marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për lojrat e fatit dhe kazinotë.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7871
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 09.11.1994
Data e aprovimit te Aktit: 28.11.1994
Numri i neneve: 25
Numri i fletores zyrtare: 18
Data e fletores zyrtare: 26.12.1994
Aktiviteti: Lojrat e Fatit,Komisioni Ekonomi,Finance,Privatizimi
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Për lojrat e fatit dhe kazinotë. Përmbajtja e ligjit është si më poshtë: -Loja e fatit -Kazinotë -Mbikqyrja e lojrave të fatit dhe kazinove. Bileta dhe sanksionet. -Dispozita të fundit
Amendamente
1 Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet.
2 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8701, datë 1.12.2000 "Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet", të ndryshuar
Akte te ngjashem
1 Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI POPULLOR

L I G J


PER LOJERAT E FATIT DHE KAZINOTE


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit
të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

LOJA E FATIT

Neni 1

Lojërat e fatit

Lojëra fati janë lojërat ku fitimi ose humbja e
pjesëmarrësve në to është e varur pjesërisht ose tërësisht nga
rastësia.
Nuk quhen lojëra fati:
- konkurset e ndryshme që zhvillohen mbi njohuritë, fituesi
i të cilave merr çmimin e caktuar për këtë qëllim;
- pagesat e rrjedhura nga sigurimi i jetës ose llojeve të
tjera të sigurimit, që bëhen me anë të tërheqjes me llotari.

Neni 2

Të drejtën për dhënien e lejes për zhvillimin e lojërave të
fatit e ka Ministria e Financave, përveç rasteve kur në këtë ligj
parashikohet ndryshe.


Neni 3

Loto

Lotoja është një lojë fati, për zhvillimin e së cilës
organizatori i saj ofron si shans për të fituar gjetjen e disa
numrave nga një tërësi numrash. Nxjerrja e numrave fitues bëhet e
hapur për publikun. Shuma që u takon fituesve të kësaj loje
ndahet sipas kategorive të fituesve. Fituesit e së njëjtës
kategori marrin të njëjtën shumë.


Neni 4

Konkuruesi i parashikimeve sportive

Konkursi i parashikimeve sportive është një lojë fati, gjatë
zhvillimit të së cilës organizatori ofron si shans për të fituar
gjetjen e rezultateve të ndeshjeve, ose garave sportive. Shpallja
e rezultateve të ndeshjeve ose garave sportive bëhet publike.
Shuma që u takon fituesve të kësaj loje ndahet sipas kategorive
të fituesve. Fituesit e së njëjtës kategori marrin të njëjtën
shumë.

Neni 5

LLotaria e numrave

Llotaria e numrave është ajo lojë fati, gjatë zhvillimit të
së cilës organizatori ofron si shans për të fituar gjetjen e
numrit të shënuar në biletë. Tërheqja e shortit për biletat
fituese bëhet e hapur për publikun. Shuma që u takon fituesve
ndahet sipas kategorive të biletave fituese.
Llotaria e numrave mund të bëhet edhe si lojë shoqëruese me
lojërat e fatit të parashikuara në nenet 3 dhe 4 të këtij ligji.

Neni 6

Llotaria e çastit

Llotaria e çastit është ajo lojë fati, gjatë zhvillimit të
së cilës organizatori ofron si shans për të fituar çmimin fitues
të shënuar në mënyrë të fshehur në biletë. Çmimi që i takon
fituesit i jepet menjëherë me gjetjen e simboleve ose të
shumës së fshehur në biletë.

Neni 7

Lojërat e fatit automatike

Lojë fati automatike është loja që realizohet me një makinë
me anën e së cilës fitimi ose humbja dhe dorëzimi i shumës
fituese bëhet automatikisht nga vetë makina.


Neni 8

Leja dhe organizatori

1. Të gjithë lojërat e fatit të parashikuara në nenet 3, 4,5
dhe 6 të këtij ligji, zhvillohen në bazë të lejes së dhënë
organizatorit nga Ministria e Financave.
Të drejtën e marrjes së lejes për zhvillimin e lojërave të
fatit e kanë organizatorët që plotësojnë këto kushte:
a) të ketë si veprimtari të vetme zhvillimin e lojërave të
fatit;
b) organizatori të jetë person fizik ose juridik rezident në
Republikën e Shqipërisë me një kapital themeltar mbi 500 000
lekë;
c) të ketë personel me kualifikim të përshtatshëm dhe
përvojën e nevojshme për të zhvilluar lojërat e fatit;
ç) të garantojë në çdo moment pagesat e fituesve të lojërave
të fatit, duke vendosur për këtë qëllim një fond garancie në një
nga bankat me seli në Republikën e Shqipërisë, në masën e shumës
që u takon fituesve, sipas përcaktimit që bën Ministria e
Financave.
2. Leja i jepet organizatorit për një afat deri në 10 vjet,
por me kusht që ajo të përsëritet çdo vit.

Neni 9

E drejta e zhvillimit të lojërave të fatit

Të drejtën e marrjes së lejes për zhvillimin e lojërave të
fatit automatike të përcaktuara në nenin 7 të këtij ligji, e kanë
personat fizikë dhe juridikë, që plotësojnë kushtet e përcaktuara
nga Ministria e Financave. Taksa për çdo automat
caktohet 12 mijë lekë në muaj. Leja i jepet organizatorit nga
organet tatimore në rrethe për një afat deri në 10 vjet, por me
kusht që ajo të përsëritet çdo vit.


Neni 10

Detyrimet e organizatorit

Organizatori gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tij duhet
të plotësojë këto kushte:
a) të shlyejë rregullisht dhe brenda afateve detyrimet ndaj
shtetit dhe të tretëve;
b) të marrë miratimin paraprak të Ministrisë së Financave
për hapjen e filialeve të shoqërisë së tij jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë;
c) të pranojë autoritetin e Ministrisë së Financave në
caktimin në organet drejtuese të shoqërisë e në komisionin e
lojës së fatit të një mbikëqyrësi të Ministrisë së Financave.

Neni 11

Kushtet dhe rregullat e zhvillimit të lojërave të fatit

1. Organizatori duhet të bëjë të njohura publikisht kushtet
dhe rregullat për zhvillimin e lojës së fatit, të cilat duhet të
jenë të miratuara paraprakisht nga Ministria e Financave.
Publikimi i kushteve dhe rregullave të lojës bëhet nga
organizatori pa pagesë me anë të mjeteve të informacionit, në
pikat e shitjes dhe të grumbullimit të biletave të lojërave të
fatit, me qëllim që t'u jepen personave të interesuar ose
lojtarëve.
2. Në lojën e lotove, llotarive, konkurseve të parashikimeve
sportive dhe llotarive të çastit duhet të jenë parashikuar:
- shuma ose përqindja që u takon fituesve;
- ndarja e kategorive të fituesve;
- shuma ose përqindja e kostos së administrimit të lojës së
fatit;
- rregullat për tërheqjen e numrave fitues;
- mënyra e tërheqjes;
- për konkurset parashikuese sportive, ndeshjet ose garat
sportive për të cilat do të luhet;
- vlefshmëria e biletave fituese dhe tërheqja e shumës
fituese.


Neni 12

Ndarja e të ardhurave nga lojërat e fatit

1. Të ardhurat e grumbulluara nga lojërat e fatit do të
ndahen nga organizatori në përputhje me mënyrën e përcaktuar në
lejen e dhënë nga Ministria e Financave.
2. Fitimi i realizuar nga organizatori, pas ndarjes së të
ardhurave, është një fitim i tatueshëm.

KREU II

KAZINOTE

Neni 13

Leja për hapjen e kazinove jepet nga Këshilli i Ministrave
me propozim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe
Ministrisë së Rendit Publik.

Neni 14

Organizatori i kazinove

Leja për zhvillimin e veprimtarisë së kazinove i jepet asaj
shoqërie, e cila plotëson kushtet e mëposhtme:
- të jetë shoqëri anonime, rezidente në territorin e
Republikës së Shqipërisë;
- të ketë si të vetmen veprimtari të saj atë të kazinove;
- të ketë persona që marrin pjesë në organet drejtuese, me
njohuri profesionale në fushën e kazinove;
- të ketë një kapital themeltar jo më pak se 30 000 000
lekë;
- të garantojë në çdo kohë pagimin e fituesve në lojërat e
ndryshme në kazino.

Neni 15

Këshilli i Minisrave përcakton vendin e hapjes së kazinove
dhe numrin e tyre. Ai jep leje për të zhvilluar veprimtarinë e
kazinove në përputhje me një politikë të caktuar për një
afatprej 10 vjetësh, duke rezervuar të drejtën e tij për
t'i anuluar këto leje, kur shkelen kushtet e lejes.

Neni 16

Çdo organizator që do të marrë lejen për veprimtari
kazinoje, duhet të paguajë një taksë në masën prej 20 000 000
lekë e cila paguhet vetëm një herë me marrjen e lejës.

Neni 17

1. Organizatori nuk mund të hapë filiale të tij si brenda
dhe jashtë vendit, pa marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave.
2. Organet drejtuese të organizatorit do të emërohen vetëm
pasi të jetë marrë më parë miratimi i Ministrisë së Financave. Në
organet drejtuese të organizatorit do të jetë detyrimisht një
përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe një i Ministrisë së
Rendit Publik.
Neni 18

Rregullat e lojërave

Organizatori duhet që për çdo lojë që do të luhet në kazino,
të bëjë të njohur publikisht rregullat e saj, në mënyrë që
pjesëmarrësit në lojë të njihen me to.
Në rregullat e lojërave, veç të tjerave, duhet të jenë:
- rregullat për mënyrën e pjesëmarrjes në lojë dhe
përcaktimi i shumave minimale dhe maksimale që mund të vihen për
çdo lojë;
- kushtet për hyrjen e personave në kazino (vërtetimi i
identitetit, kontrolli i pjesëmarrjes);
- oraret e hapjes dhe të mbylljes së kazinos, si dhe çmimin
e hyrjes.
Miratimi i rregullave të lojërave në kazino bëhet nga
Ministria e Financave.

Neni 19

Të punësuarit në kazino

Në kazino lejohet të punësohen persona të moshës 21 vjeç e
lart, të cilët duhet të mos jenë dënuar për vepra penale sipas
përcaktimit që bën Ministria e Drejtësisë.
Organizatori, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik,
duhet të përcaktojë mënyrën e ruajtjes së kazinos dhe të
kontrollit të pesonave që futen në të.

Neni 20

Ndarja e të ardhurave

Të ardhurat vjetore që realizohen në kazino, shpërndahen nga
organizatori në përputhje me lejen e dhënë nga Këshilli i
Ministrave. Pjesa e mbetur e të ardhurave, pas zbritjes së
shpenzimeve, do t'i nënshtrohet ligjit "Për tatimin mbi fitimin".

KREU III

MBIKEQYRJA E LOJERAVE TE FATIT DHE KAZINOVE
BILETA DHE SANKSIONET

Neni 21

Organizimi i mbikëqyrjes

Për mbikëqyrjen e lojërave të fatit dhe kazinove, pranë
Ministrisë së Financave krijohet Komiteti i Lojërave të Fatit dhe
Kazinove. Funksionet, përbërja dhe kompetencat e këtij Komiteti
caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 22

Bileta e lojërave të fatit

Pjesëmarrja e shtetasve në lojërat e fatit bëhet kundrejt
pagesës për blerjen e biletës së lojës së fatit, e cila është
letër me vlerë, ose që bëhet e tillë gjatë zhvillimit të lojës së
fatit.

Neni 23

Sanksionet

1. Shkelja e rregullave të caktuara në këtë ligj nga
organizatorët e tyre për lojërat e fatit, kur nuk formon vepër
penale dënohet për kundërvatje administrative nga inspektorët e
tatimeve me gjobë 500 000 lekë.
2. Shkelja e rregullave nga organizatorët të caktuara në
këtë ligj për kazinotë, kur nuk formon vepër penale, dënohet për
kundërvajtje administrative nga inspektorët e tatimeve me gjobë
10 000 000 lekë.
3. Heqja e lejes bëhet nga organi që jep lejen kur konstaton
shkelje të rënda të këtij ligji.
4. Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankim
ose protestë brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes ose e njoftimit
në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja. Vendimi
gjyqësor është i formës së prerë.
5. Konstatimi e shqyrtimi i kundërvajtjeve dhe ekzekutimi i
vendimeve të dënimit bëhen sipas ligjit "Për kundërvajtjet
administrative".


DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 24

Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe Ministritë përkatëse të
nxjerrin rregulla të hollësishme në zbatim të këtij ligji.

Neni 25

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren
Zyrtare".

Shpallur me dekretin nr.860, datë 28.11.1994 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Sali Berisha.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.848 411090004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga