Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9109
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 17.07.2003
Data e aprovimit te Aktit: 17.07.2003
Numri i neneve: 52
Numri i fletores zyrtare: 66
Data e fletores zyrtare: 06.08.2003
Aktiviteti: Avokatia
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Avokatia ne Republiken e Shqiperise eshte profesion i lire, i pavarur, i veterregulluar dhe i vetedrejtuar.
Amendamente
1 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003 "Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë"
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003 "Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr. 9109, date 17.7.2003

PER PROFESIONIN E AVOKATIT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
PJESA E PERGJITHSHME

Neni 1

Avokatia ne Republikën e Shqipërisë është profesion i lire, i pavarur, i vete rregulluar dhe i vetëdrejtuar.

Neni 2

Avokati jep ndihme juridike nëpërmjet:
a) këshillimit ligjor për çështje te ndryshme;
b) përgatitjes se kërkesëpadive ose te kërkesave gjate procedimit penal, si dhe te kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre te organit te prokurorisë, arbitrazhit ose te organeve te administratës publike;
c) përgatitjes se kërkesave drejtuar Gjykatës se Apelit, Gjykatës Kushtetuese, gjykatave
ndërkombëtare dhe çdo organizmi ne te cilin aderon Republika e Shqipërisë;
ç) përgatitjes se ankesave dhe kërkesave te personave fizike ose juridike;
d) përpilimit te akteve qe i nënshtrohen veprimeve noteriale;
dh) hartimit te kontratave e te marrëveshjeve, si dhe te çdo dokumenti tjetër qe sjell ose
synon te sjelle pasoja juridike;
e) pranisë si mbrojtës ne kohen e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjate procesit te hetimit, shqyrtimit gjyqësor te personave ne çështjet penale;
ë) përfaqësimit te personave fizike ose juridike ne çështjet civile dhe administrative, ne gjykate, ne arbitrazh dhe ne organe te tjera te administratës publike;
f) veprimeve te tjera te ndihmës juridike qe parashikohen ne ligj.

Neni 3

1. Avokati ushtron profesionin e tij individualisht ose ne bashkëpunim me avokate te tjerë, duke u organizuar ne zyra avokatie.
2. Avokati nuk mund te jete anëtar i me shume se një zyre avokatie.

Neni 4

Avokati, gjate ushtrimit te profesionit te tij, nuk mund te jete, njëkohësisht, gjyqtar, prokuror, noter, nëpunës civil ose punonjës i administratës publike.
Neni 5

1. Avokati mund ta ushtroje profesionin e tij ne te gjithë territorin e
Republikës se Shqipërisë dhe përpara çdo gjykate, prokurorie ose organi te administratës publike.
2. Avokati mund ta ushtroje profesionin e tij edhe jashtë territorit te
Republikës se Shqipërisë, ne përputhje me ligjin e shtetit ku jepet ndihma juridike.

KREU II
TE DREJTAT DHE DETYRAT E AVOKATIT

Neni 6

1. Avokati, ne funksion te ushtrimit te profesionit te tij, ka te drejte te kërkojë nga institucionet e administratës publike, ne përputhje me ligjin, shpjegime, te dhëna dhe dokumente, qe kane lidhje me çështjen ose personin qe përfaqësohet ose mbrohet prej tij.
2. Institucionet e administratës publike, sipas kompetencës dhe procedurave ligjore qe
rregullojnë veprimtarinë e zyre, janë te detyruara te përmbushin kërkesat e avokatit.
3. Ne rast te mospërmbushjes se detyrimit te institucioneve te administratës publike ose nga entet e tjera jopublike, avokati ka te drejte te paraqesë brenda 5 ditëve ne gjykate kërkesën për realizimin e detyrimit nëpërmjet një vendimi gjyqësor.

Neni 7

1. Avokati ka te drejte te takoje personin e mbrojtur prej tij, ne mënyrë private dhe pa kufizim kohor, ne çdo gjendje te kufizimit te lirisë personale. Organet kompetente kane te drejte te mbikëqyrin takimin ndërmjet avokatit dhe personit te mbrojtur, por, ne çdo rast, u ndalohet te dëgjojnë bashkëbisedimin ndërmjet tyre.
2. Organi i prokurorisë, gjykata, administrata e burgjeve dhe Policia e Shtetit janë te detyruara te sigurojnë praninë e avokatit, kur këtë e kërkon personi i mbrojtur prej tij, i ndaluar, i arrestuar ose qe është duke vuajtur dënimin. Ne te gjitha rastet, prania e avokatit duhet te sigurohet menjëherë.
3. Avokati nuk ka te drejte t'i kërkojë dhe t'i ofroje ndihme juridike një personi te ndaluar ose te arrestuar, pa kërkesën e këtij te fundit.

Neni 8

Avokati ka te drejte, ne përputhje me procedurat hetimore, te marre pjese ne proces, te pyesë personin e mbrojtur prej tij, dëshmitarët dhe ekspertet, te lexoje dhe te njohe ne përfundim te hetimit te gjitha aktet e dokumentet, qe janë te lidhura me çështjen dhe t' i nënshkruajë ata.

Neni 9

1. Avokati ka për detyre ta ushtroje profesionin e vet me ndershmëri dhe dinjitet, te respektoje rregullat e etikes profesionale dhe te përdorë te gjitha mjetet e ligjshme për mbrojtjen me besnikëri te te drejtave dhe te interesave te personave qe mbrohen ose përfaqësohen prej tij.
2. Avokati duhet te siguroje qe asnjë konflikt interesash nuk ekziston ndërmjet tij dhe personit qe mbron ose përfaqëson.
3. Avokatit i ndalohet te beje publike te dhënat, qe i ka mësuar nëpërmjet personit te mbrojtur ose te përfaqësuar prej tij ose nga dokumentet qe ky i fundit i ka vene ne dispozicion, ne funksion te mbrojtjes se kërkuar, me përjashtim te rastit kur ai ka dhënë miratimin e tij me shkrim.
4. Avokatit i ndalohet te beje kallëzim ne organin e ndjekjes penale dhe nuk mund te pyetet si dëshmitar për personin, te cilit i ka kryer shërbime dhe ndihme juridike, si dhe për rrethanat qe ai i ka mësuar gjate ushtrimit te profesionit te avokatit.
5. Avokatit i ndalohet te marre pjese ne një çështje, kur ai ka qene i ngarkuar me pare ne te si gjykatës, prokuror, oficer i Policisë Gjyqësore ose si dëshmitar.
6. Avokati nuk lejohet te japë ndihme ligjore ose te përfaqësoje një person, kur ka këshilluar ose ka përfaqësuar me pare palën kundërshtare ne te njëjtën çështje, ose kur avokati ka lidhje gjaku apo ka interes te njëjtë me palën kundërshtare.
7. Avokatet, qe shërbejnë ne te njëjtën zyre avokatie, nuk lejohen te përfaqësojnë palët kundërshtare ne te njëjtën çështje.
8. Avokatet, qe ushtrojnë profesionin e tyre pranë se njëjtës zyre avokatie, prezumohet se janë ne dijeni dhe zotërojnë dokumentet për këdo qe është mbrojtur apo përfaqësuar nga zyra e tyre.
9. Përveç rasteve te parashikuara me sipër ne këtë nen, avokati është i detyruar te sigurohet se nuk vepron ne konflikt me interesat e personit qe mbrohet ose përfaqësohet prej tij. Kur avokati dyshon se është duke vepruar ne konflikt interesash, ai duhet te marre miratimin me shkrim nga palët te cilat mendohet se preken nga ky konflikt interesash.

Neni 10

Avokatet, ne përputhje me dokumentacionin standard, te miratuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, duhet te mbajnë një libër shënimesh ku shënohen te gjitha shërbimet ligjore te dhëna, kontratat, me shkrim, duke përdorur sistemin numerik, emrin e tij, si dhe emrin e zyrës se avokatisë.

Neni 11

1. Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet ne një nga mënyrat e mëposhtme:
a) me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës se mbrojtur ose te përfaqësuar prej tij;
b) nga gjykata ose prokuroria, kur ai është caktuar kryesisht ose kur personi i mbrojtur ose i
përfaqësuar nuk ka mundësi financiare dhe ndihma ligjore për te është falas.
Masa e shpërblimit për këto raste përcaktohet me vendim te përbashkët te Ministrit te Drejtësisë dhe Këshillit Drejtues te Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
c) me ligj.
2. Ne te gjitha rastet, avokatit nuk i lejohet te marre shpërblim tjetër.

Neni 12

1. Avokati nuk mund te kërkojë nga personi qe mbron ose përfaqëson, qe te shpërblehet prej tij me përqindje gjate procesit te gjykimit.
2. Shpërblimi me përqindje, i parallogaritur ose jo, mund te paguhet vetëm kur është parashikuar ne marrëveshjen ndërmjet avokatit dhe personit qe ai mbron ose përfaqëson, për rastin mbrojtjes apo përfaqësimit te suksesshëm te çështjes.
3. Avokatit i lejohet te paguhet me komision ne rastet kur siguron kthimin e huas për
personin qe mbrohet ose përfaqësohet prej tij jogjyqesisht.

Neni 13

1. Nëse avokati vendos te heqë dore nga përfaqësimi ose mbrojtja e mëtejshme e një
personi, është i detyruar ta njoftoje atë 15 dite përpara mbarimit te shërbimit nga ana e tij.
2. Avokati është i detyruar t'i shërbejë klientit te tij gjate periudhës 15-ditore para mbarimit te shërbimit dhe ti njoftoje atij çdo te dhënë për çdo shume parash, prona apo kompensim qe avokati mban për klientin.
3. Brenda 15 ditëve nga dhënia e njoftimit, avokati duhet t'i ktheje klientit te gjitha dokumentet e lidhura me çështjen ose t'i dërgojë ato ne adresën e treguar nga avokati i ngarkuar rishtas. Gjithashtu, avokati është i detyruar t'i ktheje klientit parapagimin qe ka marre prej tij, përveç kur, bashkërisht, merren vesh ndryshe.

Neni 14

Nëse personi, qe përfiton ndihmën juridike nga avokati, vendos te zgjidhe kontratën përpara përfundimit te çështjes ose shërbimit, avokati ka te drejtën te kërkojë shpërblimin për punën e kryer.

Neni 15

Avokati ka te drejte te transferohet nga një dhome ne një dhome tjetër avokatie, për sa kohe qe paguan kontributet përkatëse te anëtarësisë. Ne këtë rast ai duhet te marre një miratim si nga dhoma qe largohet, ashtu edhe nga dhoma ku ai dëshiron te behet anëtar.

Neni 16

1. Avokati, kryesisht apo për shkak te ligjit, duhet te heqë dore përkohësisht nga ushtrimi i profesionit te tij, për aq kohe sa është ne marrëdhënie pune me administratën publike.
2. Për te gjitha rastet e treguara ne piken 1 te këtij neni, avokati duhet te njoftoje me shkrim dhomën e avokateve ku bën pjese.
3. Ne rast te ndërprerjes se ushtrimit te profesionit te avokatit për arsye te moshës ose shëndetit, nëse nuk ushtron një veprimtari tjetër, avokati ka te drejte te jete anëtar i dhomës se avokatisë, si dhe te marre pjese ne veprimtaritë qe organizohen prej saj.

KREU III
ORGANET DREJTUESE DHE KOMPETENCAT E DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE DRE TE DHOMAVE TE AVOKATISE

Neni 17

1. Dhoma Kombëtare e Avokatisë është person juridik, qe ushtron veprimtarinë e saj ne mënyrë te pavarur nga shteti.
2. Dhoma Kombëtare e Avokatisë përgjigjet për rregullimin dhe kontrollin e ushtrimit te profesionit te avokatit ne Republikën e Shqipërisë.
3. Rregullat e hollësishme te organizimit dhe funksionimit te Dhomës Kombëtare te Avokatisë parashikohen ne statutin e saj.
4. Dhoma Kombëtare e Avokatisë është përgjegjëse për themelimin e dhomave te avokatisë. Numri minimal i avokateve, qe mund te formojnë një dhome avokatie, caktohet ne Statutin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë.
5. Çdo avokat mund te jete anëtar vetëm i një dhome avokatie. Çdo dhome është e përbëre nga avokate, te cilët janë anëtarë te saj dhe qe praktikojnë ose kane praktikuar për here te fundit profesionin e avokatit ne juridiksionin e saj.
6. Çdo dhome avokatie ushtron veprimtarinë e saj ne mënyrë te pavarur, duke respektuar rregullat e parashikuara ne ligj dhe ne statutin e vendimet e tjera te miratuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Neni 18

Organet drejtuese te Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe te dhomave te avokatisë janë, përkatësisht, Këshilli i Përgjithshëm dhe Këshilli Drejtues.

Neni 19

1. Organi me i larte i përfaqësimit dhe vendimmarrjes se Dhomës Kombëtare te Avokatisë është Këshilli i Përgjithshëm.
2. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë përbëhet nga jo me pak se një
përfaqësues i zgjedhur për këtë qellim nga çdo dhome avokatie, sipas statutit.
3. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë ushtron këto kompetenca:
a) miraton Statutin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
b) miraton "Kodin e etikes se avokatit";
c) përcakton, duke u bazuar ne kriterin e vjetërsisë ne profesionin e avokatit, te aftësive profesionale te treguara dhe ne edukimin profesional e akademik te posaçëm dhe pas konsultimeve me Ministrin e Drejtësisë, listën e avokateve qe mund te ushtrojnë profesionin e tyre përpara gjykatave te shkalles se pare dhe te apelit, si dhe ne Gjykatën e Larte dhe ne Gjykatën Kushtetuese. Kriteret me te hollësishme për këtë përzgjedhje përcaktohen ne Statutin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
ç) zgjedh jo me pak se 5 anëtarë te saj ne Këshillin Drejtues te Dhomës Kombëtare te
Avokatisë;
d) cakton kontributin qe derdhin dhomat e avokatisë ne Dhomën Kombëtare te Avokatisë; dh) shqyrton dhe miraton llogarite vjetore dhe buxhetin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë; e) analizon veprimtarinë e dhomave te avokatisë, nëse ajo është ne përputhje me këtë ligj
dhe me Statutin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
ë) ndihmon e bashkërendon veprimtaritë e dhomave te avokatisë, ne mënyrë qe te garantoje mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te avokateve, si dhe te dhomave te avokatisë;
f) miraton rregullat e përgjithshme për zhvillimin e provimit te kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatit;
g) miraton rregullat dhe kushtet qe duhet te përmbushen nga asistentet ne periudhën e stazhit për avokat, si dhe për trajnimin profesional te tyre.
4. Vendimet e Këshillit te Përgjithshëm te Dhomës Kombëtare te Avokatisë, për miratimin e akteve te parashikuara ne shkronjat "a", "b" dhe "c" te pikës 3 te këtij neni, quhen te miratuara kur për to kane votuar jo me pak se dy te tretat e te gjithë anëtarëve te tij.

Neni 20

1. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, ne mbledhjen e tij te pare, zgjedh me shumicën e votave te te gjithë anëtarëve Kryetarin, Zëvendëskryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm te tij.
2. Rregulla me te hollësishme për organizmin dhe funksionimin e administratës mbështetëse
te Këshillit Drejtues, caktohen ne statut.
3. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë ushtron këto kompetenca:
a) thërret Këshillin e Përgjithshëm te Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
b) përgatit Statutin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
c) përgatit "Kodin e etikes se avokatit";
ç) përfaqëson Dhomën Kombëtare te Avokatisë ne marrëdhënie me te tretet, sipas rregullave
te caktuara ne statut;
d) përgatit llogarite vjetore për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
dh) shqyrton dhe miraton kërkesat për lejimin e ushtrimit te profesionit te avokatisë;
e) revokon me ose pa afat, ose heq lejen për ushtrimin e profesionit te avokatit, ne përputhje me ligjin dhe Statutin e Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
ë) merr masa për ndjekjen e vazhdueshme te zbatimit te vendimeve te marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë.

Neni 21

Këshilli i përgjithshëm i çdo dhome avokatie ka këto kompetenca:

a) zgjedh përfaqësues te saj ne Këshillin e Përgjithshëm te Dhomës Kombëtare te Avokatisë, ne përputhje me numrin maksimal te pjesëmarrjes, te vendosur nga kjo e fundit;
b) zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarin dhe sekretarin e dhomës;
c) shqyrton dhe analizon ecurinë ne pune dhe trajnimin profesional te avokateve dhe te asistenteve, qe bëjnë pjese ne dhomën e avokatisë;
ç) promovon tek anëtarët e saj mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut dhe te lirive themelore, te ligjit, statutit dhe "Kodit te etikes se avokatit";
d) përfaqëson dhe mbron interesat e anëtarëve te saj;
dh) shqyrton dhe nëse çmon, miraton vendimet e marra nga Këshilli Drejtues i dhomës se avokatisë;
e) mban regjistrin e anëtarëve, qe ushtrojnë apo kane ushtruar profesionin e avokatit ne atë juridiksion, si dhe njofton Dhomën Kombëtare te Avokatisë dhe Ministrinë e Drejtësisë për çdo ndryshim ne përbërjen e saj.

Neni 22

Këshilli Drejtues i dhomës se avokatisë ushtron këto kompetenca:
a) thërret mbledhjen e përgjithshme te dhomës se avokatisë;
b) përgatit çdo vit llogarite vjetore, për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm;
c) trajton çdo kërkesë për anëtarësi dhe, nëse çmon, i rekomandon Dhomës Kombëtare te
Avokatisë dhënien e lejes se ushtrimit te profesionit te avokatit;
ç)shqyrton dhe miraton statutin e zyrave te avokatisë, qe vendosen ne juridiksionin e saj, kur çmon përputhshmërinë e tij me ligjin dhe rregullat e miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
d) cakton, me pëlqimin e tyre, avokatin apo zyrën e avokatisë, ku stazhieri do te përmbushë detyrimet e tij;
dh) cakton avokat për te ndjekur çështjet gjyqësore, kur i kërkohet nga gjykata;
e) cakton një avokat, qe te marre përsipër çështje, te cilat janë braktisur nga një avokat i mëparshëm dhe klienti nuk ka mundur te gjeje një tjetër;
ë) shqyrton ankesat kundër asistenteve te avokateve, qe, ushtrojnë profesionin ne juridiksionin e vet, si dhe merr masa disiplinore qe i çmon te përshtatshme, ne përputhje me ligjin, "Kodin e etikes se avokatit" dhe te statutit te vete dhomës se avokatisë;
f) përmbush detyra te tjera te parashikuara ne statutin e dhomës se avokatisë apo i qe i
caktohen nga Këshilli i Përgjithshëm i saj.

Neni 23

1. Dhoma mund te hape llogari bankare ne një banke, qe është e licencuar te ushtroje biznes bankar ne Republikën e Shqipërisë, për te mbajtur paratë e klientëve te ndryshëm te avokateve anëtarë te dhomës, si garanci bankare për çështje qe parashikojnë pagesa te mëdha.
2. Tërheqja e shumave nga ajo llogari duhet te kryhet me dy firma, njëra nga te cilat duhet te jete nga kryetari, zëvendëskryetari ose sekretari i përgjithshëm i dhomës dhe firma tjetër duhet te jete nga klienti përkatës. Interesi bankari përfituar nga ky operacion duhet t'i kaloje dhomës.

KREU IV
ZYRA E AVOKATISE

Neni 24

1. Kur dy ose me shume avokate dëshirojnë te themelojnë një zyre avokatie, ata, fillimisht, duhet te dërgojnë aktin e themelimit dhe statutin e saj për shqyrtim dhe miratim ne Këshillin Drejtues te Dhomës Kombëtare te Avokatisë.
2. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë duhet te miratoje statutin e zyrës se avokatisë brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës. Nëse ai nuk është dakord me statutin e paraqitur, ajo duhet t'ia ktheje te interesuarit modelin e paraqitur se bashku me kërkesën e saj për ndryshimet, qe dhoma mendon se i duhen bere statutit. Aplikanti duhet te ktheje projektin e ndryshuar brenda 15 ditëve.
3. Zyra e avokatisë, nëse e sheh te arsyeshme dhe brenda interesit te vet, pasi është miratuar si e tille nga dhoma, mund t'i drejtohet gjykatës për t'u njohur si person juridik, sipas ligjit për shoqëritë tregtare.

KREU V
KUSHTET PER USHTRIMIN E PROFESIONIT TE AVOKATIT

Neni 25

Profesionin e avokatit ne Republikën e Shqipërisë mund ta ushtroje çdo shtetas shqiptar qe plotëson kushtet e mëposhtme:
a) te këtë kryer arsimin e larte juridik brenda vendit ose jashtë vendit, por te njësuar me te;
b) te jete regjistruar ne një dhome avokatie dhe ne Ministrinë e Drejtësisë si asistent pranë një avokati, te këtë përfunduar periudhën njëvjeçare te stazhit dhe te këtë marre mendimin pozitiv te avokatit;
c) te këtë marre me shume se 50 për qind te pikëve ne provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatisë;
ç) te gëzojë integritet moral dhe qytetar, për te mbrojtur te drejtat e njeriut dhe liritë
themelore, si dhe te plotësojë kërkesat e etikes për ushtrimin e profesionit te avokatit;
d) te mos jete dënuar për vepra penale te kryera me dashje, sipas parashikimeve te "Kodit te etikes se avokatit":
dh) te mos jete pjesëmarrës ne marrëdhënie apo veprimtari publike ose private, te cilat, sipas ligjit, Statutit te Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe "Kodit te etikes se avokatit", janë te papajtueshme ose te papërshtatshme me figurën dhe ushtrimin e profesionit te avokatit;
e) te jete anëtar i dhomës se avokatisë ne juridiksionin e se cilës ndodhet zyra e tij e punës.

Neni 26

1. Provimi i kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatit zhvillohet përpara një
komisioni me këtë përbërje:
a) tre anëtarë te caktuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë;
b) një anëtar i caktuar nga Ministri i Drejtësisë;
c) një anëtar i caktuar ndërmjet punonjësve akademike te Shkollës se Magjistraturës.
2. Rregullat e funksionimit, numri i kandidateve për avokat, si dhe mënyra se si do te zhvillohet provimi, vendosen rast pas rasti nga Këshilli Drejtues i Dhomës se Avokatisë.

Neni 27

1. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, kryesisht ose mbi kërkesën e personit qe kërkon te ushtroje profesionin e avokatit, ka te drejte qe 13 përjashtojë nga detyrimi i pjesëmarrjes ne provimin e kualifikimit, nëse për këtë vendoset me shumicën e votave te fshehta te te gjithë anëtarëve te saj.
2. Përjashtimi nga detyrimi i pjesëmarrjes ne provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatit mbështetet ne kohëzgjatjen e tyre ne ushtrimin e profesionit te juristit, aftësitë profesionale te treguara dhe edukimin e posaçëm profesional e akademik. Rregulla te hollësishme për kushtet dhe kriteret e përjashtimit nga provimi i kualifikimit caktohen nga Statuti i Dhomës Kombëtare te Avokatisë.
3. Vendimi për përjashtimin nga detyrimi, për dhënien e provimit te kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatit, miratohet nga Ministri i Drejtësisë.

Neni 28

Personat qe kane punuar jo me pak se 2 vjet si gjyqtare, prokurore, notere, si dhe jo me pak se 3 vjet ne pozicionin e drejtuesit, këshilltarit apo specialistit te strukturave juridiko-profesionale te Presidencës, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Larte, aparatit te Këshillit te Ministrave, Ministrisë se Drejtësisë, avokatet e strukturave te Avokaturës se Shtetit, si dhe ne atë te punonjësit akademik te brendshëm te lendeve juridike ne shkollat e larta, përjashtohen nga përmbushja e detyrimit te parashikuar ne shkronjën "b" pika 1 te nenit 25 te këtij ligji.

Neni 29

1. Avokati ka te drejte te këtë një ose me shume asistente.
2. Asistentet zgjidhen nga vete avokati ndërmjet personave te diplomuar juriste, qe nuk kane
marre lejen për ushtrimin e profesionit te avokatit.
3. Avokati ka për detyre qe, brenda 15 ditëve nga ajo e lidhjes se marrëdhënieve te punës me asistentin, te depozitoje dokumentacionin e tij për regjistrim ne dhomën e avokatisë ku është
anëtar, ne Dhomën Kombëtare te Avokatisë, si dhe ne Ministrinë e Drejtësisë.
4. Me autorizimin me shkrim te avokatit dhe, kurdoherë, me pëlqimin me shkrim te klientit, asistenti përfaqëson ose mbron te interesuarit ne periudhën hetimore, ne gjykimin e kundërvajtjeve penale dhe ne seancat përgatitore për çështjet civile.

Neni 30

1. Kërkesa për ushtrimin e profesionit te avokatit i drejtohet, si rregull, dhomës se avokatisë ku kërkuesi ka vendbanimin e tij.
2. Dhoma e avokatisë, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për ushtrimin e profesionit te avokatit, duhet te marre ne shqyrtim kërkesën dhe, se bashku me mendimin e saj, e përcjell për shqyrtim ne Këshillin Drejtues te Dhomës Kombëtare te Avokatisë.
3. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, duhet te njoftoje kërkuesin, nëse ai i plotëson kushtet për te marre pjese ne provimin e kualifikimit, si dhe për ditën e caktuar për zhvillimin e tij.

Neni 31

1. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë shpall datat e zhvillimit te provimeve te kualifikimit, për ushtrimin e profesionit te avokatit, për atë vit kalendarik.
2. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, brenda muajit janar te çdo viti, miraton edhe përfaqësuesit e tij ne komisionin e provimit te kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatit.

Neni 32

Ne qofte se kandidati për avokat nuk arrin te grumbulloje minimumin e pikëve te nevojshme kualifikuese për ushtrimin e profesionit te avokatit, ai mund te marre pjese përsëri ne provimin kualifikues, me kusht qe te kryeje edhe gjashte muaj te tjerë periudhe stazhi si asistent pranë një avokati.

Neni 33

1. Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, kryesisht ose me propozimin e
dhomës se avokateve, organeve gjyqësore, te prokurorisë, Ministrit te Drejtësisë apo te personave te interesuar është organi kompetent për heqjen e lejes se ushtrimit te profesionit te avokatit.
Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare te Avokatisë përgjigjet dhe kontrollohet nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, sipas rregullave te përcaktuara ne statut ose nga vete ai.
2. Rregulla te hollësishme për përbërjen dhe funksionimin e Komitetit Disiplinor dhe te komisioneve te posaçme disiplinore te Dhomës Kombëtare te Avokatisë caktohen ne statut.
3, Leja për ushtrimin e profesionit te avokatit hiqet, kur vërtetohet një nga rastet e mëposhtme:
a) është lëshuar ne kundërshtim me kushtet e parashikuara ne nenin 25 te këtij ligji;
b) vërtetohet se avokati ka përdorur dokumente te falsifikuara për te marre lejen e ushtrimit te profesionit te avokatit;
c) vuan nga një sëmundje, sëmundje mendore ose dëmtime fizike, te cilat bëjnë te pamundur ushtrimin normal te profesionit;
ç) është deklaruar i falimentuar;
d) nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë;
dh) ka shkelur rende ose ne mënyrë te përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit te
avokatit;
e) është dënuar nga gjykata për kryerjen e veprave penale, me dashje, qe janë parashikuar ne "Kodin e etikes se avokatit".
4. Për avokatet e huaj, përveç rasteve te parashikuara me sipër ne këtë nen, heqja e lejes se posaçme për ushtrimin e profesionit te avokatit ne Republikën e Shqipërisë, behet edhe ne rastin kur atij i është hequr leja e ushtrimit te profesionit te avokatit ne shtetin e tij.
5. Shqyrtimi i çështjes dhe dëgjimi i avokatit te proceduar disiplinarisht, nëse është i
mundshëm, behet nga një komision i posaçëm disiplinor, me dyer te mbyllura.
6. Avokati i proceduar disiplinarisht ka te drejte te marre pjese dhe te dëgjohet nga
Komisioni disiplinor, personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi te caktuar prej tij, ndërmjet avokateve.
7. Avokati përfaqësues duhet te jete i pranishëm gjate gjithë periudhës se shqyrtimit te çështjes.
8. Komisioni Disiplinor duhet te marre dhe te publikoje vendimin e tij brenda 10 ditëve, duke filluar nga dita e pare e shqyrtimit te procedimit disiplinor.

KREU VI
REGJISTRAT E DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE

Neni 34

1. Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Ministria e Drejtësisë mbajnë pranë tyre regjistrin e te gjithë avokateve, si dhe administrojnë dokumentacionin përkatës, qe lidhet me te drejtën e ushtrimit te profesionit te avokatit.
2. Regjistri i avokateve, për secilin prej tyre, përmban te dhënat e mëposhtme:
a) identitetin;
b) datëlindjen;
c) shkollën e larte ku avokati është diplomuar si jurist;
ç) titujt dhe gradat shkencore;
d) nivelin e njohurive ne gjuhe te huaja;
dh) dhomën e avokatisë ku është anëtar, ne juridiksionin e se cilës, si rregull, avokati
ushtron profesionin e tij;
e) adresën e zyrës se tij ose adresën dhe emrin e zyrës se avokatisë, nëse avokati është
anëtar i saj:
ë) te dhëna mbi thyerjen e disiplinës.
3. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë ka ne kompetence te vendose qe, përveç te dhënave te treguara ne piken 2 te këtij neni, ne regjistrin e avokateve te pasqyrohen edhe te dhëna te tjera.
4. Dhoma e avokatisë, për juridiksionin e saj, mban regjistrin e avokateve dhe dokumentacionin përkatës, sipas listës se te dhënave te treguara ne këtë nen.

Neni 35

1. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, dhomat e avokatisë për juridiksionin e saj, si dhe Ministria e Drejtësisë, mbajnë regjistrin e asistenteve, si dhe administrojnë dokumentacionin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë se tyre.
2. Regjistri i asistenteve, për secilin prej tyre, përmban te dhënat e mëposhtme:
a) adresën e zyrës se tij ose adresën dhe emrin e zyrës se avokatisë, nëse avokati është
anëtar i saj;
b) identitetin;
c) datëlindjen;
ç) shkollën e larte ku asistenti është diplomuar si jurist;
d) titujt dhe gradat shkencore, nëse ka te tilla;
dh) nivelin e njohurive ne gjuhe te huaja;
e) datën e fillimit dhe te përfundimit te periudhës se stazhit, te nevojshme për pranimin e
pjesëmarrjes se tij ne provimin e kualifikimit, për ushtrimin e profesionit te avokatit;
e) datat e provimit te kualifikimit, ne rast se nuk është kualifikuar;
f) emrin dhe adresën e avokatit, pranë te cilit ushtron veprimtarinë e tij si asistent.
2. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë ka ne kompetence te vendose qe, përveç te dhënave te treguara ne piken 2 te këtij neni, ne regjistrin e asistenteve te pasqyrohen edhe te dhëna te tjera.

KREU VII
AVOKATI I HUAJ

Neni 36

1. Shtetasi i huaj mund te ushtroje profesionin e avokatit ne Republikën e Shqipërisë nëse plotëson kushtet e parashikuara ne këtë ligj për shtetasit shqiptare dhe pas dhënies se provimit te kualifikimit ne gjuhen shqipe.
2. Rregullat për dhënien e lejes se ushtrimit te profesionit te avokatit te huaj përcaktohen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

KREU VIII
ANKIMET DHE DISIPLINA

Neni 37

1. Ankesat për çdo sjellje ose veprim te avokatit i drejtohen kryetarit te dhomës se
avokatisë.
2. Ankimi kundër avokatit mund te behet nga:
a) Çdo person qe mbrohet, përfaqësohet ose ndihmohet juridikisht prej tij;
b) Çdo person i trete, qe pretendon se është dëmtuar nga sjellja ose veprimet e avokatit.
3. Këshilli drejtues i dhomës se avokatisë duhet te shqyrtoje dhe te zgjidhe ankesën, duke u përgjigjur me shkrim brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes se saj. Me te njëjtat kritere te shqyrtohet rasti i ankimit te një avokati kundër një avokati tjetër.
4. Ne rast se, ne përfundim te shqyrtimit te ankesës, rezulton se rrethanat e paraqitura ne te
janë te vërteta, avokatit përgjegjës i kërkohet qe:
a) te ndërmarre te gjitha masat e nevojshme, ne mënyrë qe te zgjidhe problemin ne fjale;
b) te kompensoje demin e shkaktuar ankuesit, ne masën qe çmohet e drejte nga rrethanat qe rezultojnë nga shqyrtimi i ankesës.
5. Avokati ose ankuesi, ne qofte se nuk bien dakord me vendimin, kane te drejtën e apelimit ne komitetin disiplinor te dhomës se avokatisë.
6. Apelimi duhet t'i paraqitet me shkrim sekretarit te dhomës brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit.

Neni 38

1. Avokati i nënshtrohet procedimit disiplinor ne rast se pretendohet:
a) se ka vepruar ne kundërshtim me parashikimet e dispozitave ligjore, qe rregullojnë
veprimtarinë e avokatisë;
b) se ka vepruar ne kundërshtim me rregullat e parashikuara ne statut, ne "Kodin e etikes se avokatit" dhe me rregullat e tjera, te vendosura nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe dhomat e avokatisë;
c) se është bere apelim nga ankuesi ndaj një vendimi, sipas parashikimeve te pikës 5 te nenit
37 te këtij ligji.
2. Procedimin disiplinor te avokatit kane te drejte ta kërkojnë personat e treguar ne piken 2 te nenit 37 te këtij ligji, si dhe organet drejtuese te dhomës se avokatisë. Ministri i Drejtësisë, nëse çmon se ka vend për procedim disiplinor, mund t'i sugjeroje Këshillit Drejtues te Dhomës Kombëtare te Avokatisë ndërmarrjen e një veprimi te tille.

Neni 39

1. Procedimi disiplinor ndaj avokatit realizohet nga komiteti disiplinor i dhomës përkatëse ku ai është anëtar.
2. Komiteti disiplinor përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe jo me shume se pese avokate me përvojë, te zgjedhur nga këshilli i përgjithshëm i dhomës se avokatisë.
3. Komiteti disiplinor shqyrton dhe gjykon çështjet nëpërmjet një komisioni disiplinor, te përbëre nga jo me pak se tre dhe jo me shume se pese anëtarë. Përbërja e komisionit disiplinor caktohet nga këshilli drejtues i dhomës se avokatisë.

Neni 40

1. Procedimi disiplinor fillon me paraqitjen e kërkesës nga subjektet e treguara ne piken 2 te nenit 38 te këtij ligji.
2. Brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, këshilli drejtues i dhomës se avokatisë cakton përbërjen e komisionit disiplinor dhe, nëpërmjet kryetarit te tij, duhet te njoftoje palën kërkuese dhe avokatin qe është subjekt procedimi disiplinor për orën, datën, vendin e zhvillimit te seancës, si dhe për përbërjen e komisionit disiplinor te zgjedhur për shqyrtimin e çështjes.
3. Procedura disiplinore duhet te zhvillohet brenda 30 ditëve nga ajo e paraqitjes se ankesës. 4. Ne çdo kohe, por jo me vone se 7 dite nga data e caktuar për zhvillimin e seancës, palët
mund t'i kërkojnë këshillit drejtues te dhomës se avokatisë, duke paraqitur motive te arsyeshme qe: a) te caktojnë një date tjetër për zhvillimin e seancës se procedimit disiplinor;
b) te ndryshojnë përbërjen e komisionit disiplinor.

Neni 41

1. Palët ne procedimin disiplinor kane te drejte te paraqiten dhe te shpjegohen ne seance vete ose nëpërmjet mbrojtjes dhe përfaqësimit me avokat. Ne qofte se njëra ose te dyja palët nuk paraqiten ne seance pa motive te arsyeshme, komisioni disiplinor shqyrton çështjen dhe merr vendim ne mungese te tyre.
2. Gjate procedurës ankimore, komisioni disiplinor mund te dëgjojë shpjegime nga palët dhe dëshmitarët e tyre.
3. Shpjegimet e palëve dhe dëshmitë ne seance mund te jepen me goje ose me shkrim.
4. Komisioni disiplinor mund te marre ne konsiderate dokumentet e paraqitura përpara tij, me cilësinë e provës, si dhe te urdhërojë avokatin qe procedohet disiplinarisht, qe te paraqesë përpara tij dosjen ose dokumentet qe disponon për çështjen, subjekt gjykimi.

Neni 42

1. Komisioni disiplinor duhet te marre vendimin e tij dhe ta shpalle atë brenda 10 ditëve. Vendimet ne komision disiplinor merren me shumicën votave te anëtarëve te vet.
2. Komisioni disiplinor duhet t'u dërgojë palëve, Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe
Ministrisë se Drejtësisë kopje te vendimit te shpallur prej tij.

Neni 43

Për shkelje te dispozitave qe rregullojnë ushtrimin e profesionit te avokatit, komisioni
disiplinor i dhomës se avokatisë mund te japë një nga masat disiplinore te mëposhtme:
a) vërejtje me shkrim;
b) gjobe nga 5 000 (pese mije) deri ne 50 000 (pesëdhjetë mije) leke;
c) pezullimin e lejes se ushtrimit te profesionit te avokatit për një periudhe nga tre muaj deri
ne dy vjet;
ç) i propozon Komitetit Disiplinor te Dhomës Kombëtare te Avokatisë heqjen e lejes se
ushtrimit te profesionit te avokatit.

Neni 44

1. Komisioni disiplinor, përveç masave te përmendura me sipër, mund te urdhërojë avokatin e proceduar disiplinarisht qe t'u paguaje palëve te dëmtuara një shume te hollash si kompensim për demin e shkaktuar.
2. Komisioni disiplinor mund te urdhërojë avokatin e proceduar disiplinarisht, qe te paguaje shpenzimet e palëve te tjera dhe te dhomës se avokatisë për përballimin e çështjes disiplinore ne fjale.

Neni 45

1. Palët pjesëmarrëse ne procedimin disiplinor, brenda dhjete ditëve nga shpallja e vendimit te komisionit disiplinor, mund te bëjnë apel ne Komitetin Disiplinor te Dhomës Kombëtare te Avokatisë.
2. Avokati, brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit ose e njoftimit te tij, mund ta apeloje vendimin e Komitetit Disiplinor te Dhomës Kombëtare te Avokatisë ne Gjykatën e Apelit Tirane.

Neni 46

Dhoma Kombëtare e Avokatisë duhet te regjistroje vendimet e procedurave disiplinore dhe te njoftoje Ministrinë e Drejtësisë për këto vendime. Regjistrat duhet te jene te hapura për t'u pare nga çdo avokat.

Neni 47

1. Çdo avokat dhe çdo zyre avokatie duhet te kenë një vule.
2. Vula duhet te tregoje titullin "avokat", identitetin e avokatit ose avokateve, ne rastin e një zyre avokatie, adresën e zyrës.

KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 48

1. Ministria e Drejtësisë kujdeset qe veprimtaria e avokatisë te ushtrohet normalisht dhe ne përputhje me ligjin.
2. Rregullat e hollësishme për ushtrimin e profesionit te avokatit, ne përputhje me këtë ligj, caktohen ne statutin dhe ne "Kodin e etikes se avokatit", te miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare te Avokatisë.
3. Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, pasi marrin mendimin e Ministrisë se Financave, caktojnë tarifat e shpërblimit te avokateve për dhënien e ndihmës juridike.

Neni 49

1. Avokatet, qe kane fituar te drejtën për ushtrimin e profesionit te avokatit përpara hyrjes ne fuqi te këtij ligj, nuk i nënshtrohen detyrimeve për pjesëmarrjen dhe kalimin me sukses te provimit kualifikues, te parashikuar nga ky ligj.
2. Organet drejtuese te Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe te dhomave te avokateve vazhdojnë veprimtarinë e tyre deri ne përfundim te afateve, te parashikuara ne ligjin nr. 7827, date 31. 5.1994 "Për avokatinë ne Republikën e Shqipërisë".
3. Procedurat e emërimit si asistente pranë një avokati dhe periudha e kryerjes se stazhit nga ana e tyre, për personat qe i kane përmbushur ato përpara hyrjes ne fuqi te këtij ligji, janë te vlefshme edhe për efekt te vlefshmërisë se emërimit si asistent dhe ecurisë se afatit njëvjeçar te punës se tyre, te parashikuara nga nenet 25 shkronja "b" dhe 29 te këtij ligji.

Neni 50

Dispozitat e Statutit dhe te "Kodit te etikes se avokatit" te Dhomës Kombëtare te Avokatisë, te miratuara përpara hyrjes ne fuqi te këtij ligji, do te zbatohen kur nuk bien ne kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Neni 51

Ligji nr. 7827, date 31.5.1994 "Për avokatinë ne Republikën e Shqipërisë", shfuqizohet.

Neni 52

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr .3923, date 30.7.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
 4.459 307170006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


none

Spitali Amerikan

none