marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për njësite ligjore te matjes.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 431
Statusi i Aktit: I shfuqizuar
Data e Aktit: 26.06.2003
Data e aprovimit te Aktit: 26.06.2003
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 56
Data e fletores zyrtare: 03.07.2003
Aktiviteti: Mjete matese
Propozuar nga: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Çës
Pershkrimi i Aktit: Ministrite, institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor, personat fizike e juridike, qe ushtrojne veprimtari ne territorin e Republikes se Shqiperise, detyrohen te perdorin njesite ligjore te matjes.
Amendamente
1 Për njësitë e tjera të matjes jashtë sistemit SI
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr .431, date 26.6.2003

PER NJESITE LIGJORE TE MATJES

Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te pikës 2 te nenit 3 te ligjit nr.8996, date 30.1.2003 "Për njësitë e matjes dhe kontrollin e mjeteve matëse (metrologjinë)", me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Punëve te Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministritë, institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor, personat fizike e juridike, qe ushtrojnë veprimtari ne territorin e Republikës se Shqipërisë, detyrohen te përdorin njësitë ligjore te matjes.
2. Njësitë baze te Sistemit Ndërkombëtar te Matjes si janë:
a) Për gjatësinë: metri (m), i cili është i barabarte me gjatësinë e largësisë se përshkruar nga drita ne boshllëk, gjate një kohe prej 1/299 792 458 te sekondës.
b) Për masën: kilogrami (kg), i cili është i barabarte me masën e prototipit ndërkombëtar te kilogramit.
c) Për kohen: sekonda (s), e cila është e barabarte me kohëzgjatjen e 9 192 631770 periodave te rrezatimit, qe i përgjigjet kalimit ndërmjet dy niveleve superfundore te gjendjes themelore te atomit te Ceziumit 133 Cs.
ç) Për intensitetin e rrymës elektrike: amperi (A), i cili është i barabarte me intensitetin e një rryme te pandryshueshme, qe duke kaluar neper dy përcjellës drejtvizore e paralele, me gjatësi te pafundme e prerje tërthore te papërfillshme dhe te vendosur ne një largësi 1 m ne boshllëk, bën qe te bashkëveprojnë ndërmjet tyre me një force 2.10 -7 njuton për çdo metër gjatësi.
d) Për temperaturën termodinamike: kelvin (K), i cili është i barabarte me 1/273,16-ten pjese te temperaturës termodinamike te pikës trefishe te ujit.
dh) Për sasinë e lendes: moli, i cili është i barabarte me sasinë e lendes se një sistemi, qe përmban aq njësi elementare sa atome ka ne 0,012 kg te lendes se karbonit 12. Kur përdoret moli njësitë elementare duhet te specifikohen ne atome, molekula, elektrone, pjesëza te tjera ose grupime te specifikuara te këtyre pjesëzave.
e) Për intensitetin e dritës: kandela (cd), e cila është e barabarte me intensitetin e dritës se një burimi, qe lëshon ne një drejtim te dhënë një rrezatim njëngjyrësh, me frekuence 540.10 12 herz dhe me një intensitet energjetik 1/683 wat për steradian, ne këtë drejtim.
3. Madhësia, emri dhe simboli i njësive baze SI jepen ne tabelën nr.1, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Njësitë plotësuese te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI janë:
a) Për këndin plan: radiani (rad), i cili është i barabarte me këndin plan, qe ka kulmin ne
qendrën e një rrethi dhe pret ne perimetrin e tij një hark me gjatësi sa rrezja e rrethit.
b) Për këndin e ngurte: steradiani (sr), i cili është i barabarte me këndin e ngushte, qe ka kulmin ne qendrën e një sfere dhe pret ne sipërfaqen e saj një syprine te barabarte me atë te një katrori, qe ka gjatësinë e brinjëve sa rrezja e sferës.
5. Njësitë e rrjedhura te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI formohen nga njësitë baze,
nëpërmjet shprehjeve algjebrike, qe lidhin madhësitë korresponduese.
a) Madhësia, emri dhe simboli i njësive te rrjedhura te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI. te cilat shprehen vetëm nga njësitë baze te këtij sistemi matjeje, jepen ne tabelën nr.2, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Madhësia emri dhe simboli i njësive te rrjedhura te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI. te cilat shprehen me emra dhe simbole te veçanta, jepen ne tabelën nr.3, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Madhësia, emri dhe simboli i njësive te rrjedhura te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI, te cilat shprehen nga kombinimi i disa njësive te rrjedhura te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI me emra dhe simbole te veçanta, jepen ne, tabelën nr.4, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Sistemi Ndërkombëtar i Matjeve SI shpreh shumëfishat dhe nënfishat dhjetore te njësive te matjeve, me ndihmën e parashtesave. Faktori i fuqisë, emri dhe simboli i parashtesave te njësive te matjes te Sistemit Ndërkombëtar te Matjeve SI jepen ne tabelën nr.5, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Madhësia, njësia, simboli dhe vlera ne njësi SI, i njësive te pranuara për t'u përdorur nga
Sistemi Ndërkombëtar i Matjeve SI, jepen ne tabelën nr.6, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Madhësia, njësia. simboli, përkufizimi dhe vlera ne njësi SI, i njësive matëse, te pranuara për përdorim nga Sistemi Ndërkombëtar i Matjeve SI, vlera e te cilave është përcaktuar eksperimentalisht, jepen ne tabelën nr. 7, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Rregullat për përdorimin e drejte te njësive te matjes te Sistemit Ndërkombëtar te Njësive
SI Janë:
a) Çdo madhësi ne sistemin ndërkombëtar SI ka një njësi te vetme, ndërsa e anasjella nuk
është e vërtetë.
b) Vlerat e madhësive, te quajtura pa përmasa, shprehen vetëm me numra dhe paraqesin raportin e dy madhësive te se njëjtës natyre.
c) Simbolet e njësive shkruhen me shkronja latine dhe ne përgjithësi, me shkronja te vogla. Ne rastet kur emri i njësisë rrjedh nga një emër i përveçëm, shkronja e pare e simbolit shkruhet me shkronje te madhe, Pa (paskal), A (amper) etj.
ç) Emri i plote i një njësie shkruhet me shkronje te vogël.
d) Simbolet e njësive mbeten te pandryshuara, kur vlera e madhësisë ndryshon nga njësia.
dh) Pas simbolit te njësisë nuk vihet pike, me përjashtim te rasteve kur ndodhet ne fund te fjalisë.
e) Nëse një njësi shoqërohet me madhësi relative, ajo tregohet vetëm me simbolin e vendosur prapa vlerës numerike.
ë) Produkti i dy ose me shume njësive shënohet me njërën nga mënyrat e mëposhtme:N . m
ose N m.
f) Kur një njësi e rrjedhur formohet nga pjesëtimi i dy njësive, përdoret një vije e pjerrët
(/), një vije horizontale ose eksponentë negative (m/s ose m ose m . s -1).
g) Asnjëherë nuk përdoret ne një rresht me shume se një vije e pjerrët, me përjashtim te rastit kur vendosen kllapat (m/s ose m s -2, por jo m/s/s).
gj) Shumëfishat dhe nënfishat e njësisë se masës formohen nga bashkimi i parashtesave me
fjalën "gram", simboli i te cilit është g (10 -6kg = 1 mg dhe jo 10 -6kg = 1?kg).
h) Simbolet e parashtesave shkruhen me shkronja latine, pa largësi ndërmjet simbolit te parashtesës dhe simbolit te njësisë.
i) Nuk lejohet te përdoren parashtesa te përbëra, te formuara nga vendosja e shume parashtesave, si p.sh. : pF dhe jo ??F ose ns dhe jo m?s.
j) Nuk lejohet te përdoret parashtesa vetëm, pa njësinë.
k) Nëse simbolit te njësisë se ngritur ne një fuqi i vihet një parashtese, atehere kuptohet qe edhe parashtesa është e ngritur ne atë fuqi, si p.sh. : 1cm3 = (10 -2 ) 3 = 10 -6 m.
l) Nuk lejohet zbatimi i parashtesave SI për njësitë këndore ", ', o. , për njësitë e kohës
min, h, d.
10. Vendimi nr.539, date 21.12.1992 i Këshillit te Ministrave "Për njësitë ligjore te matjes" dhe aktet e tjera nënligjore, qe bien ne kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

Tabela 3. Njësit e rrjedhura 51 me emra dhe simbole te veçante

Njësitë e rrjedhura SI

Madhësia Njësia Simboli Lidhja me njësitë e tjera SI Lidhja me njësitë
baze SI
frekuenca herz Hz s-1
forca njuton N m.kg.s -2
presioni, trysnia paskal Pa N/m2 m-1.kg.s -2
energjia, puna, madhësia e nxehtësisë xhaul J N.m m2.kg.s -2
fuqia, fluksi radiant vat W J/s m2.kg.s -3
ngarkesa elektrike,
madhësia e elektricitetit kulon C s A
diferenca e potencialit elektrik, forca elektromotorë volt V W/A m2.kg.s -3 . A-1
kapaciteti elektrik farad F C/V m-2.kg -1 .s 4 . A2
rezistenca elektrike om ? V/A m2.kg. s -3 . A -2
përçueshmëria elektrike siemens S A/V m-2 .kg-1. s 3 . A 2
fluksi magnetik weber Wb V. s m2. kg . s -2 . A-1
densiteti i fluksit magnetik tesla T Wb/m2 kg . s -2 . A-1
induktiviteti henri H Wb/A m2. kg . s -2 . A-2
fluksi i dritës lumen Im Cd. sr m2. m -2.cd= cd
ndriçimi luks Ix Im/m2 m2. m-4.cd= m-2 cd
aktiviteti ( i një bërthame radioaktive bekerel Bq s -1
doza e përthithur,kërma, energjia specifike e (transmetuar) grei Gy J/kg m2 . s -2
doza ekuivalente sievert Sv J/kg m2 . s -2
këndi plan radian rad m.m -1 =1
këndi i ngurte steradian sr m2 .m -2 =1

Tabela 4. Njësitë e rrjedhura SI emrat SI emrat dhe simbolet e te cilave përfshijnë njësitë e rrjedhura SI me emra dhe simbole ta veçante
Njësitë e rrjedhura SI
Madhësia Njësia Simboli Lidhja me njësitë baze SI
Viskoziteti dinamik Paskal sekond Pa.s m-1.kg.s -1
Momenti i forcës Njuton metër N.m m2.kg.s -2
Tensioni i sipërfaqes Njuton për metër N/m kg.s -2
shpejtësia këndore Radian për sekonde rad/s m.m -1 . s -1= s -1
Nxitimi këndor Radian për sekonde ne katror rad/ s2 m.m -1 . s -2= s -2
densiteti i fluksit te nxehtësisë shkëlqimi Vat për metër katror W/m2 kg.s -3
kapaciteti termik, entropia Xhaul për kelvin J/K m 2 .kg. s -2 .K -1
kapaciteti i nxehtësisë
specifike
entropia specifike Xhaul për kilogram kelvin J/(kg.K) m 2 . s -2 .K -1
energjia specifike Xhaul për kilogram J/kg m 2 . s -2
përcjellshmëria termike Vat për metër kelvin W/(m.K) m .kg. s -3 .K -1
densiteti i energjisë Xhaul për metër kub J/m3 m -1 .kg. s -2
Tensioni i fushës elektrike Volt për metër V/m m .kg. s -3 .A -1
densiteti i ngarkesës elektrike Kulon për metër kub C/m3 m -3 .s.A
densiteti i fluksit elektrike Kulon për metër katror C/m2 m -2 .s.A
Transmetueshmeria elektrike Farad për metër F/m m-3 .kg-1. s 4 .A 2
Përshkueshmëria Henri për metër H/m m kg s -2 A -2
energjia molare
entropia molare Xhaul për mol J/mol m2.kg.s-2.mol-1
Kapaciteti i nxehtësisë molare Xhaul për mol kelvin J/(mol.K) m2.kg.s-2.K-1.mol-1
ekspozimi (rrezet x dhe gama) Kulon për kilogram C/kg kg-1.s.A
intensiteti i rrezatimit Vat për steradian W/sr m4.m-2.kg.s-3= m2.kg.s-3
fuqia e dozës se përthithur grei për sekonde Gy/s kg-1.s.A
ndriçueshmeria vat për metër katror steredian W/( m2 sr) m2.m-2.kg.s-3= kg s-3 kg

Tabela Nr.5 Faktori i fuqisë, emri dhe simboli i parashtesave te njësive te matjes SI

Faktor Emër Simboli
1 000 000 000 000 000 000 000 000 = 1024 jota Y
1 000 000 000 000 000 000 000 = 1021 zeta Z
1 000 000 000 000 000 000 = 1018 eksa E
1 000 000 000 000 000 = 1015 peta P
1 000 000 000 000 = 1012 tera T
1 000 000 000 = 109 giga G
1 000 000 = 106 mega M
1 000 = 103 kilo k
1 00 = 102 hekto h
1 0 = 101 deka da
1 0 = 10-1 dezi d
1 00 = 10-2 centi c
1 000 = 10-3 mili m
1 000 000 = 10-6 mikro ?
1 000 000 000 = 10-9 nano n
1 000 000 000 000 = 10-12 piko p
1 000 000 000 000 000 = 10-15 femto f
1 000 000 000 000 000 000 = 1018 ato a
1 000 000 000 000 000 000 000 = 10-21 zepto z
1 000 000 000 000 000 000 000 000 = 10-24 jokto y

Tabela Nr 6. Madhësia, njësia, simboli dhe vlera e njësive te pranuara për t'u përdorur nga sistemi SI.

Madhësia Njësia Simboli Vlera ne njësi SI
koha minute min 1 min = 60 s
ore h 1 h = 60 min = 3600 s
dite d 1 d= 24 h
këndi plan Grade ° 1 °= (?/180)rad
Minute ' l' = (1/60)°= (?/10800)rad
sekonde " 1"= (1/60)' = (?/648000)rad
nygrad gon 1 gon = (?/200)rad
volumi Litër I, L 1 l=1dm3=10-3m-3
mase Ton metrik t 1 t - 103 kg
trysnia ne ajër, lëngje bar bar 1 bar = 105 Pa


Tabela Nr.7 Madhësia, njësia, simboli, përkufizimi i njësive matëse te pranuara për përdorim nga SI, vlera e te cilave është përcaktuar eksperimentalisht.
Madhësia Njësia Simboli Përkufizimi Vlera ne njësi SI
energjia elektron-volt eV 1 eV është energjia kinetike e një elektroni
qe kalon ne një
diference potenciali
prej 1 V ne boshllëk 1 eV =
1.602 177 33 (49) x 10-19 J
masa njësia atomike e masës u 1 u është e barabarta
me 1/12 e masës se qëndrueshme te një
atomi neutral te 12C ne gjendje te lire. 1 u =
1.660 540 2 (10)10-27 kg
gjatësia njësia astronomike ua 1 ua=
1.495 978 706 91 (30) 1011m


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 306260004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as