marketkonekt
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7703
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 11.05.1993
Data e aprovimit te Aktit: 03.06.1993
Numri i neneve: 100
Numri i fletores zyrtare: 7
Data e fletores zyrtare: 12.06.1993
Aktiviteti: Komisioni Ekonomi,Finance,Privatizimi,Sigurim Shoqëror
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ligji për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore. Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga: sigurimi i detyrueshem, vullnetar, suplementar dhe nga pensionet shtetërore të posaçme.
Amendamente
1 Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë"
Akte te ngjashem
1 "PËR CAKTIMIN, ADMINISTRIMIN DHE PAGESËN E PENSIONEVE"
2 PËR NDËRPRERJEN E MARRËDHËNIEVE TË PUNËS, NGA ORGANET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PAS PLOTËSIMIT TË KUSHTEVE PËR PENSION PLEQËRIE
3 Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë"
4 Për zbatimin e ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë".
5 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me ligjin nr. 7932, datë 17.05.1995 dhe me ligjin nr. 8286, datë 16.02.1998
6 Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
7 Për NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1114, DATË 30.7.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJEVE NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJ
8 Për një ndryshim në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
9 Për dhënie asistence ekonomike të menjëhershme personave, që përfitojnë pension
10 Për disa shtesa në vendimin nr.1114, datë 30.7.2008 të këshillit të ministrave “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar”, Nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: L I G J

NR.7703 DATE 11.5.1993

PER SIGURIMET SHOQERORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491, date 29.4.1991
"Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Keshillit
te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

PJESA I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

SISTEMI I PERGJITHSHEM I SIGURIMEVE SHOQERORE

Ligji per sigurimet shoqerore te Republikes se Shqiperise
rregullon marredheniet ne fushen e sigurimeve shoqerore. Sistemi
i pergjithshem i sigurimeve shoqerore perbehet nga: sigurimi i
detyrueshem, vullnetar, suplementar dhe nga pensionet shteterore
te posacme.

Neni 2

Sigurimet e detyrueshme

Sigurimi i detyrueshem eshte jofitimprures, qe mbron me te
ardhura:
a) Personat e punesuar ne lidhje me:
- paaftesine e perkohshme ne pune per shkak te semundjes;
- barrelindjen;
- pleqerine, invaliditetin dhe humbjen e mbajtesit te
familjes;
- aksidentin ne pune dhe semundjet profesionale;
- papunesine;
b) personat e tjere ekonomikisht aktive (punedhenesit dhe
te vetepunesuarit) ne lidhje me:
- barrelindjen;
- pleqerine, invaliditetin dhe humbjen e mbajtesit te
familjes.
Me kontributet e derdhura garantohet pagesa ne para per te
kompensuar pakesimin e te ardhurave ne nje shume qe mbulon te
pakten nje standard minimal jetese, i cili percaktohet nga
Keshilli i Ministrave. Kur shihet e pershtatshme, mund te jepen
perfitime ne natyre, ne vend ose si shtese e te ardhurave, ne
perputhje me rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 3

Sigurimi shoqeror vullnetar

Personi i siguruar ne menyre te detyrueshme, kur per nje
kohe dhe shkaqe te arsyeshme nuk mund te sigurohet detyrimisht,
ka te drejten e vazhdimit te sigurimit sipas sistemit vullnetar.
Sigurimi vullnetar eshte i mundur edhe per periudhen e studimeve
universitare, me kusht qe personi i siguruar te paguaje kontribut
per kete periudhe perpara dates se fillimit te se drejtes per te
ardhura. Sigurimi vullnetar mund te shtrihet edhe te personat qe
nuk percaktohen ne nenin 2. Sigurimi vullnetar qe parashikohet nga
kjo dispozite, behet ne kushtet e percaktuara nga rregullorja e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 4

Sigurimi shoqeror suplementar

Per perfitimin e pensionit shtese per zyrtare shteterore
Keshilli i Ministrave ka te drejte te vendose nje skeme
suplementare sigurimi. Keshilli i ministrave ka te drejte te
autorizoje cdo subjekt legal per te dhene pension suplementar ne
kushtet e percaktuara me ligj. Sigurimi shoqeror per ushtaraket
qe sherbejne ne strukturat e Forcave te Armatosura te Republikes
se Shqiperise behet sipas kritereve te caktuara me ligj te
vecante.

Neni 5

Pensionet shteterore te posacme

Kane te drejte per pensione te posacme qe jepen nga shteti
personat qe:
a) Kane marre pjese ne levizjen e Rilindjes Kombetare, ne
levizjet popullore, ne luften kunder pushtuesve nazifashiste
brenda dhe jashte Shqiperise dhe ne levizjen demokratike dhe qe
kane merita te vecanta;
b) kane arritur rezultate te dallueshme ne fushen e
shkences, kultures, arteve, ekonomise dhe politikes;
c) kane vuajtur nga persekutimi politik ne rregjimin
komunist; personat e permendur ne shkronjat a,b,c, te ketij neni
perfitojne:
a) pension te posacem shteteror, ne rast se nuk perfitojne
pension nga sigurimet shoqerore, ose
b) shtese pensioni te posacem shteteror mbi pensionin qe
u takon nga sigurimet shoqerore.
Kushtet e perfitimit, shuma dhe procedura per dhenien e
pensioneve te posacme shteterore dhe te shtesave te pensioneve
te posacme shteterore percaktohen nga Keshilli i Ministrave.
Keshilli i Ministrave ka te drejte te vendose qe administrimi i
pensioneve te posacme shteterore te behet nga Instituti i
Sigurimeve Shoqerore dhe shpenzimet te mbulohen nga buxheti i
shtetit.

PJESA E II

Personat qe perfitojne nga sigurimet shoqerore

Neni 6

Mbrojtja e detyrueshme
Sigurimet shoqerore mbrojne ne menyre te detyrueshme gjithe
shtetasit ekonomikisht aktive ne Shqiperi, ne rastin e pakesimit
te te ardhurave si pasoje e barrelindjes, pleqerise,
invaliditetit dhe humbjes se mbajtesit te familjes. Sigurimet
shoqerore, gjithashtu i japin mbrojtje te detyrueshme gjithe
personave te punesuar ne rastin e pakesimit te te ardhurave si
pasoje e paaftesise se perkohshme te shkaktuar nga semundja,
aksidenti ne pune, semundja profesionale dhe papunesia. Keshilli
i Ministrave mund te vendose per fusha te tjera mbrojtjeje, si
dhe per perjashtime per:
a) Punetoret sezonale dhe te perkohshem
b) te vetepunesuarit ne bujqesi
c) punetoret e papaguar te familjes se persnave te
vetepunesuar
ç) kursantet dhe studentet per kohen e praktikes mesimore,
te cilet sigurohen vetem per aksidentin ne pune nga punedhenesit.

Neni 7

Punetoret e huaj dhe shtetasit shqiptare jashte shtetit

Sigurimet shoqerore u japin mbrojtje edhe:
a) shtetasve shqiptare qe punojne jashte shtetit,sipas
kushteve te rregullores se Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe
te konventave te pranuara;
b) shtetasve te huaj qe punojne ne Shqiperi prane
punedhenesve shqiptare;
c) shtetasve te huaj qe punojne ne Shqiperi prane
punedhenesve joshqiptare, kur ata nuk gezojne mbrojtje tjeter me
te favorshme.

Neni 8

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore nis diten kur
personi e ka filluar ligjerisht veprimtarine ekonomike dhe mbaron
diten kur perfundon ligjerisht kjo veprimtari. Periudha e
mbrojtjes nga sigurimet shoqerore vullnetare nis nga data e
percaktuar ne kontraten e sigurimit dhe mbaron diten e skadimit
te kesaj kontrate. Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore
vullnetare nis nga data e percaktuar ne kontraten e sigurimit dhe
mbaron diten e skadimit te kesaj kontrate. Periudha e mbrojtjes
nga sigurimet shoqerore per efekt te pensionit te pleqerise,
pensionit te invaliditetit dhe te pensionit familjar eshte edhe
periudha kur personi perfiton te ardhura nga sigurimet shoqerore
per shkak semundjeje, barrelindjeje, aksdenti ne pune ose
semundjeje profesionale dhe per papunesine. Kontributet ne favor
te tyre do te transferohen nga llogarite e degeve perkatese.
Detajet percaktohen nga rregullorja e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore.

Neni 10

Masa e kontributeve

Kontributi qe paguhet per sigurimet shoqerore ne fondet e
sigurimeve per semundje, barrelindje dhe pensione do te jete:

a) per punedhenesit 26 per qind e shumes bruto te
listepagesave;
b) per personin e punesuar 10 per qind e pageses se tij
totale(bruto).
Kontributi minimal per personin e punesuar, punedhenesin
dhe te vetepunesuarin eshte i barabarte, kurse kontributi
maksimal eshte sa 3 here kontributi minimal. Masa konkrete e
kontributit minimal caktohet nga Keshilli i Ministrave. Personat
e vetepunesuar ne bujqesi paguajne ne nivelin baze te kontributit
qe paguajne te vetepunesuarit ne jo me pak se dy data ne vit,
sipas vendimit te Keshillit te Ministrave.

Neni 11

Kontributi vullnetar

Kontributi vullnetar paguhet nga personi i siguruar ne
shumen dhe afatin e percaktuar ne kontraten e sigurimit
vullnetar. Kontributi vullnetar ka te njejtin rregull me
kontributin e detyrueshem.

Neni 12

Personat e vetepunesuar dhe te punesuarit kane te drejte
ne kushtet e caktuara ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore te perfundojne nje kontrate te sigurimit shoqeror
vullnetar per te perfituar:
a) nje shume me te madhe te ardhurash;
b) te ardhura, te cilat nuk u jepen atyre ne menyre te
detyrueshme.

MBLEDHJA E KONTRIBUTEVE

Neni 13

Detyrimi per te paguar kontributet

1. Kontributet do te paguhen nga personat e siguruar
2. Kontributet e personave te punesuar nen nje kontrate pune
do te ndahen ndermjet personit te siguruar dhe punedhenesit te
tij, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji dhe do te derdhen
nga punedhenesi.
3. Personat e detyruar per derdhjen e kontributeve jane
pergjegjes per llogaritjen dhe pagesen e tyre. Punedhenesi eshte
i detyruar te mbaje nga paga e te punesuarve kontributet dhe tþi
derdhe ato ne llogarite e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
4. Çdo diference ne shumen e kontributeve do te kthehen
gjate 3 vjeteve te pageses se bashku me gjoben.

Neni 14

Shperndarja e kontributeve

1. Kontributet e paguara nga personat e punesuar shperndahen
ne tri dege qe administrojne fondet e sigurimeve shoqerore:
a) dega e sigurimit te semundjeve 1,5 per qind e shumes se
listepagesave;
b) dega e sigurimit te barrelindjes 2,8 per qind e shumes
se listepagesave
c) dega e sigurimit te pensioneve 31,7 per qind te shumes
se listepagesave
2. Punedhenesi, pervec kesaj paguan:
a) te dega e sigurimit te aksidenteve dhe e semundjeve
profesionale 0,5 per qind te shumes se listepagesave;
b) te dega e sigurimit te papunesise 6,0 per qind te shumes
se listepagesave.
3. Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te diferencoje
pagesen e kontributit per aksidente lidhur me rrezikshmerine e
jetes qe paraqet puna ne deget e ekonomise.

Neni 15

Pagesa e kontributeve

Kontributet ne fondin e sigurimeve shoqerore paguhen cdo
muaj. Afati i derdhjes se tyre jo me vone se fundi i muajit te
ardhshem.

Neni 16

Gjobat

1. Per kontributet e paguara pas afatit te caktuar paguhet
gjobe.
2. Gjobe paguhet,gjithashtu,edhe per regjistrim te vonuar
te personave te siguruar,si dhe per nje percaktim me te vogel te
shumes se kontributeve.
3. Gjobat e vena per regjistrim te vonuar te personave te
siguruar, per pagese te vonuar te kontributeve dhe per pagese me
te vogel te kontributeve te punedhenesit ose te personelit te
vetepunesuara, do te jene 0,5 per qind per dite te shumes se
papaguar te kontributeve, duke filluar nga dita kur pagesa duhet
te ishte bere. Gjobat caktohen nga agjencite e Institutit te
Sigurimeve Shoqerore.

Neni 17

Apelimet

Personi ka te drejten e apelit ne gjyq kunder vendimeve te
agjencive te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 18

Perparesia e kontributeve

Pagesat e kontributeve gezojne perparesi ne raport me
taksat dhe borxhet.

PJESA IV

Neni 19

Te ardhurat ne para

Te ardhurat ne para u paguhen personave perfitues nga:
a) Dega e sigurimit te semundjes;
b) dega e sigurimit te barrelindjes;
c) dega e sigurimeve te pensioneve;
ç) dega e sigurimit te aksidenteve dhe semundjeve
profesionale;
d) dega e sigurimit te papunesise.

KREU I

E ARDHURA PER SEMUNDJE

Neni 20

Ne degen e sigurimit te semundjeve paguhen :
a) te ardhurat per semundje;
b) te ardhurat per kompensim per semundje, kur ndryshon
vendi i punes.

Neni 21

Kushtet e perfitimit

1. Personi i siguruar perfiton te ardhurat per semundje, kur
vertetohet me raport mjekesor se ai eshte perkohesisht i paafte
per te punuar dhe kjo paaftesi nuk eshte pasoje e nje aksidenti
ne pune ose e nje semundjeje profesionale.
2. Personi i siguruar ka te drejten e perfitimit te te
ardhurave per semundje edhe brenda 30 diteve kalendarike pas
mbarimit te sigurimit te tij te detyrueshem. Kjo nuk do te
zbatohet nese i punesuari eshte pushuar nga puna per akt
kriminal, sipas vendimit te gjykates.

Neni 22

Shuma e te ardhurave

1. Te ardhurat per semundje jane 70 per qind te mesatares
ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik,
kur i siguruari ka deri ne 10 vjet sigurim, dhe 80 per qind kur
i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.
2. Per periudhen qe perfituesi eshte shtruar ne spital, kur
nuk ka njeri ne ngarkim, te ardhurat per semundje jane 50 per
qind te mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te
fundit kalendarik.

Neni 23

Periudha e perfitimit

1. Periudha e perfitimit per paaftesi te perkohshme fillon
ne diten e 15 te raportit mjekesor dhe do te zgjate jo me shume
se 6 muaj nga data e fillimit te pageses.
2. Periudha e perfitimit mund te zgjatet perjashtimisht deri
ne 3 muaj te tjere, ne rast se komisioni i mjekeve eksperte
(KMCAP) provon qe personi i siguruar do te sherohet ne kete
periudhe dhe nuk do te deklarohet invalid.
3. Periudha e perfitimit te paaftesise se perkohshme nga
semundja, per ata qe marrin pension invaliditeti te pjesshem,
eshte deri ne 3 muaj nga data e fillimit te pageses.
4. Periudha e perfitimit per punonjesit sezonale dhe te
perkohshem, te cilet kane qene te punesuar te pakten 3 muaj ne
12 muaj ne 12 muajt e fundit, eshte deri ne 75 dite.

Neni 24

Te ardhurat per kompensim semundjeje, kur ndryshon vendi i
punes ose redukton orarin e punes

1. Personi i siguruara qe per arsye shendetesore, me vendim
te komisionit mjekesor kompetent, ndryshon vendin e punes, ka
te drejte te perfitoje nga sigurimet shoqerore kompensimin e te
ardhurave.
2. Shuma e te ardhures qe do te perfitohet per kompensim,
eshte e barabarte me diferencen ndermjet pages se vendit te punes
se meparshme dhe pages se vendit te punes se re. Ky kompensim nuk
mund te jete me shume se 50 per qind e mesatares ditore te bazes
se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.
3. Periudha e perfitimit nuk duhet te kaloje 3 muaj gjate
nje viti nga dita e fillimit te semundjes, per te cilen eshte
ndryshuar vendi i punes.


Neni 25

Detyrimi i punedhenesit

Te ardhurat ne rastin e semundjes per periudhen deri ne 14
ditet e para ose te kujdesjes se femijes ne ngarkim paguhen nga
punedhenesi, sipas percaktimit ne Kodin e Punes dhe ne kontraten
e punesimit ose sipas marreveshjes qe do te kete me perfaqesuesit
e punetoreve, por jo me pak se pagesat e percaktuara ne kete
ligj.

KREU II

TE ARDHURAT PER BARRELINDJE

Neni 26

Ne degen e sigurimit per barrelindje paguhen:
a) te ardhurat per barrelindje;
b) te ardhurat per kompensimin per barrelindje, kur
ndryshohet vendi i punes;
c) shperblimi per lindje femije.

Neni 27

E ardhura per barrelindje

1. E ardhura per barrelindje i paguhet nje gruaje lidhur me
barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka 12 muaj sigurim
shoqeror.
2. Periudha e perfitimit do te jete 365 dite kalendarike,
duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 42 ditesh pas
lindjes se femijes. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se
nje femije, periudha e perfitimit do te jete 390 dite
kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 60 dite para dhe 42
dite pas lindjes se femijeve.
3. E ardhura per barrelindje per gruan e siguruar eshte:
- 80 per qind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te
vitit te fundit kalendarik per periudhen e paralindjes dhe per
150 dite kalendarike pas lindjes;
- 50 per qind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te
vitit te fundit kalendarik per periudhen tjeter ne vazhdim.
4. E ardhura per barrelindje per grate ekonomikisht akte
eshte e barabarte me nivelin baze te pensionit te pleqerise.
5. Nena qe bireson femijen e moshes deri ne 1 vjeç dhe qe
ka qene e siguruar jo me pak se 12 muaj, ka te drejte per leje
pas lindjes, e cila fillon diten e biresimit, por jo me pare se
mbas dites se 42 te lindjes se femijes, dhe vazhdon jo me shume
se 330 dite nga dita e lindes se femijes. Minimumi i lejes per
biresuesen eshte 28 dite.
6. Kur nje femije eshte biresuar gjate lejes se lindjes,
nena qe ka lindur, do te kete nje periudhe perfitimi deri ne
diten e biresimit, por jo me pak se 42 dite pas lindjes.

Neni 28

E ardhura per kompensimin per shtatzenesi

1. Gruaja e siguruar, qe me vendim te komisionit mjekesor
kompetent ndryshon vendin e punes per arsye shtatzenesie, ka te
drejte te perfitoje kompensim te ardhurash per pakesimin qe peson
nga ndryshimi i vendit te punes. Ky kompensim jepet ne rast se
eshte derdhur kontribut per nje kohe jo me pak se 12 muaj.
2. Shuma e te ardhurave qe do te perfitohet per kompensim
eshte e barabarte me diferencen ndermjet pageses se vendit te
punes te meparshem dhe pages se vendit te punes se re. Ky
kompensim nuk mund te jete me shume se 50 per qind e mesatares
ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.

Neni 29

Shperblim per lindje femije

1. Shperblim per lindje femije i paguhet nje personi te
siguruar, i cili eshte nena ose babai i nje femije qe lind, me
kusht qe njeri prej tyre te kete kontribut per nje vit para
lindjes se femijes. Shperblimi do te behet i pagueshem vetem nje
here dhe nena do te kete perparesi ne perfitimin e pageses, ne
rast se ajo eshte e siguruar.
2. Shperblimi per cdo femije te lindur do te jete nje shume
e barabarte me 1500 leke.

KREU III

PENSIONET

Neni 30

Ne degen e sigurimit te pensioneve paguhet :
a) pension pleqerie
b) pension pleqerie i pjesshem;
c) pension invaliditeti
ç) pension invaliditeti i pjesshem;
d) te ardhura shtese per kujdesje;
dh) te ardhura shtese per femijen ne ngarkim;
e) pensione familjare;
ë) pagese per vdekje

PENSIONET E PLEQERISE

Neni 31

KONDITA E PERFITIMIT

1. Personat e siguruar kane te drejten e nje pensioni te
plote baze ne moshen 60 vjec per burrat dhe 55 vjeç per grate,
pasi ata:
a) te kene plotesuar 35 vjet sigurim dhe
b) te jene terhequr nga veprimtaria ekonomike
2. Nenat qe kane lindur 6 a me shume femije, te cilet jane
rritur me shume se 8 vjeç, kane te drejte te dalin ne pension
kur mbushin moshen 50 vjec dhe kane 30 vjet sigurim.

Neni 32

Masa e pensionit

1. Pensioni mujor i pleqerise perbehet nga nje shume baze
dhe nga nje shtese.
2. Shuma baze e pensionit qe u jepet gjithe personave te
siguruar, duhet te siguroje te pakten nje standard jetese
minimal, i indeksuar cdo vit ne lidhje me indeksin e cmimeve te
disa mallrave te zgjedhura, te percaktuara ne rregulloren e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
3. Shtesa qe u jepet personave te punesuara, do te jete 1
per qind per vit sigurimi shumezuar me bazen mesatare te
vleresueshme qe personat e siguruar kane arritur nepermjet
kontributeve. Keshilli i Ministrave te indeksoje cdo vit bazen
e vleresimit individual ne lidhje me zhvillimin e kontributeve
mesatare te paguara ne kete vit.
4. Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me shume
se dyfishi i shumes baze, ose 75 per qind e pages neto mesatare
te 3 vjeteve rresht te 10 vjeteve te fundit te punes te personit
te siguruar, cila te jete me e vogel.

Neni 33

Shtese pensioni per shtyrje te dates se daljes
ne pension

I siguruari qe ka plotesuar kushtet per pension te plote
pleqerie, kur vazhdon te jete ne maredhenie pune, paguan
kontribucione dhe e kerkon pensionin ne nje date te mevonshme pas
plotesimit te kushteve, merr nje shtese prej 4 per qind te
pensionit te plote per cdo vit qe shtyhet dalja ne pension.
Pensioni ne kete rast nuk mund te jete me i madh se 80 per qind
e pages neto mesatare individuale te 3 vjeteve rrjesht te 10
vjeteve te fundit te punes para daljes ne pension.

Neni 34

Pensioni i pjesshem i pleqerise

1. Personi i siguruar per nje kohe me pak se 35 vjet dhe me
shume se 20 vjet sigurimi, ka te drejte te perfitoje pension te
pjesshem, kur te arrije moshen 60 vjec.
2. Pensioni i pjesshem caktohet si pjese e pensionit te
plote. Ky pension llogaritet duke shumezuar pensionin e plote me
vitet e sigurimit dhe duke bere pjesetimin me 35.

PENSIONET E INVALIDITETIT

Neni 35

Kushtet e perfitimit

1. Personi qe behet i paafte gjate kohes qe eshte i
siguruar, merr pension invaliditeti, kur ka plotesuar periudhen
minimale te sigurimit dhe per cdo arsye, vec aksidentit ne pune
ose semundjes profesionale. Ai e merr kete pension kur behet i
paafte:
a) per cdo veprimtari ekonomike;
b) kur ka gjymtime te forta dhe demtime fizike (duke
perfshire verbimin).
Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te
aftesise per pune (KMCAP).
2. Periudha minimale e sigurimit per pension invaliditeti
eshte sa gjysma e diferences se moshes te personit te siguruar
ne kohen qe behet i paafte dhe moshes 20 vjec.
3. Personi qe perfiton pension per invaliditet, kur ploteson
moshen, ka te drejte te kerkoje pension pleqerie, nese ky do te
jete me i favorshem per te.

Neni 36

Shuma e pensionit

1. Shuma e plote e pensionit te invaliditetit perbehet nga
pensioni baze dhe nga nje shtese pensioni qe llogaritet si
pensioni i pleqerise.
2. Pensioni baze siguron te pakten nje standard minimal
jetese dhe indeksohet ne lidhje me zhvillimin e indeksit te
cmimeve se bashku me indeksimin e pensioneve te pleqerise.
3. Shtesa qe i paguhet personit te punesuar, eshte 1 per
qind per vit sigurimi here mesataren e bazes se vleresuar qe
personi i siguruar ka arritur nepermjet kontributeve.Me
propozimin e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Keshilli i
ministrave mund te indeksoje cdo vit bazen e vleresuar
individuale, ne lidhje me zhvillimin e mesatares se kontributeve
te paguara ne kete vit.
4. Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me e madhe
sesa dy here pensioni baze ose 80 per qind e pages mesatare neto
te vitit te fundit, cila te jete me e vogel.

Neni 37

Pensioni i invaliditetit te pjesshem

1. I siguruari merr pension per invaliditet te pjesshem, kur
ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit sipas nenit 35 dhe
kur per cdo arsye, pervec aksidentit ne pune dhe semundjes
profesionale, behet i paafte te kryeje punen e fundit, por mund
te punoje ne kushte te vecanta pune. Shkalla e invaliditetit dhe
puna qe do te kryeje i siguruari, percaktohet nga komisioni
mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).
2. Pensioni i invaliditetit te pjesshem eshte sa 50 per qind
e pensionit te plote te invaliditetit. Ai llogaritet ne te
njejten menyre si pensioni i plote i invaliditetit.

Neni 38

E ardhura shtese per kujdesie

Kur perfituesi i nje pensioni invaliditeti behet fizikisht
ose psikikisht i paafte dhe ka nevoje per nje perkujdesje te
vazhdueshme te nje personi tjeter, atij i jepet nje pagese shtese
prej 15 per qind te bazes se vleresueshme. Nevoja per kujdesje
te vazhdueshme e nje personi tjeter percaktohet nga komisioni
mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).

Neni 39

E ardhura shtese per femije ne ngarkim

Nje person i siguruar i paafte, qe merr nje pension
invaliditeti sipas nenit 35 dhe ka femije ne ngarkim deri ne
moshen 15 vjeç, do te marre nje te ardhur shtese familjare per
cdo femije ne masen 5 per qind te pensionit baze, por jo me shume
se 20 per qind.

PENSIONET FAMILJARE

Neni 40

Kushtet e perfitimit

1. Personat qe jane ne ngarkim te te siguruarit qe vdes dhe
qe kishte kushtet per pension invaliditeti ose pension pleqerie,
ose merrte pension, kane te drejte te marrin pension familjar.
2. Pension familjar perfitojne:
a) E veja, kur provohet se ajo eshte:
- mbajtese e nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit,
deri ne moshen 8 vjec;
- e paafte per pune ose
- ka mbushur moshen 50 vjec.
b) Burri i ve, kur provohet se ai eshte:
- mbajtes i nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit,
deri ne 8 vjec;
- i paafte per pune ose
- ka mbushur moshen 60 vjec.
c) Jetimi, kur provohet qe ai ishte ne ngarkim te atij qe
vdiq dhe ka nje moshe nen 18 vjec, ose deri ne 25 vjeç, nese
studion ose eshte i paafte per pune, para se te arrije moshat e
mesiperme.
ç) Prinderit, prinderit e prinderve, kur nuk kane persona
qe detyrohen t'i mbajne, nese provohet se ata jetonin ne te
njejten familje me ate qe vdiq jo me pak se nje vit para vdekjes
dhe kane arritur moshen 65 vjec ose jane te paafte per pune..
d) Niperit e mbesat, kur jane ne ngarkim te arij qe vdiq dhe
benin pjese ne te njejten familje me te. Ne nje rast te tille ata
trajtohen si jetime.
3. E veja dhe personi i ve humbasin te drejten per pension
familjar kur martohen.

Neni 41

Shuma e pensionit

1. Pensioni familjar eshte pjese e pensionit qe kishte ose
i takonte te ndjerit, dhe jepet ne masen:
a) 50 per qind per personin e ve dhe
b) 25 per qind per jetimin dhe personat e tjere qe
perfitojne. Shuma e nje pensioni familjar nuk duhet te kaloje
masen e pensionit qe merrte ose do te merrte personi qe vdes.
2. Jetimi ka te drejten e nje pensioni familjar edhe
neqoftese prindi qe jeton eshte i punesuar, eshte ekonomikisht
aktiv ose merr nje pension si te drejte te tij. Ne nje rast te
tille shuma e pensionit qe i jepet jetimeve, nuk e kapercen 50
per qind te pensionit qe merrte a qe do te merrte personi qe
vdes.
3. Jetimi qe humbet te dy prinderit, do te marre nje pension
jetimi per secilin prej tyre.

PAGESAT PER VDEKJE

Neni 42

1. Pagesa per vdekje i jepet:
a) nje personi te siguruar ose nje pensionisti ne rast
vdekjeje te nje anetari te familjes qe ai e ka ne ngarkim;
b) personi qe u kujdes per personin e siguruar te vdekur,
i cili pagoi shpenzimet e varrimit.
2. Pagesa per vdekje eshte e barabarte me nje muaj pension
baze pleqerie.

KREU IV

PAGESAT PER SIGURIMIN NGA AKSIDENTET NE PUNE
DHE SEMUNDJET PROFESIONALE

Neni 43

1. Personat e siguruar qe vuajne nga aksidenti ne pune
semundje profesionale, perfitojne te drejten e se ardhures,
pavaresisht nga vjetersia ne pune:
a) per kujdes mjekesor shtese dhe riaftesimi;
b) ne rasts paaftesie;
c) kompensim per deme te arsyeshme;
ç) ne rast vdekjeje

Neni 44

Aksidenti ne pune dhe semundje profesionale

Aksidenti ne pune ose i lidhur me punen percaktohet ne
rregulloren e institutit te Sigurimeve Shoqerore. Semundja
profesionale percaktohet nga Ministria e Shendetesise

Neni 45

Kujdesi mjekesor shtese dhe riaftesimi

Nje person i siguruar qe vuan nga nje aksident ne pune ose
semundje profesionale, do te marre kompensim shtese ose ndonje
kualifikim- rikualifikim te nevojshem per te rikthyer aftesine
e humbur, sic percaktohet ne rregulloren e Institutit te
Sigurimeve Shoqerore.

Neni 46

Te ardhurat ne rast paaftesie

I siguruari qe per shkak te aksidentit ne pune ose semundjes
profesionale humbet aftesine per pune, do te perfitoje :
a) te ardhura per paaftesi te perkohshme;
b) te ardhura per invaliditet te perhershem;
c) te ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem dhe
ç) te ardhura per paaftesi te perhershme ne mase te vogel.

Neni 47

E ardhura per paaftesi te perkohshme

E ardhura per paaftesi te perkohshme, si pasoje e nje
aksidenti ne pune ose semundjeje profesionale, e provuar nga nje
komision mjekesh eksperte kompetente(KML) do te jete e barabarte
me 100 per qind te pages mesatare ditoe te 3 vjeteve te fundit,
paguar per nje periudhe perfitimi deri ne 12 muaj.

Neni 48

E ardhura per invaliditete te perhershem

E ardhura per invaliditet te perhershem ne pune qe ka
shkaktuar te pakten humbjen e 67 per qind te aftesise per pune,
e vertetuar nga nje komision mjekesor i caktimit te aftesise per
pune (KMCAP), eshte e barabarte me 80 per qind te pages mesatare
te 3 vjeteve te fundit te punes, por jo me pak se niveli minimal
i standardit te jeteses qe do tevendoset nga Keshilli i
Ministrave.

Neni 49

E ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem

E ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem ne pune
qe ka shkaktuar te pakten humbjene 33 per qind te aftesise per
pune, e vertetuar nga KMCAP, eshte e barabarte me nje pjese te
80 per qindshit te pages mesatare te 3 vjeteve te fundit ne
varesi nga shkalla e humbjes se aftesise per pune, por jo me pak
se 50 per qind dhe qe percaktohet ne rregulloren e Institutit te
Sigurimeve Shoqerore.

Neni 50

E ardhura per paaftesi te perhershem ne mase te vogel

E ardhura per paaftesi te perhershme ne mase te vogele ne
me pak se 33 per qind, por me shume se 10 per qind, e vertetuar
nga nje KMCAP, eshte nje shume te hollash qe jepet menjehere dhe
caktohet ne perputhje me rregulloren e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore.

Neni 51

Kompensimet per demtimet e arsyeshme

Demtimi material qe i ndodh personit te siguruar ne lidhje
me aksidentin ne pune e semundje profesionale, do te kompensohet
deri ne fund sipas rregullores se Institutit te Sigurimeve
Shoqerore.

Neni 52

Te ardhurat ne rast vdekjeje dhe pensioni familjar

1. Personi qe paguan shpenzimet e vdekjes te nje personi te
siguruar, qe vdes si rezultat i nje aksidenti ne pune ose
semundjeje profesionale, do te ripaguhet plotesishtne nivelet qe
do te percaktohen nga rregullorja e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore.
2. Kur nje person i siguruar vdes, personat ne ngarkim te
tij dhe qe kane lidhje ne nje familje me te, kane te drejte per
pension familjar me nje shume qe varet nga numri i tyre.
3. Personat qe kane te drejte per pension familjar, jane ata
qe percaktohen ne nenin 39 te ketij ligji.
4. Shuma e pensionit familjar eshte 50 per qind per personin
e ve dhe 25 per qind per femijen jetim dhe prindin, nipin dhe
mbesen, ose gjyshin dhe gjushen, objekt i nje shume te mbledhur
deri ne 100 per qind te pensionit te plote qe personi qe vdiq
merrte a qe do te merrte.
5. Femija jetim ka te drejten per pension familjar, edhe
nese prindi qe jeton eshte i punesuar ose ekonomikisht aktiv, ose
merr nje pension sipas te drejtes se tij. Ne nje rast te tille
pensioni total qe i jepet femijeve jetim, nuk do te kaloje 50 per
qind te pensionit qe personi qe vdiq merrte ose do te merrte.

KREU V

TE ARDHURAT E PAPUNESISE

Neni 53

Kushtet e perfitimit

1) Personat e siguruar perfitojne te ardhura papunesie, ne
rast se:
a) Kane kontribuar ne sigurimin shoqeror jo me pak se 12
muaj dhe
b) jane vertetuar nga zyra kompetente e punes se jane:
- te papune dhe
- qe pranojne te kualifikohen ose te rikualifikohen;
c) nuk marrin perfitime te tjera nga ky ligj, me perjashtim
te pensionit te pjesshem te invaliditetit.
2) Sigurimi i papunesise mund te paguhet edhe ne rastet e
pjesemarrjes ne programet speciale publike shteterore e lokale,
me kusht qe ai te mos marre me shume se paga minimale mujore.

Neni 54

Shuma e se ardhures

1. E ardhura nga papunesia do te jete nje shume baze qe
siguron te pakten nje nivel jetese minimale, çdo vit e indeksuar
me vendim te Keshillit te Ministrave, lidhur me llogaritjen e
indeksit te cmimeve te mallrave te zgjedhura.
2. Niveli baze do te vendoset nga Keshilli i Ministrave
3. Perfituesi me femije ne ngarkim deri ne moshen 15 vjeç
do te marre nje shtese familjare per cdo femije ne masen 5 per
qind te te ardhurave nga papunesia, por jo me teper se 20 per
qind. Kur njeri nga prinderit eshte ne marredhenie pune ose merr
pension te plote, shtesa reduktohet ne masen 50 per qind.

Neni 55

Periudha e perfitimit

1. E ardhura e papunesise paguhet deri ne 12 muaj.
2. Per personat qe punesohen me nderprerje gjate periudhes
1 vjecare te perfitimit te papunesise, afati i saj mund te
shtyhet deri ne 2 vjet, por me kusht qe gjithsej te mos
perfitojne me shume se 365 dite kalendarike.
3. Personat qe ndjekin kurset e kualifikimit dhe te
rikualifikimit, perfitojne pagesen e papunesise gjate gjithe
kohes se zhvillimit te kurseve ne rast se nuk paguhen per kete
periudhe, por jo me shume se 6 muaj tej afatit 1 vjecar te
perfitimit te papunesise. Kete te drejte e gezojne edhe te
siguruarit gjate kohes se perfitimit te barrelindjes dhe te
pensionit te plote te invaliditetit.

KREU VI

DISPOZITA TE PERBASHKETA PER TE GJITHA
TE ARDHURAT

Neni 56

KUSHTET E PERFITIMIT TE TE ARDHURAVE

1. Personi i siguruar qe e ka plotesuar periudhen e kerkuar
te sigurimit, si dhe gjithe personat ne ngarkim te atij qe vdes,
te cilet nuk kane plotesuar moshen ose nuk plotesojne kushtet e
tjera per pension, kane te drejte te marrin pension kur te
plotesojne moshen ose kushte te tjera.
2. Personat qe i kane permbushur te gjitha kushtet, por jo
ate te paaftesise, marrin pension, pasi te provohet se jane te
paafte per pune.
3. Bashkeshorti pasjetues qe behet i paafte per pune pas 10
vjeteve nga vdekja e bashkeshortit, nuk ka te drejte per pension
familjar.

Neni 57

Terheqja e kesteve te perfitimit
1. Perfitimet duhet te zevendesojne pakesimin e te ardhurave
nga punesimi ose nga nje veprimtari tjeter ekonomike.
2. Perfituesi nuk ka te drejte per keste perfitimi per
cfaredo periudhe, kur merr page ose te ardhura nga veprimtaria
ekonomike si i punesuar ose i vetepunesuar.
3. Pagesat e te ardhurave ndalohen per cdo kohe qe
perfituesi eshte punesuar ose ka qene ekonomikisht aktiv.
4. Pagesa nuk ndalohet vetem kur ligji parashikon qarte
punesim dhe veprimtari ekonomike (psh pension invaliditeti te
pjesshem).

Neni 58

Periudha e sigurimit

1. Periudhat e sigurimit perfshijne te gjitha periudhat:
a) per te cilat jane paguar kontributet;
b) gjate te cilave eshte bere pagesa nga sigurimet shoqerore
Keshilli i Ministrave mund te deklaroje edhe periudha te tjera
si periudha te sigurimit, duke u derdhur kontributi ne fondin e
sigurimit shoqeror nga buxheti i shtetit.

Neni 59

Baza e vleresuar per te ardhuren (pagesen)

1. Baza e vleresuar per te gjithe te ardhurat do te jene
pagat, sipas te cilave jane paguar kontributet per 3 vjet rresht
ne 10 vjeteshin e fundit te punes. Pas vitit 1996 baza e
vleresueshme do te llogaritet mbi pagata per te cilat eshte
derdhur kontribut qe nga viti 1994 e deri ne vitin e fundit te
lenies se punes.
2. Baza e vleresuar vjetore per kalkulimin e pagesave per
semundje e barrelindje dhe per te ardhura te tjera afatshkurter
do te jete totali i pages vjetore, ne baze te te cilave jane
paguar kontribucionet.
3. Baza e vleresimit vjetor individual per kalkulimin
fillestar te pensioneve do te shtohet cdo vit nepermjet nje
shtese mesatare ne totalin mesatar te kontribucioneve te
krahasuara me totalin e kontributeve mesatare per persona, te
mbledhura ne vitin parakalues.
4. Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te tregoje
rregullisht nivelin minimal te pensionit dhe pensionin baze, ne
baze te nivelit minimal te jeteses dhe do te propozoje shtimin
e pensionit baze per vitin e ardhshem financiar dhe indeksimin
e pensioneve minimale te paguara.
5. Pensionet e invaliditetit nuk do te kalkulohen ne nje
baze vleresimi me te ulet se ajo e paguar me pare. Sapo te jete
perfituar nje pension invaliditeti, shuma e pensionit do te quhet
si nje pension minimal kur llogaritet cdo pension tjeter nen
ligjin e sigurimit shoqeror.

Neni 60

Per personat qe nuk kane page, perfitimet llogariten mbi
pagen minimale

Neni 61

Indeksimi i pensioneve

1. Pensionet baze te pleqerise dhe te invaliditetit do te
indeksohen cdo vit, si pasoje e ndryshimit te cmimeve te
produkteve te konsideruara baze per nivelin minimal te jeteses.
2. Pensionet e pjesshem te pleqerise dhe te invaliditetit
do te indeksohen cdo vit ne perpjestim me pensionin e plote te
pleqerise.
3. Pensionet familjare do te indeksohen cdo vit ne
perpjestim me pensionet e pleqerise dhe te invaliditetit, sipas
rregullores se Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 62

E drejta e pensionit

1. Personat qe kane te drejte per me shume se 1 lloj
pensioni, mund te zgjedhin vetem nje prej tyre.
2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet
E drejta per te ardhurat e tjera, si dhe per kestin individual
mujor te nje pensioni, parashkruhen pas nje viti nga data e
fillimit te se drejtes.
3. Personi qe ka perfituar me teper te ardhura nga sigurimet
shoqerore nga sa i takonin, detyrorheet tþi ktheje ato per gjithe
kohen, por jo me shume se nje vit nga data e fundit e pageses se
bere teper. Kthimi i shumave te marra teper kerkohet jo me vone
se 3 vjet nga marrja e tyre dhe jo me vone se 6 muaj nga data e
konstatimit. Personi qe ka perfituar te ardhura me mjete te
paligjshme si dhe kur nuk njofton ndryshimin ose heqjen e mases
se tyre, pavaresisht nga ndjekja penale, detyrohet te ktheje te
gjitha shumat e marra teper.
4. Pensioni i invaliditetit do te nderpritet per periudhat
qe pensionisti refuzon te vizitohet te komisioni i mjekeve
eksperte kompetente. Gjithashtu,, pensioni i invaliditetit
nderpritet edhe per periudhat kur ai refuzon te marre pjese ne
kurset e kualifikimit e te rikualifikimit, ne riperteritjen
mjekesore dhe ne trajtimin kunder alkoolit e droges, qe synojne
te reduktojne paaftesine e tij per pune.

PJESA V

FONDI I SIGURIMIT SHOQEROR

Neni 63

Perfitimet nga ky ligj nuk taksohen.

Neni 64

Perfitimet qe parashikon ky ligj, financohen nga fondi i
sigurimeve shoqerore, tk i cili do te kontribuojne rregullisht
punedhenesit, te punesuarit dhe personat e tjere vullnetarisht
te siguruar. Kontributet e personave te punesuar do te ndahen me
punedhenesit e tyre.

Neni 65

1. Fondi i sigurimeve shoqerore eshte i ndare nga buxheti
i shtetit. Ai administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore,
ne perputhje me statusin e tij te miratuar nga Keshilli i
Ministrave.
2. Nje pjese e fondit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore
te jete ne valute, e cila te perdoret per obligimet
nderkombetare.

Neni 66

Te ardhurat

Te ardhurat e fondit te sigurimeve shoqerore perbehen nga:
a) kontributet e personave te siguruar dhe e punedhenesve
te tyre;
b) kontributet nga buxheti i shtetit per personat qe nuk
mund te paguajne kontribucione, vecanerisht per :
- shtetasit qe sherbejne ne sherbimin e detyrueshem
ushtarak;
- punonjesit qe marrin nje pagese nga sigurimi i papunesise;
- shtetasit qe mbulohen nga skema e perfitimit me vendim te
Keshillit te Ministrave;
c) subvencione te buxhetit te shtetit per te mbeshtetur
shpenzimet shtese, si pasoje e:
- Indeksimit qe behet sipas ketij ligji, miratuar nga
Keshilli i Ministrave dhe qe percakton ky ligj dhe
- mbulimit te shpenzimeve kur te ardhurat nuk mjaftojne ;
ç) pagesa per veprimtari shtese, te percaktuara nga Keshilli
i Ministrave;
d) subvencione te buxhetit te shtetit te miratuara nga
Kuvendi Popullor;
dh) te ardhurat nga investimet e fondit te sigurimeve
shoqerore;
e) te ardhura te tjera, duke perfshire gjobat, te ardhurat
nga veprimtarite administrative te sigurimit shoqeror, dhurata,
trashegimi etj.

Neni 67

Shpenzimet

1. Shpenzimet e fondit te sigurimeve shoqerore perfshijne:
a) pagesat ne para e ne natyre te perfitimeve per sigurime,
ndihma dhe pensione;
b) shpenzime administrative.
2. Kur shpenzimet per sigurimet shoqerore nuk mbulohen me
te ardhurat e parashikuara ne nenin 66, diferenca mbulohet nga
buxheti i shtetit.
3. Nevojat per shpenzimet administrative deri ne 5 per qind
caktohen ne buxhetin vjetor te Institutit te Sigurimeve
Shoqerore.

Neni 68

Perdorimi i fondeve per sigurimet shoqerore

1. Kontributet administrohen ne menyre te ndare ne 5 deget
e sigurimit shoqeror;
a) dega e sigurimit te semundjes;
b) dega e sigurimit te barrelindjes;
c) dega e sigurimit te pensionit
ç) dega e sigurimit te aksidenteve ne pune dhe semundjeve
profesionale;
d) dega e sigurimit te papunesise.
2. Transferimi i fondeve midis degeve te sigurimit shoqeror
nuk eshte i lejueshem. Transferimi dhe perdorimi i fondeve behet
vetem ne baze te rregullores se Institutit te Sigurimeve
Shoqerore qe miratohet nga Keshilli i Ministrave.
3. Te ardhurat dhe shpenzimet e sigurimeve shoqerore
pasqyrohen rregullisht dhe do te revizionohen cdo vit nga
komisioni i revizionit, i ngritur ne perputhje me statutin e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 69

Garantimi nga falimentimi i fondit per sigurimet shoqerore

Shteti garanton fondin e sigurimeve shoqerore ne rast
falimentimi. Keshilli i Ministrave ka te drejten e mbikqyrjes se
financimit per sigurimet shoqerore, te revizionoje llogarite
vjetore dhe te miratoje buxhetin. Instituti i Sigurimeve
Shoqerore paraqet ne Keshillin e Ministrave dhe ne Kuvendin
popullor buxhetin e sigurimeve shoqerore per nje periudhe
njevjecare, trevjecare dhe per nje perspektive afatgjate.
Instituti i Sigurimeve Shoqerore, gjithashtu, i paraqet Keshillit
te Ministrave dhe Kuvendit Popullor nje raport per veprimtarine
vjetore te tij, duke perfshire te ardhurat dhe shpenzimet.

Neni 70

Fondi Rezerve

1. Instituti i Sigurimeve Shoqerore krijon nje fond rezerve
qe te mbuloje te pakten 3 muaj shpenzimet per pensione.
2. Rezerva do te krijohen gjate 5 vjeteve nga data e hyrjes
ne fuqi te ketij ligji. Ne cdo rast kur fondi rezerve eshte nen
nivelin percaktues, merren masat e nevojshme nga Instituti i
Sigurimeve Shoqerore per ta vendosur ne kuoten e caktuar.
3. Fondet e krijuara mbi nivelin percaktues rezerve, i cili
do te perdoret ne perputhje me rregullat e pergjithshme
financiare te percaktuara ne statutin e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore me nje rrezik minimal, qe mund te pesohet.

PJESA VI

DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI

Neni 71

1. Sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise do
drejtohen e administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore
(I S SH).
2. Instituti i Sigurimeve Shoqerore eshte nje institucion
publik shteteror i pavarur.
3. Instituti i Sigurimeve Shoqerore eshte person juridik
shqiptar me qender ne Tirane. Ai mund te kooperoje dhe te
perfundoje marreveshje e te marre kontakte me organizata
joqeveritare nderkombetare ne fushen e sigurimeve shoqerore.
4. Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te drejtohet nga :
a) keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore dhe
b) drejtori i pergjithshem i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore

Neni 72

1. Keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore eshte organi me i larte ekzekutiv.
2. Keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore perbehet nga 12 anetare te caktuar:
a) 6 anetare nga Keshilli i Ministrave, te cilet do te jene
perfaqesues te Ministrise se Financave dhe te Ekonomise, te
Ministrise se Punes, Emigracionit, perkrahjes Sociale dhe te
Perndjekurve Politike, te Ministrise se Shendetesise dhe te
Mbrojtjes se Mjedisit, te Ministrise se Drejtesise, te Drejtorise
se Pergjithshme te Bankes se Kursimeve dhe te Institutit te
Sigurimeve Shoqerore;
b) 3 anetare nga organizatat e punedhenesve(ne kushtet e
mungeses se organizates se punedhenesve,2 anetare nga
punedhenesit me te medhenj dhe nje nga punedhenesit private);
c) 3 anetare te sindikatave me te medha nga anumri i
anetareve te tyre.
3. Emerimi do te jete i vlefshem per nje periudhe jo me
shume se 5 vjet.

Neni 73

Kryesia e keshillit administrativ

Keshilli administrativ zgjedh me votim te fshehte kryetarin
dhe dy zevendeskryetaret e tij. Kryetari zgjidhet nga 6 anetare
qe jane perfaqesues te Keshillit te Ministrave dhe 2
zevendeskryetaret zgjidhen: njeri nga perfaqesuesit e
punedhenesve dhe tjetri nga perfaqesuesit e punetoreve.

Neni 74

Kompetencat e keshillit administrativ

1. Keshilli administrativ ka keto kompetenca:
a) Zgjedh drejtorin e pergjithshem te Institutit te
Sigurimeve Shoqerore.
b) Miraton cdo vit raportin vjetor, bilancin vjetor,
buxhetin vjetor dhe perspektivat vjecare financiare te skemes se
sigurimeve shoqerore.
c) Vendos per te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me
investimet e fondeve.
ç) Propozon te Ministri i Punes, Emigracionit, Perkrahjes
Sociale dhe te Perndjekurve Politike, ndryshimet ne statutin e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe ne ligjin e sigurimeve
shoqerore.
d) Vendos per lidhjen e marreveshjeve dhe te kontratave te
rendesishme.
dh) Miraton komisionin e kontrollit per veprimtarine e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
e) Miraton rregulloret, te propozuara nga drejtori i
pergjithshem qe kane t bejne me ceshtjet financiare.

Neni 75

Drejtori i pergjithshem

a) Perfaqeson Institutin e Sigurimeve Shoqerore dhe drejton
veprimtarine e tij.
b) Pergjigjet per administrimin dhe raporton cdo vit per
veprimtarine e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne keshillin
administrativ.
c) Emeron trupin drejtues si organ keshillues i drejtorit,
te perbere nga zevendesdrejtoret e pergjithshem dhe drejtoret e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 76

Kompetencat e drejtorit te pergjithshem

1. Miraton rregulloret e Institutit te Sigurimeve Shoqerore
lidhur me organizimin, administrimin dhe procedurat
administrative, kur eshte ngarkuar nga ky ligj.
2. Percakton rregullat e brendshme te Institutit te
Sigurimeve Shoqerore.
3. Percakton dhe miraton strukturen dhe numrin e punonjesve
te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
4. Emeron punonjesit e Institutit te Sigurimeve Shoqerore
dhe drejtoret e drejtorive ne rrethe, si dhe percakton pagat e
tyre.
5. Vendos per te gjitha çeshtjet e veprimtarise se
Institutit te Sigurimeve Shoqerore brenda kufijve te planit
financiar te tij.
6. Vendos per te gjitha çeshtjet per administrimin e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe raporton para keshillit
administrativ per punen e tij.
7. Propozon ne keshillin administrativ buxhetin e Institutit
te Sigurimeve Shoqerore, planin financiar, si dhe paraqet
raportin vjetor, parashikimin financiar per 3 vjet dhe
rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore lidhur me
kontribucionet dhe problemet financiare.

Neni 77

Marredheniet e Institutit te Sigurimeve Shoqerore me
Ministrine e Punes, Emigracionit,Perkrahjes Sociale
dhe te Perndjekurve Politike

Raportimi:
1. Keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore do t'i paraqese cdo vit nepermjet Ministrise se Punes,
Emigracionit, perkrahjes Sociale dhe te perndjekurve Politike
Keshillit te Ministrave:
a) raportin vjetor dhe bilancin e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore;
b) buxhetin vjetor te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe
planin financiar;
c) zhvillimin financiar 3 vjecar dhe perspektiven e
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
2. Keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore nje here ne 5 vjet do t'i paraqese ministrit te Punes,
Emigracionit, perkrahjes Sociale dhe te Perndjekurve Politike dhe
nepermjet tij, Keshillit te Ministrave perspektiven per 5 vjet.
3. Propozimet per permiresimet e ligjit te sigurimeve
shoqerore dhe te vendimeve te Keshillit te Ministrave paraqiten
nga ministri i Punes, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe te
Perndjekurve Politike ne Keshillin e Ministrave dhe nga Keshilli
i Ministrave ne Kuvendin popullor, pasi ato te jene te shoqeruara
me relacion te ministrit te Financave dhe drejtorit te Institutit
te Sigurimeve Shoqerore lidhur me pasojat financiare te
propozimit.

Neni 78

Statuti i Institutit te Sigurimeve Shoqerore

Keshilli i Ministrave miraton statutin e Institutit te
Sigurimeve Shoqerore, i cili rregullon veprimtarine e ketij
institucioni dhe raportet ndermjet keshillit administrativ dhe
drejtorit te pergjithshem.

PJESA VII

PROCEDURAT

Neni 79

Detyrimet e punedhenesit

Punedhenesi eshte i detyruar te regjistroje te gjithe te
punesuarit e tij, te llogarite, te ndaloje nga paga dhe te
transferoje rregullisht kontribucionet e sigurimeve shoqerore.
Gjithashtu, ai duhet te informoje Institutin e Sigurimeve
Shoqerore per te gjitha ndryshimet qe jane te rendesishme per te
drejtat dhe detyrimet e sigurimit te personit te punesuar, siç
specifikohet ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 80

Punedhenesi pergjigjet per punesimin dhe riaftesimin
profesional te invalideve, qe jane te afte per pune ne kushte te
vecanta, sipas rekomandimit te organit kompetent (KMCAP), dhe qe
caktohen nga zyrat e punes. Rregullat percaktohen me ligj te
vecante.

Neni 81

Regjistrimi

Regjistrimi eshte nje akt administrativ qe nuk tregon
detyrim ne mbulimin e sigurimit shoqeror. Mungesa e regjistrimit
ndeshkohet me gjobe administrativ, ne perputhje me rregulloren
e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 82

Procedurat per derdhjen e kontributeve

Te gjitha kontributet per fondin e sigurimit shoqeror
derdhen ne nje kohe ne fondin e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore. Instituti i Sigurimeve Shoqerore i shperndan
kontributet e mbledhura ne te 5 deget e sigurimit shoqeror dhe
i perdor veçmas.

Neni 83

Personeli mjekesor dhe anetaret e komisionit mjekesor ose
te KMCAP qe ne veprimtarine e tyre veprojne ne kundershtim me
normat e caktuara dhe demtojne fondet e sigurimeve shoqerore,
denohen me gjobe(rregullat dhe masa e gjobes percaktohen me
rregullore te vecante te Institutit te Sigurimeve Shoqerore).

Neni 84

Kerkesa

1. Personi i siguruar ka te drejte te kerkoje perfitime sa
here qe mendon se i ploteson kushtet per perfitimin e tyre.
2. Kerkesat behen ne agjencite lokale te Institutit te
Sigurimeve Shoqerore ku ndodhet:
a) vendi i punes per personat e punesuar;
b) vendi i banimit per gjithe personat e tjere
3. Kerkesat per perfitimin e papunesise behen ne zyrat e
punes me procedure, sipas qendres se punes ose vendbanimit.

Neni 85

Perllogaritjet

1.Perfitimet afatshkurtera per deget e semundjes,
barrelindjes dhe aksidenteve ne pune per personat e punesuar, do
te llogariten nga qendrat e punes, kurse per personat e tjere
ekonomikisht aktive, nga zyrat lokale te sigurimeve shoqerore.
2. Perfitimet afatshkurtra per papunesine caktohen nga zyrat
e punesimit qe jane ne vartesi te Ministrise se Punes,
Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe te Perndjekurve Politike.
Kjo e fundit nxjerr aktet nenligjore per plotesimin e
dokumentacionit.
3. Pensionet do te caktohen nga zyrat kompetente lokale te
Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 86

Apelet

1. Apelet kunder vendimeve te perfitimeve behen ne zyrat
rajonale.
2. Apelet kunder vendimeve te zyrave rajonale behen ne zyren
qendrore te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
3. Apelet e zgjedhura ne menyre te pafavorshme behen ne
gjykate, nga e cila ceshtja zgjidhet perfundimisht.

Neni 87

Pagesat

Pagesa e perfitimeve nga sigurimet shoqerore i ngarkohet nje
institucioni financiar profesional, qe do te caktohet nga
keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
Pagesa per perfitimin e papunesise mund te behet, gjithashtu, nga
zyrat e punes. rregullat caktohen nga Ministria e Punes,
Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe te perndjekurve Politike dhe
Instituti i Sigurimeve Shoqerore.

PJESA VIII

DISPOZITA PER PERIUDHEN TRANZITORE

Neni 88

Te drejtat e perfituara

1. Pensionet e caktuara ne baze te ligjit nr.4171, date
13.4.1966 "Per sigurimet shoqerore te RPSH", te quhen te mireqena
dhe nuk do te jene objekt i ndonje ndryshimi, me perjashtim te
Indeksit. Keshilli i Ministrave ben indeksimin e pensioneve ne
ate mase dhe sa here do te indeksohen pagat per efekt te rritjes
se cmimeve.
2. Pensionet e caktuara ne baze te ligjit nr.4976, date
29.6.1972 "Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore
te RPSH", me gjithe ndryshimet e tij te mevonshme, quhen te
mireqena dhe nuk jane objekt i ndonje ndryshimi me perjashtim te
indeksimit. Keshilli i Ministrave ben indeksimin e pensioneve per
efekt te rritjes se cmimeve.
3. Personat qe marrin sigurime afatshkurter si per paaftesi,
barrelindje, sigurim papunesie etj, para hyrjes ne fuqi te ketij
ligji, do t"i perfitojne ne masen qe u kane qene caktuar me pare.
4. Personat, te cilet me pare se ky ligj te hynte ne fuqi,
merrnin pension pleqerie, pension te parakohshem, pension
familjar, pension per vjetersi sherbimi, pension per vjetersi
sherbimi ne raste te vecanta, do te vazhdojne te terheqin
pensionin e tyre. E njejta gje do te zbatohet edhe per shtesat
e dhena per pjesemarrjen ne luften kunder pushtuesve
nazifashiste.
5. Personat qe kane arritur moshen e pensionit 55 vjec per
grate dhe 60 vjeç per burrat dhe kane vazhduar te punojne, do te
ruajne te drejten per te zgjedhur legjislacionin me te favorshem.
6. Personat qe sipas ligjit te meparshem gezojne pension
invaliditeti, do te vazhdojne ta marrin ate. Me rastin e
rivleresimit te gjendjes shendetesore, personi qe merr pension
invaliditeti, ka te drejte te zgjedhe legjislacionin me te
favorshem.
7. Personat qe marrin pension te parakohshem kur plotesojne
moshen per pension pleqerie sipas ligjit nr.4171, date 13.9.1966
"Per sigurimet shoqerore ne RPSH", e marrin pensionin ne masen
70 per qind te pages qe i eshte llogaritur pensioni.

Neni 89

Zbatimi i dispozitave te reja

1. Dispozitat e ketij ligji do te zbatohen vetem ne rastet
kur e drejta lind mbas dates se hyrjes ne fuqi te tij.

Neni 90

Pagesat e kontributeve

1. Kontributet prej 10 per qind qe i takon te derdhin te
punesuarit sipas nenit 10 te ketij ligji, do te derdhen ne kete
menyre:
- Per vitin 1993, te punesuarit nuk do te derdhin, kurse
buxheti i shtetit do te derdhe 10 per qind.
- Per vitin 1994, te punesuarit 3 per qind, kurse buxheti
i shtetit 7 per qind.
- Per vitin 1995, te punesuarit 6 per qind, kurse buxheti
i shtetit 4 per qind.
- per vitin 1996 e ne vazhdim, te punesuarit 10 per qind.
2. Kontributi i te vetepunesuarve ne bujqesis do te zbatohet
gradualisht ne masen e vendosur nga Keshilli i Ministrave, me
propozim te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Keshilli i
Ministrave ka te drejte te vendose, gjithashtu, te paguaje nga
buxheti i shtetit kontributin qe u takon grupeve te popullsise
ekonomikisht aktive me te ardhura te pakta.

Neni 91

Periudhat e quajtura si periudha sigurimi

1. Te gjitha periudhat e punesimit para hyrjes ne fuqi te
ketij ligji, te njohura si vjetersi pune, te vlefshme per
sistemin e sigurimit shoqeror te kaluar, do te quhen si periudha
sigurimi edhe per kete ligj.
2. Periudhat, ne te cilat nuk eshte punuar, por te njohura
si vjetersi pune per sigurimet shoqerore perpara hyrjes ne fuqi
te ketij ligji, do te njihen si periudha te sigurimit edhe per
kete ligj.
3. Koha pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji njihet si periudhe
e sigurimit shoqeror vetem kur eshte derdhur kontribut sipas
ketij ligji.
4. Periudha e kryerjes se studimeve ne shkollen e larte, me
shkeputje nga puna, per gruan, duke filluar nga 1 shtatori 2000
e ne vazhdim njihet periudhe sigurimi vetem per efekt pensioni
pleqerie.

Neni 92

Zgjatja graduale e periudha pritese per pensionet

1. Periudhat per te drejten e nje pensioni pleqerie, do te
rriten sipas pasqyres qe vijon :

MOSHA DHE VJETERSIA E PUNES QE KERKOHET NE VITET
PER SECILEN KATEGORI

B U R R I

-------------------------------------------------------------------------
| KATEGORIA I | KATEGORIA II | KATEGORIA III
-------------------------------------------------------------------------
VITET | MOSHA | VJETERSIA | MOSHA | VJETERSIA | MOSHA | VJETERSIA
| | E PUNES | | E PUNES | | E PUNES
-------------------------------------------------------------------------
1993 | 50 | 20 | 55 | 25 | 60 | 25
-------------------------------------------------------------------------
1994 | 50 | 20 | 55 | 25 | 60 | 25
-------------------------------------------------------------------------
1995 | 51 | 21 | 56 | 26 | 60 | 26
-------------------------------------------------------------------------
1996 | 51 | 21 | 56 | 27 | 60 | 27
-------------------------------------------------------------------------
1997 | 52 | 22 | 56 | 28 | 60 | 28
-------------------------------------------------------------------------
1998 | 52 | 22 | 57 | 29 | 60 | 29
-------------------------------------------------------------------------
1999 | 53 | 23 | 58 | 30 | 60 | 30
-------------------------------------------------------------------------
2000 | 53 | 23 | 58 | 31 | 60 | 31
-------------------------------------------------------------------------
2001 | 54 | 24 | 59 | 32 | 60 | 32
-------------------------------------------------------------------------
2002 | 54 | 24 | 59 | 33 | 60 | 33
-------------------------------------------------------------------------
2003 | 55 | 25 | 60 | 34 | 60 | 34
-------------------------------------------------------------------------
2004 | 55 | 25 | 60 | 35 | 60 | 35
-------------------------------------------------------------------------
2005 | 56 | 26
----------------------------------
2006 | 56 | 27
----------------------------------
2007 | 57 | 28
----------------------------------
2008 | 57 | 29
----------------------------------
2009 | 58 | 30
----------------------------------
2010 | 58 | 31
----------------------------------
2011 | 59 | 32
----------------------------------
2012 | 59 | 33
----------------------------------
2013 | 60 | 34
----------------------------------
2014 | 60 | 35
----------------------------------

MOSHA DHE VJETERSIA E PUNES QE KERKOHET NE VITET
PER SECILEN KATEGORI

G R U A J A

-------------------------------------------------------------------------
| KATEGORIA I | KATEGORIA II | KATEGORIA III
-------------------------------------------------------------------------
VITET | MOSHA | VJETERSIA | MOSHA | VJETERSIA | MOSHA | VJETERSIA
| | E PUNES | | E PUNES | | E PUNES
-------------------------------------------------------------------------
1993 | 45 | 15 | 50 | 20 | 55 | 20
-------------------------------------------------------------------------
1994 | 45 | 15 | 50 | 21 | 55 | 21
-------------------------------------------------------------------------
1995 | 46 | 16 | 51 | 22 | 55 | 22
-------------------------------------------------------------------------
1996 | 46 | 17 | 51 | 23 | 55 | 23
-------------------------------------------------------------------------
1997 | 47 | 18 | 52 | 24 | 55 | 24
-------------------------------------------------------------------------
1998 | 47 | 19 | 52 | 25 | 55 | 25
-------------------------------------------------------------------------
1999 | 48 | 20 | 53 | 26 | 55 | 26
-------------------------------------------------------------------------
2000 | 48 | 21 | 53 | 28 | 55 | 28
-------------------------------------------------------------------------
2001 | 49 | 22 | 54 | 30 | 55 | 30
-------------------------------------------------------------------------
2002 | 49 | 23 | 54 | 32 | 55 | 32
-------------------------------------------------------------------------
2003 | 50 | 24 | 55 | 34 | 55 | 34
-------------------------------------------------------------------------
2004 | 50 | 25 | 55 | 35 | 55 | 35
-------------------------------------------------------------------------
2005 | 51 | 26
----------------------------------
2006 | 51 | 27
----------------------------------
2007 | 52 | 28
----------------------------------
2008 | 52 | 29
----------------------------------
2009 | 53 | 30
----------------------------------
2010 | 53 | 31
----------------------------------
2011 | 54 | 32
----------------------------------
2012 | 54 | 33
----------------------------------
2013 | 55 | 34
----------------------------------
2014 | 55 | 35
----------------------------------

I siguruari ka te drejte te marre pension pleqerie ne
kushtet e kategorise se pare ose te dyte, mbasi ka plotesuar ne
kete kategori jo me pak se 3/4 e viteve te sigurimit. I siguruari
qe ka plotesuar vitet e sigurimit sipas tabeles se mesiperme, nga
te cilat jo me pak se 1/2 ka punuar nen toke, ka te drejte te
marre pension ne kushtet e kategorise se pare.

Neni 93

Per nenat me shume femije

Nenat qe kane lindur 6 ose me shume femije, te cilet jane
rritur me shume se 8 vjec, marrin pensionin e pleqerise kur kane
plotesuar moshen 50 vjec dhe kane vjetersi ne pune si vijon:

------------------------------------------------------------------------
V I T E T | V I T E T E S I G U R I M I T
------------------------------------------------------------------------
1993 | 15
1994 | 16
1995 | 17
1996 | 18
1997 | 19
1998 | 20
1999 | 21
2000 | 22
2001 | 24
2002 | 26
2003 | 28
2004 | 30
-------------------------------------------------------------------------

Ne rastet kur si vjetersi pune sipas kesaj tabele kerkohet
te njihet edhe ajo qe ka kryer si ish anetar i kooperatives
bujqesore, pensioni caktohet ne baze te ligjit nr.4976, date
29.6.1972 "Per pensionet e ish anetareve te kooperativave
bujqesore", me gjithe ndryshimet e mevonshme te tij.

Neni 94

Per kategorite e punes

Dalja me pare ne pension nga koha e caktuar ne kete ligj per
grupe te vecanta punonjesish (si minatore etj) mund te
kontraktohet nepermjet sigurimit suplementar te pensioneve, sipas
nje skeme te miratuar nga Keshilli i Ministrave.

Neni 95

Pensioni i pjesshem

I siguruari perfiton pension te pjesshem pleqerie, kur ka
plotesuar moshen burri 60 vjec dhe gruaja 55 vjec dhe kur kane
vjetersi ne pune si vijon:

------------------------------------------------------------------------
V I T E T | V I T E T E | V I T E T E
| S I G U R I M I T | S I G U R I M I T
| P E R B U R R I N | P E R G R U A N
------------------------------------------------------------------------
1993 | 12 e 6 muaj | 10
1994 | 12 e 6 muaj | 10 e 6 muaj
1995 | 13 | 11
1996 | 13 e 6 muaj | 11 e 6 muaj
1997 | 14 | 12
1998 | 14 e 6 muaj | 13
1999 | 15 | 14
2000 | 15 e 6 muaj | 15
2001 | 16 | 16
2002 | 17 | 17
2003 | 18 e 6 muaj | 18 e 6 muaj
2004 | 20 | 20
-------------------------------------------------------------------------

Pensioni i pjesshem do te jepet ne raport me vjetersine e
punes qe kerkohet ne vitin perkates.

Neni 96

Personat qe periudhen e sigurimit e kane duke pas qene
pjeserisht ne marredhenie pune ne ish kooperativat bujqesore dhe
pjeserisht ne marredhenie pune me shtetin, kane te drejte te
perfitojne pension sipas ligjit nr.4171, date 13.9.1996 "Per
sigurimet shoqerore ne RPSH", me gjithe ndryshimet e mevonshme
te tij, neqoftese periudha e sigurimit do te jete ne marredhenie
me shtetin:
- Per pensionet e pleqerise jo me pak se gjysma e asaj qe
percaktohet ne nenin 91.
- Per pensionet e invaliditetit ose pension familjar jo me
pak se gjysma e asaj qe parashikon ligji "Per sigurimet
shoqerore". Ne rastet e tjera pensioni do te caktohet sipas
ligjit nr.4976, date 29.6.1972 "Per pensionet e anetareve te
kooperativave bujqesore".
Koha e sigurimit, per te cilen eshte derdhur kontribut pas
hyrjes ne fuqi te ketij ligji, per efekt te kesaj dispozite
njihet vjetersi pune ne marredhenie me shtetin.

Neni 97

Grate qe deri me 31 dhjetor 1994 kane punuar ne punet e
kategorise se pare dhe te dyte dhe qe kane plotesuar jo me pak
se 23 vjet ne keto profesione, me kerkesem e tyre marrin pension
te parakohshem ne masen 60 per qind te pages mesatare mujore qe
nxirret nga shuma e pergjithshme e pagave te marra gjate 3
vjeteve rresht brenda 10 vjeteve te fundit te punes.
Me arritjen e moshes se pensionit marrin pensionin e plote.
Pensioni i parakohshem nuk mund te jete me i larte se
pensioni maksimal i pleqerise.

Neni 98

Keshilli i Ministrave mund te ule deri ne 6 muaj kufirin e
moshes per periudhen e sigurimit per te dale ne pension gjate
tranzicionit.

PJESA IX

DISPOZITAT E FUNDIT

Neni 99

Ligjet, dekretet , vendimet, udhezimet dhe cdo dispozite
tjeter qe bie ndesh me kete ligj shfuqizohen.

Neni 100

Ky ligj hyn ne fuqi me 1 tetor 1993.

Shpallur me dekretin nr.542, date 3.6.1993 te Presidentit te
Republikes se Shqiperise, Sali Berisha.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 1  5.941 305110001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
shpresa ismaili
Para 29 muajsh  
  
kerkoj nivelin minimale te pages per te punsuarit dhe jo pert te vetepunsuarit nga viti 2005 deri ne vitin 2008
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga