marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Me objekt: "Interpretimi i ligjit nr. 7521, date 30.10.1991 "Për përkrahjen sociale për personat që dalin të papunë nga zbatimi i reformës ekonomike" ..."
Tipi i Aktit: Vendim i GJK
Numri i Aktit: 5
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 13.04.1993
Data e aprovimit te Aktit: 13.04.1993
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 1
Data e fletores zyrtare: 28.02.1994
Aktiviteti: Interpretim
Propozuar nga: Gjykata Kushtetuese
Pershkrimi i Aktit: Me objekt: "Interpretimi i ligjit nr.7521, date 30.10.1991 "Për përkrahjen sociale për personat që dalin të papunë nga zbatimi i reformës ekonomike" ..."
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërise, e përbërë nga:

Rustem Gjata Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Feti Gjilani Zv/kryetar i Gjylates Kushtetuese
Manol Konomi Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Hilmi Dakli Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Veli Budo Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Thimjo Kondi Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Natasha Sheshi Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Ylvi Myrtja Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Franc Jakova Anëtar i Gjykatës Kushtetuese

me sekretare Drita Filto, me daten 13.4.1993 mori ne shqyrtim ne seance
gjyqesore me dyer te hapura çeshtjen nr. 6 akti qe i perket : :

KERKUES : GJYKATA E RRETHIT TIRANE

OBJEKTI

Interpretimi i ligjit nr. 7521, date 30.10.1991 "Per perkrahjen sociale per personat qe dalin te papune nga zbatimi i reformes ekonomike".

GJYKATA KUSHTETUESE,

Pasi degjoi relacionin prkates,

VEREN:

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin e saj te ndermjetshem date 23.2.1993, ka pezulluar çeshtjen qe i perket Shpresa Bakallit kunder Kombinatit te Tekstileve Tirane, me objekt dhenie asistence. Sipas kesaj gjykate, çeshtja si me siper nuk mund te zgjidhet pa u bere me pare nga ana e Gjykates Kushtetuese interpretimi i ligjit nr. 7521, date 30.10.1991 "Per perkrahjen sociale per personat qe dalin te papune nga zbatimi i reormes ekonomike", ndryshuar me vone me ligjin nr. 7591, date 2.7.1992.
Sipas nenit 24/1 te ligjit nr 7651, date 29.4.1992 "Mbi disa ndryshime e plotesime ne ligjin nr. 7491, date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese", Gjykata Kushtetuese ben interpretimin e Kushtetutes dhe ligjeve kushtetuese e nuk eshte kompetente te beje interpretimin e ligjeve te zakonshme.
Interpretimi i dispozitave ligjore behet nga organi gjate shqyrtimit dhe zgjidhjes konkrete.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ne baze te nenit 24 te ligjit nr. 7561, date 29.4.1992 "Per disa ndryshime e plotesime ne ligjin nr. 7491, date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese",

VENDOSI:

Deklarimin e inkompetences se Gjykates Kushtetuese per shqyrtimin e çeshtjes.
Ky vendim eshte perfundimtar dhe i formes se prere.

Tirane, me 13.4.1993

Nr. 6 i regjistrit themeltar.
Nr. 5 i vendimit.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
 756 304130003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga