0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disiplinen ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9183
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 05.02.2004
Data e aprovimit te Aktit: 05.02.2004
Numri i neneve: 53
Numri i fletores zyrtare: 12
Data e fletores zyrtare: 12.03.2004
Aktiviteti: Forcat e Armatosura
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ligji per disiplinen ne Forcat e Armatosura mbeshtetet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ne parimet e pergjithshme te se drejtes ushtarake nderkombetare, ne marreveshjet nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise dhe ne ligjet e tjera.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr .9183, date 5.2.2004

PER DISIPLINEN USHTARAKE NE FORCAT E ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Baza juridike

Ligji për disiplinën ne Forcat e Armatosura mbështetet ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, ne parimet e përgjithshme te se drejtës ushtarake ndërkombëtare, ne marrëveshjet ndërkombëtare te ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe ne ligjet e tjera.

Neni 2
Objekti

Objekt i këtij ligji janë disiplina ushtarake ne Forcat e Armatosura, shkeljet e saj, qe nuk përbejnë vepër penale ushtarake, te parashikuara ne Kodin Penal Ushtarak dhe ne Kodin Penal; si dhe përcaktimi i masave disiplinore, qe merren ndaj subjekteve qe i kryejnë ato, procedurat e dhënies se masave, autoritetet përgjegjëse për dhënien e tyre dhe e drejta për t'u ankuar ndaj masës disiplinore.

Neni 3
Qëllimi

Ky ligj ka për qellim forcimin e disiplinës ushtarake, te rendit ushtarak dhe te autoritetit ne Forcat e Armatosura nga shkeljet disiplinore, me synim parandalimin e tyre, për te siguruar përmbushjen e misionit kushtetues te këtyre forcave.

Neni 4
Përkufizime

Ne zbatim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:
1. "Shkelje disiplinore" është veprimi ose mosveprimi i kryer ne kundërshtim me këtë ligj
nga ushtaraket e Forcave te Armatosura.
2. "Mase disiplinore" janë masat me karakter ndëshkues, te përcaktuara ne këtë ligj, qe
merren ndaj ushtarakeve nga eprori ose komisioni disiplinor, kur ai kryen shkelje disiplinore.
3. "Epror" është ushtaraku i cili, ne baze te gradës dhe funksionit, ushtron autoritet mbi
personelin ushtarak.
4. "Vartës" është ushtaraku ne një repart ose njësi ushtarake, i cili është nen autoritetin e një personi qe ka grade ose funksion me te larte.
5. "Komision disiplinor" është një grup i përberë nga jo me pak se tre oficere, qe mblidhen me urdhër te autoritetit përgjegjës për te shqyrtuar shkeljet e përcaktuara ne këtë ligj, te kryera nga ushtaraket subjekt te këtij ligji dhe për te dhënë masat qe parashikohen ne këtë ligj.
6. "Ushtaraku" është shtetasi qe shërben ne Forcat e Armatosura si ushtarak i shërbimit aktiv, si oficer, nënoficer, ushtar profesionist dhe ushtaraket e shërbimit te detyrueshëm, si edhe ushtaraket ne rezerve kur janë ne shërbim aktiv, për stërvitje ose shërbim gjate një mobilizimi ushtarak.

KREU II
PERGJEGJESIA DISIPLINORE

Neni 5
Personat subjekt i këtij ligji

Përgjigjen sipas këtij ligji:
a) ushtaraket e shërbimit aktiv te Forcave te Armatosura, qe shërbejnë si oficere,
nënoficerë, ushtare profesioniste dhe ushtaraket e shërbimit te detyrueshëm;
b) ushtaraket ne rezerve, kur janë ne shërbim ushtarak, për stërvitje ose shërbim gjate një
mobilizimi ushtarak.

Neni 6
Juridiksioni territorial

Ky ligj është i zbatueshëm edhe jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë për ushtaraket shqiptare qe kryejnë një shkelje disiplinore ushtarake, ne rastet kur ata janë dërguar me mision, stërvitje te përbashkët ose ne baze te marrëveshjeve ndërkombëtare.

Neni 7
Autoritetet përgjegjëse

1. Autoritete përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ne Forcat e Armatosura janë:
a) Shefi i Shtabit te Përgjithshëm:
i) për personelin ushtarak te Shtabit te Përgjithshëm dhe te Ministrisë se Mbrojtjes;
ii) për komandantet, zëvendëskomandantët dhe shefat e shtabeve te forcave;
iii) për komandantet, zëvendëskomandantët dhe shefat e shtabeve te komandave te
mbeshtetjes;
iv) për komandantet, zëvendëskomandantët dhe shefat e shtabeve te reparteve te varesise se
drejtperdrejte te Shtabit te Përgjithshëm;
v) për drejtoret dhe zëvendësit e tyre (personel ushtarak) ne institucionet e varësisë se
drejtpërdrejtë te Shtabit te Përgjithshëm;
b) komandantet ne nivel kompanie e lart për ushtaraket vartës te tyre, përveç atyre te përcaktuar ne shkronjën "a" te pikës 1 te këtij neni;
c) komisioni disiplinor ne nivel batalioni e lart, përveç Shefit te Shtabit te Përgjithshëm.
2. Komandantet eprore ose drejtuesit civile te çdo niveli, te cilët kane te drejte t'u
rekomandojnë autoriteteve te parashikuara ne shkronjat "a" dhe "b" te pikës 1 te këtij neni, fillimin e procedurës për shkelje disiplinore te kryera nga vartësit e tyre.

Neni 8
Komisioni disiplinor

1. Për shqyrtimin e shkeljes disiplinore te ushtarakut te Forcave te Armatosura dhe dhënien e masës disiplinore ndaj tij, ne strukturat e nivelit batalion e lart, ngrihen dhe funksionojnë komisionet disiplinore me jo me pak se tre oficere te strukturës përkatëse.
2. Vendimi i komisionit disiplinor miratohet nga komandanti i repartit ku është organizuar
ky komision.
3. Mënyra e organizimit, përbërja dhe funksionimi i komisioneve disiplinore përcaktohen me rregullore te miratuar nga Ministri i Mbrojtjes, me propozimin e Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura.

Neni 9
Përshtatshmëria e masës disiplinore

Ne përcaktimin e përshtatshmërisë se një mase disiplinore, për një shkelje disiplinore te caktuar, merren parasysh rrezikshmëria e shkeljes disiplinore, shkalla e përgjegjësisë, rrethanat ne te cilat është kryer shkelja, pasojat, mosha, rezultatet e vlerësimit individual, sjellja e përgjithshme, si dhe nëse i proceduari ka marre mase disiplinore te mëparshme, e cila nuk është shlyer ne kushtet e nenit 10 te këtij ligji.

Neni 10
Rehabilitimi

Quhet i pandëshkuar ushtaraku, ndaj te cilit është marre mase disiplinore për një shkelje disiplinore dhe qe gjate 6 muajve nga koha e përfundimit te ndëshkimit nuk ka kryer shkelje tjetër disiplinore.
Ne këto raste, nga dosja personale e ushtarakut hiqen te dhënat qe pasqyrojnë shkeljet disiplinore dhe masat e dhëna.

Neni 11
Parashkrimi i shkeljes disiplinore

Procedimi disiplinor nuk mund te filloje për shkelje disiplinore, kur nga çasti i diktimit te shkeljes kane kaluar 4 muaj.

Neni 12
Parashkrimi i ekzekutimit te masës disiplinore

Masa disiplinore nuk mund te ekzekutohet, kur nga dita qe është dhënë urdhri përfundimtar për shkeljen disiplinore kane kaluar 4 muaj.

Neni 13
Veprimet lehtësuese dhe faljet

1. Eprori i një shkalle me te larte mund te ndërmarrë veprime lehtësuese dhe falje ndaj
ushtarakut, te cilit i është dhënë masa disiplinore.
2. Veprimet lehtësuese dhe faljet janë:
a) ulja e masës disiplinore;
b) heqja e te dhënave për masat disiplinore nga dosja e personelit, ne rastet kur nuk ka
përfunduar koha e rehabilitimit;
c) zëvendësimi i një mase disiplinore me një tjetër mase disiplinore me te lehte;
ç) falja e masës disiplinore.
3. Veprimet lehtësuese merren vetëm ne ato raste kur sjellja e ushtarakut është e mire dhe dënimi i dhënë është i papërshtatshëm.

Neni 14
Oficeri disiplinor

1. Ne çdo strukture ku krijohen komisionet disiplinore caktohet një oficer disiplinor. Detyra e oficerit disiplinor është grumbullimi, hartimi i dokumenteve te nevojshme për shkeljet disiplinore te ushtarakut dhe paraqitja e tyre para komisionit disiplinor.
2. Oficeri disiplinor është përfaqësues i akuzës ne komisionin disiplinor.

KREU III
MASAT DISIPLINORE

Neni 15
Llojet e masave disiplinore

1. Llojet e masave disiplinore qe jepen ne zbatim te këtij ligji janë:
a) "kufizim ne kufij te përcaktuar" është kufizimi i lëvizjes fizike te një ushtaraku, brenda kufijve te përcaktuar te kazermës, me urdhër te shkruar. Një person i kufizuar kryen te gjitha detyrat ushtarake, përveç rasteve kur urdhërohet ndryshe;
b) "ndalim disiplinor" është kufizimi fizik i një ushtaraku, brenda mjediseve te kazermës, me urdhër te shkruar. Ky mjedis mund te jete një vendbanim ushtarak si: tende, kabine ne anije ose dhome. Ushtaraket, gjate ndalimit, nuk kryejnë detyra ushtarake;
c) "mbajtje e pagës" është mbajtja e pagës mujore për një periudhe te caktuar, ne përfundim
te se cilës paga e mbajtur i kthehet përsëri ushtarakut;
ç) "gjobitje ne page" është ndalimi i një pjese te pagës mujore, pa te drejte rimarrjeje;
d) "detyra shtese" janë detyra te tjera (përfshirë edhe punët fizike) qe i jepen ushtarakut si
ndëshkim, përveç detyrës se zakonshme.
Ushtarit nuk i jepen detyra shtese, te cilat përbejnë rrezikshmëri për jetën dhe shëndetin e
tij, ose qe janë mizore dhe te pazakonta. Oficeret dhe nënoficerët nuk dënohen me detyre shtese;
dh) "ulje ne grade" është ulja një grade deri ne një nivel me poshtë vetëm për ushtaret, e cila jepet vetëm nga komandanti, qe ka autoritetin e gradimit te këtyre ushtarakeve. Autoriteti i komisionit disiplinor për te dhënë dënimin me ulje grade është ne varësi te gradës qe e ka te drejte për ta dhënë komandanti, i cili urdhëron mbledhjen e komisionit disiplinor;
e) "masa disiplinore te lehta" janë këshillimi, vlerësimi jo i mire, qortimi, detyrat dhe
stërvitja shtese.
Ato jepen nga eproret e drejtpërdrejtë, për te përmirësuar sjelljen dhe kryerjen e detyrës nga
vartësit e tyre. Këto masa jepen me goje.
2. Për ushtaraket femra nuk zbatohen masat disiplinore te përcaktuara ne shkronjat "b" dhe
"d" te pikës 1 te këtij neni.

Neni 16
Klasifikimi i shkeljeve disiplinore

1. Shkeljet disiplinore ndahen ne shkelje te lehta dhe ne shkelje te renda disiplinore.
2. Shkelje te lehta janë ato qe cenojnë rregullat e mirësjelljes e te etiketës ushtarake, te përcaktuara ne rregulloret ushtarake, ndaj te cilave jepen masat disiplinore te parashikuara ne shkronjën "e" te pikës 1 te nenit 15 te këtij ligji.
3. Shkelje te renda disiplinore janë ato qe cenojnë rende disiplinën ushtarake, ndaj te cilave merren masat disiplinore te përcaktuara ne shkronjat "a" deri "dh" te pikës 1 te nenit 15 te këtij ligji.

Neni 17
Masat disiplinore, qe jepen nga oficeret me grade madhore

1. Ushtaraku me grade gjeneral-leitnant, për ushtaraket e varësisë se drejtpërdrejtë, jep për
shkeljet qe përcaktohen ne këtë ligj këto masa:
a) ndaj oficereve dhe nënoficerëve:
i)"ndalim disiplinor", por jo me shume se 7 dite me radhe;
ii) "kufizim ne kufij te përcaktuar", por jo me shume se 30 dite;
iii) "mbajtje page" ne masën jo me shume se 1/2 e pagës mujore për 3 muaj;
iv) "gjobitje ne page" me jo me shume se 1/8 e pagës për 2 muaj.
b) ndaj studenteve ushtarake, ushtareve profesioniste dhe ushtareve aktive:
i) masat e parashikuara ne paragrafët "i" dhe "ii" te shkronjës "a" te pikës 1 te këtij neni;
ii) ulje ne grade, një nivel me poshtë, vetëm për ushtaret profesioniste e aktive;
iii) detyra shtese, jo me shume se 8 fundjava, vetëm për studentet ushtarake, ushtaret profesioniste e aktive.
2. Ushtaraku me grade gjeneral-major, për shkeljet qe përcaktohen ne këtë ligj jep për
ushtaraket e varësisë se drejtpërdrejtë këto masa:
a) ndaj oficereve dhe nënoficerëve:
i) "ndalim disiplinor", për jo me shume se 7 dite me radhe;
ii) "kufizim ne kufij te përcaktuar", për jo me shume se 30 dite;
iii) "mbajtje page" ne masën jo me shume se 1/2 e pagës mujore për 3 muaj;
iv) "gjobitje ne page" jo me shume se 1/8 e pagës për 2 muaj.
b) ndaj studenteve ushtarake dhe ushtareve profesioniste e aktive:
i) masat e parashikuara ne paragrafët "i" dhe "ii" te shkronjës "a" te pikës 2 te këtij neni;
ii) "ulje ne grade", një nivel me poshtë, vetëm për ushtaret profesioniste e aktive;
iii) "detyra shtese", jo me shume se 8 fundjava, vetëm për studentet ushtarake, ushtaret profesioniste e aktive.
3. Ushtaraku me gradën gjeneral-brigade, për shkeljet qe përcaktohen ne këtë ligj, jep për
ushtaraket e varësisë se drejtpërdrejtë këto masa:
a) ndaj oficereve dhe nënoficerëve:
i) "ndalim disiplinor", për jo me shume se 5 dite me radhe;
ii) "kufizim ne kufij te përcaktuar", për jo me shume se 30 dite;
iii) "mbajtje page" ne masën jo me shume se 1/2 e pagës mujore për 2 muaj;
iv) "gjobitje ne page" jo me shume se 1/12 e pagës për 2 muaj;
b) ndaj studenteve ushtarake dhe ushtareve profesioniste e aktive:
i) masat e parashikuara ne paragrafët "i" dhe "ii" te shkronjës "a" te pikës 3 te këtij neni;
ii) "ulje ne grade", një nivel me poshtë, vetëm për ushtaret profesioniste e aktive;
iii) "detyra shtese", jo me shume se 7 fundjava, vetëm për studentet ushtarake, ushtaret profesioniste e aktive.

Neni 18
Masat disiplinore qe jepen nga ushtaraket me grade kolonel, si dhe ekuivalentet ne Forcat Detare
Ushtaraku me gradën kolonel, si dhe ekuivalentet ne Forcat Detare, për shkeljet qe
përcaktohen ne këtë ligj, jep për ushtaraket e varësisë se drejtpërdrejtë këto masa:
a) ndaj oficereve dhe nënoficerëve:
i) "ndalim disiplinor", për jo me shume e 5 dite me radhe;
ii) "kufizim ne kufij te përcaktuar", për jo me shume se 15 dite;
iii) "mbajtje page" ne masën jo me shume se 1/2 e pagës mujore për 2 muaj;
iv) "gjobitje ne page" jo me shume se 1/16 e pagës për 2 muaj;
b) ndaj studenteve ushtarake dhe ushtareve profesioniste e aktive:
i) masat e parashikuara ne paragrafët "i" dhe "ii" te shkronjës "a" te këtij neni;
ii) "uljen ne grade" një nivel me poshtë vetëm për ushtaret profesioniste e aktive;
iii) "detyra shtese" jo me shume se 5 fundjava, vetëm për studentet ushtarake, ushtaret
profesioniste e aktive;
iv) "detyra shtese", duke përfshirë pune te rende ose detyra te tjera, për jo me shume se 5
dite me radhe.

Neni 19
Masat disiplinore qe jepen nga ushtaraku me grade nënkolonel ose major, si dhe ekuivalentet ne Forcat Detare

Ushtaraku me gradën nënkolonel ose major, si dhe ekuivalentet ne Forcat Detare, për
shkeljet qe përcaktohen ne këtë ligj, jep për ushtaraket e varësisë se drejtpërdrejtë këto masa:
a) ndaj oficereve dhe nënoficerëve:
i) "ndalim disiplinor", për jo me shume se 4 dite me radhe;
ii) "kufizim ne kufij te përcaktuar", për jo me shume se 10 dite;
iii) "mbajtje page" ne masën jo me shume se 1/2 e pagës mujore për 2 muaj;
iv) "gjobitje ne page" jo me shume se 1 /20 e pagës për 2 muaj;
b) ndaj studenteve ushtarake dhe ushtareve profesioniste e ushtareve aktive:
i) masat e parashikuara ne paragrafët "i" dhe "ii" te shkronjës "a" te këtij neni;
ii) "ulje ne grade" një nivel me poshtë vetëm për ushtaret profesioniste e aktive";
iii) "detyra shtese" jo me shume se 4 fundjava, vetëm për studentet ushtarake, ushtaret
profesioniste e aktive;
iv) "detyra shtese", duke përfshirë pune te rende ose detyra te tjera, për jo me shume se 4
dite me radhe.

Neni 20
Masat disiplinore qe jepen nga ushtaraku me grade kapiten ose toger, si dhe ekuivalentet ne Forcat Detare

Ushtaraku me gradën kapiten ose toger, si dhe ekuivalentet ne Forcat Detare, për shkeljet qe
përcaktohen ne këtë ligj, jep për ushtaraket e varësisë se drejtpërdrejtë këto masa:
a) ndaj oficereve dhe nënoficerëve:
i) "ndalim disiplinor", për jo me shume se 2 dite me radhe;
ii) "mbajtje page" ne masën jo me shume se 1/2 e pagës mujore për 2 muaj;
iii) "gjobitje ne page" jo me shume se 1/25 e pagës për 2 muaj;
b) ndaj studenteve ushtarake dhe ushtareve profesioniste e aktive:
i) masat e parashikuara ne paragrafët "i" dhe "ii" te shkronjës "a" te këtij neni;
ii) "detyra shtese" jo me shume se 2 fundjava, vetëm për studentet ushtarake, ushtaret
profesioniste e aktive;
iii) "detyra shtese", duke përfshirë pune te rende ose detyra te tjera, për jo me shume se 2
dite me radhe.

Neni 21
Kufizime

1. Nëse masa e vene përfshin njëkohësisht kufizim ne kufij te përcaktuar edhe detyra shtese,
këto masa disiplinore kryhen bashke.
2. Komandanti mund te pezulloje ndëshkimet, pjesët e pakryera te ndëshkimeve ose ta ule shkallen e ndëshkimit qe ka dhënë. Ndëshkimet qe janë kryer ose pjese te kryera te ndëshkimit nuk mund qe me vone te ulen ose te shfuqizohen.
3. Ushtaraku nuk ndëshkohet me shume se një here për te njëjtën shkelje disiplinore.
4. Asnjë zyrtar ne Ministrinë e Mbrojtjes ose ne komandat e forcave nuk mund te caktoje
nivele te ndryshme ndëshkimi për shkelje te njëjta. Çdo komandant i autorizuar për te dhënë
ndëshkime, sipas dispozitave te këtij ligji, vendos për ndëshkimin përkatës, ne baze te natyrës se shkeljes, te gradës, moshës, përvojës dhe te vetëdijes se autorit për kryerjen e shkeljes disiplinore.
5. Nëse është dhënë ndëshkimi, ky nuk mund te rritet gjate shqyrtimit te ankimit.
6. Nuk mund te jepet mase disiplinore për një shkelje te parashikuar nga legjislacioni penal si vepër penale ose kundërvajtje penale.

KREU IV
SHKELJET DISIPLINORE

Neni 22
Përkrahja e paligjshme

Ushtaraku, i cili ka dijeni për kryerjen e një shkeljeje te dënueshme nga ky ligj dhe përkrah ose ndihmon shkelësin, duke penguar ose parandaluar kapjen, gjykimin ose dënimin e personit qe ka bere shkeljen, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 23
Bashkëpunimi

Ushtaraku, qe bashkëpunon me një ose disa persona te tjerë për te kryer një shkelje qe parashikohet ne këtë ligj, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 24
Keqpërdorimi i uniformes

Ushtaraku, i cili mban ne mënyrë te parregullt, ndryshon ose keqpërdor uniformen ushtarake, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 25
Largimi pa leje ne kohe paqeje

Ushtaraku, i cili largohet dhe mungon pa leje nga njësia, reparti ose vendi i shërbimit për një kohe jo me shume se 5 dite, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 26
Mungesa pa leje

Ushtaraku, i cili pa leje, për një kohe jo me tepër se 5 dite, nuk paraqitet ne vendin e shërbimit ne kohen e duhur ose mungon nga njësia, reparti a vendi i shërbimit, ku është i detyruar te paraqitet ne kohen e duhur, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 27
Lëvizja e gabuar

Lëvizja e gabuar nga pakujdesia e teknikes, mjetit, anijes ose aeroplanit nga ushtaraku, kur nuk përbën vepër penale te parashikuar nga Kodi Penal Ushtarak, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 28
Rezistenca ndaj procedimit disiplinor dhe masave disiplinore

Ushtaraku, qe nuk pranon procedimin disiplinor ose refuzon kryerjen e masës disiplinore, ndëshkohet me një mase disiplinore me te rende, sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 29
Deklarime zyrtare te pavërteta

Ushtaraku, i cili bën deklarime zyrtare qe rezultojnë se janë te pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 30
Përdorimi i lendeve narkotike

Ushtaraku, i cili përdor lendet narkotike: opium, heroine, kokaine, amfetamine, acid dietilamid lisergjik (LSD), metamfetamine, fenciklidine, acid barbiturik, marijuane, si dhe përbërës ose derivate te ndonjërës prej këtyre substancave, ne njësi ose reparte ushtarake, institucione shtetërore, anije, automjete ose aeroplanë, qe janë ne përdorim ose nen kontrollin e Forcave te Armatosura, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 31
Përdorimi i pijeve alkoolike gjate detyrës

Ushtaraku, i cili përdor pije alkoolike gjate kryerjes se detyrës, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 32
Prishja e qetësisë

Ushtaraku, i cili shkakton ose merr pjese ne prishjen e qetësisë ne njësi ose reparte ushtarake, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 33
Dëmtimi fizik

Ushtaraku, i cili nga pakujdesia i shkakton dëmtime fizike një ushtaraku tjetër, por pa pasoja për shëndetin dhe kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 34
Dëmtimi i pronës

Ushtaraku, i cili nga pakujdesia shkatërron ose dëmton pronën, pa shkaktuar pasoja te renda materiale, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 35
Kërcënime për përfitim

Ushtaraku, i cili kërcënon një person tjetër për te përfituar diçka me vlere ose për te shlyer një detyrim, për te përfituar favore ose mbrojtje, kur ky veprim nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 36
Ushtrimi i dhunës

Ushtaraku, i cili tenton ose ushtron dhune fizike te paligjshme ndaj një personi tjetër, ne rastet kur nuk behet kallëzim nga i dëmtuari, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 37
Dëshmia e rreme gjate procesit disiplinor

Ushtaraku, i cili gjate procesit disiplinor dëshmon te dhëna te rreme, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

Neni 38
Dhënia me dashje e informacionit te gabuar

Ushtaraku, i cili me qellim jep informacion te gabuar, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas urdhrit te komandantit, brenda kufijve te përcaktuar ne kreun III te këtij ligji.

KREU V
PROCEDURAT

Neni 39
Veprimet procedurale për vendosjen e masave disiplinore

1. Veprimet procedurale për administrimin e masave disiplinore regjistrohen me shkrim. Procedurat e hollësishme disiplinore, mënyra e ruajtjes se dosjeve te masave disiplinore, si dhe mënyra e ekzekutimit te këtyre masave përcaktohen me rregullore te miratuar nga Ministri i Mbrojtjes.
2. Veprimet procedurale për dhënien e masave disiplinore janë si me poshtë:
a) hetimi nga komandanti ose oficeri i caktuar prej tij, për te përcaktuar nëse shkelja është
kryer nga ushtaraku;
b) paraqitja me shkrim e shkeljes se ushtarakut te akuzuar dhe shpjegimi i te drejtave. Paraqitja e fakteve te komandantit, për te përcaktuar nëse duhet dhënë masa disiplinore. Nëse e kërkon, ushtaraku mund te këshillohet me një oficer jurist përpara dhënies se masës disiplinore;
c) ushtaraku ka te drejte te mbrohet vete ose me përfaqësues te zgjedhur nga ai vete nga
radhët e ushtarakeve te repartit, ku ai është efektiv;
ç) ushtaraku ka te drejte te njihet me faktet e përdorura nga komandanti, te paraqesë faktet
për t'u mbrojtur dhe te paraqesë dëshmitare;
d) masa disiplinore e dhënë shkruhet dhe i akuzuari informohet për te drejtën qe ka, për t'u ankuar te komandanti i një shkalle me te larte se autoriteti qe ka dhënë dënimin. Ne dosjen personale te ushtarakut shënohen vetëm masat disiplinore, te mbetura ne fuqi pas shterimit te mjeteve te ankimimit;
dh) nëse ushtaraku refuzon te ankimoje masën disiplinore, komandanti qe jep dënimin i dërgon një kopje te plote te procesit disiplinor eprorit te një shkalle me te larte se autoriteti qe ka dhënë dënimin.

KREU VI
ANKIMI

Neni 40
Autoriteti i ankimeve

1. Ushtaraku ka te drejte te ankohet për masën disiplinore te dhënë tek eprori i një shkalle me te larte se autoriteti qe ka dhënë këtë mase. Shefi i Shtabit te Përgjithshëm mund t'ia delegoje Zëvendësshefit te Shtabit te Përgjithshëm detyrën për rishikimin dhe marrjen e vendimit për ankimin.
2. Ushtaraku nuk ndëshkohet për dorëzimin e një ankimi.

Neni 41
Rishikimi i procesit

1. Kur ushtarake te Forcave te Armatosura refuzojnë ankimimin e masës disiplinore, eprori i një shkalle me te larte se autoriteti qe ka dhënë masën disiplinore është i detyruar ta rishikoje procedurën disiplinore.
2. Eprori ne asnjë rast nuk mund ta rendoje masën disiplinore te dhënë.

Neni 42
Forma e ankimit

Ankimi behet me shkrim, ku jepet arsyeja për ankimin dhe paraqiten fakte, qe i proceduari mendon se autoriteti i shqyrtimit te ankimit duhet t'i marre parasysh.

Neni 43
Afati për ankimin

Ushtaraku ia dorëzon ankimin me shkrim komandantit, qe vendos masën disiplinore, brenda 3 ditëve nga shpallja e saj.

Neni 44
Përgjegjësitë e komandantit

1. Komandanti qe jep masën disiplinore shqyrton dhe vendos për ankimin brenda 3 ditëve nga marrja e saj. Komandanti vlerëson me kujdes çështjet për lehtësimin dhe zbutjen e masës disiplinore, te paraqitura ne ankim dhe pas kësaj mund ta lere ne fuqi, ta ule, ta pezulloje ose ta shfuqizoje masën disiplinore, por asnjëherë ta rrisë atë.
2. Kur komandanti qe jep masën disiplinore refuzon ta ule, ta pezulloje ose ta shfuqizoje masën disiplinore, ai ia dërgon ankimin, bashke me te gjithë formularët dhe dokumentet e procesit, komandantit te një shkalle me te larte, si përcaktohet ne nenin 46 te këtij ligji.

Neni 45
Përgjegjësitë e autoritetit qe shqyrton ankimin

1. Brenda 5 ditëve nga marrja e ankimit, shqyrtuesi saj, sipas hierarkisë komanduese,
shqyrton te gjitha materialet dhe vendos për ankimin.
2. Me dhënien e urdhrit autoriteti qe shqyrton ankimin përcakton nëse komandanti qe ka
dhënë masën disiplinore e ka bere këtë ne përputhje me te gjitha ligjet, urdhrat dhe rregulloret.
3. Autoriteti qe shqyrton ankimin mund:
a) te hedhe poshtë ankimin e te akuzuarit dhe ta deklaroje masën disiplinore te vlefshme;
b) te ule, te pezulloje ose te shfuqizoje masën disiplinore.
4. Autoriteti i shqyrtimit te ankimit e merr vendimin me shkrim.
5. Pas përfundimit te procesit te shqyrtimit te ankimit, dokumentacioni i procedimit
disiplinor i kthehet përsëri komandantit qe jep ndëshkimin, i cili njofton te proceduarin për vendimin. Autoriteti i shqyrtimit te ankimit i dërgon një kopje te procedimit dhe te vendimit Shefit te Shtabit te Përgjithshëm.

Neni 46
Rishikimi përfundimtar i ankimeve

1. Shefi i Shtabit te Përgjithshëm bën rishikimin përfundimtar te ankimeve kundër masave
disiplinore te dhëna ndaj anëtareve te Forcave te Armatosura.
2. Shefi i Shtabit te Përgjithshëm nxjerr urdhër, i cili:
a) deklaron qe proceset disiplinore janë ne përputhje me ligjet, urdhrat dhe rregulloret ne
fuqi dhe se masa disiplinore është e vlefshme;
b) deklaron qe proceset disiplinore nuk janë ne përputhje me ligjet, urdhrat dhe rregulloret
ne fuqi dhe urdhëron prapësimin e proceseve dhe shfuqizimin e masës disiplinore;
c) ul masën disiplinore.
3. Shefi i Shtabit te Përgjithshëm nuk mund t'i rrisë ndëshkimet e dhëna nga komandantet.
4. Urdhri i Shefit te Shtabit te Përgjithshëm është përfundimtar ne çështjet e ankimeve.

Neni 47
Llogaritja e afateve

Afatet llogariten ne ore dhe ne dite. Afati i ankimit përfundon ne orën 24 te ditës se fundit. Kur mbarimi i afatit bie ne një dite pushimi, si dita e fundit e tij llogaritet dita e punës qe vjen pas asaj te pushimit.

Neni 48
Rivendosja ne afat

Me kërkesën e ushtarakut te interesuar afati, qe humbet për arsye te përligjura, rivendoset me urdhër te eprorit, për masat disiplinore qe jep ai dhe te komisionit disiplinor për masat disiplinore qe jep ky i fundit.

Neni 49
Ekzekutimi i masave disiplinore

Masa disiplinore vihet ne ekzekutim menjëherë pas rishikimit te vendimit te masës disiplinore nga eprori i një shkalle me te larte se autoriteti qe e ka dhënë atë.

Neni 50
Publikimi i masave disiplinore

Masat disiplinore mund te publikohen brenda garnizonit te njësisë ose te repartit ku është kryer shkelja disiplinore. Publikimi ne organet e shtypit është i ndaluar.

KREU VII
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 51
Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes te nxjerre rregulloret përkatëse, ne zbatim te neneve 8 pika 3 dhe 39 pika 1 te këtij ligji.

Neni 52
Shfuqizime

Kreu VI i ligjit nr.7978, date 26.7.1995 "Për Forcat e Armatosura te Republikës se
Shqipërisë" dhe Rregullorja e Disiplinës se Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë shfuqizohen.

Neni 53
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr .4160, date 2.3.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.300 402050001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan