0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per dokumentacionin e deklarimit dhe pageses se kontributeve te detyrueshme te Sigurimeve dhe Shendetesore.
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 354
Statusi i Aktit: I shfuqizuar
Data e Aktit: 17.02.2004
Data e aprovimit te Aktit: 17.02.2004
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 15
Data e fletores zyrtare: 22.03.2004
Aktiviteti: Sigurim Shoqëror,Sigurime Shëndetësore
Propozuar nga: Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale
Pershkrimi i Aktit: Punedhenesit dhe personat e vetepunesuar, jane te detyruar te deklarojne dhe te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shenderesore bazuar ne dokumentacionin percaktuar ne kete udhezim.
Amendamente
1 Për dokumentacionin e deklarimit dhe pagesës së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Akte te ngjashem
1 Për dokumentacionin e deklarimit dhe pagesës së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:UDHEZIM
Nr .354, date 17.2.2004

PER DOKUMENTACIONIN E DEKLARIMIT DHE PAGESES SE KONTRIBUTEVE TE DETYRUESHME TE SIGURIMEVE SHOQERORE DHE SHENDETESORE

Ne zbatim te ligjit nr.9136, date 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë: (i ndryshuar), Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale dhe Ministri i Financave,

U D H E Z O J N E:

1. Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar, janë te detyruar te deklarojnë dhe te paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bazuar ne dokumentacionin përcaktuar me poshtë:
a) "Formulari i deklarimit dhe pagesës se kontributeve te sigurimeve shoqërore", E-SIG
011/a", i cili dorëzohet ne degën e bankës ku paguhen kontributet.
b) "Formulari i deklarimit dhe pagesës se kontributeve te sigurimeve shëndetësore", E-SIG
012/a", i cili dorëzohet ne degën e bankës ku paguhen kontributet.
c) "Formulari E-SIG 025/a listepagesa e sigurimeve shoqërore, sigurimeve shëndetësore dhe tatimit mbi te ardhurat nga punësimi", i cili dorëzohet ne degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi;
d) "Formulari E-SIG 026/a listepagesa e përfitimeve te paguara", i cili gjithashtu dorëzohet ne degën e tatimeve ku është i regjistruar tatimpaguesi (sigurisht ne rastet kur janë paguar përfitime);
e) Formulari E-Sig 27/a "Pasqyra e te punësuarve rishtas dhe e te larguarve" i cili gjithashtu dorëzohet ne degën e tatimeve (sigurisht ne rastet kur ka te punësuar te rinj, te ripunesuar
ose te larguar).
2. Dokumentet e mësipërme dorëzohen ne afatet qe vijojnë:
a) Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar, për personat qe kane te punësuar, paraqesin
dokumentet e mësipërme, çdo muaj, jo me vone se data e 25 muajit pasardhës;
b) Personi i vetëpunësuar (për vete dhe për punonjësit e papaguar te familjes), dorëzon formularët sipas germave a dhe b te pikës 1, jo me vone se data 25 e muajit te fundit te çdo tremujori te vitit kalendarik (pra, jo me vone se datat 25 mars, 25 qershor, 25 shtator dhe 25 dhjetor).
3. Bashkëngjitur janë modelet e formularëve te përmendura ne piken 1.
4. Ky udhëzim hyn ne fuqi me botimin ne Fletoren Zyrtare.

Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale
Engjëll Bejtja

Ministri i Financave
Arben Malaj







Numri i Vendosjes se Dokumentit (NVD)
(Vetëm për përdorim zyrtar)
FORMULAR I DEKLARIMIT DHE
PAGESES SE KONTRIBUTEVE TE
SIGURIMEVE SHOQERORE

[2] Periudha tatimore

[1] Numri Serial:_________________________


Numri Identifikues i Personit te Tatueshëm (NIPT): [3] ____________________________________
Emri Tregtar i Personit te Tatueshëm: [4] ____________________________________
Emri Mbiemri i Personit Fizik: [5] ____________________________________
Adresa: [6] ____________________________________
Qyteti/Komuna/Rrethi :
Numri Telefonit: [7] ____________________________________
Lajmëroni nëse informacioni i mësipërm është jo i plote ose ka ndryshuar

Pa veprimtari


Përfitimet paguar Punëmarrësit Kontributet për t'u paguar

E ardhura për sëmundje (Kodi 01)
Kontributet nga punëdhënësi
E ardhura për kompensim sëmundje
(kur ndryshon vendi i punës ose reduktohen orët e punës) (Kodi 02)
Kontributet nga punëmarrësit
(pa kontributet shtese)
Kompensim për barre lindje (Kodi 03)
Kontributet shtese

Kompensim për barre lindje kur ndryshon vendi i punës (Kodi 04)

Kontributet gjithsej
(20 21 22)
Grand për fëmijë te lindur (Kodi 05)
Përfitimet e paguara
(nga kutiza 19)
Përfitim nga pensione invaliditeti te pjesshme (Kodi 06) Kontributet për tu paguar
(23-24)
Pagesa ne raste vdekje (Kodi 07)
Numri gjithsej i punonjësve
Kompensim për sëmundje për shkak aksidenti ne pune (Kodi 08)
Përfitim nga pensione invaliditeti nga aksidente ne pune dhe sëmundje profesionale (Kodi 09)
Përfitime nga pensione për ishushtaraket (Kodi 10)
Përfitimet Gjithsej


Data dhe Firma e Personit te Tatueshëm - Deklaroj nen përgjegjësinë time qe informacioni i mësipërm është i plote dhe i sakte.

Vetëm për përdorim zyrtar PAGESA


Leke



Xhirim

SHUMA E PAGUAR:
Cek


Te tjera:...........................................

Data, Vula e Bankës dhe nënshkrimi i nëpunësit te bankës. Origjinali- Zyra e Tatimeve Kopja-Personi i Tatueshëm



Numri i Formularit E-SIG 011/a

Shënimet e Formularit E-SIG 011/a
Shënim 1: Periudha Tatimore. Shënoni periudhën tatimore ne formatin VVVV/MM p.sh. 2003/09
Shënim 2: Numri Serial. Kjo rubrike përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Shënim 3-7: Kutiza 3 - 7 Gjeneralitete. Shënoni te dhënat e subjektit siç paraqiten ne formular dhe tregoni nëse te dhënat e paraqitura nuk janë te plota ose kane ndryshuar. Emri i personit fizik kërkohet vetëm nëse subjekti i regjistruar nuk është shoqëri tregtare.
Shënim 8: Nëse për periudhën e deklarimit nuk ka patur veprimtari ekonomike dhe nuk keni dhënë asnjë pagese ose asnjë përfitim asnjërit prej punëmarrësve tuaj, spontoni kutizën. Shënoni '0' ne kutizën 25. Nuk është e nevojshme te plotësoni ndonjë kuti tjetër. Dorëzojeni formularin ne banke.
Shënim 8a: Plotësoni kutizat 9-25 e me pas ky formular duhet te dërgohen ne banke me pagesën për t'u Punëdhënësi bere jo me vone se data 25 e muajit vijues te muajit te deklarimit se bashku me formularët
shoqërues te mëposhtëm:
Formularin e deklarimit dhe pagesës se sigurimeve shëndetësore E-SIG 012/a
Formularin e deklarimit dhe pagesës se tatimit mbi te ardhurat nga punësimi te mbajtur ne burim E-TAP 010/a
Çdo tremujor ju duhet te dorëzoni pasqyrat dhe formularët vijues drejtpërdrejt ne degën e tatimeve deri ne datën 25 te muaji qe vijon pas muajit te deklarimit..
Formularin listepagese për sigurimet shoqërore E-SIG 025/a
Formularin listepagese te përfitimeve te paguara E-SIG 026/a
Formularin (pasqyra) e punonjësve te punësuar rishtazi dhe te larguarve E-SIG 027/a
Shënim 8b: 8.1. I vetëpunësuar pa punëmarrës. Nëse si individ, paguani sigurimeve shoqërore dhe Individët e shëndetësore me një kuote fikse, plotësoni vetëm kutinë 25, plotësoni gjithashtu Formularin regjistruar: E-SIG 012/a, 'Deklaratën e Kontributeve Shëndetësore" sipas shënimeve ne atë formular, dhe me pas merrni te dy formularët e dërgojini ne banke jo me vone se sa data 25 e muajit te fundit te periudhës tremujore (Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor) te vitit kalendarik. Nuk kërkohet ndonjë pasqyre.
8.2. I vetëpunësuar me punëmarrës. Nëse ju paguani një kontribut me kuote fikse te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si individ, por ne veprimtarinë tuaj ekonomike keni punëmarrës (me ose pa punonjës te papaguar te familjes) ju duhet te dorëzoni për punonjësit tuaj formularët dhe pasqyrat siç tregohet ne Shënimin 8a, por duke i shtuar gjithashtu te dhënat tuaja personale dhe kontributin tuaj me mase fikse për vete dhe për punonjësit e papaguar te familjes ne formularin E-SIG 025/a "Listpagesa e te Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe tatimi mbi te ardhurat nga Punësimi" dhe dorëzojeni sipas shënimeve te këtij formulari.
8.3. Nëse ne veprimtarinë ekonomike jeni punësuar personalisht dhe keni punësuar vetëm punëtore te papaguar te familjes, hidhni te dhënat personale dhe masën fikse te kontributit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për t'u paguar për çdonjërin nga pjesëtaret e familjes përfshi veten tuaj ne formularin E-SIG 025/a "Listpagesa e te Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe tatimi mbi te ardhurat nga Punësimi" dhe dorëzojeni këtë listepagese sipas shënimeve te formularit. Ju gjithsesi do te plotësoni këtë deklarate dhe formularin E-SIG 012/a 'Deklarata e kontributeve shëndetësore' e me pas merrni te dy formularët dhe pasqyrën dhe depozitoni ne banke jo me vone se dita e 25-te e muajit te fundit te periudhës tremujore (Mars, Qershor, Shtator, Dhjetor) te vitit kalendarik.
Shënim 9-18: Shënoni shumën e secilës dege te përfitimit qe i është paguar punëmarrësit ne muajin e dek
larimit sipas tipit te përfitimit
Shënim 19: Shënoni shumën e përfitimeve gjithsej qe u është paguar punëmarrësve (shuma e kutive 9
deri 18).
Shënim 20: Kontributet nga punëdhënësi. Shënoni kontributet bruto te dhëna nga punëdhënësi.
Shënim 21: Kontributet nga punëmarrësi. Shënoni kontributet bruto te dhëna nga punëmarrësi.
Shënim 22: Kontributet shtese. Përdoret vetëm për nëpunësit shtetërore qe derdhin kontribute shtese për
pensionet. Shënoni kontributet bruto te dhëna nga punëmarrësit.
Shënim 23: Kontributet ne total. Shënoni shumën e kontributeve bruto te pagueshme (shuma e kutive 20
deri 22).
Shënim 24: Përfitimet e paguara. Shënoni përfitimet e pagueshme gjithsej nga kutia 19.
Shënim 25: Kontributet për t'u paguar. Shënoni kontributin e pagueshëm neto (Kutiza 23 minus Kutizën
24), shënoni te njëjtën shifër ne flete-pagese dhe paguani ne banke shumën e duhur. Nëse shifra është negative (përfitimet e paguara i tejkalojnë kontributet për t'u paguar, shënoni shifrën negative ne Kutizën 25 dhe 0 ne mandatin e pagesës. Dorëzojeni formularin ne banke. Çdo kreditim do te behet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Shënim 26: Shënoni numrin gjithsej te punonjësve te cilët kane paguar kontributet ne muajin e deklarimit.
Shënim 27: Ky formular përdoret për te deklaruar dhe paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. Duhet te përdoret se bashku me formularin e liste-pagesës numër E-SIG 025/a, E-SIG 026/a dhe E-SIG 027/a qe përmbajnë pagesën, përfitimet dhe te dhëna për te punësuarit rishtazi dhe te larguarit për çdo kontribuues dhe formularin E-SIG 012/a 'Deklarimin e kontributeve shëndetësore'. Udhëzimet për plotësimin dhe dorëzimin e liste-pagesave janë te shtypura ne liste-pagesa.




FORMULAR I DEKLARIMIT DHE
Numri i Vendosjes se Dokumentit (NVD)
(Vetëm për përdorim zyrtar)
PAGESES SE KONTRIBUTEVE TE
SIGURIMEVE SHENDETSORE

[2] Periudha tatimore

[1] Numri Serial:_________________________


Numri Identifikues i Personit te Tatueshëm (NIPT): [3] ____________________________________
Emri Tregtar i Personit te Tatueshëm: [4] ____________________________________
Emri Mbiemri i Personit Fizik: [5] ____________________________________
Adresa: [6] ____________________________________
Qyteti/Komuna/Rrethi :
Numri Telefonit: [7] ____________________________________
Lajmëroni nëse informacioni i mësipërm është jo i plote ose ka ndryshuar

Pa veprimtari





Deklarim përmbledhës

9


[A] Kontributet për tu paguar



_______________________________________

Data dhe Firma e Personit te Tatueshëm - Deklaroj nen përgjegjësinë time qe informacioni i mësipërm është i plote dhe i sakte.


Vetëm për përdorim zyrtar PAGESA


Leke



Xhirim

SHUMA E PAGUAR:
Cek


Te tjera:...........................................

Data, Vula e Bankës dhe nënshkrimi i nëpunësit te bankës. Origjinali- Zyra e Tatimeve Kopja-Personi i Tatueshëm

Numri i Formularit E-SIG 012/a


Shënimet e Formularit E-SIG 012/a

Shënim 1: Periudha Tatimore. Shënoni periudhën tatimore ne formatin VVVV/MM p.sh. 2003/09
Shënim 2: Numri Serial. Kjo rubrike përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Shënim 3-7: Kutiza 3 - 7 Gjeneralitete. Shënoni te dhënat e subjektit siç paraqiten ne formular dhe tregoni nëse te dhënat e paraqitura nuk janë te plota ose kane ndryshuar.
Shënim 8: Nëse për periudhën e deklarimit nuk ka patur veprimtari ekonomike dhe nuk keni dhënë asnjë pagese asnjërit prej punëmarrësve tuaj, spontoni kutizën. Shënoni '0' ne kutizën 9. Nuk është e nevojshme te plotësoni ndonjë kuti tjetër. Dorëzojeni formularin ne banke.

Shënim 8a: Spontoni kutizën e kontributeve e me pas ky formular duhet te dërgohen ne banke me Punëdhënësi pagesën për t'u bere jo me vone se data 25 e muajit vijues te muajit te deklarimit se bashku me formularët shoqërues te mëposhtëm:
Formularin e deklarimit dhe pagesës se kontributeve te sigurimeve shoqërore E-SIG 011/a
Formularin e deklarimit te tatimit mbi te ardhurat nga punësimi E-TAP 010/a

Çdo tremujor ju duhet te dorëzoni pasqyrat dhe formularët vijues drejtpërdrejt ne degën e tatimeve deri ne datën 25-te te muaji qe vijon pas muajit te deklarimit..
Formularin e listepageses për sigurimet shoqërore E-SIG 025/a
Formularin e listepageses te përfitimeve te paguara E-SIG 026/a
Formularin (pasqyra) e te punësuarve rishtazi dhe te larguarve E-SIG 027/a
Formulari i deklarimit te te dhënave E-SIG 046/a

Shënim 8b: 8.1. I vetëpunësuar pa punëmarrës. Nëse si individ, paguani sigurime shoqërore dhe
Individët e shëndetësore me një kuote fikse, plotësoni vetëm kutinë 9, plotësoni gjithashtu Formularin
regjistruar: E-SIG 011/a, 'Deklaratën e Kontributeve Shoqërore" sipas shënimeve ne atë formular, dhe me pas merrni te dy formularët e dërgojini ne banke jo me vone se sa data 25 e muajit te fundit te periudhës tremujore (Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor) te vitit kalendarik. Nuk kërkohet ndonjë pasqyre.
8.2. I vetëpunësuar me punëmarrës. Nëse ju paguani një kontribut me kuote fikse te sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si individ, por ne veprimtarinë tuaj ekonomike keni punëmarrës (me ose pa punonjës te papaguar te familjes) ju duhet te dorëzoni për punonjësit tuaj formularët dhe pasqyrat siç tregohet ne Shënimin 8a, por duke i shtuar gjithashtu te dhënat tuaja personale dhe kontributin tuaj me mase fikse për vete dhe për punonjësit e papaguar te familjes për secilin tremujor ne formularin E-SIG 025/a "Listpagesa e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimi mbi te Ardhurat nga Punësimi" sipas shënimeve te formularit.
8.3. Nëse ne veprimtarinë ekonomike jeni punësuar vete dhe keni punësuar vetëm punëtorë te papaguar te familjes, hidhni te dhënat personale dhe masën fikse te kontributit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për t'u paguar për çdonjërin nga pjesëtaret e familjes përfshi veten tuaj ne formularin E-SIG 025/a "Listpagesa e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimi mbi te Ardhurat nga Punësimi" dhe dorëzojeni këtë listepagese sipas shënimeve te formularit. Ju gjithsesi do te plotësoni këtë deklarate dhe formularin E-SIG 012/a 'Deklarata e kontributeve shëndetësore' e me pas merrni te dy formularët dhe pasqyrën dhe depozitoni ne banke jo me vone se dita e 25-te e muajit te fundit te periudhës tremujore (Mars, Qershor, Shtator, Dhjetor) te vitit kalendarik.
Shënim 9: Shënoni shumën e kontributeve te pagueshme; shënoni te njëjtën shume ne mandatin bankar dhe paguan shumën e kërkuar ne banke.
Shënim 10: Ky formular përdoret për te deklaruar dhe paguar kontributet e sigurimeve shëndetësore. Duhet te përdoret se bashku me formularin e liste-pagesës numër E-SIG 025/a, qe paraqet te dhëna për pagesën e çdo kontribuuesi. Udhëzimet për plotësimin dhe dorëzimin e liste-pagesave janë te shtypura ne liste-pagesa.



Formulari numër E-SIG 025/a
Listpagesa e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimi mbi te Ardhurat te Mbajtura ne Burim


NIPTi Emri i Periudha Tatimore Rrethi
tatimpaguesit (VVVV/MM)


NSSH
Emri Mbiemri


Kate-
goria

Pagese për
qëllimet e
llogaritjes se
kontributeve


Kontributet
Sigurimeve
Shoqërore
te Punëdhënësve Kontributet
Sigurimeve
Shoqërore
te Punëdhënësve Kontribute shtese Kontributet Bruto te
Sigurime
Shoqero

Përfitime gjithsej Kontributet
neto
Kontributet
Sigurimeve
Shëndetësore

Te ardhurat nga punësimi
Tatimi mbi te Ardhurat

















Shuma e faqes
Shuma e mbartur
SHUMA TRANSFERUAR NE FAQEN NUMER___/
SHUMA E LISTPAGESAVE* *(FSHIJ SIPAS RASTIT)





Shënimet e Formularit E-SIG 025/a

Kutiza 1: Nëse ju plotësoni me shume se një faqe shënoni numrin e faqes dhe numrin gjithsej te faqeve.

Kutiza 2: Shënoni numrin tuaj te NIPT-it dhe emrin e regjistruar ne degën e tatimeve

Kutiza 3: Shënoni periudhën tatimore ne formalin VVVV/MM p.sh. 2003/09 ku shifra MM është muaji i listpageses. Për çdo muaj kalendarik duhet te dorëzohet një listpagese.

Kutiza 4: Shënoni emrin e rrethit ku subjekti ushtron veprimtarinë ekonomike. Nëse veprimtaria ekonomike e juaj kryhet ne me tepër se një rreth, dorëzoni një pasqyre me vete për secilin rreth ku ushtroni veprimtari ekonomike.

Kolona 5: Shënoni ne këtë kolone numrin e sigurimeve shoqërore (NSSH) çdo punëmarrësi. Nëse jeni i vetëpunësuar, shihni shënimin 1 me poshtë.

Shënim 1: Te o Nëse po e plotësoni këtë formular person i vetëpunësuar me punëtorë te papaguar te familjes Vetëpunësuari: por pa punëmarrës, kur kolonat 5, 6, 7, 14 dhe 15 kërkojnë te dhënat e punëmarrësit, ne
vend te tyre shënoni te dhënat tuaja dhe te dhënat e punëtorëve te papaguar te familjes.
o Lërini bosh kolonat 8,9,10,11,12,13,16 dhe 17.
o Plotësoni kolonat 14 dhe 15 me shumën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për t'u
paguar.
Kolona 6: Shënoni emrin e çdo punëmarrësi kundrejt NSSH te çdo personi me te dhënat e mjaftueshme për te identifikuar personin.

Kolona 7: Shënoni numrin e kategorisë se punëmarrësve, kur nuk punojnë me kohe te plote, si vijon: 1- nuk kërkohet te vendoset 1 (numër i paracaktuar për punëmarrësit me kohe te plote; 2- gjithnjë me kohe te pjesshme (me pak se 24 ore/jave); 3-i përkohshëm (me pak se 1 jave gjate vitit); 4-punëmarrësit tjerë; 5-nuk përdoret; 6-punëtor i papaguar i familjes; 7-nuk përdoret; 8-persona ne kurse dhe studente ne praktika mësimore.

Kolona 8: Shënoni pagën gjithsej qe i keni dhënë punëmarrësit (ose kuotën fikse nëse përdoret për llogaritjen) gjate muajit dhe qe shërben si baze për llogaritjen e detyrimit te kontributeve te sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore ne përputhje me kërkesat e VKM nr. 402, date 10.10.2002 (i amenduar). Për me shume sqarime, referojuni fletëpalosjes shpjeguese.

Kolona 9: Shënoni kontributin gjithsej te sigurimeve shoqërore te paguar nga punëdhënësi gjate muajit sipas pagës se dhënë çdo punëmarrësi. Mblidhni kolonën dhe kaloni shumën ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e pasqyrës duhet te jete e barabarte me kontributet e pasqyruara ne deklaratën e muajit korrespondues.

Kolona 10: Shënoni kontributin gjithsej te sigurimeve shoqërore te mbajtur ne burim nga punëdhënësi për punëmarrësin gjate muajit sipas pagës se deklaruar për çdo punëmarrës. Mblidhni kolonën dhe kaloni shumën ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e listepageses duhet te jete e barabarte me shumën e kontributeve te pasqyruara ne deklaratën e për muajin korresponduese.

Kolona 11: Shënoni kontributet shtese gjithsej te mbajtura ne burim gjate muajit. Mblidhni kolonën dhe kaloni shumën ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne listpagese duhet te jete e barabarte me shumën e kontributeve te pasqyruara ne deklaratën tuaj për muajin korrespondues. (Kjo kolone është e zbatueshme vetëm për nëpunësit shtetërore dhe zyrtaret.)

Kolona 12: Shënoni kontributin bruto për tu paguar për çdo punëmarrës = kolonat 9-10 11. Mblidhni shumën e kolonës 12 dhe kaloni shumën ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne pasqyre duhet te jete e barabarte me shumën e kontributeve te pasqyruara ne deklaratën e muajit korrespondues.

Kolona 13: Shënoni nga formulari numër E-SIG 026/a 'Lista e Përfitimeve te Dhëna' shumën gjithsej te përfitimeve qe i janë paguar një punëmarrësi gjate muajit. Mblidhni shumën e kolonës dhe kaloni totalin
e shumës ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne listepagese duhet te jete e barabarte me kontributet e pasqyruara ne deklaratën e muajit korrespondues.

Kolona 14: Shënoni kontributin e pagueshëm neto për çdo punëmarrës= kolona 12 - kolona 13. Mblidhni shumën e kolonës dhe kaloni totalin e shumës ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne listepagese duhet te jete e barabarte me kontributet e pasqyruara ne deklaratën e muajit korrespondues.

Kolona 15: Shënoni shumën gjithsej ne kontributeve shëndetësore për çdo punëmarrës gjate muajit duke u bazuar ne pagën e deklaruar [shih kolonën 8]. Mblidhni shumën e kolonës dhe kaloni totalin e shumës ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne listepagese duhet te jete e barabarte me kontributet e pasqyruara ne deklaratën e muajit përkatës.

Kolona 16: Shënoni pagën bruto qe i keni paguar punëmarrësit (pa zbritjet si kontributet, tatimi) gjate muajit dhe qe është baza për llogaritjen e tatimit mbi te ardhurat personale. Kjo mund te ndryshoje nga paga e deklaruar për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Mblidhni shumën e kolonës dhe kaloni totalin e shumës ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne listepagese duhet te jete e barabarte me kontributet e pasqyruara ne deklaratën e muajit përkatës.

Kolona 17: Shënoni tatimin mbi te ardhurat personale te mbajtur ne burim nga paga e çdo punëmarrësi gjate muajit. Mblidhni shumën e kolonës dhe kaloni totalin e shumës ne faqen tjetër ose shënoni shumën e pasqyrës. Shuma e shënuar ne listpagese duhet te jete e barabarte me kontributet e pasqyruara ne deklaratën e muajit përkatës.

Shënim 2: Ky formular përdoret për te përfshirë paratë qe ju duhet t'u mbani ne burim punëmarrësve tuaj për te paguar përfitimet e përcaktuara (kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore) si dhe tatimin mbi te ardhurat personale te mbajtur ne burim.

Shënim 3: Formulari duhet te përdoret se bashku me tre formularët e veçante te deklaratës dhe pagesës për tre pagesat e duhura - kontributet e sigurimeve shoqërore, kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe tatimin mbi te ardhurat personale. Udhëzimet për plotësimin e deklaratave janë te shtypura ne çdo formular deklarate.

Shënim 4: Punëdhënës: Çdo tremujor ju duhet te dorëzoni listepagesat dhe formularin e mëposhtëm drejtpërdrejt ne degën e tatimeve deri ne ditën e 25te te muajit pasardhës. Ato janë Listepagesa e sigurimeve shoqërore, Shëndetësore dhe tatimit mbi te ardhurat nga Punësimi E.SIG025/a; Listepagesa e përfitimeve te dhëna E.SIG026/a; Pasqyra e te punësuarve rishtazi dhe te larguarve E. SIG027/a; Formulari i deklarimit te te dhënave E-SIG046/a. Ato mund te dorëzohen ne format elektronik. Te vetëpunësuar me punëtorë te papaguar te familjes: Çdo tremujor ju duhet te dorëzoni listpagesen dhe formularin e deklarimit te te dhënave drejtpërdrejt ne degën e tatimeve deri ne ditën e 25te te muajit te fundit te tremujorit, p.sh. dita e 25 e: Mars, Qershor, Shtator dhe Dhjetor



Formulari numër E-SIG 026/a Listpagesa e përfitimeve te paguara


NIPTi Emri i Periudha Tatimore Rrethi
tatimpaguesit (VVVV/MM)



(Për Kodin e Përfitimeve përdorni 01 E ardhura për sëmundje, 02 E ardhura për kompensim sëmundje (kur ndryshon vendi punës ose reduktohen orët e punës),03 Kompensim për barre lindje 04Kompesim për barre lindje kur ndryshon vendi i punës, 05 Grand për fëmijë te lindur, 06 Përfitim nga pensione invaliditeti te pjesshme, 07 Pagesa ne raste vdekje, 08 Kompensim për sëmundje për shkak aksidenti ne pune, 09 Përfitim nga pensione invaliditeti nga aksidente ne pune dhe sëmundje profesionale, 10 Përfitime nga pensione për ish-ushtaraket,


NSSH
Emri

Kodi

Shuma

Dite

Kodi

Shuma

Dite

Kodi

Shuma

Dite

Kodi
Shuma

Dite
Gjithsej

















Shuma e faqes

Shuma e mbartur

SHUMA TRANSFERUAR NE FAQEN NUMER___/ SHUMA E LISTPAGESAVE* *(FSHIJ SIPAS RASTIT)





Shënimet e Formularit E-SIG 026/a

Kutiza 1: Nëse po plotësoni me shume se një faqe shënoni numrin e faqes dhe numrin gjithsej te faqeve.

Kutiza 2&3: Shënoni numrin tuaj te NIPT-it dhe emrin e regjistruar ne degën e tatimeve

Kutiza 4: Shënoni periudhën tatimore ne formalin VVVV/MM p.sh. 2003/09 ku shifra MM është muaji i listpageses. Për çdo muaj kalendarik duhet te depozitohet një listpagese.

Kutiza 5: Shënoni emrin e rrethit ku subjekti ushtron veprimtarinë ekonomike. Nëse veprimtaria ekonomike e juaj kryhet ne me tepër se një rreth, dorëzoni një pasqyre me vete për secilin rreth ku ushtroni veprimtari ekonomike.

Kolona 6: Shënoni ne këtë kolone numrin e sigurimeve shoqërore (NSSH) çdo punëmarrës qe ka marre përfitim.

Kolona 7: Shënoni emrin e çdo punëmarrësi kundrejt NSSH ne e punëmarrësit se bashku me me te dhëna te mjaftueshme për identifikimin e personit.

Kolona 8: Shënoni numrin e kodit për përfitimin e paguar sipas listës se paraqitur ne faqen e pare te këtij formulari. Përdorni një kolone te veçante për çdo përfitim te paguar secilit person, deri ne katër maksimumi. Nëse keni paguar ndonjë punëmarrësi me tepër se katër përfitime ne muaj, kontaktoni për këshillim degën e tatimeve.

Kolona 9: Shënoni ne këtë kolone shumën gjithsej te çdo përfitimi te paguar gjate muajit.

Kolona 10: Shënoni sipas rastit ne këtë kolone numrin e ditëve gjate muajit kur është kërkuar përfitimi.

Kolona 11: Mblidhni shumën e përfitimeve për punëmarrës gjate muajit dhe pastaj kaloni shumën ne kolonën 13 te formularit korrespondues E-SIG 025/a te Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shëndetësore dhe Tatimit mbi te Ardhurat te Mbajtur ne Burim kundrejt informacionit përkatës te çdo punëmarrësi.

Shënim 1: Ky formular përdoret për te përfshirë çdo përfitim qe i keni paguar punëmarrësve tuaj, te cilat pastaj zbriten nga pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqërore.

Shënim 2: Ky formular duhet te përdoret se bashku me formularin numër E-SIG 025/a te deklarimit te kontributeve te sigurimeve shoqërore. Udhëzimet për plotësimin e deklaratave janë te shtypura ne formular.

Shënim 3: Çdo tremujor duhet te dorëzoni listepagesat e mëposhtme dhe formularin drejtpërdrejt ne degën e tatimeve ne ditën e 25 te muajit pasardhës Ato janë: Listpagesa e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimi mbi te ardhurat nga Punësimi" E-SIG025/a; Listepagesa e përfitimeve te paguara E-SIG 026/a; Pasqyra e te punësuarve rishtazi dhe te larguarve E-SIG027/a; Formulari i deklarimit te te dhënave E-SIG046/a; Atë mund te dorëzohen me format elektronik.



Formulari numër E-SIG 027/a Pasqyra e te Punësuarve Rishtazi dhe e te Larguarve


NIPTi Emri i Periudha Tatimore Rrethi
tatimpaguesit (VVVV/MM)

NSSH
Emri
Data e Fillimit
Data e Largimit

















Shënimet e Formularit E-SIG 027/a

Kutiza 1: Nëse po plotësoni me shume se një faqe shënoni numrin e faqes dhe numrin gjithsej te faqeve.

Kutiza 2&3: Shënoni numrin tuaj te NIPT-it dhe emrin e regjistruar ne degën e tatimeve

Kutiza 4: Shënoni periudhën tatimore ne formalin VVVV/MM p.sh. 2003/09 ku shifra MM është muaji i fundit i muajit. Nëse është rasti, pasqyra duhet te depozitohet çdo muaj.

Kutiza 5: Shënoni emrin e rrethit ku subjekti ushtron veprimtarinë ekonomike. Nëse veprimtaria ekonomike e juaj kryhet ne me tepër se një rreth, dorëzoni një pasqyre me vete për secilin rreth ku ushtroni veprimtari ekonomike.

Kolona 6: Shënoni ne këtë kolone numrin e sigurimeve shoqërore (NSSH) për çdo punëmarrës qe fillon pune rishtazi apo qe le vendin e punës

Kolona 7: Shënoni emrin e çdo punëmarrësi kundrejt NSSH-se te punëmarrësit se bashku me te dhëna te mjaftueshme për identifikimin e personit.

Kolona 8: Shënoni sipas rastit datën e largimit te punonjësit.

Shënim 1 Ky formular përdoret për te njoftuar degën e tatimeve për çdo punëmarrës qe punësohet apo largohet gjate muajit te deklarimit. Ju duhet te deklaroni vetëm atë punëmarrës qe largohen apo punësohen gjate muajit te deklarimit.

Shënim 2: Çdo tremujor duhet te dorëzoni listepagesat e mëposhtme dhe formularin drejtpërdrejt ne degën e tatimeve ne ditën e 25 te muajit pasardhës. Ato janë: Listpagesae Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimin mbi te Ardhurat nga Punësimi E-SIG025/a; Listepagesa e përfitimeve te paguara ESIG 026/a; Pasqyra e te punësuarve rishtazi dhe te larguarve E-SIG027/a; Formulari i deklarimit te te dhënave E-SIG046/a; Ato mund te dorëzohen me format elektronik.




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  2.327 402170004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan