marketkonekt
0 0
2
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per Garden e Republikes se Shqiperise.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8869
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 22.05.2003
Data e aprovimit te Aktit: 22.05.2003
Numri i neneve: 44
Numri i fletores zyrtare: 53
Data e fletores zyrtare: 03.07.2003
Aktiviteti: Garda
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Objekt i ketij ligji eshte percaktimi i misionit, i organizimit te Gardes se Republikes te Shqiperise dhe i statusit te saj.
Amendamente
1 PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTI
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në ligjin nr. 8869, datë 22.05.2003 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë"
2 PËR TRAJTIMIN ME USHQIM, PA PAGESË, TË EFEKTIVAVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS
3 PËR MIRATIMIN E UNIFORMËS, TË FORMËS DHE ELEMENTEVE TË GRADAVE E TË SHENJAVE DALLUESE TË EFEKTIVAVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
4 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.830, DATË 11.12.2003 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PAJISJEN E PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË ME ARMATIM DHE MJETE TEKNIKE TË POSAÇME
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.8869, date 22.5.2003

PER GARDEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i misionit, i organizimit te Gardës se Republikës te Shqipërisë dhe i statusit te saj.

Neni 2

1. Garda e Republikës se Shqipërisë është strukture me status te veçante ne Ministrinë e Rendit Publik, qe ka për mision ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve te larta shtetërore dhe te rezidencave, te përcaktuara ne këtë ligj. Ajo varet nga Ministri i Rendit Publik.
2. Misioni dhe statusi i Gardës nuk ndryshojnë ne gjendje te jashtëzakonshme apo ne gjendje
lufte.

Neni 3

Garda e Republikës është person juridik, buxheti i se cilës është zë me vete ne buxhetin e Ministrisë se Rendit Publik.

Neni 4

Garda e Republikës se Shqipërisë ruan e mbron:
a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre.
b) Personalitetet e huaja, qe vijnë ne vendin tone, ne rang te njëjtë me personalitetet shqiptare te shkronjës "a" dhe "c".
c) Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetaret e Kuvendit, anëtarët e Këshillit te Ministrave, Kryetarin e Gjykatës se Larte, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e SHISH-it, Kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit, Guvernatorin e Bankës se Shtetit, Avokatin e Popullit, Kryetarin e KQZ-se, kryetarin e partisë me te madhe te maxhorances parlamentare, kryetarin e partisë me te madhe te opozitës parlamentare dhe Kryetarin e Bashkise se Tiranes.
ç) Rezidencat presidenciale, te Kuvendit dhe te Këshillit te Ministrave, si dhe seli e
rezidenca te tjera te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
d) Banesat e personaliteteve te përmendura ne shkronjat "a", "b" dhe "c" te këtij neni.

Neni 5

1. Presidenti i Republikës se Shqipërisë ruhet edhe 4 vjet pas lirimit nga funksioni, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri edhe 3 vjet pas lirimit nga funksioni, kurse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës se Larte, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Rendit Publik dhe Kryetari i SHISH-it edhe dy vjet pas lirimit nga funksioni.
2. Për personalitete te tjera, qe përmenden ne shkronjën "e" te nenit 4, ruajtja e tyre pas lirimit nga funksioni përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 6

Garda e Republikës siguron ruajtjen e mbrojtjen ne objekte edhe gjate veprimtarive ku marrin pjese Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, grup personalitetesh, te përcaktuara ne shkronjën "e" te nenit 4 dhe pjesëtarë te delegacioneve te huaja, siç përcaktohen ne shkronjën "b" te nenit 4.

Neni 7

Garda e Republikës kryen ceremonialet me truproja nderi, sipas përcaktimit qe behet ne protokollin e shtetit. Mënyra e kryerjes se shërbimit te truprojës se nderit te Republikës përcaktohet ne rregullore te veçante, te miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 8

1. Garda përbëhet nga komanda qendrore, drejtori dhe struktura te tjera vartëse.
2. Struktura, organizimi, varësia strukturore dhe limiti organik i Gardës se Republikës përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Rendit Publik.

Neni 9

Komandanti i Gardës ka autoritetin e plote te drejtimit e te kontrollit te te gjithë veprimtarisë se Gardës. Ai është përgjegjës para Ministrit te Rendit Publik për përgatitjen dhe gatishmërinë e efektivave te Gardës dhe për realizimin e misionit te saj.

Neni 10

1. Komandanti i Gardës se Republikës emërohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit te Rendit Publik. Ai përzgjidhet nga radhët e oficereve madhore te karrierës te Gardës dhe te Policisë se Shtetit.
2. Komandanti i Gardës lirohet nga detyra kur:
a) jep dorëheqjen;
b) behet i paafte nga ana shëndetësore për një periudhe kohe mbi 6 muaj;
c) dënohet me vendim gjykate te formës se prere për një çështje penale;
ç) tregon paaftësi ne përmbushjen e detyrës;
d) arrin moshën për pension.

Neni 11

1. Punonjësit e Gardës, sipas detyrave dhe funksioneve qe kryejnë, kategorizohen ne
gardiste dhe punonjës te nivelit:
a) te ulet;
b) te mesëm;
c) te larte;
ç) madhor.
2. Punonjës te nivelit te ulet janë nënoficerët gardiste, te cilët shërbejnë për ruajtjen e
objekteve dhe te personaliteteve.
3. Punonjës te nivelit te mesëm janë oficeret gardiste, te cilët ruajnë dhe mbrojnë personalitetet dhe objektet e përcaktuara ne këtë ligj.
4. Punonjës te nivelit te larte janë oficeret gardiste, drejtues te shërbimeve dhe te strukturave
ne Garde.
5. Punonjës te nivelit madhor janë oficeret gardiste, drejtues te Gardës e te strukturave te
saj.

Neni 12

1. Ne Gardën e Republikës pranohen shtetasit shqiptare sipas kritereve te mëposhtme:
1. 1. Për gardistet:
a) te kenë arsimin e mesëm;
b) te mos jene dënuar penalisht;
c) te kenë sjellje te mira qytetare;
ç) te jene te afte fizikisht dhe me gjatësi jo me te vogël se 1,75 m.
1.2. Për nënoficerët gardiste:
Përveç kushteve te përcaktuara ne piken 1.1 te këtij neni, duhet te kenë kryer shërbimin ushtarak, te jene diplomuar ne Institutin e Policisë ose ne kurse te barasvlershme me te dhe te
pranojnë nënshkrimin e kontratës.
1.3. Për oficeret gardiste:
a) Te jene diplomuar ne Akademinë e Policisë, ne Akademinë e Mbrojtjes, ose te jene me
arsim te larte civil për specialitete te veçanta.
b) Te nënshkruajnë kontratën e pranimit.
1.4. Për oficeret e larte te Gardës:
Përveç kritereve qe parashikohen ne piken 1.3, te kenë kryer kurse kualifikimi, ne përputhje
me funksionin qe do te kryejnë.
1.5. Ne sektorët mbështetës dhe ne ato administrative te Gardës punësohen edhe persona, te cilët trajtohen sipas ligjit nr. 8549, date 11.11.1999 "Për statusin e nëpunësit civil" apo sipas Kodit te Punës.

Neni 13

Efektivi i Gardës se Republikës betohet sipas kësaj formule betimi:
"Si pjesëtar i Gardës se Republikës betohem se do te jem besnik i popullit tim, trim, i
disiplinuar, se do te zbatoj kërkesat e Kushtetutës e te ligjeve dhe do te jem i gatshëm përherë, duke mos kursyer as jetën, për kryerjen e detyrës. Ndëshkimi me i rende i ligjeve te te me jepet, nëse shkel këtë betim solemn! Betohem!".

Neni 14

1. Punonjësi i Gardës largohet nga Garda dhe kalon ne rezerve kur:
a) mbush moshën për pension;
b) behet i paafte për pune nga ana shëndetësore për një periudhe kohe mbi 6 muaj me
vendim te komisionit mjekësor ose te gjykatës;
c) shkurtohet funksioni ose për shkak te ndryshimeve ne organike;
c) kërkon ai vete, pasi ka plotësuar kushtet e kontratës se pranimit.
2. Punonjësi i Gardës përjashtohet nga Garda kur:
a) kryen, ne mënyrë te përsëritur, thyerje te renda te disiplinës;
b) nuk paraqitet ne detyre, pa shkaqe te arsyetuara, mbi 7 dite;
c) shkel betimin;
ç) është jashtë kritereve te përcaktuara ne këtë ligj;
d) dënohet penalisht.
3. Marrëdhëniet e punës, te karrierës dhe te ndërprerjes se tyre përcaktohen ne rregulloren e personelit te Gardës, te miratuar nga Këshilli i Ministrave.
4. Emërimi dhe shkarkimi i oficereve madhore te Gardës behet nga Kryeministri me
propozim te Ministrit te Rendit Publik.
5. Emërimi dhe shkarkimi i oficereve te larte te Gardës behet nga Ministri i Rendit Publik
me propozimin e Komandantit te Gardës.
6. Emërimi dhe shkarkimi i oficereve te nivelit te mesëm dhe i nënoficerëve gardiste behet
nga Komandanti i Gardës.

Neni 15

Ne Gardën e Republikës funksionon hierarkia e gradave, rregullimi i te cilave behet me ligj te veçante.

Neni 16

Punonjësit e Gardës ndëshkohen me këto masa disiplinore:
a) vërejtje;
b) vërejtje me paralajmërim;
c) gjobe ne masën e pagës deri ne 5 dite pune;
ç) shtyrje e afatit te gradimit deri ne një vit;
d) ulje ne detyre ose ne funksion;
dh) pezullim nga detyra ose nga funksioni deri ne 3 muaj, ose deri ne përfundimin e çështjes penale;
e) përjashtim nga Garda e lirim, sipas pikës 2 te nenit 14.

Neni 17

1. Punonjësi i Gardës i nënshtrohet zbatimit te rregullores se disiplinës, te miratuar nga
Këshilli i Ministrave.
2. Ne Garde, me urdhër te Ministrit te Rendit Publik, ngrihet dhe funksionon komisioni
disiplinor.

Neni 18

1. Punonjësit e Gardës se Republikës i kryejnë detyrat e tyre me uniforme dhe mbajnë shenjat e miratuara me vendim te Këshillit te Ministrave. Uniforma dhe shenjat dalluese përdoren vetëm gjate kryerjes se detyrës.
2. Shërbime te veçanta te Gardës, te përcaktuara nga Ministri i Rendit Publik, i kryejnë
detyrat me veshje civile ose veshje te përshtatshme, sipas natyrës se shërbimit.
3. Punonjësi i Gardës pajiset me dokument zyrtar identiteti, te cilin e përdor vetëm për
shkak te detyrës.
4. Punonjësi ne rezerve i Gardës ka te drejte te përdore uniformen ne raste festash zyrtare
dhe ceremonish.

Neni 19

Punonjësit e Gardës i nënshtrohen juridiksionit penal te zakonshëm.

Neni 20

1. Punonjësi i Gardës se Republikës, ne shërbim ose për shkak te shërbimit, është i paprekshëm. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij dënohen sipas dispozitave te Kodit Penal.
2. Kur punonjësit te Gardës, për shkak te detyrës, i kërcënohet jeta, familja a prona, shteti i garanton mbrojtje te veçante. Mënyrat e mbrojtjes përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 21

Punonjësi i Gardës, gjate kryerjes se detyrës, përdor edhe forcën fizike ose mjete teknike te posaçme për te neutralizuar ose për te shmangur persona te veçante ose grup personash, qe nuk u binden kërkesave te tij e qe përbejnë rrezik ose pengojnë kryerjen e shërbimit për ruajtjen e personaliteteve a te objekteve qe parashikohen ne këtë ligj.

Neni 22

Punonjësit e Gardës, gjate kryerjes se detyrës, kane te drejte te bëjnë verifikimin e identitetit, kontrollin fizik te mjeteve, dhe te bagazheve te te gjithë personave qe hyjnë ne objektet ne ruajtje.

Neni 23

Për nevojat e sigurisë ose ne kushtet e nevojës ekstreme ndaj personaliteteve te larta shtetërore te vendit dhe te huaja, si dhe gjate veprimtarive te caktuara, punonjësit e Gardës, vete a ne bashkëpunim me organet e pushtetit vendor ose me Policinë e Shtetit, bllokojnë pjese rrugësh a mjedise publike për aq kohe sa është e nevojshme.

Neni 24

1. Punonjësit e Gardës, qe kryejnë detyrën e ruajtjes nga afër te personaliteteve, i
kërkojnë punonjësit te policisë te beje identifikimin dhe shoqërimin e personave te dyshuar.
2. Bashkëpunimi ndërmjet strukturave te Policisë se Shtetit dhe Gardës se Republikës
rregullohet me urdhër te Ministrit te Rendit Publik.

Neni 25

Punonjësi i Gardës përdor armen ne rastet e përcaktuara ne ligjin nr.8290, date 24.2.1998 "Për përdorimin e armeve te zjarrit", si dhe ne rastet kur sulmohen:
a) personalitetet e larta shtetërore te vendit dhe te huaja;
b) rojet dhe objektet ne ruajtje.

Neni 26

Për kryerjen e detyrave, punonjësi i Gardës pajiset me armatim dhe mjete teknike te posaçme, te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 27

Subjektet private dhe shtetërore janë te detyruara t'i lejojnë punonjësit e Gardës se Republikës qe te kryejnë detyrat për mbrojtjen e personaliteteve te larta te vendit dhe te huaja, ne rastet kur këto personalitete shkojnë pranë këtyre subjekteve, për veprimtari pune ose pushimi. Ne këto raste, punonjësi i Gardës qe kryen këtë detyre identifikohet si i tille.

Neni 28

1. Shërbimet informative dhe atë te Policisë se Shtetit detyrohen t'i japin te dhëna Gardës për një rrezik te mundshëm ndaj personaliteteve te larta shtetërore a ndaj objekteve.
2. Rregullat për shkëmbimin e te dhënave përcaktohen me udhëzim te përbashkët te Ministrit te Rendit Publik dhe titullarëve përkatës.

Neni 29

Zyrat e protokollit dhe kabinetet e personaliteteve detyrohen te njoftojnë Gardën e Republikës jo me vone se 24 ore përpara për veprimtarinë e personaliteteve te larta shtetërore te vendit ose te huaja.

Neni 30

Punonjësi i Gardës nuk mund te dypunesohet ose te kryeje veprimtari private.

Neni 31

1. Punonjësi i Gardës, ne çdo rrethane, nuk duhet te sillet dhe te mbaje qëndrime qe cenojnë natyrën e depolitizuar te Gardës.
2. Punonjësit te Gardës i ndalohet anëtarësimi dhe pjesëmarrja ne veprimtari te partive a te shoqatave politike.
3. E drejta e punonjësit te Gardës për t'u përfaqësuar ne organet e zgjedhura rregullohet me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore.

Neni 32

Punonjësve te Gardës u ndalohet te organizohen ne sindikata dhe te ushtrojnë te drejtën e grevës, si dhe te bëjnë grumbullime.

Neni 33

1. Koha e punës e punonjësve te Gardës njësohet me atë te punonjësve te tjerë te administratës publike, me përjashtim te përcaktimeve te shprehura ne këtë ligj.
2. Pushimi vjetor për punonjësit e Gardës është 30 deri ne 45 dite kalendarike dhe
jepet i shkallëzuar, sipas funksioneve dhe gradave.
3. Kur, për arsye pune a shërbimi, pushimi vjetor nuk mund te jepet brenda vitit, ai jepet jo me vone se ne muajin shkurt te vitit pasardhës, ne te kundërt behet kompensimi i tij ne vlere.
4. Punonjësi i Gardës i gëzon këto te drejta edhe ne rastet e shërbimit ne ditët e pushimeve javore ose ne ditët e festave zyrtare.
5. Ne rast fatkeqësie familjare, martese ose ne raste te tjera te veçanta punonjësit te Gardës i jepet deri ne 7 dite leje e pagueshme ose deri ne 2 muaj leje pa te drejte page.
6. Periudha e lejes pa te drejte page nuk llogaritet ne vjetërsi pune a shërbimi dhe as
për efekt te ecurisë ne grade.
7. Kriteret dhe masat e përfitimeve përcaktohen me akte normative te miratuara nga
Këshilli i Ministrave.

Neni 34

1. Punonjësi i Gardës, për shkak te përgjegjësisë, vështirësisë dhe rrezikshmërisë se larte ne detyre, ka përparësi ne trajtimin me page.
2. Paga e punonjësit te Gardës caktohet ne varësi te rolit dhe te gradës qe ka fituar, funksionit qe kryen, shkalles se rrezikshmërisë dhe vështirësisë, si dhe ne varësi te kushteve te tjera, te veçanta, te vendit te punës, te shërbimit dhe te profesionit.
3. Paga mujore e punonjësit te Gardës përbëhet nga paga baze, shtesa mbi pagën baze (ne përqindje ose ne skeme absolute) dhe kompensimet për privacionet dhe humbjet qe i krijohen punonjësit te Gardës për shkak te nevojave te punës e te shërbimit.
4. Paga baze mujore është fikse dhe përcaktohet sipas funksionit (nivelit) dhe gradës, Punonjësi i Gardës, për natyre te veçante shërbimi, përfiton shtese mbi pagën baze,
5. Rregullimi i pagave dhe kriteret për dhënien e tyre miratohen me vendim te
Këshillit te Ministrave.

Neni 35

1. Punonjësve te Gardës, për rezultate shume te larta ne stërvitje e gatishmëri, ruajtje e administrim te vlerave materiale e monetare, si dhe kur kryejnë detyra me rreziqe për jetën e tyre, u jepet shpërblim.
2. Kriteret dhe masa e shpërblimit caktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 36

1. Punonjësit te Gardës, ne rast pamundësie punësimi te bashkëshortes, i jepet ndihme
financiare ne raport me pagën minimale ne shkalle vendi dhe për fëmijët qe ka ne ngarkim.
2. Periudha e trajtimit me këtë ndihme financiare njihet periudhe sigurimi për bashkëshorten.

Neni 37

1. Punonjësi i Gardës, ne rast transferimi dhe kur është i pastrehe, përfiton kompensim
qiraje banese deri ne sigurimin e banesës nga shteti.
2. Masa dhe kriteret e kompensimit përcaktohen me vendim te veçante te Këshillit te Ministrave.

Neni 38

Punonjësi i Gardës, kur dërgohet për formim dhe kualifikim profesional me shkëputje nga puna mbi 6 muaj, trajtohet me pagën e gradës dhe funksionit qe ka.

Neni 39

1. Punonjësi i Gardës, përveç përfitimeve qe rrjedhin nga ligji nr. 7709, date 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë", me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme, gëzon te drejtën e përfitimeve te tjera suplementare.
2. Përfitimet suplementare për punonjësit e Gardës janë:
a) pagese për paaftësi te përkohshme dhe te përhershme ne pune;
b) kompensim për dëmtime trupore dhe materiale;
c) mbulimi i shpenzimeve për rehabilitimin shëndetësor;
ç) trajtim shëndetësor pa pagese;
d) përballimi i shpenzimeve te varrimit dhe ndihmat e menjëhershme;
dh) pension te pjesshëm për vjetërsi shërbimi;
e) reduktim te moshës se daljes ne pension pleqërie;
ë) shtese pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar;
f) trajtim me pagese kalimtare, për shkak te ndërprerjes ose te pamundësisë se vazhdimit te
karrierës;
g) kompensime e trajtime te tjera, te parashikuara me akte normative te veçanta.
3. E drejta e përfitimeve suplementare për punonjësit e Gardës varet nga koha (vjetërsia) e shërbimit, paga e realizuar dhe kontributi i paguar.
4. Kohe (vjetërsi) shërbimi për punonjësit e Gardës quhet:
a) koha nga data e pranimit si kursant ose student;
b) koha e njohur si ushtarak i Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë ose si
efektiv i Policisë se Shtetit;
c) koha e ndërprerjes se karrierës, për shkak te një vendimi te padrejte;
ç) koha e qëndrimit ne dispozicion, për shkak te pritjes për sistemimin ne një funksion ne
përputhje me gradën;
d) gjysma e periudhës se kaluar si punonjës ne sektorët civile dhe periudha e plote e kaluar
si ushtarak, para pranimit si punonjës i Gardës.
5. Paga e realizuar, për efekt te përfitimit nga ky ligj, është paga baze mujore, se bashku me
shtesat me karakter te përhershëm qe ka përfituar punonjësi i Gardës.

Neni 40

Punonjësi i Gardës, ne rast paaftësie shëndetësore për te shërbyer ne Garde ose kur i shkurtohet funksioni organik, ka përparësi punësimi ne administratën publike, sipas kritereve te përcaktuara ne ligjin nr. 8549, date 11.11.1999 "Për status in e nëpunësit civil" .

Neni 41

Garda e Republikës ndërton, me fonde shtetërore, apartamente banimi, ku strehohen punonjësit e saj. Apartamentet i marrin me qira, me kushte lehtësuese, sipas udhëzimit te Ministrit te Rendit Publik.

Neni 42

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe brenda gjashte muajve te nxjerre aktet nënligjore ne baze e për zbatim te këtij ligji sipas neni 4 shkronja "ç", nenit 5 pika 2, nenit 7, nenit 8 pika 2, nenit 14 pika 3, nenit 17 pika 1, nenit 18 pika 1, nenit 20, nenit 26, nenit 33, nenit 34 pika 5, nenit 35, nenit 36, nenit 37 pika 2 dhe nenit 39.
2. Ngarkohet Ministri i Rendit Publik te nxjerre aktet sipas nenit 17 pika 2, nenit 18 pika 2 dhe nenit 24 pika 2.

Neni 43

Ligji nr.7602, date 9.9.1992 "Për Gardën e Republikës se Shqipërisë", me te gjitha ndryshimet e bëra ne te, si dhe te gjitha aktet e tjera ligjore qe vijnë ne kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 44

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 2
GARDA
 5.971 305220001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
nikolin
Para 14 muajsh  
  
para gardistat,respekte nga nikolin makaj.
     
nikolin
Para 14 muajsh  
  
para gardistat,garda eshte legjende.respekte nga niolin makaj.
     


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga