marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8450, date 24.02.1999 "Per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre"
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9218
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 08.04.2004
Data e aprovimit te Aktit: 08.04.2004
Numri i neneve: 14
Numri i fletores zyrtare: 30
Data e fletores zyrtare: 19.05.2004
Aktiviteti: Naftë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ne ligjin nr.8450, date 24.2.1999 "Per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre", behen keto shtesa dhe ndryshime: Ne nenin 9, pas pikes 2 shtohet paragraf. Ne nenin 11 behen shtesa dhe ndryshime. Pas nenit 12 shtohet neni 12.1. Ne nenin 14 behen shtesa dhe ndryshime. Ne nenin 15, paragrafi i pare i pikes 1 ndryshohet. Ne nenin 16 behen shtesa dhe ndryshime. Ne nenin 17, behet ndryshim fjalesh. Ne nenin 18, pas pikes 2 shtohet pika 3. Pas nenit 18 shtohet neni 18.1. Ne nenin 20 pika 1 behet ndryshim fjalesh. Ne nenin 23 pika 2 ndryshohet. Ne fund te nenit 24 shtohet nje paragraf. Neni 25 ndryshohet.
Amendamente
1 Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe të nënprodukteve të tyre.
Akte te ngjashem
1 Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe të nënprodukteve të tyre.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr .9218, date 8.4.2004

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.8450, DATE 24.2.1999 "PER PERPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTES, GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE"

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Ne ligjin nr.8450, date 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 9, pas pikës 2 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"Duke filluar nga viti 2007 deri ne vitin 2010 rezerva e sigurisë do te jete e barabarte me 60 dite mesatare shitjeje, ndërsa nga viti 2010 e ne vazhdim rezerva e sigurisë do te jete e barabarte me 90 dite mesatare shitjeje.".

Neni 2

Ne nenin 11 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Ne shkronjën "ç", pas fjalëve "veprimtarinë e tregtimit te karburanteve" shtohen fjalët "gazit te lëngshëm dhe vajrave lubrifikante.".
2. Ne fillim te shkronjës "d" shtohen fjalët "Stacionet dhe", ndërsa fjala "ngrohje" zëvendësohet me fjalët "përdorim rezidencial".

Neni 3

Pas nenit 12 shtohet neni 12.1 me këtë përmbajtje:

"Neni 12.1

Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës
1. Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës janë persona juridike, te krijuar sipas legjislacionit ne fuqi, qe ushtrojnë veprimtari ne fushën e ripërpunimit te nënprodukteve te naftës, për te prodhuar nënprodukte te reja.
2. Ndërtimi dhe funksionimi i impianteve te përpunimit te nënprodukteve te naftës bëhen pasi ato te jene pajisur me "Leje përpunimi", sipas procedurave dhe kushteve te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës e zhvillojnë veprimtarinë e shitjes se prodhimeve te tyre vete ose nëpërmjet një shoqërie tjetër tregtimi me shumice, vetëm pas marrjes se lejes se tregtimit nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet.
4. Impiantet e përpunimit te nënprodukteve te naftës përgjigjen për markën e prodhimit dhe
cilësinë e produkteve qe prodhojnë.
5. Subjektet zotëruese te impianteve te përpunimit te nënprodukteve te naftës kane te drejte te themelojnë apo te marrin pjese ne shoqëritë, qe ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me pakice te prodhimeve te tyre.".

Neni 4

Ne nenin 14 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Ne fund te pikës 7 shtohen fjalët "si dhe konsumatoret e mëdhenj industriale (kombinate,
fabrika dhe uzina)."
2. Pas pikës 10 shtohen pikat 11 dhe 12 me këtë përmbajtje:
"11. Shoqëritë anonime te pajisura me leje tregtimi, qe ndryshojnë emrin e subjektit juridik,
kane te drejte te bëjnë shtesa ose ndryshim kategorie, brenda te njëjtit lloj lejeje, duke respektuar afatin e lejes se mëparshme dhe duke plotësuar, për secilën kategori, kushtet dhe normat teknike, te vërtetuara nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.
12. Futja ne treg dhe përdorimi i pajisjeve nen presion, qe shërbejnë për trajtimin dhe ambalazhimin e gazit te lëngshëm te naftës nga shoqëritë e tregtimit me shumice te këtij nënprodukti (GLN), behet vetëm kur ato plotësojnë kërkesat e ligjit nr.8739, date 12.2.2001 "Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve nen presion". Shoqëritë e tregtimit me shumice te gazit te lëngshëm te naftës bëjnë mbushjen e bombolave me këtë nënprodukt.".

Neni 5

Ne nenin 15, paragrafi i pare i pikës 1 ndryshohet si me poshtë:
"Veprimtaria e tregtimit me pakice te karburanteve, gazit te lëngshëm për automjete dhe
vajrave lubrifikante, ku përfshihen nënproduktet e kategorive I, II, III dhe IV/A, kryhet nga stacionet e shitjes se karburanteve. Me përjashtim te nënproduktit te kategorisë IV/A, nënproduktet e tjera tregtohen vetëm nëpërmjet aparateve te matjes dhe te regjistrimit te sasisë se shitjes. Stacionet e shitjes se karburanteve, gazit te lëngshëm për automjete dhe vajrave lubrifikante ndalohen te mbushin bombola me gaz te lëngshëm për përdorim shtëpiak apo tregtar.".

Neni 6

Ne nenin 16 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Paragrafi i pare i pikës 1 ndryshohet si me poshtë:
" Veprimtaria e tregtimit me pakice te lendeve djegëse për ngrohje dhe gatim për
konsumatoret kryhet nga stacionet dhe njësitë e lendeve djegëse.".
2. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
"5. Njësitë e tregtimit me pakice te bombolave te gazit te lëngshëm te naftës janë te detyruara te respektojnë kushtet dhe rregullat teknike për përpunimin e këtyre bombolave, te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.".

Neni 7

Ne nenin 17, pas fjalëve "leje koncesioni" shtohen fjalët "leje përpunimi".

Neni 8

Ne nenin 18, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
"3. Kushtet dhe procedurat për dhënien e lejeve te koncesionit përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave."

Neni 9

Pas nenit 18 shtohet neni 18.1 me këtë përmbajtje:

"Neni 18.1

Leja e përpunimit
1. Leja e përpunimit u jepet personave juridike, te përcaktuar ne shkronjën "a. 1" te nenit 11
te këtij ligji, te cilët kryejnë veprimtarinë e përpunimit te nënprodukteve te naftës.
2. Leja e përpunimit jepet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet, sipas kushteve dhe
procedurave te këtij ligji dhe te akteve nënligjore te miratuara nga Këshilli i Ministrave.
3. Lejet e përpunimit jepen për 20 vjet, me te drejte rinovimi.",

Neni 10

Ne nenin 20 pika 1 fjalët "për tregtimin e karburanteve" zëvendësohen me fjalët "për tregtimin e karburanteve"gazit te lëngshëm te naftës dhe vajrave lubrifikante".

Neni 11

Ne nenin 23 pika 2 ndryshohet si me poshtë:
"2. a) Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre përgjigjet për:
- zbatimin dhe respektimin e normave dhe te kushteve teknike ne përdorimin e instalimeve, impianteve dhe pajisjeve përkatëse, nga personat juridike, qe kryejnë veprimtari ne përputhje me dispozitat e këtij ligji;
- zbatimin e kushteve te përcaktuara ne lejet apo autorizimet përkatëse, qe u janë dhënë personave juridike, qe ato te respektojnë normat teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe ruajtjen e mjedisit;
- respektimin e treguesve cilësore te standardeve apo rregullave shtetërore për cilësinë e
naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre, për parandalimin e abuzimeve dhe te falsifikimeve;
- kryerjen e analizave ne laboratorin qendror te Inspektoratit Shtetëror te Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre, për sasitë e importuara, para zhdoganimit, për sasitë e prodhuara ne vend, si dhe për kontrollin periodik te detyrueshëm te tregut te brendshëm.
Shpenzimet për kontrollin e cilësisë përballohen nga vete subjektet, ne vlerën qe caktohet nga ministri përgjegjës për hidrokarburet.
b) Për realizimin e këtyre detyrave Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre bashkëpunon me organet e tjera shtetërore dhe te qeverisjes vendore, qe mbulojnë fushën e ndërtimit, te rendit publik, te veprimtarisë tregtare, te mbrojtjes nga zjarri dhe te ruajtjes se mjedisit.
c) Rregullat për organizimin, funksionimin, financimin dhe administrimin e te ardhurave nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave. "

Neni 12

Ne fund te nenit 24 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Kontrolli i treguesve cilësore për zhdoganimin e mallit behet nga Inspektorati Shtetëror i
Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.".

Neni 13

Neni 25 ndryshohet si me poshtë:

"Neni 25

Sanksionet
1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me gjobe.
a) Për shkelje te nenit 8 masa e gjobës është nga 50 000 leke deri ne 100 000 leke.
b) Për mosrespektim te sasisë se rezervës te sigurisë dhe te afateve te plotësimit te tyre, sipas nenit 9, masa e gjobës është deri ne 50 për qind e vlerës se sasisë se produktit, qe mungon nga kuota e përcaktuar si rezerve sigurie.
c) Për shkelje te nenit 12 pikat 5 e 6 masa e gjobës është nga 800 000 leke deri ne 1 000 000
leke për secilën, veç e veç nga pikat e lartpërmendura.
ç) Për shkelje te nenit 14 pika 5 masa e gjobës është nga 50 000 leke deri ne 100 000
leke.
d) Për shkelje te nenit 14 pika 6 masa e gjobës është nga 800 000 leke deri ne 1 000 000 leke.
dh) Për shkelje te nenit 14 pika 9 masa e gjobës është nga 500 000 leke deri ne 700 000
leke.
e) Për shkelje te nenit 14 pika 12 subjekti gjobitet:
i) ne masën nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke kur mbush dhe tregton bombola te gazit
te lëngshëm te naftës te pakolauduara;
ii) ne masën nga 100 000 leke deri ne 200 000 leke kur ve ne qarkullim bombola me gaz te lëngshëm te naftës, qe nuk kane identitetin e shoqërisë (ngjyra, marka, tapa e stampuar) ose kur ato janë nen peshën e deklaruar;
iii) ne masën nga 500 000 leke deri ne 700 000 leke kur subjekti bën mbushje te bombolave
te gazit te lëngshëm jashtë impianteve te pajisura me lejen përkatëse.
e) Për shkelje te nenit 15 pika 1 paragrafi i pare masa e gjobës është nga 50 000 leke deri ne
100 000 leke.
f) Për shkelje te nenit 15 pika 3 paragrafi i pare për secilin detyrim veç e veç dhe paragrafi i dyte, për dorëzimin e marrëveshjes ne afat, si dhe për shkelje te pikave 4 e 6 masa e gjobës është nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke.
g) Për shkelje te nenit 15 pika 7 masa e gjobës është nga 70 000 leke deri ne 100 000
leke.
gj) Për shkelje te nenit 16 pika 3 masa e gjobës është nga 100 000 leke deri ne 200 000
leke.
h) Për shkelje te nenit 16 pika 4 masa e gjobës është nga 30 000 leke deri ne 50 000
leke.
i) Për mosrespektim te kushteve dhe te normave teknike ne instalimet, impiantet dhe pajisjet
masa e gjobës është:
- nga 700 000 leke deri ne 1 000 000 leke për rafineritë e naftës, impiantet e përpunimit,
naftësjellësit e gazsjellësit, si dhe instalimet bregdetare;
- nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke për shoqëritë e tregtimit me shumice;
- nga 200 000 leke deri ne 300 000 leke për stacionet e shitjes se karburanteve dhe njësitë e
shitjes se lendeve djegëse.
j) Ushtrimi i veprimtarisë pa leje ose pa autorizim, konform dispozitave te këtij ligji përbën
shkelje dhe subjekti gjobitet si me poshtë:
i) nga 4 000 000 leke deri ne 5 000 000 leke për rafineritë e naftës, impiantet e përpunimit,
naftësjellësit e gazsjellësit, instalimet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumice;
ii) nga 700 000 leke deri ne 1 000 000 leke për stacionet e shitjes se karburanteve dhe
stacionet e njësitë e shitjes se lendeve djegëse.
Masa e gjobës, e parashikuar ne shkronjat "a" dhe "b" te këtij neni, jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve, kurse te gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tyre.
2.1. Ne rast përsëritjeje te shkeljeve te mësipërme ose te moszbatimit te sanksioneve te dhëna për këto shkelje, organi përgjegjës ka te drejtën e bllokimit te veprimtarisë se subjektit deri ne 30 dite, duke pezulluar veprimin e lejes se koncesionit, lejes se përpunimit, lejes se tregtimit apo te autorizimit.
2.2. Ne rast mosplotësimi nga subjekti te kushtit te bllokimit te përkohshëm ose te përsëritjes, qofte edhe te njërës prej shkeljeve te mësipërme, organi qe vendos sanksionin i propozon organit përgjegjës heqjen e lejes se koncesionit, lejes se përpunimit, lejes se tregtimit apo te autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë.
3. Te ardhurat e përfituara nga gjobat e vena ndahen si me poshtë:
a) 10 për qind organit qe vendos gjobën;
b) 90 për qind Buxhetit te Shtetit.
Mënyra e përdorimit te këtyre te ardhurave përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
4. Ankimi kundër vendimit te dënimit me gjobe behet ne përputhje me ligjin nr. 7679, date 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative". ".

Neni 14

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4221, date 5.5.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
NAFTE
 789 404080001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga