marketkonekt
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per sherbimin meteorologjik ushtarak
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9224
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 29.04.2004
Data e aprovimit te Aktit: 29.04.2004
Numri i neneve: 10
Numri i fletores zyrtare: 35
Data e fletores zyrtare: 07.06.2004
Aktiviteti: Sherbimi Ushtarak,Metrologji
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Qellimi i ketij ligji eshte krijimi i Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, si organ i specializuar per parashikimin e motit dhe percaktimi i te drejtave e detyrave te tij.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9224, date 29.4.2004

PER SHERBIMIN METEOROLOGJIK USHTARAK

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, si organ i specializuar për parashikimin e motit dhe përcaktimi i te drejtave e detyrave te tij.

Neni 2
Varësia

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak është pjese përbërëse e Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë dhe varet nga Komanda e Forcave Ajrore.

Neni 3
Detyrat e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kryen këto detyra:
a) studion njëkohësisht terezinë e fenomeneve atmosferike ne sipërfaqen e tokës dhe ne
lartësi ne një orar te caktuar;
b) analizon elementet e ndryshme meteorologjike qe përcaktojnë gjendjen aktuale te motit dhe ne baze te ndryshimit te elementeve meteorologjike, nëpërmjet modeleve matematikore,
parashikon gjendjen e motit ne te ardhmen;
c) siguron te dhëna meteorologjike ne lartësi nëpërmjet lëshimit te radiosondave;
ç) analizon modelet matematikore te hartave për parashikimin e motit dhe bën parashikimin
e tij 24-orësh dhe 5-ditor për te gjithë territorin e Republikës;
d) bën vrojtime meteorologjike, mbledh te dhëna nga stacionet dhe transmeton te dhëna për organizata ndërkombëtare te specializuara ne fushën e parashikimit te motit ose për te tretet te interesuar brenda dhe jashtë vendit;
dh) jep asistence meteorologjike për sigurinë e popullsisë, te fluturimeve ajrore ose te
lundrimit detar, si dhe ne raste emergjencash civile;
e) shkëmben te dhëna për meteorologjinë me institucionet simotra te shteteve te tjera.

Neni
4 Njoftimi i te dhënave

1. Te dhënat për parashikimin e motit u jepen pa pagese institucioneve shtetërore ne nivel
qendror ose vendor, si dhe Forcave te Armatosura.
2. Te dhënat për parashikimin e motit u jepen subjekteve private kundrejt pagesës se
përcaktuar me urdhër te përbashkët te Ministrit te Mbrojtjes dhe Ministrit te Financave.
3. Ndalohet njoftimi i te dhënave meteorologjike nga subjekte te tjera te paautorizuara.

Neni 5
Organizimi

1. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak e ka qendrën dhe selinë tij ne Tirane dhe ka dege vendore ne njësite territoriale te përcaktuara me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.
2. Stacionet e degëve vendore për parashikimin e motit bëjnë vrojtimin meteorologjik te rajonit te tyre gjate 24 orëve dhe detyrohen t'i transmetojnë ato ne qendrën e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
3. Niveli i pagave dhe limiti organik i punonjësve te Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
përcaktohen me Vendim te Këshillit te Ministrave me propozim te Ministrit te Mbrojtjes.
4. Organizimi i Shërbimit dhe Rregullorja e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit te Shërbimit bëhen me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes dhe me propozimin e Komandës se Forcave Ajrore.

Neni 6
Vendmatjet meteorologjike

1. Vendmatjet meteorologjike duhet te jene ne afërsi te qendrave te banuara dhe larg
sipërfaqeve kodrinore.
2. Ndalohet ndërtimi i ndërtesave te larta ne afërsi te këtyre vendmatjeve.

Neni 7
Bashkëpunimi me institucionet e tjera

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ne ushtrimin e detyrave te tij ligjore, bashkëpunon mbi bazën e marrëveshjeve te nënshkruara me institucionet e specializuara hidrometeorologjike ne Republikën e Shqipërisë.

Neni 8
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktin nënligjor ne zbatim te nenit 5 te këtij
ligji.
2. Ngarkohet Ministri i Mbrojtjes te nxjerre:
a) udhëzimin për përgatitjen e hartave dhe buletineve meteorologjike, dërgimin e
mesazheve, si dhe përmbajtjen, mënyrën dhe përparësitë ne njoftimin e te dhënave meteorologjike;
b) urdhrin për përcaktimin e degëve vendore te Shërbimit Meteorologjik Ushtarak;
c) urdhrin për organizimin dhe Rregulloren e Brendshme te Shërbimit Meteorologjik
Ushtarak, sipas nenit 5 pika 4 te këtij ligji.
3. Ngarkohen Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Financave te nxjerrin urdhrin e përbashkët,
sipas nenit 4 te këtij ligji.

Neni 9
Shfuqizime

Te gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, qe vijnë ne kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 10
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4231, date 26.5.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 1  1.615 404290006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
eriola
Para 20 muajsh  
  
moti
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty