marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per menyren e perdorimit te stemes se Republikes, si dhe raportin e permasave te saj.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 474
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 10.07.2003
Data e aprovimit te Aktit: 10.07.2003
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 58
Data e fletores zyrtare: 17.07.2003
Aktiviteti: Simbolet Kombetare
Propozuar nga: Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Pershkrimi i Aktit: Stema e Republikes, kudo qe ajo perdoret, ne emertimet e institucioneve shteterore, ne aktet zyrtare qe ato leshojne, ne karrat e identitetit te shtetasve apo ne cdo dokument tjeter paraqitet me pamje standarde, ne permasat dhe te gjitha elementet perberese te saj, ne perputhje me kerkesat e pikes 1 te nenit 7 te ligjit nr.8926, date 22.7.2002.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 474, date 10.7.2003

PER MENYREN E PERDORIMIT TE STEMES SE REPUBLIKES, SI DHE RAPORTIN E PERMASAVE TE SAJ

Ne mbështetje te pikës 2 te nenit 100 te Kushtetutës dhe te pikës 4 te nenit 8 te ligjit nr.8926, date 22.7.2002 "Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, për mbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit te tyre", me propozimin e Ministrit te Kulturës Rinise dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Stema e Republikës, kudo qe ajo përdoret, ne emërtimet e institucioneve shtetërore, ne aktet zyrtare qe ato lëshojnë, ne kartat e identitetit te shtetasve apo ne çdo dokument tjetër paraqitet me pamje standarde, ne përmasat dhe te gjitha elementet përbërëse te saj, ne përputhje me kërkesat e pikës 1 te nenit 7 te ligjit nr.8926, date 22.7.2002. Pamja e stemës se Republikës dhe raportet e përmasave te secilit element te stemës janë dhënë ne figurën 1 te shtojcës, qe i bashkëlidhet këtij vendimi, si pjese e tij.
2. Kur stema e Republikës shërben si emërtim ne hyrje te institucioneve, përdoret tabela standarde ne përmasat 500x700 mm, me vendosje horizontale. Fusha e tabelës te jete me ngjyre te arte, ndërsa shkrimi me ngjyre te zeze. Ne pjesën e sipërme te tabelës shkruhet me shkronja kapitale
"Republika e Shqipërisë" dhe, nëse ka, ne rreshtat e tjera shënohen strukturat vartëse ne linje, vertikale. Ne qendër te tabelës vendoset stema e Republikës, me përmasa 100x150 mm, ndërsa poshtë saj, gjithashtu me shkronja kapitale, vihet emërtimi i institucionit, sipas modeleve te dhëna ne figurën 2 te shtojcës, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Përshkrimi gjeometrik i vulave, ku përdoret stema e Republikës nga institucionet shtetërore, është si me poshtë vijon:
a) Diametri i vulës se njome, te thate ose prej dylli është standard 40 mm. Përjashtim bëjnë vulat e sekretarive te institucioneve qendrore, qe mund te jene me diametër me te vogël dhe vulat e thata te notereve, qe, për arsye teknike, janë me te mëdha nga standardi i mësipërm.
b) Stema e Republikës vihet kurdoherë ne qendër te vulës, me përmasa te ndryshueshme, ne
varësi te te dhënave qe përmban vula.
c) Ne rrethin e jashtëm, ne krye te vulës shënohen fjalët "Republika e Shqipërisë" dhe me pas vijon renditja administrative hierarkike, deri tek institucioni ne fjale dhe vendndodhja e selisë se tij. Shkronjat e vulës janë kapitale, me madhësi te ndryshueshme, por kurdoherë te dukshme, si janë paraqitur ne figurën 3 te shtojcës.
4. Sterna e Republikës, kur përdoret ne aktet zyrtare shkresore, vendoset ne krye te fletës format A4, ne përmasat 11/15 mm, ndërsa poshtë saj shkruhet me shkronja kapitale "Republika e Shqipërisë" dhe ne rreshtat e mëposhtëm, institucionet përkatëse. Ne rastet kur stema e Republikës nuk është me ngjyre, atehere përdoret stema me konture bardhezi, por jo duke u fotokopjuar stema me ngjyre bardhezi. Përdorimi i stemës me ngjyre dhe asaj bardhezi do te bëhen sipas modeleve "a" dhe "b", te figurës 4 te shtojcës. Stema e Republikës vihet ne vend te dukshëm edhe ne certifikatat e identifikimit te shtetasve, ne dëftesa ose diploma shkollore, ne shpallje publike me karakter zyrtar te organeve shtetërore, ne licenca etj.
5. Institucionet shtetërore, te niveleve te ndryshme, kur është fjala për komunikimet
jozyrtare me te trete, mund te përdorin edhe logot e tyre ne botime te ndryshme, ne reklama etj.
6. Ngarkohen administratat e te gjitha organeve dhe te institucioneve shtetërore dhe subjektet e licencuara për prodhimin e vulave ose te botimeve, qe i përmbajnë këto vula, për zbatimin e këtij vendimi.
7. Afatet e zbatimit te detyrave te përcaktuara ne këtu vendim janë deri ne tre muaj pas hyrjes ne fuqi te tij.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano



































































































































































































REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E RENDIT PUBLIK
DREJTORIA E POLICISE QARKUT TIRANA
Nr¿¿¿¿¿¿...Prot. Tirane¿¿¿¿¿
__________________________________________________________________________













Fig.4/a






REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E RENDIT PUBLIK
DREJTORIA E POLICISE QARKUT TIRANA
Nr¿¿¿¿¿¿...Prot. Tirane¿¿¿¿¿
__________________________________________________________________________













Fig.4/b


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.192 307100010





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan