet e ditur edhe zgjatja e afateve te shqyrtimit për shkak te ndryshimeve.
3. Kur ndryshimet e propozuara janë te paqarta, agjencia rajonale e mjedisit ose Ministria e Mjedisit hedh poshtë, me shkrim, pranimin e ndryshimeve dhe i kërkon propozuesit t'i riparaqese ato.
4. Kur ndryshimet e propozuara janë aq te thella sa përbejnë një projekt te ri, agjencia rajonale e mjedisit ose Ministria e Mjedisit hedh poshtë, me shkrim, pranimin e ndryshimeve dhe i sugjeron propozuesit te nise procedurat për vlerësimin e projektit te ri.
5. Ndaj mospranimit te ndryshimeve, propozuesi mund te ankohet ne gjykate brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.

Neni 14
Mendimi i agjencisë rajonale te mjedisit

1. Agjencia rajonale e mjedisit, pasi këqyr ne vend te dhënat e paraqitura ne raportin e vlerësimit te ndikimit ne mjedis dhe ne te gjitha dokumentet e tjera, këshillohet me organet e qeverisjes vendore, te zhvillimit urban dhe turistik dhe përgatit, me shkrim, mendimin e vet te argumentuar, për miratimin ose mospranimin e projektit, si dhe propozon kushtet qe duhen vendosur ne dokumentin e miratimit, te cilat i përcjell ne Ministrinë e Mjedisit brenda 20 ditëve kalendarike nga pranimi i kërkesës për shqyrtim.
2. Përshkrimi i hollësishëm i detyrave te agjencisë rajonale te mjedisit ne procesin e vlerësimit te ndikimit ne mjedis përcaktohen me udhëzim te Ministrit te Mjedisit.

Neni 15
Afatet

1. Afatet e procesit te shqyrtimit nisin me dorëzimin e kërkesës se propozuesit nga agjencia rajonale e mjedisit ne Ministrinë e Mjedisit dhe përfundojnë me shpalljen e vendimit nga Ministri i Mjedisit.
2. Koha prej 20 ditësh kalendarike nga data e pranimit te kërkesës nga agjencia rajonale e mjedisit deri ne dorëzimin e saj ne Ministrinë e Mjedisit, është faze përgatitore.
3. Për projektet qe kërkojnë një proces vlerësimi te thelluar, shqyrtimi behet brenda 3 muajve nga data qe agjencia rajonale e mjedisit ka përcjellë kërkesën ne Ministrinë e Mjedisit. Për projektet qe kërkojnë një proces vlerësimi te përmbledhur, shqyrtimi behet brenda 2 muajve.
4. Koha gjate se cilës propozuesi bën ndërhyrjet për plotësim kërkesash, te dhënash, dokumentesh, shqyrtim ankimesh, zbritet nga afatet e detyrueshme për Ministrinë e Mjedisit.

Neni 16
Komisioni i shqyrtimit te kërkesave

1. Ministri i Mjedisit ngre komisionin e shqyrtimit te kërkesave, i cili propozon vendimet. Përbërja, detyrat dhe funksionimi i komisionit përcaktohen ne rregulloren e tij, te miratuar nga Ministri i Mjedisit, duke synuar qe ne te te përfaqësohen te gjitha aspektet e mjedisit.
2. Nëse gjate shqyrtimit vërehet se projekti, ndryshe nga klasifikimi i agjencisë rajonale te mjedisit, kërkon proces te thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis dhe kur dokumentacioni nuk përmban te dhënat e nevojshme, propozuesi detyrohet t'i paraqesë ato ne Ministrinë e Mjedisit, për te vazhduar procedurën e shqyrtimit.

Neni 17
Kriteret e shqyrtimit

1. Shqyrtimi i kërkesës nga komisioni behet ne baze te kritereve te shqyrtimit qe kane te bëjnë me:
a) verifikimin e shkalles se ndikimit ne mjedis;
b) përputhshmërinë e projektit me planet kombëtare dhe rajonale te zhvillimit
ekonomik e shoqëror dhe me planet e rregullimit te territorit;
c) mundësitë e propozuesit për te përballuar kostot e rehabilitimit te mjedisit te
ndotur dhe te dëmtuar nga veprimtaria e tij;
ç) aftësitë teknike e teknologjike te projektit për te zbatuar kërkesat për parandalimin
e ndotjes dhe te dëmtimit te mjedisit;
c) marrjen parasysh te mendimeve te palëve te interesuara.
2. Mbledhja e komisionit për shqyrtimin e kërkesave është e hapur për publikun e
interesuar, organizatat jofitimprurëse për mjedisin, propozuesin dhe mediet.

Neni 18
Specialistet

1. Ministri i Mjedisit, për te siguruar kapacitetet e nevojshme dhe nivel te larte profesional ne shqyrtimin e kërkesës, angazhon specialiste, persona fizike e juridike, vendas ose te huaj, te licencuar dhe me përvojë ne fushën e parashikimit e te vlerësimit te ndikimit ne mjedis.
2. Specialistet përgatisin, me shkrim, mendimet e tyre, thirren ne mbledhjet e komisionit dhe japin shpjegimet e kërkuara.
3. Specialisti qe ka marre pjese ne hartimin e raportit te vlerësimit te ndikimit ne
mjedis te projektit, nuk mund te thirret për shqyrtimin e atij projekti.
4. Specialistet, për punën qe bëjnë, shpërblehen sipas rregullave te përcaktuara nga
Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit te Mjedisit dhe te Ministrit te Financave.

Neni 19
Këshillimi me palët e interesuara

Ministri i Mjedisit kërkon mendim nëse projekti është ne përputhje me programet e planet kombëtare e rajonale te zhvillimit dhe për shkallen e pritshme te ndikimit ne mjedis, duke ua dërguar përshkrimin e projektit dhe raportin e thelluar te vlerësimit te ndikimit ne mjedis:
a) organeve qendrore, qe mbulojnë fushën e objektit te projektit;
b) organeve te zhvillimit urban dhe turistik;
c) organeve te qeverisjes vendore te zonës ku do te zbatohet projekti;
ç) instituteve te specializuara për parashikimin e ndikimit ne mjedis.

Neni 20
Debati publik

1. Projekti dhe raporti i vlerësimit te ndikimit ne mjedis i nënshtrohen debatit publik, ku marrin pjese përfaqësues te ministrisë qe licencon projektin, te organeve te rregullimit te territorit dhe turizmit, te organeve te qeverisjes vendore, te instituteve te specializuara, te publikut te interesuar, te organizatave jofitimprurëse për mjedisin dhe propozuesi.
2. Debati organizohet dhe drejtohet nga organi i qeverisjes vendore, ku do te zbatohet projekti, i cili brenda 5 ditëve pas marrjes se kërkesës për këshillim nga Ministri i Mjedisit:
a) njofton publikun dhe organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe ve ne dispozicion
te tyre raportin e vlerësimit te ndikimit ne mjedis për 1 muaj;
b) ne bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe propozuesin, cakton ditën e debatit, njofton pjesëmarrësit 10 dite përpara dhe, brenda afatit njëmujor, organizon debatin e hapur me te gjithë te interesuarit.
3. Nëse ne përfundim te debatit palët pjesëmarrëse nuk dërgojnë mendimet e tyre ne
Ministrinë e Mjedisit, komisioni i shqyrtimit vazhdon procedurat.

Neni 21
Rezultati i shqyrtimit

1. Pas shqyrtimit te dokumentacionit, përfshirë edhe atë te hartuar gjate procesit te
shqyrtimit, komisioni përgatit raportin përfundimtar.
2. Raporti përfundimtar përmban propozimin për miratimin e kërkesës se hartuar ne
formën e deklaratës ose te lejes mjedisore ose mospranimin e argumentuar te kërkesës.

Neni 22
Marrja e vendimit

1. Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i raportit te komisionit, Ministri i Mjedisit merr
vendimin përkatës duke shpallur deklaratën ose lejen mjedisore.
2. Deklarata mjedisore përmban:
a) normat e shkarkimeve te ndotësve te pritshëm ne ajër, ujë dhe toke;
b) masat e detyrueshme qe mbështeten ne teknikat me te mira te mundshme te ndërtimit dhe vënies ne pune te projektit;
c) masat e detyrueshme për mbrojtjen e ajrit, ujit, tokës, biodiversitetit dhe për te penguar transferimin e ndotjes nga një përbërës i mjedisit te një tjetër;
ç) kërkesat për monitorimin e shkarkimeve, duke përcaktuar metodiken e matjeve, frekuencën e tyre, procedurën e vlerësimit dhe publikimin e rezultateve;
d) kushtet për kufizimin e ndotjes ndërkufitare mbi normat e lejuara;
dh) masat shtese për te mos tejkaluar normat e cilësisë se mjedisit;
e) kërkesën për te raportuar dhe krahasuar ndikimet e parashikuara gjate hartimit te raportit te ndikimit ne mjedis, me efektet reale te zbatimit te projektit.
3. Kur ne vendim hidhet poshtë kërkesa, deklarata mjedisore përmban argumentimin e plote te mospranimit nga pikëpamja mjedisore, teknike, ligjore dhe administrative.
Propozuesi mund ta paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues jo me pare se 1 vit nga data e mospranimit te saj.

Neni 23
Njoftimi dhe ankimi ndaj vendimit

1. Ministri i Mjedisit njofton vendimin e tij, i cili publikohet dhe një kopje e deklaratës ose e lejes mjedisore u dërgohet propozuesit, organeve shtetërore qe licencojnë veprimtarinë dhe organeve te qeverisjes vendore te zonës ku do te zbatohet projekti.
2. Kundër vendimit propozuesi mund te ankohet ne gjykate brenda 30 ditëve nga publikimi i tij.

Neni 24
Respektimi i kushteve mjedisore

1. Kushtet dhe kërkesat e përcaktuara ne deklaratën mjedisore mbahen parasysh nga
këshillat e rregullimit te territorit, duke u përfshirë ne përmbajtjen e lejeve te ndërtimit.
2. Projektet dhe veprimtaritë qe jepen ne shtojcat 1 dhe 2 zbatohen vetëm ne përputhje me kushtet e vendosura ne deklaratën mjedisore, ne lejen mjedisore dhe ne lejen e ndërtimit.
3. Projektet e shtojcave 1 dhe 2 nuk licencohen nga organet përkatëse, nëse nuk u janë nënshtruar procesit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis dhe për to nuk është miratuar deklarata mjedisore.

Neni 25
Anulimi

1. Ministri i Mjedisit anulon, ne çdo kohe, deklaratën ose lejen mjedisore te miratuar prej tij, kur vërteton se ato i ka lëshuar mbi dokumente te falsifikuara. Anulimi publikohet dhe kopja e tij u dërgohet organit licencues, organit te qeverisjes vendore te zonës ku zbatohet projekti dhe propozuesit.
2. Projekti dhe veprimtaria, te cilave u është anuluar deklarata ose leja mjedisore, pezullohen nga Inspektorati i Mjedisit, ne bashkëpunim me Policinë Ndërtimore, por jo me pak se 3 muaj deri ne 1 vit, kohe brenda se cilës përgatiten dhe riparaqiten kërkesa dhe dokumentet për shqyrtim.
3. Nëse propozuesi nuk paraqit dokumente brenda kohës se caktuar, Inspektorati i Mjedisit, ne bashkëpunim me Policinë Ndërtimore dhe inspektoratin e organit licencues, urdhëron mbylljen e përhershme te veprimtarisë. Urdhrat për pezullimin dhe mbylljen e përhershme te veprimtarisë publikohen dhe kopje te tyre u dërgohen organit te qeverisjes vendore te zonës ku zbatohet projekti dhe propozuesit.
4. Ndaj urdhrave për pezullimin ose për mbylljen e përhershme te veprimtarisë,
propozuesi mund te ankohet te Ministri i Mjedisit brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit, i
cili përgjigjet brenda 20 ditëve nga marrja e ankimit. Ndaj vendimit te Ministrit, propozuesi mund te ankohet ne gjykate brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.

Neni 26
Pjesëmarrja e publikut

1. Publiku i interesuar dhe organizatat jofitimprurëse për mjedisin marrin pjese ne te gjitha fazat e procesit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, përfshi dhe vendimmarrjen. Ministri i Mjedisit përcakton me aktnormativ te veçante detyrat e organeve mjedisore, për te siguruar pjesëmarrjen e publikut dhe te organizatave jofitimprurëse për mjedisin ne këtë proces.
2. Kur publiku i interesuar dhe organizatat jofitimprurëse për mjedisin vërejnë parregullsi ne procesin e vlerësimit te ndikimit ne mjedis, i kërkojnë Ministrit te Mjedisit rishqyrtimin pjesor ose tërësor te procesit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, i cili përgjigjet brenda 20 ditëve nga marrja e kërkesës.

Neni
27 Komunikimi me propozuesin

Ministria e Mjedisit dhe agjencia rajonale e mjedisit mbajnë vazhdimisht ne dijeni propozuesin, duke e njoftuar zyrtarisht për qëndrimet dhe veprimet qe ndërmarrin gjate gjithë procesit te shqyrtimit te kërkesës.

Neni 28
Tërheqja e kërkesës

1. Propozuesi mund ta tërheqë kërkesën qe ka paraqitur për vlerësimin e ndikimit ne mjedis te një strategjie, plani veprimi, projekti ose veprimtarie, ne çdo kohe e ne çdo faze te shqyrtimit te saj, duke njoftuar me shkrim agjencinë rajonale te mjedisit ku ka dorëzuar kërkesën.
2. Ne këtë rast, Ministri i Mjedisit urdhëron ndërprerjen e shqyrtimit te kërkesës dhe arkivimin e te gjithë dokumentacionit te paraqitur e te hartuar gjate shqyrtimit, i cili nuk i kthehet propozuesit. Propozuesi paguan shpenzimet qe ka here Ministria e Mjedisit për shqyrtimin e kërkesës deri ne çastin e tërheqjes se saj.
3. Kërkesa mund te riparaqitet për shqyrtim, por jo me pare se 1 vit nga data e tërheqjes,

Neni 29
Ruajtja e dokumentacionit

1. Ministria e Mjedisit ruan te gjithë dokumentacionin e procesit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, jo me pak se 15 vjet nga marrja e vendimit. Ruajtja dhe administrimi i tij bëhen sipas legjislacionit ne fuqi.
2. Propozuesi, për nevojat e veta, mund te kërkojë kopje te dokumentacionit ose te pjesëve te tij, duke paraqitur kërkesë me shkrim ne Ministrinë e Mjedisit, e cila e plotëson kërkesën brenda 15 ditëve nga marrja e saj. Për këtë shërbim propozuesi paguan tarife, sipas rregullave te përcaktuara nga Ministri i Mjedisit.
3. Çdo person fizik dhe juridik ka te drejte te njihet me dokumentacionin e arkivuar te propozuesit, duke zbatuar kërkesat e udhëzimit për kërkimin dhe marrjen e te dhënave për dokumentet zyrtare, te miratuara nga Ministri i Mjedisit.

Neni 30
Përballimi i shpenzimeve

1. Shpenzimet e përgatitjes se raportit te vlerësimit te ndikimit ne mjedis, te diskutimit publik, te shqyrtimit dhe këshillimit, përballohen nga propozuesi.
2. Shpenzimet e bëra nga agjencia rajonale e mjedisit dhe Ministria e Mjedisit për shqyrtimin e kërkesës dhe marrjen e vendimit, vlerësohen si tarife shërbimi. Vlera e kësaj tarife përfshin te gjitha shpenzimet administrative gjate procesit te shqyrtimit dhe marrjes se vendimit dhe përcaktohet me udhëzim te Ministrit te Mjedisit.
3. Propozuesi likuidon një te treten e tarifës, kur dorëzon kërkesën për shqyrtim, dhe dy te tretat përpara shqyrtimit përfundimtar ne komision. Kërkesa nuk merret ne dorëzim nga agjencia rajonale e mjedisit dhe komisioni nuk fillon shqyrtimin nëse propozuesi nuk ka bere pagesat.
4. Tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet ose jo me vendimin përfundimtar.

Neni 31
Kundërvajtjet administrative

1. Bërja e deklaratave, hartimi i dokumenteve ose dhënia e informacioneve te rreme me qellim sigurimin e miratimit te kërkesës, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet
me gjobe nga 50 mije deri ne 300 mije leke, sipas rëndësisë se kundërvajtjes.
2. Gjoba vendoset dhe ekzekutohet nga Inspektorati i Mjedisit. Kundër saj mund te behet ankim te Ministri i Mjedisit brenda 10 ditëve, i cili duhet t'i përgjigjet ankimit brenda
15 ditëve nga depozitimi.
3. Kundër vendimit te Ministrit te Mjedisit ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda 15 ditëve, mund te behet ankim brenda 30 ditëve ne gjykate.
4.Kur këto shkelje përbejnë vepër penale, Ministria e Mjedisit bën kallëzimin për ndjekje penale.

KREUIV
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 32
Detyrimi për zbatim

Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ne rastet kur personi fizik ose juridik kërkon te beje ndryshime te rëndësishme ne projektet e miratuara para hyrjes ne fuqi te këtij ligji.

Neni 33
Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te nenit 7 pika 4 dhe nenit 18 pika 4 te këtij ligji.
Ngarkohet Ministri i Mjedisit te nxjerre urdhrat dhe udhëzimet ne zbatim te nenit 6 pika 4, nenit 14 pika 2, nenit 16 pika 1, nenit 26 pika 1, nenit 29 pikat 2 dhe 3 dhe nenit 30
pika 2 te këtij ligji.

Neni 34
Hyrja ne fuq

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3681, date 10.2.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë,
Alfred Moisiu.

SHTOJCA 1

VEPRIMTARI QE I NENSHTROHEN PROCESIT TE THELLUAR TE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS

1. Rafineritë e naftës dhe gazit, lëngëzimi dhe përpunimi i qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante për rigjenerimin e vajrave te përdorur me te larte se 100000 tone/vit.
2. Termocentrale te prodhimit te energjisë dhe impiante te tjera te djegies me prodhim nxehtësie me te madhe se 50 MV.
3. Hidrocentrale.
4. Uzina te shkrirjes se mineraleve (duke përfshirë mineralet qe përmbajnë squfur).
5. Ka1cinimi dhe pjekja e mineraleve qe përmbajnë elemente toksike si zhiva, arseniku dhe kadmiumi.
6. Uzinat për derdhjen e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme.
7. Uzinat ose fonderitë për përpunimin e metaleve te hekurit:
- uzina te petëzimit;
- kovaçhana me cekice, energjia e te cilave i kalon 50 KJ për cekici, ndërsa fuqia kalorifike e përdorur i kalon 20 MV;
- aplikimi i veshjeve mbrojtëse me metal te përzier me një input qe i kalon 1 ton te
çelikut brute ne ore.
8. Fonderi te metaleve te hekurit me një kapacitet prodhimi qe i kalon 100 tone ne
dite.
9. Fonderi ose uzina për:
- prodhimin e metaleve me ngjyra dhe metaleve joferrike nga mineralet, koncentratet
ose lendet dytësore te proceseve metalurgjike, kimike, elektrolitike;
- shkrirjen, përfshirë përzierjen e metaleve me ngjyre, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja ne fonderi etj.) me një kapacitet shkrirjeje qe i kalon 1 ton ne dite për plumbin dhe kadmiumin ose 10 tone ne dite për te gjitha metalet.
10. Uzina për trajtimet sipërfaqësore te metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces elektrolitik ose kimik ne te cilin vëllimi i vateve te trajtimit i kalon 10 m3.
11. Prodhimi dhe përpunimi i aliazheve për metale joferrike qe përmbajnë arsenik,
zhive dhe plumb me kapacitet me te larte se 1000 tone ne vit.
12. Nxjerrja dhe përpunimi i qymyrit, linjitit dhe mineraleve bitume ne me kapacitete
me te larta se 50 000 tone ne vit.
13. Nxjerrja e naftës me kapacitete me te larta se 50000 tone/vit.
14. Nxjerrja e gazit natyror për qëllime tregtimi, ku sasia e nxjerre është me e larte
se 250 000 m3 dite për gazin natyror.
15. Fabrika për prodhimin e çimentos ne furra rrotulluese (pjekje e tharje) me një kapacitet prodhues qe i kalon 300 tone ne dite ose për prodhimin e gëlqeres ne furra rrotulluese me një kapacitet prodhues qe i kalon 30 tone ne dite ose ne furrnalta te tjera me një kapacitet prodhues qe i kalon 30 tone ne dite.
16. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e xhamit me një kapacitet shkrirjeje qe i kalon 10 tone ne dite.
17. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale me kapacitet shkrirës qe i kalon 10 tone ne dite.
18. Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me ane te zjarrit e ne veçanti tjegulla, tulla, tulla refraktare ose porcelani, me një kapacitet prodhues qe i kalon 30 tone ne dite.
19. Nxjerrja e guroreve dhe minierat e hapura te argjilave, ku sipërfaqja e vendit është me e larte se 5 hektarë, ose nxjerrja e tortës, ku sipërfaqja e vendit është me e madhe se 50 hektarë.
20. Prodhimi i fibrave te kartonit mbi 100 000 m2/vit.
21. Prodhimi i mobilieve me kapacitete mbi 10000 m3/vit lende e pare.
22. Vepra te integruara për prodhimin ne shkalle industriale te substancave ose grupeve te substancave te listuara ne paragrafët (a-g) me ane te proceseve kimike:
(a) Për prodhimin e kimikateve organike baze te tilla si:
- hidrokarbure te thjeshta (lineare ose ciklike, te ngopura ose te pangopura, alifatike
ose aromatike);
- hidrokarbure qe përmbajnë oksigjen te tilla si: alkoole, aldehide, ketone, acide karboksilike, etere, aceton, perokside, rrëshirë;
- hidrokarbure sulfurike;
- hidrokarbure te azotit te tilla si amine, amide, përbërës te azotit, përbërës te nitratit, nitrile, sianete, izocianate;
- hidrokarbure qe përmbajnë fosfor;
- hidrokarbure halogjenë;
- përbërës organometalik;
- materiale plastike baze (polimere, fibra sintetike dhe fibra me baze celuloze);
- goma sintetike;
- ngjyroses dhe pigmente;
- agjente aktive sipërfaqësore dhe siperfaqesues.
(b) Për prodhimin e kimikateve inorganike baze, te tilla si:
- gaze te tilla si amoniaku, klori ose klorur hidrogjeni, fluori ose fluor hidrogjeni,
dioksidi i karbonit, përbërësit e squfurit, hidrogjeni, dioksidi i squfurit, kloruri i karbonilit;
- acide te tilla si acidi i kromit, acidi hidrofluorik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi
klorhidrik, acidi sulfurik, oleumi dhe acidi sulfuror;
- bazat, te tilla si hidroksidi i amonit, hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i natriumit;
- kripëra te tilla si kloruri i amonit, kloratet e kaliumit, karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, perboratet, nitrati i argjendit;
-jo metalet, oksidet e metaleve ose komponime te tjera organike si karbiti i kalciumit, silicit, karburi i silicit.
(c) Për prodhimin e plehrave me baze fosfatike ose fosfatike azotike (plehra te thjeshta ose te përbëra);
(ç) Për prodhimin e produkteve me baze bimore shëndetësore dhe te biocideve;
(d) Impiantet qe përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me baze farmaceutike, bojërave dhe pesticideve;
(dh) Impiante kimike për prodhimin e lendeve shpërthyese;
(e) Impiantet kimike qe prodhojnë shtesa ushqimore proteinike, fermente dhe substanca te tjera proteinike me rruge kimike ose biologjike;
23. Impiante për djegie, rikuperim, trajtim kimik, ose groposje te mbeturinave te rrezikshme.
24. Impiante për djegien e mbeturinave urbane me kapacitet me te madh se 1 tone/ore.
25. Fushat për depozitimin e mbeturinave jo te rrezikshme me kapacitet me te madh
se 30 tone/ dite.
26. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor ne distance te gjate dhe për aeroporte me rruge kalimi baze me te madhe ose te barabarte me 2100 m.
27. N dertimi i një rruge te re me dy ose me shume korsi, ose rirreshtimi ose zgjerimi i një rruge ekzistuese me dy ose me pak korsi kur do te sigurohen dy ose me shume korsi, ne te cilën kjo rruge e re ose seksion i rreshtuar dhe/ose i zgjeruar i rrugës duhet te jete 5 km ose me shume ne vazhdimësi.
28. Rrugët e kalimit te ujerave te brendshme dhe portet për trafikun e rrugëve te kalimit te ujërave te brendshme qe lejon kalimin e anijeve me tonazh mbi 500 tone.
29. Portet e tregtimit, molot për ngarkim-shkarkim te lidhura me token ose porte te jashtme (duke përjashtuar molot hekurudhore), te cilat mund te marrin anije me tonazh me te madh se 1000 tone.
30. Nxjerrja e ujerave nëntokësore ose skemat artificiale te ringarkimit te ujerave nëntokësore, ku vëllimi vjetor i ujit te tërhequr ose te rimbushur (ringarkuar) është i barabarte ose me i madh se 5 milionë m3.
31. Punime për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve, ku transferimi synon te rrugëkalimet e shkurtuara parandaluese te ujerave dhe ku sasia e ujerave te transferuara është me e madhe se 100 milionë m3/vit.
32. Ne te gjitha rastet, punimet për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve ku rrjedha shumëvjeçare e basenit është me e madhe se 1000 milionë m3/vit dhe ku sasia e ujerave te transferuara është me e madhe se 5 për qind e kësaj rrjedhjeje. Ne te dyja rastet përjashtohet transferimi i ujit te pijshëm me tubacione.
33. Digat dhe rezervuarët e tjera te projektuara për mbrojtjen ose depozitimin e ujit, ku një sasi shtese e ujit është me e madhe se 5 milionë m3.
34. Tubacionet për transportimin e produkteve te naftës ose kimikateve me diametër me te madh se 500 mm dhe një gjatësi me te madhe se 10 km.
35. Impiantet për rritjen intensive te shpendëve, derrave e bagëtive te imëta qe kane me shume se:
a) 10 000 shpendë;
b) 500 derra;
c) 1000 bagëti te imëta;
36. Ndërtimi i linjave elektrike te tensionit te larte, me një voltazh minimumi 220 KV ose me një gjatësi me te madhe se 10 km;
37. Impiantet e trajtimit te shkarkimeve te lëngëta urbane me kapacitet me te madh se 150 000 ekuivalent banore;
38. Impiante industriale për:
a) prodhimi i pulpës nga lendet drusore ose fibrave te tjera te ngjashme;
b)prodhimi i letrës dhe kartonëve me kapacitet prodhues me te madh se 50 tone/dite.
39. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e naftës, produkteve te saj, produkteve kimike
dhe petrokimike me kapacitet me te larte ose te barabarte me 100 000 tone.
40. Impiantet për trajtimin paraprak (operacione te tilla si larja, zbardhja, mercerizimi), ose ngjyrosjen e fibrave dhe tekstileve, ku kapaciteti i trajtimit është me i larte se 10 tone/dite.
41. Fabrika për trajtimin e lëkurëve, ku kapaciteti i trajtimit është me i madh se 6 tone te produktit te përftuar/dite.
42. Trajtimi dhe përpunimi i synuar për prodhimin e produkteve ushqimore nga:
- lendet e para me origjine shtazore (e te tjera përveç qumështit) me kapacitet te
prodhimit te produktit te gatshëm me te madh se 30 tone/dite;
- lendet e para bimore me kapacitet te prodhimit te produktit te përfunduar me te madh se 250 tone/dite (vlera mesatare mbi baze një te katërtën);
- trajtimi dhe përpunimi i qumështit, sasia e qumështit te përftuar qe është me e madhe se 100 tone/dite (vlera mesatare mbi baze vjetore);
- impiant për depozitimin ose riqarkullimin e mbeturinave te kafshëve dhe skeleteve
te kafshëve, me kapacitet trajtimi me te madh se 10 tone/dite;
- impiant për trajtimin sipërfaqësor te substancave, objekteve ose produkteve qe përdorin solvente organike ne veçanti për veshje, printim, mbiveshje, çyndyresim, kundër depërtimit te ujit, bojërave, pastrim ose ngjeshje me një kapacitet me te madh se 100 tone/vit.

SHTOJCA 2

VEPRIMTARI QE I NENSHTROHEN PROCESIT TE PERMBLEDHUR TE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS

1. Bujqësia, silvikultura dhe akuakultura:
a) Projekte për restaurimin e zonave rurale
b) Projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmenatyrore për qëllime te bujqësisë intensive;
c) Projekte te menaxhimit te ujerave për nevoja bujqësore duke përfshirë projektet e vaditjes dhe drenazhimit te tokës;
ç) Pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit te destinacionit te përdorimit te tokës;
d) Fermat intensive te peshkimit.
2. Industria nxjerrëse:
(a) Gurore, miniera te hapura (kariere) dhe nxjerrje torte (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(b) Minierat nëntokësore;
(c) Nxjerrja e mineral - inerteve nga drenazhimi detar dhe lumor;
ç) Shpimet e thella, ne veçanti:
- shpimet gjeotermike;
- shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për te kontrolluar
qëndrueshmërinë e tokës;
(d) Objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, naftës, gazit natyror, si dhe rërës bituminoze.
3. Industria energjetike (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1):
(a) Impiantet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit te nxehte;
(b) Impiante industriale për mbajtjen e gazit, avullit, ujit te nxehte për transmetimin e energjisë elektrike me ane kabllosh (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(c) Ruajtja ne sipërfaqe e gazit natyror;
(ç) Ruajtja nen toke e gazeve te djegshme;
(d) Ruajtja ne sipërfaqe e lendeve te djegshme te lëngëta;
(dh) Briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit;
(e) Impiantet për prodhimin e energjisë hidro-elektrike.
4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve (qe nuk përfshihen ne shtojcën 1):
(a) Prodhimi i hekurit te kuq dhe çelikut me derdhje te vazhdueshme;
(b) Impiantet për përpunimin e metaleve te hekurit;
(c) Fonderi te metaleve te hekurit;
(ç) Shkrirjen, duke përfshirë përzierjen e metaleve me ngjyre, përfshirë produktet e
rikuperuara (rafinimi, derdhja ne fonderi etj.);
(d) Impiantet për trajtimet sipërfaqësore te metaleve dhe materialeve plastike;
(dh) Prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete;
(e) Molo;
(e) Impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike.
5. Industria minerare: (projekte qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1):
(a) Furrat e koksit (distilim i thate i qymyrit);
(b) Fabrika për prodhimin e çimentos;
(c) Fabrika për prodhimin e qelqit dhe te fibrave te qelqit;
(ç) Fonderi për shkrirjen e substancave minerare qe përfshin edhe fibrat minerare;
(d) Prodhimi i produkteve qeramike me ane te djegies, tjegulla çatie, tulla, tulla
refraktare, tjegulla, veshje guri ose porcelani.
6. Industria kimike (projekte qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1):
(a) Trajtimi i produkteve te ndërmjetme dhe prodhimi i kimikateve;
(b) Prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, bojërave dhe varakut, elastomereve dhe peroksideve;
(c) Objektet e magazinimit për qëllime tregtimi apo ruajtjeje për naftën, produktet e
naftës dhe produktet kimike.
7. Industria ushqimore:
(a) Prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore;
(b) Paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore;
(c) Prodhimi i produkteve bulmetore;
(ç) Fermentimi i birrës;
(d) Prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave;
(dh) Fabrikat për peshkun dhe vajin e peshkut;
(e) Fabrikat e sheqerit.
8. Industria e lëkurëve, drurit dhe letrës:
(a) Fabrikat për prodhimin e letrës (për projekte qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1);
(b) Impiante për paratrajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe
tekstileve;
(c) Impiante për trajtimin e lëkurëve dhe thundrave;
(ç) Impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës.
9. Industria e gomës:
- Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me baze elastomeri.
10. Projektet e infrastrukturës:
(a) Projekte te zhvillimit industrial;
(b) Projekte te zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave te blerjes dhe
parkimet e automjeteve;
(c) Ndërtimi i hekurudhave, faciliteteve intermodale e transportit dhe terminaleve
intermodale (projekte qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1);
(ç) Ndërtimi i fushave për avionë (për projekte qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1);
(d) Ndërtimi i rrugëve, porteve dhe instalimeve ne porte, duke përfshirë edhe portet
e peshkimit (projekte qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1);
(dh) Ndërtimi i kanalizimeve ujore ne toke, qe nuk përfshihen ne shtojcën 1;
(e) Damesat dhe instalime te tjera te projektuara për te mbajtur ujë ose për ta ruajtur
atë për një kohe te gjate (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(ë)Tramvajet, ashensorët dhe hekurudhat e nëndheshme, te përdorura vetëm ose
kryesisht për pasagjere;
(f) Vaji dhe tubacionet e instalimit te gazit (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(g) Puna ne bregdet kundër erozionit dhe punimet qe do te ndryshojnë bregdetin gjate ndërtimit, si për shembull, molot dhe punime te tjera mbrojtëse detare, duke përjashtuar mirëmbajtjen dhe rikonstruktimin e punimeve te tilla;
(gj) Nxjerrja e ujerave nëntokësore dhe skemat e rimbushjes artificiale te ujerave nëntokësore qe nuk përfshihen ne shtojcën 1;
(h) Puna për transferimin e burimeve ujore midis baseneve te lumenjve qe nuk përfshihen ne shtojcën 1.
11. Projekte te tjera:
(a) rruge permanente qe përdoren për testimin dhe garat e mjeteve te motorizuara;instalimet për eliminimin e plehrave (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(b) impiante për trajtimin e ujerave te ndotura (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(c) instalimet për grumbullimin e plehrave (projekte qe nuk përfshihen ne shtojcën 1);
(ç) depot për ruajtjen e mbeturinave te hekurit, duke përfshirë skeletet metalike te makinave te data jashtë përdorimit;
(d) instalimet për prodhimin e fibrave minerare artificiale;
(dh) instalimet për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive;
(e) vendet e depozitimit te mbetjeve industriale;
(ë) vendet qe përdoren për grumbullimin e kafshëve te ngordhura ose te padëshirueshme;
(f)industri ushqimore qe nuk bëjnë pjese ne shtojcën 1.
12. turizmi dhe koha e lire:
(a) teleferikët e skive, makina me kabllo dhe zhvillime te shoqëruara me këto lloj veprimtarish;
(b) portet turistike;
(c) fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe te zhvillimeve te shoqëruara me këto lloj veprimtarish;
(ç) vende (zona) te karvanëve dhe kampeve;
(d) parqet zbavitëse.

SHTOJCA 3

KRITERET E PERZGJEDHJES

1. Karakteristikat e projektit
Karakteristikat e projektit duhet te merren ne konsiderate, veçanërisht këto qe vijojnë:
- madhësia e projektit;
- ndikimi i kombinuar ne mjedis me projekte ekzistuese dhe ose te ardhshme;
- përdorimi i burimeve natyrore;
- gjenerimi i mbeturinave;
- ndotja dhe shqetësimi;
- rreziku për aksidente, bazuar kryesisht ne substancat dhe teknologjitë e përdorura. 2. Vendndodhja e zbatimit te projektit
Ndjeshmëria mjedisore e zonave gjeografike qe mund te ndikohen nga projekti
duhen marre ne konsiderate, veçanërisht ne:
- përdorimi ekzistues i tokës;
- bollëku relativ, cilësia dhe kapaciteti regjenerues i burimeve natyrore ne zone;
- kapaciteti absorbues i mjedisit natyror duke i kushtuar vëmendje te veçante zonave
te mëposhtme:
(a) ligatinat;
(b) zonat bregdetare;
(c) zonat mal ore dhe pyjore;
(ç) parqet dhe rezervatet natyrore;
(d) zona veçanërisht te mbrojtura;
(dh) zona ne te cilat standardet e cilësisë ne mjedise kombëtare dhe te BE-se janë
tejkaluar;
(e) zona me popullsi te dendur;
(f) peizazhe me rëndësi kulturore, arkeologjike dhe historike.
3. Karakteristikat e ndikimit te mundshëm
Ndikimet e mundshme te projekteve duhen shqyrtuar ne përputhje me kriteret 1 dhe 2, por duke u bazuar veçanërisht ne:
- shtrirja e ndikimit (zona gjeografike dhe shtrirja ne distance e popullatës se ndikuar);
- natyra ndërkufitare e ndikimit;
- madhësia dhe kompleksiteti i ndikimit;
- gjasat e ushtrimit te ndikimit;
- zgjatja, shpeshtësia dhe thyeshmëria e ndikimit.




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 301230011





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as