0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per rregullat e etikes ne Administraten Publike.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9131
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 08.09.2003
Data e aprovimit te Aktit: 08.09.2003
Numri i neneve: 22
Numri i fletores zyrtare: 83
Data e fletores zyrtare: 06.10.2003
Aktiviteti: Rregullorja,Administratë Publike
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Dispozita të përgjithshme.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9131, date 8.9.2003

PER RREGULLAT E ETIKES NE ADMINISTRATEN PUBLIKE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1 Qëllimi

Ky ligj ka për qellim te vendose rregullat e sjelljes se nëpunësve te administratës publike, sipas standardeve te kërkuara, t'i ndihmoje ata për arritjen e këtyre standardeve dhe te vere ne dijeni publikun për sjelljen qe duhet te ketë nëpunësi i administratës publike.

Neni 2
Fusha e veprimit

1. Dispozitat e këtij ligji janë te detyrueshme për te gjithë nëpunësit e administratës publike
për sa kohe nuk parashikohet ndryshe ne dispozita te tjera ligjore.
2. Dispozitat e këtij ligji nuk përbejnë detyrim për te zgjedhurit, anëtarët e Këshillit te
Ministrave dhe gjyqtaret.
3. Dispozitat e këtij ligji përbejnë detyrim edhe për personat e punësuar nga organizatat
private qe kryejnë shërbime publike.
4. "Nëpunës i Administratës Publike", ne kuptim te këtij ligji janë te gjithë personat e
punësuar pranë një institucioni te administratës publike.

Neni 3
Parime te përgjithshme te etikes

1. Ne kryerjen e funksioneve, nëpunësi i administratës publike duhet te respektoje parimet si
me poshtë:
a) te kryeje detyrat, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi;
b) te veproje ne mënyrë te pavarur nga pikëpamja politike e te mas pengoje zbatimin e
politikave, te vendimeve ose veprimeve ligjore te autoriteteve te administratës publike;
c) ne kryerjen e detyrave duhet te jete i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur parasysh
vetëm interesin publik;
ç) te jete i sjellshëm ne marrëdhënie me qytetaret qe u shërben, dhe me eproret, koleget e
vartësit e tij;
d) nuk duhet te veproje arbitrarisht ne dem te një personi ose organizate dhe duhet te tregoje
respektin e duhur, për te drejtat dhe interesat personale te te tretëve;
dh) te mos lejoje qe interesat e tij private te bien ndesh me pozitën e tij publike, te shmange
konfliktet e interesave dhe te mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat;
e) te sillet gjithnjë ne mënyrë te tille, qe besimi i publikut ne ndershmërinë, paanshmërinë
dhe efektivitetin e shërbimit publik te ruhet e te rritet;
ë) te ruaje konfidencialitetin e informacionit, qe ka ne zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga ligji nr. 8503, date 30.6.1999, "Për te drejtën e informimit për dokumentet zyrtare" .
2. Këshilli i Ministrave nxjerr rregulla ne zbatim te parimeve te treguara ne piken 1 te këtij
neni.

KREU II
KONFLIKTET E INTERESAVE

Neni 4
Konflikti i interesave

1. Konflikti i interesave është situata ne te cilën një nëpunës i administratës publike ka një interes personal te tille, qe ndikon ose mund te ndikoje ne paanshmërinë ose objektivitetin e kryerjes se detyrës zyrtare.
2. Interesat personale te nëpunësit përfshijnë çdo përparësi për veten, familjen, te afërmit deri ne shkallen e dyte, personat ose organizatat, me te cilat nëpunësi ka ose ka pasur marrëdhënie biznesi ose lidhje politike. Konflikti i interesave përfshin, gjithashtu, çdo lloj detyrimi financiar ose civil te nëpunësit.
3. Kur nëpunësi ka dijeni se një situate e tille ekziston, ai është i detyruar qe:
a) te verifikoje nëse ka një konflikt aktual te mundshëm interesash;
b) te ndërmarrë hapat e nevojshëm për te shmangur një konflikt te tille;
c) te vere ne dijeni menjëherë, me nismën e tij, eprorin direkt dhe njësinë e personelit për
konfliktin aktual ose te mundshëm te interesave;
ç) ne rast dyshimi për gjendjen ne një situate konflikti interesash, te këshillohet me eprorin
direkt ose/dhe me njësinë e personelit te institucionit;
d) t'i bindet çdo vendimi përfundimtar për te mas marre pjese ne procesin e vendimmarrjes
ose te heqë dore nga përparësitë, qe shkakton konflikti.
4. Konfliktet e mundshme te interesit te një kandidati për t'u punësuar ne administratën
publike duhet te zgjidhen përpara emërimit te tij.

Neni 5
Shmangia e konfliktit te interesave

1. Eprori direkt, me mbështetjen e njësisë se personelit, ne baze te te dhënave qe ka, merr masat e nevojshme qe te shmanget emërimi i një nëpunësi ne pozicione, ne te cilat mund te lindin ose ka konflikte interesash ose qe nëpunësit te mas i ngarkohen detyra qe mund te çojnë ne shfaqjen e një konflikti te mundshëm interesash.
2. Shmangia e konfliktit te interesave behet ne përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
3. Nëpunësi, i cili ka interesa te tille, qe vazhdimësia e zotërimit te tyre do te përbënte rrezik real për lindjen e konfliktit te interesave dhe do te sillte përjashtimin e vazhdueshëm nga veprimtaria e tij zyrtare ose pamundësinë për te ushtruar detyrat zyrtare, duhet te heqë dore ose t'i transferoje këta interesa, ne mënyrë te tille qe mundësia e konfliktit te interesave te shmanget.

KREU III
VEPRIMTARI TE JASHTME TE NEPUNESIT TE ADMINISTRATES PUBLIKE

Neni 6
Veprimtaritë e jashtme

Me veprimtari te jashtme te nëpunësit kuptojmë çdo lloj veprimtarie te rregullt ose te rastësishme, qe kërkon angazhimin e nëpunësit te administratës publike, qofte për qëllime fitimi ose jo, qe nëpunësi zhvillon jashtë detyrës zyrtare.

Neni 7
Ndalimi i veprimtarive te jashtëm

1. Nëpunësi publik nuk duhet te angazhohet ne një veprimtari te jashtme, qe pengon kryerjen e detyrës se tij zyrtare ose qe kërkon një angazhim, mendor a fizik te tij qe e bën te vështirë kryerjen e detyrës, ose është vazhdim i kësaj detyre, qe cenon, ne çfarëdo mënyrë, imazhin e nëpunësit te administratës publike.
2. Ne rast dyshimi për kualifikimin e një veprimtarie si te lejueshme ose jo, nëpunësi
këshillohet me njësinë e personelit te institucionit.
3. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat e klasifikimit te një veprimtarie te jashtme si te
lejueshme ose jo.

Neni 8
Lejimi i veprimtarive te jashtme

1. Kryerja e veprimtarive te jashtme duhet t'i njoftohet paraprakisht eprorit direkt te
nëpunësit te administratës publike, dhe njësisë se personelit.
2. Veprimtaritë, ne kuadër te veprimtarive sindikale ose te përfaqësimit te punëmarrësve ose
veprimtaritë mësim-dhënëse, janë te lejueshme kur ato nuk pengojnë ne kryerjen e detyrës.

Neni 9
Shpërblimi për veprimtaritë e jashtme

Nëpunësi nuk mund te shpërblehet për veprimtaritë e jashtme kur ato kane te bëjnë me detyrat qe ai ka kryer ne ushtrim te funksioneve te tij ose janë vazhdimësi e drejtpërdrejtë e tyre, me përjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne akte te tjera ligjore ose nënligjore.

KREV IV
PERFITIMET

Neni 10
Dhuratat dhe favoret

1. Nëpunësi i administratës publike nuk duhet te kërkojë ose te pranoje, dhurata, favore, pritje ose çfarëdo përfitim tjetër, ose shmangie te humbjeve te mundshme, si dhe premtime për to, për veten, familjen, te afërmit, personat ose organizatat me te cilat ka marrëdhënie, qe ndikojnë ose duket sikur ndikojnë ne paanësinë e kryerjes se detyrës, apo janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes se detyrës zyrtare.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet ne rastin e ftesave te zakonshme, te mikpritjes tradicionale, te dhuratave me vlere simbolike ose tradicionale, te mirësjelljes, te cilat nuk krijojnë dyshime mbi paanshmërinë e nëpunësit.
3. Ne rast dyshimi mbi paanshmërinë e përfitimeve, nëpunësi këshillohet me njësinë e personelit te institucionit.

Neni 11
Reagimi ndaj ofertave

1. Ne qofte se nëpunësit i ofrohet një avantazh i padrejte, ai duhet:
a) ta refuzoje, pa pasur nevoje ta pranoje atë për ta përdorur si prove;
b) te përpiqet qe ta identifikoje personin qe i bën ofertën;
c) te shmange kontaktet e gjata me personin qe beri ofertën, por dijenia e arsyes për te cilën behet oferta, mund te shërbejë si prove;
ç) ne qofte se dhurata nuk mund te refuzohet qe t'i kthehet dërguesit, duhet te ruhet, te
përdoret sa me pak qe te jete e mundur dhe t'i raportohet menjëherë eprorit direkt;
d) te ketë dëshmitarë, nëse është e mundur, koleget qe punojnë me te;
dh) te raportoje përpjekjen, sa me shpejt qe te jete e mundur, tek eprori i tij ose te njësia e
personelit;
e) te vazhdoje punën normalisht, sidomos për problemin për te cilin avantazhi i padrejte
është ofruar.
2. Këshilli i Ministrave përcakton vlerën e dhuratave qe mund te pranohen nga nëpunësi dhe
mënyrën e administrimit te dhuratave qe nuk mund te kthehen.

KREU V
DETYRIME TE TJERA GJATE PERIUDHES SE PUNESIMIT NE ADMINISTRATEN PUBLIKE

Neni 12
Detyrime te nëpunësit te administratës publike

Nëpunësi i administratës publike nuk duhet ta përdorë ose te lejoje ta përdorin detyrën zyrtare te tij, ne mënyrë te tille qe te nxisë ose te detyroje ndonjë person tjetër, përfshirë edhe vartësit, për te pasur ndonjë përfitim financiar ose te çdo lloji tjetër me interes personal.

Neni 13
Prona shtetërore

1. Nëpunësit duhet te mbrojnë dhe ruajnë pronën e institucionit, përfshirë këtu edhe dokumentacionin zyrtar. Nëpunësi nuk duhet te përdorë ose te lejoje qe te përdoret prona qe institucioni zotëron ose ka ne përdorim, për asnjë qellim tjetër, përveçse për kryerjen e veprimtarive te miratuara, ne përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi.
2. Nëpunësi duhet te përdorë mjetet qe i ofron pozicioni i punës vetëm për realizimin e detyrave te tij dhe jo për qëllime personale.

Neni 14
Koha e punës

Nëpunësi duhet ta përdorë kohen e punës ne mënyrë efektive për realizimin e detyrave zyrtare. Kjo kohe nuk përdoret për asnjë qellim tjetër, përveçse ne rastet kur përdorimi i saj për qëllime te tjera është i autorizuar zyrtarisht, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 15
Paraqitja e nëpunësit
Veshja dhe paraqitja e nëpunësit duhet te jene serioze, për ta përfaqësuar sa me denjësisht
administratën publike.
Rregullat e hollësishme për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve ne institucionet e
administratës publike përcaktohen nga rregulloret e brendshme te institucioneve.

KREU VI
PERIUDHA PAS PUNESIMIT

Neni 16
Përdorimi i informacionit

Nëpunësit e administratës publike pas largimit nga detyra nuk duhet ta përdorin informacionin konfidencial, te marre gjate kryerjes se detyrës, për interes personal.

Neni 17
Ndalimi i përfaqësimit ne konfliktet me administratën publike

Për një periudhe kohe 2-vjeçare, pas largimit nga detyra, ish-nëpunësi nuk duhet te përfaqësoje asnjë person ose organizate ne një konflikt ose marrëdhënie tregtare me administratën publike shqiptare, për detyrën qe ai ka kryer ose ne vazhdimësi te saj.


KREU VII
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 18
Dispozite zbatuese

1. Njësia e personelit është e detyruar t'i beje te ditur nëpunësit ne çastin e punësimit te tij
detyrimet qe rrjedhin nga ky ligj dhe qe duhen respektuar nga nëpunësi.
2. Nëpunësi ka për detyre te sillet ne përputhje me këtë ligj dhe, për këtë arsye, informohet
për dispozitat e tij dhe për çdo ndryshim ose shtese.
3. Nëpunësi duhet te kërkojë këshillim nga njësia e personelit te institucionit kur është i pasigurt për te vepruar. Njësia e personelit te institucionit, për raste te veçanta, këshillohet edhe me Departamentin e Administratës Publike.
4. Dispozitat e këtij ligji janë pjese e kushteve te punësimit te nëpunësit. Shkelja e tyre behet
shkak për marrjen e masave disiplinore.
5. Eprori direkt i nëpunësit te administratës publike ka përgjegjësi te kontrolloje nëse ai zbaton rregullat e treguara ne këtë ligj dhe te propozoje ose te marre masat e duhura disiplinore për shkeljet e tij.

Neni 19
Masat disiplinore

Nëpunësit qe shkelin parimet e etikes, te përcaktuara ne këtë ligj, kur veprimet e tyre nuk përbejnë vepër penale, ndëshkohen me masat disiplinore, sipas procedurës se përcaktuar ne legjislacionin për statusin e nëpunësit civil.

Neni 20
Regjistrimi i masave

1. Çdo institucion i administratës publike duhet te komunikoje pranë Departamentit te Administratës Publike çdo mase disiplinore te marre ndaj një punonjësi brenda 10 ditëve nga marrja e masës.
2. Departamenti i Administratës Publike i regjistron te gjitha masat disiplinore ne Regjistrin Kombëtar te Administratës Publike.

Neni 21
Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 3, 7 e 11 te këtij ligji.

Neni 22
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3967, date 29.9.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.906 309080002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan