marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9114
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 24.07.2003
Data e aprovimit te Aktit: 24.07.2003
Numri i neneve: 7
Numri i fletores zyrtare: 78
Data e fletores zyrtare: 22.09.2003
Aktiviteti: Sigurim Shoqëror
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar, behen keto shtesa dhe ndryshime: Ndryshohen nenet 13, 16, 68, 79, 81 dhe 82.
Amendamente
1 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Akte te ngjashem
1 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9114, date 24.7.2003

PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7703, DATE 11.5.1993 "PER SIGURIMET SHOQERORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE", I NDRYSHUAR

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 13 bëhen ndryshimet dhe shtesat si me poshtë:
1. Ne piken 3, pas fjalëve "Institutit te Sigurimeve Shoqërore" shtohen fjalët "ose Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve, sipas fazave, qe përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.".
2. Ne piken 4, fjalët "3 vjetëve" bëhen "5 vjetëve".

Neni 2

Neni 16 ndryshohet si me poshtë:

"Neni 16 Sanksionet

1. Kamatëvonesat
Nëse kontributet nuk paguhen ne afatet e përcaktuara ne këtë ligj, personi juridik e fizik përgjegjës do te paguaje kamatëvonesa, qe llogariten mbi shumën e kontributeve te papaguara, nga data ne te cilën pagesa ka qene e detyrueshme deri ne datën ne te cilën pagesa kryhet.
Kamatëvonesa për kontributet e paguara jashtë afateve te caktuara është 2 për qind për
muajin e pare te vonesës dhe 1,3 për qind për çdo muaj tjetër.
Kamatëvonesa minimale e zbatuar nuk mund te jete me e vogël se 5 për qind e detyrimit.
Kamatëvonesat do te deklarohen nga personi juridik ose fizik ne deklaratën e muajit
pasardhës, kur ka lindur detyrimi dhe do te paguhen brenda datës se përcaktuar për pagesën e kontributeve. Nëse kamatëvonesat nuk deklarohen dhe paguhen ne muajin pasardhës, organet e ngarkuara për mbledhjen e kontributeve, lëshojnë një vlerësim për shumën e kamatëvonesës, i cili i njoftohet personit juridik ose fizik.
2. Gjobat
Kur nuk përbejnë vepër penale, përveç pagesës se kontributit, shkeljet e mëposhtme dënohen
me gjobe:
a) për mosregjistrimin e veprimtarisë ekonomike ne organet përgjegjëse për mbledhjen e kontributeve, punëdhënësi dënohet me gjobe 60 000 leke, ndërsa i vetëpunësuari me gjobe 20 000 leke;
b) për paraqitjen me vonese për regjistrimin e veprimtarisë ekonomike ne organet përgjegjëse për mbledhjen e kontributeve, punëdhënësi dënohet me gjobe 30 000 leke, ndërsa i vetëpunësuari me gjobe 10 000 leke;
c) për vonese ne dorëzimin e dokumentacionit te përcaktuar nga organet përgjegjëse për mbledhjen e kontributeve, punëdhënësi dënohet me gjobe 10 për qind te kontributit te deklaruar me vonese, por jo me pak se 10 000 leke, ndërsa i vetëpunësuari 10 000 leke;
ç) kur ne dokumentacionin e paraqitur ka te dhëna te pasakta për te pakësuar, ne këtë
mënyrë, shumën e kontributeve, punëdhënësi dënohet me gjobe 50 000 leke;
d) kur nuk e ka paguar kontributin për sigurimet shoqërore, megjithëse e ka mbajtur nga
paga e te punësuarit, punëdhënësi dënohet me gjobe 50 000 leke;
dh) kur nuk i mban regjistrimet, ne përputhje me procedurat e përcaktuara, punëdhënësi
dënohet me gjobe 30 000 leke.
Gjobat vendosen nga inspektoret e agjencive te Institutit te Sigurimeve Shoqërore.".

Neni 3

Ne nenin 68, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
"4. Te ardhurat, shpenzimet dhe gjendja financiare e fondit te sigurimeve shoqërore auditohen një here ne pese vjet nga subjekte te specializuara ne këtë fushe. Zgjedhja e subjekteve behet ne përputhje me ligjin nr.7971, date 26.7.1995 "Për prokurimin publik".".

Neni 4

Ne fund te pikës 1 te nenit 79 bëhen këto shtesa:
"- te dorëzojë ne organet e sigurimeve shoqërore, brenda tremujorit te pare te çdo viti, deklaratën për kontributet e paguara gjate vitit te mëparshëm kalendarik, për çdo te punësuar, sipas modelit te miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
- te marre numrin e sigurimeve shoqërore nga agjencia e sigurimeve shoqërore për te punësuarit e rinj.".

Neni 5

Ne nenin 81, pas paragrafit te pare shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"Paragrafi i pare i këtij neni nuk zbatohet për personal juridike ose fizike, te cilët veprimtarinë ne fushën e kontributeve e kane kaluar ne organet tatimore.".

Neni 6

Pika 1 e nenit 82 ndryshohet si me poshtë:
"1. Te gjitha te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe nga kamatëvonesat e
tyre, te mbledhura nga organet tatimore, transferohen ne llogarite e Institutit te Sigurimeve Shoqërore dhe te organeve ne varësi te tij. Procedurat e transferimit përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.".

Neni 7

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3940, date 19.8.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 307240008





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as