marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7758
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 12.10.1993
Data e aprovimit te Aktit: 03.11.1993
Numri i neneve: 19
Numri i fletores zyrtare: 12
Data e fletores zyrtare: 18.11.1993
Aktiviteti: Tatim,Komisioni Ekonomi,Finance,Privatizimi
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj përcakton detyrimet kryesore dhe rregullat bazë që do të zbatohen nga subjektet, mbi të cilat ai vepron lidhur me dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimin, qarkullimin, për akcizat, për tatimin mbi biznesin e vogël dhe për çdo tatim tjetër të ngjashëm.
Amendamente
1 Për disa ndryshime në ligjin nr. 7758, datë 12.10.1993 "Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet"
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në ligjin nr. 7758, datë 12.10.1993 "Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet"
2 Për disa ndryshime në ligjin nr. 7758, datë 12.10.1993 "Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet", ndryshuar me ligjin nr. 7900, datë 08.02.1995.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: L I G J

NR.7758 DATE 12.10.1993

PER DOKUMENTIMIN DHE MBAJTJEN E LLOGARIVE PER TATIMET

Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491 date 20.4.1991
"Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Keshillit
te Ministrave

KUVENDI POPULLOR I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj percakton detyrimet kryesore dhe rregullat baze qe
do te zbatohen nga subjektet, mbi te cilat ai vepron lidhur me
dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimin, qarkullimin,
per akcizat, per tatimin mbi biznesin e vogel dhe per cdo tatim
tjeter te ngjashem.

Neni 2

Ky ligj vepron mbi cdo subjekt, person fizik, i cili ushtron
veprimtari profesionale dhe eshte detyrues i njerit nga llojet
e tatimeve te parashikuara ne nenin "1" te ketij ligji.
Per zbatimin e ketij ligji, me termat qe vijojne duhet
kuptuar:
Me "veprimtari profesionale" cdo veprimtari prodhimi,
tregtie punimi e sherbimi, duke perfshire edhe profesinet e lira.
Me "i detyruar" cdo person fizik a juridik qe realizon
veprime ekonomike te tatueshme dhe eshte pagues si nje tatimi.

Neni 3

Me perjashtim te rasteve kur ne kete ligj eshte parashikuar
ndryshe, te gjitha detyrimet dhe rregullat e parashikuara ne
ligjin nr.7661, date 19.1.1993 "Per kontabilitetin", dhe ne aktet
e tjera te natyres kontabel jane te zbatueshme.

KREU II

Faturat dhe dokumentet e tjera justifikuese tatimore

Seksioni 1

Fatura

Neni 4

Çdo blerje sendesh ose cdo kryerje punimi e sherbimi qe
destinohen per nje veprimtari profesionale eshte objekt faturimi.
Çdo fature duhet te permbaje numrin, daten dhe vendin e
leshimit, emrin dhe adresen e paleve, daten e realizimit te
shitjes ose te punimit a sherbimit, emertimin e sakte te tyre,
cmimin e plote te shitjes dhe, nese eshte rasti, rabatet ose
zbritjet e tjera te zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado
qofte menyra e likujdimit te fatures.
Faturat per shitjen e sendeve a kryerjen e punimeve e te
sherbimeve, te cilat jane objekt i kerkimit te nje tatimi, jane
fatura tatimore.

Neni 5

Pervec pershkrimeve dhe te dhenave te parashikuara ne
paragrafin e dyte te nenit 4, fatura tatimore duhet te permbaje.
- cmimin mbi te cilin perllogaritet tatimi i kerkuar,
- llojin dhe tarifen e tatimit te zbatuar sipas kategorive
te sendeve, punimeve e sherbimeve,
- shumen e tatimit
Ministria e Financave dhe e Ekonomise mund te percaktoje
kerkesa te tjera qe duhet te permbaje nje fature tatimore per
rastet e vecanta qe rrjedhin nga vecorite e veprimtarive ose te
sendeve, punimeve dhe sherbimeve.

DOKUMENTE QE ZENE VENDIN E FATURES

Neni 6

Çdo dokument tjeter qe leshohet per veprimet dhe qellimin
e parashikuar ne nenin 4 e qe permban pershkrimet dhe te dhenat
e nje fature, quhet i njevlershem me kete te fundit, cilido qofte
emertimi i dokumentit.

LESHIMI I FATURES

Neni 7

Shitesi eshte i detyruar te leshoje fature dhe bleresi duhet
ta kerkoje ate ne kohen e realizimit te shitjes a te kryerjes se
punimit ose sherbimit.
Fatura tatimore pergatitet nga shitesi ne jo me pak se
ekzemplare, nga te cilet njerin e merr dhe e ruan bleresi, kurse
kopjen e mban dhe e ruan shitesi.Faturat pergatiten me numer
rendor progresiv.
Me rezerven e dispozitave te kunderta faturat tatimore ruhen
per gjashte vjet.

FATURA TE PERGATITURA NGA BLERESI

Neni 8

Ne rastin e blerjeve nga individet qe nuk kane cilesine e
tregtarit, fatura pergatitet nga vete bleresi, ushtrues i
veprimtarise profesionale, por me kusht qe dokumenti te permbaje
pershkrimet dhe te dhenat e parashikuara ne nenin 4 te ketij
ligji dhe te vertetohet nga furnizuesi.
Per zbatimin e kesaj dispozite Ministria e Financave dhe e
Ekonomise mund te percaktoje ose te miratoje forma te posacme
dokumentesh qe zene vendin e fatures.

SEKSIONI II

DEFTESAT DHE KUPONAT TATIMORE

Neni 9

Ne kuptim te ketij ligji eshte deftese tatimore dokumenti
qe nje subjekt tatimpagues, person fizik a juridik, u leshon
individeve te vecante per shitjen e sendeve, kryerjen e punimeve
ose te sherbimeve per perdorim vetjak. Deftese tatimore, ne raste
te caktuara, leshohet edhe per shitjet, punimet a sherbimet e
kryera per perdorim ne veprimtarite profesionale.
Deftesat tatimore te leshuara me ane te arkave regjistruese
a te pajisjeve elektronike te tjera qe kane aparat shtypshkrimi
quhen, per qellime te zbatimit te ketij ligji, kupona tatimore.

DETYRIMI PER LESHIMIN E KUPONAVE TATIMORE

Neni 10

Sipas nje radhe perparesish te caktuar me vendim te
Keshillit te Ministrave, detyrimi per vendosjen e arkave
regjistruese dhe per leshimin e kuponave tatimore do te shtrihet
mbi shitjet e mallrave e te prodhimeve ose kryerjen e furnizimeve
e te sherbimeve te parashikuara ne nenin 9, te cilat kryhen ne
lokale a njesi te tjera te perhershme te hapura per publikun. Ky
detyrim do te shtrihet gjithashtu mbi ndermarrjet dhe entet
shteterore e private qe realizojne shitje te brendshme per
personelin e vet, per te cilat nuk leshohet fature.

LESHIMI I DEFTESAVE TE TJERA TATIMORE

Neni 11

Kategorite e tatimpaguesve dhe te veprimeve qe do tþi
nenshtrohen detyrimit per leshimin e nje deftese tatimore, te
ndryshme nga kuponi tatimor, percaktohen nga Ministria e
Financave dhe e Ekonomise.
Ministria e Financave dhe e Ekonomise percakton gjithashtu
rregullat dhe menyrat e dokumentimit te te ardhurave, objekt i
kerkimit te nje tatimi, ne rastet kur nuk ka detyrim per leshimin
e deftesave tatimore.

LESHIMI NJEHERAZI I KUPONIT TATIMOR DHE I FATURES

Neni 12

Subjektet qe detyrohen te leshojne kupona tatimore, mund te
leshojne njeherazi edhe fature, nese shitja apo sherbimi i kryer
eshte per nje perdorim profesional dhe per kete shkak bleresi
eshte i detyruar t'a kerkoje faturen.
Kuponi tatimor nuk njihet si dokument justifikues i
shpenzimeve per bleresin, ushtrues te nje veprimtarie, pa qene
shoqeruar me fature.

KREU III

DISPOZITA PER ARKAT REGJISTRUESE DHE KUPONAT E
LESHUARA ME ANE TE TYRE

Neni 13

Vendosja dhe perdorimi i arkave regjistruese behet me
udhezim te miratuar nga ministri i Financave dhe i Ekonomise, ku
percaktohen:
- karakteristikat qe duhet te kene, menyrat e blerjes dhe
te kontrollit perpara instalimit te tyre;
- menyrat e kontrollit gjate perdorimit, personat e
autorizuar per hapjen dhe menjanimin e defekteve dhe rregullat
qe zbatohen per leshimin e kuponave ne rastet dhe per kohen e
mosfunksionimit te aparatit;
- rregullat dhe menyrat e furnizimit me material
regjistrues;
- rregullat per leshimin, per permbajtjen dhe regjistrimin
e kuponave tatimore, si dhe per menyren dhe afatet e ruajtjes se
tyre.
Arkat regjistruese, me te cilat perdoruesit pajisen nga
ndermarrjet e autorizuara per shitjen ose dhenien me qira te
tyre, duhet te jene te njellojta edhe per mekanizma te vecante,
me modelin e miratuara dhe te depozituar ne Ministrine e
Financave dhe te Ekonomise dhe duhet te ofrojne garanci te plote
per nje furnizim normal.

SHKELJET DHE SANKSIONET

Neni 14

Shkeljet e dispozitave te ketij ligji per vendosjen dhe
perdorimin e arkave regjistruese, per leshimin e kuponave
tatimore dhe ruajtjen e tyre, perbejne kundervajtje
administrative dhe denohen si vijon:
a) Per ata qe, duke qene te detyruar, nuk vendosin ne
lokalet e tyre arkat regjistruese ose nje aparat tjeter te
caktuar, organi i administrates tatimore vendos pezullimin e
lejes per ushtrimin e veprimtarise ne lokalin e dhene per nje
periudhe jo me pak se pesembedhjete dite dhe jo me shume se
gjashtedhjete dite.
Ky sanksion zbatohet edhe per rastet kur ne lokal vihen ne
perdorim aparate te ndryshme nga ato qe jane parashikuar.
b) Ata qe, duke qene te detyruar, nuk leshojne kuponin
tatimor denohen per cdo rast me gjobe njeqindmije leke, ndersa
ata qe e leshojne ate me nje shume me te vogel se vlera reale,
denohen per ato raste me gjobe pesedhjetemije leke.
Nese gjate dymbedhjete muajve te njepasnjeshem numri i shkeljeve
te vertetuara per mosleshimin e kuponit apo te regjistrimit te
nje shume me te vogel se ajo reale eshte me shume se dy shkelje,
zbatohet masa e pezullimit te lejes per ushtrimin e veprimtarise,
te parashikuar ne shkronjen "a".
c) Çdo shkelje tjeter, duke perfshire edhe ate te mosmarrjes
nga bleresi te kuponit tatimor, denohet me gjobe nga njemije deri
ne pesemije leke.
Konstatimi, shqyrtimi dhe denimi i kundervajtjeve
administrative te parashikuara ne shkronjat "a", "b" dhe "c" te
ketij neni behet nga organet tatimore dhe te policise financiare
te juridiksionit ku shkelesi ushtron veprimtarine ose kryen
shkeljen, ne pajtim me dispozitat e kreut te dyte te ligjit
nr.7697, date 7.5.1993 "Per kundervajtjet administrative". Ankimi
kunder vendimit te denimit te organit administrativ behet sipas
rregullave te nenit 18 te ligjit te sapocituar.

Neni 15

Kushdo qe me qellim te shmangies se zbatimit te dispozitave
per perdorimin e arkave regjistruese ose te aparateve te ngjashme
te parashikuara nderhyn ose ndryshon (falsifikon) aparatet
matese, perdor vete ose lejon perdorimin nga te tjeret te
aparateve te ndryshuara, denohet me gjobe nga 300 mije deri ne
500 mije leke, ose me heqje te lirise deri ne tre vjet.
Ketij denimi i nenshtrohet cilido qe, per te njejtin qellim,
harton materiale te stampuara, dokumente e regjistra te
falsifikuar dhe perdor ose lejon te perdoren nga te tjeret keto
materiale, dokumente e regjistra.
Konstatimi dhe kallzimi per ndjekje penale per shkeljet e
parashikuara ne kete nen behet nga organet tatimore dhe te
policise financiare te juridiksionit ku shkelesi ushtron
veprimtarine ose kryen shkeljet.

KREU IV

MBAJTJA E KONTABILITETIT PER TATIMET DHE TAKSAT

Librat kontabel tatimore

Neni 16

Çdo subjekt qe i nenshtrohet ketij ligji, person fizik a
juridik, duhet te regjistroje ne menyre te plote, te rregullt dhe
ne kohen e duhur te gjitha veprimet e kryera,me qellim qe te
justifikoje shumen e tatimeve e te taksave per te cilat
detyrohet, derdhjen a pagimin e tyre, si dhe te jape elementet
e nevojshme per kontrollin nga administrata tatimore ose nga
organe te tjera te autorizuara me ligj.
Per regjistrimin e veprimeve ekonomike qe lidhen me tatimet
dhe taksat perdoren librat a regjistrat e kontabilitetit qe
subjekti mban ne zbatim te detyrimeve kontabel. Nese librat e
kontabilitetit te mbajtur normalisht rezultojne te pamjaftueshme
ose nuk permbushin kerkesat ligjore per tatimet dhe taksat
atehere perdoren libra te posacem.
Llojet dhe format e librave te posacem percaktohen me
udhezime te vecanta te miratuara nga ministri i Financave dhe i
Ekonomise.

RREGJISTRIMI I VEPRIMEVE, SHUMAT E TE CILAVE JANE OBJEKT I
LLOGARITJES SE TATIMIT

Neni 17

Çdo detyrues per tatimet e kerkuara mbi shitjen e sendeve
ose mbi kryerjen e punimeve e te sherbimeve duhet te regjistrojne
nga dita ne dite shumat e çdo veprimi te kryer.
Pervec veprimeve te tatueshme ne librin kontabel ose ne
librin e posacem, duhet te vihen ne dukje ne menyre te dalluar
edhe:

- veprimet e patatueshme;
- veprimet e kryera, por te mbetura pezull per tatimin e
dhene;
- per cdo blerje te sendeve, punime e sherbime treguesin e
shumes se tyre, te tatimit perkates, si dhe emrin dhe adresen e
furnitorit;
- per cdo veprim shitjeje, kryerja punimi a sherbimi, shumen
sipas çmimit te shitjes, shumen e tatimit sipas tarifes se
zbatuar, si dhe emrin e adresen e klientit.
Kur shitjet kryhen me cmime ne te cilat eshte perfshire edhe
shuma e tatimit ose kryhen shitje me para ne dore te artikujve
per te cilat zbatohen tarifa te ndryshme tatimi, llogaritja dhe
regjistrimi i shumave te tatimit behet sipas menyrave te caktuara
me udhezim te Ministrise se Financave dhe te Ekonomise.

LLOGARITE KONTABEL PER TATIMET DHE TAKSAT

Neni 18

Per ndjekjen kontabel te marredhenieve me buxhetin per
tatimet dhe taksat, subjektet tatimpagues, persona fizike a
juridike, perdorin llogarite e parashikuara ne planin e
pergjithshem kontabel dhe ne planet kontabel te vecanta.
Nese per qellime te pergatitjes se dokumenteve permbledhese
tatimore dhe te kontrollit administrata tatimore kerkon mbajtjen
e llogarive te tjera qe nuk jane parashikuar ne planet kontabel,
kjo duhet te behet me nje rregullim te pergjithshem nga organi
qe ka miratuar planin kontabel perkates, sipas procedures se
percaktuar ne nenet 3 dhe 4 te ligjit nr.7661, date 19.1.1993
"Per kontabilitetin".

Neni 19

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.679 date 3.11.1993 te Presidentit te
Republikes se Shqiperise, Sali Berisha.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
TATIM
 1.786 310120001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga