marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9000
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 30.01.2003
Data e aprovimit te Aktit: 30.01.2003
Numri i neneve: 33
Numri i fletores zyrtare: 10
Data e fletores zyrtare: 10.03.2003
Aktiviteti: Këshilli i Ministrave,Administratë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave, te Kryeministrit, te Zevendeskryeministrit, te ministrit, te institucioneve ne varesi te tyre, te Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, marredheniet ndermjet tyre, si dhe aktet nenligjore, qe nxjerrin keto organe
Akte te ngjashem
1 Për krijimin e institutit të zhvillimit të arsimit (IZHA)
2 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL (AZHBR), SI AGJENCIA E PAGESAVE
3 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.584, DATË 28.8.2003 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE", TË NDRYSHUAR
4 PËR KRIJIMIN E AGJENCISE KOMBETARE TE PRANIMEVE NE INSTITUCIONET E ARSIMIT TE LARTE
5 PËR KRIJIMIN E INSPEKTORATIT KOMBËTAR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
6 PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SË TRAJNIMIT TË ADMINISTRATËS TATIMORE DHE DOGANORE
7 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.903, DATË 26.8.2009 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT (AKTI)”
8 PËR KRIJIMIN E QENDRËS KOMBËTARE TË LICENCIMIT
9 Për përcaktimin e kompetencave të ministrit të shtetit për reformat dhe marrëdhëniet me kuvendin në fushën e komunikimeve elektronike
10 PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E SEKRETARIATIT, PËR NDJEKJEN E PROCEDURAVE TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË, SI VEND ZBATUES, NË NISMËN PËR TRANSPARENCË NË INDUSTRINË NXJERRËSE (EITI)
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr. 9000, date 30.1.2003

PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KESHILLIT TE MINISTRAVE

Ne mbështetje te neneve 6, 81 pika 2 shkronja "a" dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU l

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1 Objekti

Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e Këshillit te Ministrave, te Kryeministrit, te Zëvendëskryeministrit, te ministrit, te institucioneve ne varësi te tyre, te Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, marrëdhëniet ndërmjet tyre, si dhe aktet nënligjore, qe nxjerrin këto organe.


KREU II
ORGANIZIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE

Neni 2 Kryeministri

1. Kryeministri, përveç kompetencave te parashikuara ne Kushtetute dhe ne ligje te
veçanta, ushtron edhe këto kompetenca: .

a) përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë;
b) u kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative, për çështje te fushës qe ata mbulojnë;
c) pezullon zbatimin e akteve te ministrave, te drejtuesve te institucioneve qendrore, ne varësi te tij ose te ministrave, me nisinë e vet ose me kërkesë te subjekteve te interesuara, kur konstaton shkelje te Kushtetutës, te ligjeve, ose te akteve te Këshillit te Ministrave.
2. Me miratimin e Këshillit te Ministrave, Kryeministri mund te marre përsipër edhe detyra te tjera.

Neni 3 Kryeministria

1. Kryeministria është person juridik, publik, qe mbështet veprimtarinë e Këshillit te
Ministrave, te Kryeministrit, te Zëvendëskryeministrit dhe te Ministrit te Shtetit.
2. Kryeministria e ka selinë ne Tirane.

Neni 4 Struktura dhe përbërja

1. Kryeministria përfshin: aparatin e Këshillit te Ministrave, kabinetin e Kryeministrit, kabinetin e Zëvendëskryeministrit dhe kabinetin e Ministrit te Shtetit.
2. Struktura dhe organika e Kryeministrisë përcaktohen me urdhër te Kryeministrit,
me propozimin e Sekretarit te Përgjithshëm.
3. Emërimi, lirimi ose shkarkimi i te punësuarve te kabineteve, behet me urdhër te Kryeministrit, me propozimin e kryesuesit te kabinetit. Te punësuarit e kabineteve gëzojnë statusin e funksionarit politik.

Neni 5 Zëvendëskryeministri

1. Zëvendëskryeministri zëvendëson Kryeministrin, ne kuptimin e pikës 1 te nenit 34
te Kodit te Procedurave Administrative.
2. Zëvendëskryeministri kryen detyra, qe parashikohen ne ligje te veçanta, si dhe ato
qe i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.

Neni 6
Ministri dhe zëvendësministri

1. Ministri, përveç kompetencave ose detyrave qe parashikohen ne Kushtetute dhe ne ligje te veçanta, ushtron edhe detyra te tjera, qe i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.
2. Zëvendësministri zëvendëson ministrin, ne kuptimin e pikës 1 te nenit 34 te Kodit te Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim. te Kryeministrit. Me urdhër te ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra te tjera.

Neni 7 Ministria

1. Ministria është person juridik, publik, qe përfaqësohet dhe drejtohet nga ministri.
Ministria mbështet, ne aspektin teknik, veprimtarinë e ministrit.
2. Fusha e veprimtarisë shtetërore, qe përfshihet brenda një ministrie, përcaktohet
me vendim te Këshillit te Ministrave, me propozim te ministrit.
3. Struktura dhe organika e ministrisë përcaktohen me urdhër te Kryeministrit, me
propozimin e ministrit përkatës.
4. Rregullat e hollësishme te organizimit dhe funksionimit te ministrisë përcaktohen
ne rregulloren e brendshme, qe miratohet nga ministri.
5. Emërimi, lirimi ose shkarkimi i funksionareve politike te ministrisë behet me
urdhër te ministrit.

Neni 8
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave

1. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave është nëpunësi me i larte civil i Këshillit te Ministrave.
2. Sekretari i Përgjithshëm emërohet ne detyre sipas procedurave te parashikuara ne nenin 13 te ligjit nr. 8549, date 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil". Sekretari i Përgjithshëm lirohet ose largohet nga detyra sipas përcaktimeve te parashikuara ne nenet 21, 24 dhe 25 te ligjit nr. 8549, date 11. 11.1999 "Statusi i nëpunësit civil" .

Neni 9
Kompetencat e Sekretarit te Përgjithshëm

1. Sekretari i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:
a) organizon dhe asiston ne mbarëvajtjen e mbledhjeve te Këshillit te Ministrave;
b) ndjek procesin e vendimmarrjes se Këshillit te Ministrave te Ministrave, qe nga paraqitja e projektakteve për shqyrtim e derisa aktet marrin fuqi ligjore, ne kuptim te Kushtetutës;
c) kthen, ne baze te argumenteve ligjore, projektaktet e paraqitura për shqyrtim, kur ato bien ne kundërshtim me Kushtetutën ose me ligjin;
ç) i parashtron Kryeministrit përputhshmërinë e projektakteve te propozuara me legjislacionin ne fuqi dhe me programin politik te Këshillit te Ministrave;
d) përgatit, pas këshillimit me Kryeministrin, programet afatshkurtra dhe afatmesme te veprimtarisë se Këshillit te Ministrave;
dh) drejton aparatin e Këshillit te Ministrave për te përmbushur funksionin mbështetës te veprimtarisë se Këshillit te Ministrave;
e) administron buxhetin dhe është titullar i entit prokurues te Kryeministrisë.
2. Këshilli i Ministrave ose Kryeministri mund t'i caktojnë Sekretarit te Përgjithshëm edhe detyra te tjera.

Neni 10
Institucionet qendrore

1. Institucionet qendrore, ne varësi te Kryeministrit ose te ministrit, janë persona juridike, publike, qe krijohen me vendim te Këshillit te Ministrave, për te ushtruar veprimtarinë shtetërore ne një fushe te caktuar.
2. Statusi, objekti i veprimtarisë, organizimi i brendshëm, emërimi, lirimi ose shkarkimi i drejtuesit te institucionit qendror dhe çështje te tjera për to, parashikohen ne vendimin e Këshillit te Ministrave, me te cilin ato krijohen.
3. Struktura dhe organika e tyre, përveç rasteve kur ato rregullohen me ligj, përcaktohen me urdhër te Kryeministrit, përkatësisht për institucionet ne varësi te Kryeministrit, me propozimin e Sekretarit te Përgjithshëm, ndërsa për institucionet ne varësi te ministrit me propozimin e këtij te fundit.

Neni 11
Komitetet ndërministrore

1. Komitetet ndërministrore janë organe konsultative te Këshillit te Ministrave, ku diskutohen paraprakisht politikat, çështjet e rëndësishme te veprimtarisë ekzekutive, si dhe projektaktet e një rëndësie te veçante.
2. Komitetet ndërministrore kryesohen nga Kryeministri. Ne raste te veçanta dhe me miratimin e tij mund te kryesohen nga Zëvendëskryeministri ose ministri i fushës përkatëse. Ngritja, përbërja, fusha e veprimtarisë qe shqyrtojnë dhe te ftuarit ne mbledhjet e tyre, përcaktohen me urdhër te Kryeministrit.

Neni 12
Grupet e punës me eksperte

1. Grupet e punës me eksperte për hartimin e strategjive, te politikave, te studimeve ose te projektakteve te veçanta krijohen me urdhër te Kryeministrit ose te ministrit për ministritë përkatëse.
2. Eksperte mund te caktohen edhe persona, qe nuk punojnë ne administratën shtetërore. Shpërblimi i eksperteve te grupeve te punës përballohet nga fondet e Buxhetit te Shtetit ose te ndihmës se huaj për atë qellim, ndërsa masa dhe mënyra e pagesës se shpërblimit përcaktohen me urdhrin përkatës te Kryeministrit.

KREU III
FUNKSIONIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE

Neni 13
Mbledhjet e Këshillit te Ministrave

1. Mbledhja e Këshillit te Ministrave thirret nga Kryeministri ose, ne mungese dhe me porosi te tij, nga Zëvendëskryeministri.
2. Ne mbledhjet e Këshillit te Ministrave shqyrtohen projektaktet dhe çështjet e parashikuara ne rendin e ditës. Me miratimin e Kryeministrit ne mbledhje shqyrtohen edhe çështje te tjera, qe nuk kane lidhje me shqyrtimin dhe miratimin e projektakteve, te cilat nuk janë te përfshira ne rendin e ditës.
3. Mbledhja e Këshillit te Ministrave është e vlefshme kur janë te pranishëm me shume se gjysma e anëtarëve te tij.
4. Kur, për shkaqe te arsyeshme, ministri nuk mund te marre pjese ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave, atehere ai duhet te njoftoje paraprakisht Kryeministrin dhe ne vend te tij, me miratimin e këtij te fundit, merr pjese, pa te drejte vote, zëvendësministri.
5. Ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave merr pjese rregullisht, pa te drejte vote, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave.
Ne raste te veçanta, sipas rëndësisë dhe problematikes se çështjeve te përfshira ne rendin e ditës, mund te ftohen te marrin pjese edhe persona te trete, eksperte.

Neni 14
Mbledhjet e jashtëzakonshme te Këshillit te Ministrave

1. Ne raste te veçanta, Këshilli i Ministrave thirret ne mbledhje te jashtëzakonshme nga Kryeministri ose, ne mungese dhe me porosi te tij, edhe nga zëvendëskryeministri.
2. Ne rastet e thirrjes se mbledhjes te jashtëzakonshme nuk zbatohen rregullat e parashikuara ne nenin 15 te këtij ligji.

Neni 15 Rendi i ditës

1. Rendi i ditës i mbledhjeve te Këshillit te Ministrave përgatitet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, pasi këshillohet me Kryeministrin.
2. Ne rendin e ditës përfshihen projektaktet, qe plotësojnë kërkesat e parashikuara ne nenet 23, 24, 25 dhe 26 te këtij ligji, te propozuar nga anëtarët e Këshillit te Ministrave dhe çështje te tjera, qe Kryeministri i çmon se duhen shqyrtuar.
3. Rendi i ditës dhe projektaktet, qe do te paraqiten për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave, duhet t'u dërgohen anëtarëve te Këshillit te Ministra"e te paktën 2 dite përpara datës se caktuar për thirrjen e mbledhjes.

Neni 16 Shfaqja e mendimit

Çdo anëtar i Këshillit te Ministrave ka te drejte te shfaqe ne mbledhje mendimin e vet dhe te ushtroje te drejtën e votës për projektaktet, objekt shqyrtimi.

Neni 17 Besueshmëria dhe solidarësia

1. Anëtarët e Këshillit te Ministrave duhet t'i respektojnë vendimet e marra ne mbledhjet e Këshillit te Ministrave. Ata duhet te mënjanojnë ne mënyrë te veçante çdo shprehje mospajtimi dhe te mbrojnë ose te përkrahin vendimet e lartpërmendura, pavarësisht nga fakti nëse kane marre pjese ose jo ne mbledhje, ose nëse kane votuar pro ose kundër tyre.
2. Vlerësimet, debatet dhe raportimet mbeten kofidenciale.

Neni 18
Garantimi i paanshmërisë se anëtarëve te Këshillit te Ministrave

1. Anëtari i Këshillit te Ministrave nuk mund te marre pjese ne shqyrtimin e një çështjeje, nëse ka interes personal ndaj saj, ose ne do rast tjetër, kur vërtetohen arsye serioze njëanshmërie.
2. Kërkesa për te mos marre pjese ne vendimmarrje për çështjen, objekt shqyrtimi, i paraqitet Kryeministrit, kur anëtari ka dijeni, përpara mbledhjes se Këshillit te Ministrave ose drejtpërdrejt ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave, kur gjate shqyrtimit te çështjes ai çmon se paraqitet njeri nga shkaqet e parashikuara me lart.
3. Kërkesa qe një anëtar i Këshillit te Ministrave te mos marre pjese ne vendimmarrjen e një çështjeje, për te cilën ka interes personal, behet edhe nga Kryeministri, kur ai ka dijeni për këtë gjë, ose kur propozohet nga një anëtar tjetër i Këshillit te Ministrave.

Neni 19
Shqyrtimi i projektakteve

1. Këshilli i Ministrave, pas shqyrtimit te projektaktit ne mbledhje, vendos miratimin, miratimin me ndryshime, shtyrjen për shqyrtim te mëvonshëm ose mosmiratimin.
2. Projektakti mund te tërhiqet nga propozuesi ne çdo kohe, deri para votimit te tij.

Neni 20 Vendimmarrja

Aktet e Këshillit te Ministrave miratohen me shumicën e votave te anëtarëve te Këshillit te Ministrave, me votim te hapur.

Neni 21
Procesverbali i mbledhjes

1. Ne mbledhjet e Këshillit te Ministrave mbahet procesverbal, ku shënohen data, vendi i mbledhjes, anëtarët qe morën pjese, çështjet qe u diskutuan, aktet qe u shqyrtuan, diskutimet e pjesëmarrësve, si dhe forma e rezultati i votimit.
2. Procesverbali u paraqitet, përpara mbledhjes pasardhëse, anëtarëve te Këshillit te Ministrave, nëse një gjë e tille kërkohet nga vete ata. Ne këtë rast, ata kane te drejte te paraqesin vërejtje për përmbajtjen e tij, kur nuk është pasqyruar saktësisht qëndrimi i tyre
ne mbledhje.
3. Procesverbali nënshkruhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave.
4. Rregullat e hollësishme për përmbajtjen e procesverbalit caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 22 Njoftimi

1. Pas çdo mbledhjeje te Këshillit te Ministrave, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave harton një raport përfundimtar për problemet e përgjithshme, te shqyrtuara ne mbledhje, i cili behet publik.
2. Rregullat e hollësishme për mënyrën e ndërtimit dhe formën e raportit përfundimtar caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 23
Procesi i hartimit te projektakteve

1. Hartimi i projektakteve, qe shqyrtohen nga Këshilli i Ministrave, ose i materialeve te tjera, me karakter raportues e njoftues, bëhen nen mbikëqyrjen e Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit, ministrit ose titullarit te institucionit qendror përkatës.
2. Rregullat dhe procedurat e hollësishme për hartimin e projektakteve caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 24 Bashkërendimi

1. Propozuesit e projektakteve jua dërgojnë për mendim ministrive dhe institucioneve te tjera te interesuara projektaktin dhe një relacion shpjegues për objektin, qëllimin dhe përmbajtjen e tij.
2. Ne çdo rast projektaktet, përveç atyre me karakter individual, i dërgohen për mendim Ministrit te Drejtësisë, i cili shprehet për ligjshmërinë e formës dhe te përmbajtjes se tyre.
3. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, jua kthen për plotësim ministrave propozues projektaktet, kur ato nuk përmbushin kriteret dhe kushtet e paraqitjes se tyre, te përcaktuara ne këtë ligj dhe ne aktet e Këshillit te Ministrave, ne baze e për zbatim te tij.
4. Rregullat dhe procedurat e hollësishme për bashkërendimin e projektakteve caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 25 Përmbajtja e projektakteve

1. Propozimet e projektakteve, qe paraqiten për shqyrtim e miratim ne Këshillin e Ministrave, duhet te përmbajnë projektaktin, relacionin, mendimet ose vërejtjet e ministrive ose te institucioneve te interesuara, dokumentacionin qe shoqëron projektaktin, ne varësi te kërkesave te ligjit ose te përmbajtjes se tij, si dhe përmbledhjen qe do te përfshihet ne komunikatën për mediet.
2. Relacionet duhet te përmbajnë:
a) objektivat qe synohen te arrihen, lidhjen ose jo me programin politik te Këshillit
te Ministrave;
b) argumentin qe objektivat e projektaktit nuk mund te arrihen me instrumentet ekzistuese ligjore;
c) përmbledhjen e përmbajtjes se projektaktit;
ç) përputhshmërinë me Kushtetutën dhe harmonizimin me legjislacionin ne fuqi. Ne rastin e projektligjeve, te akteve normative me fuqinë e ligjit dhe te akteve normative edhe shkallen e përputhshmërisë se projektaktit me te drejtën ndërkombëtare te detyrueshme për Republikën e Shqipërisë;
d) shpjegimin për marrjen ose jo parasysh te vërejtjeve dhe te mendimeve te ministrive ose te institucioneve te tjera te interesuara.
3. Për projektaktet me karakter financiar-ekonomik, relacioni duhet te përmbajë
edhe efektet e pritshme financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i tyre.
4. Rregullat dhe procedurat e hollësishme për përmbajtjen e projektakteve, te parashikuara ne këtë nen, caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 26 Paraqitja e projektakteve

Projektaktet, qe u përkasin institucioneve te tjera qendrore, ne varësi te Kryeministrit ose te ministrit përkatës, paraqiten për shqyrtim ne Këshillin e Ministrave, me propozimin e Kryeministrit ose te ministrave përkatës.

Neni 27 Programimi dhe raportimi

1. Anëtarët e Këshillit te Ministrave dhe titullarët e institucioneve qendrore, ne varësi te Kryeministrit, dërgojnë pranë Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave propozimet për programet analitike vjetore, te ndara ne katër mujore, te projektakteve qe do te paraqesin për shqyrtim ne Këshillin e Ministrave.
2. Ne baze te propozimeve te dërguara, hartohen programet vjetore te Këshillit te Ministrave, te bashkërenduara me programin e përgjithshëm te tij dhe me programin ligjvënës te Kuvendit. Këto programe miratohen ne mbledhjet e Këshillit te Ministrave.
3. Njeri nga anëtarët e Këshillit te Ministrave, i caktuar nga Kryeministri, bashkërendon programin ligjvënës te Kuvendit me programin politik te Këshillit te Ministrave.
4. Anëtarët e Këshillit te Ministrave, periodikisht dhe ne fund te çdo viti, u paraqesin Kryeministrit dhe Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave një raport për zbatueshmërine e akteve, te miratuara nga Këshilli i Ministrave, për fushat qe mbulojnë dhe veprimtarinë qe ata drejtojnë, ne zbatim te programit politik te Këshillit te Ministrave.

KREU IV
AKTET

Neni 28 Llojet e akteve

Llojet e akteve te institucioneve te pushtetit ekzekutiv janë:
a) akti normativ, qe është akti qe nxjerr Këshilli i Ministrave ne zbatim te nenit 116
te Kushtetutës;
b) vendimi me karakter normativ, qe është akti nënligjor i Këshillit te Ministrave qe rregullon marrëdhënie te përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla te përgjithshme sjelljeje;
c) vendimi me karakter individual, qe është akti nënligjor i Këshillit te Ministrave, qe rregullon një marrëdhënie konkrete, ose qe u drejtohet një ose disa subjekteve, individualisht te përcaktuara, te se drejtës;
ç) udhëzimi, qe është akti nënligjor i Këshillit te Ministrave, i ministrit ose drejtuesit te institucionit qendror, ne varësi te Kryeministrit ose te ministrit, me karakter shpjegues, qe shtjellon me hollësi te gjitha urdhërimet e ligjit ose te vendimit te Këshillit te Ministrave;
d) urdhri, qe është akti nënligjor i Kryeministrit, i ministrit ose drejtuesit te institucionit qendror, ne varësi te Kryeministrit ose ministrit, qe ka karakter te brendshëm, qe mund te vendose rregulla sjelljeje, te përgjithshme, ose mund te rregulloje një marrëdhënie konkrete.

Neni 29 Hyrja ne fuqi e akteve

1. Aktet normative, me fuqinë e ligjit, te Këshillit te Ministrave botohen menjëherë ne Fletoren Zyrtare.
2. Vendimet e Këshillit te Ministrave marrin fuqi juridike pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Për vendimet me karakter normativ mund te caktohet si date hyrjeje ne fuqi një date tjetër nga ajo e botimit ne Fletoren Zyrtare, ndërsa vendimet me karakter individual hyjnë ne fuqi menjëherë, por botohen ne Fletoren Zyrtare.
3. Udhëzimet e Këshillit te Ministrave dhe te ministrit marrin fuqi juridike pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
4. Urdhrat e Kryeministrit, te ministrit ose te drejtuesit te institucionit qendror, ne varësi te Kryeministrit ose te ministrit, hyjnë ne fuqi menjëherë, u njoftohen te interesuarve dhe shpallen, për te paktën 3 dite, ne një vend te dukshëm te institucionit përkatës.

Neni 30 Ankimi ndaj akteve

1. Subjekti, qe i është cenuar një e drejte ose një interes i ligjshëm, ka te drejte te ankohet te Kryeministri, kundër aktit te ministrit ose te drejtuesit te institucionit qendror, ne varësi te Kryeministrit, sipas procedurave te parashikuara ne nenet 135-146 te Kodit te Procedurave Administrative.
2. Subjektet, qe gëzojnë status in e funksionarit politik, nuk kane te drejte te paraqesin ankim kundër aktit te ministrit ose drejtuesit te institucionit qendror ne varësi te Kryeministrit, me pretendimin se u është cenuar një e drejte ose interes i ligjshëm.

KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 31 Marrëdhëniet me te tretet

1. Projektligjet dhe aktet normative me fuqinë e ligjit, qe propozohen për shqyrtim dhe miratim ne Kuvend, mbrohen ne emër te Këshillit te Ministrave nga anëtarët e Këshillit te Ministrave, propozues te këtyre projekteve.
2. Aktet e Këshillit te Ministrave, te Kryeministrit, te ministrit ose te drejtuesit te institucionit qendror, ne varësi te Kryeministrit, qe janë objekt shqyrtimi gjyqësor ose ne Gjykatën Kushtetuese, mbrohen nga Avokati i Shtetit.

Neni 32 Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave, qe, ne zbatim te pikës 4 te nenit 21, te pikës 2 te nenit 22, te pikës 2 te nenit 23, te pikës 4 te nenit 24 dhe te pikës 4 te nenit 2 , te miratoje Rregulloren e Këshillit te Ministrave, brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji.

Neni 33
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3723, date 28.2.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu.



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
301300004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan