ebuy.al
Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për miratimin e Rregullores se Keshillit te Ministrave.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 584
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 28.08.2003
Data e aprovimit te Aktit: 28.08.2003
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 76
Data e fletores zyrtare: 05.09.2003
Aktiviteti: Rregullorja
Propozuar nga: Kryeministri
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e rregullores se Keshillit te Ministrave, sipas tekstit qe i bashkelidhet ketij vendimi.
Amendamente
1 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.584, DATË 28.8.2003 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE", TË NDRYSHUAR
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 584, date 28.8.2003

PER MIRATIMIN E RREGULLORES SE KESHILLIT TE MINISTRAVE

Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te neneve 21 pika 4, 22 pikat 2, 23 pika 2, 24 pikat 4 dhe 25 pika 4 te ligjit nr.9000, date 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit te Ministrave" me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores se Këshillit te Ministrave, sipas tekstit qe i bashkëlidhet këtij
vendimi.
2. Vendimi nr.81, date 6.2.1995 i Këshillit te Ministrave "Për rregullat e funksionimit te
Këshillit te Ministrave", shfuqizohet.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

RREGULLORE
E KESHILLIT TE MINISTRAVE

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

1. Kjo rregullore ka si qellim përcaktimin e rregullave dhe procedurave lidhur me:
a) përgatitjen dhe paraqitjen e projektakteve, si dhe shqyrtimin e tyre ne Këshillin e
Ministrave;
b) organizimin e mbledhjeve te Këshillit te Ministrave.
2. Ne zbatim te kësaj rregulloreje, termat e mëposhtëm kane këtë kuptim:
a) "Ministri propozues" është ministri qe ka filluar procedurat për hartimin e projektaktit dhe pasi ka marre vlerësimet paraprake, e propozon projektaktin për shqyrtim e miratim ne Këshillin e Ministrave.
b) "Nisme propozuese" është ushtrimi i se drejtës ligjore për te hartuar dhe propozuar për
shqyrtim e miratim projektakte.
c) "Projektakti" është projekti i një ligji, akti me fuqinë e ligjit, sipas nenit 101 te
Kushtetutës, vendimi ose udhëzimi qe paraqitet për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave.
ç) "Programi analitik i projektakteve" është lista e projektakteve qe parashikohen te hartohen dhe te paraqiten për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave, sipas programit te ministrive. .

KREU II
NISMA PER PROJEKTAKTIN

3. Kryeministri dhe çdo ministër kane te drejtën e propozimit te projektakteve për shqyrtim
ne Këshillin e Ministrave.
4. Ministrat e ushtrojnë këtë te drejte ne përputhje me fushat e veprimtarisë shtetërore qe kane ne kompetence, si dhe me përgjegjësitë qe burojnë nga strategjitë dhe dokumentet e tjera te
miratuara për drejtimet kryesore te politikes se përgjithshme shtetërore. Kryeministri e ushtron këtë te drejte ne çdo rast, kryesisht ose kur kjo e drejte nuk është ushtruar nga ministri përkatës.
5. Projektaktet qe përmbajnë normimin e drejtimeve kryesore te politikes se përgjithshme shtetërore propozohen për shqyrtim dhe miratim ne Këshillin e Ministrave nga Kryeministri. Sipas vlerësimit te tij, bashkepropozues te projektaktit mund te jene edhe një ose disa ministra te tjerë.
6. Kur fusha e marrëdhënieve qe rregullon projektakti lidhet me veprimtari, te cilat janë ne kompetence te me shume se një ministri, nisma për propozimin e tij për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave, ushtrohet bashkërisht nga ministrat përkatës.
7. Si rregull, brenda muajit dhjetor te çdo viti kalendarik dhe ne çdo rast, brenda afatit te caktuar nga Kryeministri, sipas fushës se veprimtarisë qe kane ne kompetence, ministrat i paraqesin Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave projektprogramin e hollësishëm te projektakteve qe parashikojnë te propozojnë për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave ne vitin pasardhës.
8. Projektprogrami i detajuar i projektakteve për çdo fushe veprimtarie duhet te jete i ndare
ne katërmujore dhe te përmbajë:
a) listën e projektakteve qe parashikohen te propozohen për shqyrtim ne Këshillin e Ministrave,
b) afatin e paraqitjes se tyre pranë Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, me
qellim shqyrtimin ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave;
c) relacion te hollësishëm me shpjegimet e nevojshme lidhur me arsyet kryesore për propozimin e projektaktit, çështjet me te rëndësishme qe parashikohen te rregullohen prej tij, përputhshmërinë me programin politik te Këshillit te Ministrave, me programet kombëtare ose sektoriale te zhvillimit te vendit.
9. Kryeministri bashkërendon procesin e përgatitjes se programit analitik te projektakteve dhe e propozon për miratim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave.
10. Pas miratimit te programit analitik te projektakteve te Këshillit te Ministrave, sipas fushës se veprimtarisë qe ka ne kompetence, ministri urdhëron miratimin e programit te hollësishëm te masave, afateve dhe strukturave përgjegjëse për zhvillimin e procesit legjislativ ne tërësi dhe për çdo projektakt, raportimin për ecurinë e tyre deri ne përfundimin e hartimit te projektaktit dhe paraqitjen e tij për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave.
11. Ministri propozues ua dërgon projektaktin për mendim ministrive dhe institucioneve te interesuara, jo me vone se 30 dite përpara datës se përcaktuar ne programin analitik te miratuar.

KREU III
PERGATITJA E PROJEKTAKTIT

12. Përpara fillimit te procesit te hartimit te projektaktit, strukturat teknike ne bashkërendim me strukturën juridike, bëjnë vlerësimin paraprak te nismës për propozimin e projektaktit ku përfshihen, ndërmjet te tjerave, shpjegime lidhur me:
a) qëllimin e projektaktit dhe objektivat qe synohen te arrihen;
b) përputhshmërinë me programin politik dhe me programin analitik te projektakteve te Këshillit te Ministrave, si dhe me strategjitë e programet e miratuara mbi drejtimet kryesore te politikes se përgjithshme shtetërore;
c) pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe me legjislacionin ne fuqi;
ç) parashikimet dhe masat, qe kane te bëjnë me zbatueshmërinë e projektaktit;
d) shpenzimet buxhetore dhe efektet financiare te pritshme:
13. Mbështetur ne vlerësimin paraprak te projektaktit, ministri cakton me urdhër te veçante çështjet qe duhen rregulluar, format e pjesëmarrjes dhe hapat kryesore te realizmit dhe bashkërendimit te procesit legjislativ, afatet përkatëse për realizimin e tyre, strukturat përgjegjëse, si dhe burimet njerëzore dhe materiale qe ngarkohen te bashkëpunojnë me strukturën juridike për hartimin e çdo projektakti.
14. Projektaktet hartohen nen përgjegjësinë e strukturës juridike, e cila ne bashkëpunim me strukturat përgjegjëse dhe ato te fushave përkatëse te ministrisë, organizon këshillime me drejtues a specialiste te drejtorive, sektorëve a enteve, si dhe me struktura te shoqërisë civile, veprimtaria e te cilave lidhet me objektin, qëllimin dhe zbatimin e projektaktit.
15. Për përgatitjen e projektakteve, struktura juridike mund te kërkojë mendimin e eksperteve te tjerë, brenda ose jashtë ministrisë.
16. Ne bashkërendim me strukturën juridike, strukturat përgjegjëse përpilojnë relacionin shpjegues te projektaktit, raportin e vlerësimit te te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, si dhe mbi burimet financiare, si dhe plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm shoqërues përpara se t'i dërgohen për shqyrtim ministrit.
17. Ne përfundim te konsultimeve dhe shqyrtimit te projektaktit, relacionit shpjegues, raportit te vlerësimit ekonomik dhe dokumentacionit shoqërues, ministri pasi vlerëson nismën, vendos dërgimin e tyre për mendim ne ministritë dhe institucionet e interesuara ose urdhëron rishikimin e tyre brenda një afati te caktuar prej tij.
18. Projektakti i dërguar për mendim duhet te shoqërohet me relacionin shpjegues dhe me
raportin e vlerësimit te shpenzimeve buxhetore për zbatimin e tij.
19. Relacioni shpjegues duhet te përmbajë:
a) Qëllimin e projektaktit dhe objektivat qe synohen te arrihen.
b) Vlerësimin politik dhe lidhjen ose jo te projektaktit me programin politik te Këshillit te Ministrave, aktet qe kane miratuar drejtimet kryesore te politikes se përgjithshme shtetërore, si dhe dokumente te tjera për strategjitë dhe politikat e zhvillimit.
c) Argumentimin e propozimit te projektaktit, duke bere analizën lidhur me përparësitë dhe problemet e mundshme ne zbatimin e projektaktit, nivelin e efektivitetit, zbatueshmerise, eficences, impaktit dhe efekteve përkatëse, si dhe kostos ekonomike qe rezulton ne raport me legjislacionin ne fuqi.
ç) Vlerësimin paraprak te ligjshmërisë dhe përputhshmërisë se formës dhe përmbajtjes se projektaktit me Kushtetutën, harmonizimin e tij me legjislacionin ne fuqi dhe me normat e se drejtës ndërkombëtare te detyrueshme për Republikën e Shqipërisë.
d) Vlerësimin eventual për projektaktet normative, te shkalles se përafrimit te përmbajtjes
se tyre me legjislacionin komunitar (acquis communautaire).
dh) Përmbledhje shpjeguese te përmbajtjes se projektaktit.
e) Institucionet dhe organet qe ngarkohen për zbatimin e aktit.
ë) Personat dhe institucionet qe kane kontribuar ne hartimin e projektit.
20. Raporti i vlerësimit te te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore duhet te përmbajë:
a) shumën e përgjithshme te shpenzimeve vjetore për zbatimin e aktit;
b) parashikimet e hollësishme për çdo zë te buxhetit, te nevojshme për zbatimin e aktit;
c) kohen e fillimit te efekteve financiare;
ç) shpenzimet e detajuara për strukturat qe ngarkohen me zbatimin e aktit;
d) burimet e sigurta dhe te pritshme te financimit;
dh) analizën e rritjes apo te pakësimit te shpenzimeve buxhetore, te paktën për tre vitet e
para te zbatimit te tij;
e) vlerën e detyrimeve fiskale te pritshme apo te përjashtuara, qe parashikon projektakti;
ë) kur projektakti ka për objekt miratimin e përdorimit apo te shpërndarjes se fondeve
publike, shoqërohet me preventivin përkatës.
21. Për projektaktet qe kane objekt miratimin ose ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, plotësimi i te dhënave sipas pikave 19 dhe 20 te kësaj rregulloreje, te përgatiten përpara miratimit te tyre ne parim.

KREUIV
DHENIA E MENDIMEVE PER PROJEKTAKTIN

22. Te gjitha projektaktet pa përjashtim i dërgohen për mendim Ministrit te Drejtësisë, i cili duhet te shprehet lidhur me ligjshmërinë e formës dhe te përmbajtjes, për çështjet e zbatimit te unifikuar te teknikes legjislative dhe për terminologjinë juridike te projektaktit duke parashtruar, kur është rasti, edhe formulimet përkatëse.
23. Nëse projektakti shoqërohet me efekte financiare ne te ardhurat dhe shpenzimet e Buxhetit te Shtetit, ne çdo rast i dërgohet për mendim Ministrit te Financave dhe sipas rastit, Ministrit te Ekonomisë.
24. Nëse projektakti përmban çështje qe lidhen me disponimin dhe administrimin e pronave publike dhe shtetërore, me financime te huaja dhe marrëdhënie ekonomike me jashtë, si dhe me impakte ne ecurinë e zhvillimit te ekonomisë, ne çdo rast i dërgohen për mendim Ministrit te Ekonomisë dhe sipas rastit, Ministrit te Financave.
25. Projektaktet me karakter normativ i dërgohen për mendim Ministrit te Shtetit për Integrimin, qe jep vlerësimin e tij lidhur me nevojën ose shkallen e përafrimit te tij me legjislacionin komunitar (acquis communautaire), përshtatshmërinë me legjislacionin ndërkombëtar, si dhe pajtueshmërinë me angazhimet kundrejt strukturave ndërkombëtare.
26. Te gjitha projektaktet me objekt miratimin ne parim te marrëveshjeve ndërkombëtare i
dërgohen për mendim Ministrit te Punëve te Jashtme.
27. Projektaktet me përmbajtje shoqërore, me efekte ne burime njerëzore, i dërgohen për
mendim Ministrit te Punës dhe te Çështjeve Sociale dhe Departamentit te Administratës Publike.

KREU V
BASHKERENDIMI I PROJEKTAKTEVE

28. Ministrat dhe titullarët e institucioneve te interesuara ia dërgojnë mendimin e tyre për projektaktin, ministrit propozues ne forme shkresore, jo me vone se 7 dite-pune nga data e marrjes se tij. Për Ministrin e Drejtësisë, ne rastin e projektligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe akteve nënligjore voluminoze ky afat është 10 dite-pune.
29. Mendimet e ministrave dhe institucioneve te interesuara përmbajnë vërejtje, komente ose sugjerime për çështje teknike te formës dhe përmbajtjes se projektaktit, relacionit shpjegues, raportit te vlerësimit te te ardhurave dhe shpenzimeve dhe dokumentacionit tjetër shoqërues duke u përqendruar, si rregull, ne dhënien e mendimit te specializuar sipas fushave përkatëse te veprimtarisë qe kane ne kompetence.
30. Projektakti ripunohet duke marre parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e ministrave dhe te titullarëve te institucioneve te tjera te interesuara. Vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna nga Ministri i Drejtësisë dhe sipas rastit ministrat e treguar ne pikat 23 deri 27 te kësaj rregulloreje, shihen me përparësi gjate ripunimit te projektaktit.
31. Mendimi juridik i Ministrit te Drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e formës dhe te përmbajtjes se projektaktit, reflektohet ne ripunimin e projektaktit nga ministri propozues, duke zhvilluar për këtë qellim, nëse çmohet e nevojshme, konsultime te përbashkëta ose ridërguar atë për mendim përfundimtar.
32. Ne rastin e dhënies se mendimeve qe synojnë te propozojnë zgjidhje te tjera alternative ose qe kundërshtojnë pjesërisht a tërësisht thelbin e përmbajtjes se projektaktit, ministri duhet te paraqesë për çdo çështje edhe argumentet përkatëse dhe kur është rasti, riformulimet e nevojshme te dispozitave te projektaktit.
33. Kur nga përmbajtja e mendimeve te dërguara nga ministrat dhe titullarët e institucioneve te interesuara, rezulton se ato sugjerojnë zgjidhje te tjera alternative ose qe kundërshtojnë pjesërisht a tërësisht thelbin e përmbajtjes se projektaktit, ministri propozues mund te vendose:
a) tërheqjen e plote ose te pjesshme te propozimit te projektaktit;
b) rishikimin e përmbajtjes se tij edhe me ane te konsultimeve me ministrat përkatës;
c) kur çmon se nga procesi i konsultimeve sipas shkronjës "b" te kësaj pike nuk zgjidhen
kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet ose zgjidhjet alternative te sugjeruara ose kundërshtimet janë te paargumentuara, i dërgon menjëherë Kryeministrit, nëpërmjet Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, kërkesën e motivuar për bashkërendimin e qëndrimeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe ministrave përkatës, se bashku me projektaktin dhe dokumentacionin sipas pikës 45 te kreut VI te kësaj rregulloreje.
34. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave kur vëren se projektakti dhe dokumentacioni qe e shoqëron nuk përmbush kriteret e pikës 47, shkronjat "a" dhe "b" te kreut VI te kësaj rregulloreje, vendos kthimin e motivuar te projektaktit ministrit propozues.
35. Kur projektakti dhe dokumentacioni qe e shoqëron është i plote, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave vendos dërgimin e tij për shqyrtim nga Kryeministri, duke i bashkëlidhur një relacion shpjegues teknik për përmbajtjen, problematiken dhe zgjidhje te mundshme te sugjeruara lidhur me kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet e evidentuara.
36. Kryeministri vendos sipas rrethanave:
a) thirrjen ne konsulte te ministrave te interesuar dhe personave te tjerë qe çmohen prej tij, përpara se te marre vendimin përkatës;
b) delegimin e zgjidhjes se çështjeve Zëvendëskryeministrit ose Ministrit te Shtetit te ngarkuar me koordinimin qeveritar ose Sekretarit te Përgjithshëm, kur thelbi i kundërshtive lidhet vetëm me çështje te ligjshmërisë. Se bashku me delegimin, Kryeministri cakton edhe modalitete dhe afatet përkatëse te kësaj procedure dhe për raportin e rezultateve qe duhet t'i paraqiten për miratim ose vendimmarrje;
c) dërgimin e projektaktit për shqyrtim dhe konsultim me te gjere ne komitetet ndërministrore.
37. Ne rastin e shkronjës "a" te pikës 36 te kësaj rregulloreje, ministri propozues dhe ministrat e titullarët e tjerë te institucioneve te interesuara marrin masa për zbatimin e vendimit te Kryeministrit ne mënyrën dhe afatin e caktuar prej tij.
38. Ne rastin e shkronjës "b" te pikës 36 te kësaj rregulloreje, autoriteti i deleguar organizon konsultimin me pjesëmarrjen e ministrave te interesuar dhe funksionareve te tjerë politike dhe sipas rastit, te departamentit juridik dhe atij te koordinimit ne aparatin e Këshillit te Ministrave, te strukturave juridike dhe teknike te ministrive te interesuara dhe personave te tjerë qe mund te japin kontribut ne zgjidhjen e çështjes. Ne përfundim te konsultimit, autoriteti i deleguar i raporton me shkrim Kryeministrit duke propozuar për miratim ose vendimmarrje zgjidhjet eventuale te çështjes.
39. Ne rastin e shkronjës "c" te pikës 36 te kësaj rregulloreje, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave merr masat për përfshirjen e çështjes ne rendin e ditës dhe organizimin e mbledhjes se Komitetit Ndërministror, sipas modaliteteve dhe afateve te caktuara nga Kryeministri.
40. Nëse është e nevojshme, sipas urdhërimeve te Kryeministrit, Sekretari i Përgjithshëm kujdeset për reflektimin teknik te zgjidhjeve te arritura, me pjesëmarrjen, sipas çmimit te tij te departamentit juridik dhe atij te koordinimit ne aparatin e Këshillit te Ministrave, te strukturave juridike dhe teknike te ministrive dhe institucioneve te interesuara ose eksperteve te tjerë.
41. Ne përjashtim nga rregulli i përgjithshëm dhe për arsye te motivuara, për çështje dhe projektakte te një rëndësie te veçante, Kryeministri nëpërmjet Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, mund te vendose përfshirjen e tyre ne rendin e ditës se mbledhjes se Komitetit Ndërministror dhe shpërndarjen e materialeve te tij, pa kërkuar përmbushjen ose plotësimin e një apo me shume elementeve te procedurave te bashkërendimit paraprak. Ne këtë rast, ministri propozues, nëpërmjet Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, duhet t'u shpërndajë anëtarëve te komitetit kopje te projektit, te relacionit dhe te materialeve shoqëruese, ne çastin qe njoftohet data dhe rendi i ditës për mbledhjen e komitetit ndërministror.
42. Nëse projektakti miratohet ne komitetin ndërministror, paraqitet për miratim ne mbledhjen me te afërt te Këshillit te Ministrave. Kur për projektin nga Komiteti Ndërministror janë bere vërejtje, ministri propozues i reflekton ato dhe paraqet projektin e ripunuar, se bashku me materialet shoqëruese, për miratim ne Këshillin e Ministrave.

KREU VI
PARAQITJA E PROJEKTAKTEVE PER SHQYRTIM NE KESHILLIN E MINISTRAVE

43. Ne përfundim te procesit te hartimit dhe te bashkërendimit me mendimet e ministrave dhe te drejtuesve te institucioneve te interesuara, ministri propozues paraqet projektaktin për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave.
44. Projektakti, relacioni shpjegues, dokumentet e përcaktuara ne piken 45 te kësaj rregulloreje, ne dy kopje origjinale, se bashku me shkresën përcjellëse i dërgohen Sekretarit te Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, te paktën 10 dite përpara datës se caktuar për mbledhjen e Këshillit te Ministrave.
45. Propozimet e projekteve shoqërohen me:
a) projektaktin e bashkërenduar me ministritë përkatëse;
b) relacionin shpjegues, i cili përveç te dhënave te parashikuara ne pikat 19 dhe 20 te kreut te katërt te kësaj rregulloreje, duhet te përmbajë edhe shpjegime për arsyet e mosreflektimit te vërejtjeve ose sugjerimeve te bëra nga ministritë e interesuara;
c) mendimet e ministrave dhe te drejtuesve te institucioneve te interesuara. Ne çdo rast
mendimi i Ministrit te Drejtësisë duhet te shoqërojë projektaktin;
ç) tekstin e plote te traktatit a marrëveshjeve ndërkombëtare, ne gjuhe te huaj dhe ne shqip,
te vërtetuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, kur projektakti ka këtë objekt.
46. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, kur vëren se dokumentacioni qe
shoqëron projektaktin është i plote, e pranon atë për shqyrtim paraprak.
47. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave vendos kthimin e projektaktit ministrit
propozues, vetëm kur:
a) mungon njeri nga dokumentet e përcaktuara ne piken 45 te këtij kreu te rregullores;
b) nuk është respektuar forma dhe përmbajtja e parashikuar ne këtë rregullore për
përgatitjen dhe hartimin e projektakteve, relacionit shpjegues dhe dokumenteve sipas pikave 19, 20 dhe vijuese te kësaj rregulloreje;
c) projektakti nuk është ne pajtim me Kushtetutën, vjen ne kundërshtim ose nuk është ne
harmoni me marrëveshjet ndërkombëtare te ratifikuara dhe legjislacionin e brendshëm;
ç) mangësitë e projektaktit, veçanërisht atyre me përmbajtje voluminoze, nga pikëpamja e
teknikes legjislative, janë shume te dukshme dhe te pranishme gjate gjithë përmbajtjes se tij.
48. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave mund ta korrigjoje projektaktin ne drejtim te teknikes legjislative dhe te terminologjisë se përdorur, por ne asnjë rast nuk duhet te cenoje thelbin e tij.
49. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, për qartësimin e aspekteve teknike te përmbajtjes se projektaktit, thërret ne konsulte strukturat juridike dhe teknike te ministrisë propozuese.
50. Për projektaktet me rendësi te veçante, Kryeministri i vene ne dijeni nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, shqyrton propozimin ne baze te disa kritereve lidhur me urgjencën e propozimit, kërkesën e publikut, plotësimin e objektivave te politikave kombëtare te zhvillimit, mundësisë se zbatimit te shpejte etj.
Këto projektakte mund te diskutohen ne rrethe te gjera, ku mund te përfshihen përfaqësues
te institucioneve shtetërore, OJF-ve, eksperte te institucioneve ose organizatave ndërkombëtare etj.
51. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, kur vëren se ministrat ose drejtuesit e institucioneve te interesuara janë shprehur me shkrim kundër projektaktit, e dërgon projektin për bashkërendim sipas procedurave te parashikuara ne kreun e peste te kësaj rregulloreje.

KREU VII
RENDI I DITES

52. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave, ne baze te projektakteve dhe te çështjeve te paraqitura nga anëtarët e Këshillit te Ministrave, përgatit rendin e ditës se mbledhjes se Këshillit te Ministrave dhe ia paraqet për miratim Kryeministrit.
53. Si rregull, projektaktet përfshihen ne rendin e ditës se mbledhjes se Këshillit te Ministrave, nëse janë dërguar pranë Sekretarit te Përgjithshëm, te paktën 10 dite përpara datës se caktuar për mbledhjen e Këshillit te Ministrave. Për arsye te motivuara dhe me miratimin paraprak te Kryeministrit, ne rendin e ditës përfshihen projektakte te dërguara edhe pas afatit 10 ditor.
54. Rendi i ditës i mbledhjes, se bashku me materialet qe do te paraqiten për shqyrtim ne mbledhjen e Këshillit te Ministrave, i dërgohet nga Sekretari i Përgjithshëm çdo anëtari te Këshillit te Ministrave, jo me vone se 2 dite përpara datës se caktuar për thirrjen e mbledhjes.
55. Për mbledhjet e jashtëzakonshme rendi i ditës shpërndahet jo me vone se 2 ore përpara
orës se caktuar për mbledhje.
56. Rendi i ditës përmban:
a) Tematiken qe do te trajtohet.
b) Datën dhe orën e caktuar për mbledhjen e Këshillit te Ministrave.
c) Listën e titujve te projektakteve qe do te shqyrtohen ne mbledhje.
ç) Listën e çështjeve dhe te problemeve qe do te diskutohen.
57. Rendi i ditës nënshkruhet nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave.
58. Kryeministri, ne kushte dhe rrethana te paparashikuara, mund ta ndryshoje rendin e
ditës.
59. Çështjet e rendit te ditës te mbetura pa u shqyrtuar ne mbledhjen e radhës se Këshillit te Ministrave kalojnë automatikisht ne mbledhjen pasardhëse, me përjashtim te rastit kur Kryeministri vendos ndryshe.
60. Si rregull, shqyrtimi i çështjeve te rendit te ditës se mbledhjeve te Këshillit te Ministrave fillon me shqyrtimin e çështjeve te mbetura nga mbledhjet e mëparshme, kur ka te tilla me përjashtim te rasteve kur drejtuesi i mbledhjes vendos ndryshe.
61. Ne njoftimin e rendit te ditës se mbledhjeve te Këshillit te Ministrave, Sekretari i Përgjithshëm vendos shënimin për çështjet e mbetura për shqyrtim nga mbledhjet e mëparshme.

KREU VIII
DISKUTIMI I PROJEKTAKTEVE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MINISTRAVE

62. Drejtuesi i mbledhjes paraqet thelbin e projektaktit, i kërkon ministrit propozues, nëse ka komente lidhur me propozimin e tij dhe me pas fton anëtarët e tjerë te Këshillit te Ministrave për te shprehur mendimin e tyre.
63. Pas përfundimit te diskutimit, drejtuesi i mbledhjes fton ministrat për votimin e
projektaktit.
64. Ne përfundim te shqyrtimit te projektaktit, Këshilli i Ministrave vendos:
a) miratimin ne gjendjen e paraqitur;
b) miratimin me ndryshime;
c) shtyrjen për një shqyrtim te mëvonshëm;
ç) mosmiratimin.
65. Mbledhja e Këshillit te Ministrave regjistrohet ne procesverbal me stenografi dhe ne rruge elektronike.

KREU IX
BOTIMI DHE SHPERNDARJA E AKTEVE

66. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave merr masa për:
a) zbardhjen e te gjitha akteve te Këshillit te Ministrave;
b) rregullimin e akteve te miratuara me ndryshime;
c) nënshkrimin e akteve;
ç) shpërndarjen e tyre ne institucionet qe kane detyrime ose lidhje me përmbajtjen e aktit.
67. Sekretari i Përgjithshëm merr masat për botimin e te gjitha akteve normative te Këshillit te Ministrave ne Fletoren Zyrtare brenda afateve ligjore, si dhe ne organe te tjera botuese, brenda një kohe sa me te shkurtër.
68. Shpërndarja zyrtare e akteve behet nen drejtimin e Sekretarit te Përgjithshëm, jo me vone se dy dite pas nënshkrimit te tyre.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.195 308280003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan