marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për përfitimin e paaftësisë
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 311
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 11.07.1994
Data e aprovimit te Aktit: 11.07.1994
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 16
Data e fletores zyrtare: 30.11.1994
Aktiviteti: Sigurim Shoqëror,Handikapatet fizike,Handikapatet mendore
Propozuar nga: Ministria e Punës,Emigracionit dhe Përkrahjes Soc
Pershkrimi i Aktit: Gjithe personat e lindue te paafte ose qe jane bere te tille para moshes 16 vjeç, te vertetuar nga Komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP) prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, me gjendje shendetesore te invaliditetit te grupit te pare dhe te dyte sipas kritereve per percaktimin e aftesise per pune te invalideve te vitit 1991, marrin perfitim paaftesie.
Amendamente
1 Për një ndryshim në vendimin nr. 311, datë 11.07.1994 të Këshillit të Ministrave "Për përfitimin e paaftësisë", me ndryshimet përkatëse.
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 311, datë 11.07.1994 "Për përfitimin e paaftësisë"
2 Për një ndryshim në vendimin nr. 311, datë 11.07.1994 të Këshillit të Ministrave "Për përfitimin e paaftësisë", me ndryshimet përkatëse.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave

VENDIM
Nr.311 date 11.7.1994

PER
PERFITIMIN E PAAFTESISE

Me propozimin e Ministrise se Punes, te Emigracionit dhe
Perkrahjes Sociale, duke u mbeshtetur ne ligjin nr.7710, dfate
18.5.1993 "Per ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore", Keshilli i
Ministrave

V E N D O S I :

1. Gjithe personat e lindue te paafte ose qe jane bere te
tille para moshes 16 vjeç, te vertetuar nga Komisioni mjekesor i
caktimit te aftesise per pune (KMCAP) prane Institutit te
Sigurimevfe Shoqerore, me gjendje shendetesore te invaliditetit te
grupit te pare dhe te dyte sipas kritereve per percaktimin e
aftesise per pune te invalideve te vitit 1991, marrin perfitimi
paaftesie.
2. Pagesa e perfitimit te paaftesise behet nje here ne muaj,
duke filluar nga muaji pasardhes pas dates qe komisioni i
percaktuar ne piken nje te ketij vendimi verteton pafajsine.
3. Perfitimi i paaftesise eshte i barabarte ne vlere me
ndihmen ekonomike per familjet me nje anetar.
4. Gjithe te paaftet sipas 1 te ketij vendimi qe kane punuar
ne ndermarrje shteterore jo me pak se pese vjet, qe kane humbur
vendin e punes pas 1 janarit 1991 dhe qe aktualisht nuk perfitojne
pension invaliditeti sipas ligjitnr.7703, date 11.5.1993 "Per
Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", marrin perfitim
paaftesie 150 per qind te vleres se percktuar ne piken 3 te ketij
vendimi.
5. Perfitimi i paaftsise konsiderohet si e ardhur personale
dhe si e tille nuk llogaritet ne te ardhurat e familjes qe perfiton
ndihme ekonomike ne baze te ligjit 7710, date 18.5.1993 "Per
ndihmen dhe perkujdesjen shoqerore".
6. Humbasin te drejten e perfitimit te paaftesise gjithe ata
qe hyjne ne marredhenie pune.
Gjithashtu nuk marrin perfitim paaftesie personat e vendosur
ne qendra rezidenciale riaftesuese publike, per aq kohe sa
qendrojne ne keto qendra.
7. Keshilli i bashkise ose i komunes, kur e gjykon te
domosdoshme, ka te drejte, qe me propozimin e administratorit
social, t'u jape ndihme ekonomike familjeve qe kujdesen per nje
person me aftesi te kufizuara fizike, sensore a mendore pa te
ardhura ose me te ardhura te pamjaftueshme, edhe kur ky person nuk
i ploteson kriteret e pikes 1 te ketij vendimi.
Masa e ndihmes qe mund t'i jepet familjes ne keto raste, eshte
deri ne nivelin e perfitimit te paaftesise qe merr nje person sipas
pikes 3 te ketij vendimi.
8. Fondet per perfitimin e paaftesise dhe per ndihmen
ekonomike per shkak paaftesie jane ne administrim te pushtetit
lokal.
9. Shpenzimet qe kryen Instituti i Sigurimeve Shoqerore per
pagesen e komisionimit nga KMCAP te te paaftesive sipas pikes 1 te
ketij vendimi, perballohen nga buxheti i Institutit te Sigurimeve
Shoqerore.
10. Per gjashtemujorin e dyte te vitit 1994 shpenzimet per
perfitimin e paaftesise dhe ndihmen ekonomike per shkak paaftsie me
nje efekt prej 115.5 milione lekesh te perballohen nga buxheti i
Ministrise se Punes, Emigracionit dhe Perkrahjes Sociale.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe i shtrin efektet nga data
1 korrik 1994.

KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
ALEKSANDER MEKSI


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  674 407110008





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga