marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per kriteret e pranimit, karrieren dhe nderprerjen e saj ne sherbimin informativ ushtarak.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9295
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 21.10.2004
Data e aprovimit te Aktit: 21.10.2004
Numri i neneve: 21
Numri i fletores zyrtare: 88
Data e fletores zyrtare: 03.12.2004
Aktiviteti: Shërbim Informativ,Sherbimi Ushtarak
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ky ligj percakton kriteret e pranimit, karrieren dhe nderprerjen e saj per punonjesit e Sherbimit Informativ Ushtarak (SHIU).
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9295, date 21.10.2004

PER KRITERET E PRANIMIT, KARRIEREN DHE NDERPRERJEN E SAJ NE SHERBIMIN INFORMATIV USHTARAK

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Ky ligj përcakton kriteret e pranimit, karrierën dhe ndërprerjen e saj për punonjësit e Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU).

Neni 2
Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji, termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
1. "Punonjës i SHIU-t" është shtetasi shqiptar, ushtarak ose civil, qe ka arsimin dhe
kualifikimin përkatës, sipas kritereve te këtij ligji dhe është i punësuar ne strukturat e SHIV-t.
2. "Oficer i SHIU-t" është oficeri aktiv i Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë, i cili punon ne strukturat e SHIU-t dhe ka kualifikimin e nevojshëm, sipas kritereve te këtij ligji.
3. "Nënoficer i SHIU-t" është nënoficeri aktiv ose shtetasi, qe plotëson kriteret për t'u pranuar si nënoficer ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë, punon ne strukturat e SHIU-t dhe ka kualifikimin e nevojshëm, sipas kritereve te këtij ligji.
4. "Personel civil i SHIU-t" është shtetasi shqiptar me arsim te larte, i cili punon ne strukturat e SHIU-t dhe ka kualifikimin e nevojshëm, sipas kritereve te këtij ligji.

KREU II
PRANIMI I PERSONELIT CIVIL

Neni 3
Kriteret e pranimit

1. Personeli civil, për te punuar ne Shërbimin Informativ Ushtarak dhe për t'u ngritur ne
detyre duhet te plotësojë këto kritere:
a) kritere te përgjithshme:
i) te jete shtetas shqiptar;
ii) te këtë zotësi te plote për te vepruar;
iii) te këtë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës te punës;
iv) te mos jete dënuar nga gjykata me vendim te formës se prere;
v) te mos jete larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike;
vi) te plotësojë kushtet për t'u pajisur me certifikate sigurie, sipas kritereve te përcaktuara ne ligj dhe akte te tjera nënligjore;
b) kritere te veçanta:
i) specialisti te këtë arsimin e larte, te këtë kryer kursin baze ne Institutin e SHISH-it dhe te
këtë 3 vjet përvojë pune;
ii) drejtuesi i nivelit te ulet duhet te plotësojë kriteret e specialistit, te këtë kryer kursin e
avancuar te SHIV-t dhe te këtë 5 vjet përvojë pune;
iii) drejtuesi i niveli te mesëm duhet te plotësojë kriteret e drejtuesit te nivelit te ulet dhe te
këtë 7 vjet përvojë pune;
iv) drejtuesi i nivelit te larte duhet te plotësojë kriteret e drejtuesit te nivelit te mesëm, te
këtë kryer kursin e kolegjit te mbrojtjes ne Akademinë e Mbrojtjes dhe te këtë 10 vjet përvojë pune.
2. Kurset dhe trajnimet ne Institutin e SHISH-it organizohen me urdhër te përbashkët te
Ministrit te Mbrojtjes dhe te Drejtorit te SHISH-it.
3. Kursi i avancuar i SHIV-t, ne Akademinë e Mbrojtjes, organizohet me urdhër te Ministrit
te Mbrojtjes.
4. Kriteret e hollësishme sipas pozicionit dhe përshkrimit te vendit te punës përcaktohen me
akt nënligjor te Ministrit te Mbrojtjes.

Neni 4
Pranimi i personelit civil ne SHIU

1. Pranimi i personelit civil ne SHIU-t behet nëpërmjet konkurrimit.
2. Shpallja e konkursit behet nga Drejtoria e SHIV-t ne dy gazeta me qarkullim te madh, te paktën 30 dite para datës se caktuar për konkurrim. Shpallja përmban kërkesat e përgjithshme dhe te veçanta, qe duhet te plotësojë kandidati dhe përcakton fushën ne te cilën do te zhvillohet konkurrimi.
3. Konkursi zhvillohet nga komisioni i pranimit ne Drejtorinë e SHIU-t, i cili ngrihet dhe
funksionon sipas urdhrit te Ministrit te Mbrojtjes.
4. Personeli civil ne SHIU përbën deri ne 30 për qind te numrit te përgjithshëm te
punonjësve te këtij shërbimi.

KREV III
DREJTORI I SHIU-T DHE KLASIFIKIMI I FUNKSIONEVE

Neni 5
Drejtori i SHIU-t

Drejtori i SHIV-t mund te jete person civil ose ushtarak.

Neni 6
Klasifikimi i funksioneve

Funksionet ne SHIV klasifikohen si me poshtë:
a) funksion i nivelit te larte drejtues;
b) funksion i nivel te mesëm drejtues;
c) funksion i nivelit te ulet drejtues;
ç) funksion i nivelit zbatues.
Funksion i nivelit te larte drejtues është:
- Drejtor i SHIV-t.
Funksione te nivelit te mesëm drejtues janë:
- Zëvendësdrejtor;
- Shef shërbimi.
Funksione te nivelit te ulet drejtues janë:
- Inspektor i përgjithshëm/këshilltar, kryeinspektor;
- Shef sektori/shef zyre/analist.
Funksione te nivelit zbatues janë:
- Specialist, inspektor, ndihmesinspektor.

KREU IV
TRANSFERIMI I PERKOHSHEM DHE PEZULLIMI NGA DETYRA

Neni 7
Transferimi i përkohshëm

1. Punonjësi i SHIU-t, për nevoja pune, mund te transferohet ne një detyre tjetër.
2. Transferimi behet për jo me shume se dy periudha 3-mujore ne vit.
3. Ne fund te këtij afati punonjësi kthehet ne detyrën e mëparshme.

Neni 8
Pezullimi dhe ruajtja e vendit te punës se punonjësit te SHIU-t

1. Kur ndaj punonjësit te SHIU-t fillon ndjekja penale, ai pezullohet me urdhër te autoritetit qe e ka emëruar, deri ne marrjen e një vendimi përfundimtar ose te formës se prere nga organi i akuzës apo gjykata. Kur punonjësi deklarohet i pafajshëm ose kur çështja penale ndaj tij pushohet, ai rikthehet ne vendin e punës dhe përfiton pagën baze qe nga çasti i pezullimit te tij.
2. Punonjësit te SHIU-t, për periudha studimi, me miratimin e Drejtorit, i ruhet vendi i punës.

KREU V
PAGA, GRADA DHE KARRIERA

Neni 9
Paga

1. Ushtaraket e SHIU-t trajtohen me page si ushtaraket e Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë.
2. Paga e personelit civil te SHIU-t përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave, duke
iu referuar niveleve respektive te pagave te ushtarakeve.
3. Përfitimet, shtesat dhe trajtimet mbi page për natyre te veçante pune për te gjithë
punonjësit e SHIU-t përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 10
E drejta e gradës dhe e karrierës

1. Ushtaraku i SHIU-t, përveç te drejtave për gradat dhe karrierën, te përfituar nga ligji nr.9171, date 22.01.2004 "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë", gëzon edhe këto te drejta:
a) oficeri i SHIU-t fiton gradën deri major ose kapiten i rangut III, sipas vjetërsisë ne
shërbimin ushtarak dhe pasi te këtë kryer kursin baze për oficeret ne Institutin e SHISH-it;
b) oficeri i SHIU-t, për te fituar gradat e tjera te larta, ne varësi te armës nga vjen, duhet te këtë kryer kursin e funksioneve ne shtab dhe kursin e avancuar te SHIU-t ne Akademinë e Mbrojtjes;
c) nënoficeri i SHIU-t e fiton gradën deri rreshter, sipas vjetërsisë ne shërbimin ushtarak dhe
pasi te këtë kryer kursin e specialitetit për nënoficerët ne Institutin e SHISH-it.
2. Për ushtaraket e SHIU-t njësimi i gradave me funksionet organike behet si me poshtë:

Funksioni Grada
Drejtor i SHIU-t Kolonel/kapiten i rangut I;
Zëvendësdrejtor Kolonel/kapiten i rangut I;
Shef shërbimi Kolonel/kapiten i rangut I;
Inspektor i përgjithshëm Nënkolonel/kapiten i rangut II;
Këshilltar Nënkolonel/kapiten i rangut II;
Kryeinspektor Nënkolonel/kapiten i rangut II;
Shef sektori/shef zyre Nënkolonel/kapiten i rangut II;
Analist Major-Nënkolonel/kapiten i rangut III deri kapiten i rangut II;

Specialist Major/ kapiten i rangut III;
Inspektor Nëntoger deri kapiten/kapiten lejtnant;
Ndihmesinspektor Nentetar deri kapter.

Neni 11
Detyrime te ushtarakut te SHIU-t

1. Ushtaraku i SHIU-t, për largimin nga ky shërbim, i nënshtrohet parimit për kohen e qëndrimit ne një grade dhe vjetërsisë ne shërbim, te përcaktuara ne ligjin nr. 9171, date 22.1.2004 "Për gradat dhe karrierën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë" .
2. Ushtaraku i SHIU-t, për procedimin disiplinor dhe masat disiplinore, i nënshtrohet ligjit nr. 9183, date 5.2.2004 "Për disiplinën ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë" .

Neni 12
Komisioni i karrierës

1. Autoritetet përgjegjëse për vlerësimin, përparimin ne grade dhe karriere, për kualifikimin brenda dhe jashtë vendit janë komisionet e karrierës ne Forcat e Armatosura.
2. Komisioni i zakonshëm i karrierës për vlerësimin dhe rekomandimin e gradimit për ushtaraket e SHIU-t është komisioni i njësive autonome te Shtabit te Përgjithshëm, ne përbërje te te cilit marrin pjese edhe dy anëtarë te tjerë ushtarake nga SHIU, te caktuar me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.
3. Komision i larte i karrierës për vlerësimin dhe rekomandimin e gradimit për ushtaraket e SHIU-t është Komisioni i Larte i Shtabit te Përgjithshëm, ku marrin pjese edhe dy anëtarë te tjerë ushtarake nga SHIV, te caktuar me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.

Neni 13
Emërimi dhe lirimi nga shërbimi

1. Emërimi, transferimi i përkohshëm e lirimi i oficerit dhe i personelit civil te SHIU-t
bëhen nga Ministri i Mbrojtjes, me propozimin e Drejtorit te SHIU-t.
2. Emërimi, transferimi i përkohshëm e lirimi i nënoficerit te SHIU-t bëhen nga Drejtori i SHIU-t.

KREU VI
DISIPLINA DHE NDERPRERJA E MARREDHENIEVE TE PUNES SE PERSONELIT CIVIL

Neni 14
Masa disiplinore

Personelit civil, qe shkel rregullat e parashikuara ne aktet ligjore dhe nënligjore, qe lidhen me detyrën e tij, ose nuk i zbaton ato, kur nuk përbën vepër penale, i jepet njëra nga këto masa disiplinore:

vërejtje me shkrim;
vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra;
shkarkim nga detyra.

Neni 15
Dhënia e masës disiplinore dhe shlyerja e saj

1. Procedimi disiplinor fillon jo me vone se 30 dite nga çasti i vënies re te shkeljes dhe jo
me vone se një vit nga çasti i kryerjes se saj.
2. Nismën për fillimin e procedimit disiplinor e ndërmerr eprori direkt i personelit civil. Ministri i Mbrojtjes jep masën disiplinore, sipas shkronjës "e" te nenit 14 te këtij ligji. Drejtori i SHIU-t jep masat e tjera disiplinore.
3. Masat disiplinore jepen ne mënyrë te shkallëzuar ose sipas rëndësisë se shkeljes dhe te
pasojave. Për çdo shkelje jepet vetëm një mase disiplinore.
4. Masat jepen sipas një procedure administrative, qe garanton te drejtën për te marre te dhëna, për t'u dëgjuar, për t'u mbrojtur dhe për t'u ankuar. Vendimi për marrjen e masës disiplinore i komunikohet me shkrim te interesuarit.
5. Masat e përcaktuara ne nenin 14 te këtij ligji, me përjashtim te masës se përcaktuar ne shkronjën "e", mund te shlyhen, nëse brenda një viti nga data e dhënies se tyre, ndaj personit nuk është marre ndonjë mase tjetër disiplinore. Masat disiplinore te shlyera hiqen nga dosja vetjake.

Neni 16
Ankimi

Kundër dhënies se masës disiplinore te parashikuar ne shkronjën "e" te nenit 14 te këtij ligji mund te behet ankim ne gjykate, sipas rregullave te parashikuara ne Kodin e Procedurës Civile.

Neni 17
Lirimi i personelit civil nga shërbimi

1. Personeli civil i SHIU-t lirohet nga shërbimi ne rastet kur:
a) mbush moshën për pension;
b) behet i paafte nga ana shëndetësore për një periudhe kohe mbi një vii;
c) humbet zotësinë për te vepruar;
ç) kërkon vete largimin;
d) shkurtohet funksioni organik.
2. Lirimi i personelit civil nga shërbimi behet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.

Neni 18
Shkarkimi

1. Personeli civil shkarkohet nga detyra ne rastet kur:
a) dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim gjykate te formës se prere;
b) kryen shkelje te renda te disiplinës se punës;
c) provohet se ka përdorur funksionin e tij ne shërbim te interesave vetjake ose te personave
me te cilët ka lidhje familjare;
ç) provohet se me veprimet ose mosveprimet te tij ka bere favore për persona te tjerë;
d) është vlerësuar "i paafte" dy here rresht ne vlerësimin vjetor te punës se tij.
2. Shkarkimi i personelit civil nga detyra behet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.

KREU VII
DISPOZITA KALIMTARE

Neni 19
Aktet nënligjore

Këshilli i Ministrave, brenda 6 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji, te nxjerre aktet
nënligjore ne zbatim te pikave 2 e 3 te nenit 9.
Ministri i Mbrojtjes, brenda 6 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji, te nxjerre aktet
nënligjore ne zbatim te nenit 3 pikat 2, 3 e 4 dhe nenit 4 pika 3.
Drejtori i SHISH-it, brenda 6 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji, te nxjerre aktet
nënligjore ne zbatim te pikës 2 te nenit 3.

Neni 20

Ne ligjin nr.9074, date 29.5.2003 "Për Shërbimin Informativ Ushtarak", ne nenin 8 paragrafi i pare, fjalia "ndërsa personeli civil gëzon statusin e nëpunësit civil" ndryshohet ne "ndërsa personeli civil gëzon statusin e personelit civil te SHISH-it".

Neni 21
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4396, date 17.11.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.081 410210010





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty