marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9228
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 29.04.2004
Data e aprovimit te Aktit: 29.04.2004
Numri i neneve: 27
Numri i fletores zyrtare: 35
Data e fletores zyrtare: 07.06.2004
Aktiviteti: Kontabiliteti
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj percakton parimet dhe rregullat e pergjithshme per pergatitjen e standardeve kontabel kombetare dhe te pasqyrave financiare, si dhe per mbajtjen e kontabilitetit.
Amendamente
1 Për kontabilitetin.
2 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare".
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare".
2 Për kontabilitetin.
3 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR MBAJTJEN E KONTABILITETIT DHE HARTIMIN E PASQYRAVE FINANCIARE, NGA MIKRONDËRMARRJET
4 Për shpalljen dhe zbatimin e detyrueshëm të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar, të përkthyera në gjuhën shqipe
5 Për lirimin, mandatimin dhe rimandatimin e disa anëtarëve të këshillit kombëtar të kontabilitetit
6 PËR LIRIMIN DHE MANDATIMIN E DISA ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT
7 PËR DHËNIE NDIHMe FINANCIARE PËR ZONAT E PËRMBYTURA NË QARqet SHKODËR DHE LEZHË
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9228, date 29.4.2004

PER KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
OBJEKTIVAT, FUSHA E ZBATIMIT DHE PERKUFIZIMET

Neni 1
Objekti

Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për përgatitjen e standardeve kontabël kombëtare dhe te pasqyrave financiare, si dhe për mbajtjen e kontabilitetit.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet nga te gjitha njësitë ekonomike te vendosura ne Republikën e Shqipërisë, qe kane qëllime fitimprurëse, përfshirë institucionet financiare dhe shoqëritë kontrolluese, pavarësisht nga forma e tyre juridike ose nga kërkesat e veçanta ligjore, qe mund te zbatohen ndaj tyre.
2. Ky ligj zbatohet edhe nga njësitë e tjera, qe nuk kane qëllime fitimprurëse, me përjashtim te rasteve kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre është subjekt i ligjeve ose i rregullimeve te veçanta.

Neni 3
Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet:
1. "Mbajtja e kontabilitetit" është regjistrimi ne ditar dhe ne llogari i te gjitha veprimeve dhe
fakteve ekonomike, qe i përkasin një njësie ekonomike.
2. "Sistem kontabël" është sistemi qe përdoret për përcaktimin, marrjen ne llogari, matjen,
klasifikimin dhe paraqitjen e te dhënave financiare te veprimtarisë se një njësie ekonomike.
3. "Standarde kontabël" janë parimet ose rregullat e përgjithshme, te shpallura nga një organizëm përgjegjës për normalizimin kontabël, qe përcakton ky ligj, te cilat shërbejnë si baze për zgjedhjen e trajtimeve ose te metodave kontabël, qe zbatohen për përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave financiare.
4. "Standardet Kontabël Ndërkombëtare (SKN) dhe Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar (SNRF)" janë standardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabël Ndërkombëtare (IASB).
5. "Njësi ekonomike" janë personat juridike dhe fizike, publike dhe private, me dhe pa
qellim fitimprurës, qe kryejnë veprimtari dhe kane seli te përhershme ne Republikën e Shqipërisë.
6. "Njësi ekonomike qe ndjekin qëllime fitimprurëse" janë njësitë ekonomike, te cilat prodhojnë e realizojnë produkte, mallra e shërbime për shitje, me qellim realizimin e fitimeve, te cilat parashikohen t'u shpërndahen personave investues ne kapitalin themeltar te saj.
7. "Njësi ekonomike qe nuk ndjekin qëllime fitimprurëse" janë njësitë ekonomike publike, buxhetore, te qeverisjes qendrore dhe vendore dhe njësitë qe kontrollohen prej tyre, organizatat jofitimprurëse, si dhe çdo sipërmarrje tjetër private, publike, politike, shoqërore ose fetare, qe nuk përputhet me përkufizimin e një njësie ekonomike qe ndjek qëllime fitimprurëse.
8. "Evidenca mbështetëse" është dokumenti baze, dokumenti plotësues dhe regjistrat (librat)
kontabël, qe përgatiten ne letër te shkruar ose ne bartës informatike.
a) Dokumentet baze përmbajnë regjistrimet fillestare te çdo ngjarjeje dhe veprimi ekonomik; b) dokumentet plotësuese janë bartës te informacionit te marre nga dokumentet baze;
c) regjistrat (librat) kontabël janë bartës te informacionit te regjistruar ne mënyre kronologjike dhe sistematike te efekteve te veprimeve ekonomike te kryera, te marra nga dokumentet baze ose dokumentet plotësuese.
9. "Bartësi informatike" është çdo dokument i evidencës mbështetëse, i autorizuar nga organet përkatëse, i shkruar ne mjete kompjuterike, sipas programeve informatike te pamanipulueshme dhe te printueshme ne çdo kohe.

Neni 4
Standardet kontabël qe zbatohen për hartimin e pasqyrave financiare

1. Njësitë ekonomike qe zbatojnë këtë ligj, me përjashtim te rasteve te parashikuara ne pikat 2 dhe 3 te këtij neni, zbatojnë standardet kontabël kombëtare për hartimin dhe publikimin e pasqyrave financiare. Standardet kontabël hartohen nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe brenda një muaji shpallen te detyrueshme për zbatim nga Ministri i Financave.
2. Ministri i Financave, pasi merr mendimin e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit, shpall standardet kontabël te detyrueshme për zbatim për njësitë ekonomike publike, qe nuk ndjekin qëllime fitimprurëse.
3. Standardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabël Ndërkombëtare dhe te përkthyera ne shqip, nen përgjegjësinë e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit, pa ndryshime nga teksti origjinal ne gjuhen angleze, shpallen nga Ministri i Financave dhe zbatohen detyrimisht:
a) nga shoqëritë e listuara ne një burse zyrtare letrash me vlere dhe filialet e tyre, subjekt i konsolidimit te llogarive;
b) nga bankat e nivelit te dyte, institucionet financiare, te ngjashme me bankat, shoqëritë e sigurimeve dhe te risigurimeve, fondet e letrave me vlere dhe te gjitha shoqëritë e licencuara për te kryer veprimtari investimi ne letrat me vlere, edhe kur ato nuk janë te listuara ne një burse zyrtare letrash me vlere;
c) nga njësi ekonomike te tjera te mëdha, te palistuara ne një burse zyrtare letrash me vlere, kur ato tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për te ardhurat vjetore dhe numrin e te punësuarve.

KREU II
MBAJTJA E KONTABILITETIT DHE INVENTARIZIMI I AKTIVEVE E DETYRIMEVE

Neni 5
Mbajtja e kontabilitetit

Te gjitha njësitë ekonomike e organizojnë mbajtjen e kontabilitetit mbi bazën e parimeve dhe te metodave, qe përcaktohen nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.

Neni 6
Evidenca mbështetëse

1. Regjistrimet kontabël justifikohen me evidence mbështetëse, ne forme dokumentare ose informatike, qe sigurojnë besueshmërinë e tyre. Evidenca mbështetëse mbahet si prove dokumentare gjate gjithë periudhës kohore, te përcaktuar ne nenin 17 te këtij ligji.
2. Për çdo regjistrim kontabël duhet te shkruhet origjina, natyra, data dhe përmbajtja e veprimit ekonomik ose e ngjarjes.

Neni 7
Inventari i aktiveve dhe detyrimeve

1. Njësitë ekonomike, subjekte te këtij ligji, duhet te kontrollojnë, te paktën një here ne vit, ekzistencën dhe vlerësimin e aktiveve, te detyrimeve dhe te kapitaleve te veta, nëpërmjet inventarizimit te këtyre elementeve dhe evidencës se tyre mbështetëse.
2. Inventarizimi i aktiveve dhe detyrimeve kryhen nen përgjegjësinë dhe sipas procedurave te miratuara nga organi i drejtimit te njësisë ekonomike, qe aktivet dhe detyrimet te paraqiten me vërtetësi dhe besueshmëri ne pasqyrat financiare vjetore.

Neni 8
Gjuha dhe njësia monetare e regjistrave kontabël

1. Regjistrat kontabël mbahen ne gjuhen shqipe dhe vlerat shprehen ne njësinë monetare
shqiptare.
2. Dokumentet e shprehura ne gjuhe dhe/ose ne njësi monetare te huaja, te ardhura nga/ose te dërguara për njësitë ekonomike te huaja, qe nuk kane seli te përhershme ne Republikën e Shqipërisë, vlerësohen ne pajtim me përmbajtjen e pikës 1 te këtij neni.
3. Njësitë ekonomike mund to i regjistrojnë veprimet ekonomike dhe gjendjet e shprehura ne njësitë monetare te huaja dhe i konvertojnë ato ne njësinë monetare shqiptare, ne përputhje me standardin kontabël përkatës.

KREU III
PARIMET DHE PERBERESIT E PASQYRAVE FINANCIARE

Neni 9
Respektimi i standardeve kontabël

1. Pasqyrat financiare paraqesin me vërtetësi dhe besueshmëri gjendjen financiare, performancen, ndryshimet ne gjendjen financiare dhe rrjedhjen e parasë se njësive ekonomike. Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten ne përputhje me standardet kontabël. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit mund te autorizoje përjashtime ne rastet kur zbatimi i një standardi te veçante gjykohet se është i papërshtatshëm për te siguruar te dhëna te vërteta dhe te besueshme.
2. Pasqyrat financiare ne këtë ligj u referohen pasqyrave financiare individuale dhe pasqyrave financiare te konsoliduara.

Neni 10
Bazat dhe parimet mbështetëse

1. Pasqyrat financiare sigurojnë transparencën përmes te dhënave te plota dhe paraqesin, me vërtetësi, te dhënat e nevojshme për vendimmarrje. Ato përgatiten bazuar ne një kontabilitet ushtrimor dhe ne vijueshmërinë e veprimtarisë se njësisë ekonomike, për një te ardhme te parashikueshme.
2. Te dhënat qe përmbajnë pasqyrat financiare duhet te jene te kuptueshme për përdoruesit,
te cilët kane njohuri te mjaftueshme për veprimtaritë ekonomike te biznesit dhe për kontabilitetin.
3. Te dhënat për elementet dhe për shumat qe ndikojnë ne vendimmarrjet ekonomike te përdoruesve paraqiten veçmas ne pasqyrat financiare. Paraqitjet e grupuara lejohen vetëm për elemente me natyre te ngjashme, shumat e te cilave nuk janë materiale.
4. Kompensimi ndërmjet një elementi te aktivit te bilancit dhe një elementi te detyrimeve, si dhe ndërmjet një te ardhure dhe një shpenzimi është i ndaluar, përveç rastit kur parashikohet ose autorizohet nga një standard kontabël.
5. Te gjitha transaksionet dhe ngjarjet trajtohen ne përputhje me metodat kontabël, te cilat sigurojnë plotësinë, paanësinë, kujdesin dhe paraqitjen me vërtetësi te pasqyrave financiare.

Neni 11
Krahasueshmeria

1. Pasqyrat financiare duhet t'u japin mundësi përdoruesve qe te bëjnë krahasime ndërmjet ushtrimeve te ndryshme kontabël ose njësive ekonomike te ndryshme.
2. Paraqitja dhe klasifikimi i elementeve bëhen me koherence nga njeri ushtrim kontabël ne tjetrin, përveç rastit kur ndryshimi kërkohet nga një standard i ri kontabël ose kur ndryshimi çon ne një paraqitje me te përshtatshme te ngjarjeve ose transaksioneve ne pasqyrat financiare te njësisë ekonomike.

Neni 12
Përbërësit e pasqyrave financiare

Pasqyrat financiare vjetore, përveç atyre qe parashikohen ne mënyre te specifikuar nga
standardet kontabël kombëtare, duhet te përmbajnë këto dokumente:
a) bilancin kontabël;
b) pasqyrën e te ardhurave dhe te shpenzimeve;
c) pasqyrën e ndryshimeve ne kapitalet e veta;
ç) pasqyrën e rrjedhjes se parasë (cash flow);
d) anekset e pasqyrave financiare, qe përmbajnë një paraqitje te metodave kontabël, si dhe materialin tjetër shpjegues.

Neni 13
Parimet e vlerësimit

Elementet futen ne llogari dhe përfshihen ne pasqyrat financiare, me shumat qe përcaktohen, sipas standardeve kontabël.

Neni 14
Ushtrimet kontabël

1. Kohëzgjatja e ushtrimit kontabël është 12 muaj.
2. Ushtrimi kontabël fillon ne datën 1 janar dhe përfundon ne datën 31 dhjetor. Përjashtimet për veprimtaritë e veçanta, me propozimin e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit, miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 15
Gjuha dhe njësia monetare e pasqyrave financiare

1. Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten ne gjuhen shqipe dhe vlerat shprehen ne
njësinë monetare kombëtare.
2. Pasqyrat financiare mund te paraqiten ne shifra te rrumbullakosura, nëse nuk shkaktohet
humbje e te dhënave, qe kane ndikim te përdoruesit e këtyre pasqyrave.

Neni 16
Depozitimi dhe publikimi i pasqyrave financiare

1. Pasqyrat financiare te njësive ekonomike, duke përjashtuar ato te pikës 2 te këtij neni, depozitohen ne gjykatat përkatëse ku ato janë regjistruar, jo me vone se një muaj nga data e miratimit te tyre nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve ose nga organi tjetër përgjegjës.
2. Njësitë ekonomike publike, te cilat nuk ndjekin qëllime fitimprurëse, i depozitojnë pasqyrat e tyre financiare brenda afateve dhe ne vendet e përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 17
Ruajtja e dokumenteve

Regjistrat kontabël dhe evidencat mbështetëse ruhen për 10 vjet rresht pas mbylljes se vitit ushtrimor kontabël, te cilit i përkasin, përveç atyre qe, me ligj ose akt tjetër nënligjor, përcaktohet një afat me i gjate ruajtjeje. I njëjti afat zbatohet edhe për dokumentet informatike (bartësit) dhe printimet e tyre.

Neni 18
Përgjegjësitë

1. Organi i drejtimit ekzekutiv te njësisë ekonomike dhe organi i tij mbikëqyrës, te punësuar ose jo, janë përgjegjës për përmbushjen e te gjitha kërkesave, te parashikuara nga dispozitat e këtij ligji.
2. Ekspertimi ligjor i pasqyrave financiare nga eksperte te pavarur te licencuar nuk e çliron organin e drejtimit ekzekutiv dhe atë mbikëqyrës te njësisë ekonomike nga përgjegjësitë, te parashikuara ne piken 1 te këtij neni.

KREUIV
KESHILLI KOMBETAR I KONTABILITETIT

Neni 19
Statusi dhe detyrat

1. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit krijohet si organizëm profesional publik i pavarur dhe
gëzon personalitet juridik.
2. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ka për detyre:

a) te hartoje standardet kontabël kombëtare, ne përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe ne
koherence me Standardet Kontabël Ndërkombëtare.
Nëse për arsye te legjislacionit dhe te praktikave kontabël brenda vendit, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit e shikon te nevojshme qe te shmanget nga zbatimi i disa standardeve, ai e ka autoritetin qe ta beje një gjë te tille, vetëm pasi te shpjegoje dhe te justifikoje arsyet e këtij veprimi;
b) te përpunojë një sistem kontabël, ku përveç standardeve kontabël kombëtare, te përcaktojë rregullat për mbajtjen e kontabilitetit, listat e llogarive dhe përdorimin e tyre, si dhe formatet për pasqyrat financiare;
c) te evidentoje nevojat dhe te propozoje zgjidhjet për përmirësimin e metodave kontabël për
mbajtjen e kontabilitetit dhe për kualifikimet;
ç) te interpretoje dhe te përgjithësoje problemet qe dalin nga praktika dhe standardet kontabël, te cilat i paraqet ne formën e udhëzimeve kontabël;
d) te shqyrtoje dhe te japë mendime për te gjitha projektligjet dhe projektaktet nënligjore, rregulluese, te cilat përmbajnë dispozita për kontabilitetin, për përgatitjen e llogarive, qe lidhen me njësitë ekonomike, subjekte te këtij ligji, si dhe me profesionet me baze kontabilitetin;
dh) te vendose marrëdhënie me organizata profesionale vendase e te huaja dhe te marre
pjese ne veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare për kontabilitetin.

Neni 20
Përbërja dhe zgjatja e mandatit

1. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit përbëhet nga 9 anëtarë, prej te cilëve:
a) dy anëtarë propozohen nga organizatat e profesioneve te lira kontabël, te krijuara sipas
legjislacionit ne fuqi;
b) dy anëtarë propozohen nga fakultetet e ekonomisë;
c) dy anëtarë propozohen nga Bashkimi i Dhomave te Tregtisë;
ç) tre anëtarë propozohen nga Ministri i Financave.
2. Anëtarët e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit mandatohen me vendim te Këshillit te
Ministrave.
3. Anëtarët e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit kane mandat 6-vjeçar dhe mund te
rimandatohen me propozimin e subjektit përkatës, me miratimin e Këshillit te Ministrave.
4. Për te siguruar vazhdimësinë ne përbërjen dhe punën e këshillit, njeri nga anëtarët e mandatit te pare, i përcaktuar me short nga secili subjekt qe i ka propozuar, ka mandat 4-vjeçar, me te drejtën e rimandatimit.
5. Kandidatet për anëtarë te Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit duhet te plotësojnë kriteret e
mëposhtme:
a) te kenë diplome universitare ne fushën e kontabilitetit;
b) te kenë titullin "Profesor" ose gradën shkencore "Doktor i shkencave" prej jo me pak se
3 vjetësh, ose te kenë një "Master ne kontabilitet dhe/ose finance", prej jo me pak se 5 vjetësh;
c) te kenë përvojë pune mbi 10 vjet ne fushën e kontabilitetit;
ç) te kenë përvojë ne udhëheqjen metodologjike dhe ne hartimin e akteve ligjore e nënligjore
dhe te metodikave ne fushën e kontabilitetit dhe te financave;
d) te kenë autoritet profesional te njohur dhe figure te pastër morale.
6. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit për realizimin e detyrave angazhohet me kohe jo te
plote pune.
7. Për te mbështetur veprimtarinë e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit, krijohet një strukture administrative me personel te punësuar. Struktura, organika, pagat për te punësuarit dhe honorarët e anëtarëve te këtij këshilli, miratohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
8. Anëtarit te Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit i hiqet mandati para përfundimit te tij, me propozimin e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit, me vendim te Këshillit te Ministrave, vetëm ne rastet kur ai:
a) vdes;
b) behet i paafte për shkak sëmundjeje;
c) kryen një vepër penale;
ç) nuk përmbush kërkesat e caktuara ne Rregulloren e Brendshme te Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit.

Neni 21
Organizimi dhe funksionimi

1. Organizimi dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit, procedurat për hartimin e standardeve kontabël kombëtare dhe te produkteve te tjera, te realizuara nga anëtarët e këtij këshilli ose te tretet, përcaktohen ne rregulloren e brendshme te tij, e cila propozohet nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave.
2. Kryetari dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit zgjidhen nga anëtarët e këshillit, sipas procedurave te përcaktuara ne rregulloren e brendshme.

Neni 22
Burimet e financimit

1. Veprimtaria e Këshillit Kombëtar te Kontabilitetit financohet nga Buxheti i Shtetit. Ai ka
te drejte te përdorë edhe te ardhurat qe realizon nga punët qe kryen.
2. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit mund te përdorë financime dhe donacione nga subjektet dhe organizmat financiare dhe profesionale vendas dhe te huaj, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 23
Shkeljet dhe dënimet

Rastet e shkeljeve te kërkesave te këtij ligji janë objekt i masave ndëshkimore administrative, civile ose penale, ne masën e demit te shkaktuar, ne përputhje me dispozitat e Kodit Civil, Kodit Penal ose ligjeve te tjera, ne baze te kërkesë-padive te bëra nga palët e interesuara.

KREU V
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 24
Zbatimi i ligjit

Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe, deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit, te nxjerre aktet ne zbatim te neneve 19, 20 dhe 21 te këtij ligji, për organizimin dhe funksionimin e strukturave dhe te organeve te parashikuara ne ligj.

Neni 25
Zbatimi i lire

Njësitë ekonomike lejohen t'i zbatojnë standardet ndërkombëtare te kontabilitetit para datës qe këto standarde shpallen te detyrueshme për zbatim.

Neni 26
Shfuqizime

Ligji nr.7661, date 19.1. 1993 "Për kontabilitetin", shfuqizohet me hyrjen ne fuqi te këtij
ligji.

Neni 27
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi me 1 janar 2006.
Shpallur me dekretin nr .4235, date 26.5.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë,
Alfred Moisiu



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  4.130 404290004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as