0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9090
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 26.06.2003
Data e aprovimit te Aktit: 26.06.2003
Numri i neneve: 21
Numri i fletores zyrtare: 61
Data e fletores zyrtare: 25.07.2003
Aktiviteti: Ndërmjetësim
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ndermjetesimi eshte veprimtari jashtegjyqesore, ne te cilen palet kerkojne ndermjetesimin e nje personi te trete ose te nje grupi personash, per te arritur nje zgjidhje te pranueshme te mosmarreveshjes dhe qe nuk bie ne kundershtim me ligjin.
Amendamente
1 Për ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve.
Akte te ngjashem
1 Për ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9090, date 26.6.2003

PER NDERMJETESIMIN NE ZGJIDHJEN E MOSMARREVESHJEVE

Ne mbështetje te neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni 1

1. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, ne te cilën palët kërkojnë ndërmjetësimin e një personi te trete ose te një grupi personash, për te arritur një zgjidhje te pranueshme te mosmarrëveshjes dhe qe nuk bie ne kundërshtim me ligjin.
2. Ndërmjetësuesi ose grupi i ndërmjetësuesve nuk ka te drejte te urdhërojë ose te detyroje palët te pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Neni 2

1. Ndërmjetësimi, sipas këtij ligji, zbatohet për zgjidhjen e te gjitha mosmarrëveshjeve ne fushën e se drejtës civile, tregtare, familjare dhe penale, qe shqyrtohen nga gjykata, me kërkesën e te dëmtuarit akuzues ose ankimit te te dënuarit, sipas neneve 59 dhe 284 te Kodit te Procedurës Penale.
2. Ndërmjetësimi, sipas këtij ligji, zbatohet ne rastet kur kërkohet dhe pranohet nga palët, përpara ose pasi te këtë lindur mosmarrëveshja, kur është i detyrueshëm sipas ligjit, si dhe kur kërkohet ose çmohet nga gjykata, arbitrazhi ose organi përkatës shtetëror sipas ligjit.
3. Mosmarrëveshjet për te cilat është e detyrueshme zgjidhja ne rruge gjyqësore, nuk
mund te zgjidhen me ndërmjetësim.
4. Për çështjet qe lidhen me procedura, qe nuk rregullohen nga ky ligj, ne veprimtarinë e ndërmjetësimit, për aq sa është e mundur, zbatohen dispozitat ligjore qe rregullojnë procedurat e tjera, duke marre parasysh natyrën ligjore te çështjes.

Neni 3

Veprimtaria e ndërmjetësimit, sipas këtij ligji, mund te ushtrohet nga çdo person qe
përmbush këto kushte:
a) ka mbushur moshën 22 vjeç;
b) ka arsim te larte;
c) nuk është dënuar për vepra penale me dashje;
ç) ka figure morale dhe publike te përshtatshme për veprimtarinë e ndërmjetësimit.

Neni 4

1. Ndërmjetësuesi e ushtron veprimtarinë si person fizik ose juridik nëpërmjet zyrës ose qendrës se tij.
2. Ndërmjetësuesit, qe e ushtrojnë këtë veprimtari si profesion, përpara fillimit te veprimtarisë janë te detyruar te regjistrohen ne gjykate si persona fizike a juridike, te depozitojnë te dhënat e tyre ne regjistrin e ndërmjetësuesve pranë Ministrisë se Drejtësisë, si dhe ne organet tatimore, ne përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.
3. Ndërmjetësuesit, kur ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit si profesion, organizohen kolektivisht për vendosjen dhe respektimin e rregullave profesionale dhe etike, te detyrueshme për t'u zbatuar gjate ushtrimit te kësaj veprimtarie.
4. Ndërmjetësuesit, qe e ushtrojnë këtë veprimtari si profesion, kane te drejte te kërkojnë dhe te shpërblehen për punën, si dhe për shpenzimet e kryera ne procedurën e ndërmjetësimit, sipas marrëveshjes për ndërmjetësim, te nënshkruar me palët.

Neni 5

1. Procedura për ndërmjetësim, përveçse kur palët bien dakord ndryshe, fillon ne datën kur palët janë marre vesh për te ndjekur procedural e ndërmjetësimit, sipas këtij ligji.
2. Nëse një pale ne mosmarrëveshje i kërkon një pale tjetër ndjekjen e procedurave te ndërmjetësimit, sipas këtij ligji, dhe kjo e fundit nuk i përgjigjet kësaj kërkesë brenda 30 ditëve nga data ne te cilën është dërguar ftesa ose brenda afatit kohor te përcaktuar ne ftese, pala kërkuese mund ta vlerësojë këtë si mospranim te ftesës për te ndërmjetësuar.


Neni 6

Ne ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes caktohet një ndërmjetësues, përveç rastit kur palët nuk vendosin me marrëveshje për një grup ndërmjetësuesish.

Neni 7

1. Ne procedurën e ndërmjetësimit me një ndërmjetësues, palët merren vesh për caktimin e
ndërmjetësuesit te vetëm.
2. Ne procedurën e ndërmjetësimit me dy ndërmjetësues, secila pale cakton një
ndërmjetësues.
3. Ne procedurën e ndërmjetësimit me tre ose me shume ndërmjetësues, secila pale cakton
një ndërmjetësues dhe se bashku merren vesh për caktimin e ndërmjetësuesve te tjerë.
4. Palët, për caktimin e ndërmjetësuesit, mund te kërkojnë këshillimin ose mbështetjen e një personi fizik ose juridik, te njohur për veprimtari ne fushën e ndërmjetësimeve dhe, ne veçanti, për këto çështje:
a) për t'i rekomanduar emrat e personave te përshtatshëm si ndërmjetësues;
b) për t'i caktuar një ose me shume persona te përshtatshëm si ndërmjetësues.
5. Ne rekomandimin ose caktimin e ndërmjetësuesve, institucioni ose personi i ngarkuar duhet t'i përmbahet detyrimit për te siguruar një ndërmjetësues te pavarur dhe te paanshëm.
6. Kur një personi i ofrohet mundësia për t'u zgjedhur si ndërmjetësues, ai duhet te deklaroje çdo rrethane qe mund te dëmtojë ose shkaktoje dyshime për paanshmërinë dhe pavarësinë e tij. Ndërmjetësuesi, duke filluar nga koha e caktimit ne këtë detyre dhe gjate kohës se procedurës se ndërmjetësimit, duhet t'u deklaroje pa vonese palëve çdo rrethane qe mund te përbeje cenim ose dyshim ne paanshmërinë dhe pavarësinë e tij.

Neni 8

1. Palët, ne përputhje me këtë ligj, janë te lira te vendosin rregullat dhe mënyrën e zhvillimit te ndërmjetësimit.
2. Ne mungese te një marrëveshjeje për mënyrën e zhvillimit te ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi ose grupi i ndërmjetësuesve mund ta zhvillojnë ndërmjetësimin ne mënyrën me te përshtatshme për palët, mbështetur ne rrethanat e çështjes, ne çdo kërkesë qe mund te paraqesin palët dhe ne çdo nevoje për një zgjidhje te shpejte te mosmarrëveshjes.
3. Ne çdo rast, ne zbatimin e procedurave te ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi ose grupi i ndërmjetësuesve duhet te kujdesen për te siguruar trajtimin e njëjtë te palëve, duke marre parasysh te gjitha rrethanat e çështjes.
4. Nëse nuk vendoset ndryshe nga palët, ndërmjetësuesi ka te drejte qe, ne çdo faze te zbatimit te procedurave te ndërmjetësimit, te propozoje një zgjidhje te pranueshme te mosmarrëveshjes.

Neni 9

Përveç rastit kur vendoset ndryshe nga palët, ndërmjetësuesi, grupi i ndërmjetësuesve ose një anëtar i këtij grupi mund te takoje ose te komunikoje me palët, se bashku ose veçmas me secilin prej tyre.

Neni 10

Ndërmjetësuesi, grupi i ndërmjetësuesve ose një anëtar i këtij grupi, pasi njihet me rrethanat dhe te dhënat e ofruara nga njëra pale ne mosmarrëveshje, mund t'i parashtroje palës tjetër çështjet thelbësore qe rezultojnë nga këto rrethana dhe te dhëna.

Neni 11

1. Përveç rastit kur palët kane rene dakord ndryshe, tërësia e te dhënave dhe e rrethanave
për procedurat e ndërmjetësimit duhet te mbeten konfidenciale.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet nëse njohja me te dhënat dhe rrethanat e ndërmjetësimit kërkohen nga ligji ose për qëllimet e zbatimit a te ekzekutimit te marrëveshjes se arritur ne përfundim te procedurës se ndërmjetësimit.

Neni 12

1. Përveç rastit kur palët kane rene dakord ndryshe, një pale qe merr pjese ne procedurën e ndërmjetësimit ose një person i trete, duke përfshirë edhe ndërmjetësuesin, nuk mund te kërkojnë ose te përdorin ne një proces gjyqësor, arbitrazhi ose ne ndonjë procedure tjetër te ngjashme, prova ose dëshmi, pavarësisht nga forma e tyre, ne rastet e mëposhtme:
a) ftesën e një pale për te marre pjese ne një procedure ndërmjetësimi ose veprimin me te
cilin njëra nga palët ka shprehur vullnetin për te marre pjese ne procedurën e ndërmjetësimit;
b) mendimet e shprehura ose sugjerimet e bëra nga njëra pale gjate ndërmjetësimit ose nga
ndërmjetësuesi për zgjidhjen e mundshme te mosmarrëveshjes;
c) deklaratat ose pohimet e bëra nga njëra pale gjate zhvillimit te procedurës se ndërmjetësimit;
ç) propozimet e bëra nga ndërmjetësuesi;
d) faktin qe njëra nga palët ne procedurën e ndërmjetësimit ka shprehur vullnetin për te
pranuar propozimin e bere nga ndërmjetësuesi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;
dh) një dokument te përgatitur vetëm për qellim te procedurës se ndërmjetësimit.
2. Përveç rastit kur parashikohet nga ligji, ne masën dhe mënyrën e caktuar prej tij, si dhe
për qëllime te zbatimit ose ekzekutimit te një marrëveshjeje për ndërmjetësim ose te arritur ne përfundim te kësaj procedure, gjykata, arbitrazhi ose autoritetet e tjera përgjegjëse nuk kane te drejte te urdhërojnë ose te pranojnë si prove te dhënat dhe rrethanat e paraqitura ne piken 1 te këtij neni. Këto te dhëna, nëse janë parashtruar ose pranuar prej tyre, janë te pavlefshme.
3. Rregullat e parashikuara ne pikat 1 e 2 te këtij neni zbatohen nga gjykata, arbitrazhi dhe ne procedura te tjera te ngjashme, pavarësisht nëse këto organe e shqyrtojnë një mosmarrëveshje qe ka qene ose është ne procedurën e ndërmjetësimit.
4. Me përjashtim te rasteve te parashikuara ne piken 1 te këtij neni, provat qe janë te pranueshme ne një procedure gjyqësore ose arbitrazhi janë te vlefshme edhe pse janë përdorur ne një procedure ndërmjetësimi.

Neni 13

Procedura e ndërmjetësimit përfundon ditën e nënshkrimit:
a) te marrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;
b) te deklaratës me shkrim te ndërmjetësuesit ose te grupit te ndërmjetësuesve, pas këshillimit me palët qe ndërmjetësohen, sepse përpjekjet për ndërmjetësim te mëtejshëm nuk janë te justifikuara;
c) te deklaratës me shkrim te palëve ndërmjetësuese, me ane te se cilës i drejtohen ndërmjetësuesit ose grupit te ndërmjetësuesve, ku i njoftojnë se procedura e ndërmjetësimit ka përfunduar;
ç) te deklaratës me shkrim te njërës pale, drejtuar palës tjetër, ndërmjetësuesit ose grupit te ndërmjetësuesve, ku njoftohen se procedura e ndërmjetësimit ka përfunduar.

Neni 14

Nëse palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme te mosmarrëveshjes ndërmjet tyre dhe, se bashku me ndërmjetësuesit ose grupin e ndërmjetësuesve, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, ne kuptim dhe zbatim te kushteve, rasteve dhe procedurave te parashikuara ne këtë ligj, kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme ne te njëjtën shkalle me vendimet e arbitrazhit.

Neni 15

Përveç rastit kur palët kane rene dakord ndryshe, ndërmjetësuesi nuk duhet te veproje si arbitër për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje qe ka qene ose është subjekt i procedurave te ndërmjetësimit ose për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tjetër, qe rrjedh nga e njëjta marrëdhënie, e cila i është nënshtruar procedurës se ndërmjetësimit.

Neni 16

1. Gjykata ose arbitrazhi nuk fillon ose pezullon vazhdimin e procedurave përkatëse, ne rast se palët ne një mosmarrëveshje, subjekt gjykimi, kane rene dakord paraprakisht qe te përdorin ndërmjetësimin për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje dhe, shprehimisht, kane marre përsipër qe brenda një afati te caktuar ose deri ne vërtetimin e një rrethane te caktuar, te mos kërkojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes nga gjykata ose arbitrazhi.
2. Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1 te këtij neni, njëra nga palët mund te kërkojë fillimin ose vazhdimin e gjykimit te çështjes ne gjykate ose ne arbitrazh, kur çmon se ne këtë mënyrë mbron te drejtat e veta. Fillimi i zbatimit te këtyre procedurave nuk shfuqizon marrëveshjen për ndërmjetësim ose mundësinë e zgjidhjes me ndërmjetësim te mosmarrëveshjes përkatëse.

Neni 17

1. Ndërmjetësuesi, brenda 45 ditëve nga data qe i është dërguar çështja nga gjykata ose prokuroria, i njofton ato për zgjidhjen ose jo te mosmarrëveshjes, duke dërguar edhe aktet përkatëse.
2. Ne rastin kur është zgjidhur çështja me ane te ndërmjetësimit, organet gjyqësore e te prokurorisë vendosin pushimin e çështjes penale a civile ose refuzimin e fillimit te procedimit penal, si dhe bëjnë shënimet ne regjistrat përkatës, përveç rasteve kur arrihet ne përfundimin se vërehet pavlefshmëri.
3. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim, ku parashikohen detyrime ne te holla, dorëzim sendesh ose kryerja e shërbimeve te vlerësueshme e te dokumentuara me shkrim, mund te kundërshtohet brenda 10 ditëve nga palët, pjesëmarrësit e tjerë ne proces, personat e interesuar ose organi përkatës. Ne te kundërt aktmarrëveshja përbën titull ekzekutiv ne mbështetje te nenit 510 te Kodit te Procedurës Civile dhe ngarkohet Zyra e Përmbarimit për ekzekutimin e tij.
4. Kur behet kundërshtim, gjykata ose prokuroria marrin parasysh mënyrën e zgjidhjes me ndërmjetësim, por, gjithashtu, nuk ka pengese ligjore për zgjidhje tjetër, ne përputhje me ligjin.

Neni 18

Gjykata ose prokuroria mund ta vlerësojë marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim te pavlefshme, kur arrin ne përfundimin se nuk pasqyrohet vullneti i palëve ne konflikt, kur janë cenuar rende te drejtat dhe interesat e tyre ose kur zhdëmtimi është haptazi ne disproporcion me demin e shkaktuar.

Neni 19

1. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim, ne kuptim te këtij ligji, është e pavlefshme ne rastet kur:

a) realizohet nga persona, qe nuk janë ndërmjetës ose nuk duhet te jene te tille sipas këtij ligji;
b) mosmarrëveshja, sipas ligjit, duhet zgjidhur vetëm ne rruge gjyqësore;
c) përmban detyrime te vlerësueshme ne te holla dhe nuk formulohet me shkrim;
ç) përmban detyrime për subjekte, qe nuk kane marre pjese ne ndërmjetësim;
d) ka simulim dhe, për konfliktin real, ka shkaqe pavlefshmërie.
2. Pavlefshmëria e marrëveshjes se ndërmjetësimit, sipas këtij ligji, nuk i pengon palët ne konflikt te realizojnë marrëveshjen e arritur, duke ushtruar te drejtat, qe gëzojnë me ligje te tjera.

Neni 20

Ligji nr.8465, date 11.3.1999 "Për ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim te mosmarrëveshjeve", shfuqizohet.

Neni 21
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr .3896, date 17.7.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.805 306260017





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan