marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për statistikat zyrtare.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9180
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 05.02.2004
Data e aprovimit te Aktit: 05.02.2004
Numri i neneve: 21
Numri i fletores zyrtare: 12
Data e fletores zyrtare: 12.03.2004
Aktiviteti: Statistika
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Dispozita të përgjithshme.
Akte te ngjashem
1 PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT TË STATISTIKAVE ZYRTARE PËR PERIUDHËN 2007-2011
2 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.825, DATË 28.12.2005 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE”, TË NDRYSHUAR
3 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRZGJEDHJEN E PERSONELIT DHE TË PERSONAVE TË KONTAKTIT PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE, SI DHE TË DETYRAVE E PËRGJEGJËSIVE TË TYRE
4 PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NGA/NË DETYRË TË DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr .9180, date 5.2.2004

PER STATISTIKAT ZYRTARE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Neni 1
Objekti

Objekti i këtij ligji është rregullimi i mënyrës se marrjes, organizimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes se statistikave zyrtare ne Republikën e Shqipërisë.

Neni 2
Përkufizime dhe shkurtime

Për qellim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:
a) "statistika" janë te dhëna te përftuara nga përpunimi i te dhënave, për te karakterizuar
fenomene kolektive ne një popullim te dhënë;
b) "statistika zyrtare" është informacion sasior dhe përfaqësues për situatën ekonomike, demografike, sociale dhe mjedisore ne Shqipëri, i prodhuar nga ose nen autoritetin e INSTAT-it, ne kuadrin e programit te statistikave zyrtare;
c) "statistika administrative" janë statistika te tjera, te ndryshme nga statistikat zyrtare, te
prodhuara nga organet dhe agjencitë publike;
ç) "programi i statistikave zyrtare" është programi i miratuar nga Kuvendi Republikës se
Shqipërisë;
d) "popullate" është bashkësi e njësive statistikore, pa dallim nëse janë persona fizike e
juridike, familje ose çdo lloj njësie ekonomike;
dh) "nxjerrje e statistikave" janë te gjitha veprimtaritë e nevojshme për përgatitjen, mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, përmbledhjen, analizimin, interpretimin dhe shpërndarjen e te dhënave statistikore;
e) "shpërndarja" është sigurimi për përdoruesit, pavarësisht nga forma dhe mjetet e
përdoruara, te te dhënave statistikore, por duke mënjanuar zbulimin e te dhënave konfidenciale;
ë) "njësi statistikore" është institucion ose person fizik, juridik dhe familje qe, sipas këtij
ligji, është i detyruar te japë te dhëna statistikore për agjencitë statistikore te autorizuara;
f) "agjenci statistikore" është autoriteti, përveç Institutit te Statistikave, i autorizuar, sipas
programit te statistikave zyrtare, për te ndërmarrë veprimtari për nxjerrjen e statistikave zyrtare;
g) "veprimtari tjetër statistikore" është veprimtaria statistikore qe nuk është përfshirë ne
programin e statistikave zyrtare;
gj) "te dhëna konfidenciale" janë te dhëna te marra nga një agjenci statistikore, te cilat
lejojnë identifikimin e njësive statistikore, duke zbuluar kështu te dhëna individuale;
h) "vrojtim statistikor" është mbledhja e te dhënave nga njësitë statistikore, duke u kërkuar
te dhëna për vete ose për veprimtaritë e tyre, qe do te përdoren vetëm për nxjerrjen e statistikave;
i) "regjistrim i përgjithshëm" është vrojtimi i çdo njësie ekonomike ose familjare ne
Republikën e Shqipërisë, te cilat janë te detyruara te përgjigjen;
j) "ministri" është anëtari i Këshillit te Ministrave, i ngarkuar për ndjekjen e veprimtarisë se
INSTAT-it.
2. Ne këtë ligj:
a) "INSTAT -i" është Instituti i Statistikave;
b) "programi" nënkupton programin e statistikave zyrtare.

Neni 3
Regjistrimet e përgjithshme

Çdo regjistrim i përgjithshëm përfshihet ne program, por realizimi i një regjistrimi te tille rregullohet me ligj te veçante.

Neni 4
Parimet e statistikave zyrtare

Për te siguruar cilësinë e statistikave zyrtare dhe për te ruajtur besimin e publikut ne to, organizimi dhe zbatimi i programit udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:
a) "paanshmëria", qe nënkupton mënyrën objektive dhe te pavarur te prodhimit te statistikave, te lira nga çdo presion politik ose i grupeve te tjera te interesuara, veçanërisht lidhur me përzgjedhjen e teknikave, përkufizimeve dhe metodologjisë me te mire te përshtatshme për te arritur objektivat e vendosur. Ajo nënkupton disponueshmerine e statistikave me një vonese sa me te vogël për te gjithë përdoruesit;
b) "besueshmëria", qe është karakteristike e statistikave për te reflektuar sa me te besueshëm qe te jete e mundur realitetin, te cilin ato janë parashikuar te përfaqësojnë. Ajo nënkupton përdorimin e kritereve shkencore për zgjedhjen e burimeve, metodave dhe procedurave;
c) "pavarësia profesionale", qe personelit te INSTAT-it ose te agjencive statistikore, gjate zbatimit te programit, nuk i lejohet te kërkojë ose te marre udhëzime nga Qeveria, autoritetet e tjera shtetërore, partitë politike ose çfarëdo lloj grupi tjetër i interesuar, veçanërisht ne përzgjedhjen e burimeve te te dhënave, metodave dhe procedurave statistikore, ne përmbajtjen, formën dhe kohen e shpërndarjes, si dhe ne zbatimin e konfidencialitetit statistikor;
ç) "përkatësia", qe është mbledhja e te dhënave qe kufizohet ne atë çfarë është e nevojshme
për arritjen e rezultatit te kërkuar;
d) "kosto-efektiviteti", qe është përdorimi me i mire i mundshëm i te gjitha burimeve te disponueshme dhe kufizimi i barrës se atyre qe përgjigjen. Puna dhe kostoja qe kërkon prodhimi i statistikave duhet te jene ne përpjesëtim me rendësin e rezultatit te kërkuar;
dh) "konfidencialiteti statistikor", qe është mbrojtja e te dhënave qe lidhen me njësi statistikore te veçanta, te cilat janë marre direkt për qëllime statistikore ose indirekt nga burime administrative ose te tjera kundër çdo shkeljeje te se drejtës se konfidencialitetit. Ajo nënkupton parandalimin e përdorimit jostatistikor te te dhënave te marra dhe zbulimin e paligjshëm;
e) "transparenca", qe është e drejta e atyre qe përgjigjen te kenë informacion mbi bazën ligjore, qëllimin për te cilin janë kërkuar te dhënat dhe masat mbrojtëse te marra.

Neni 5
Publikimi i te dhënave statistikore zyrtare

1. Statistikat zyrtare sigurojnë te dhëna sasiore dhe përfaqësuese për publikun e gjere, Kuvendin, Këshillin e Ministrave, institucione te tjera publike, organizata ekonomike, te biznesit dhe ato shoqërore, për institucionet kërkimore dhe akademike, medien, si ne shkalle kombëtare dhe ndërkombëtare. Ato ta reflektojnë gjendjen realisht dhe te shpërndajnë rezultate ne mënyre te paanshme.
2. Te dhënat e nevojshme për te vlerësuar cilësinë e statistikave zyrtare, ne veçanti te dhënat për metodat e përdorura për nxjerrjen e statistikave dhe për parimet e zbatuara, janë te disponueshme për publikun.
3. Autoritetet shtetërore dhe grupet e tjera te përmendura ne shkronjën "c" te nenit 4 duhet te respektojnë parimet e përshkruara ne nenin 4 dhe ne këtë nen dhe nuk u lejohet te ndikojnë mbi personelin e agjencive statistikore ne kryerjen e detyrave te tyre.

Neni 6
Programi i statistikave zyrtare

1. Programi mbulon te dhënat statistikore, te nevojshme për vëzhgimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore ne Republikën e Shqipërisë, duke u përqendruar ne fenomene thelbësore për vendimmarrësit, si dhe duke respektuar te drejtën e qytetareve për te dhëna zyrtare. Për realizimin e programit mbahen parasysh si marrëdhëniet ndërmjet kostove e problemeve qe dalin dhe te përfitimeve.
2. Kuvendi miraton programin e statistikave zyrtare, i cili mbulon periudhën e pese viteve
kalendarike. Programi botohet ne Fletoren Zyrtare.
3. Programi përfshin te paktën:
a) përshkrimin e statistikave kryesore dhe treguesit qe vihen ne dispozicion;
b) institucionet përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e rezultateve;
c) klasifikimet qe përdoren;
ç) nivelin ne te cilin statistikat dhe treguesit bëhen te disponueshem (nivel kombëtar,
prefekture, rrethi dhe kështu me radhe);
d) frekuencën me te cilën statistikat dhe treguesit bëhen te disponueshem;
dh) vitin ne te cilin do te shpërndahen statistikat dhe treguesit;
e) vitin ne te cilin do te bëhen për here te pare te disponueshme statistikat dhe treguesit e
rinj;
ç) listën e burimeve te përdorura për nxjerrjen e statistikave dhe te treguesve, te cilat mund
te jene te dhëna administrative ose vrojtime;
f) burimet administrative, domethënë regjistrat, regjistrimet, te dhënat dhe rezultatet qe duhet t'i kalojnë INSTAT-it dhe agjencive statistikore, institucionet përgjegjëse për këto veprimtari, si dhe kufijtë kohore për këto veprimtari;
g) listën e vrojtimeve qe duhet te ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për projektimin dhe drejtimin e tyre, pyetësorët e plotësuar, regjistrimet e te dhënave dhe rezultatet qe duhet t'i kalojnë INSTAT-it dhe agjencive statistikore, si dhe kufijtë kohore për këto veprimtari.

Neni 7
Përgjegjësia e INSTAT-it

INSTAT-i është përgjegjës:
a) për t'i propozuar Këshillit te Statistikave programin;
b) për te siguruar zbatimin e programit te miratuar;
c) për te siguruar se statistikat ne program janë:
i) te besueshme;
ii) te paanshme;
iii) objektive;
ç) për te siguruar se te dhënat e kërkuara për programin janë mbledhur, përpunuar, shpërndarë dhe depozituar, duke përdorur praktiken me te mire profesionale, përfshirë parimet shkencore dhe etikat profesionale;
d) për te dhënë ndihmën profesionale ne interpretimin e drejte te te dhënave ne statistikat
zyrtare;
dh) për te nxitur rolin dhe kuptimin e statistikave ne Shqipëri;
e) për te siguruar se statistikat zyrtare janë bere te disponueshme ne baza paanësie për te
gjithë përdoruesit e interesuar;
ë) për te vendosur ne statistikat zyrtare te gjitha përkufizimet statistikore, klasifikimet dhe
nomenklaturat, ne përputhje me konceptet dhe klasifikimet ndërkombëtare, aty ku është e mundur;
f) për te përditësuar te dhënat për te gjitha marrëdhëniet e agjencive statistikore shqiptare me agjencitë ndërkombëtare, për çështjet qe kane lidhje me statistikat zyrtare shqiptare, te ditës ose ne perspektive dhe për te udhëhequr përfaqësimin statistikor shqiptar ne ato marrëdhënie kur kërkohet dhe ne rastet ku implikimet ndikojnë një sere agjencish statistikore shqiptare;
g) për te krijuar, mirëmbajtur dhe përditësuar çdo regjistër statistikor.

Neni 8
Detyrat dhe te drejtat e INSTAT-it

1. Ne vijim te përgjegjësive, sipas shkronjave "c" dhe "ç" te nenit 7 te këtij ligji, INSTAT-i
duhet:
a) te nxjerre e te beje publike e funksionale, për te gjitha agjencitë statistikore, udhëzimet
për standardet profesionale ne nxjerrjen e statistikave zyrtare;
b) te shqyrtoje procedurat për nxjerrjen e statistikave, te përshtatura nga çdo agjenci
statistikore dhe nga çdo institucion qendror ose vendor;
c) te japë qe ne fillim miratimin për çdo vrojtim statistikor. Kriteret për miratim do te jene:
i) vrojtimi;
ii) shmangia, nëse nuk përfshihet ne program, e çdo dublikimi me ose pa efekt te kundërt
me programin;
iii) rezultatet e analizuara dhe te shpërndara, sipas standardeve statistikore profesionale, te
jene te kënaqshme;
ç) te mbledhë, te grupoje, te analizoje, te shpërndaje dhe te ruaje te dhënat, ne përputhje me
përgjegjësitë e ngarkuara ne program;
d) te përgatisë projektprogramin pesëvjeçar;
dh) te përgatisë projektplanin strategjik pesëvjeçar;
e) te përgatisë projektbuxhetin vjetor;
ë) te përgatisë projektplanin e veprimit njëvjeçar;
f) te përgatisë projektin e raportit vjetor;
g) te përgatisë dhe t'i dorëzojë Këshillit te Statistikave raporte te shkurtra 4-mujore për
ecurinë ne zbatimin e programit;
gj) t'i propozoje Këshillit te Statistikave çështje, te cilat këshilli duhet t'i shqyrtoje dhe diskutoje drejtpërdrejt me drejtues te larte te agjencive statistikore, për te siguruar qe çdo statistike zyrtare te përmbushë standardet profesionale;
h) te përgatisë projektraporte për shqyrtim nga Këshilli i Statistikave, duke propozuar veprime ose vendime te kërkuara nga Këshilli i Ministrave, te cilat sigurojnë se çdo statistike zyrtare përmbush standardet profesionale;
i) te organizoje dhe te kryesoje çdo 3 muaj takime te zgjeruara këshillimore me drejtuesit e strukturave, qe ndjekin çështjet e statistikave, ne ministri dhe ne agjencitë e tjera statistikore, për çështje te interesave profesionale dhe një here ne vit për diskutimin e realizimit te programit, problemet dhe veprimet e nevojshme për përmirësimin e tij;
j) te botoje, përpara përfundimit te vitit kalendarik, një kalendar te hollësishëm te datave, ne
te cilat do te shpërndahen statistikat zyrtare te veçanta, si dhe te përcaktojë formën e shpërndarjes;
k) te hartoje, te negocioje e te nënshkruajë memorandume mirëkuptimi me te gjitha agjencitë statistikore dhe me mbajtësit e te dhënave administrative, qe janë përdorur ne nxjerrjen e programit, duke përfshirë organizimet e punës dhe detyrimet dypalëshe;
l) me kërkesë te agjencive statistikore, te hartoje kriteret e aftësitë profesionale për
përzgjedhjen e drejtuesve te strukturave qe merren me statistikat;
ll) te siguroje funksionimin e Sekretariatit te Këshillit te Statistikave;
m) te drejtoje Komisionin Kombëtar për Nomenklaturën.
2. INSTAT-i ka te drejte:
a) te kërkojë nga agjencitë statistikore te dhëna për ecurinë e detyrave te caktuara ne program;
b) te kërkojë nga ministritë dhe institucionet qendrore dhe vendore shfrytëzimin e te dhënave
administrative dhe statistikore, përveç te drejtave te tjera, te specifikuara ne program;
c) te ndërmarrë çdo veprimtari tjetër për përmbushjen e përgjegjësive e te detyrave, siç janë përcaktuar ne këtë ligj;
ç) te ndërmarrë ose te kontribuoje ne analizat dhe veprimtaritë kërkimore, ne te cilat statistikat zyrtare janë te dhëna te rëndësishme.

Neni 9
Statusi dhe financimi i INSTAT-it

1. INSTAT -i është person juridik publik.
2. Organet drejtuese te INSTAT-it janë:
a) Këshilli i Statistikave;
b) Drejtori i Përgjithshëm.
3. Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri me propozimin e
Këshillit te Statistikave.
4. Nëpunësit e INSTAT-it, specialistet dhe drejtuesit gëzojnë statusin e nëpunësit civil,
ndërsa për punonjësit e tjerë zbatohen dispozitat e Kodit te Punës.
Rekrutimi i nëpunësve te INSTAT-it behet sipas rregullave te përcaktuara ne ligjin nr.8549
date 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil" .
5. Punonjësit ekzistues te Institutit te Statistikave, te cilët ne datën e hyrjes ne fuqi te këtij ligji, punojnë ne vende pune qe konsiderohen pjese e shërbimit civil, janë nëpunës ne periudhe prove për 1 vit.
6. INSTAT-i financohet nga Buxheti i Shtetit, nga ushtrimi i veprimtarisë, nëpërmjet pagesës për botime e shërbime, nëpërmjet projekteve, si dhe nga çdo e ardhur tjetër e ligjshme qe mund te shërbejë si burim për rritjen e te ardhurave.

Neni 10
Këshilli i Statistikave

1. Këshilli i Statistikave përbehet nga njëmbëdhjete anëtarë qe emërohen nga Këshilli i
Ministrave.
2. Rregulla te hollësishme për kriteret dhe procedurat e përfaqësimit, përzgjedhjes, emërimit e shkarkimit te anëtareve, si dhe rregullat e funksionimit te Këshillit te Statistikave miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 11
Roli dhe detyrat e Këshillit te Statistikave

1. Këshilli i Statistikave duhet te mbikëqyre dhe te mbështesë INSTAT-in ne rolin e tij për te siguruar se programi është hartuar ne përputhje me parimet themelore te Kombeve te Bashkuara për statistikat zyrtare. Për te plotësuar këtë rol, përveç veprimtarive te tjera, te përcaktuara ne këtë ligj, ai kryen detyrat e mëposhtme:
a) miraton projektprogramin, ndryshimet e tij dhe nëpërmjet Kryeministrit ose ministrit ia
paraqet për miratim Kuvendit;
b) miraton planin strategjik pesëvjeçar te INSTAT-it, i cili përfshin masat për realizimin e
programit;
c) miraton planveprimin njëvjeçar te INSTAT-it;
ç) miraton projektbuxhetin vjetor;
d) miraton projektstrukturen organizative te INSTAT-it;
dh) miraton raportin vjetor te INSTAT-it;
e) shqyrton raportet e shkurtra katermujore te ecurisë ne zbatimin e programit, te paraqitura nga Drejtori i Përgjithshëm.
2. Këshilli i Statistikave, për te përmbushur rolin e tij:
a) diskuton drejtpërdrejt me drejtuesit e strukturave, qe merren me statistikat, ne ministri dhe agjencitë e tjera statistikore për çështje qe kërkojnë mbështetjen ose veprimin e agjencive, për te siguruar qe çdo statistike zyrtare te përmbushë standardet profesionale;
b) përgatit ose dorëzon raporte ne Këshillin e Ministrave qe kërkojnë vendimin e këtij
këshilli për te siguruar qe çdo statistike zyrtare te përmbushë standardet profesionale;
c) kërkon vlerësim, llogaritje ose kontroll te pavarur nga eksperte te jashtëm për një fushe te
caktuar te statistikave zyrtare. Kostoja për këto veprimtari do te mbulohet nga buxheti i INSTAT-it.

Neni 12
Detyrat e Drejtorit te Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it:
a) përgatit propozime për t'u miratuar nga Këshilli i Statistikave mbi strukturën organizative
te INSTAT-it ose për ta ndryshuar atë, sipas shkronjës "d" te pikës 1 te nenit 11 te këtij ligji;
b) propozon emërimin e stafit ne nivel drejtori, për t'u miratuar nga Këshilli i Statistikave;
c) përfaqëson INSTAT-in ne marrëdhëniet me te tretet;
ç) përgatit çdo vit propozimet për modifikime ne program, te cilat paraqiten për miratim ne
Këshillin e Statistikave;
d) miraton emërimin e shefit te departamentit te statistikave te çdo agjencie statistikore;
kriteri për miratim duhet te jete kompetenca profesionale e personit te propozuar;
dh) ndjek te gjitha mbledhjet e Këshillit te Statistikave dhe merr pjese ne diskutim, por pa
te drejte vote;
e) zbaton detyra te tjera qe përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 13
Detyrat dhe misioni i agjencive te tjera

1. Agjencitë statistikore shqiptare dhe institucionet qendrore e vendore, te cilat kontribuojnë për statistikat për t'i përfshirë ato ne program, do t'i sigurojnë INSTAT-it te gjitha dokumentet dhe te dhënat e nevojshme, për ta lejuar atë te përmbushë detyrimet, sipas shkronjës "b" te pikës 1 te nenit 8 te këtij ligji.
2. Te gjitha agjencitë statistikore:
a) i japin INSTAT-it çdo te dhëne te kërkuar, ne përputhje me shkronjën "a" te pikës 2 te
nenit 8 te këtij ligji;
b) përmbushin te gjitha detyrimet e vena ne program;
c) njoftojnë INSTAT-in për kontaktet e tyre me agjencitë ndërkombëtare, për çështje qe lidhen me statistikat.
3. Te gjitha institucionet qendrore dhe vendore i japin INST AT-it te drejtën e hyrjes ne regjistrat, skedarët e te dhënave dhe te dhënat e mbledhura, te përpunuara dhe ruajtura, sipas përgjegjësive përkatëse, ne masën qe është e nevojshme për nxjerrjen e statistikave, duke shmangur ngarkesat ne përgjigje për njësitë statistikore.
4. Nuk do te behet asnjë pagese nga INSTAT - i për çdo lloj detyre te ndërmarre nga agjencitë e tjera, ne lidhje me pikat 1, 2 dhe 3 te këtij neni.

Neni 14
Te drejtat dhe detyrimet e njësive statistikore

1. Njësitë statistikore, te kërkuara për te siguruar te dhëna për nxjerrjen e statistikave zyrtare brenda programit, njoftohen për qëllimin dhe synimin e vrojtimit, për te drejtat dhe detyrimet e tyre dhe masat qe duhet te merren për te siguruar konfidencialitetin statistikor.
2. Njësitë statistikore, te kërkuara për te dhëne njoftim për programin si: ndërmarrjet, institucionet, personat fizike dhe juridike, do t'i japin te dhënat e kërkuara, tërësisht dhe me
vërtetësi, INSTAT-it ose agjencive te tjera statistikore, te përmendura ne program. Te dhënat do te sigurohen pa pagese, ne formën dhe kohen e kërkuar.

Neni 15
Konfidencialiteti

1. Te dhënat e nxjerra nga burimet e disponueshme publikisht nuk do te vlerësohen konfidenciale.
2. Te dhënat e mbledhura, te përpunuara dhe te ruajtura për nxjerrjen e statistikave zyrtare do te trajtohen si konfidenciale nga INSTAT -i, agjencitë statistikore dhe çdo organizate ose person i caktuar prej tyre, kur këto te dhëna bëjnë qe njësitë statistikore te identifikohen drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke zbuluar te dhëna individuale, qe nuk janë bere publike për arsye te tjera.
3. Një njësi statistikore identifikohet drejtpërdrejt nga emri, adresa ose ndonjë numër identifikimi i njohur zyrtarisht. INSTAT-i dhe agjencitë statistikore duhet t'i heqin identifikuesit e drejtpërdrejtë sa me shpejt qe te jete e mundur.
4. Identifikimi i tërthortë është mundësia për te kuptuar identitetin e një njësie statistikore, me përjashtim te rastit te te dhënave te pikës 3 te këtij neni. Për te përcaktuar nëse një njësi statistikore është tërthorazi e identifikueshme, do te merren parasysh te gjitha masat e arsyeshme për identifikimin e njësisë statistikore ne fjale. Për mbrojtjen e identifikimit, përfshihen ne total te paktën tri njësi dhe pjesa e një njësie nuk duhet te kaloje 85 për qind te totalit.
5. Te gjitha te dhënat individuale te mbledhura nga njësia statistikore për nxjerrjen e statistikave zyrtare do te përdoren vetëm për qëllime statistikore. Këto te dhëna do te botohen vetëm bashkërisht dhe nuk do te përdoren për te marre ndonjë vendim administrativ, duke përfshirë këtu vendime për kontrollin fiskal ose hetime juridike.
6. E drejta e hyrjes ne te dhënat konfidenciale do te kufizohet për personat, te cilët, gjate kryerjes se detyrave, kontribuojnë ne nxjerrjen e statistikave zyrtare. E drejta e hyrjes do te shtrihet ne masën qe për këto te dhëna është i nevojshëm për nxjerrjen e statistikave ne fjale. E drejta e hyrjes për qëllime kërkimore-shkencore do te kufizohet ne përputhje me piken 7 te këtij neni.
7. E drejta e hyrjes ne te dhënat konfidenciale për projekte kërkimore-shkencore mund te jepet nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it për një periudhe te kufizuar, duke siguruar se te dhënat nuk lejojnë identifikimin e drejtpërdrejtë. Marrësi duhet te nënshkruajë një kontrate me INSTAT-in, sipas se cilës:
a) sigurohet se rezultati i parashikuar nuk u referohet njësive te identifikueshme ose nuk
lejon identifikimin e tërthortë;
b) sigurohet standardi i mbrojtjes se te dhënave konfidenciale, brenda projektit te kërkimit.
c) ka një detyrim te zhduke menjëherë te dhënat, sapo projekti përfundon, duke njoftuar me
shkrim INSTAT-in për këtë veprim.
8. Statistikat zyrtare nuk mund t'u jepen përdoruesve, duke zbuluar te dhëna konfidenciale. Për te ndihmuar mbrojtjen kundrejt identifikimit, totali do te përfshijë te paktën tri njësi dhe pjesa e një njësie ne total nuk duhet te kaloje normalisht 85 për qind te totalit. Përjashtim nga ky rregull bën informacioni rreth gjendjes ekonomike i mbledhur nga ndërmarrjet dhe agjentet ekonomike, i cili mund te shpërndahet edhe kur rezultatet nuk përmbushin kërkesat e fjalisë se dyte te këtij paragrafi, ne rastet kur është e nevojshme për te siguruar një informacion te rëndësishëm te parashikuar ne programin e statistikave zyrtare.
9. INSTAT-i dhe agjencitë statistikore Marrin te gjitha masat e duhura teknike, organizative dhe te sigurimit për mbrojtjen nga çdo hyrje, zbulim ose përdorim i paligjshëm i te dhënave konfidenciale.

Neni 16
Lidhja e statistikave zyrtare me te dhënat administrative

1. INSTAT - i përcakton metodologjitë statistikore te përdorura për prodhimin e statistikave
administrative.
2. INSTAT-i bën publike dhe funksionale udhëzimet mbi standardet profesionale ne
nxjerrjen e statistikave zyrtare.
3. INSTAT-i vihet ne dijeni për çdo vrojtim statistikor, duke përfshirë dhe ato qe janë jashtë
programit, te cilat do te ndërmerren nga çdo agjenci statistikore ose institucion qendror apo vendor.
4. INSTAT-i ka te drejte te marre dhe te përdorë statistikat administrative dhe detyrohet t'i shpërndajë ato, sipas programit te statistikave zyrtare. Prodhuesit e statistikave administrative duhet te transmetojnë këto statistika me kërkesën e INSTAT-it.

Neni 17
Shpërndarja e statistikave

1. Statistikat zyrtare shpërndahen ne mënyrë qe te gjithë përdoruesit te kenë te drejte te
menjëhershme dhe te barabarte.
2. Për t'ia dhënë përdoruesit statistikat zyrtare përdoren te gjitha format e mundshme te
medies.
3. INSTAT-i dhe agjencitë statistikore, duke pasur ne program përgjegjësitë për shpërndarjen, kërkojnë te përmbushin çdo kërkesë te çdo organizate ose individi, për te dhëna te pabotuara ose analiza te veçanta.
4. INSTAT-i dhe te gjitha agjencitë statistikore, qe përdorin tarifa për shërbime ne
shpërndarjen e te dhënave, duhet t'i publikojnë ato.

Neni 18
Kundërvajtjet administrative dhe gjobat

1. Ne kuptim te këtij ligji, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobe shkeljet e mëposhtme:
a) mospërmbushja e detyrimeve, te vendosura ne piken 2 te nenit 14, dënohet me gjobe deri ne 5 000 leke. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 5 000 leke deri ne 25 000 leke për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit te institucionit;
b) moszbatimi ose shkelja e kërkesave te konfidencialitetit, te përcaktuar ne nenin 15 nga nëpunësi, përfshirë këtu dhe koha kur ai ka lënë detyrën, ose nga një pale e trete, se cilës i është dhënë e drejta për qëllime kërkimore dënohet me gjobe nga 20 000 leke deri ne 25 000 leke.
2. Gjobat vendosen nga:
a) drejtuesi i strukturës përkatëse te këtij institucioni, kur te dhënat janë kërkuar nga INSTAT-i;
b) drejtuesi i agjencisë statistikore, kur te dhënat janë kërkuar nga agjencia statistikore;
c) drejtuesi i strukturës përkatëse te këtij instituti, kur personi është punonjës ose ish punonjës i INSTAT-it ose një pale e trete;
ç) drejtuesi i agjencisë statistikore, kur personi është punonjës ose ish- punonjës i agjencisë
statistikore.
3. Kundër vendimit te gjobës mund te behet ankim te Drejtori i Përgjithshëm brenda 10 ditëve nga data e shpalljes ose e botimit te gjobës, i cili duhet te përgjigjet brenda 30 ditëve. Kundër vendimit te Drejtorit te Përgjithshëm, ose kur ai nuk përgjigjet, personi i interesuar mund t'i drejtohet gjykatës brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga mospergjigjja.

Neni 19
Dispozita te fundit

Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe, brenda 1 viti nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, te nxjerre aktet nënligjore, ne përputhje me parimet e përgjithshme, te parashikuara ne nenin 10 pikat 1 dhe 2 te këtij ligji.

Neni 20

Ligji nr.7687, date 16.3.1993 "Për statistikën ne Republikën e Shqipërisë", si dhe çdo dispozite tjetër, qe bie ne kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 21

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4157, date 2.3.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 402050004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as