ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për zbatimin e ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore".
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 48
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 29.01.1993
Data e aprovimit te Aktit: 29.01.1993
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 2
Data e fletores zyrtare: 27.03.1993
Aktiviteti: Banesa Shteterore,Privatizim
Propozuar nga: Ministria e Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit
Pershkrimi i Aktit: Ngritjen e komisionit qendror të privatizimit të banesave shtetërore pranë Ministrisë së Ndërtimit, të Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Ministrisë së Punës, Përkrahjes Sociale, Emigracionit dhe të Përndjekurve Politikë, Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë së Industrisë dhe Bankës së Shtetit Shqiptar. Komisioni kryesohet nga ministri i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.
Amendamente
1 Për një ndryshim në V.K.M. nr. 48, datë 29.01.1993 "Për zbatimin e ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore"".
Akte te ngjashem
1 Për një ndryshim në V.K.M. nr. 48, datë 29.01.1993 "Për zbatimin e ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore"".
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: V E N D I M

Nr.48, datë 29.1.1993

PER ZBATIMIN E LIGJIT NR.7652, DATE 23.12.1992
"PER PRIVATIZIMIN E BANESAVE SHTETERORE"

Në zbatim të ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për
privatizimin e banesave shtetërore", me propozimin e Ministrisë
së Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, Këshilli i
Ministrave

V E N D O S I :


1. Ngritjen e komisionit qendror të privatizimit të banesave
shtetërore pranë Ministrisë së Ndërtimit, të Strehimit dhe Rregu-
llimit të Territorit, të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së
Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Ministrisë
së Punës, Përkrahjes Sociale, Emigracionit dhe të Përndjekurve
Politikë, Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë së Industrisë
dhe Bankës së Shtetit Shqiptar. Komisioni kryesohet nga ministri
i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.

2. Komisioni qendror i privatizimit të banesave shtetërore
ka këto detyra dhe të drejta :
- Merr masa për organizimin e punës për zbatimin e ligjit të
privatizimit të banesave në shkallë vendi.
- Kontrollon punën për zbatimin e ligjit të privatizimit të
banesave shtetërore.
- Merr të dhëna nga komisionet e rretheve.
- Paraqet për zgjidhje në Këshillin e Ministrave çështje që
nuk mund të zgjidhen prej tij.

3. Pranë këshillave të rretheve ngrihen komisionet e
privatizimit të banesave shtetërore me këtë përbërje :
- Nënkryetari i këshillit të rrethit - kryetar komisioni.
- Sekretari i bashkisë - sekretar komisioni.
Me anëtarë si vijon:
Përfaqësues nga komunat (në rastet kur ka banesa
shtetërore),
përfaqësues nga seksioni i ndërtim-komunales i rrethit dhe i
bashkisë, nga seksioni i ekonomisë dhe i financës në rrethe e
bashki, nga seksioni juridik dhe seksioni i urbanistikës,
ndërmarrja komunale banesa, dega e Entit Kombëtar të Banesave,
dega e rendit publik, përfaqësues nga gjykata e prokuroria.

4. Komisioni i privatizimit në rreth ka këto të drejta e
detyra:
- Organizon punën për zbatimin e ligjit të banesave
shtetërore në rrethin përkatës.
- Kontrollon saktësinë e zbatimit të ligjit.
- Siguron të dhënat e mëposhtme :
a) Për banesat që janë në proces gjyqësor.
b) Për qytetarët që kanë marrë truall për ndërtim banese.
c) Për qytetarët që kanë përfituar nga ligji "Për tokën" dhe
që kanë marrë leje banimi mbas datës 31.7.1991.
d) Për qytetarët që kanë shkuar me shërbim jashtë shtetit
dhe për 6 muaj nga mbarimi i afatit të shërbimit nuk janë kthyer
familjarisht në atdhe.
e) Siguron listat për ish të burgosurit, të internuarit, të
përndjekurit politikë apo të invalidëve të luftës.
f) Siguron listat e banesave, të përcaktuara nga procesver-
balet "Rrezik shembje" deri më 31.12.1992.
g) Siguron listat e qytetarëve që kanë marrë kredi dhe që
përfitojnë nga ligji "Për privatizimin e banesave shtetërore".
h) Siguron listat e banesave shtetërore ish-pronë private që
nuk privatizohen, si dhe të familjeve që banojnë në to deri në
dhjetor 1992, të cilat do të konsiderohen të pastrehë.

5. Komisionet e rretheve brenda datës 10.2.1993 organizojnë
punën për ngritjen e grupit të punës për kategorizimin e banesave
shtetërore të përbërë nga këto persona :
Shefi i seksionit ndërtim-komunal në rreth - kryetar
komisioni.
Dhe anëtarë : nga seksioni komunal në bashki ose komunë,
seksioni i urbanistikës, ndërmarrja komunale banesa.

6. Grupi i punës në bazë të kritereve të tarifave të
caktuara në ligjin e privatizimit të banesave harton ndarjen e
banesave shtetërore në kategorinë e parë, të dytë dhe të tretë
dhe të veçantë, të cilat miratohen nga Këshilli i Rregullimit të
Territorit të Rrethit, brenda datës 15.2.1993.

7. Grupi i punës i propozon komisionit të rrethit, brenda
datës 15.2.1993 banesat e veçanta që nuk mund të privatizohen, të
shoqëruara me një relacion përkatës dhe një planimetri të tyre.

8. Komisionet e rretheve i paraqesin komisionit qendror
brenda datës 20.2.1993 këto materiale, i cili pasi i studion ia
paraqet Këshillit te Ministrave për miratim.
Këshillat e komunave, të bashkive ose të rretheve,
pavarësisht nga propozimet e bëra të komisionit të rrethit,
propozojnë pranë komisionit qendror të privatizimit të banesave
shtetërore banesat e veçanta që nuk mund të privatizohen brenda
të njëjtit afat.

9. Komisionet e rretheve, brenda datës 20.2.1993,
organizojnë ngritjen e grupeve të punës pranë ndërmarrjeve
komunale të banesave, të cilat do të kryejnë veprime përkatëse me
qiramarrësit që dëshirojnë të bëhen pronarë të banesave të tyre,
sipas ligjit të privatizimit të banesave shtetërore.

10. Nga veprimtaria e mirëmbajtjes së banesave shtetërore të
ndërmarrjes komunale të banesave krijohen sektorët e privatizimit
të banesave shtetërore. Këto ndërmarrje të marrin masa për plotë-
simin me personelin e nevojshëm për kryerjen në afatin e parashi-
kuar në ligj të privatizimit të banesave. Pas përfundimit të pro-
cesit të privatizimit, këta sektorë kalojnë në vartësi të Entit
Kombëtar të Banesave në Rrethe.

11. Qiratë e banesave shtetërore pas datës 31.12.1993 do të
derdhen në llogarinë e Entit të Banesave.

12. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë të marrë masat e duhura
për kryerjen e veprimeve përkatëse të hipotekimit të banesave.

13. Ministria e Punës, Emigracionit dhe të Përndjekurve
Politikë të hartojë dhe t`i dorëzojë komisioneve të privatizimit
të rretheve dhe bashkive listat e personave që përfitojnë
statusin e të burgosurit, internuarit e të përndjekurit politikë
dhe të invalidëve të luftës.

14. Ngarkohen degët e Bankës Kombëtare në rrethe të hartojnë
dhe të dorëzojnë pranë Entit Kombëtar të Banesave listat e
qytetarëve që kanë marrë kredi me vleftat përkatëse, që
përfitojnë nga neni 15 i ligjit "Për privatizimin e banesave
shtetërore".

15. Në mbështetje të nenit 16 të ligjit "Për privatizimin e
banesave shtetërore", pranë çdo bashkie ose komune ngrihet një
komision i veçantë, i cili cakton qytetarët e banesave private që
do të përfitojnë nga ky ligj.
Për efekt llogaritjeje do të merret parasysh gjendja aktuale
e strehimit të tyre, pavarësisht nga bashkëpronarët.

16. Në mbështetje të nenit 6 të ligjit "Për privatizimin e
banesave shtetërore", kësti mininal do të jetë 250 lekë në muaj.
Në të ardhmen ky këst do të indeksohet sipas nivelit të rritjes
së pagave.

17. Derdhja e tarifave nga qytetarët për blerjen e banesave
do të bëhet në një llogari të veçantë të Entit të Banesave që do
të hapet për këtë qëllim.

18. Për të gjitha problemet që do të lindin në zbatim të
ligjit të privatizimit të banesave shtetërore, do të veprohet
sipas udhëzimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

19. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e
Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, Ministria e
Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e
Punës, Emigracionit dhe të Përndjekurve Politikë, Ministria e
Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetike, Ministria e Rendit
Publik, Banka Kombëtare dhe këshillat e rretheve, bashkitë e
komunat.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
ALEKSANDER MEKSI


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  954 301290017





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan