marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për gradat në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7750
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 13.09.1993
Data e aprovimit te Aktit: 24.09.1993
Numri i neneve: 21
Numri i fletores zyrtare: 12
Data e fletores zyrtare: 18.11.1993
Aktiviteti: Ushtri,Forcat e Armatosura,Komisioni Mbrojtjes
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në Republikën e Shqipërisë gradat u jepen oficerëve dhe nënoficerëve të shërbimit aktiv e rezervë, si dhe ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Amendamente
1 Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
2 Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Akte te ngjashem
1 Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: LIGJ

Nr.7750, datë 13.9.1993

PER GRADAT NE FORCAT E ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë
29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin
e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë gradat u jepen oficerëve dhe
nënoficerëve të shërbimit aktiv e rezervë, si dhe ushtarëve të
shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Neni 2

Gradat ushtarake në Forcat e Armatosura janë:

Për oficerët Forcat detare

a) Grada të ulëta, nëntoger (nënlejtnant)
toger (lejtnant)
b) Grada të mesme, kapiten (kapitenlejtnant II)
kapiten I (kapitenlejtnant I)
c) Grada të larta, major (kapiten i rangut III)
nënkolonel (kapiten i rangut II)
kolonel (kapiten i rangut I)
ç) Grada madhore, gjeneral brigade (kundëradmiral)
gjeneralmajor (nënadmiral)
gjenerallejtnant (admiral)
gjeneral


Për nënoficerë (policë)

- Kapter (polic)
- Kapter IV (polic IV)
- Kapter III (polic III)
- Kapter II (polic II)
- Kapter I (polic I)

Për ushtarët
- Tetar
- Rreshter
- Rreshter I

Neni 3

Gradën nëntoger e marrin oficerët që mbarojnë akademinë
ose shkollat e larta ushtarake. Ushtarakët që kryejnë studimet
në akademitë ose shkollat ushtarake jashtë shtetit, në
përfundim të tyre marrin gradë të barabartë me ushtarakët që
mbarojnë studimet në akademi e shkolla të larta të njëjta me
vendin tonë.
Ushtarakëve që dallohen për aftësi të veçanta gjatë
shkollës dhe përfundojnë me rezultate shumë të mira, mund t'u
jepet menjëherë grada e togerit.
Gradën kapter e marrin kursantët që mbarojnë shkollat e
përgatitjes së nënoficerëve.

Neni 4

Koha e vjetërsisë për kërkimin e gradave të ushtarakëve
është:

Për nënoficerët (policë)
- Nga kapter në kapter IV, 3 vjet
- Nga kapter IV në kapter III, 3 vjet
- Nga kapter III në kapter II, 4 vjet
- Nga kapter II në kapter I, 4 vjet.

Për ushtarët koha e gradimit dhe ndryshimet në gradë
bëhen nga komanda ku ata shërbejnë.

Për oficerë

- Nga nëntoger (nënlejtnant) në toger (lejtnant), 2 vjet.
- Nga toger (lejtnant) në kapiten (kapitenlejtnantII), 4
vjet.
- Nga kapiten (kapitenlejtnant II) në kapiten I
(kapitenlejtnant I), 4 vjet.
- Nga kapiten I (kapitenlejtnant I) në major (kapiten të
rangut III), 5 vjet.
- Nga major (kapiten të rangur III) në nënkolonel
(kapiten të rangut II), 5 vjet.
- nga nënkolonel (kapiten i rangut II) në kolonel
(kapiten të rangut I), 5 vjet.
Gradimi i kolonelëve në gjeneral dhe i gjeneralëve nuk
lidhet me kohën e shërbimit të caktuar.

Neni 5

Gradat ushtarake madhore jepen me dekret të Presidentit
të Repubklikës, me propozim të Kryetarit të Këshillit të
Ministraev. Në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
grada gjeneral brigade e lartë u jepet ushtarakëve që marrin
funksione të caktuara në Forcat e Armatosura.

Neni 6

Për oficerët rezervistë gradat jepen, si rregull duke
oasur për bazë kohën e vjetërsisë së shërbimit dhe funksionin
që ata kryejnë.
Oficerëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës
së Shqipërisë që kanë dalë në rezervë para rivendosjes së
gradave, u jepet grada që i takon funksionit të fundit
ushtarak që kanë pasur, me përjashtim të oficerëve që nuk kanë
arsimin ushtarak përkatës.
Oficerët që rivishen ose që janë në rezervë dhe që kanë
fituar statusin e të përndjekurit politik, u jepet grada e
funksionit më të lartë ushtarak që kanë pasur.

Neni 7

Gradat ushtarake u jepen oficerëve me urdhër përkatësisht
të ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Rendit Publik dhe të
kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Gradat e nënoficerëve aktivë dhe rezervë, të ushtarëve
dhe rezervistëve jepen nga komanda e divizionit, brigadës dhe
komandat e kësaj shkalle.

Neni 8

Gradimi i oficerëve si rregull bëhet duke ndjekur rradhën
e gradave.
Gradimi jashtë rradhe i oficerëve (me përjashtim të
oficerëve madhorë), për merita të veçanta shërbimi ndaj
atdheut, si dhe i atyre që dallohen për rezultate të larta në
detyrat funksionale e në përgatitjen ushtarake në kohë paqeje
e lufte, bëhet me urdhër, përkatësisht, të ministrit të
Mbrojtjes, ministrit të Rendit Publik dhe kryetarit të SHIK-
ut.

Neni 9

Ministri i Mbrojtjes, ministri i Rendit Publik dhe
kryetari i SHIK-ut, për thyerje të rënda ose të përsëritura të
disiplinës ushtarake dhe për paaftësi në detyrë kanë të drejtë
t'ua ulin gradën oficerëve deri në një shkallë.
Gjeneralëve dhe admiralëve grada ushtarake u ulet me
dekret të Presidentit të Republikës, në bazë të propozimit të
Kryetarit të Këshillit të Ministrave.

Neni 10

Oficerit dhe nënoficerit i lind e drejta për kërkimin e
gradës tjetër, sipas rradhës, kur plotëson këto kushte:
a) Mbush afatin e caktuar për kërkimin e gradës.
b) Karakterizohet nga një disiplinë e lartë në shërbim.
c) Plotëson kërkesat teorike dhe praktike për gradën që
do të marrë.

Neni 11

Gradat nuk duhet të kalojnë kategorinë që ka ushtaraku në
bazë të funksionit organik. Për specialistët e lartë që merren
nga jeta civile, grada i jepet sipas funksionit organik
përkatës të emërtimit në momentin e titullimit të tyre si
oficerë.

Neni 12

Propozimi për dhënie grade ushtarakëve që mbarojnë
akademitë ose shkollat e larta ushtarake, bëhet nga komanda e
akademisë ose e shkollës së lartë ushtarake, kurse për
oficerët nga komandanti i njësisë ku ai shërben.

Neni 13

Për gradimin e oficerëve e nënoficerëve në komandat e
divizioneve, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Rendit
Publik dhe në SHIK formohet një komision. Përbërja,
funksionimi dhe numri i anëtarëve të komisionit caktohen me
udhëzim të veçantë të ministrit ose titullarit përkatës.

Neni 14

Për çdo gradë ushtaraku i jepet shpërblim i veçantë që
rritet nga grada në gradë në masën, që pëcaktohet me vendim të
Këshillit të Ministrave.
Oficerët që meritojnë gradimin por që nuk kanë vende të
lira në gradën më të lartë, gjatë vitit të parë marrin gjysmën
e shpërblimit të gradës që do të merrnin. Në vitin e dytë kur
është e njëjta arsye mosgradimi, marrin shpërblimin e plotë të
gradës që presin të gradohen, por jo më shumë se dy vjet.
Vjetërsia e shërbimit të oficerëve që meritojnë të
gradohen, por që për qrsyet e mësipërme nuk gradohen, u njihet
vjetërsi për gradën që do të marrin sipas rradhës. Koha e
luftës njihet dyfish për efekt gradimi për oficerët aktive e
rezervistë që shërbejnë në njësitë, të cilat marrin pjesë në
veprimet luftarake.

Neni 15

Dënimi me vendim gjyqi që sjell largimin nga detyra të
oficerëve e nënoficerëve dhe kalimin e tyre në sektorin civil
për më shumë se 6 muaj e shtyn 1 vit kohën e vjetërsisë së
nevojshme për gradim.
Koha e paaftësisë së përkohshme deri në 6 muaj, e
vërtetuar me raport mjekësor, njihet si vjetërsi për efekt
gradimi. Vjetërsia e gradës për oficerët e nënoficerët
llogaritet nga dita që ka dalë urdhri për gradimin e tyre.

DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 16

Forma, ndërtimi i secilës gradë dhe kriteret e veçanta
për dhënien e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.
Grada e fituar në bazë të këtij ligji ruhet me lëvizjen e
ushtarakut në një funksion organik më të ulët për arsye jo
ushtarake.

Neni 17

Gradat që kanë fituar ushtarakët sipas ligjit nr.7499,
datë 6.7.1991 "Për rivendosjen e gradave ushtarake në Forcat e
Armatosura të Republikës së Shqipërisë", me hyrjen në fuqi të
këtij ligji, ndryshojnë duke u rritur ose ulur në vartësi nga
funksioni organik që ata kanë.

Neni 18

Oficerët në pension e gëzojnë të drejtën e mbajtjes së
uniformës ushtarake të liridaljes, së bashku me gradën e
fundit, që e veshin vetëm për raste festash zyrtare.

Neni 19

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik dhe
SHIK-u, nxjerrin udhëzime për zbatimin e këtij ligji.

Neni 20

Ligji nr.7499, datë 6.7.1991 "Për rivendosjen e gradave
ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë"
dhe ndryshimet që janë bërë me ligjin nr.7533, datë 17.12.1991
dhe me lijgin nr.7600, datë 8.9.1992, shfuqizohen.

Neni 21

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.648, datë 24.9.1993 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 309130002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan