marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Ligji minerar i Shqipërisë
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7796
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 17.02.1994
Data e aprovimit te Aktit: 17.02.1994
Numri i neneve: 113
Numri i fletores zyrtare: 2
Data e fletores zyrtare: 18.03.1994
Aktiviteti: Miniera,Komision Industri,Transport,Puneve,Tregti
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky është ligji minerar i Shqipërisë. Përmbajta e ligjit është si më poshtë: -Emërtimi dhe fusha e përdorimit të tij -Parime të përgjithshme -Autoriteti i shtetit dhe të drejtat minerare -Grupimi i mineraleve -Administrimi -Ndërmarrjet minerare shtetërore -Të drejtat minerare për grupet 1, 2 dhe 3 të mineraleve -Të drejtat minerare për grupin e 4-t të mineraleve dhe materialeve të ndërtimit -Grupi i 5 dhe 6 i mineraleve -Marrëdhëniet ndërmjet zotëruesve të lejeve minerare dhe pronarëve të sipërfaqjes së tokës -Detyrime të përgjithshme të zotëruesit të lejes minerare -Përfitimet specifike për të nxitur investimet private -Regjistri i lejeve minerare -Masat ndërshkuese që merren në rastet kur kryhen aktivitete minerare pa leje të vlefshme minerare; e drejta e ministrit për të hequr të drejtën minerare -Të ndryshme
Amendamente
1 Për rezervat ujore.
2 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore".
3 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore", ndryshuar me ligjin nr. 8605, datë 20.4.2000.
Akte te ngjashem
1 Për rezervat ujore.
2 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7796, date 17.02.1994 "Ligji Minerar i Shqiperise"
3 Për realizimin dhe paraqitjen e kontratave të sigurimit, për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë.
4 PËR SIGURIMIN E PUNONJËSVE, TË PUNËSUAR NË VEPRIMTARINË MINERARE, NGA AKSIDENTET NË PUNË
5 PËR SIGURIMIN E PUNONJËSVE, TË PUNËSUAR NË VEPRIMTARINË MINERARE, NGA AKSIDENTET NË PUNË
6 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7796, datë 17.02.1994 "Ligji minerar i Shqipërisë", të ndryshuar
7 PËR KRITERET, QË DUHET TË PLOTËSOJNË PERSONAT, FIZIKË DHE JURIDIKË, PËR T’U PAJISUR ME LEJE PROFESIONALE, PËR PROJEKTIMIN, KONSULENCËN, VLERËSIMIN, MONITORIMIN DHE DREJTIMIN TEKNIK TË VEPRIMTARISË SË SHFRYTËZIMIT TË BURIMEVE MINERARE
8 Për përmbajtjen e “Studimit Tekniko-Ekonomik dhe Projektit të Shfrytëzimit”, për mineralet e grupit 1, 2 dhe 3, shfrytëzimi me karrierë
9 Për përmbajtjen e ”Studimit Tekniko-Ekonomik dhe Projektit të Shfrytëzimit”, për mineralet e grupit 1, 2 dhe 3, shfrytëzimi me nëntokë
10 Për përmbajtjen e “Studimit Tekniko-Ekonomik dhe Projektit të Shfrytëzimit”, për mineralet e grupit 4
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: L I G J

Nr.7796, datë 17.2.1994

LIGJI MINERAR I SHQIPERISE


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë
29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e
Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KAPITULLI I

EMERTIMI DHE FUSHA E PERDORIMIT TE TIJ

Neni 1

Ky është ligji minerar i Shqipërisë (1994).

Neni 2

Fusha e shtrirjes së këtij ligji është gjithë territori i
Republikës së Shqipërisë duke përfshirë dhe pjesët nënujore dhe
nëntokësore që janë në juridiksionin e saj.

KAPITULLI II

PARIME TE PERGJITHSHME

Neni 3

Në këtë ligj, nëse nuk thuhet ndryshe në kontekst:
"Shtet" nënkupton: Republikën e Shqipërisë.
"Ministër" nënkupton: Anëtarin e Këshillit të Ministrave,
i cili për kohën që mban këtë post është përgjegjës për
industrinë minerare.
"Ministri" nënkupton: Ministrinë që mbulon industrinë
minerare.
"Person" nënkupton: Një person juridik ose fizik.
"Mineral" nënkupton: Çdo substancë në gjendje të ngurtë,
të lëngët dhe të gaztë , që ndodhet në trajtë natyrale mbi ose
nën tokë, në ose nën ujë,në sterile dhe që është formuar prej
proceseve gjeologjike, duke përjashtuar këtu naftën, që është në
gjendje të lëngët, gazin natyror, që është në gjendje të gaztë
dhe ujin, por duke përshirë rërën, gurët, shkëmbijtë, zhavorrin
dhe argjilat.
"Minierë" nënkupton:
1. Çdo gërmim mbi ose nën tokë duke përfshirë edhe pjesët
nën ujë dhe sterilet, si dhe çdo shpim ose pus kërkim-zbulimi, i
cili është në punë ose jo i bërë për qëllim kërkimi ose
shfrytëzimi të mineralit.
2. Çdo vend ku shfrytëzohet një pasuri minerare, duke
përshirë këtu zonën minerare dhe të gjitha ndërtesat, strukturat,
makineritë, dambat, rrugë ose objekte të tjera të vendosura në
një zonë të tillë, të cilat përdoren ose kanë si qëllim të
përdoren për kërkimin, përfitimin, shfrytëzimin ose përpunimin e
një minerali të tillë.
"Nëntokë" në lidhje me një minierë nënkupton: Çdo vend në
një minierë që ndodhet nën sipërfaqen natyrore të tokës, i cili
lidhet me sipërfaqen e tokës me anën e një pusi vertikal,
traverbanku, pusi qorr, tuneli, dishenteri ose një kombinimi të
tyre.
"Karierë" nënkupton: Çdo vend (përveç minieres
nëntokësore) ku nxirren materiale ose minerale direkt nga
sipërfaqja me anë të gërmimit ose mënyrave të tjera për të
siguruar materiale për ndërtim, tregti, për qëllime industriale
ose përpunuese.
"Shfrytëzim minerali" nënkupton: Kryerjen e çdo gërmimi,
shpimi apo pusi kërkimi sipas paragrafit 1 të këtij neni ose
shfrytëzimi i çdo vendburimi minerar me çfarëdo lloj mënyre, me
qëllim nxjerrjen e një minerali, duke përfshirë kërkimin dhe
zbulimin brenda një trupi minerar.
"Përpunim" në lidhje me një mineral nënkupton: Përpunimin
e mineralit deri në produkt të gatshëm duke përfshirë nxjerrjen,
proceset e pasurimit, rafinimin, kalçinimin, shkrirjen,
gazifikimin e tij etj.
"Leje minerare" nënkupton: Një leje, të dhënë në përputhje
me këtë ligj për t'u futur në aktivitetet që lidhen me kërkimin,
zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve.
"Marrëveshje lehtësuese" nënkupton: Një marrëveshje
ndërmjet zotëruesit të lejes dhe Ministrit në përputhje me nenin
44.
"Interes publik" nënkupton: Diçka ku shoqëria, njerëzit në
përgjithësi, kanë disa interesa financiare, të cilat ndikojnë në
të drejtat ose mundësitë legale të tyre.
"Renta e pasurisë minerare" (Royalty) nënkupton: Pagesën
në përqindje të vlerës së mineralit të shitur që i paguhet
shtetit.
"Datë efektive" nënkupton datën në të cilën leja
nënshkruhet nga Ministri.

Neni 4

Ky ligj përcakton marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe
personave juridikë dhe fizikë me qëllim që të përftohen të
drejtat minerare dhe të ekzekutohen aktivitetet minerare. Të
përjashtuar nga zbatimi i këtij ligji janë nafta që është në
gjendje të lëngët, gazi natyror që është në gjendje të gaztë dhe
ujrat.

Neni 5

Të gjitha të drejtat minerare të siguruara në përputhje me
këtë ligj dhe ushtrimi i çdo aktiviteti minerar në Shqipëri duhet
të mbështeten në legjislacionin shqiptar.

Neni 6

Aktivitetet e kryera në përputhje me të drejtat minerare
deklarohen të jenë për interes publik me qëllim që të mundësohet
përdorimi i tokës.

Neni 7

Shteti nxit zhvillimin dhe modernizimin e sektorit minerar
në Shqipëri, në kushtet e ekonomisë së tregut, të bazuar në
konkurencën dhe në iniciativën e lirë.


KAPITULLI III

AUTORITETI I SHTETIT DHE TE DREJTAT MINERARE

Neni 8

Të gjitha mineralet që ekzistojnë në trajtë natyrore në
territorin ku vepron ky ligj, pavarësisht nga origjina e tyre,
forma ose gjendja fizike, nën ose mbi sipërfaqen e tokës, në
thellësi ose në ujrat, janë pasuri të patundshme të shtetit, i
cili përfaqësohet nga Ministria përkatëse.

Neni 9

Shteti u jep të drejtat minerare në përputhje me këtë ligj
personave fizikë ose juridikë vendas ose të huaj, duke i lejuar
zotëruesit të së drejtës minerare të kryej aktivitetet minerare.
Asnjë person nuk mund të ushtrojë aktivitet minerar përveç
atyre që zotërojnë të drejtat e siguruara nga ky ligj.

Neni 10

Kur Ministri ose i autorizuari prej tij, gjykon që dhënia
e të drejtave minerare në përputhje me këtë ligj mund të ndikojë
seriozisht dhe të ketë kontradita me banorët e rajonit përkatës,
përpara se të japë ndonjë të drejtë të tillë duhet të konsultohet
me autoritetet përkatëse lokale.

Neni 11

Çdo e drejtë minerare e dhënë përpara hyrjes në fuqi të
këtij ligji, të ushtrohet në përputhje me këtë ligj.

Neni 12

Një leje minerare është një e drejtë e paprekshme, e
dallueshme dhe e pavarur nga e drejta e pronarit të tokës. Duke
qenë objekt i miratimit të dhënë me përpara me shkrim nga
Ministri, të drejtat që rrjedhin nga leja minerare mund të
transferohen dhe mund të jepen me kushte. Ndërtimet dhe
instalimet e tjera, që ndikojnë në operacionet kryesore
konsiderohen si aktivitete ndihmëse të patundshme të së drejtës
minerare.

Neni 13

Asnjë e drejtë minerare nuk autorizon zotëruesin e saj që
të përdorë nëntokën, puset, traverbanket, galeritë, shpimet ose
punimet e tjera nëntokësore për ndonjë qëllim tjetër i cili nuk
është specifikuar në lejen e dhënë. Përdorimi i nëntokës ose
punimeve nëntokësore për depozitimin, hedhjen e mbeturinave
toksike, radioaktive ose mbeturinave të tjera të kësaj natyre
është i ndaluar.
Çdo pasuri kulturore, monetare, historike, arkeologjike
etj., që gjendet në zonën e lejuar për kryerjen e aktiviteteve
minerare është pronë e shtetit dhe i përkasin shtetit. Zotëruesi
i lejes minerare, në rast se gjen pasuritë e mësipërme njofton
menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Minierave.

KAPITULLI IV

GRUPIMI I MINERALEVE

Neni 14

Për qëllim të këtij ligji, mineralet janë ndarë në grupet
e mëposhtme:
a. Grupi i parë - Mineralet metalore
b. Grupi i dytë - Mineralet jometalore
c. Grupi i tretë - Qymyret dhe bitumet
d. Grupi i katërt - Mineralet dhe materialet për
ndërtim
e. Grupi i pestë - Gurët e çmuar
f. Grupi i gjashtë - Gurët gjysëm të çmuar
Mineralet që i përksin secilit grup janë shënuar në
tabelën A, e cila është pjesë përbërëse e këtij ligji.

KAPITULLI V

ADMINISTRIMI

Neni 15

Ministri është autoriteti kompetent për të vepruar në emër
të shtetit për ekzekutimin e këtij ligji.

Neni 16

Për t'i shërbyer zbatimit të dispozitave të këtij ligji në
fushën e aktiviteteve minerare në Shqipëri krijohet Drejtoria e
Përgjithshme e Minierave.
Institucionet kërkimore dhe shkencore të industrisë
minerare sigurojnë konsulencë, oponencë dhe asistencë teknike për
Ministrin dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Minierave në aspekte
të veçanta të industrisë minerare, që janë brenda fushës së
veprimtarisë së tyre.

Neni 17

Ministri në zbatim të këtij ligji nxjerr aktet e nevojshme
nënligjore.

KAPITULLI VI

NDERMARRJET MINERARE SHTETERORE

Neni 18

Në përputhje me dispozitat e këtij ligji të gjitha
bashkësitë ekonomike, ndërmarrjet shtetërore që veprojnë jashtë
tyre, të përfshira në aktivitetet minerare, operojnë të pavarura
dhe trajtohen në të gjitha aspektet njëlloj si sektori privat.

Neni 19

Shteti me akte ligjore synon që zonat dhe aktivitetet për
të cilat bashkësitë ekonomike dhe ndërmarjet minerare shtetërore
që veprojnë jashtë tyre, të privatizohen.

Neni 20

Kontributi i ndërmarrjes minerare shtetërore në procesin e
privatizimit të vlerësohet në bazë të vlerës së tregut, si për të
drejtat edhe për pasuritë që i takojnë ndërmarrjes në kohën e
transferimit të kapitalit.
Mënyra e vlerësimit të pasurisë minerare të ndërmarrjes
minerare shtetërore përcaktohet në bazë të rregullores.

KAPITULLI VII

TE DREJTAT MINERARE PER GRUPET 1,2 DHE 3 TE MINERALEVE

A) LEJA E KERKIMIT

Neni 21

Pas kërkesës së personit Ministri mund t'i japë këtij një
leje kërkimi, forma e së cilës përshkruhet në rregullore. Pas
kësaj zotëruesi i lejes ka të drejtën eksluzive të kërkojë brenda
zonës së lejuar për shfaqje të mineraleve.

Neni 22

Zona e lejuar për kërkim nuk duhet të kalojë 400 km2, të
jetë një e tërë dhe nuk duhet të mbulojë ndonjë zonë e cila është
objekt i një leje tjetër kërkimi, një leje zbulimi ose një leje
shfrytëzimi e dhënë në përputhje me këtë ligj, me përjashtim të
rasteve kur zotëruesi i një lejeje të tillë ekzistuese jep më
parë pëlqimin e tij me shkrim.

Neni 23

Afati maksimal do të jetë një vit dhe nuk është objekt i
një shtyrjeje tjetër në kohë.

Neni 24

Një person mund të mbajë më shumë se një leje kërkimi
njëkohësisht.

Neni 25

Kërkesa për një leje kërkimi duhet të përmbajë:
a. Emrin dhe adresën e kërkuesit.
b. Specifikime të burimeve financiare dhe aftësive teknike
që i vlejnë kërkuesit për marrjen e lejes, si dhe eksperiencën e
tij në fushën e industrisë minerare.
c. Një përshkrim të zonës që kërkohet, duke përfshirë dhe
një hartë.
d. Specifikimet e programit të kërkimit të propozuar për
t'u kryer, metodat e propozuara të punës, një vlerësim i kostove
dhe afateve të kryerjes së programit.

Neni 26

Brenda gjashtëdhjetë ditësh pas marrjes së kërkesës,
Ministri duhet të njoftojë kërkuesin për vendimin e tij në lidhje
me kërkesën e të interesuarit për leje kërkimi.

Neni 27

Leja e kërkimit i jep zotëruesit të saj këto të drejta:
a. Hyrjen në zonën e lejuar me punonjësit, mjetet,
makineritë, pajisjet që janë të nevojshme ose të domosdoshme për
kryerjen e kërkimit të mineraleve mbi ose nën tokë;
b. Kërkimin e mineraleve, kryerjen e operacioneve dhe
punimeve të nevojshme, me kusht që zotëruesi i lejes nuk mund të
angazhohet në shpim, gërmim ose në teknika të tjera nëntokësore
për të cilat ai nuk është i autorizuar sipas lejes së tij të
kërkimit për përdorimin e këtyre teknikave;
c. Nxjerrjen dhe lëvizjen e mostrave minerale nga toka në
sasi jo komerciale, por vetëm për studime.

Neni 28

Përveç kushteve të tjera të detyruara në lejen e kërkimit,
çdo leje kërkimi është objekt i pikave të mëposhtme:
a. Zotëruesi i lejes duhet të raportojë shpejt me shkrim
tek Ministri mbi gjetjen e të gjithë mineraleve me interes
ekonomik;
b. Të gjitha prishjet e sipërfaqes së tokës që janë bërë
gjatë kërkimit duhet të sillen në gjendjen e mëparshme, e cila
quhet e kryer pasi është miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e
Minierave;
c. Zotëruesi i lejes duhet të marrë gjithë masat e
nevojshme për të parandaluar dëmtimin e bimësisë ose pasurive të
tjera.

Neni 29

Zotëruesi i lejes, në kohë dhe në mënyrë të përcaktuar në
bazë të rregulloreve, i raporton Drejtorisë së Përgjithshme të
Minierave mbi punën e bërë në zonën e kërkimit, shpenzimet dhe
rezultatet.Një pjesë përfaqësuese e kampionit gjeologjik të marrë
nga ai i jepet Drejtorisë së Përgjithshme të Minierave së bashku
me rezultatet e të gjitha provave dhe trajtimeve që i janë bërë
kampionit.

B) LEJA E ZBULIMIT

Neni 30

Ministri, pas kërkesës së personit që konsiderohet se ka
burime të mjaftueshme financiare, teknike dhe eksperiencë
minerare, mund t'i japë këtij kërkuesi një leje zbuluese, që i
garanton atij të drejtën ekskluzive të zbulojë mineralet e
specifikuara në zonën e tij të lejuar.
Forma e lejes së zbulimit përcaktohet sipas rregulloreve.

Neni 31

Kërkesa për një leje zbuluese duhet të përmbajë:
a. Emrin dhe adresën e kërkuesit;
b. Eksperiencën e tij në zbulimin e mineraleve;
c. Burimet ekzistuese financiare dhe teknike, që i vlejnë
kërkuesit të lejes së zbulimit për marrjen e saj;
ç. Zonën e propozuar për leje duke përfshirë dhe një hartë
të saj;
d. Minerali ose grupet e mineraleve (Grupi i 1,2 ose 3)
për të cilët kërkohet leja;
dh. Mënyra e propozuar e zbulimit;
e. Programi i propozuar i punës dhe një plan pune me
afatet së bashku me shpenzimet e parashikuara që do të kryhen për
realizimin e tij, si dhe një program minimal pune, i cili duhet
të jetë i garantuar nga një garantues që miratohet nga Ministri.

Neni 32

Zotëruesi i një leje kërkimi do të ketë përparësi ndaj
kërkuesve të tjerë për një leje zbulimi që ndodhet në zonën e tij
të lejuar të kërkimit, gjatë afatit të lejes së tij të kërkimit
dhe për një periudhë prej tridhjetë ditësh pas skadimit të saj,
me kusht që Ministrit t'i plotësohen nga kërkuesi i lejes pikat
(b), (c), (dh), (e) të nenit 31.

Neni 33

Ministri brenda gjashtëdhjetë ditëve pas marrjes së
kërkesës, duhet të njoftojë kërkuesin e lejes së zbulimit për
vendimin e tij në lidhje me këtë kërkesë.

Neni 34

Afati fillestar i lejes së zbulimit është dy vjet dhe
bëhet objekt i tre shtyrjeve, secila nga një vit nëse kërkohet
nga zotëruesi i lejes. Kërkesa për shtyrje afati duhet të
paraqitet së paku 30 ditë para mbarimit të periudhës
së mëparshme.
Këto shtyrje në afat do të jepen nëse Ministri
vlerëson se zotëruesi i lejes së zbulimit ka plotësuar më parë
detyrimet financiare në përputhje me lejen që i është dhënë dhe
paraqet një program pune bindës për vazhdimin e mëtejshëm të
zbulimit.
Neni 35

Brenda nëntëdhjetë ditëve pas datës efektive të lejes së
zbulimit zotëruesi i saj duhet të fillojë punimet në teren.

Neni 36

Zona maksimale e lejuar në një leje zbulimi është 200 km2
dhe një e tërë. Ajo nuk duhet të mbulojë zona që janë objekt i
licencave kërkimore, të zbulimit ose të shfrytëzimit të personave
të tjerë, me përjashtim të rastit kur Ministri dhe zotëruesit e
tjerë të lejeve bien dakord që leja e re nuk do të ndikojë në të
drejtat e kontratave ekzistuese.

Neni 37

Një zotërues i lejës së zbulimit mund të ketë më shumë se
një të tillë njëkohësisht.

Neni 38

Zotëruesi i lejes së zbulimit duhet të lërë pjesë të zonës
së tij të lejuar të zbulimit në mënyrë progresive në përputhje me
afatet.
a. Deri në fund të afatit fillestar zotëruesi lë së paku
40% të zonës së lejuar fillestare.
b. Deri në fund të shtesës së parë në afat prej një viti
zotëruesi le së paku 50% të zonës së lejuar fillestare.
c. Deri në fund të shtesës së dytë në afat prej një viti
zotëruesi le së paku 70% të zonës së lejuar fillestare.
d. Deri në fund të shtesës së tretë prej një viti (deri në
fund të vitit të pestë) le të gjitha pjesët e zonës së lejuar
fillestare që nuk mbulohen nga një leje shfrytëzimi minerar.

Neni 39

Çdo shtesë një vjeçare të kërkuar nga zotëruesi i lejes së
zbulimit duhet të miratohet nga Ministri si kusht për zgjatjen e
lejes së zbulimit. Pas këtij miratimi zyrtar nga Ministri
zotëruesi i lejes ka të drejtë të vazhdojë zbulimin.

Neni 40

Zotëruesi i lejes së zbulimit duhet t'i paguajë shtetit
një pagesë vjetore për zonën e tij të zbulimit. Kjo pagesë
paguhet në datën efektive të dhënies së lejes së zbulimit dhe në
çdo vit në këtë datë efektive në varësi të km2 të përfshirë në
zonën e lejuar të tij të zbulimit në kohën e pagimit të kësaj
pagese. Pagesa vjetore që përfshin zonën e zbulimit duhet
specifikuar në lejen e zbulimit dhe është ekuivalenti në lekë i
300 frangave zviceriane në momentin e pagesës.

Neni 41

Leja e zbulimit i jep zotëruesit të saj këto të drejta:
a. Të futet në zonën e lejuar me punonjës, mjete, makineri
dhe pajisje të nevojshme për qëllim zbulimi të mineraleve mbi ose
nën tokë.
b. Të zbulojë minerale dhe të kryejë punë të tilla të
nevojshme për këtë qëllim, siç mund të jenë puse kërkimi,
transhe, bira me dimensione të vogla dhe të mëdha, si dhe punime
kërkimi mbi ose nën tokë.
c. Të nxjerrë, të lëvizë dhe të eksportojë nga zona e
lejuar provat e mineraleve në sasi jo komerciale për qëllime
studimore.

Neni 42

Zotëruesi i lejes së zbulimit duhet të bëjë regjistrim të
plotë dhe të detajuar të punës së kryer për zbulimin e mineraleve
dhe operacioneve të tjera në përputhje me lejen e tij të zbulimit
dhe këto regjistrime të jenë në çdo moment të vlefshme për
inspektim në Shqipëri nga organet kompetente të përcaktuara nga
Ministri.
Zotëruesi i lejes së zbulimit pajis Drejtorinë e
Përgjithshme të Minierave me kopjen e një informacioni të tillë
që lidhet me zbulimin dhe operacionet e tjera të kryera nga ai
sipas kërkesës së saj.
Detyrimet e neneve 28 dhe 29 zbatohen dhe për zotëruesin e
lejes së zbulimit.

Neni 43

Zotëruesi i lejes së zbulimit ka të drejtë që gjatë afatit
të kësaj leje, pjesë të zonës së tij të lejuar të zbulimit t'i
konvertojë në një ose më shumë leje shfrytëzimi duke i
përjashtuar këto pjesë nga detyrimet e lejes së zbulimit.
Kërkesa për një leje shfrytëzimi plotësohet në përputhje
me nenin 45.

C) LEJA E SHFRYTEZIMIT

Neni 44

Ministri, pas kërkesës së personit që konsiderohet se ka
burime të mjaftueshme financiare, teknike dhe eksperince
minerare, mund t'i japë këtij kërkuesi një leje shfrytëzimi që i
garanton atij të drejtën ekskluzive të shfrytëzojë një ose më
shumë minerale të specifikuara në zonën e tij të lejuar.
Dokumenti i lejes së shfrytëzimit përcaktohet sipas rregulloreve.
Ministri është i autorizuar të negociojë dhe të hyjë në
tratativa për nënshkrimin e një marrëveshjeje lehtësuese me
zotëruesin e lejes.
Një marrëveshje e tillë miratohet nga Këshilli i
Ministrave kur është në kompetencë të tij dhe nga Kuvendi
Popullor për lehtësira që nuk parashikohen në legjislacionin në
fuqi.

Neni 45

Kërkesa për një leje shfrytëzimi duhet:
a. Të ketë emrin dhe adresën e kërkuesit.
b. Të specifikojë zonën për të cilën kërkohet leja e
shfrytëzimit, duke përfshirë këtu dhe një hartë.
c. Të specifikojë mineralin ose mineralet në grupet 1,2
ose 3 për të cilët kërkohet leja e shfrytëzimit.
ç. Të japë detaje të vendburimeve minerale në zonat për të
cilat kërkohet leje shfrytëzimi, duke përfshirë këtu detaje të të
gjithë mineraleve të zbuluar, të rezervave minerare të kategorive
të ndryshme dhe kushtet minerare të shfrytëzimit.
d. Të shoqërohet me një raport teknik mbi shfrytëzimin,
trajtimin e mineraleve me mundësitë e rritjes së vlerës së tyre
në Shqipëri dhe qëllimin e kërkuesit në lidhje me to.
dh. Të sigurojë propozimin e një programi pune së bashku
me afatet për zhvillimin e punimeve dhe investimet.
e. Të japë detaje të operacioneve minerare të propozuara
duke përfshirë këtu:
(i) kapacitetin e llogaritur të prodhimit me shkallëzimin
e operacioneve të punës;
(ii) llojet e produkteve;
(iii) propozimet për ndalimin e ndotjes, trajtimin e
sterileve, mbrojtjen e pasurive natyrore, reklamimin dhe
reabilitimin progresiv të tokës së dëmtuar të shkaktuar nga
shfrytëzimi minerar dhe për minimizimin e efekteve të
shfrytëzimit minerar mbi ujrat sipërfaqësore, të ujrave
nëntokësore dhe tokave të zonave fqinje në zonën e lejuar;
(iv) efektet që mund të ndodhin mbi ambientin nga
operacionet minerare dhe propozimet për minimizimin e tyre;
(v) ndonjë rrezik të veçantë (për shëndetin ose diçka
tjetër) që mund të lindë gjatë shfrytëzimit të mineraleve dhe
propozimet për kontrollin dhe eleminimin e tyre.
ë. Të japë një parashikim të detajuar të investimeve
kapitale, të kostove të punës, të të ardhurave dhe tipin e
parashikuar të burimeve financiare.
f. Të japë specifikime të propozimeve të tij në lidhje me
punësimin edhe specializimin e shtetasve shqiptarë.
g. Të japë specifikime mbi kërkesat e pritshme të
infrastrukturës dhe masave paraprake që do të marrë.

Neni 46

Kur kërkuesi i lejes së shfrytëzimit nuk është zotëruesi i
lejes së zbulimit, kërkesa duhet të përfshijë detaje të plota dhe
të hollsishme të kapacitetit financiar dhe teknik të kërkuesit
dhe informacion në lidhje me eksperiencën e tij në fushën
minerare.
Neni 47

Ministri duhet të njoftojë kërkuesin e lejes së
shfrytëzimit për vendimin e tij mbi kërkesën, brenda nëntëdhjetë
ditësh pas marrjes së saj. Një vendim i tillë në lidhje me
kërkesën e kërkuesit të lejes së zbulimit merret në përputhje me
nenin 45.
Ministri duhet të sigurohet se toka që jepet për
shfrytëzimin minerar është survejuar siç duhet më parë se të
jepet leja e shfrytëzimit. Për këtë qëllim Ministri mund të
drejtojë kërkuesin e lejes së shfrytëzimit që të përgatisë një
survejim me shpenzimet e vetë kërkuesit në lidhje me kërkesa që
specifikohen prej tij.
Të gjitha lejet për shfrytëzim minerar duhet të bëhen
publike nëpërmjet shtypit dhe mjeteve të tjera të informacionit.

Neni 48

Zona maksimale e lejuar për leje shfrytëzimi minerar është
15 km2 dhe një e tërë. Një zotërues leje shfrytëzimi minerar mund
të ketë më shumë se një të tillë njëkohësisht.

Neni 49

Periudha e lejes së shfrytëzimit minerar është deri njëzet
vjet, duke filluar nga data efektive e saj, dhe është subjekt i
katër shtesave deri në pesë vjet secila, nëse këto kërkohen nga
zotëruesi i lejes në një kohë jo më pak se një vit para datës së
skadimit të periudhës së mëparshme.

Neni 50

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar duhet t'i
paguajë shtetit në datën efektive të dhënies së lejes së
shfrytëzimit dhe në çdo vit në të njëjtën datë një pagesë vjetore
për zonën e tij të lejuar për shfrytëzim. Vlera e kësaj pagese të
përcaktohet nga Ministri në kohë të ndryshme për çdo leje
shfrytëzimi sipas kritereve të miratuara nga Këshilli i
Ministrave.
Pagesa vjetore për një leje shfrytëzimi minerar ka si
vlerë minimale ekuivalentin në lekë të 3000 dhe në vlerë
maksimale ekuvalentin në lekë të 10 000 frangave zviceriane për
një km2.

Neni 51

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar , jo më vonë se
pesëmbëdhjetë ditë pas mbarimit të çdo muaji kalendarik, duhet
t'i paguajë shtetit në lekë ekuivalentin të frangës zviceriane,
një rente pasurie minerare (royalty) prej 2% të vlerës së tregut
për sasinë e përgjithshme të mineralit të shitur tek konsumatorët
gjatë këtij muaji kalendarik dhe të prodhuar nga zona e tij e
lejuar.
Procedura e përcaktimit të vlerës së tregut të mineraleve
përcaktohet në rregullore.

Neni 52

Leja e shfrytëzimit minerar i jep zotëruesit të saj këto
të drejta:
a. Të kryejë veprimet e nevojshme për të realizuar me
efektivitet operacionet minerare në zonën e tij të lejuar për
shfrytëzim;
b. të nxjerrë dhe të lëvizë nga zona e tij e lejuar
mineralin ose mineralet për të cilat i është dhënë leja e
shfrytëzimit;
c. të instalojë dhe të verë në punë brenda zonës së tij të
lejuar fabrika pasurimi, shkrirësa, rafineri dhe fabrika të tjera
që rrisin vlerën e mineraleve të nxjerra në zonën e tij të lejuar
për shfrytëzim.

Neni 53

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar ka të drejtë të
ndërtojë, instalojë dhe vërë në punë brenda zonës së tij të
lejuar ndërtesa, kampe, ambiente depozituese, tubacione,
gjeneratorë elektrik, pajisje trasmisioni, sisteme komunikimi,
hekurudha, pajisje depozitimi të karburanteve dhe infrastruktura
të tjera të nevojshme për operacionet e punës.

Neni 54

Shteti nuk ka detyrim të sigurojë ndonjë infrastrukturë
brenda ose jashtë zonës së lejuar. Kur zotëruesi i lejes dëshiron
të përdor ambientet ose infrastrukturën që i përket shtetit dhe
që përdoren për qëllime publike ai ka të drejtë ta përdorë këtë
infrastrukturë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 55

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar ka të drejtë pa
leje ose autorizim tjetër të shesë në Shqipëri ose të përdorë për
eksport mineralet e prodhuara, produktet përfundimtare dhe
nënproduktet e tyre, në përputhje me lejen e shfrytëzimit minerar
për zonën e tij lejuar.

Neni 56

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar duhet të
paraqesë raportin financiar dhe teknik të të gjitha operacioneve
të kryera në përputhje me lejen e tij të shfrytëzimit minerar dhe
i bën këto raporte të vlefshme në çdo kohë për inspektim nga
organet kompetente të përcaktuara nga Ministri.

Neni 57

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar duhet të mbajë
në Shqipëri dokumentacionin e plotë, si dhe informacione të tjera
për të treguar punën e kryer në përputhje me lejen, llogarinë
rrjedhëse, sasinë, cilësinë dhe vlerën e të gjitha mineraleve të
nxjerra nga zona e lejuar e shfrytëzimit. I gjithë ky
dokumentacion, përfshirë këtu dhe anën financiare, duhet të
mbahet në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe me një
praktikë të pranueshme që përdoret në industrinë minerare
ndërkombëtare.

Neni 58

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar duhet t'i
paraqesëDrejtorisë së Përgjithshme të Minierave të dhëna teknike,
operative dhe të prodhimit në formë dhe intervale kohe të
përcaktuara në rregullore.

Neni 59

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar duhet t'i
paraqesë Ministrit për miratim një program pune vjetor, buxhetin
dhe planin e prodhimit për zonën e tij të lejuar të shfrytëzimit.
Një program i tillë si fillim duhet të mbulojë planin e
punës së periudhës së vitit kalendarik në të cilën ndodhet data
efektive e dhënies së lejes dhe duhet të paraqitet jo më vonë
se tridhjetë ditë nga kjo datë. Për çdo vit që vjen, dorëzimi
duhet të bëhet së paku nëntëdhjetë ditë më parë se viti
kalendarik me të cilin lidhet programi i propozuar, buxheti dhe
plani i prodhimit.
Dorëzimi nga ana e zotëruesit të lejes së shfrytëzimit
minerar quhet i mirëqenë nëse Ministri nuk merr brenda dyzetë
ditëve nga data e dorëzimit ndonjë ndryshim me shkrim për
programin e sipërpërmendur.

Neni 60

Kur Ministri konsideron se zotëruesi i lejes së
shfrytëzimit minerar po përdor praktika të dëmshme të
shfrytëzimit të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, ose po
drejton operacionet e punës në kundërshtim me objektivin e
shfrytëzimit optimal të minierave, ai njofton zotëruesin e lejes
(duke e njoftuar në detaje për një praktikë të tillë) dhe i
kërkon atij brenda një afati të caktuar kohe shpjegimet e
nevojshme.
Nëse brenda afatit të përcaktuar në njoftimin e paragrafit
të parë, zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar nuk plotëson
kërkesat e specifikuara, Ministri nxjerr urdhër për të detyruar
zotëruesin e lejes së shfrytëzimit minerar të marrë masa, që
brenda një kohe të caktuar të përmbushë kërkesat e parashtruara
prej tij.

Neni 61

Në rastet kur Ministri vëren se përdoret ose tentohet të
përdoret sipërfaqja e tokës, që sipas opinionit të Ministrit
ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në objektin e këtij ligji në
lidhje me shfrytëzimin optimal të ndonjë minerali, që ndodhet ose
që mund të ndodhet në sasi ekonomikisht të shfrytëzueshme në ose
mbi këtë tokë, ose mbi sterilet e kësaj toke, Ministri ndërhyn
për këtë problem dhe merr masat e nevojshme konform
legjislacionit në fuqi.

Neni 62

Zotëruesi i lejes së shfrytëzimit mineral njofton
Ministrin:
a. një vit më parë nëse propozohet të ndalohet prodhimi
prej një miniere në zonën e lejuar në fjalë;
b. njëqind e tetëdhjetë ditë më parë nëse propozohet të
pezullohet prodhimi prej një miniere të tillë;
c. nëntëdhjetë ditë më parë nëse propozohet të zvogëlohet
prodhimi i një miniere të tillë për më shumë se 10% të prodhimit
të parashikuar në planin e miratuar të prodhimit.
Ky njoftim duhet të përmbajë të detajuar arsyen ose arsyet
për ndalimin, pezullimin ose uljen e prodhimit të një miniere të
tillë.


KAPITULLI VIII

TE DREJTAT MINERARE PER GRUPIN E 4-t TE MINERALEVE DHE
MATERIALEVE TE NDERTIMIT

A) LEJA E KERKIM-ZBULIMIT

Neni 63

Ministri, pas kërkesës së ndonjë personi që konsiderohet
se ka burime të mjaftueshme financiare dhe eksperiencë teknike me
grupin e 4-t të mineraleve, mund t'i japë këtij personi një leje
që përshkruhet në rregullore, me anë të të cilit ky person ka të
drejtën ekskluzive të kërkojë ose të zbulojë brenda zonës së tij
të lejuar për minerale të grupit të 4-t që mund të jenë baza për
hapjen e një kariere të tipit të dytë.
Një leje e tillë në kohë ka si maksimum 2 vjet dhe në
sipërfaqe një maksimum prej 30 km2. Zgjatja e lejes varet nga
specifikat e aktivitetit që personi kërkon të kryej.
Një person mund të mbajë më shumë se një leje të tillë
njëkohësisht. Në rastin kur leja është për zbulim, personi duhet
t'i paguajë shtetit në datën efektive të marrjes së lejes një
pagesë me vlerë ekuivalentin në lekë të 100 frangave zviceriane
për km2 të zonës së tij të lejuar.

Neni 64

Kërkesa për një leje kërkimi ose zbulimi për mineralet e
grupit të 4-t duhet të përmbajë:
a. emrin dhe adresën e kërkuesit;
b. burimet ekzistuese financiare dhe teknike, eksperiencën e tij
në kërkim-zbulimin e mineraleve të grupit të 4-t;
c. zonën e propozuar për leje duke përfshirë dhe një hartë;
ç. mineralet e grupit të 4-t për të cilat kërkuesi ka interesin
kryesor;
d. mënyrën e propozuar të zbulimit si dhe programin e punës me
afatet së bashku me shpenzimet e parashikuara që do të kryhen për
realizimin e tij.

Neni 65

Ministri, brenda gjashtëdhjetë ditëve pas marrjes së
kërkesës, duhet të njoftojë kërkuesin e lejes së zbulimit për
vendimin e tij në lidhje me këtë kërkesë.

B) LEJA E SHFRYTEZIMIT

Neni 66

Një leje për shfrytëzim me karierë kërkohet për
shfrytëzimin e mineraleve dhe materialeve të ndërtimit me
përjashtim të rasteve të mëposhtme:
a. Kur pronari i sipërfaqes së tokës merr materiale prej
sipërfaqes së kësaj toke dhe i përdor për ndërtim në tokën e tij.
b. Kur autoritetet lokale ose persona të tjera të
përfshirë në ndërtimin e rrugëve publike ose në ndërtime të tjera
publike përdorin mbeturinat nga gërmimet e nevojshme ose nga
gërmimi i puseve të zbulimit ngjitur me rrugë ose punë të tilla.
c. Kur zotëruesi i lejes së shfrytëzimit minerar merr
materiale ndërtimi prej zonës së tij dhe i përdor në operacionet
e tij minerare.

Neni 67

Ministri vendos për çdo mosmarrëveshje në lidhje me
vlerësimet e bëra nga personi që ka kryer inspektimin sipas nenit
66. Urdhri i tij është i formës së prerë për çështjen.

Neni 68

Ministri me anë të një akti nënligjor përcakton vendin e
ndërtimit të karierave për qëllime publike (tipi I). Çdo karierë
për ndërtime publike, për veprimtarinë e saj është nën kontroll
nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të
Minierave.

Neni 69

Autorizohen të jepen dy tipe leje karierash:
a. Tipi i parë i lejes së karierës - është një leje që
lejon të shfrytëzohen mineralet dhe materialet e ndërtimit nga
një karierë publike kundrejt një pagese (që do të caktohet nga
Ministri në lejen e dhënë, vlera e kësaj pagese është përcaktuar
në rregullore). Afati fillestar maksimal i tipit të parë të lejes
së karierës është një vjeçar, objekt i rinovimit (të lejes së
karierës) çdo gjashtë muaj njëra pas tjetrës sipas kërkesës së
zotëruesit, e cila duhet të paraqitet së paku tridhjetë ditë
përpara mbarimit të periudhës së mëparshme.
b. Tipi i dytë i lejes së karierës - është një leje
ekskluzive për të hapur dhe shfrytëzuar një karierë për
mineralet ose materialet e ndërtimit me pagesë (që
do të caktohet nga Ministri në lejen e dhënë, vlera e kësaj
pagese është përcaktuar në rregullore). Afati fillestar maksimal
i tipit të dytë të lejes së karierës është dhjetë vjet, objekt i
rinovimit të saj çdo një vit (njëri pas tjetrit) sipas kërkesës
së zotëruesit (të lejes së tipit të dytë të karierës), e cila
duhet të paraqitet së paku tridhjetë ditë përpara mbarimit të
periudhës së mëparshme.

Neni 70

Kërkesa për të marrë lejen për karierat duhet të
përfshijë:
a. Emrin dhe adresën e kërkuesit.
b. Të përcaktohen mineralet ose materialet e grupit të
katërt, për të cilat kërkohet leja.
c. Të specifikohet afati fillestar për të cilin kërkohet
leja.
ç. Të sigurohen detaje të burimeve financiare të vlefshme
për kërkuesin e lejes me qëllim që ky të paguaj shpenzimet e
shfrytëzimit të mineraleve dhe materialeve të ndërtimit.
d. Në rastin e tipit të parë të lejes së karierës, të
tregohen sasitë minimale dhe maksimale vjetore të prodhimit,
specifikimet për çdo mineral ose material për të cilin kërkohet
leja.
dh. Në rastin e tipit të dytë të lejes së karierës
kërkohet gjithashtu:
l. të specifikohet vendosja e saktë e karierës së
propozuar nga kërkuesi i lejes;
2. të jepen detaje mbi vendburimin për të cilin
kërkohet leja e karierës;
3. të sigurohet një program i propozuar
shfrytëzimi dhe investimi dhe një plan pune me afate;
4. të jepet një parashikim i detajuar i investimeve
kapitale, shpenzimeve të punës dhe të të ardhurave, si dhe tipi i
parashikuar i burimeve financiare;
5. të japë hollësi mbi kërkesat e pritshme të
infrastrukturës dhe masat paraprake për rregullimin e saj;
6. të sigurojë një listë të detajuar të mineraleve
dhe materialeve të ndërtimit që do të prodhohen nga kariera,
kapaciteti i llogaritur i prodhimit, shkallëzimi i operacioneve
dhe tregjet e planifikuar për shitjen e prodhimit;
7. të detajohet eksperienca e kërkuesit të lejes në
shfrytëzimin e karierave dhe tregtimin e mineraleve dhe
materialeve të tipeve që do të prodhohen nga kariera;
8. të jepen hollësi në aspektet e ruajtjes së
ambientit në lidhje operacionet e propozuara të punës në karierë,
duke përfshirë këtu:
(i)- propozime për ndalimin e ndotjes, trajtimin e
sterileve dhe ruajtjen e burimeve natyrore;
(ii)- efektet rajonale të parashikuara për ndotjen
e ambientit nga puna në karierë dhe propozimet për minimizimin e
tyre;
(iii)- rreziqet e veçanta (për shëndetin ose
ndonjë diçka tjetër), të cilat mund të ndodhin gjatë shfrytëzimit
të mineraleve dhe materialeve, si dhe propozimet për kontrollin
dhe eleminimin e tyre;
9. të jepen detaje të propozimeve të kërkuesit në lidhje
me punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë.

Neni 71

Ministri duhet të njoftojë për vendimin e tij mbi kërkesën
për një leje kariere brenda 30 ditësh pas marrjes së saj. Forma e
lejes është e përcaktuar sipas rregulloreve. Leja mund të
përmbajë edhe kushte të tjera specifike të cilat përcaktohen në
të.

Neni 72

Në lidhje me lejen e tipit të dytë të lejes së karierave
në të cilën prodhimi është parashikuar për eksport, Ministri
negocion dhe hyn në marrëveshje me kërkuesin e lejes së karierës,
për një marrëveshje lehtësuese të tipit të dhënë sipas nenit 44.

Neni 73

Zotëruesi i lejes së karierës duhet t'i paguajë shtetit në
datën efektive të dhënies së lejes së shfrytëzimit dhe në çdo vit
në të njëjtën datë, një pagesë vjetore në lekë sa ekuivalenti
prej 1500 franga zvicerane për km2 të zonës së tij të lejuar për
shfrytëzim.

Neni 74

Zotëruesi i lejes së karierës, jo më vonë se 15 ditë pas
mbarimit të çdo muaji kalendarik, duhet t'i paguajë shtetit
ekuivalentin në lekë të frangave zvicarane, një rentë pasurie
minerare (royalty) prej 2% të vlerës së tregut për sasinë e
përgjithshme të mineralit të shitur tek konsumatorët gjatë këtij
muaji kalendarik dhe të prodhuar nga zona e tij e lejuar.
Procedura e përcaktimit të vlerës së tregut të mineraleve
përcaktohet me rrgullore.

Neni 75

Ministri ka të drejtë që me një akt të veçantë t'ju japë
për administrim organeve të pushtetit lokal materialet e
ndërtimit të grupit të katërt (rërën, zhavorin, dheun mbushës).

KAPITULLI IX

GRUPI I 5 DHE I 6 I MINERALEVE

Neni 76

Asnjë person nuk mund të kërkojë ose të shfrytëzojë
mineralet e grupit të 5 ose të 6 pa një leje minerare të nxjerrë
nga Ministri.

Neni 77

Përpara se të kërkojë një leje minerare, kërkuesi duhet të
konturojë zonën e sipërfaqes së tokës për të cilin ai dëshiron të
marrë lejen minerare dhe duhet të njoftojë nëpërmjet organeve të
pushtetit lokal pronarin ose pronarët e një toke të tillë nëse
kjo nuk është e shtetit, për arsyen sepse ai kërkon ta
shfrytëzojë këtë pasuri respektive të tyre për të kërkuar një
leje minerare.

Neni 78

Çdo person, përfshirë edhe një person i cili ka një leje
minerare për grupet e tjerë të mineraleve në disa pjesë ose në të
gjithë zonën, mund të kërkojë tek Ministri një leje minerare që
mbulon mineralet e grupit të 5 ose të 6. Kërkesa duhet:
a. të përmbajë emrin dhe adresën e kërkuesit;
b. të përcaktojë tokën me të cilën lidhet kërkesa e
kërkuesit të lejes dhe të specifikojë nëse kjo tokë zotërohet nga
shteti ose pronarë të tjerë;
c. të japë emrin dhe adresën e çdo pronari të regjistruar
të tokës me të cilën lidhet kërkesa për leje minerare në rast se
kjo tokë nuk është pronë e shtetit. Të sigurojë pëlqimin me
shkrim të pronarit të regjistruar të tokës për dhënien e lejes
minerare mbi pasurinë e tij;
ç. të specifikojë mineralet dhe materialet e grupit të 5
dhe të 6 për të cilët kërkohet leja minerare.

Neni 79

Brenda tridhjetë ditësh pas marrjes së kërkesës, Ministri
duhet të njoftojë kërkuesin e lejes minerare për vendimin e tij
në lidhje me kërkesën. Në qoftë se Ministri vendos që të japë
lejen minerare, ai duhet të përfshijë në njoftim vlerën e rentës
së pasurisë minerare (royalty), kushtet e veçanta, nëse ka, të
cilat duhet të zbatohen nga zotëruesi i lejes minerare, si dhe
marrëveshjen dhe garancitë e tjera që kërkuesi i lejes (në
bashkërendim me Ministrin) duhet të zbatojë me qëllim që të
garantojë:
(i) - raportimin korekt të të gjitha mineraleve të
shfrytëzuara nga zona e tij minerare e lejuar
(ii) - vlerën e këtyre mineraleve
(iii) - pagimin në vlerën dhe kohën e caktuar të rentës së
pasurisë minerare (royalty), që përfshin leja e tij minerare.

Neni 80

Një leje minerare mund të jepet për një zonë maksimale 2
ha dhe të jetë një e tërë. I njëjti person mund të mbajë më shumë
se një leje të tillë njëkohësisht. Një leje minerare nuk mund të
jepet për një zonë për të cilën është dhënë më parë një leje
tjetër minerare në përputhje me këtë ligj me përjashtim të rastit
kur zotëruesi i kësaj leje minerare të dhënë jep më parë pëlqimin
e tij të pakthyeshëm me shkrim.

Neni 81

Një leje minerare vlen për një periudhë maksimale prej 5
vjetësh duke filluar nga data kur Ministri njofton për pranimin e
kësaj kërkese për lejen minerare.

Neni 82

Zotëruesi i lejes minerare, në përputhje me kushtet e vëna
nga Ministri në lejen e tij mund të kërkojë, zbulojë dhe
shfrytëzojë mineralet dhe materialet e grupit 5 dhe 6 për të
cilët i është dhënë leja. Gjithashtu në lidhje me kërkim-zbulimin
dhe shfrytëzimin e këtyre mineraleve dhe materialeve kërkuesi
mund:
a. të ngrejë ndërtesa dhe objekte që i shërbejnë punës për
të cilën i është dhënë leja;
b. të ushtrojë çdo të drejtë në përputhje me lejen që i
është dhënë;
c. të kryejë brenda zonës së tij të lejuar çdo aktivitet
për kërkim, zbulim dhe shfrytëzim të mineraleve dhe materialeve
për të cilët i është dhënë leja;
ç. të nxjerrë prej zonës së tij të lejuar të gjitha
mineralet dhe materialet për të cilët i është dhënë leja;
d. të shesë mineralet dhe materialet e nxjerra vetëm
nëpërmjet një personi me licencë për tregtim mineralash dhe në
asnjë mënyrë tjetër.

Neni 83

Zotëruesi i lejes minerare brenda pesë ditësh pas mbarimit
të çdo muaji kalendarik duhet t'i paguajë shtetit rentën e
pasurisë minerare në përqindje të vlerës së tregut për të gjitha
mineralet e nxjerra dhe të shitur nga zona e tij gjatë gjithë
muajit. Madhësia e rentës mujore së pasurisë minerare (royalty)
është 2% e vlerës së tregut për sasinë e përgjithshme të
mineralit të shitur tek konsumatorët gjatë çdo muaji kalendarik
dhe të prodhuar nga zona e tij e lejuar.

Neni 84

Zotëruesi i lejes minerare në lidhje me regjistrimin dhe
shitjen e mineraleve dhe materialeve të nxjerrë nga zona e tij e
lejuar duhet të përmbushë të gjitha rregullat dhe procedurat që
përcaktohen në rregullore.

Neni 85

Asnjë person nuk mund të tregtojë me grupin e 5 ose të 6
të mineraleve nëse nuk ka një licencë të nxjerrë nga Ministri për
tregtimin e mineraleve.

Neni 86

Kërkesa për licencën e tregtimit të mineraleve duhet:
a. të përmbajë emrin dhe adresën e kërkuesit;
b. të detajojë eksperiencën e kërkuesit në tregtimin e
mineraleve të grupit të 5 dhe të 6;
c. të specifikojë mineralet për të cilët kërkohet licenca
e tregtimit të tyre;
ç. të paraqesë të dhëna mbi burimet financiare të vlefshme
për kërkuesin e licencës për tregtimin e mineraleve të
propozuara.

Neni 87

Ministri në përputhje me nenin 86 duhet të njoftojë
kërkuesin e licencës brenda tridhjetë ditësh pas marrjes së
kërkesës.

KAPITULLI X

MARREDHENIET NDERMJET ZOTERUESVE TE LEJEVE MINERARE
DHE PRONAREVE TE SIPERFAQES SE TOKES

Neni 88

Marrëdhëniet ndërmjet zotëruesve të lejeve minerare dhe
pronarëve të sipërfaqes së tokës rregullohen sipas legjislacionit
shqiptar në fuqi.

KAPITULLI XI

DETYRIME TE PERGJITHSHME TE ZOTERUESIT TE LEJES
MINERARE

Neni 89

Çdo zotërues i një leje minerare në lidhje me zgjedhjen e
punonjësve të cilët kërkojnë punë dhe zotërojnë eksperiencën e
duhur për të gjitha nivelet e punës, duhet të ketë preferencë për
shtetasit shqiptarë.

Neni 90

Çdo zotërues i lejes minerare duhet të ndërmarrë
specializimin e personelit të tij shqiptar.

Neni 91

Zotëruesi i një leje minerare merr masat e nevojshme dhe
përgjigjet për të siguruar jetën, kushtet e punës dhe shëndetin e
punonjësve të tij dhe të gjithë personave të tjerë, të cilët
hyjnë në zonën ku zotëruesi i lejes minerare kryen operacionet e
tij të punës në përputhje me rregulloret e sigurimit teknik dhe
të mbrojtjes në punë.

Neni 92

Zotëruesi i lejes minerare duhet të sigurojë pajisje
mjekësore bazë dhe ekipin mjekësor përkatës.

Neni 93

Zotëruesi i lejes minerare zbaton gjatë të gjithë kohës së
aktivitetit të tij minerar sigurimet shoqërore sipas ligjit
përkatës shqiptar.
Çdo sigurim që zotëron zotëruesi i lejes minerare ose
ortakët e tij kryhet në përputhje me legjislacionin shqiptar të
sigurimeve.

Neni 94

Zotëruesi i lejes minerare duhet të mundësojë inspektimin
e operacioneve të tij të punës nga përfaqësuesit e autorizuar të
shtetit.

Neni 95

Zotëruesi i lejes minerare, duhet të garantojë që të
gjitha aktivitetet që lidhen me lejen e tij minerare janë kryer
në përputhje me rregullat për mbrojtjen e ambientit. Zotëruesi i
lejes minerare, në rastet kur konstatohet se ndonjë instalim ose
operacion i kryer nga ky zotërues ose në emër të tij dëmton
pasurinë e të tjerëve ose shkakton ndotjen e florës dhe faunës së
ekosistemit, duhet të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e
mjedisit.

Neni 96

Zotëruesi i lejes minerare duhet të përgatisë një plan
operativ pune për ruajtjen e mjedisit, i cili duhet të jetë i
miratuar nga ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.
Plani përveç të tjerave përfshin transportin dhe depozitimin e
sterileve në gjendje të ngurtë, të lëngët ose të gaztë, që
rrjedhin nga operacionet e tij të punës.

Neni 97

Zotëruesi i lejes minerare, i cili përdor ujë në
operacionet e tij të punës, duhet ta kthejë atë në lumë, liqen
ose burime të tjera prej të cilave e ka marrë në gjendje të
pastër, në mënyrë që të mos ndikojë në shëndetin e njerëzve dhe
në zhvillimin e florës dhe të faunës.
Neni 98

Reabilitimi i sipërfaqes së tokës që lidhet me aktivitetin
minerar duhet të realizohet nga zotëruesi i lejes minerare në
përputhje me një program të veçantë reabilitimi të propozuar nga
zotëruesi i lejes dhe të miratuar nga Ministri.

Neni 99

Në rastet kur leja minerare ka përfunduar ose zona që i
përket lejes minerare është braktisur, personi i cili ishte
zotëruesi i lejes minerare menjëherë para përfundimit ose
braktisjes së lejes apo të zonës minerare, duhet të reabilitojë
këtë sipërfaqe dhe ta sjellë atë në gjendjen e saj natyrore të
mëparshme brenda një periudhe kohe të arsyeshme. Ky veprim quhet
i kryer kur është miratuar prej Ministrit. Një veprim i tillë nuk
zbatohet për rastin e objekteve ose ndërtesave:
a. të cilat shteti mund t'i pranojë ( me njoftimin e
Ministrit) si prona të veta pa të drejtë shpërblimi;
b. të cilat pronari i tokës dëshiron të mbeten të tij dhe
për të cilat ëshët rënë dakord ndërmjet tij dhe zotëruesit të
mëparshëm të lejes minerare me shkrim në një marrëveshje të
noterizuar.

KAPITULLI XII

PERFITIMET SPECIFIKE PER TE NXITUR INVESTIMET PRIVATE

Neni 100

Kur Ministri e gjykon se aktiviteti i zotëruesit të lejes
minerare dhe ortakëve të tij është orientuar kryesisht për
eksport dhe me qëllim që të nxiten investimet në sektorin
minerar, zotëruesit të lejes minerare dhe ortakëve të tij në
përputhje me nenin 44, u garantohen përfitime shtesë për
mineralet e grupit të 1,2 ose të 3, të cilat renditen më poshtë:
a. E drejta të importojë direkt mjetet dhe pajisjet e
kërkuara për operacionet e punës;
b. e drejta të mbajë llogaritë në USD ose në monedhë të
huaj tjetër të pranueshme nga Baka e Shqipërisë;
c. e drejta të shkëmbejë monedhën e huaj në monedhë lokale
sipas kursit të Bankës së Shqipërisë në kohën e këtij shkëmbimi;
d. e drejta që të marrë dhe depozitojë jashtë shtetit
fitimet e tij të siguruara nga shitjet në eksport duke mbuluar
shpenzimet e kryera;
e. e drejta të konvertojë të ardhurat në valutë vendase në
të huaj sipas kursit të Bankës së Shqipërisë që kërkohen për
pagimin e importeve, për borxhet me jashtë, fitimin dhe pjesët që
do ndajë me ortakët;
f. e drejta të hapë llogari të huaj në lidhje me projekte
financimi;
g. e drejta të mbajë dhe të verë në punë llogari bankare
në Shqipëri dhe jashtë shtetit;
h. të sigurohet që sektori minerar në lidhje me sektorët e
tjerë të ekonomisë të mos jetë më pak i favorizuar kundrejt
paketës fiskale, e cila konsiston në:
(i) tatimi mbi pronën dhe tokën siç përcaktohet në
legjislacionin shqiptar;
(ii) taksat doganore të importit, sipas raporteve
që përcaktohen në legjislacionin shqiptar;
(iii) renta e pasurisë minerare (royalty) siç
përcaktohet në këtë ligj;
(iv) taksa mbi fitimin në madhësi siç përcaktohet në
legjislacionin shqiptar dhe në datat efektive të dhënies së lejes
minerare;
(v) taksat lokale të juridiksionit ku vepron firma sipas
legjislacionit në fuqi;
i. përjashtimi sipas legjislacionit në fuqi për tatim
qarkullimi ose për tatimet e tjera që do të zëvendësojnë atë për
subjektet që përfitojnë nga ky ligj;
j. garancia e stabilitetit të paketës fiskale gjatë gjithë
periudhës së zotërimit të lejes minerare për subjektet që e
përfitojnë atë sipas këtij ligji;
k. garancia që legjislacioni në përputhje me të cilin
është dhënë e drejta minerare të zbatohet ndaj zotëruesit të së
drejtës minerare dhe ortakëve të tij gjatë gjithë kohës së
zotërimit të lejes minerare për ato subjekte që e kanë përfituar
atë në përputhje me këtë ligj. Ndryshimet në këtë legjislacion,
përfshirë këtu dhe hyrjen në fuqi të ligjeve të reja, nuk do të
jenë të zbatueshme për këto subjekte me përjashtim vetëm të
rastit kur Ministri dhe zotëruesi i lejes minerare bien dakord me
shkrim;
l. e drejta që çdo mosmarrëveshje midis shtetit dhe
zotëruesit të lejes minerare të zgjidhet me arbitrazh në
përputhje me rregullat e caktuara të Dhomës Ndërkombëtare të
Tregtisë së Parisit (International Chamber of Commerce, Paris
France) ose të një gjykate kompetente shqiptare.

Neni 101

Në rastet kur Ministri zgjeron disa ose të gjitha
përfitimet sipas nenit 100 për zotëruesin e të drejtës minerare,
këto përfitime duhet të specifikohen në dokumentin e lejes
minerare ose të marrëveshjes lehtësuese.


KAPITULLI XIII

REGJISTRI I LEJEVE MINERARE

Neni 102

Drejtoria e Pergjithshme e Ministrive mban nje regjister te te gjitha lejeve minerare te dhena, te rinovuara, te transferuara ose te anulluara. Per çdo regjistrim behet nje pagese prej ekuvailentit ne leke te 100 frangave zvicerjane. Regjistri duhet te mbhet i gatshem per inspektim

Neni 103

Ne lidhje me çdo veprim ligjor qe ka te beje me lejen minerare te regjistruar.
a. ka perparesi leja e regjistruar ndaj te paregjitruar;
b. ka perparesi leja e regjistruar ne pare ndaj te regjistruar me vone.

Neni 104

Asnje transferim i lejes minerare dhe te drejtave te saj nuk do te jete i efektshem po qe se nuk miratohet me shkrim nga Ministri dhe po qe se transferimi dhe aprovimi i Ministrit nuk jane te regjistruara ne regjister .

KAPITULLI XIV
MASAT NDESHKUESE QE MERREN NE RASTET KUR KRYHEN AKTIVITETE MINERARE PA LEJE TE VLEFSHME MINERARE; E DREJT A E MINISTRIT PER TE HEQUR TE DREJTEN MINERARE

Neni 105

Nje person i cili kryen aktivitete minerare pa nje leje minerare te nxjerre ne perputhje me kete ligj konsiderohet shkeles i ketij ligji dhe eshte i detyruar ne kete rast te paguaje nje gjobe te percaktuar ngaMinistri, e cila duhet te jete jo me pak se ekuvalenti ne leke te 50000 frangave zviceriane dhe jo me shume se ekuivalenti ne leke te 500 000 frangave zviceriane per
çdo shkelje.

Neni 106

Ministri ka te drejte t'i heqe çdo leje minerare zoteruesit te saj ne keto raste:
a. Kur mbas dhenies se lejes verehet se ne kerkesen e tij per leje minerare ka paraqitje ,
te pasakta ne prezantimin e tij per anen materialo-financiare.
b. Kryen shkelje te ketij ligji minerar .
c. Kryen shkelje te detyrimeve qe i jane percaktuar ne lejen e tij minerare.
d. Mbyll ose ndalon punen ne nje miniere per njeqind e tetedhjete dite resht.
e. Ne menyre te pajustifikueshme ul prodhimin ne nje zone minerare te lejuar .

Neni 107

Heqja e lejes minerare ne perputhje me ;nenin 106 duhet te ndjeke proceduren e
meposhtme:
a. Ministri duhet te njoftoje zoteruesin e lejes minerare duke specifikuar qellimin e tij per te hequr lejen minerare dhe arsyen e nje veprimi te tille.
b. Zoteruesit te lejes minerare i jepen nentedhjete dite afat pas marrjes se njoftimit te
mesiperm per:
(i)- te apeluar ne gjykate mbi mosmarreveshjet ndermjet shtetit dhe zoteruesit per nje leje minerare te dhene (ne arbitrazhin nderkombetar ose gjykatat shqiptare), ne qofte se ai mendon se vendimi i Ministrit per heqjen e lejes minerare nuk eshte i drejte.

(ii)- te rregulloje me pelqimin e Ministrit shkeljet qe permbahen ne nenin 106/b, c, e, per te cilat kerkohet t'i hiqet leja minerare;
c. Ne qofte se zoteruesi i lejes rhinerare apelon ne lidhje me piken b,(i)-, te ketij neni per vlefshmerine e vendimit te heqjes selejes minerare, Ministri nuk mund te vazhdoje proceduren per heqjen e lejes pa vendimin perfundimtar te gjykates, me kusht qe zoteruesi i lejes minerare te veproje konform me proceduren per apelim.
d. Ne se zoteruesi i lejes minerare nuk zbaton te drejtat e pikes b te ketij neni, atehere atij pas nentedhjete ditesh nga data e njoftimit te Ministrit, ne perputhje me piken a te ketij neni, i hiqet e drejta e zoterimit te lejes minerare.

Neni 108

Kur hiqet leja minerare per nje arsye te specifikuar ne nenin 106, Ministri ka te drejte te ekzekutoje çdo pike te marreveshjeve te kryera nga ky zoterues ose ne emer te tij dhe te ndjeke pa kufizim çdo te drejte tjeter ligjore, qe ai mund te kete per te marre kompensimin nga demet e shkaktuara nga ky person.

KAPITULLI XV
TE NDRYSHME

Neni 109

Te gjitha njoftimet e kerkuara ose te lejuara ne perputhje me kete ligj duhet te jene me
shkrim.

Neni 110

Te dhenat teknike dhe provat studimore qe zoteruesi i lejes minerare i dorezon ne
Drejtorine e pergjithshme te Minierave duhet te mbahen sekret nga shteti, me perjashtim te
rasteve kur zoteruesi i ketyre te dhenave eshte dakord qe te ndiqet radha e meposhtrne (nuk mund te kryhet ekzekutimi i pikes pasardhese para asaj paraardhese):
a. perfundimi i afatit te se drejtes minerare.
b. Lenia e zones ne te cilen jane marre te dhenat teknike dhe provat studimore.
c. Dy vjet pas nga data e marrjes se ketyre te dhenave dhe pronave prej Drejtorise se Minierave.
d. Publikimi i te dhenave te tilla.
Ky nen nuk mund te kufizoje te drejten e shtetit per te perdorur nje informacion te tille it per pergatitjen e raporteve ekonomiko-financiare qe i nevojiten atij.

Neni 111

Zoteruesi i lejes minerare per grupet 1, 2 dhe 3 te mineraleve ka te drejte te importoje minerale ne Shqiperi per perpunim dhe pastaj t'i rieksportoje ato duke u perjashtuar nga taksat per importin, eksportin dhe taksat e tjera shteterore.

Neni 112

Shteti ose çdo person qe vepron ne emer te tij ne asnje rast nuk eshte i detyruar ndaj te treteve te paguaje demtimet e personave ose te pasurise qe rrjedhin si rezultat i usntrimit te se drejtave minerare te bazuara ne kete ligj. Zoteruesi i lejes minerare duhet te siguroje shtetin dhe te mos demtoje shtetin ose ndonje person qe vepron ne emer te tij per veprimet e kryera
nga palet e treta.

Neni 113

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr .783, date 28.2.1994 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Sali Berisha

TABELA A GRUPET E MINERALEVE
GRUPI I PARE ( 1) MINERALET METALIKE

Antimoni Molibdeni
Argjendi Monaziti
Ari Nikeli
Arseniku Oksidi i hekurit
Bakri Osmiumi
Bismut Piritet e arsenikut
Çesium Platini
Çinabar Plumbi
Feldshpati Rubidium
Galena Rutili
Garneti Seleni
Germaniumi Squfuri
Hekur Sheelitet
Ilmeniti Tantali
Indium Titani
Kallaji Toriumi
Kandmium Tungsteni dhe mineralet
Kobalti e tij
Kromiti Vanadiumi
Kolumbium Volframi
Litiumi Vulfeniti
Mangani Zinku
Mineralet e hekurit Zirkoni
Mineralet e platinit Zhiva
Mineralet e tokave
te rralla

GRUPI I DYTE (2) MINERALET JOMETALIKE
Alumina Krioliti
Aluniti Kripa e gurit
Apatiti Kuarciti
Asbest Lateriti
Baritet Magnezitet
Boksitet Mika
Berili dhe mineralet e tij Mineralet e silicit
Boratet Perliti
Ceoliti Pigmentet e mineraleve
Dhe diatomik Pirofilit
Feldshpati Rifet kuarcore
Fosfatet Stralli
Grafiti Steatiti
Grafiti argjilor Smeraldi
Guret abraziv Shpati i Islandes
Gure sapuni Talku
Haliti Torfat
Hi shistoz Topazi
Kalciti Vermikuliti
Kloriti Volastoniti

GRUPI I TRETE (3) QYMYRET DHE BITUMET

Qymyret Reshpet naftore
Bitumet Pirobitumet
Rerat bituminoze

GRUPI I KATERT (4) MINERALET DHE MATERIALET E NDERTIMIT
Agregatet detare Gipsi
Anhidritet Gabrot
Argjilabentonite Kaolina
Argjilat per tulla Mermeri
Argjilat per tubacione Ofikalcitet
Argjilat per porcelan Pllakat e ndertimit
Argjilat zjarrduruese Pllagjiogranitet
Argjilat dhe shistet Rerat
argjilore (per ndertim) Serpentina
Bentonite Sieniti
Çakelli (brekcet e shpatit) Shiste argjilore
Dolomiti Travertinat
Dhe mbushes Tufet
Graniti Zhavoret
Gelqeroret Zhuret

GRUPI I PESTE (5) GURET E ÇMUAR

Diamanti Rubini
Korundi Safiri

GRUPI I GJASHTE (6) GURET GJYSEM TE ÇMUAR DHE OPALI

Agati Rodoniti
Kalcedoni Torkuazi
Kristalet e kuarcit Turmalina
Nefriti
Opali


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
MINIERA
402170001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan