marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per Policine Ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9069
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 15.05.2003
Data e aprovimit te Aktit: 15.05.2003
Numri i neneve: 32
Numri i fletores zyrtare: 51
Data e fletores zyrtare: 25.06.2003
Aktiviteti: Policia Ushtarake,Forcat e Armatosura
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Policia Ushtarake eshte strukture e specializuar ne perberje te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise. Ligji nr.7508, date 7.8.1991 "Per Policine Ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise", i ndryshuar, shfuqizohet.
Amendamente
1 Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Akte te ngjashem
1 Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr .9069, date 15.5.2003

PER POLICINE USHTARAKE NE FORCAT E ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbështetje te neneve 13 pika 1, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Policia Ushtarake është strukture e specializuar ne përbërje te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë. Ajo është ne varësi te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura dhe ka për mision:
a) ruajtjen e rendit ushtarak ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë;
b) zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale ne Forcat e Armatosura;
c) angazhimin ne luftën kundër terrorizmit;
ç) marrjen pjese ne operacionet paqeruajtëse dhe humanitare;
d) mbrojtjen e pronës shtetërore ne administrim dhe përdorim te Forcave te Armatosura nga veprimtari te kundërligjshme.

Neni 2

Veprimtaria e Policisë Ushtarake mbështetet ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, ne dispozitat e këtij ligji dhe ne legjislacionin ne fuqi.

Neni 3

Ne përmbushje te misionit dhe te realizimit te detyrave, Policia Ushtarake bashkëvepron me komandat e reparteve dhe te njësive te Forcave te Armatosura, me drejtuesit e institucioneve ushtarake, me strukturat informative ushtarake, Policinë e Shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror, policitë e tjera, te njohura me ligj, dhe me organet e pushtetit vendor.

Neni 4

Policia Ushtarake, ne kuadrin e bashkëpunimit, shkëmben informacione me strukturat e tjera shtetërore, duke ruajtur sekretin dhe dinjitetin e ushtarakeve, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 5

Personeli i Policisë Ushtarake, përveç te drejtave te përcaktuara ne këtë ligj, gëzon dhe te gjitha te drejtat e ushtarakut te Forcave te Armatosura, te njohura me akte te tjera ligjore dhe nënligjore.

KREU II
ORGANIZIMI I POLICISE USHTARAKE

Neni 6

Struktura e Policisë Ushtarake është e organizuar ne baze njësie e nënrepartesh, sipas planit te përhapjes se Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë.

Neni 7

Ne strukturën e Policisë Ushtarake, si organ i specializuar për zbulimin, parandalimin, ndjekjen e veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave qe kane kryer, kryejnë ose përgatiten te kryejnë krime ushtarake ne Forcat e Armatosura, organizohet struktura e Policisë Kriminale Ushtarake.
Struktura e Policisë Kriminale Ushtarake, për sigurimin e informacionit te nevojshëm, gjate ushtrimit te veprimtarisë se ngarkuar me ligj, shfrytëzon burimet njerëzore, mjetet teknike dhe elektronike te hapura dhe te mbyllura. Ajo, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe aktet normative te miratuara nga Ministri i Mbrojtjes, ngre rrjet te fshehte informativ, përdor mbikëqyrjen e fshehte, krijon dhe përdor evidencën operative, përdor mjetet teknike dhe elektronike, bën përgjime telefonike e kontroll postar, duke marre me pare miratimin tek autoriteti i përcaktuar me ligj.

Neni 8

Për organizimin, sigurimin dhe kontrollin e trafikut ushtarak organizohet dega e qarkullimit rrugor, e cila e ushtron veprimtarinë ne mbështetje te ligjit nr.8378, date 22.7.1998 "Kodi Rrugor i Republikës se Shqipërisë" .

Neni 9

Policia Ushtarake, me atributet e Policisë Gjyqësore, kryen hetime te plota për vepra penale qe ndodhin ne Forcat e Armatosura. Ne strukturën e Policisë Ushtarake organizohen seksionet dhe shërbimet e Policisë Gjyqësore, ne përputhje me ligjin nr.8677, date 2.11.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore".

Neni 10

Për kontrollin e masave te marra nga komandat e forcave ne Forcat e Armatosura dhe nga drejtuesit e institucioneve ushtarake për mbrojtjen e jetës se njerëzve dhe te planet ushtarake nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive te tjera, ne strukturën e Policisë Ushtarake organizohet inspektorati i PMNZSH-se, i cili e kryen veprimtarinë ne përputhje me ligjin nr.8766, date 5.4.2001 "Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin".

Neni 11

Personeli i Policisë Ushtarake pajiset me dokument identifikimi, te cilin e paraqet gjate kryerjes se detyrës.
Personeli i Policisë Ushtarake ka shenjat dalluese dhe simbolet, te përcaktuara ne Rregulloren
e Forcave te Armatosura për uniformen.
Pajisjet profesionale janë te njëjta me ato qe ka ne përdorim Policia e Shtetit.

KREU III
DETYRAT E POLICISE USHTARAKE

Neni 12

Policia Ushtarake, ne përmbushje te misionit, kryen këto detyra:
a) siguron rendin ushtarak jashtë reparteve ushtarake, ne mjediset publike dhe jopublike;
b) mbron jetën, shëndetin dhe dinjitetin e ushtarakut nga çdo veprim i paligjshëm, kur ato
cenohen për shkak te detyrës;
c) mbron pronën shtetërore ne administrim dhe përdorim te Forcave te Armatosura nga veprimtari te kundërligjshme;
ç) me kërkesë te komandave dhe te drejtuesve te institucioneve ushtarake, ndërhyn ne repartet ushtarake për parandalimin dhe mënjanimin e veprimeve te kundërligjshme qe kane te bëjnë me prishjen e rendit ushtarak;
d) ndërhyn për te mënjanuar aktet e terrorizmit ne Forcat e Armatosura;
dh) punon për zbulimin, parandalimin e ndjekjen e veprimtarisë kriminale ndaj pjesëtarëve te Forcave te Armatosura, pronës e objekteve ushtarake;
e) zbaton vendimet e gjykatës, aktet e Prokurorisë Ushtarake për kërkimin, kapjen e sjelljen forcërisht te ushtarakeve, qe i fshihen procedimit penal ose i shmangen vuajtjes se
dënimit;
ë) kërkon e ndalon ushtaraket, qe i shmangen shërbimit te detyrueshëm ushtarak;
f) kontrollon e siguron transportin ushtarak;
g) kontrollon lëvizjen dhe shfrytëzimin e mjeteve dhe te teknikes luftarake;
gj) kontrollon e merr masa për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen nga zjarri;
h) siguron rendin ushtarak gjate zhvillimit te stërvitjeve, te veprimtarive dhe ceremonive
ushtarake, te organizuara ne Forcat e Armatosura;
i) Policia Ushtarake, ne gjendje lufte, bën sigurimin e personelit, te materialeve dhe mjeteve luftarake nga sulmet e armikut ne prapavije; merr masa për grumbullimin, evakuimin, ruajtjen dhe sigurimin e robërve te luftës, si dhe te
personelit civil te ndaluar ; mban nen kontroll rrjetin rrugor ne zonat e operacioneve dhe kontrollon lëvizjet e refugjateve;
j) shoqëron e siguron personalitetet e larta ushtarake te Forcave te Armatosura, si dhe
delegacionet e huaja ushtarake te njësuara me to;
k) kryen detyra ne interes te forcave ushtarake shqiptare, qe kryejnë misione jashtë shtetit, si dhe te forcave te huaja ushtarake, qe veprojnë ne Shqipëri, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi;
l) kryen operacione humanitare;
ll) Realizon, me urdhër te autoritetit epror te Policisë Ushtarake, lirimin e objekteve e te territoreve ushtarake te zëna forcërisht;

Neni 13

Bashkëpunimi ndërmjet Policisë Ushtarake dhe strukturave ose organeve te tjera, te parashikuara ne nenin 4 te këtij ligji, rregullohet me udhëzime te përbashkëta te titullarëve te institucioneve përkatëse.

Neni 14

Për strukturat e shërbimeve te Policisë Ushtarake, qe veprimtarinë e tyre e ushtrojnë ne
baze te ligjeve te veçanta, Mbrojtjes nxjerr urdhra dhe udhëzime.

KREUIV
TE DREJTAT E POLICISE USHTARAKE

Neni 15

Personeli i Policisë Ushtarake ka te drejte te hyje ne mjediset e reparteve e te
institucioneve ushtarake vetëm:
a) kur ka te dhëna te bazuara se është duke u kryer një krim;
b) për kapjen e autoreve te një krimi, te citet janë fshehur ne këto mjedise;
c) për te dhënë ndihmën e nevojshme ne raste aksidentesh, zjarresh e fatkeqësish
natyrore.
Personeli i Policisë Ushtarake ka te drejte te futet ne objektet e mbyllura dhe ne zyrat e komandave ushtarake vetëm me kërkesë te këtyre te fundit ose me urdhër te prokurorit ushtarak.

Neni 16

Punonjësve te shërbimeve te Policisë Ushtarake (Policia Kriminale, Gjyqësore, e Qarkullimit Rrugor) , qe kryejnë detyra ne interes te njësive e reparteve te Forcave te Armatosura, u krijohen kushte dhe mjedise pune te përshtatshme për kryerjen e detyrës se tyre funksionale brenda njësive e reparteve, nga komandat e forcave dhe drejtuesit e institucioneve ushtarake.

Neni 17

Ne raste urgjente, për kryerjen e detyrave te shërbimit, personeli i Policisë Ushtarake përdor mjetet e transportit e te ndërlidhjes te Forcave te Armatosura, si dhe te personave fizike e juridike shqiptare.
Ne rastet e përdorimit te tyre, personeli i Policisë Ushtarake detyrohet t'i lëshojë personit fizik e juridik një vërtetim, ne baze te te cilit struktura ku shërben ky punonjës policie i kthen ne te holla vlerën e shpenzimeve te kryera.
Ministri i Mbrojtjes nxjerr udhëzim për zbatimin e përcaktimeve te bëra ne paragrafin e pare dhe te dyte te këtij neni.

Neni 18

Punonjësit e Policisë Ushtarake bllokojnë pjese te rrugëve, zyra e mjedise te tjera, ku ka ndodhur vepra penale, për ruajtjen e vendit te ngjarjes dhe te provave materiale deri ne ardhjen e Policisë Gjyqësore ose te prokurorit, sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni 19

Policia Ushtarake bën kontrolle, bllokon prova materiale e ndalon ushtaraket dhe shtetas te tjerë ne rastet e kushteve te flagrancës se kryerjes te një vepre penale ushtarake, ne përputhje me dispozitat e caktuara ne Kodin e Procedurës Penale.

Neni 20

Punonjësi i Policisë Ushtarake kërkon prej ushtarakut te paraqesë dokumentin zyrtar te
identifikimit ne rastet kur:
a) ai ndodhet ne vendngjarjen e veprës penale;
b) ka te dhëna për veprimtari te paligjshme te ushtarakut;
c) vepron ne kundërshtim me rregulloret ushtarake;
ç) bëhen verifikime.

Neni 21

Punonjësi i Policisë Ushtarake shoqëron për ne qendrën e repartit te Policisë Ushtarake ose te institucionit ushtarak, ushtaraket qe:
a) shkelin rregullat e rendit ushtarak dhe nuk ndërpresin veprimtarinë e tyre edhe pas
paralajmërimit;
b) nuk kane dokument identifikimi ose refuzojnë ta paraqesin;
c) kundërshtojnë ose pengojnë punonjësin e Policisë Ushtarake ne kryerjen e detyrës;
ç) janë gjendur ne vendngjarje dhe dyshohet se janë autore te veprës penale;
d) kërkohen nga organet e drejtësisë.
Kur një person i paraqitur si ushtarak rezulton se nuk është i tille, ai shoqërohet ne qendrën me te afërt te Policisë Ushtarake.

Neni 22

Ushtarakeve, qe shoqërohen ne repartet e Policisë Ushtarake, u krijohen kushte normale dhe, pas sqarimit te rrethanave te çështjes për te cilën janë shoqëruar, kur nuk janë te implikuar, lihen te lire. Ata nuk mund te mbahen me shume se 10 ore.
Për veprimet e kryera, punonjësi i Policisë Ushtarake njofton menjëherë eproret e vet te drejtpërdrejtë, repartin, familjen e ushtarakut, si dhe plotëson dokumentacionin e nevojshëm.

Neni 23

Punonjësit e Policisë Ushtarake përdorin forcën, mjetet dhe pajisjet e tjera speciale, te dhëna ne përdorim, ne baze dhe për zbatim te ligjit, kur kundërshtohen e pengohen gjate kryerjes se detyrës edhe:
a) ndaj ushtarakeve ose shtetasve qe përpiqen te lirojnë personat e shoqëruar nga
punonjësi i Policisë Ushtarake;
b) kur te ndaluarit ose personat qe shoqërohen bëjnë përpjekje te largohen forcërisht;
c) për te vendosur rendin ushtarak, te cenuar rende nga veprime te pakontrolluara te
ushtarakeve ose te një grupi ushtarakesh.

Neni 24

Gjate kryerjes se detyrës, punonjësi i Policisë Ushtarake përdor armen si mjet ekstrem, vetëm ne baze te dispozitave te ligjit nr.8290, date 24.2.1998 "Për përdorimin e armeve te zjarrit".

KREU V
PRANIMI, KUALIFIKIMI DHE SHERBIMI NE POLICINE USHTARAKE

Neni 25

Policia Ushtarake përbëhet nga efektive oficere, nënoficerë e ushtare me pagese.

Neni 26

Ne Policinë Ushtarake pranohen nënoficerë dhe ushtare me pagese, shtetasit shqiptare mbi
baza vullnetare, qe plotësojnë këto kërkesa:
a) te kenë mbaruar arsimin e mesëm;
b) te kenë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak;
c) te mos jene dënuar penalisht me burgim, me vendim gjykate te formës se prere;
ç) te plotësojnë kushtet shëndetësore e fizike;
d) te jene ne moshe deri 30 vjeç dhe me gjatësi trupore mbi 1.70 m;
dh) te kenë sjellje te mira qytetare.
Përjashtohen nga plotësimi i kërkesave te përcaktuara ne shkronjën "b" te këtij neni, shtetasit shqiptare femra.

Neni 27

Kriteret e emërimit, te kualifikimit dhe te karrierës se oficereve, nënoficerëve dhe ushtareve me pagese te Policisë Ushtarake janë ato te përcaktuara ne dispozitat e ligjit nr.8670, date 26.10.2000 "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë" dhe ne aktet nënligjore, te miratuara për këtë qellim.

Neni 28

Kur punonjësi i Policisë Ushtarake vritet ose behet i paafte për pune, gjate kryerjes se detyrës ose për shkak te detyrës, familja e tij ose ai vete përfitojnë pension ne masën e pagës se plote qe ka pasur ne çastin qe i lind e drejta për këtë përfitim.
Kur punonjësit e Policisë Ushtarake, gjate kryerjes se detyrës ose për shkak te saj, i dëmtohet prona, ai ka te drejtën e kompensimit, masa dhe kriteret e se cilës përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 29

Gjate përmbushjes se detyrave te caktuara me ligj, efektivat e Policisë Ushtarake zbatojnë dispozitat e ligjit nr.8291, date 25.2.1998 "Kodi i etikes se Policisë".

KREU VI DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 30

Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe, ne zbatim te paragrafit te dyte te nenit 28, dhe Ministri i Mbrojtjes, ne zbatim te neneve 7, 14 dhe 17 te këtij ligji te nxjerrin aktet nënligjore përkatëse.

Neni 31

Ligji nr.7508, date 7.8.1991 "Për Policinë Ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 32

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3841, date 17.6.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.339 305150010





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga