marketkonekt
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per gradat dhe karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9171
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 22.01.2004
Data e aprovimit te Aktit: 22.01.2004
Numri i neneve: 36
Numri i fletores zyrtare: 9
Data e fletores zyrtare: 03.03.2004
Aktiviteti: Forcat e Armatosura
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj percakton: kriteret dhe autoritetin per pranimin ne Forcat e Armatosura, rendin e gradave, perparimin ne grade dhe ne karriere, pergjegjesite qe rrjedhin nga karakteri i vecante i detyres dhe i sherbimit ushtarak dhe nderprerjen e karrieres per ushtaraket e Forcave te Armatosura.
Akte te ngjashem
1 Për dhënie grade madhore
2 Për dhënie grade madhore
3 Për dhënie grade madhore
4 Për dhënie grade madhore
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9171, date 22.1.2004

PER GRADAT DHE KARRIEREN USHTARAKE NE FORCAT E ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton: kriteret dhe autoritetin për pranimin ne Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin ne grade dhe ne karriere, përgjegjësitë qe rrjedhin nga karakteri i veçante i detyrës dhe i shërbimit ushtarak dhe ndërprerjen e karrierës për ushtaraket e Forcave te Armatosura.

Neni 2

1. Gradat ushtarake janë tituj e shenja dalluese ne emërtesën e hierarkisë ushtarake.
2. Hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe te funksioneve.
3. Rendi i gradave dhe i funksioneve ne Forcat e Armatosura shkallëzohet nga me e ulëta ne
me te lartën, sipas lidhjeve e varësive qe kane ndërmjet tyre.
4. Ushtaraket, ne varësi nga vendi i tyre ne hierarkinë e gradave, kane veçoritë e me te
lartit dhe me te ulëtit.

Neni 3

Karriera ushtarake është rendi i përgjegjësive te ushtarakut gjate kohës qe shërben ne Forcat e Armatosura, sipas arsimimit, kualifikimit, aftësive drejtuese e profesionale dhe vjetërsisë se shërbimit.

Neni 4

1. Ne hierarkinë ushtarake, ushtaraket janë oficere, nënoficerë dhe ushtare (detare).
2. Ushtaraket e Forcave te Armatosura janë ushtarake te shërbimit aktiv te përhershëm (te karrierës), te shërbimit aktiv te përkohshëm, te shërbimit aktiv te detyrueshëm, si dhe ushtarake te rezervës.

Neni 5

1. Ne kuptim te këtij ligji:
a) "Oficer aktiv i Forcave te Armatosura" është shtetasi shqiptar qe ka kryer arsimin e larte
ushtarak brenda ose jashtë vendit ose shtetasi shqiptar qe ka kryer arsimin e larte civil dhe kursin përkatës ushtarak, jo me pak se një vit ne Akademinë Ushtarake, qe bën betimin ushtarak dhe titullohet si i tille me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.
b) "Oficer ne rezerve i Forcave te Armatosura" është shtetasi shqiptar qe ka kryer arsimin e larte dhe ne raste te veçanta arsimin e mesëm, ka kryer kualifikimin e nevojshëm ushtarak për specialitetin përkatës, qe ka bere betimin ushtarak dhe është titulluar me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes. Te tille janë dhe oficeret aktive te Forcave te Armatosura qe dalin ne rezerve.
c) "Nënoficer aktiv i Forcave te Armatosura" është shtetasi shqiptar qe ka kryer arsimin e mesëm ose arsimin e larte, kualifikimin përkatës te nënoficerit, qe ka bere betimin ushtarak dhe është titulluar si i tille me urdhër te komandantit te forcës ose te komandës mbështetëse.
ç) "Nënoficer ne rezerve i Forcave te Armatosura" është shtetasi shqiptar qe ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, arsimin e mesëm, kualifikimin përkatës dhe është titulluar si i tille nga komandanti i forcës ose komandës mbështetëse.
d) "Ushtar/detar i shërbimit te detyrueshëm aktiv/rezerve i Forcave te Armatosura" është shtetasi shqiptar qe kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv/rezerve sipas ligjit dhe bën betimin ushtarak.
dh) "Ushtar/detar profesionist" është shtetasi shqiptar qe ka kryer arsimin e mesëm ose te larte, shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose kursin profesional përkatës (stërvitja baze) dhe titullohet si i tille me urdhër te komandantit te forcës ose te komandës mbështetëse, si dhe bën betimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, me propozim te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, përcakton me akt nënligjor procedurat, përgjegjësitë dhe mënyrat e rekrutimit te ushtareve profesioniste.
2. Oficer, nënoficer dhe ushtar aktiv me pagese ne Forcat e Armatosura pranohet shtetasi shqiptar qe, përveç kritereve te përcaktuara ne piken 1 shkronjat "a", "c", "d" dhe "dh" te këtij neni, është ne moshën 19 deri ne 30 vjeç".
3. Ne shërbimin ushtarak si oficer, nënoficer, ushtar me pagese nuk pranohen shtetasit qe janë dënuar nga gjykata për vepër penale, për te cilën dënimi minimal është deri ne 1 vit, qe kane humbur te drejtën e ushtrimit te profesionit ose te veprimtarisë ne administratën publike me vendim gjykate dhe qe ndodhen ne një proces hetimor me mase sigurie.

Neni 6

Ushtaraket, me futjen e tyre ne shërbimin ushtarak, nënshkruajnë kontrate ne këto raste:
1. Për ushtaret me pagese/profesioniste:
a) kontrata lidhet për një afat jo me pak se 3 vjet me te drejte ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e ripërtëritjes se kontratës përcaktohet me urdhër te komandantit te forcës ose komandës mbështetëse, por jo me e gjate se afati fillestar;
b) kontrata nënshkruhet ndërmjet shtetasit dhe komandantit te forcës ose komandës mbështetëse.
2. Për nënoficerët:
a) kontrata e pare nënshkruhet për një afat jo me pak se 6 vjet me te drejte ripërtëritjeje.
Kohëzgjatja e ripërtëritjes se kontratës përcaktohet me urdhër te komandantit te forcës ose komandës mbështetëse, por jo me e gjate se afati fillestar;
b) kontrata nënshkruhet ndërmjet shtetasit dhe komandantit te forcës ose komandës
mbështetëse;
c) nënoficerët duhet te kenë plotësuar kriteret e arsimit ushtarak për gradën qe kane, ne
mënyrë qe te përmbushin kërkesat për te rinovuar kontratën ne po atë grade.
3. Për oficeret:
a) kontrata nënshkruhet me fillimin e studimeve ne shkollat e larta ushtarake (brenda dhe
jashtë vendit). Ne kontrate përfshihet koha e arsimimit dhe 6 vjet shërbimi ne Forcat e Armatosura, me te drejte ripërtëritjeje edhe deri 6 vjet te tjera;
b) kontrata nënshkruhet ndërmjet shtetasit, komandantit te akademisë ushtarake dhe
përfaqësuesit te Ministrit te Mbrojtjes (për studentet dhe oficeret);
c) ne rast shkeljeje te kontratës, ushtaraket detyrohen te dëmshpërblejnë shpenzimet për kohen e studimit (kualifikimit) brenda ose jashtë vendit. Urdhri i Ministrit te Mbrojtjes për shlyerjen e detyrimit ne këto raste përbën titull ekzekutiv.

KREU II
GRADAT USHTARAKE

Neni 7

Ne Forcat e Armatosura grada u jepen oficereve e nënoficerëve te shërbimit aktiv dhe rezerve, ushtareve/detareve te shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe rezerve, si dhe ushtareve me pagese/profesioniste.

Neni 8

Gradat ushtarake ne Forcat e Armatosura për oficeret klasifikohen ne grada te ulëta, grada te larta dhe grada madhore.

Neni 9

Gradat ushtarake, sipas titullit, shërbimit dhe llojit te gradës, janë:
1. Për ushtaraket e titulluar oficer aktiv:

Niveli i titullit Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
Lloji i gradës Lloji i gradës
___________________________________________________________________________

Grade madhore Gjeneral Leitnant Admiral
Grade madhore Gjeneral Major Nënadmiral
Grade madhore Gjeneral Brigade Kundëradmiral

Grade e larte Kolonel Kapiten i Rangut I
Grade e larte Nënkolonel Kapiten i Rangut II
Grade e larte Major Kapiten i Rangut III

Grade e ulet Kapiten Kapiten Leitnant
Grade e ulet Toger Leitnant
Grade e ulet Nëntoger Nenleitnant

2. Për ushtaraket e titulluar nënoficer:

Niveli i titullit Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
Lloji i gradës Lloji i gradës
___________________________________________________________________________

Nënoficer Kryekapter Kryekapter
Nënoficer Kapter Kapter
Nënoficer Rreshter Rreshter
Nënoficer Tetar Tetar
Nënoficer Nëndetar Nëndetar


3. Për ushtaraket e titulluar ushtar:

Niveli i titullit Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
Lloji i gradës Lloji i gradës
___________________________________________________________________________

Ushtar Ushtar profesionist II Detar profesionist II
Ushtar Ushtar profesionist I Detar profesionist I
Ushtar Rekrut II Detar II
Ushtar Rekrut I Detar I

4. Gradat ushtarake për studentet:

Klasa Viti akademik Lloji i gradës
___________________________________________________________________________

student viti IV klasi i katërt
student viti III klasi i trete
student viti II klasi i dyte
student viti I klasi i pare

a) për studentet e diplomuar ne universitete, lloji i gradës është kandidat për oficer;
b) për studentet qe ndjekin akademinë e nënoficerëve, lloji i gradës është kandidat për
nënoficer;
c) studentet shqiptare qe ndjekin studimet ne shkollat e huaja ushtarake, mbajnë uniformen dhe simbolet e gradës se studentit te akademive ushtarake shqiptare, sipas marrëveshjeve dypalëshe me vendet pritëse;
ç) rekrutet e rinj dhe ushtaret profesioniste, kur hyjnë ne shërbimin aktiv, nuk mbajnë grade, por quhen rekrute deri ne përfundimin me sukses te stërvitjes baze. Pas përfundimit te kësaj periudhe, rekrutet gradohen rekrut 1 ose detar I, ndërsa rekrutet ushtare profesioniste, gradohen ushtar profesionist I.

Neni 10
Koha minimale e qëndrimit ne një grade, për fitimin e gradës pasardhëse është:

Titulli i gradës Titulli i gradës Koha ne grade
Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
___________________________________________________________________________

Rekrut I Detar ¼ vit (3 muaj)
Rekrut II Detar II ¾ vit (9 muaj)
Ushtar PR I Detar PR I 1 vit
Ushtar PR II Detar PR II 1 vit
Nëndetar Nëndetar 4 vit
Tetar Tetar 4 vit
Rreshter Rreshter 5 vit
Kapter Kapter 5 vit
Nëntoger Nenleitnant 3 vit
Toger Leitnant 4 vit
Kapiten Kapiten leitnant 5 vit
Major Kapiten i rangut III 4 vit
Nënkolonel Kapiten i rangut II 5 vit
Kolonel Kapiten i rangut I 4 vit
Gjeneral brigade Kundëradmiral 3 vit
Gjeneral major Nënadmiral 3 vit

a) koha ne grade ne shërbimin aktiv/rezerve llogaritet nga data e nxjerrjes se urdhrit përkatës;
b) koha e shërbimit ne rezerve nuk llogaritet për minimumin e kohës se qëndrimit ne grade
qe duhet për gradim ne shërbimin aktiv;
c) kriteret për gradimin e oficereve, nënoficerëve dhe ushtareve rezerviste përcaktohen me
vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 11

Koha maksimale e qëndrimit ne shërbim ne një grade është:

Titulli i gradës Titulli i gradës Koha ne shërbim aktiv
Forcat tokësore/ajrore Forcat detare
___________________________________________________________________________

Rekrut I Detar 1 ½ vit
Rekrut II Detar II 1 vit
Ushtar PR I Detar PR I 6 vjet
Ushtar PR II Detar PR II 6 vjet

Nëndetar Nëndetar 12 vjet
Tetar Tetar 20 vjet
Rreshter Rreshter 22 vjet
Kapter Kapter 27 vjet
Kryekapter Kryekapter 30 vjet

Nëntoger Nenleitnant 6 vjet
Toger Leitnant 8 vjet
Kapiten Kapiten leitnant 15 vjet
Major Kapiten i rangut III 22 vjet
Nënkolonel Kapiten i rangut II 27 vjet
Kolonel Kapiten i rangut 1 30 vjet

Gjeneral brigade Kundëradmiral 33 vjet
Gjeneral major Nënadmiral 35 vjet
Gjeneralleitnant Admiral 35 vjet

a) ushtaraku, i cili ka plotësuar afatin maksimal te shërbimit ne një grade dhe nuk ka marre
gradën e radhës, del ne rezerve/lirim;
b) oficereve dhe nënoficerëve, qe kane 12 vjet shërbim, me kërkesën e tyre, u lind e drejta te kalojnë profesioniste, ne varësi te nevojave te Forcave te Armatosura dhe sipas te kualifikimit përkatës.

KREU III
KARRIERA USHTARAKE, KRITERET DHE MENYRA E GRADIMIT

Neni 12

1. Gradat për ushtaret jepen nga komandanti i njësisë (brigade, regjiment) dhe i reparteve te
njësuara me te.
2. Gradat e nënoficerëve aktive e rezerviste jepen nga komandanti i forcës dhe nga
komandantet e njësive te varësisë se Shtabit te Përgjithshëm, sipas kritereve te përcaktuara.
3. Kursantet, qe përfundojnë kurset pranë Akademisë se Nënoficerëve, titullohen nënoficerë dhe u jepet grada nentetar. Te drejtën e propozimit për titullimin e nënoficerëve dhe dhënien e gradës, ne përfundimin e kursit, e ka Komandanti i Akademisë se Nënoficerëve.

Neni 13

1. Titullimi oficer aktiv dhe dhënia e gradës se pare te oficerit behet me urdhër te Ministrit
te Mbrojtjes.
2. Gradën nëntoger e marrin studentet qe mbarojnë arsimin e larte ushtarak ne akademitë
ushtarake brenda ose jashtë vendit te njësuara me to dhe titullohen oficere aktive.
3. Te drejtën e propozimit për titullimin oficer aktiv dhe për dhënien e gradës nëntoger e ka
titullari i institucionit te arsimit te larte ushtarak.
4. Gradat ushtarake te oficereve, nga nëntoger deri ne kolonel, jepen me urdhër te Ministrit
te Mbrojtjes, sipas propozimit te komisioneve te karrierës.
5. Gradat madhore u jepen oficereve me dekret te Presidentit te Republikës dhe me
propozimin e Ministrit te Mbrojtjes.
6. Gradat e Shefit te Shtabit te Përgjithshëm dhe, ne kohe lufte, Komandantit te Forcave te
Armatosura, jepen me dekret te Presidentit te Republikës dhe me propozimin e Kryeministrit.

Neni 14

Gradat ushtarake për oficeret rezerve jepen ne baze te vjetërsisë ne shërbim dhe te funksionit organik, kur plotësojnë kriteret e përcaktuara ne këtë ligj.

Neni 15

1. Ushtarakut i lind e drejta për gradimin e radhës kur plotëson kriteret e mëposhtme:
a) afatin kohor te qëndrimit ne një grade, sipas nenit 10 te këtij ligji;
b) arsimimin dhe kualifikimin e nevojshëm ne shkolla e kurse, ushtarake e civile;
c) rezultatet e vlerësimeve vjetore te punës.
2. Ushtaraket, për marrjen e 940 grade me te larte se ajo qe kane, kane te drejte te
shqyrtohen e te vlerësohen nga komisionet e gradave e te karrierës për çdo grade, si me poshtë:
a) nënoficerët vetëm 1 here;
b) oficeret me gradën toger deri ne kolonel (kapiten i rangut I) 2 here;
c) oficeret me gradën gjeneral brigade e lart vetëm 1 here.
3. Gradimi, sipas këtij ligji, do te behet ne përputhje me nevojat organike te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë. Shefi i Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, brenda muajit janar te çdo viti, i paraqet Ministrit te Mbrojtjes nevojat\ organike te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë për vitin ne vazhdim.

Neni 16

Ushtaraket e forcave tokësore, për te fituar gradën e radhës, duhet te plotësojnë kriteret e
arsimimit dhe te kualifikimit si me poshtë:
1. Oficeret:
a) togeri, për te fituar gradën e kapitenit, te këtë kryer kursin e komandantit te kompanisë,
kursin e oficerit te shtabit te batalionit ne Akademinë e Forcave Tokësore ose kurse te njësuara me to jashtë vendit;
b) kapiteni, për te fituar gradën e majorit, te këtë kryer kursin themelor te oficerit te shtabit
ne Akademinë e Mbrojtjes ose kurse te njësuara me te ne akademitë ushtarake jashtë vendit;
c) majori, për te fituar gradën e nënkolonelit, te këtë kryer kursin e Shtabit te Përgjithshëm ose kursin e funksioneve ne shtab ne Akademinë e Mbrojtjes apo kurse te njësuara me to ne akademitë ushtarake jashtë vendit;
ç) nënkoloneli, për te fituar gradën e kolonelit, te këtë kryer kursin e Shtabit te Përgjithshëm ne Akademinë e Mbrojtjes ose kurse te njësuara me te ne akademitë ushtarake jashtë vendit;
d) koloneli, për te fituar gradën gjeneral brigade, përveç kursit te Shtabit te Përgjithshëm te këtë kryer kursin e larte ne Kolegjin e Mbrojtjes ose një kurs jashtë shtetit te barazvlefshem me te, te këtë shërbyer ne shërbimin aktiv jo me pak se 24 vjet dhe te këtë mbajtur gradën kolonel jo me pak se 4 vjet;
dh) gradimi ne gjeneral major/gjeneral leitnant behet ne baze te aftësive profesionale, te
vlerësuara nga Komisioni i Veçante i Karrierës.
2. Nënoficerët:
a) nentetari, për te fituar gradën tetar, duhet te këtë kryer kursin e përgatitjes se
përgjithshme për nivelin e komandantit te skuadrës ne Akademinë e Nënoficerëve;
b) tetari, për te fituar gradën rreshter, duhet te këtë kryer kursin e përgatitjes se
përgjithshme për nivelin e nënoficerit te togës ne Akademinë e Nënoficerëve;
c) rreshteri, për te fituar gradën kapter, duhet te këtë kryer kursin e nënoficerit te shtabit te
batalionit për sektorin ku do te shërbejë ne shtab;
ç) kapteri, për te fituar gradën kryekapter, duhet te këtë kryer kursin e nënoficerit te shtabit
te brigadës ne Akademinë e Nënoficerëve për sektorin ku do te shërbejë.
3. Ushtaret:
a) rekruti, për te fituar gradën rekrut I, duhet te këtë kryer periudhën e plote te përgatitjes se
përgjithshme (përshtatje me jetën ushtarake) dhe atë individuale;
b) rekrut I, për te fituar gradën rekrut II, duhet te këtë kryer periudhën e plote te kompaktesimit ne toge;
c) rekruti, për te fituar gradën ushtar profesionist I, duhet te këtë kryer stërvitjen baze;
ç) ushtari profesionist I, për te fituar gradën ushtar profesionist II, duhet te këtë kryer kursin e specialitetit.
Kurset e kryera jashtë vendit njësohen me ato te kryera brenda vendit me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, me propozim te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura. te Republikës se Shqipërisë.

Neni 17

Ushtaraket e forcave ajrore, për te fituar gradën e radhës, duhet te plotësojnë kriteret e
arsimimit dhe te kualifikimit si me poshtë:
1. Oficeret:
a) togeri, për te fituar gradën e kapitenit, te këtë kryer kursin fillestar ne Akademinë e
Forcave Ajrore ose kursin e komandantit te kompanisë ne Akademinë e Forcave Tokësore, kursin e oficerit te shtabit te batalionit ose kurse te tjera jashtë vendit te njësuara me to;
b) kapiteni, për te fituar gradën e majorit, te këtë kryer kursin themelor te oficerit te shtabit ne Akademinë e Mbrojtjes, ndërsa pilotet te kenë fituar edhe klasin III për fluturim;
c) majori, për te fituar gradën e nënkolonelit, te këtë kryer kursin e Shtabit te Përgjithshëm ose kursin e funksioneve ne shtab ne Akademinë e Mbrojtjes, ndërsa pilotet te kenë fituar klasin II për fluturim dhe personeli inxhiniero-teknik te tete kryer kursin e larte profesional, sipas specialiteteve ne Akademinë e Forcave Ajrore;
ç) nënkoloneli, për te fituar gradën e kolonelit, te këtë kryer kursin e Shtabit te Përgjithshëm ne Akademinë e Mbrojtjes ose kurse te njësuara me te ne akademitë ushtarake jashtë vendit;
d) koloneli, për te fituar gradën gjeneral brigade, përveç kursit te Shtabit te Përgjithshëm, te këtë kryer kursin e larte ne Kolegjin e Mbrojtjes ose një kurs jashtë shtetit te barazvlefshem me te, te këtë shërbyer ne shërbimin aktiv jo me pak se 24 vjet dhe te këtë mbajtur gradën kolonel jo me pak se 4 vjet;
dh) gradimi ne gjeneral major/gjeneral leitnant behet ne baze te aftësive profesionale, te
vlerësuara nga Komisioni i Veçante i Karrierës.
2. Nënoficerët:
a) nentetari dhe tetari i Forcave Ajrore e fitojnë gradën njëlloj si nënoficerët e forcave tokësore; .
b) rreshteri dhe kapteri, përveç kritereve si kapterët e forcave tokësore, te kenë fituar titullin
"specialist i klasit II" ne specialitetin përkatës;
c) për te fituar gradën kryekapter, përveç kritereve te mësipërme, te këtë fituar titullin
"specialist i klasit I" ne specialitetin përkatës.
3. Ushtaret:
a) rekruti, për te fituar gradën rekrut I, duhet te këtë kryer periudhën e plote te përgatitjes se
përgjithshme (përshtatjen me jetën ushtarake) dhe atë individuale;
b) rekruti I, për te fituar gradën rekrut II, duhet te këtë kryer periudhën e plote te
kompaktesimit ne toge;
c) rekruti, për te fituar gradën ushtar profesionist I, duhet te këtë kryer stërvitjen baze;
ç) ushtari profesionist I, për te fituar gradën ushtar profesionist II, duhet te këtë kryer
periudhën e plote te kompaktesimit ne nënrepart (kompani, bateri).
Kurset e kryera jashtë vendit njësohen me ato te kryera brenda vendit me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, me propozim te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë.

Neni 18

Ushtaraket e forcave detare, për te fituar gradën e radhës, duhet te plotësojnë kriteret e arsimimit dhe te kualifikimit si me poshtë:
1. Oficeret:
a) nenleitnanti, për te fituar gradën leitnant, te këtë kryer kursin e kualifikimit për
zëvendëskomandant anijeje ne Akademinë Detare, si dhe te këtë dhënë provimet për vetëdrejtim, sipas funksionit organik;
b) leitnanti, për te fituar gradën kapiten leitnant, te këtë kryer kursin e kualifikimit për zëvendëskomandant anijeje, si dhe te këtë dhënë provimet për vetëdrejtim, sipas funksionit organik (vetëdrejtimi i anijes);
c) kapiten leitnanti, për te fituar gradën kapiten i rangut III, te këtë kryer kursin themelor te oficerit te shtabit ne Akademinë e Mbrojtjes ose kursin e kualifikimit për oficer shtabi distrikti detar e komandant flotiljeje ne Akademinë e Detarisë, si dhe te këtë dhënë provimet për vetëdrejtim, sipas funksionit organik;
c) kapiteni i rangut III, për te fituar gradën kapiten i rangut II, te këtë kryer kursin e Shtabit te Përgjithshëm ose kursin e funksioneve ne shtab ne Akademinë e Mbrojtjes, si dhe te këtë dhënë provimet për vetëdrejtim, sipas funksionit organik;
d) kapiteni i rangut II, për te fituar gradën kapiten i rangut I, te këtë kryer kursin e Shtabit te Përgjithshëm ne Akademinë e Mbrojtjes ose kurse te njësuara me te ne akademitë ushtarake jashtë vendit;
dh) kapiten i rangut I, për te fituar gradën kundëradmiral, përveç kursit te Shtabit te Përgjithshëm, te këtë kryer kursin e larte ne Kolegjin e Mbrojtjes ose një kurs jashtë shtetit te barazvlefshem me te, te këtë shërbyer ne shërbimin aktiv jo me pak se 24 vjet dhe te këtë mbajtur gradën kapiten i rangut I jo me pak se 4 vjet;
e) gradimi ne nënadmiral/admiral behet ne baze te aftësive profesionale, te vlerësuara nga
Komisioni i Veçante i Karrierës.
2. Nënoficerët:
a) nentetaret dhe tetaret e fitojnë gradën njëlloj si nënoficerët e forcave tokësore;
b) tetari, për te fituar gradën rreshter, duhet te këtë kryer kursin fillestar te kualifikimit te nënoficerëve pranë Akademisë se Detarisë;
c) rreshteri, për te fituar gradën kapter, duhet te këtë kryer kursin e avancuar te kualifikimit
te nënoficerëve ne Akademinë e Detarisë;
ç) kapteri, për te fituar gradën kryekapter, përveç kurseve te mësipërme, te këtë kryer kurs
te veçante kualifikimi ne specialitetin përkatës ne Akademinë e Detarisë.
3. Ushtare/detare:
a) rekruti, për te fituar gradën detar I, duhet te këtë kryer periudhën e plote te përgatitjes se
përgjithshme (përshtatje me jetën ushtarake) dhe atë individuale;
b) detari I, për te fituar gradën detar II, duhet te këtë kryer periudhën e plote te kompaktesimit ne toge;
c) rekruti, për te fituar gradën detar profesionist I, duhet te këtë kryer stërvitjen baze;
ç) detari profesionist I, për te fituar gradën detar profesionist II, duhet te këtë kryer
periudhën e plote te kompaktesimit ne nënrepart (kompani, bateri).
Kurset e kryera jashtë vendit njësohen me ato te kryera brenda vendit me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, me propozim te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë.

Neni 19

1. Oficeri dhe nënoficeri, qe kryejnë detyra ne specialitete ne Forcat e Armatosura si mjek, jurist, inxhinier, ekonomist dhe funksione te ngjashme re përcaktuara me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, gradën deri ne major, rreshter (kapiten i rangut III) e fitojnë sipas vjetërsisë ne shërbimin ushtarak dhe jo sipas kritereve te përcaktuara ne nenet 16, 17 dhe 18 te këtij ligji.
2. Për te fituar grada te tjera te larta, duhet te kryejnë kurse kualifikimi, sipas funksioneve organike, ne akademitë ushtarake brenda ose jashtë vendit, sipas profesionit dhe llojit te forcës ku shërben, ndërsa për te fituar grada madhore, te kenë kryer Akademinë e Mbrojtjes ose akademi ushtarake jashtë vendit te njësuara me te.
3. Kur oficeret e përmendur ne paragrafin e pare te këtij neni kërkojnë te përparojnë ne grade e karriere, sipas përcaktimeve te paragrafit te dyte te këtij neni, organet kompetente janë te detyruara t'u ofrojnë kurset e nevojshme te arsimimit dhe kualifikimit.

Neni 20

Gradimi i parakohshëm i ushtarakeve për gradën e radhës mund te behet verem një here gjate karrierës ushtarake, jo me pare se një vit nga plotësimi i afatit kohor te qëndrimit ne një grade.

Neni 21

1. Autoritete përgjegjëse për vlerësimin e përparimit te oficereve ne grade dhe karriere, si
dhe për kualifikimin brenda dhe jashtë vendit janë komisionet e karrierës.
2. Komisionet e karrierës janë:
a) Komisioni i Veçante i Karrierës ne Ministrinë e Mbrojtjes, i cili vlerëson oficeret me
grade madhore;
b) Komisioni i Larte ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave te Armatosura, i cili vlerëson oficeret me grade nga kapiten (kapiten leitnant) deri te kolonel (kapiten i rangut 1) dhe kapterët për gradën e kryekapterit;
c) Komisioni i Zakonshëm ne Komandat e Forcave, Komandën e Stërvitjes dhe te Doktrinës, Komandën e Mbështetjes Logjistike dhe Shtabin e Përgjithshëm te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë për repartet e varësisë se drejtpërdrejte, i cili vlerëson oficeret me grade nëntoger, toger (nenleitnant, leitnant) dhe nënoficerët nga nentetar deri ne rreshter.
3. Komisionet e karrierës ne Ministrinë e Mbrojtjes, ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave te Armatosura dhe ne Komandat e Forcave, Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës, Komandën e Mbështetjes Logjistike dhe ne njësitë autonome te Shtabit te Përgjithshëm krijohen nga Ministri i Mbrojtjes, me propozim te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura.
4. Përbërja e komisioneve te karrierës është si me poshtë:
a) Komisioni i Veçante i Karrierës përbehet nga:
- Shefi i Shtabit te Përgjithshëm kryetar,
- një gjeneral major anëtar,
- tre gjeneralë brigade te specialiteteve te ndryshme anëtarë.
Komisioni i Veçante i Karrierës mblidhet me kërkesë te Ministrit te Mbrojtjes për te
vlerësuar dhe rekomanduar gradimin e oficereve ne grada madhore;
b) Komisioni i Larte i Karrierës përbehet nga:
- një gjeneral major, ne raste te veçanta, gjeneral brigade kryetar,
- tre gjeneralë brigade te specialiteteve te ndryshme anëtarë,
- tre kolonelë (kapiten i rangut I) te specialiteteve te ndryshme anëtarë.
Komisioni i Larte i Karrierës mblidhet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes për te vlerësuar dhe propozuar për gradim ushtaraket nga kapiten deri te kolonel dhe kapterët, te cilët përmbushin kriteret e përcaktuara ne këtë ligj.
Komisioni i Larte i Karrierës mblidhet sipas afateve te përcaktuara ne urdhrin e Ministrit te
Mbrojtjes;
c) Komisioni i Zakonshëm i Karrierës përbehet nga:
- një gjeneral brigade kryetar,
- gjashte kolonelë (kapiten i rangut I) te specialiteteve te ndryshme anëtarë;
Komisioni i Zakonshëm i Karrierës mblidhet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes për te vlerësuar dhe propozuar për gradim nëntogerët, togerët dhe nënoficerët e karrierës, te cilët përmbushin kriteret e përcaktuara ne këtë ligj.
Komisioni i Zakonshëm i Karrierës mblidhet sipas afateve te përcaktuara ne urdhrin e
Ministrit te Mbrojtjes. .
5. Funksionimi, detyrat dhe te drejtat e komisioneve te karrierës përcaktohen me rregullore
te miratuara nga Ministri i Mbrojtjes.
Nuk bëjnë pjese ne komisionet e karrierës:
- Ministri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes;
- Sekretari i Përgjithshëm;
- Shefi i Kabinetit apo Këshilltari Ushtarak i Ministrit te Mbrojtjes;
- Këshilltari Ushtarak i Presidentit te Republikës;
- Këshilltari Ushtarak i Kryeministrit;
- Oficeret e shërbimeve informative.
6. Kurset dhe kualifikimet e kryera ne akademitë dhe kolegjet e huaja jashtë vendit njësohen
me ato te kryera brenda vendit, sipas ligjeve ne fuqi për barasvlerësimin e diplomave.
7. Komisionet e gradave te karrierës i përfundojnë procedurat e punës se tyre brenda muajit
qershor te çdo viti.

Neni 22

1. Njësimi i gradave me funksionet e larta ne hierarkinë e komandimit te Forcave te
Armatosura te Republikës se Shqipërisë (FASH) është:
a) Shef i Shtabit te Përgjithshëm te FASH - Gjeneral Leitnant
b) Zëvendësshef i Shtabit te Përgjithshëm te FASH - Gjeneral Major
c) Komandant i Forcave Tokësore- Gjeneral Major
ë) Komandant i Forcave Ajrore- Gjeneral Major
d) Komandant i Forcave Detare- Nënadmiral
dh) Komandant i Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes - Gjeneral Brigade
e) Komandant i Komandës se Mbështetjes Logjistike - Gjeneral Brigade
ë) Drejtor i Shtabit te Përgjithshëm - Gjeneral Brigade
f) Komandant i Brigadës se Reagimit te Shpejte - Gjeneral Brigade
g) përfaqësues ushtarak ne NATO - Gjeneral Brigade
2. Statusi i gjeneralëve, pas daljes se tyre ne rezerve/lirim, rregullohet me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Njësimi i gradave me funksionet e tjera, qe nuk përfshihen ne paragrafin e pare te këtij neni, ne te gjitha nivelet e hierarkisë se komandimit dhe te drejtimit te Forcave te Armatosura, përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave, me propozim te Ministrit te Mbrojtjes.

Neni 23

1. Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve ligjore te punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Ne mbarim te kësaj periudhe, ushtaraku rimerr funksionin e tij, me përjashtim te rastit kur dënohet me heqje lirie.
2. Ushtaraku pezullohet:
a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë arrest me burg, deri ne
marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata;
b) për periudha studimi, me shume se 6 muaj, te ndërmarra me nismën e vete ushtarakut,
por ne lidhje me profesionin qe ai ushtron.
3. Gjate periudhës se pezullimit ushtaraku nuk paguhet. Ne rastin e parashikuar ne piken 2 shkronja "a" te këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate te formës se prere deklarohet i pafajshëm, ushtarakut i jepet paga baze e funksionit te tij, qe nga çasti i pezullimit.
4. Periudha e kohës se pezullimit nga detyra njihet si vjetërsi grade dhe shërbimi ne Forcat e Armatosura, kur pezullimi ndodh për rastin e parashikuar ne piken 2 shkronja "a" te këtij neni dhe çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate te formës se prere deklarohet i pafajshëm; ndërsa për rastin e parashikuar ne piken 2 shkronja "b", periudha e pezullimit njihet vetëm për efekt te vjetërsisë se gradës.
5. Pezullimi i oficerit nga detyra behet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, ndërsa i nënoficerit dhe ushtarit me pagese me urdhër te komandantit te forcës.

Neni 24

1. Ushtaraku del ne rezerve kur:
a) nuk përparon ne grade;
b) bëhen ndryshime strukturore ose shkurtime ne numrin e personelit te Forcave te
Armatosura dhe sistemimi ne një detyre tjetër është i pamundur;
c) ka plotësuar afatin e kontratës;
ç) paraqet kërkesën e tij dhe miratohet nga organi përgjegjës.
2. Oficeret dalin ne rezerve me urdhër te Ministrit re Mbrojtjes.
3. Nënoficerët dhe ushtaret me pagese dalin ne rezerve me urdhër te komandantit te forcës.
4. Oficeri, nënoficeri dhe ushtari profesionist/me pagese për te dale ne rezerve paraqesin kërkesë, e cila shqyrtohet nga organi përgjegjës. Ne rast se organi përgjegjës nuk kthen përgjigje brenda 3 muajve, kërkesa quhet e miratuar.

Neni 25

1. Ushtaraku del ne lirim kur:
a) ka plotësuar moshën për pension pleqërie;
b) është dënuar me burgim me vendim gjykate te formës se prere,
c) behet i paafte nga ana shëndetësore për shërbim ushtarak, deklaruar me vendim te
Komisionit te Spitalit Qendror Ushtarak;
ç) paraqet kërkesën e tij dhe miratohet nga organi përgjegjës;
d) konstatohet papërshtatshmëria me vendin e punës, sipas ligjit "Për statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura".
2. Oficeret dalin ne lirim me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.
3. Nënoficerët dhe ushtaret profesioniste/me pagese paraqesin kërkesë me shkrim për te dale ne lirim për t'u miratuar nga organi përgjegjës. Ne rast se organi përgjegjës nuk kthen përgjigje brenda 3 muajve, kërkesa quhet e miratuar.

Neni 26

Kur ushtaraku lirohet nga detyra, deri ne çastin e emërimit te tij ne një detyre tjetër apo te nxjerrjes ne rezerve/lirim, paguhet me pagën mujore te gradës qe mban, por jo me tepër se 2 muaj.

Neni 27

1. Për te gjitha mosmarrëveshjet qe lindin ne procedurën e dhënies se gradave, uljen ne grade, nxjerrjen ne rezerve/lirim nga shërbimi ushtarak ne Forcat e Armatosura, ushtaraku ka te drejte te ankohet te Ministri i Mbrojtjes brenda 30 ditëve. Për rishqyrtimin e ankesave Ministri i Mbrojtjes krijon një komision tjetër nga ai i parashikuar ne nenin 21 dhe brenda 30 ditëve jepen përgjigjet përkatëse.
2. Kur mosmarrëveshja nuk zgjidhet, sipas pikës 1 te këtij neni, ushtarakut i lind e drejta te
ankohet ne gjykate brenda 30 ditëve.
3. Kur akti i shfuqizuar nga gjykata ka te beje me nxjerrjen ne rezerve ose me lirimin e ushtarakut nga Forcat e Armatosura, ai ka te drejte te rikthehet ne detyrën e mëparshme ose ne një detyre tjetër te njëjte me atë te mëparshmen.

Neni 28

Ushtaraket qe dalin ne lirim për efekt moshe, paaftësie shëndetësore, si dhe ata qe dalin ne rezerve gëzojnë te drejtën e mbajtjes se uniformes ushtarake dhe te gradës qe kishin ne çastin e daljes ne rezerve/lirim, si dhe përdorimin e saj vetëm ne rastet e festave zyrtare dhe te ceremonive te ndryshme ushtarake.

Neni 29

1. Ushtaraket ne rezerve rikthehen ne shërbimin aktiv vetëm ne rastet kur:
a) bëhen shtesa ne numrin e personelit te Forcave te Armatosura;
b) behet mobilizimi i përgjithshëm ose i pjesshëm.
2. Ne këto raste ata mbajnë gradën e fundit qe kishin ne çastin e daljes ne rezerve.

Neni 30

Gradimet e radhës bëhen një here ne vit ne muajin shtator.

Neni 31

Forma dhe ndërtimi i gradave ushtarake caktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 32

Ne rastet e riorganizimit strukturor te Forcave te Armatosura, për mungese funksioni organik qe nuk përputhet me gradën qe mban ushtaraku, me pëlqimin e ushtarakut, atij i krijohet mundësia e kryerjes se shërbimit ne një funksion me te ulet duke mbajtur gradën qe ka, por jo me shume se 3 vjet.

KREU IV
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 33

1. Oficeret qe mbajnë gradën kapiten I dhe, pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji, plotësojnë kriteret për fitimin e një grade me te larte, gradohen major. Te tjerët mbajnë gradën kapiten I deri ne testimin e radhës.
Nënoficerët qe mbajnë gradat kapter V marrin gradën nentetar.
Nënoficerët qe mbajnë gradat kapter IV dhe III marrin gradën tetar.
Nënoficerët qe mbajnë gradat kapter II dhe kapter I marrin gradën rreshter.
Nënoficerët qe mbajnë gradat kapter dhe kryekapter mbajnë te njëjtat grada.
2. Lejohet një mospërputhje grade-funksion ne Forcat e Armatosura deri ne masën 15 % te
personelit ushtarak aktiv.
3. Për ushtaraket qe ne kohen e hyrjes ne fuqi te këtij ligji kane plotësuar kohen maksimale te qëndrimit ne grade e vjetërsi si oficer, sipas shkronjës "a" te nenit 11 te këtij ligji, dalja ne rezerve te përfundojë deri ne fund te vitit 2006.
Koha e daljes ne rezerve përcaktohet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes pas propozimit te
Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura.
4. Kriteret dhe autoriteti i dhënies se gradës, përparimi ne grade dhe karriere, për oficeret
qe kryejnë detyra ne prokuroritë dhe gjykatat ushtarake, rregullohen me ligj te veçante.
5. Përputhja e gradave me funksionet te përfundojë brenda vitit 2004.

Neni34

Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Mbrojtjes te nxjerrin aktet e nevojshme ne zbatim te këtij ligji brenda 6 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te tij.

Neni 35

Ligji nr .8670, date 26.10.2000 "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë", si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor qe bie ne kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, shfuqizohen.

Neni36

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4148, date 20.2.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 1 401220004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
nasi
Para 21 muajsh  
  
por kur ligjet thone keshtu sic edhe jane shkruar pse te gjitha strukturat veprojne ne menyre te kundert me to dhe nuk i prafrohen fare zbatimit te tij
     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan