marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9210
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 23.03.2004
Data e aprovimit te Aktit: 23.03.2004
Numri i neneve: 50
Numri i fletores zyrtare: 24
Data e fletores zyrtare: 29.04.2004
Aktiviteti: Statusi Ushtarakut
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Dispozita të përgjithshme.
Amendamente
1 Per Garden e Republikes se Shqiperise.
2 PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTI
Akte te ngjashem
1 Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
2 Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
3 Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
4 PËR PAGAT E ATASHEVE USHTARAKË, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË SHËRBEJNË NË PËRFAQËSINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË NATO-S, NË SHTABET E NATO-S, NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE NË SHTABET USH
5 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.524, DATË 30.7.2004 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MASËN DHE MËNYRËN E KOMPENSIMIT TË QIRASË SË BANESËS DHE TË USHQIMIT TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR
6 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.90, DATË 28.1.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR PAGAT E ATASHEVE USHTARAKË, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË SHËRBEJNË NË PËRFAQËSITË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRA
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr .9210, date 23.3.2004

PER STATUSIN E USHTARAKUT TE FORCAVE TE ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Ky ligj përcakton pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, kërkesat e përgjithshme te pranimit, te drejtat, detyrimet dhe kufizimet e ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, për arsye te karakterit te veçante te detyrës dhe te shërbimit ushtarak, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.

Neni 2
Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:
1. "Ushtarak i Forcave te Armatosura" është shtetasi qe shërben ne Forcat e Armatosura, bën betimin dhe mban uniformen me shenjat përkatëse, te miratuara sipas legjislacionit ne fuqi.
2. "Ushtarak i shërbimit aktiv te përhershëm" është shtetasi qe shërben ne Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) dhe fiton statusin e karrierës, te përcaktuar ne ligjin "Për gradat dhe karrierën ushtarake te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë".
3. "Ushtarak i shërbimit aktiv te përkohshëm" është shtetasi qe pranon te shërbejë ne Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar me pagese/profesionist), për një periudhe kohe te caktuar.
4. "Ushtarak i shërbimit aktiv te detyrueshëm" është shtetasi qe kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas ligjit.
5. "Ushtarak ne rezerve" është shtetasi qe ka shërbyer ne Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) dhe, pasi ndërpret karrierën ushtarake, sipas ligjit "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë", përfshihet ne strukturat rezerve te Forcave te Armatosura si oficer, nënoficer dhe ushtar.
6. "Ushtarak ne lirim" është shtetasi qe ndërpret karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura, sipas ligjit "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë".
7. "Ushtarak ne pension" është shtetasi qe ka shërbyer ne Forcat e Armatosura si ushtarak, aktiv dhe rezerve, dhe del ne pension kur mbush moshën e pensionit te pleqërisë.
Neni 3
Shërbimi ushtarak si veprimtari e veçante

Shërbimi ushtarak është veprimtari e veçante, shoqërisht e domosdoshme për shtetin, qe kryhet ne baze te dëshirës, vullnetit dhe detyrimit për t'i shërbyer atdheut dhe interesave te kombit, përgjegjësisë për zbatimin e legjislacionit, paanësisë politike, bindjes, profesionalizmit dhe vazhdimësisë se karrierës.

Neni 4
Pranimi ne Forcat e Armatosura

1. Ne Forcat e Armatosura pranohet si ushtarak aktiv shtetasi qe plotëson këto kërkesa te
përgjithshme:
a) te jete shtetas shqiptar;
b) te këtë zotësi te plote për te vepruar;
c) te përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe te zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit;
ç) te mos jete dënuar me burgim me vendim te formës se prere te gjykatës për kryerje te një
krimi;
d) te mos jete larguar nga puna për shkelje te disiplinës;
dh) te jete i moshës 19-30 vjeç;
2. Kriteret e tjera, përveç sa parashikohen ne këtë nen, qe duhet te plotësojë shtetasi, i cili shpreh dëshirën për t'u pranuar dhe për te shërbyer ne Forcat e Armatosura, përcaktohen ne ligjin "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë" dhe ne akte te tjera ligjore e nënligjore.

Neni 5
Fitimi i statusit te ushtarakut

Shtetasi shqiptar, nga dita qe fillon te shërbejë ne Forcat e Armatosura si ushtarak, fiton statusin e ushtarakut dhe gëzon te drejtat, si dhe përmbush detyrimet e përcaktuara ne këtë ligj dhe ne akte te tjera ligjore dhe nënligjore.
Këtë status e gëzojnë:
a) ushtaraket e shërbimit aktiv te përhershëm;
b) ushtaraket e shërbimit aktiv te përkohshëm;
c) ushtaraket e shërbimit aktiv te detyrueshëm, te thirrurit ne stërvitje ushtarake, për kohen e
stërvitjes;
ç) ushtaraket ne rezerve, ne lirim ose ne pension, sipas përcaktimeve te bëra ne këtë ligj dhe
ne akte te tjera ligjore e nënligjore.

Neni 6
Ruajtja e statusit kur kapet rob

Nëse gjate kohës se veprimeve luftarake, ushtaraku aktiv mund te kapet rob, ne territorin e Republikës se Shqipërisë ose ne territorin e një shteti tjetër, ruan te drejtat qe i njeh statusi i ushtarakut dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore.

Neni 7
Humbja e statusit te ushtarakut

1. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura e humbet statusin kur:
a) dënohet me burgim nga gjykata me vendim te formës se prere për krime te kryera me dashje;
b) përfundon stërvitjen ushtarake ose shërbimin ushtarak aktiv te detyrueshëm;
c) përfundon kontratën, pa shkaqe ligjore;
ç) vdes.
2. Kur ushtaraku aktiv vdes, familja e tij ruan disa nga te drejtat e përcaktuara ne këtë ligj.

Neni 8
Vjetërsia ne pune dhe ne shërbim

1. Njihet si vjetërsi ne pune e ushtarakut te Forcave te Armatosura, për efekt pensioni, periudha nga data e hyrjes ne shërbim te Forcave te Armatosura, si ushtar me pagese/ profesionist, kursant (nënoficer) dhe student ne shkollat e larta ushtarake, brenda dhe jashtë vendit. Kontributet për sigurimet shoqërore, për këtë periudhe, përballohen nga Buxheti i Shtetit.
2. Vjetërsia e shërbimit si ushtarak aktiv, për efekt te pagës dhe përfitimit te pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi, llogaritet nga data e titullimit oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë.
3. Koha e kryerjes se studimeve, pas përfundimit te shkollës se larte ushtarake, brenda dhe jashtë vendit, llogaritet si vjetërsi ne pune dhe vjetërsi shërbimi si ushtarak aktiv dhe si kohe qëndrimi ne grade.

Neni 9
Gradimi dhe karriera ushtarake

1. Shtetasi shqiptar, me pranimin ne shërbimin ushtarak aktiv si ushtar, nënoficer dhe oficer, gëzon te drejtën e gradimit dhe te karrierës ushtarake.
2. Kriteret për përparimin ne grade dhe karriere dhe atë te ndërprerjes se karrierës ushtarake përcaktohen ne ligjin "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë" dhe ne akte te tjera ligjore e nënligjore.

Neni 10
Pajisja me dokumentin e identifikimit ushtarak

1. Ushtaraku aktiv, përveç letërnjoftimit/pasaportës, pajiset dhe mban kurdoherë me vete dokumentin përkatës te identifikimit ushtarak.
2. Dokumenti i identifikimit ushtarak lëshohet për oficeret nga Ministri i Mbrojtjes, ndërsa për nënoficerët dhe ushtaret profesioniste nga komandanti i forcës, komandanti i komandës mbështetëse, komandanti i njësisë ne varësi te Shtabit te Përgjithshëm dhe Drejtori i Personel-Organizimit ne Shtabin e Përgjithshëm.
3. Forma dhe përmbajtja e dokumentit te identifikimit përcaktohen me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, me propozimin e Shefit te Shtabit te Përgjithshëm.

KREU II
TE DREJTAT DHE DETYRAT E USHTARAKUT

Neni 11
Detyra themelore

1. Është detyre e çdo ushtaraku t'i shërbejë Republikës se Shqipërisë me besnikëri dhe
ndershmëri, për te mbrojtur te drejtat dhe lirinë e popullit.
2. Është detyre e çdo ushtaraku te respektoje rendin kushtetues.

Neni 12
Betimi i oficerit dhe nënoficerit

Ushtaraku aktiv, ditën e titullimit oficer ose nënoficer aktiv i Forcave te Armatosura te
Republikës se Shqipërisë, bën betimin.
Formula e betimit është:
"Betohem përpara Flamurit Kombëtar, ne nderin dhe bindjen time, se do te zbatoj
Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, do t'i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe, për mbrojtjen e tyre, nuk do te kursej as jetën time! Betohem!".

Neni 13
Hierarkia e urdhrit

1. Ushtaraku i bindet eprorit. Ai zbaton te gjitha urdhrat qe jepen për qëllime shërbimi.
2. Urdhri i ligjshëm është i detyrueshëm për zbatim edhe ne rast se paraqet rrezik për jetën e
ushtarakut.
3. Kur urdhri bie ne kundërshtim me ligjin, ushtaraku duhet t'ia beje te ditur eprorit dhe te
kërkojë dhënien me shkrim te urdhrit.
4. Ushtaraku nuk zbaton urdhrat qe bien ne kundërshtim flagrant me ligjin dhe njofton urdhërdhënësin dhe eprorin e vet.
5. Te drejtat e eprorit për dhënien e urdhrit, mënyrat e dhënies se tij dhe procedurat
përcaktohen ne akte te tjera ligjore.

Neni 14
E drejta për mbajtjen dhe përdorimin e armës

1. Ushtaraku aktiv, gjate kryerjes se shërbimit dhe jashtë tij, ka te drejte te mbaje dhe te
përdore armen vetjake, ne përputhje me ligjet "Për armët" dhe "Për përdorimin e armeve te zjarrit".
2. Kur ushtaraku aktiv, për shkaqe te ndryshme, ndërpret karrierën ushtarake, dorëzon armen vetjake.
3. Ushtaraku aktiv me grade madhore, kur del ne rezerve, ne lirim ose ne pension pleqërie, ka te drejtën e mbajtjes se armës vetjake (pistolete), por pasi te jete pajisur me pare me autorizimin përkatës nga eprori i vet me i larte. Arma vetjake i jepet pasi te regjistrohet ne organet e rendit publik.
4. Kur ushtaraku vdes, familjaret janë te detyruar ta dorëzojnë armen vetjake ne komandën përkatëse brenda 30 ditëve, duke njoftuar organet e rendit për çregjistrimin e saj.

Neni 15
E drejta për propozime dhe ankesa

1. Ushtaraket aktive kane te drejte, ne mënyrë individuale ose ne grup, te bëjnë, sipas rastit,
propozime, kërkesa ose ankesa për veprime te paligjshme te eproreve, kur u preken te drejtat e tyre.
2. Propozimet, kërkesat ose ankesat u drejtohen autoriteteve dhe organeve kompetente me
shkrim, sipas legjislacionit ne fuqi.
3. Ushtaraku nuk i nënshtrohet asnjë mase ndëshkuese ose disiplinore, për shkak te ankesës
ose kërkesës se bere prej tij.

Neni 16
Te drejtat e tjera

Ushtaraku aktiv gëzon edhe këto te drejta:
a) pune te garantuar ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi;
b) te përparojë ne grade e ne rendin e përgjegjësive (karriere), sipas akteve ligjore e nënligjore;
c) te mbrohet nga shteti ne kryerjen e detyrave te ngarkuara;
ç) te trajnohet, te kualifikohet dhe te ndjeke studimet ne institucionet arsimore, ushtarake ose
civile, brenda dhe jashtë vendit, vetëm kur i jepet leje, sipas legjislacionit ne fuqi dhe ne përputhje me profesionin;
d) te ushtroje te drejtën e besimit dhe veprimtarisë fetare, jashtë territorit te repartit ose
institucionit ushtarak dhe pa uniforme ushtarake;
dh) te shërbejë brenda dhe jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, ne operacione te
ndryshme ndërkombëtare, me leje te autoritetit përkatës;
e) te përdore veshje civile jashtë kohës se punës e te shërbimit, ose kur e kërkon natyra e
shërbimit;
ë) te organizohet ne shoqata, te cilat nuk kane karakter politik ose sindikalist.

Neni 17
Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë ka këto detyra dhe
përgjegjësi kryesore:
a) te njohe, te respektoje, te zbatoje dhe te veproje ne përputhje me Kushtetutën dhe
legjislacionin ne fuqi;
b) te ruaje kurdoherë nderin e dinjitetin e ushtarakut;
c) te shërbejë ku ta kërkojnë interesat e Forcave te Armatosura;
ç) te përgatitet ushtarakisht, te jete i gatshëm dhe i disiplinuar, për çdo sakrifice, deri ne
dhënien e jetës për mbrojtjen e atdheut;
d) te siguroje për publikun e gjere, palët e interesuara dhe institucionet publike informacionin e kërkuar, me përjashtim te rasteve kur informacioni është i klasifikuar, ne përputhje
me legjislacionin ne fuqi;
dh) te respektoje orarin e punës dhe ta shfrytëzojë vetëm për kryerjen e detyrave.
Koha (orari) e punës dhe e shërbimit, me urdhër te eprorit, mund te zgjatet për interesa te
rëndësishëm te shërbimit e te detyrës;
e) te rrisë aftësitë profesionale dhe te marre pjese ne veprimtari trajnuese për këtë qellim;
ë) te mos kërkojë ose pranoje asnjë përfitim material, për kryerjen e detyrave, me
përjashtim te pagës dhe te përfitimeve te tjera, te përcaktuara me ligj e akte te tjera nënligjore;
f) te mbaje përgjegjësi te plote për ligjshmërinë e veprimeve te veta, gjate kryerjes se
detyrës;
g) te zbatoje rregullat e etikes.
2. Ushtaraku, përveç detyrave te përcaktuara ne këtë ligj, kryen dhe përgjigjet edhe për
detyra te caktuara me akte te tjera ligjore, nënligjore, rregullore ose manuale organike, te specifikuara sipas funksionit.
Neni 18
Përgjegjësia e ushtarakut para ligjit

1. Ushtaraket aktive, pavarësisht nga grada dhe detyra, janë te barabarte para ligjit.
2. Për shkelje te akteve ligjore dhe nënligjore , kërkesave te disiplinës ushtarake,
mosushtrimit te përgjegjësive e te detyrave dhe për dëme materiale te shkaktuara ndaj pronës publike dhe private, ushtaraku mban përgjegjësi penale, civile, administrative dhe disiplinore, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 19
Ndalimet për shkak te detyrës ose te shërbimit

1. Ushtarakut aktiv, për shkak te detyrës ose shërbimit, i ndalohet:
a) te jete anëtar i partive politike, i organizatave ose shoqatave me karakter politik, si dhe te
marre pjese ne veprimtaritë politike qe organizohen prej tyre;
b) te beje greve;
c) te përdore pronën shtetërore për përfitime vetjake;
ç) te beje pushime ose te shkoje për vizita tek te afërmit e tij jashtë vendit pa marre leje me
shkrim.
2. Ministri i Mbrojtjes, ne zbatim te shkronjës "ç" te pikës 1 te këtij neni, nxjerr urdhër, ku
përcaktohen procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për dhënien e lejeve.

KREU III
PAGA, SHTESAT MBI PAGE DHE KOMPENSIMET

Neni 20
Paga dhe shtesat mbi page

1. Paga e personelit ushtarak aktiv, qe shërben ne Forcat e Armatosura, caktohet ne baze te
pagës baze për gradën ushtarake përkatëse.
2. Paga mujore e personelit ushtarak aktiv (përfshirë ushtaret e shërbimit te detyrueshëm, ushtaret me pagese/profesioniste, nënoficerët, oficeret, kursantet dhe studentet e shkollave te larta) përbëhet nga paga baze dhe shtesat mbi page për kushte te veçanta pune e shërbimi.
Paga baze është paga për gradën ushtarake përkatëse, sipas viteve te shërbimit ne Forcat e
Armatosura.
Shtesa mbi page, për kushte te veçanta pune dhe shërbimi, jepet ne një mase fikse.
3. Masa e pagës baze për grade, e përcaktuar ne piken 1 te këtij neni, kriteret dhe masa e
përfitimit te shtesave mbi page përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 21
Kompensimet

1. Personelit ushtarak aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/ profesionist) i jepet
kompensim për:
a) qira banese, kur ushtaraku i shërbimit aktiv nuk mund te strehohet me banese nga
Ministria e Mbrojtjes. Masa e kompensimit është jo me shume se 80 për qind e vlerës se qirasë;
b) ushqim.
2. Kriteret e masa e kompensimit përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave, me
propozim te Ministrit te Mbrojtjes.
Neni 22
Paga e kursantit dhe e studentit ushtarak

Paga mujore e kursantit, qe fillon studimet ne akademi te ushtarake, pas diplomimit ne universitete ose shkolla te larta, brenda dhe jashtë vendit, është e njëjtë me pagën baze te gradës "Nëntoger".

Neni 23
Paga për ushtaraket e shërbimit ne rezerve

Personeli ushtarak rezervist (oficer, nënoficer e ushtar rezervist), për kohen qe thirret ne shërbim ose stërvitje ushtarake ne strukturat e Forcave te Armatosura, përfiton page dhe kompensim për ushqim për dite shërbimi ose stërvitjeje te njëjtë me atë te ushtarakut aktiv te se njëjtës grade ose funksion.
Paga u jepet ne repartet ku personeli ushtarak rezervist (oficer, nënoficer e ushtar rezervist) kryen shërbimin ose stërvitjen.

Neni 24
Pagesa për aktivizimin e personelit ushtarak ne rezerve ne trajtim me pagese kalimtare, ne pension te parakohshëm ose ne pension pleqërie

1. Për nevojat e Forcave te Armatosura dhe për zgjidhjen e problemeve qe kërkojnë specialiste me kualifikim te veçante, Ministri i Mbrojtjes mund te aktivizoje ushtarake te dale ne rezerve, ne lirim ose ne pension.
2. Ushtaraku, kur aktivizohet, sipas pikës 1 te këtij neni, vesh uniformen ushtarake dhe përfiton page mujore te njëjtë me atë te ushtarakut aktiv, te te njëjtit funksion (grade), si dhe u nënshtrohet te gjitha detyrimeve si paga e ushtarakut aktiv.
3. Ushtaraku i aktivizuar nuk mund te marre ne te njëjtën kohe pagën qe i takon ne zbatim te pikës 2 te këtij neni dhe pagesën kalimtare, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionin e pleqërisë.
4. Ushtarakut te aktivizuar i ndërpritet pagesa kalimtare, pensioni i parakohshëm për vjetërsi
shërbimi ose pensioni i pleqërisë ne ditën e aktivizimit.
5. Pagesa e përcaktuar ne piken 2 te këtij neni përfundon ditën qe ushtaraku i aktivizuar ndërpret aktivizimin dhe kthehet ne statusin e tij te mëparshëm dhe rimerr pagese kalimtare, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionin e pleqërisë.
6. Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Financave dhe Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale
nxjerrin udhëzim te përbashkët për zbatimin e këtij neni.

Neni 25
Kompensimi ne rast emërimi ose komandimi ne detyre jashtë vendbanimit

1. Ushtarakut te Forcave te Armatosura, qe për nevoja shërbimi emërohet ne një detyre jashtë vendbanimit te përhershëm e, ne te njëjtën kohe, transferon dhe familjen, i jepet kompensim për shpenzimet për udhëtim e transport te materialeve te shtëpisë. Shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë se Mbrojtjes.
2. Kur ushtaraku i Forcave te Armatosura komandohet ne një detyre tjetër, jashtë vendbanimit te tij te përhershëm, Ministria e Mbrojtjes i siguron fjetjen dhe transportin.
Ne rastet kur fjetja dhe transporti nuk i sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes, ai përfiton
dieta, sipas legjislacionit ne fuqi.
3. Kriteret dhe masa e kompensimit, te përcaktuara ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 26
Trajtimi ne rast arsimimi, trajnimi ase kualifikimi

1. Ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist), për periudhën e arsimimit, te trajnimit ose te kualifikimit ne kurse, shkolla te larta ushtarake (akademi) ose universitete, brenda dhe jashtë vendit, përfiton page dhe kompensime si me poshtë:
a) për periudha arsimimi, trajnimi ose kualifikimi ne kurse dhe shkolla te larta ushtarake
(akademi) ose universitete brenda vendit pagën e plote mujore, se bashku me te gjitha kompensimet;
b) për periudha arsimimi, trajnimi ose kualifikimi ne kurse dhe shkolla te larta ushtarake ose
universitetet jashtë vendit pagën baze për grade.
2. Ministria e Mbrojtjes përballon shpenzimet për transportin, akomodimin, ushqimin dhe shpenzimet për përkujdesjen shëndetësore për ushtarakun aktiv qe arsimohet, kualifikohet ose trajnohet ne një vend te huaj, kur këto shpenzime nuk mbulohen nga vendi i huaj.
3. Ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist), gjate periudhës se arsimimit, trajnimit ose kualifikimit përfiton te gjitha rritjet ne page, si gjithë ushtaraket e tjerë ne detyre.

Neni 27
Trajtimi me uniforme

1. Ushtarakut aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist, ushtar i shërbimit te
detyrueshëm) te Forcave te Armatosura i jepet falas uniforma ushtarake përkatëse.
2. Studentet dhe kursantet ushtarake te shkollave te larta ushtarake, brenda dhe jashtë vendit, kursantet e Akademisë se Nënoficerëve dhe ushtaret e shërbimit te detyrueshëm pajisen me uniforme ushtarake, me grada dhe simbole te tjera qe mbahen ne uniforme, falas.
3. Uniforma falas, ne zbatim te pikave 1 dhe 2 te këtij neni, jepet sipas kritereve dhe
normave te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 28
Trajtimi i familjareve te ushtarakut kur ushtaraku humbet jetën ne detyre ose për shkak te detyrës

1. Familja e ushtarakut aktiv te Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist, student ne akademitë ushtarake brenda dhe jashtë vendit), qe humbet jetën ne detyre ose për shkak te detyrës, përfiton pension familjar ne masën 100 për qind te pagës mujore te muajit te fundit, pavarësisht nga periudha e sigurimit te te ndjerit.
2. Kur ushtaraku (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist, ushtar i shërbimit te detyrueshëm, student ne akademitë ushtarake brenda dhe jashtë vendit), humbet jetën gjate kryerjes se detyrës, ne operacione ndërkombëtare ose operacione ne ndihme te popullsisë brenda vendit, familja e tij përfiton kompensim te veçante, masa e te cilit përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Fëmijëve te ushtarakut qe ka humbur jetën ne detyre ose për shkak te detyrës, kur fitojnë te drejtën e ndjekjes se arsimit te larte, shteti u jep burse te plote.

Neni 29
Trajtimi ne rastet e ndërprerjes se karrierës për shkak gjymtimi

1. Kur ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) i Forcave te Armatosura lirohet nga shërbimi si rezultat i një gjymtimi fizik ose mendor, ne detyre ose për shkak te detyrës, duke humbur plotësisht aftësinë për pune, përfiton pension ne masën 100 për qind te pagës mujore te ushtarakut ne detyre.
2. Kur ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist, student ne akademitë ushtarake brenda dhe jashtë vendit) i Forcave te Armatosura lirohet nga shërbimi ne Forcat e Armatosura për arsye shëndetësore, përfiton trajtim financiar deri ne punësimin e tij ose deri ne daljen ne pension pleqërie, ne masën dhe sipas kritereve te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
Personat te cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara ne ligjin për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve, për pension te parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kane te drejtën e zgjedhjes ndërmjet këtij trajtimi financiar dhe pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
3. Ushtaraku ka te drejtën e zgjedhjes se përfitimit te pensionit, sipas pikës 1 te këtij neni ose sipas nenit 14 te ligjit nr.8087, date 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, te ushtarakeve te Ministrisë se Rendit Publik dhe te Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar.

Neni 30
Ndihma financiare ne raste vdekjeje, sëmundjeje ose fatkeqësie

1. Ne rastet kur ushtaraku aktiv (oficeri, nënoficeri, ushtari me pagese/profesionist) i Forcave te Armatosura vdes, pëson sëmundje te rende e te gjate ose dëmtime te mëdha te pronës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, familjes ose atij i jepet ndihme financiare e menjëhershme ne masën deri ne gjashte paga mujore.
2. Ne rastet kur ushtarakut aktiv i vdes bashkëshorti/bashkëshortja ose një familjar ne ngarkim te tij pëson sëmundje te rende e te gjate ose vdes i jepet ndihme financiare e menjëhershme ne masën deri ne tri paga mujore.
3. Kur studenti i shkollave te larta ushtarake, kursanti, ushtari i shërbimit te detyrueshëm dhe ushtaraku rezervist (oficer, nënoficer dhe ushtar) gjate kohës se studimeve, shërbimit ose stërvitjes vdes, familjes i jepet ndihme financiare e menjëhershme ne masën deri ne katër paga mujore te gradës se nëntogerit.
4. Kur ushtaraku rezervist (oficer, nënoficer dhe ushtar) pëson gjate kohës se stërvitjes sëmundje te rende e te gjate ose dëmtime te mëdha te pronës se tij, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, i jepet ndihme financiare e menjëhershme ne masën e dy pagave mujore te gradës qe ka.
5. Ndihmat financiare, sipas këtij neni, jepen me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes me propozimin e Shefit te Shtabit te Përgjithshëm.

KREV IV
TE DREJTAT SHOQERORE TE USHTARAKUT DHE FAMILJES SE TIJ

Neni 31
Kohëzgjatja e punës

1. Kohëzgjatja normale e punës për personelin ushtarak aktiv te Forcave te Armatosura, si rregull, është e njëjtë me atë te administratës publike. Ministri i Mbrojtjes miraton orarin normal te punës për te gjithë personelin e Forcave te Armatosura, sipas misionit dhe territorit ku kryejnë veprimtarinë.
2. Kur e kërkon misioni i njësive ose situata operacionale, personelit te Forcave te Armatosura i kërkohet te punoje edhe ne ditët e pushimit javor dhe festave, pa te drejte përfitimi ose pagese suplementare.

Neni 32
E drejta për pushim

1. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura gëzon te drejtën e pushimit javor, pushimit vjetor te paguar dhe te pushimeve te tjera te paguara te përcaktuara ne këtë ligj dhe ne akte te tjera ligjore e nënligjore.
2. Kohëzgjatja e pushimit vjetor te paguar për oficeret dhe nënoficerët aktive te Forcave te Armatosura është 45 dite kalendarike, ndërsa për ushtaret me pagese/ /profesioniste është 30 dite kalendarike.
3. Kur ushtaraku, për shkak te detyrës, nuk e kryen lejen e pagueshme vjetore, paga për
lejen e pakryer i jepet ne pagesën e dyte te muajit mars te vitit pasardhës.
4. Kur ushtaraku, gjate kryerjes se lejes se pagueshme vjetore, për arsye shëndetësore behet i paafte për pune dhe këtë e vërteton me raport mjekësor, njofton vendin e punës dhe pushimi vjetor i zgjatet për atë periudhe kohe.
5. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura, përveç pushimeve te përcaktuara ne piken 2 te këtij neni, ka te drejtën e pushimit te paguar edhe për rastet e martesës, martesës se fëmijës, lindjes se fëmijës, sëmundjes se rende ose vdekjes se bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijës, prindërve, vëllezërve dhe motrave, pësimit te dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, ndërrimit te banesës, ndërrimit te vendbanimit te përhershëm për shkak te detyrës, përgatitjes dhe mbrojtjes se titujve pasuniversitare për punën qe kryejnë, kur thirret nga organet e drejtësisë si pale, dëshmitar ose ekspert, si dhe për raste te tjera te paparashikuara, te cilat vlerësohen nga eprori i tij.
6. Ushtaraku i Forcave te Armatosura ka te drejte qe, ne raste te veçanta, te kërkojë leje pa te drejte page, për arsye shëndetësore, personale, për fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten ose prindërit. Kohëzgjatja maksimale e te gjitha lejeve te papaguara brenda një viti kalendarik nuk mund te jete me e gjate se 45 dite.
7. Kriteret për dhënien dhe kohëzgjatjen e pushimeve, te parashikuara ne pikat 5 dhe 6 te këtij neni, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 33
E drejta e pushimit ne shtëpitë e pushimit

1. Ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) i Forcave te Armatosura dhe familja e tij kane te drejte te pushojnë ne shtëpitë e pushimit te ushtarakeve ne përdorim dhe administrim te Ministrisë se Mbrojtjes.
2. Te drejtën e pushimit ne shtëpitë e pushimit te ushtarakeve e ka edhe ushtaraku (oficer
dhe nënoficer) ne rezerve, ne lirim ose ne pension pleqërie, se bashku me familjen e tij.
Rregullat, kriteret dhe masa e pagesës përcaktohen nga Ministri i Mbrojtjes.

Neni 34
E drejta për pushim e ushtareve te shërbimit te detyrueshëm aktiv

1. Leja e pushimeve vjetore për ushtaret e shërbimit te detyrueshëm aktiv është 15 dite për
gjithë kohen e kryerjes se shërbimit.
2. Ne raste gëzimi ose fatkeqësie familjare dhe kur interesat e shërbimit e lejojnë dhënien e
saj, ushtarit te shërbimit aktiv i jepet 7 dite leje, e cila llogaritet si kohe shërbimi.

Neni 35
E drejta për pension te parakohshëm

1. Oficeret, nënoficerët dhe ushtaret me pagese/profesioniste, me vjetërsi shërbimi ne Forcat e Armatosura 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë te drejtën e pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi ne masën 50 për qind te pagës mujore deri ne plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit te pleqërisë.
Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm ushtarakut i jepet një shtese pensioni ne
masën 2 për qind te pagës mujore.
2. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk ndërpritet ne rastin e punësimit te përfituesit.
3. Kriteret dhe kushtet e përfitimit te pensionit te parakohshëm për vjetërsi shërbimi përcaktohen ne ligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, te ushtarakeve te Ministrisë se Rendit Publik dhe te Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar.

Neni 36
E drejta për pension suplementar

Ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist,) i Forcave te Armatosura dhe ushtaraket ne rezerve, ne lirim ose ne pension, pavarësisht nga koha e ndërprerjes se karrierës ushtarake, përveç përfitimeve te përcaktuara ne këtë ligj, përfitojnë pension suplementar për vete dhe familjen, te përcaktuar ne ligjin "Për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, te ushtarakeve te Ministrisë se Rendit Publik dhe te Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar.

Neni 37
Mbrojtja shoqërore e familjes se ushtarakut

1. Kur ushtaraku aktiv (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) i Forcave te Armatosura, ne rastet e emërimit ne detyre jashtë vendbanimit te përhershëm te tij, brenda dhe jashtë vendit, ndërron vendbanimin se bashku me familjen dhe, si rrjedhoje e kësaj, bashkëshorti/bashkëshortja humb vendin e punës, ne pamundësi te punësimit ne vendbanimin e ri, i jepet page papunësie ne masën dhe sipas kritereve te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
Paga e papunësisë jepet ne emër te bashkëshortes/bashkëshortit.
2. Koha e qëndrimit pa pune e bashkëshortes/bashkëshortit te ushtarakut, për një periudhe deri ne 7 vjet, njihet si vjetërsi sigurimi, për efekt përfitimi pensioni pleqërie. Kontributi për këtë periudhe përballohet nga Buxheti i Shtetit. Kriteret dhe masa përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Personat te cilët e kane përfituar këtë te drejte, sipas nenit 17 te ligjit nr.7496, date 3.7.1991 "Për statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë", do te vazhdojnë ta përfitojnë këtë pagese edhe për periudhën e përcaktuar ne piken 2 te këtij neni, por jo me shume se 15 vjet.
3. Bashkëshortja/bashkëshorti e/i ushtarakut e përfiton pagën e papunësisë edhe për periudhën kur ushtaraku nxirret ne rezerve, ne lirim ose vdes, por jo me shume se periudha e përcaktuar ne piken 2 te këtij neni.

Neni 38
E drejta për sigurim banese

1. Ushtarakut aktiv te Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/ profesionist), te pastrehuar ose me sipërfaqe te vogël banimi, i jepet kredi për strehim nga Buxheti i Shtetit.
2. Ushtaraket aktive te Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/ profesionist), te cilët kur dalin ne rezerve, ne lirim ose ne pension pleqërie dhe janë te pastrehe ose me sipërfaqe te vogël banimi trajtohen për strehim si ushtaraku aktiv.
3. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist), i cili është trajtuar sipas këtij neni, kur del ne rezerve ose ne lirim dhe nuk ka shlyer detyrimet përkatëse vazhdon t'i shlyeje ato si ushtaraku aktiv.
4. Përjashtohen nga e drejta e përfitimit, sipas këtij neni, ushtaraket, te cilët dalin ne lirim
për shkak se dënohen me burg për krime me vendim gjykate te formës se prere.
5. Kriteret për kredinë dhe masa e saj përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 39

Ushtarakeve aktive dhe ne rezerve u njihet e drejta e parablerjes për objektet se bashku me trojet funksionale, te cilat dalin te lira nga ristrukturimi i Forcave te Armatosura dhe mbeten prone e shtetit, sipas nevojave për strehim.
Kriteret e përfitimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 40
Trajtimi shëndetësor

1. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) dhe pjesëtarët e familjes ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i shërbimit te detyrueshëm aktiv përfitojnë ndihme mjekësore falas ne institucionet mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile ose ne qendrat mjekësore private brenda vendit.
2. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/profesionist) dhe pjesëtarët e familjes qe janë ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i shërbimit te detyrueshëm aktiv përfitojnë ndihme mjekësore falas ne institucionet mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile ose ne qendrat mjekësore private, kur dërgohen për t'u kuruar ose për t'u diagnostikuar jashtë vendit.
3. Ushtaraku ne rezerve, ne lirim ose ne pension (oficer, nënoficer) dhe pjesëtarët e familjes, qe janë ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i shërbimit rezerve kur sëmurët ne shërbim ushtarak, përfitojnë ndihme mjekësore falas ne institucionet mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile brenda vendit.
4. Ushtaraku ne rezerve, ne lirim ose ne pension (oficer, nënoficer) dhe pjesëtarët e familjes
ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i shërbimit rezerve kur sëmurët ne shërbim ushtarak, gëzojnë te drejtën për t'u kuruar ose për t'u diagnostikuar ne institucionet mjekësore shtetërore jashtë vendit, duke përfituar ndihme mjekësore falas.
5. Nga ky nen nuk përfitojnë ushtaraket, te cilët dalin ne lirim për shkak se janë dënuar me
burg për krime me vendim gjykate te formës se prere.
6. Përfitimet nga ky nen përballohen nga Buxheti i Shtetit.
7. Kriteret dhe masat e përfitimit te ndihmës mjekësore falas caktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 41
Kompensimi i barnave

1. Ushtarakut aktiv te Forcave te Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagese/ profesionist), ushtarit te shërbimit te detyrueshëm aktiv, oficerit, te cilët kane dale ne rezerve, ne lirim ose ne pension pleqërie, u rimbursohen barnat ne masën 80 për qind ne rast se ne akte te tjera nuk parashikohet një përqindje me e larte.
2. Ushtaraku qe ka marre pjese ne operacionet ndërkombëtare përfiton rimbursim te plote te barnave, kur shëndeti është dëmtuar gjate operacioneve te tilla dhe kompensimi zgjat për aq kohe sa te behet riaftësimi shëndetësor.
3. Nga ky nen nuk përfitojnë ushtaraket qe dalin ne lirim për shkak se janë dënuar me burg
për krime me vendim gjykate te formës se prere.
4. Forma dhe kriteret e rimbursimit përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 42
Te drejtat e ushtarakeve ne rezerve, ne lirim dhe ne pension

1. Ushtaraket (oficer dhe nënoficer) ne rezerve, ne lirim dhe ne pension, përveç te drejtave
te përcaktuara ne nenet e tjera te këtij ligji, gëzojnë edhe këto te drejta:
a) te anëtarësohen ne shoqata ose ne parti politike dhe te marrin pjese ne veprimtaritë e tyre;
b) te krijojnë shoqatat e ushtarakeve ne rezerve, ne lirim e ne pension dhe te anëtarësohen
ne shoqata jopolitike;
c) te zgjedhin vendbanimin;
ç) te marrin pjese ne ceremonitë ushtarake, përvjetorë armesh e shërbimi, stërvitje ushtarake, te përfaqësojnë organizatat e ushtarakeve ne rezerve ose ne lirim ne veprimtari brenda dhe jashtë vendit;
d) te mbajnë dhe te përdorin (te veshin) uniformen dhe gradat ushtarake, te njësuara me funksionin (detyrën) qe kane pasur ne çastin e daljes ne rezerve, ne lirim ose ne pension pleqërie, kur marrin pjese ne veprimtaritë e përcaktuara ne piken 1 shkronja "ç" te këtij neni, si dhe ne ditët e festave zyrtare.
2. Ne rastet kur ndryshohet uniforma ushtarake e ushtarakeve te Forcave te Armatosura, Ministria e Mbrojtjes planifikon dhe pajis me uniforme te re, kundrejt pagesës, ushtaraket ne rezerve, ne lirim ose ne pension pleqërie.

Neni 43
Shoqatat e ushtarakeve ne rezerve, ne lirim ose ne pension

1. Shoqatat e ushtarakeve ne rezerve, ne lirim ose ne pension krijohen dhe funksionojnë
sipas legjislacionit për organizatat jofitimprurëse.
2. Mënyra e komunikimit e shoqatave te ushtarakeve ne rezerve dhe ne lirim me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm te Forcave te Armatosura dhe institucionet shtetërore përcaktohet me marrëveshje te përbashkëta.
3. Shoqatat e ushtarakeve ne rezerve dhe ne lirim kane te drejte te anëtarësohen ne Konfederatën Nderaleate te Oficereve ne Rezerve e ne Lirim te NATO-s (CIOR) dhe ne organizata te tjera.
4. Shpenzimet për përballimin e pagesës se kuotës se anëtarësisë dhe pjesëmarrjes ne veprimtaritë ndërkombëtare, qe organizohen nga Konfederata Nderaleate e Oficereve ne Rezerve e ne Lirim te NATO-s (CIOR) përballohen nga Buxheti i Ministrisë se Mbrojtjes.

Neni 44
Mbrojtja e veçante ligjore

1. Jeta, figura dhe dinjiteti i ushtarakut dhe familjes se tij janë te paprekshme dhe mbrohen me ligj.
Gjate kryerjes se detyrës dhe për shkak te saj, ushtarakut aktiv dhe ne rezerve i garantohet
mbrojtja e veçante ligjore.
2. Ushtaraku aktiv nuk mund te ndalohet dhe te arrestohet nga Policia e Shtetit, përveç kur
kapet ne kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes se një krimi te rende.
Ai ndalohet dhe arrestohet vetëm nga Policia Ushtarake, sipas legjislacionit ne fuqi.
3. Ne rastet kur ushtaraku aktiv ndalohet nga Policia e Shtetit, sipas pikës 2 te këtij neni, ajo
menjëherë njofton Policinë Ushtarake.
4. Ne rast se për shkak te detyrës qe kryen ose ka kryer, familja ose pasuria e ushtarakut rrezikohen nga veprime te paligjshme, me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes atij i garantohet mbrojtje e veçante nga struktura te Policisë Ushtarake deri ne çastin e zhdukjes se rrezikut.
5. Çdo veprim qe drejtohet kundër jetës, figurës dhe dinjitetit te ushtarakut dhe familjes se
tij, dënohet sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

Neni 45
Ceremoniali ushtarak

1. Veprimtaritë përkujtimore, pritja e personaliteteve te vendit dhe te huaja zhvillohen me
ceremoni ushtarake.
2. Ne rast se ushtaraku aktiv, ne rezerve, ne lirim ose ne pension vdes, varrimi kryhet me
ceremoni ushtarake.
Shpenzimet e varrimit përballohen nga Ministria e Mbrojtjes. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën rimbursimin e Ministrisë se Mbrojtjes sipas kritereve te përcaktuara ne dispozitat ligjore.
3. Rregullat e ceremonialit ushtarak përcaktohen ne "Rregulloren e ceremonialit ushtarak", e cila miratohet nga Ministri i Mbrojtjes me propozim te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura.

KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 46
Ristrukturimi

1. Ne rast ristrukturimi, kur bëhen ndryshime ne strukture dhe shkurtime ne numrin e personelit te Forcave te Armatosura, ushtaraku, funksioni i te cilit shkurtohet dhe sistemimi ose emërimi ne një detyre tjetër, ne përputhje me gradën dhe kualifikimin, është i pamundur, del ne rezerve ose ne lirim.
2. Ushtaraku i dale ne rezerve ose ne lirim, siç përcaktohet ne piken 1 te këtij neni dhe qe nuk plotëson kriteret për pension te parakohshëm, shpërblehet. Shpërblimi jepet ne masën e pagës se plote mujore për çdo vit te plote shërbimi aktiv. Ky shpërblim jepet vetëm një here dhe përcaktohet ne urdhrin e daljes ne rezerve ose ne lirim.

Neni 47
Detyra dhe përgjegjësia e organeve shtetërore për sigurimin e statusit te ushtarakut

1. Institucionet qendrore vendore dhe komandat e njësive ushtarake, brenda kompetencave dhe ne përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore, sigurojnë realizimin e status it te ushtarakut.
2. Për mosplotësimin e detyrimeve qe përcaktohen ne këtë ligj personat përgjegjës mbajnë,
sipas rastit, përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale, te cilat përcaktohen me dispozita ligjore.
3. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës planifikon për çdo vit, ne baze te kërkesës se Ministrisë se Mbrojtjes, te drejta studimi për ne fakultetet e shkollave te larta te Republikës se Shqipërisë, për fëmijët e ushtarakeve qe kane humbur jetën ne detyre ose për shkak te detyrës.

Neni 48
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Këshilli i Ministrave, brenda 12 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, te nxjerre aktet e nevojshme për zbatimin e neneve 20, 21, 25, 27, 28 pika 2, 29 pika 2, 32 pika 7, 38 dhe 39 te këtij ligji.
2. Këshilli i Ministrave, brenda 24 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, te nxjerre aktet e nevojshme për zbatimin e neneve 37 pikat 1 dhe 2, 40 dhe 41 te këtij ligji dhe te paraqesë ndryshimet përkatëse ne ligjin nr.8087, date 13.3.1996 "Për sigurimin .shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, te ushtarakeve te Ministrisë se Rendit Publik dhe te Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar, ne zbatim te neneve 35 dhe 36 te këtij ligji.
3.. Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministria e Mbrojtjes, brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, ne bashkëpunim me njëra-tjetrën te nxjerrin udhëzimin e përbashkët për zbatimin e nenit 24 pika 6 te këtij ligji.
4. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Ministria e Mbrojtjes, brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, ne bashkëpunim me njëra-tjetrën te lidhin një aktmarrëveshje për zbatimin e nenit 47 pika 3 te këtij ligji.
5. Ministria e Mbrojtjes, brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, te nxjerre aktet e nevojshme për zbatimin e neneve 10 pika 3, 19 pika 2, 31 pika 1, 33 dhe 45 te këtij ligji.

Neni 49
Shfuqizime

Ligji nr. 7496, date 3.7.1991 "Për statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë", neni 50 i ligjit nr.7978, date 26.7.1995 "Për Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë", shprehja "por jo me shume se masa e pensionit maksimal te pleqërisë ne shkalle vendi" ne shkronjën "b" te nenit 11 te ligjit nr.8087, date 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, te ushtarakeve te Ministrisë se Rendit Publik dhe te Shërbimit Informativ Shtetëror", i ndryshuar, si dhe te gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, qe janë ne kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, shfuqizohen.

Neni 50
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 4204, date 14.4.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  2.951 403230002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga