ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per nje ndryshim ne vendimin nr. 518, date 12.8.1996 te Keshillit te Ministrave "Per kategorizimin, klasifikimin dhe regjistrimin e njesive akomoduese"
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 279
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 08.05.2003
Data e aprovimit te Aktit: 08.05.2003
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 43
Data e fletores zyrtare: 30.05.2003
Aktiviteti: Turizëm
Propozuar nga: Ministria e Punëve Publike, Rregullimit të Territ
Pershkrimi i Aktit: Ne vendimin nr. 518, date 12.8.1996 te Keshillit te Ministrave guida e kategorizimit dhe e klasifikimit te njesive akomoduese turistike, e percaktuar ne piken 3 te vendimit te siperpermendur, ndryshon .
Amendamente
1 Për kategorizimin, klasifikimin dhe regjistrimin e njesive akomoduese.
Akte te ngjashem
1 Për kategorizimin, klasifikimin dhe regjistrimin e njesive akomoduese.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 279, date 8.5.2003

PER NJE NDRYSHIM NE VENDIMIN NR. 518, DATE 12.8.1996 TE KESHILLIT TE MINISTRAVE "PER KATEGORIZIMIN, KLASIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E NJESIVE AKOMODUESE"

Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës, te nenit 124 dhe 128 te ligjit nr.8485, date 12.5.1999 "Kodi i Procedurave Administrative te Republikës se Shqipërisë", me propozimin e Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ne vendimin nr. 518, date 12.8.1996 te Këshillit te Ministrave guida e kategorizimit dhe e klasifikimit te njësive akomoduese turistike, e përcaktuar ne piken 3 te vendimit te sipërpërmendur, ndryshon si me poshtë vijon:
"Kapitulli I - Kriteret e klasifikimit dhe vlerësimit te hoteleve me yje dhe kapitulli II Kriteret e klasifikimit dhe vlerësimit te moteleve me yje, ndryshohen dhe zëvendësohen me kapitujt I dhe II, qe i bashkëlidhen këtij vendimi".
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

GUIDE E KATEGORIZIMIT DHE KLASIFIKIMIT TE NJESIVE AKOMODUESE TURISTIKE

Koncepti i njësisë akomoduese
Njësitë akomoduese janë struktura ne pronësi te personave fizike dhe juridike, te cilët
vene ne dispozicion te klientëve vendas dhe te huaj, individë ose te organizuar ne grupe, për një kohe qëndrimi te papërcaktuar, shërbimet e fjetjes, ushqimit dhe pijes te pranuara si te përshtatshme për veprimtari akomodimi.
Njësitë akomoduese ndahen ne turistike dhe joturistike.
Njësitë akomoduese turistike - janë struktura, te cilat vene ne dispozicion te klientëve
vendas dhe te huaj shërbimet e fjetjes, te ushqimit dhe te pijes, si dhe lehtësirat e duhura ne objekte komode, kushte te mira pritjeje, kompetence profesionale dhe ne përputhje me nivelet e përcaktuara ne guiden e kategorizimit dhe klasifikimit te këtyre njësive.
Njësitë akomoduese joturistike-janë struktura, te cilat nuk iu nënshtrohen kategorizimit
dhe klasifikimit sipas guides se kategorizimit dhe klasifikimit te njësive akomoduese turistike. Njësitë akomoduese turistike ndahen ne klasat e mëposhtme:
A. Hotele nga "një yll" deri ne "pese yje"
B. Motele nga "një yll" deri ne "tre yje"
C. Fshatra turistike, te cilat mund te kategorizohen ne:
- me vila nga "një yll" deri ne "pese yje"
- me bungalou nga "komode" deri ne "luks"
- shtëpi pushimi nga "komode" deri ne "cilësi e larte"
- kampingje nga deri ne me "dy yje".
1. KRITERET E VLERESIMIT DHE KLASIFIKIMIT TE HOTELEVE ME YJE
Hoteli - është njësia akomoduese turistike, e cilave ne dispozicion te klientëve shërbimet e fjetjes, te ushqimit, te pijes, si dhe shërbime te tjera plotësuese, ne ambiente funksionale te mirëmbajtura dhe te pranuara për veprimtari akomodimi, me minimum 7 (shtate) dhoma.
Hotelet me veprimtari turistike akomoduese për destinacione te veçanta, si hotele te qendrave kurative, bregdetare, malore, për konferenca ose kongrese etj., duhet te kenë strukturën dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e veprimtarive te tilla.
Moto e akomodimit: "Ne hotel klientit i ofrohet dhoma dhe jo krevati".
Elemente te përgjithshme për vlerësimin dhe klasifikimin e hoteleve
A. Elemente te jashtme
1. Vendndodhja (ne qendra te banuara, zona bregdetare, malore, liqenore).
2. Pamja e jashtme arkitektonike, veshja e jashtme e godinës, materiali i përdorur:
- veshje me mermer, me granit, me alumin, me material te veçante,
- veshje me gurë te punuar, me tulla dekorative, me dru ose me gurë natyrore,
- materiale te ngjashme,
- suva plastike, dekorative ose e thjeshte.
3. Përshtatja arkitektonike me vendndodhjen dhe specifiken akomoduese (ose me
destinacionin e veprimtarisë akomoduese).
4. Ambienti rrethues, niveli i higjienës, ndriçimi, dekorimi.
5. Hyrja kryesore e niveluar dhe me gjerësi jo me pak se 6 ml.
Strukturat akomoduese duhet te jene te siguruara me roje 24 ore.
B. Elemente te brendshme
Recepsioni
Banaku, bashkëkohor dhe me gjatësi jo me pak se 2 ml.
Recepsioni ofron:
- shërbimin e pronotimit,
- mënyrën e pagesës,
- informacion për kategoritë, për llojshmërinë dhe çmimet e dhomave,
- mbajtjen e çelësave,
- kasaforte për ruajtjen e sendeve me vlere, kutinë e ndihmës se shpejte,
- informacion për llojet e shërbimeve te ofruara dhe oraret,
- listën e çmimeve për shërbimet suplementare,
- informacion për taksat eventuale, nëse ka te tilla,
- afishimin e kursit te valutës dhe këmbim valute,
- informacion turistik, te përgjithshëm dhe plotësues mbi vendndodhjen e strukturës, mënyrën e lëvizjes ne zonën ku ndodhet, transportit, ndërlidhjes dhe parkimit te automjeteve.
Holli
- sipërfaqe min.16 m2 ,
- porta e hyrjes, mundësisht automatike, ne përmasa qe lejojnë hyrjen e lirshme te klientëve dhe bagazheve te tyre,
- dysheme te shtruara (me pllaka, me mermer, me granit, me dekoracion etj.).
- kënde çlodhjeje te kompletuara ne varësi te kapacitetit akomodues,
- tapet ose qilim, zbukurim dhe dekorim me lule, vepra arti etj.,
- tabela te dukshme orientuese për ne mjediset e brendshme,
- tualete publike.
Dhomat
- Sipërfaqet minimale (pa përfshirë paradhomën dhe tualetin):
për një person 10m2,
për dy persona 12 m2 (matrimoniale),
për dy persona 14 m2 (krevate teke),
- temperatura normale 18 - 20 grade C,
- me hapësirë te mjaftueshme për qarkullim te lirshëm,
- lartësia e tavanit nga dyshemeja minimumi 260 cm,
- 100 për qind e dhomave te pajisura me banjë,
- me dere te veçante, te sigurt dhe me mbyllje nga brenda,
- te pajisura me krevate teke gjerësia min. 90 cm, dopio min. 152 cm, distanca nga
dyshemeja jo min. 55 cm dhe midis krevateve teke min. 60 cm,
- komodine,
- tavoline ose skrivani,
- tualet me pasqyre,
- raft për rroba,
- abazhurë,
- karrige ose poltrone,
- maket, tapet ose shendileta,
- perde te holla dhe te trasha ose grila qe nuk depërtojnë dritën,
- priza dhe çelësa elektrike.
Lejohet ndërtimi i dhomave ne nivelin e katit përdhes/te pare, vetëm kur godina ka
distance nga taka disa shkalle dhe lejon ndriçim te mjaftueshëm te dhomës.
Apartamente (suite)
- sipërfaqja min. 40 m2,
- jo me shume se 3 krevate,
- jo me pak se dy ambiente ose ndarje,
- numri i apartamenteve jo me shume se 20 për qind te numrit te përgjithshëm te
dhomave për hotele me 1-3 yje.
Lejohet përqindje me e larte për hotelet me 4 - 5 yje dhe fshatrat turistike.
Ballkonet dhe verandat
- te kompletuara me te gjitha pajisjet e përshtatshme dhe te nevojshme, ne vartësi te
sipërfaqes se tyre, te vendndodhjes dhe te natyrës se strukturës.
Banjat dhe tualetet
- sipërfaqja minimale 2.5 m2,
- temperatura normale e ambientit 21 - 22 grade C,
- hapja e derës se banjës nga jashtë,
- dyshemeja dhe muret anësore, ne lartësi jo me pak se 1/2 e lartësisë se mureve, te veshura me mermer, me qeramike ose me material te ngjashëm, rezistent ndaj acideve dhe
solucioneve dhe qe pastrohen me lehtësi.
Te pajisura me:
- vaske me perde ose kabine dushi,
- lavaman,
- dollap mbi lavaman,
- pasqyre min. 40 x 50 cm,
- wc,
- mbajtëse peshqiri,
- mbajtëse letre higjienike,
- shampo dhe sapun,
- varëse për rroba,
- kosh për mbeturina,
- ajrosje natyrale ose aspirator,
- rregullator voltazhi,
- prize me shenje dalluese voltazhi,
Biankerite
a) për dhomat e klientëve: carcafe, këllëf jastëku, mbulesa krevati, shendileta,
b) banjat e klientëve: peshqirë, mantobanje, shendileta për banje,
c) për restorantin: mbulesa tavoline, sipermbulesa, molotone,
d) për dhomat dhe mensat e personelit: peshqir, mbulesa etj.,
e) uniforma e personelit për kameriere, sporteliste, punonjës te hollit, hotelit etj., te jene cilësorë, te bardha ose dekorative, te prodhuara me fibra natyrale dhe te plotësojnë te
gjitha kushtet higjieno - sanitare.
çarçafët dhe peshqirët te ndërrohen:
- për çdo klient te ri,
- për te njëjtin klient 1 x 3 dite (për hotelet me një yll)
1 x 1/2 dite (për hotelet me 2-3 yje)
Çdo dite (për hotelet me 4-5 yje ).
Korridoret dhe kalimet
- me hapësira te mjaftueshme për kalim dhe qarkullim te lirshëm te punonjësve te
hotelit dhe te klientëve, kur janë te shoqëruar me bagazhe,
- me gjerësi jo me pak se 1.5 ml dhe te ventiluara,
- te dekoruara dhe te mirëmbajtura sipas një standardi te larte.
Salla për mbledhje, seminare dhe konferenca për hotelet me pese yje kapaciteti,
minimumi 100 persona,
- izolim akustik perfekt,
- dritare qe garantojnë errësim te plote,
- tavolinat dhe karriget te përshtatshme për llojin e aktivitetit qe organizohet,
- sistem elektrik te pavarur,
- çelës kontakti te pavarur,
- ndriçim te mjaftueshëm dhe me komandim, mikrofona, monitor, videoregjistrator, aparat dhe kabine projektimi, panele te lëvizshme,
- sistem alarmi dhe ndriçues emergjence,
- qendër komunikimi ose kabine telefonike ne dispozicion te pjesëmarrësve,
- gardërobë dhe tualete te veçanta për sallat me kapacitet mbi 50 persona,
- personel shërbimi te specializuar,
- dalje te veçanta (exit).
Sekretari e pajisur me tavoline, me karrige, me kompjuter, me kasaforte, me tel. dhe fax.
Kuzhina
- vendndodhja e saj rekomandohet ne te njëjtin kat me restorantin,
- përmasat, ne raport me kapacitetin e restorantit, projektuar, ndërtuar dhe shtruar për
eliminimin e zhurmave, burimet e tymrave dhe te erërave brenda e jashtë saj,
- e kompletuar me pajisjet për gatim, bashkëkohore dhe standard te larte,
- vendosja e lavamanëve, lavapjatave dhe pajisjeve te tjera, e konceptuar për te
garantuar organizim te mire brenda hapësirës dhe ne kushte higjienike optimale,
- ushqimet dhe pijet te ruhen brenda normativave, standardeve dhe kushteve higjieno
- sanitare,
- dezinfektim periodik kundër paraziteve, insekteve etj. me preparate te rekomanduara
dhe te kontrolluara nga Instituti i Higjienës.
Restoranti
Sipërfaqja min. e restorantit ne raport me kapacitetin akomodues, por jo me pak se:
- 1 m2 për person (hotelet me një yll);
- mundësisht i ndare nga kuzhina me dopio dere për te evituar depërtimin e erërave te
kuzhinës ne salle;
- temperatura minimale e ambientit 20 grade C,
- meny e larmishme,
- komplete servisi te cilësisë se larte,
- shërbim me profesionalizëm.
Personeli i shërbimit
Raporti i numrit te personelit te shërbimit me kapacitetin akomodues:
- 1 person për 5-6 shtretër, për hotele me një yll,
- 1 person për 3-4 shtretër, për hotele me dy dhe tre yje,
- 1 person për 1-2 shtretër, për hotele me katër dhe pese yje.
Paraqitja e jashtme e personelit duhet te jete ne lartësinë e duhur, me uniforme lehtësisht te identifikueshme nga klientela dhe ne përshtatje me shërbimet qe ato kryejnë. Për personelin duhet te ketë dhoma për zhveshje ose gardëroba, vende ose salla ngrënie dhe tualete
Furnizimi me ujë
- furnizim me ujë te ngrohte dhe te ftohte pa ndërprerje me presion normal,
- furnizim i garantuar te paktën gjate dy ditëve nga rezervuarët (ne rastet e ndërprerjeve
te mundshme te furnizimit me ujë).
Ndriçimi elektrik
- i garantuar ne vazhdimësi dhe me tension te mjaftueshëm,
- ndriçimi i hapësirave ne përputhje me funksionin e tyre,
- gjeneratorë pa zhurme dhe kapacitet te mjaftueshëm (ne rast ndërprerjeje te energjisë elektrike) .
Izolimi elektrik
Instalimet elektrike, rutilë shpërndarëse ne mjediset dhe repartet ndihmese, si kuzhina,
banja, lavanteri etj., duhet te jene te hidroizoluara.
Instalimet ne vende te hapura duhet te jene bere me materiale te papërshkueshme nga uji ose rezistente ndaj agjenteve atmosferike. Tokëzimi i pajisjeve elektrike, si dushe, rubinete,
frigoriferë, larëse rrobash, larëse pjatash, gjeneratorë etj., është i detyruar.
Masat kundër zjarrit
- sistem alarmi dhe udhëzime për rastet e rënies se zjarrit,
- planin e evakuimit ne çdo kat dhe ambiente komune,
- pajisjet e emergjencës për mbrojtjen kundër zjarrit,
- përdorimi i materialeve me koeficient te larte rezistence kundër zjarrit për ndërtimin
dhe akredimin e strukturave.
Sistemi i ventilimit
Ventilim i detyrueshëm ne mjediset ndihmese, mekanik ose natyral, me fuqi aspiruese
ne përmasa qe sigurojnë parandalimin e erërave te huaja për te depërtuar ne mjediset e përbashkëta (e vlefshme dhe për ajrin e ndotur te tualeteve ne rast lidhjeje me te njëjtin oxhak ventilimi) .
Trajtimi dhe magazinimi
- magazina duhet te ketë hapësirë me dimensione te mjaftueshme ne varësi te kapacitetit
akomodues dhe sallave te shërbimit, dere te sigurt brenda godinës,
- te jete e kompletuar me rafte dhe pajisje te tjera te nevojshme për ruajtjen ne kushte optimale te produkteve, artikujve ushqimore, pijeve etj.,
- magazinimi i artikujve industriale, si solucionet larëse e pastruese duhet te behet ne
ambiente te veçanta,
- magazinimi i artikujve ushqimore behet i ndare sipas natyrës se tyre:
a) artikujt qe nuk kërkojnë magazinim te ftohte, si produkte te thata, pije te ndryshme,
disa lloje zarzavatesh te freskëta etj.,
b) artikujt qe kërkojnë ruajtje ne temp. 2- 8 grade, si produktet bulmetore, te mishit dhe peshkut te freskët, vezët etj.,
c) artikujt qe kërkojnë ruajtje ne temp. -10 grade, si ushqimet e ngrira,
d) artikujt qe kërkojnë ruajtje ne temp. nen -10 grade, si akullore etj.
1. Hotelet me "Një yll"
- kapaciteti pritës, jo me pak se 7 dhoma,
- recepsion i kompletuar me te gjitha pajisjet bashkëkohore,
- dhoma te kompletuara, moket ose shendileta pranë krevatit,
- ngrohje e mjaftueshme ne dhoma dhe ne mjediset e brendshme,
- telefon/fax ne dispozicion te klienteles,
- tyre për administratorin ose për menaxherin,
- ashensor, kur godina ka mbi tre kate,
- hollë sip. 16-25 m", me kënd pushimi komod me vende ulje sipas kapacitetit,
- salle për ngrënien e mëngjesit, restorant,
- sistem komunikimi me sportelin për raste emergjence,
- televizor ne hollë ose ne mjedise te përbashkëta,
- ofrimi i ndihmës se shpejte.
II. Hotelet me "Dy yje"
Përfshijnë te gjitha kërkesat e hoteleve me "Një yll" plus:
- kapaciteti akomodues, min. 12 dhoma,
- sip. 30 m2 deri 40 m2,
- bar dhe restorant te ndare nga holli,
- televizor, minibar dhe telefon ne çdo dhome,
- parking për automjete, për min. 60 për qind te kapacitetit akomodues,
- dhome ose depo për ruajtjen e bagazheve,
- ashensor, kur godina ka mbi tre kate,
- ne çdo dhome listën e çmimeve për shërbimet e ndryshme,
- shërbim ne dhome deri ne orën 24.
III. Hotelet me "Tre yje"
Përfshijnë te gjitha kërkesat e hoteleve me "Dy yje" plus:
- kapaciteti akomodues, min. 20 dhoma,
- hollë me sip. 50 m2 deri 80 m2,
- sipërfaqe minimale e dhomës:
a) për një person krevat tek 12m2
b) për dy persona krevat dopio 14m2
c) për dy persona krevate teke 16m2
d) për tre persona krevate teke 14m2
- telefon me lidhje interurbane,
- pasqyre ne përmasa minimumi 180 x 60 cm,
- bar me mjedis çlodhjeje,
- ajër i kondicionuar ne te gjitha mjediset,
- dyshemeja e dhomës se gjumit, me moket ose me tapet i cilësi se larte,
- restorant me meny,
- tavoline pune ne dhome (skrivani),
- sistem alarmi automatik,
- sigurimin e ndihmës se shpejte mjekësore,
- facilitete për pastrimin e këpucëve,
- salle pritje për takime, për konferenca dhe te tjera evenimente,
- shërbime për larje dhe për hekurosje sipas kërkesave te klienteles,
- magazina për produkte dhe për pajisje,
- tyre për këmbim valute,
- dyqan suveniresh,
- informacion ne dhome për shërbimet e ofruara,
- transport i bagazheve,
- mëngjesi i përfshirë ne çmimin e fjetjes,
- kompjuterizim i mbajtjes se llogarive dhe rezervimit.
Banjat dhe tualetet
- sipërfaqja min. 3.5 m2
- vaske
- bide
- stol
- tharëse flokësh
- kapuç dushi
IV. Hotelet me "Katër yje"
Përfshijnë te gjitha kërkesat për hotelet me "Tre yje" plus:
- kapaciteti akomodues, min. 50 dhoma,
- hollë pritjeje me sip.min.120 m2 dhe kënde komode lodhjeje,
- sipërfaqja minimale e dhomës:
a) për një person 14 m2
b) për dy persona 16 m2 (matrimoniale)
c) për dy persona 18 m2 (krevate teke)
- minimumi dy kolltukë ne dhome ose kënd pritjeje,
- radio dhe televizor,
- ashensor me sistem alarmi,
- depozite për bagazhet e lidhur me ashensorin dhe shkallet e shërbimit,
- zyra te veçanta për drejtorin, për ekonomistet, për personelin e administratës,
- restorant te kategorisë se larte qe ofron gatim dhe nivel te larte shërbimi, me vende
uljeje ne raport me kapacitetin akomodues,
- snac-bar, aperitiv-bar, tarrace, taverne, piano-bar etj.,
- lavanteri për larje, për hekurosje dhe për pastrim kimik,
- shtrimi i dyshemeve me materiale te cilësisë se larte,
- shërbime argëtimi, mjedise dhe komplekse lojërash sportive (veçanërisht, për hotele ne
zona bregdetare, klimatike-kuruese etj.),
- pishine,
- shërbim ne dhome nonstop,
- ne dhoma, qese plastike për rrobat e papastra,
- paketeze për qepje,
- dhome mjeku ose infermieri,
- parukeri (për burra dhe gra),
- minimumi një dyqan suveniri,
- salle për konferenca, min. për 50 persona me sip 1.5 m2/për person,
- telefon publik,
- duty-free shoop,
- informacion turistik.
Banjat
- sip.minimale 4 m2 dhe 100 për qind te pajisura me bide me ujë te nxehte/te ftohte,
- makine rroje.
Masat kundër zjarrit
- sistem alarmi automatik i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë dhe tymit,
- shkallet e zjarrit,
- shenjat dalluese treguese për drejtimin e kalimit kur fiken dritat,
- pajisje për shuarjen e zjarrit (te paktën me lende kimike).
V. Hotelet me "Pese yje"
Hotelet me "Pese yje" i përkasin kategorisë se larte te klasifikimit.
Kriteret, normativat dhe kërkesat e klasifikimit për ketë kategori janë te një shkalle shume me te larte.
Vendndodhja, zona e vendndodhjes, dimensionet dhe lloji i strukturës, cilësia dhe niveli i pajisjeve, dekorimi, gama e gjere dhe niveli tepër i kualifikuar i shërbimeve te ofruara, përbejnë kritere te rëndësishme për klasifikimin me "pese yje".
Klasifikimi i hoteleve me "pese yje" përfshin kërkesat dhe normativat e klasifikimit me
"katër yje" plus:
- porta e hyrjes kryesore detyrimisht dopio dere ose rrotulluese,
- holli i pritjes sip. min. 160 m2 me shume hapësirë ose min. 3 salla komunikuese,
- hyrje te veçanta për handikapë dhe për bagazhet,
- kapaciteti akomodues min. 100 dhoma,
- sipërfaqja minimale e dhomës:
a) për një person 16 m2 (krevat tek)
b) për dy persona 18 m2 (matrimoniale)
c) për dy persona 20 m2 (krevate teke)
- apartamentet, jo me pak se tri ndarje, sipërfaqe minimale 60 m2 (pa përfshirë banjat,
tualetet, verandat),
- 100 për qind e dhomave me izolim akustik dhe termik
- mobilim cilësor dhe i larmishëm i dhomave, komforti ne përputhje me standardet
bashkëkohore dhe i një cilësie te larte;
- min. tre salla për koktej, për konferenca shtypi, për takime etj.,
- salle për kongrese, për konferenca, për mbledhje etj., me kapacitet jo me pak se 100 persona, me izolim akustik dhe me te gjitha pajisjet dhe aparaturat elektronike për përkthime dhe për bashkëbisedime,
- kasaforte ne dhome për futjen e sendeve me vlere me kapacitet normal, e siguruar
me dy çelësa dhe me sistem shifrash,
- telefon me lidhje interurbane,
- telefon i lidhur direkt me sallat e shërbimit,
- sistem alarmi,
- hekur hekurosje,
- kartele fosforeshente "mos me shqetëso" për t'u varur ne derën e jashtme,
- pulsant për thirrjen e kameriereve ose personelin e shërbimit,
- komandim me pulsant ose i mekanizuar i tendave te errësimit,
- televizor, sistem video, antene me satelit,
- garazh te hapur dhe te mbyllur me kapacitet 20 për qind te numrit te dhomave,
- pishine e hapur/e mbuluar, me sistem filtrimi, me kabina zhveshjeje, me dushe dhe
me ndriçim te mjaftueshëm brenda e jashtë, ekip shpëtimi ne gatishmëri te përhershme,
- klub nate ose diskoteke,
- kazino,
- dhome mjeku, mjek dhe infermier me shërbim non stop,
- palestër me vegla gjimnastikore dhe aerobi,
- sauna,
- dhome masazhi,
- jo me pak se dy restorante te kategorisë se larte me vende uljeje ne raport me
kapacitetin pritës, meny me oferte edhe specialitete vendase,
- salle pastiçerie,
- ashensor automatik për klientë, me material cilësor dhe dekoracion,
- ashensor automatik i veçante për handikapate,
- ashensor automatik për shërbimin,
- tualete për handikapare,
- lavanderi, rrobaqepësi, dhome për hekurosje dhe pastrim kimik,
- ne çdo dhome, informacion hotelier dhe bllok te veçante shënimesh,
- kompleks dyqanesh, dyqan për shitjen e sendeve me vlere, dhurata, parfumeri,
gazeta, revista, kartolina etj.,
- automjete ne dispozicion për te garantuar transferten e klientëve,
- shërbim i stafit drejtues 24-ore.
Materialet e servisit (pirunë, luge, thika, pjata, gota sipas menysë dhe llojit te pijeve),
Mbulesat e tavolinës etj., duhet te jene te një cilësie shume te larte dhe me emblemën e hotelit.
Kompjuterizim i plote i veprimeve dhe i proceseve me klientët (rezervim, llogari,
pagesa etj.).
Banjat dhe maketet
- sipërfaqja minimale 5 m2,
- te shtruara me granit ose me mermer (material jorreshqites),
- vaske me material te cilësisë se larte, me përmasa 70x160x55 cm, rrethuar me
armature, me mbështetëse tek koka dhe mbajtëse,
- perde ndarëse,
- pantofla me një përdorim,
- tapete për banje,
- lavaman i vendosur ne mur,
- bide,
- pasqyre e madhe e ndriçuar dhe pasqyre me zmadhim,
- etazher,
- sartin, shampo, qese higjienike, pambuk për pastrimin makijazhi dhe kapuç dushi
cilësor,
- telefon dhe sistem alarmi i lidhur me recepsionin.
Masa kundër zjarrit
- ne çdo dhome, plani i katit për shkallet e zjarrit,
- sistem automatik për hapjen e dyerve, ne rast evakuimi,
- shenja te veçanta drite te marra nga rrjeti elektrik,
- makineri dhe pajisje automatike për shuarjen e zjarrit,
- personel te specializuar për shuarjen e zjarrit.
Vendkalimi për handikapatet dhe për bagazhet me pjerrësi 6 për qind dhe gjerësi
min.180 cm.
II. KRITERET E VLERESIMIT DHE KLASIFIKIMIT TE MOTELEVE ME YJE
MOTEL - është njësia akomoduese turistike, me vendndodhje si rregull jashtë qendrave re banuara, ne kryqëzime dhe afërsi te arterieve te mëdha te qarkullimit, e cila ofron, kryesisht për klientele kalimtare, shërbimet e fjetjes, te ushqimit etj. dhe, detyrimisht te parkingut dhe te ndihmës se pare mekanike.
Për t'u cilësuar "turistik", moteli duhet te ketë një kapacitet prej min. 5 dhoma.
Ndihmesa e pare mekanike nënkupton: larje, vaisje, ndërrim gomash, furnizim me karburant dhe shërbime te tjera te emergjencës për mjetet e motorizuara.
Elemente te përgjithshme për vlerësimin dhe klasifikimin e moteleve:
A. Elemente te jashtme
1. Vendndodhja
- jashtë qendrave te banuara, ne arterie dhe kryqëzime rrugore, përgjatë autostradave dhe rrugëve nacionale, ne drejtim dhe me afërsi te qendrave turistike, historike, kulturore, sportive, porteve dhe aeroporteve.
2. Pamja e jashtme arkitektonike e strukturës
- ne përshtatje me natyrën dhe me vendndodhjen e strukturës,
- strukture e vetme ose disa struktura ne afërsi me njëra-tjetrën dhe te përshkueshme
me këmbë, por detyrimisht me nyje sanitare te veçanta.
3. Materiali i përdorur për ndërtim
a) veshje me mermer, me granit, me material te veçante,
b) veshje me gurë te punuar, me tulla dekorative, me gurë dhe me dru natyror,
c) suva plastike, suva e thjeshte.
4. Parkingu
- me dy dyer për hyrjen dhe për daljen e lirshme te automjeteve,
- i hapur dhe i mbyllur ne raport me kapacitetin e strukturës,
- i shtruar, i sistemuar dhe i siguruar me roje.
5. Mjedisi rrethues, niveli i higjienës, ndriçimi
- elemente dekorative, si peme, lule, shatërvan, stola ose vende për te ndenjur etj.,
- i mirëmbajtur dhe me ndriçim te mjaftueshëm.
6. Kënde sportive dhe argëtuese, lodra për fëmijë
- ne varësi te vendndodhjes dhe kapacitetit mund te ketë pishine te hapur për te rritur
dhe për fëmijë, kënde lojërash për fëmijë, kosha basketbolli, rrjeta volejbolli, fushe tenisi,
minigolfi etj.
7. Rruga për ne motel
- e lidhur me rrugën kryesore, e shtruar dhe e niveluar, me gjerësi te mjaftueshme, min
4.5 ml qe garanton kalim te lirshëm te automjeteve.
8. Reklama, element shume i rëndësishëm
- vendosur përgjatë rrugës, ne një pozicion te dukshëm, ne afërsi te strukturës, e dallueshme ne distance dhe e ndriçuar, për te tërhequr vëmendjen e automobilistëve,
- tabela te jete e pajisur me shenjat orientuese për te lehtësuar gjetjen e vendndodhjes se
strukturës.
Struktura mundësisht e siguruar me roje 24 ore.
B. Elemente te brendshme
Recepsioni
- banak bashkëkohor i kompletuar,
- punonjës recepsioni,
- shërbimi i pronotimit,
- liste çmimesh dhe informacionesh për lloje te veçanta shërbimesh dhe llojet e taksave,
nëse ka te tilla,
- informacion për kohe-qëndrimin e klientit dhe informacion turistik,
- mbajtje e çelësave,
- kasaforte për sendet me vlere,
- me kërkesë, zgjimi i klientit ne orarin e dëshiruar,
- kutinë e ndihmës se shpejte,
- informacion për llojet e shërbimeve qe ofrojnë dhe për oraret,
- afishimin e kursit te valutës dhe këmbim valute,
- telefon, faks etj.,
- hyrje e lirshme ne çdo kohe për klientët e regjistruar.
Holli
- kënd çlodhjeje me sip. minimale 6 m2, pa përfshirë recepsionin,
- dysheme e shtruar me pllaka, me mermer, me granit etj.,
- poltrona , tavoline mesi,
- temperatura e ambienteve publike: normale,
- porta e hyrjes me përmasa qe te lejoje hyrjen lirshëm te klientëve me bagazhet e tyre,
- i dekoruar me lule, me piktura etj.,
- televizor me ngjyra,
- mjedis i pastër dhe i mirëmbajtur,
- tualet (nyje sanitare) për klientët ndare sipas sekseve.
Dhomat
100 për qind e dhomave me banje.
Sipërfaqja minimale, pa përfshirë paradhomën dhe tualetin:
- dhome me një krevat tek 9 m2
- dhome matrimoniale 11 m2
- dhome me dy krevate teke 12 m2
- lartësia e dhomës min. 260 cm
- paradhoma minimumi 1.4 m2
Temperatura e ambientit: normale.
Nuk lejohet ndërtimi i dhomave ne katin përdhes te strukturës (me përjashtim te rasteve kur struktura ka distance nga taka disa shkalle).
Pajisjet
- dere e sigurt me mbyllje nga brenda,
- krevat tek gjerësia min. 90 cm
- krevat dopio gjerësia min. 152 cm
- distanca midis krevateve teke min. 50 cm
- distanca e krevatit nga dyshemeja 55 cm
- komodine dhe tavoline,
- tualet me pasqyre,
- karrige ose poltron,
- raft për rroba,
- moket, tapet ose shendileta,
- perde te holla e te trasha ose grila për te mos depërtuar drita,
- abazhur tavani dhe komodine.
Banjat
- sipërfaqja minimale 2,2 m2,
- temperatura e ambientit: normale,
- e shtruar dhe veshur me pllaka ( mermer qeramike etj. ) mbi 1/2 e lartësisë se mureve,
rezistente ndaj acideve e solucioneve dhe te pastrueshme me lehtësi,
- ajrosje natyrale ose aspirator,
- mbyllje e sigurt e derës nga brenda,
- dritaret te papërshkueshme nga shikimi i jashtëm,
- wc,
- lavaman,
- pasqyre e ndriçuar mbi lavaman,
- etazher ose dollap,
- vaske me perde ose kabine dushi,
- mbajtëse peshqiri,
- mbajtëse letre higjienike,
- varëse për rroba,
- kosh për mbeturina,
- shampo, sapun etj.,
- rregullator voltazhi,
- ujë i ftohte dhe i nxehte i garantuar ne çdo kohe,
- niveli i higjienës ne lartësinë e duhur.
Dera e banjës duhet te hapet nga jashtë.
Pastrimi dhe rregullimi i dhomave çdo dite.
Ndërrimi i biankerive për çdo klient te ri.
Dhomat e gjumit nuk duhet te korrespondojnë me ambientet publike, si holli, recepsioni, restoranti etj.
Ballkonet dhe verandat
- sipërfaqja min. jo me pak se 1.5 m2 ,
- lartësia e rrethimit jo me pak se 1 ml,
- te mos korrespondoje me dhomën ngjitur,
- i kompletuar, ne varësi te sipërfaqes dhe vendndodhjes,
Biankerite
a. ne dhoma ne dispozicion te klientëve: çarçafë, këllëf jastëku, mbulesa krevati, batanije, jastëk rezerve,
b. ne tualete ne dispozicion te klientëve: peshqirë dushi ose mantobanje, peshqirë për fytyre, peshqirë këmbesh, shendileta për banje.
Korridoret
- gjerësia minimale 1.4 ml,
- te ventiluara,
- me ndriçim te mjaftueshëm
- numrat e dhomave estetike dhe te lexueshëm,
- pasqyra ne çdo kat,
- skemën e evakuimit ne rastet e rënies se zjarrit.
Shkallet
- shkalle për klientët,
- shkallet e emergjencës (ne raste zjarri, tërmeti, uji etj.).
Ashensor (për godine mbi tre kate)
- ashensor për klientët me sistem alarmi dhe kondicioner te brendshëm, gjerësia min. e
dyerve 80 cm.
Salle për ngrënien e mëngjesit
- e ndare ose ne një ambient me hollin,
- me vende ulje, ne kapacitet me numrin shtretërve,
- e kompletuar me serviset përkatëse.
Salle restoranti
- sipërfaqja min. 1 m2 për person,
- temperature normale e ambientit,
- higjiene e larte e ambienteve dhe e pajisjeve,
- kundërmimi i erërave te kuzhinës ne salle i palejueshëm,
- paraqitja estetike e menysë,
- llojshmëria e asortimenteve,
- shtrimi i tavolinave (molotone, mbulesa, sipermbulesa, vazo lulesh, tavlla cigaresh),
- cilësia e gatimit dhe paraqitja estetike e pjatës,
- dekorim i sallës dhe pajisje cilësorë,
- perde, tavolina, karrige, mbajtëse çadrash etj.
Kuzhina
- mundësisht ne te njëjtin kat me restorantin,
- përmasat ne raport me kapacitetin e restorantit,
- mosdepertim i tymrave, i erërave, i zhurmave etj., nga mjediset e kuzhinës ne sallën e
restorantit, .
- pajisjet për gatim bashkëkohor dhe me standard te larte,
- lavaman e lavapjata për larjen e enëve, te perimeve etj.,
- aspirator,
- ujë i rrjedhshëm, i ftohte dhe i nxehte,
- ruajtje e produkteve ushqimore brenda normativave dhe kushteve higjieno-sanitare. Furnizimi me ujë
- furnizim i pandërprerë me ujë te ngrohte/ ftohte me presion normal,
- rezervuar me kapacitet te mjaftueshëm për te garantuar furnizimin me ujë, min. për dy dite, ne raste te ndërprerjeve,
- detyrimisht përdorimi i ujit me parametra normale, (ne rast ndotjeje eventuate, njoftim urgjent i klienteles).
Ndriçimi dhe izolimi elektrik
- i garantuar ne vazhdimësi, me tension normal,
- sistem trefazor,
- çelës kontakti i pavarur ne raste avarie,
- parametrat e ndriçimit te ambienteve ne përputhje me funksionin,
- gjenerator pa zhurme dhe me kapacitet te mjaftueshëm,
- instalimet elektrike dhe rutilë shpërndarëse te hidroizoluara sipas kushteve teknike, te
papërshkueshme nga uji/agjentet atmosferik,
- te gjitha pajisjet elektrike detyrimisht te tokëzuara.
Masat kundër zjarrit
- struktura e ndërtuar larg burimeve te zjarrit,
- përdorimi i materialeve për ndërtim dhe arredim me koeficient te larte rezistence
kundër zjarrit,
- pajisjet e emergjencës për mbrojtjen kundër zjarrit,
- sistem alarmi ne gatishmëri funksionimi,
- udhëzues për klientin për masat ne rast rënie zjarri,
- planin e evakuimit ne çdo kat dhe ambiente komune,
- rrufepritëse.
Sistemi i ventilimit
- i detyrueshëm ne te gjitha mjediset, veçanërisht ato ndihmese,
- natyral ose mekanik, por me fuqi aspiruese te mjaftueshme për te parandaluar erërat e huaja ne mjediset e strukturës, si dhe për ajrin e ndotur te tualeteve ne rast lidhjeje me te njëjtin
oxhak ventilimi.
Magazinimi dhe ruajtja e artikujve ushqimore dhe industriale
- sipërfaqja e magazinës ne vartësi te kapacitetit akomodues dhe te dimensioneve te
strukturës,
- dere e sigurt brenda godinës,
- rafte dhe pajisje te tjera për ruajtjen ne kushte optimale te artikujve,
- magazinim ne ndarje te veçanta i artikujve industriale (si solucione larëse, pastruese,
etj.),
- magazinimi i artikujve ushqimore, i ndare sipas natyrës se tyre dhe ne kushte normale. Niveli i higjienës
- shume i larte ne mjediset e brendshme te strukturës dhe ne mjediset rrethuese,
- dezinfektimeve, te pjesshme periodike dhe totale te mjediseve te strukturës,
- përzgjedhja e insekticideve dhe dezinfektimi me rekomandim te organeve kompetente dhe me procesverbal.
Personeli i shërbimit
- detyrimisht i pajisur me libreze shëndetësore,
- personel i përgatitur për kryerjen e shërbimit me profesionalizëm,
- shërbim me uniforme,
- paraqitja e jashtme e rregullt (higjiena personale, paraqitja etj.),
- gardërobë dhe nyje sanitare te veçanta, parking i veçante,
- formim profesional dhe njohje gjuhe te huaj (ne vartësi te nivelit te klasifikimit dhe
vendndodhjes se strukturës).
1. Motelet me " Një yll"
- kapaciteti pritës jo me pak se 5 dhoma,
- parking i hapur për automjete 100 për qind e kapacitetit te strukturës,
- asistence mekanike për automjetet,
- furnizim me karburant,
- recepsion bashkëkohor,
- telefon, fax, etj. ne dispozicion te klientëve,
- ne hollë kënd pushimi komod,
- salle ose ambient i ngjashëm për ofrimin e mëngjesit,
- mëngjesi i përfshirë ne çmimin e fjetjes,
- televizor ne hollë ose ne një ambient te përbashkët,
- ofrim i ndihmës se shpejte,
- dhome e kompletuar sipas kërkesave te standardeve bashkëkohore,
- magazine,
- ndërrimi i biankerive 1 x 3 dite ose sipas kërkesave te klientit,
- rregullimi i dhomës dhe pastrimi i ambienteve çdo dite.
II. Motelet me " Dy yje "
Përfshijnë te gjitha kërkesat e moteleve me "Një yll" plus:
- restorant te ndare nga holli,
- depo për ruajtjen e bagazheve min. 4 m2,
- televizor ne çdo dhome,
- telefon i lidhur qofte dhe me recepsionin,
- ne çdo dhome listën e shërbimeve me çmimet përkatëse,
- kondicioner ose sistem ngrohjeje ne te, gjitha ambientet,
- mëngjes i paketuar për klientët qe udhëtojnë herët,
- ndërrimi i biankerive 1 x 2 dite,
- kënde lojërash për fëmijë dhe kënd sportiv.
III. Motelet me "Tre yje"
Përfshijnë te gjitha kërkesat e moteleve me "Dy yje" plus: Kapaciteti akomodues min. 12 dhoma.
sipërfaqja min. e dhomës:
a) me krevat tek 11 m2
b) matrimoniale 12 m2
c) me dy krevate tete 14 m2
- garazh i mbyllur 70 për qind te kapacitetit,
- sipërfaqja min. e hollit 12 m2,
- dopio dere ose dere rrotulluese,
- bagazhist,
- transport te bagazheve,
- depo për ruajtjen e bagazheve min. 8 m2,
- hyrje e veçante për bagazhet,
- bar dhe restorant ne dispozicion te klienteles,
- kënde lojërash për te rritur e për fëmijë,
- pishine (ne varësi te vendndodhjes),
- salle për takime pune ose për konferenca,
- salle për lojëra te qeta (shah, domino etj.),
- gardërobë,
- ballkon min. 2.5 m2,
- minibar,
- ne çdo dhome radiomagnetofon,
- lidhje telefonike interurbane ne te gjitha ambientet,
- kabine telefonike ne hollë,
- ndërrimi i biankerive çdo dite,
- zyre këmbim valute,
- dyqan për suvenire,
- dyqan shitjeje për artikuj te nevojshëm te domosdoshëm,
- sistem alarmi automatik ne te gjitha mjediset,
- ofrohet shërbim larje dhe hekurosje, mundësisht pastrim kimik,
- zyre për drejtorin,
- zyra për administratën,
- mjedise te brendshme te shtruara me mokete / tapete cilësorë,
- mbajtëse për bagazhe ne dhome,
- tavoline pune ne dhome,
- ne çdo dhome pasqyre tualeti ne tere gjatësinë min. 180x60 cm,
- sistem alarmi ne dhome,
- ne çdo dhome kasaforte për ruajtjen e sendeve me vlere,
- ofron shërbim ne dhome,
- facilitete për pastrimin e këpucëve,
- rezervimet dhe llogarite te kompjuterizuara,
- personeli i shërbimit te klienteles, min. dy gjuhe te huaja.
Banjat
- sipërfaqja min. 3 m2,
- vaske, bide, stol,
- tharëse flokësh, kapuç dushi,
- qese plastike për rrobat e papastra,
- sistem alarmi ose telefon portabel.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
TURIZEM
 762 305080013





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan