marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për aderimin e Republikes se Shqiperise ne Protokollin e Kiotos te Konventes kuader te Kombeve te Bashkuara per ndryshimet klimatike.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9334
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 16.12.2004
Data e aprovimit te Aktit: 16.12.2004
Numri i neneve: 2
Numri i fletores zyrtare: 109
Data e fletores zyrtare: 12.01.2005
Aktiviteti: Protokoll,Aderim
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Republika e Shqiperise aderon ne Protokollin e Kiotos te Konventes Kuader te Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike.
Akte te ngjashem
1 PËR KRIJIMIN E AUTORITETIT KOMBËTAR TË PËRCAKTUAR TË MEKANIZMIT TË ZHVILLIMIT TË PASTËR, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË ANGAZHIMEVE TË PROTOKOLLIT TË KIOTOS
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9334, date 16.12.2004

PER ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE PROTOKOLLIN E KIOTOS TE KONVENTES KUADER TE KOMBEVE TE BASHKUARA PER NDRYSHIMET KLIMATIKE

Ne mbështetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja "b" te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon ne Protokollin e Kiotos te Konventës Kuadër te Kombeve te Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Neni 2

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4445, date 10.1.2005 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROTOKOLLI I KIOTOS
PER KONVENTEN KUADER TE KOMBEVE TE BASHKUARA PER NDRYSHIMET KLIMATIKE

Palët ne këtë protokoll,
duke qene pale te Konventës kuadër te Kombeve te Bashkuara mbi ndryshimet klimatike, ne vijim e përmendur si "Konventa",
ne zbatim te objektivit final te Konventës, i deklaruar ne nenin 2 te saj,
duke kujtuar dispozitat e Konventës,
te udhëhequr nga neni 3 i Konventës,
ne zbatim te Mandatit te Berlinit te miratuar nga vendimi 1/CP.1 i Konferencës se Palëve ne sesionin e pare te saj,
kane rene dakord si me poshtë vijon:

Neni 1

Për qëllimet e këtij Protokolli, do te aplikohen përkufizimet qe përfshihen ne nenin 1 te
Konventës. Përveç kësaj:
1. "Konference e Palëve" nënkupton Konferencën e Shteteve Pale te Konventës.
2. "Konvente" nënkupton Konventën Kuadër te Kombeve te Bashkuara mbi ndryshimet
klimatike, te miratuar ne Nju-Jork ne datën 9 maj 1992.
3. "Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike" nënkupton Panelin Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike te krijuar ne vitin 1988 bashkërisht nga Organizata Botërore e Metereologjise dhe Programi i Kombeve te Bashkuara për Mjedisin.
4. "Protokolli i Montrealit" nënkupton Protokollin e Montrealit mbi substancat qe pakësojnë
shtresën e ozonit, miratuar ne Montreal me 16 shtator 1987, i përshtatur dhe i ndryshuar me vone.
5. "Palët e pranishme dhe votuese", nënkupton palët e pranishme dhe qe japin një vote
pozitive ose negative.
6. "Pale" nënkupton një pale te këtij Protokolli, përjashtuar rastet kur konteksti është i
ndryshëm.
7. "Pale e përfshirë ne aneksin I" nënkupton një pale qe përfshihet ne aneksin I te Konventës, i cili mund te ndryshohet, ose një pale e cila ka bere një njoftim ne baze te nenit 4 paragrafi 2(g) i Konventës.

Neni 2

1. Me qellim qe te nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe ne përmbushjen e angazhimeve për
kufizimin dhe reduktimin e emetimeve ne baze te nenit 3, secila nga palët e përfshira ne aneksin I:
a) do te zbatojnë dhe/ose përpunojnë politika dhe masa te mëtejshme ne përputhje me rrethanat e tyre kombëtare, siç janë:
(i) rritja e efektivitetit te energjisë ne sektorët përkatës te ekonomisë kombëtare;
(ii) mbrojtja dhe përmirësimi i baseneve dhe rezervuarëve te gazeve qe shkaktojnë efektin
serre te cilat nuk kontrollohen nga Protokolli i Montrealit, duke pasur parasysh angazhimet e tyre ne kuadrin e marrëveshjeve përkatëse ne fushën e mjedisit; nxitjen e praktikave për administrimin e qëndrueshëm te pyjeve, pyllëzimin dhe ripyllëzimin;
(iii) nxitja e formave te qëndrueshme te bujqësisë duke pasur parasysh vlerësimet rreth
ndryshimeve klimatike;
(iv) kërkimi dhe nxitja, zhvillimi dhe rritja e përdorimit te formave te reja dhe te rinovueshme te energjisë, te teknologjive te eliminimit te dioksidit te karbonit dhe te teknologjive pozitive te përparuara dhe novatore ne drejtim te mjedisit;
(v) reduktimi progresiv ose mospërdorimi gradual i mallrave te papërshtatshme, stimuluesve fiskale, përjashtimet nga taksat dhe tatimet dhe subvencionimet ne te gjithë sektorët qe emetojnë gaz qe shkakton efektin serre, te cilat veprojnë ne kundërshtim me objektivat e Konventës dhe aplikimin e instrumenteve te tregut;
(vi) inkurajimi i reformave te përshtatshme ne sektorët përkatës qe synojnë nxitjen e politikave dhe masave qe kufizojnë ose reduktojnë emetimin e gazeve qe shkaktojnë efektin serre dhe qe nuk kontrollohen nga Protokolli i Montrealit;
(vii) masat qe kufizojnë dhe/ose reduktojnë emetimet e gazeve qe shkaktojnë efektin serre qe
nuk kontrollohen nga Protokolli i Montrealit ne sektorin e transportit;
(viii) kufizimi dhe/ose reduktimi i emetimeve te metanit nëpërmjet asgjësimit dhe përdorimit
te shfrytëzimit te mbetjeve, si dhe ne prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e energjisë;
(ix) bashkëpunimi me shtetet e tjera pale për te rritur efektivitetin individual dhe te kombinuar te politikave dhe masave te tyre te miratuara ne baze te këtij neni, ne mbështetje te nenit 4 paragrafi 2 (e) (i) te Konventës. Për pasoje, këto pale duhet te marrin masat për te dhënë eksperiencën e tyre dhe te shkëmbejnë informacion ne lidhje me këto politika dhe masa, përfshirë mënyrat e zhvillimit te përmirësimit te krahasimit, transparencës dhe efektivitetit te tyre. Konferenca e Palëve, e cila shërben si një takim i palëve te këtij Protokolli, ne sesionin e saj te pare ose sa me shpejt qe te jete e mundur pas saj, do te marre ne konsiderate mënyrat e lehtësimit te këtij bashkëpunimi, duke pasur parasysh te gjithë informacionin e nevojshëm.
2. Palët e përfshira ne aneksin I duhet te zbatojnë kufizimin ose reduktimin e emisioneve te gazeve qe shkaktojnë efektin serre, qe nuk kontrollohen nga Protokolli i Montrealit, nga cisternat e karburantit te aviacionit dhe marinës, qe mbulohen respektivisht nga Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombëtar dhe Organizata Ndërkombëtare e Detarisë.
3. Palët e përfshira ne aneksin I do te përpiqen për te zbatuar masat dhe politikat ne baze te këtij neni ne një mënyrë te tille qe te minimizoje efektet e kundërta, përfshirë efektet e kundërta te ndryshimeve klimatike, efektet e tregtisë ndërkombëtare dhe ndikimet sociale, mjedisore dhe ekonomike ndaj palëve te tjera dhe veçanërisht ato te identifikuara ne nenin 4 paragrafi 8 dhe 9 te Konventës. Konferenca e Palëve, e cila shërben si takim i palëve te këtij Protokolli, mund te ndërmarrë, kur është e nevojshme, veprime te mëtejshme për te nxitur zbatimin e dispozitave te këtij paragrafi.
4. Konferenca e Palëve qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli, ne qofte se vendos se do te ishte i dobishëm koordinimi i çdonjërës prej politikave dhe masave te paragrafit 1(a) me lart, duke marre parasysh rrethanat e ndryshme kombëtare dhe efektet potenciale, do te marre ne konsiderate mënyrat dhe mjetet për shtjellimin e koordinimit te këtyre politikave dhe masave.

Neni 3

1. Palët e përfshira ne aneksin I, individualisht ose bashkërisht, do te sigurojnë qe emetimet ekuivalente te agregateve antropogjenike te dioksidit te karbonit te gazeve qe shkaktojnë efektin serre, te listuara ne aneksin A, nuk do te kalojnë sasitë e tyre te paracaktuara, te llogaritura ne përputhje me kufizimet sasiore te emetimeve dhe angazhimet e reduktimit te përshkruara ne aneksin B dhe ne përputhje me dispozitat e këtij neni, me qellim reduktimin e emetimeve te përgjithshme te këtyre gazeve te paktën 5% nen nivelet e vitit 1990 ne periudhën e angazhimit 2008-2012.
2. Deri ne vitin 2005, secila prej palëve te përfshira ne aneksin I do te këtë bere progres te dukshëm ne arritjen e angazhimeve te saj ne baze te këtij Protokolli.
3. Ndryshimet ne emetimet e gazeve qe shkaktojnë efektin serre nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve nëpërmjet baseneve qe rezultojnë nga ndryshimi i aktiviteteve te njeriut ne ndryshimin e përdorimit te tokës dhe aktiviteteve ne pyje qe nga 1990, te matura si ndryshime te verifikueshme ne stoqet e karbonit për secilën periudhe angazhimi, do te përdoret për te përmbushur angazhimet ne baze te këtij neni te secilës prej palëve te përfshira ne aneksin I. Emetimet e gazit qe shkaktojnë efektin serre nga burimet dhe mbetjet e baseneve te shoqëruara me këto aktivitete do te raportohen ne një mënyrë transparente dhe te verifikueshme dhe do te rishikohen ne përputhje me nenet 7 dhe 8.
4. Përpara sesionit te pare te Konferencës se Palëve, qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli, secila pale e përfshirë ne aneksin I do t'i siguroje te dhëna për vlerësim Organit Ndihmës për Këshillime Shkencore dhe Teknologjike, me qellim për te përcaktuar nivelin e tij te stoqeve te karbonit ne vitin 1990 dhe për te siguruar përllogaritjen qe do te arrihet nga ndryshimet ne stoqet e karbonit ne vitet pasuese. Konferenca e Palëve qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli, ne sesionin e pare te saj ose sa me shpejt qe te jete e mundur me pas, do te vendose për modalitetet, rregullat dhe orientimet lidhur me çështjen se si dhe cilat aktivitete shtese te kryera nga dora e njeriut, qe lidhen me ndryshimet ne emetimet e gazit qe shkakton efektin serre nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve te baseneve ne dherat bujqësore dhe ne ndryshimin e shfrytëzimit te tokës dhe kategoritë e pyjeve, do te shtohet ose te hiqen nga sasitë e përcaktuara për palët e përfshira ne aneksin I, duke pasur parasysh paqartësitë, transparencën ne raportim, verifikueshmerine dhe punën metodologjike te Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, asistencën e dhënë nga Organi Ndihmës Këshillimor për Shkencën dhe Teknologjinë ne përputhje me nenin 5 dhe vendimet e Konferencës se Palëve. Një vendim i tille do te aplikohet ne periudhën e dyte dhe ne periudhat e mëvonshme te angazhimit. Një pale mund te zgjedhe për te aplikuar një vendim te tille persa i përket aktiviteteve shtese te kryera nga dora e njeriut për periudhën e saj te pare te angazhimit, me kusht qe këto aktivitete te jene kryer qe nga viti 1990.
5. Palët e përfshira ne aneksin I, qe janë ne procesin e transicionit ne ekonominë e tregut, viti baze ose periudha e te cilave është vendosur ne zbatim te vendimit 9/CP.2 te Konferencës se Palëve ne sesionin e dyte te saj, do te shfrytëzojnë atë vit ose periudhe baze për zbatimin e angazhimeve te tyre ne baze te këtij neni. Çdo pale tjetër e përfshirë ne aneksin I, qe është ne procesin e transicionit drejt ekonomisë se tregut, e cila nuk ka dorëzuar ende komunikimin e saj te pare kombëtar ne baze te nenit 12 te Konventës, mund te njoftoje gjithashtu Konferencën e Palëve qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli dhe qe synon te shfrytëzojë një vit ose periudhe historike baze te ndryshme nga viti 1990 për zbatimin e angazhimeve ne baze te këtij neni.
Konferenca e Palëve, qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli, do te vendose mbi pranimin e një njoftimi te tille.
6. Duke marre ne konsiderate nenin 4 paragrafi 6 i Konventës, ne zbatimin e angazhimeve te tyre ne baze te këtij Protokolli, përveç atyre ne baze te këtij neni, do te lejohet një shkalle e caktuar fleksibiliteti nga Konferenca e Palëve qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli te palëve te përfshira ne aneksin I qe janë ne rrugën e transicionit drejt ekonomisë se tregut.
7. Ne periudhën e pare te angazhimit për kufizimin dhe reduktimin e emetimit sasior, nga viti 2008 deri ne vitin 2012, sasia e caktuar për secilën pale te përfshirë ne aneksin I do te jete e barabarte me përqindjen e parashikuar për te ne aneksin B te shumës se përgjithshme te emetimeve ekuivalente te dioksidit te karbonit antropogjenik te gazeve qe shkaktojnë efektin serre, te listuara ne aneksin A ne vitin 1990, ose ne vitin ose periudhën baze te përcaktuar ne përputhje me paragrafin 5 me lart, shumëzuar me pese. Këto pale te përfshira ne aneksin I, për te cilat ndryshimi i tokës se përdorshme dhe pyjet përbënin një burim te mbetur ne emetimin e gazeve qe shkaktojnë efektin serre ne vitin 1990, do te përfshijnë ne emetimet e tyre te vitit ose periudhës baze te vitit 1990 te shumës se përgjithshme te emetimeve ekuivalente te dioksidit te karbonit antropogjenik nga burimet minus mbetjet nga basenet ne vitin 1990 nga ndryshimi i tokës se përdorur për qëllimet e llogaritjes se sasisë se caktuar për ta.
8. Secila pale e përfshirë ne aneksin I mund te përdorë vitin 1995 si vitin e saj baze për hidrofluorokarburet, perfluorokarburet dhe sulfur hekzafluoridet, për qëllimet e përllogaritjes se përmendur ne nenin 7 te mësipërm.
9. Angazhimet për periudhat e mëvonshme për palët e përfshira ne aneksin I, do te vendosen ne ndryshimet qe do t'i bëhen aneksit B te këtij Protokolli, te cilat do te miratohen ne përputhje me dispozitat e nenit 21 paragrafi 7. Konferenca e shteteve pale qe shërben si takim i palëve te këtij Protokolli do te inicioje shqyrtimin e këtyre angazhimeve te paktën shtate vjet para mbarimit te periudhës se pare te angazhimit te përmendur ne paragrafin 1 te mësipërm.
10. Çdo njësi e reduktimit te emetimit, ose çdo pjese e një sasie te përcaktuar, te cilën një pale e transferon ne një pale tjetër ne përputhje me dispozitat e nenit 6 ose te nenit 17, do te shtohet ne sasinë e caktuar për palën marrëse.
11. Çdo njësi e reduktimit te emetimit, ose çdo pjese e një sasie te përcaktuar, te cilën një pale e transferon ne një pale tjetër ne përputhje me dispozitat e nenit 6 ose te nenit 17, do te zbritet nga sasia e përcaktuar për palën transferuese.
12. Çdo reduktim i zyrtarizuar i emetimeve, te cilën një pale e merr nga një tjetër pale ne
përputhje me dispozitat e nenit 12, do t'i shtohet sasisë se përcaktuar për palën marrëse.
13. Ne qofte se emetimet e një pale te përfshirë ne aneksin I ne një periudhe angazhimi janë me te pakta sesa sasia e caktuar për te ne baze te këtij neni, kjo diference, me kërkesën e asaj pale, do te shtohet ne sasinë e caktuar për atë pale për periudhat e mëvonshme te angazhimit.
14. Secila pale e përfshirë ne aneksin I duhet te përpiqet te përmbushë angazhimet e përmendura ne paragrafin 1 me sipër, ne mënyrë te tille qe te minimizoje ndikimet e padëshirueshme sociale, ekonomike, si dhe ato te mjedisit mbi palët e vendeve ne zhvillim, veçanërisht ato te identifikuara ne nenin 4 paragrafët 8 dhe 9 te Konventës. Ne përputhje me vendimet përkatëse te Konferencës mbi zbatimin e atyre paragrafëve, Konferenca qe shërben si mbledhje e palëve për këtë Protokoll, ne seancën e pare duhet te konsideroje marrjen e vendimeve qe janë te nevojshme për minimizimin e pasojave te padëshirueshme ne ndryshimin e klimës dhe/ose ndikimet si rrjedhoje e hapave te marra nga palët e përmendura ne ato paragrafë. Nder çështjet për t'u konsideruar do te jene vendosja e fondeve, sigurimi dhe transferimi i teknologjisë.

Neni 4

1. Palët e përfshira ne aneksin I, te cilat kane arritur një marrëveshje për te përmbushur se bashku angazhimet sipas nenit 3; do te konsiderohen se kane përmbushur këto angazhimeve duke u siguruar qe shuma e përgjithshme e karbonit dioksid antropogjenik, ekuivalent me emetimin e gazeve qe shkaktojnë efektin serre te renditura ne aneksin A, nuk do te kalojnë sasitë e përcaktuara, te llogaritura ne përputhje me emetimin e tyre te limituar dhe me angazhimet për t'i pakësuar, te përshkruara ne aneksin B ne përputhje me dispozitat e nenit 3. Niveli përkatës i emetimit i lejuar për secilën pale ne marrëveshje duhet te përcaktohet ne atë marrëveshje.
2. Palët e një marrëveshjeje te tille do te njoftojnë sekretariatin për kushtet e marrëveshjes ne datën e dorëzimit te instrumenteve te ratifikimit, pranimit, miratimit te këtij Protokolli ose aderimit ne te. Sekretariati nga ana tij do te informoje palët dhe nënshkruesit e Konventës mbi kushtet e marrëveshjes.
3. Çdo marrëveshje e tille do te qëndrojë ne zbatim për kohëzgjatjen e periudhës se angazhimit specifikuar ne nenin 3 paragrafi 7.
4. Ne qofte se palët veprojnë ne këtë mënyrë bashkërisht brenda kuadrit dhe ne bashkëpunim me një organizate rajonale te integrimit ekonomik, çdo ndryshim ne përbërjen e organizatës pas miratimit te këtij Protokolli nuk do te ndikoje ne angazhimet ekzistuese sipas këtij Protokolli. Çdo ndryshim ne përbërjen e organizatës zbatohet vetëm për qëllimet e atyre angazhimeve sipas nenit 3, te miratuara mbas atij ndryshimi.
5. Ne rast te dështimit te palëve, ne marrëveshje për te arritur shumën totale te nivelit te uljes te emetimit, secila pale e marrëveshjes do te jete përgjegjëse për nivelin personal te emetimit te caktuar ne marrëveshje.
6. Ne qofte se palët veprojnë se bashku brenda kuadrit dhe ne bashkëpunim me një organizate rajonale te integrimit ekonomik, e cila është vete pale e Protokollit, çdo shtet anëtar i asaj organizate rajonale te integrimit ekonomik, ne mënyrë individuate dhe se bashku me organizatën rajonale te integrimit ekonomik qe vepron ne përputhje me nenin 24, ne rast dështimi për te përmbushur shumën totale te nivelit te uljes te emetimit, janë përgjegjës për nivelin e tyre te emetimit te caktuar ne përputhje me këtë nen.

Neni 5

1. Palët e përfshira ne aneksin I do te caktojnë, jo me vone se një vit përpara fillimit te periudhës se pare angazhuese, një sistem kombëtar për vlerësimin e emetimeve antropogjenike nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve ne basene te te gjitha gazeve qe shkaktojnë efektin serre te cilat nuk janë te kontrolluara nga Protokolli Montrealit. Udhëzimet për sisteme kombëtare te tilla, te cilat do te përfshijnë metodologjitë e përfshira ne paragrafin 2 me poshtë, do te vendosen nga Konferenca e Palëve e cila shërben si mbledhje për palët ne këtë Protokoll ne seancën e pare.
2. Metodologjia për vlerësimin e emetimit antropogjenik nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve nëpërmjet baseneve te gjitha gazeve te efektit serre te cilat nuk janë te kontrolluara nga Protokolli i Montrealit do te jene ato te pranuara nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, rene dakord nga Konferenca e Palëve ne sesionin e trete te saj. Aty ku këto metodologji nuk janë përdorur, do te aplikohen modifikime te përshtatshme sipas metodologjive te përcaktuara nga Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje për palët ne këtë Protokoll ne sesionin e pare. Bazuar mbi punën, inter alia, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, si dhe këshillat e dhëna nga Trupi Ndihmës për Këshillim Shkencor dhe Teknologjik, Konferenca e Palëve qe shërben si takim për palët e këtij Protokolli, duhet rregullisht te kontrolloje dhe, ku është e përshtatshme, te rishikoje te tilla metodologji dhe rregullime, duke marre plotësisht parasysh çdo vendim përkatës nga Konferenca e Palëve. Çdo rishikim i metodologjive dhe rregullimeve duhet te përdoret vetëm për qëllime te cilat sigurojnë përputhshmërinë me angazhimet sipas nenit 3 ne lidhje me çdo periudhe angazhimi te miratuar pas atij rishikimi.
3. Potencialet e ngrohjes globale, përdorur për te llogaritur ekuivalentin e dioksidit te karbonit me atë te emetimit antropogjenik nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve nëpërmjet baseneve te gazeve te efektit serre te përmendura ne aneksin A, do te jene ato te pranuara nga një Panel Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike dhe te rena dakord nga Konferenca e Palëve ne seancën e trete. Bazuar mbi punën, inter alia, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike dhe këshillat e dhëna nga Trupi Ndihmës për Këshilla Shkencore dhe Teknologjike, Konferenca e Palëve shërben si mbledhje e Palëve ne Protokoll, do te rishikoje rregullisht dhe ku është e përshtatshme te rishikoje potencialin e ngrohjes globale te secilit prej këtyre gazeve te efektit serre, duke pasur parasysh vendimet përkatëse te Konferencës se Palëve. Çdo rishikim i potencialit te ngrohjes globale do te aplikohet vetëm ndaj angazhimeve sipas nenit 3 duke respektuar çdo periudhe angazhimi te miratuar pas këtij rishikimi.

Neni 6

1. Me qellim qe te përmbushë detyrimet sipas nenit 3, çdo pale e përfshirë ne aneksin I mund te transferoje ne, apo marre nga, çdo pale tjetër njësitë e zvogëlimit te emetimit qe rezultojnë nga projekte te cilat mund te ulin emetimet antropogjenike nga burimet apo për te rritur emetimet antropogjenike nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve nëpërmjet baseneve ne çdo sektor te ekonomisë, me kusht qe:
a) çdo projekt i tille ka miratimin e palëve te përfshira;
b) çdo projekt i tille siguron një ulje te emetimeve nga burime ose një intensifikim te mbetjeve nëpërmjet baseneve, përveç asaj qe do te ndodhte ne çastin e kundërt;
c) nuk përfiton ndonjë njësi te zvogëlimit te emetimit ne qofte se nuk është ne përputhje me
detyrimet e kërkuara sipas nenit 5 dhe 7; dhe
d) sigurimi i njësive te zvogëlimit te emetimit do te jete plotësues i aktiviteteve te brendshme
me qellim për te arritur angazhimet sipas nenit 3.
2. Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje për palët e këtij Protokolli, ne sesionin e pare apo sa me pare te mundet dhe te jete e praktikueshme me pas, mund te zhvillojnë me tej udhëzimet për zbatimin e këtij neni, përfshirë verifikimin dhe raportimin.
3. Një pale e përfshirë ne aneksin I mund te autorizoje persona juridike për te marre pjese, nen përkujdesjen e saj, ne veprimet qe çojnë ne gjenerimin, transferimin apo përvetësimin sipas këtij neni te njësive te zvogëlimit te emetimit.
4. Ne qofte se një problem, gjate zbatimit nga një pale e përfshirë ne aneksin I nga kërkesat e përmendura ne këtë nen, identifikohet ne përputhje me klauzolat përkatëse te nenit 8, transfertat dhe përvetësimi i njësive te uljes se emetimit mund te vazhdoje te behet pasi çështja është identifikuar, me kusht qe çdo njësi e tille te mos përdoret nga palët për te përmbushur angazhimet sipas nenit 3, derisa çështja e perputhmerise te zgjidhet.

Neni 7

1. Secila pale e përfshirë ne aneksin I duhet te përfshijë ne inventarin vjetor te emetimeve antropogjenike, nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve nëpërmjet baseneve te gazeve te efektit serre te pakontrolluara nga Protokolli i Montrealit, te dorëzuara ne përputhje me vendimet përkatëse te Konferencës se Palëve, informacionin e duhur shtese për te siguruar pajtimin me nenin 3, për t'u caktuar ne përputhje me paragrafin 4, me poshtë.
2. Secila pale e përfshirë ne aneksin I duhet te përfshijë ne komunikimin kombëtar, te dorëzuar sipas nenit 12 te Konventës, informacion te nevojshëm dhe plotësues për te treguar perputhshmerine me angazhimet sipas këtij Protokolli, për t'u vendosur ne përputhje me paragrafin 4 me poshtë.
3. Çdo pale e përfshirë ne aneksin I duhet te dorëzojë informacionin e kërkuar sipas paragrafit 1 me lart, duke filluar nga inventari i pare i kërkuar nga Konventa për vitin e pare te periudhës se angazhimit pasi Protokolli ka hyre ne fuqi për atë pale. Çdo pale e tille duhet te dorëzojë informacionin e kërkuar sipas paragrafit 2 me sipër, si pjese e komunikimit te pare nacional te kërkuar nga Konventa pasi ky Protokoll ka hyre ne fuqi për te dhe pas miratimit te udhëzimeve te dhëna ne paragrafin 4 me poshtë. Frekuenca e paraqitjes se mëtejshme te informacionit te kërkuar nga ky nen do te përcaktohet nga Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, duke marre parasysh kohet e përcaktuara për dorëzimin e komunikimeve kombëtare te përcaktuar nga Konferenca e Palëve.
4. Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje për palët e këtij Protokolli do te miratoje gjate seancës se pare dhe do rishikojnë ne mënyrë periodike me pas udhëzimet për përgatitjen e
informacionit te kërkuar sipas këtij neni, duke marre parasysh udhëzimet për përgatitjen e komunikimeve kombëtare nga palët te përfshira ne aneksin I, miratuar nga Konferenca e Palëve. Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje për palët e këtij Protokolli, gjithashtu, para periudhës fillestare te angazhimit, do te përcaktojë modalitetet për llogaritjen e shumave te caktuara.

Neni 8

1. Informacioni i dorëzuar sipas nenit 7 nga secila pale e përfshirë ne aneksin I do te rishikohet nga grupe eksperte, ne përputhje me vendimet përkatëse te Konferencës se Palëve dhe ne përputhje me udhëzimet e miratuara për këtë qellim nga Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli sipas paragrafit 4 me poshtë. Informacioni i dorëzuar sipas nenit 7 paragrafi 1, nga secila Pale e përfshirë ne aneksin I, do te rishikohet si pjese e përpilimit dhe llogaritjeve vjetore te inventarit te emetimeve dhe shumave te caktuara. Gjithashtu, informacioni i dorëzuar sipas nenit 7 paragrafi 2, nga secila pale e përfshirë ne aneksin I, do te rishikohet si pjese e rivlerësimit te komunikimeve.
2. Grupet eksperte te shqyrtimit do te koordinohen nga sekretariati dhe do te përbëhen nga eksperte te përzgjedhur prej atyre te emëruar nga palët e Konventës dhe, ku është e përshtatshme, nga shoqata ndërqeveritare, ne përputhje me direktivat e dhëna për këtë qellim nga Konferenca e Palëve.
3. Procesi i shqyrtimit do te japë një vlerësim teknik te plote dhe te gjithanshëm te te gjitha aspekteve te zbatimit nga një pale e këtij Protokolli. Grupet eksperte te shqyrtimit do te përgatisin një raport te Konferencës se Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve ne këtë Protokoll, duke vlerësuar zbatimin e angazhimeve te palëve dhe duke identifikuar çdo potencial për problem ne, dhe ne faktorët qe ndikojnë plotësimin e angazhimeve. Këto raporte do te qarkullojnë nga sekretariati te te gjitha palët e Konventës. Sekretariati do te shënojë ato pyetje te zbatimit te treguara ne këto raporte për shqyrtim te mëtejshëm nga Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje për palët ne këtë Protokoll.
4. Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje për palët e këtij Protokolli, do te miratoje gjate seancës se pare dhe do te rishikoje ne mënyrë periodike me tej udhëzimet për rishikimin e zbatimit te Protokollit nga grupet eksperte te shqyrtimit duke marre parasysh vendimet përkatëse te Konferencës se Palëve.
5. Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje për Palët e këtij Protokolli, me ndihmën e Organit Ndihmës për Zbatimin dhe te Organit Ndihmës për Këshilla Shkencore dhe Teknologjike, kur është e përshtatshme, do te shqyrtoje:
a) informacionin e dorëzuar nga palët sipas nenit 7 dhe raportet e rishikimeve te eksperteve
te kryera sipas këtij neni; dhe
b) çështjet mbi zbatimin, te shënuara nga sekretariati sipas paragrafit 3 me sipër, si dhe
çështjet e ngritura nga palët.
6. Ne përputhje me shqyrtimin e informacionit te përmendur ne paragrafin 5 me lart, Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje për palët ne këtë Protokoll, do te marre vendime ne çdo çështje te kërkuar për zbatimin e Protokollit.
Neni 9

1. Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje për palët e këtij Protokolli, do te rishikoje periodikisht këtë Protokoll, duke marre parasysh informacionin shkencor me te mire dhe te disponueshem dhe vlerësimet mbi ndryshimet klimatike dhe rrjedhojat e saj, si dhe informacionet teknike, sociale dhe ekonomike te cilat kane lidhje me çështjen. Këto rishikime do te koordinohen me rishikimet përkatëse sipas Konventës, ne veçanti me ato te kërkuara nga neni 4 paragrafi 2 (d) dhe neni 7 paragrafi 2 (a) i Konventës. Duke u bazuar mbi këto rishikime, Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli do te marre masat e duhura.
2. Rishikimi i pare do te zhvillohet ne seancën e dyte te Konferencës se Palëve, e cila shërben si mbledhje për palët e këtij Protokolli. Rishikimet e mëpasshme do te zhvillohen ne intervale te rregullta ne kohe te caktuara.

Neni 10
Te gjitha palët, duke marre parasysh detyrat e përbashkëta por njëkohësisht te diferencuara, si dhe prioritetet e tyre specifike te zhvillimit kombëtar dhe rajonal, objektivat dhe rrethanat, pa paraqitur angazhime te reja për palët te cilat nuk janë te përfshira ne aneksin I, por rimiratojne angazhimet ekzistuese sipas nenit 4 paragrafi 1 te Konventës dhe vazhdojnë te përparojnë ne zbatimin e këtyre angazhimeve ne mënyrë te tille qe te arrijnë zhvillim te qëndrueshëm, duke marre parasysh nenin 4 paragrafët 3, 5 dhe 7 te Konventës:
a) duhet te formulojnë, aty ku është e mundur dhe e përshtatshme, programe me kosto efektive kombëtare dhe rajonale për te përmirësuar cilësinë e faktorëve te emetimeve vendore, te dhënat e aktiviteteve dhe/ose modele, te cilat reflektojnë kushtet sociale dhe ekonomike te secilës pale për përgatitjen dhe përmirësimin periodik te inventarit kombëtar te emetimeve antropogjenike nëpërmjet burimeve dhe mbetjeve nëpërmjet basë neve te te gjitha gazeve qe shkaktojnë efektin serre te pakontrolluara nga Protokolli i Montrealit, duke përdorur metodologji te krahasueshme, për te cilat duhet te vendoset ne Konferencën e Palëve dhe ne përputhje me udhëzimet për përgatitjen e njoftimeve kombëtare te miratuara nga Konferenca e shteteve pale;
b) duhet te formulojnë, zbatojnë, publikojnë dhe te rinovojnë rregullisht programet kombëtare dhe, aty ku është e përshtatshme, programet rajonale te cilat përfshijnë masa për përmirësimin e ndryshimeve klimatike, si dhe masa për lehtësimin e përshtatjes sa me te mire me ndryshimet klimatike:
i) Këto programe mund te ndërmerren, nder te tjera, ne fushën e energjisë, transportit dhe sektorëve te industrisë, si dhe ne bujqësi, pyje dhe administrimin e mbetjeve. Gjithashtu, teknologjitë e përshtatjes dhe metodat për përmirësimin e planifikimit hapësinor mund te përmirësojnë përshtatjen ne lidhje me ndryshimet klimatike; dhe
ii) Palët e përfshira ne aneksin I do te japin informacione, duke përfshirë programet kombëtare mbi masat e marra ne përputhje me nenin 7 te këtij Protokolli; dhe shtetet e tjera pale do te përpiqen te përfshijnë ne komunikimet e tyre kombëtare, aty ku është e përshtatshme, informacion mbi programet qe përmbajnë masa, te cilat sipas shteteve pale, kontribuojnë ne adresimin e problemeve ne lidhje me ndryshimet klimatike dhe ndikimeve te saj te padëshiruara, duke përfshirë uljen e rritjes se emetimit te gazeve qe ndikojnë ne efektin serre, si dhe mbetjeve nëpërmjet baseneve dhe zgjerimin e ngritjen e kapaciteteve dhe masave përshtatëse.
c) duhet te bashkëpunojnë ne nxitjen e mënyrave efektive për zhvillimin, zbatimin dhe shpërndarjen e teknologjive te ndjeshme për mjedisin, njohurive, praktikave dhe proceseve ne lidhje me ndryshimet klimatike ne veçanti për vendet ne zhvillim, si dhe te ndërmarrin te gjitha hapat praktike për nxitjen, lehtësimin, financimin, transferimin ose mundësimin e teknologjive te mësipërme, duke përfshirë formulimin e politikave dhe programeve për transferimin e teknologjive mjedisore te ndjeshme te cilat ndodhen ne pronësi publike ose ne fusha publike dhe krijimin e mundësive për sektorin privat ne drejtim te nxitjes, zgjerimit, transferimit dhe aksesit ne teknologjitë e ndjeshme për mjedisin;
d) duhet te bashkëpunojnë ne kërkimet shkencore dhe teknike dhe te nxisin mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemeve sistematike te vëzhgimit, si dhe zhvillimin e bazave te te dhënave për minimizimin e paqartësive qe lidhen me sistemin klimatik, ndikimet e padëshiruara ne ndryshimet klimatike dhe pasojat ekonomike dhe sociale te strategjive te ndryshme për këtë qellim, si dhe nxitjen e zhvillimit dhe forcimin e kapaciteteve dhe aftësive te mirëfillta për te marre pjese ne përpjekjet, programet dhe rrjetet ndërkombëtare dhe ndërqeveritare mbi kërkimet dhe vëzhgimin sistematik, duke mbajtur parasysh nenin 5 te Konventës;
e) duhet te bashkëpunojnë ne nxitjen e zhvillimin dhe zbatimin e programeve te arsimimit dhe trajnimit ne nivel ndërkombëtar, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve kombëtare, ne veçanti kapacitetet njerëzore dhe institucionale dhe shkëmbimin e personelit për te trajnuar eksperte ne këtë fushe, ne veçanti për vendet e zhvilluara dhe lehtësimin e informacionit për publikun ne nivel kombëtar mbi ndryshimet klimatike, duke përdorur organet ekzistuese aty ku kjo gjë paraqitet e përshtatshme. Nëpërmjet organeve përkatëse te Konventës duhet te zhvillohen modalitete te përshtatshme për zbatimin e këtyre aktiviteteve, duke marre parasysh nenin 6 te Konventës;
f) duhet te përfshijnë ne komunikimet e tyre kombëtare informacion mbi programet dhe aktivitetet e ndërmarra sipas këtij neni, ne përputhje me vendimet përkatëse te Konferencës se shteteve pale; dhe
g) duhet te marrin parasysh nenin 4 paragrafi 8 i Konventës ne zbatimin e angazhimeve qe rrjedhin nga ky nen.

Neni 11

1. Ne zbatimin e nenit 10, palët duhet te mbajnë parasysh dispozitat e nenit 4 paragrafët 4, 5, 7, 8 dhe 9 te Konventës.
2. Ne kontekstin e zbatimit te nenit 4 paragrafi 1 i Konventës, ne përputhje me dispozitat e nenit 4 paragrafi 3 dhe nenit 11 te Konventës, si dhe nëpërmjet organit apo organeve te cilave u janë besuar veprimi me mekanizmat financiare te Konventës, shtetet pale te zhvilluara dhe palët e tjera te zhvilluara te përfshira ne aneksin II te Konventës:
a) do te sigurojnë burime financiare te reja dhe shtese për arritjen e kostos se plote qe nevojitet për shtetet pale ne zhvillim, ne zbatimin e angazhimeve ekzistuese sipas nenit 4 paragrafi 1(a) te Konventës qe mbulohet nga neni 10 nënparagrafi (a); dhe
b) gjithashtu do te sigurojnë burime te tilla financiare, duke përfshirë edhe ato qe i nevojiten shteteve pale ne zhvillim për transferimin e teknologjisë, me qellim arritjen e kostos se plote te shtuar për te cilën është rene dakord dhe zbatimin e angazhimeve ekzistuese sipas nenit 4 paragrafi 1 i Konventës, te cilat mbulohen nga neni 10, për te cilat është rene dakord ndërmjet një shteti pale ne zhvillim dhe organit apo organeve ndërkombëtare te cilave i referohet neni 11 i Konventës, ne përputhje me atë nen.
Zbatimi i këtyre angazhimeve ekzistuese do te marre parasysh nevojën për mjaftueshmerine dhe parashikueshmerine ne rrjedhjen e fondeve dhe rendësin e ndarjes se barrës financiare ne mënyrë te përshtatshme ndërmjet shteteve pale te zhvilluara. Ndihma për organin apo organet e ngarkuara me veprimet e mekanizmave financiare te Konventës ne vendimet e Konferencës se Palëve, duke përfshirë edhe ato për te cilat është rene dakord para miratimit te këtij Protokolli, do te zbatohen mutatis mutandis ne dispozitat e këtij paragrafi.
3. Shtetet pale te zhvilluara dhe palët e tjera te zhvilluara ne aneksin II te Konventës gjithashtu mund te sigurojnë burime financiare nëpërmjet kanaleve dypalëshe, rajonale apo shumëpalëshe për shtetet pale ne zhvillim.

Neni 12

1. Një mekanizëm zhvillimi i pastër është përkufizuar ne vijim.
2. Qëllimi i një mekanizmi te zhvillimit te pastër do te jete qe te ndihmoje palët te cilat nuk
janë përfshirë ne aneksin I ne arritjen e një zhvillimi te qëndrueshëm dhe kontributi për qëllimin final te Konventës, si dhe te ndihmoje palët e përfshira ne aneksin I ne arritjen e objektivave për kufizimet ne emetimit te gazrave dhe angazhimet për zvogëlimin e tyre sipas nenit 3.
3. Sipas mekanizmit te zhvillimit te pastër:
a) palët qe nuk janë përfshirë ne aneksin I do te përfitojnë nga aktivitetet e projektit qe do te rezultojnë ne njohjen e certifikuar te reduktimit te emetimeve; dhe
b) palët e përfshira ne aneksin I mund ta përdorin njohjen e certifikuar te reduktimit te emetimeve duke përfituar nga këto aktivitete te projektit, te cilat kontribuojnë ne plotësimin e një pjese te detyrimeve te tyre për kufizimin e emetimit ne përputhje me nenin 3, ashtu siç përcaktohet nga Konferenca e shteteve pale qe shërben si mbledhje e shteteve pale te këtij Protokolli.
4. Mekanizmi i një zhvillimi te pastër do te drejtohet dhe administrohet nga Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli dhe do te mbikëqyret nga ana e një bordi ekzekutiv e mekanizmit te zhvillimit te pastër.
5. Kufizimet e emetimit qe rezultojnë nga çdo aktivitet projekti, do te zyrtarizohen nga organe operacionale qe caktohen nga Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhja e palëve te këtij Protokolli, mbi bazën e:
a) pjesëmarrjes vullnetare e miratuar nga te gjitha palët e përfshira;
b) përfitimeve te vërteta, te matshme dhe afatgjata qe lidhen me përmirësimin e ndryshimeve klimatike; dhe
c) reduktimin te emetimeve te cilat ndodhin ne te gjithë boten, ne mungese te një projekti te
zyrtarizuar.
6. Mekanizmi i zhvillimit te pastër do te ndihmoje sipas nevojës ne gjetjen e fondeve për aktivitetet ne kuadrin e projekteve te zyrtarizuara.
7. Ne mbledhjen e saj te pare, Konferenca e Palëve, e cila shërben edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, do te përpunojë modalitetet dhe procedurat me qellim sigurimin e transparencës, eficençes dhe dhënien e llogarisë nëpërmjet një kontrolli dhe verifikimi te pavarur te aktiviteteve ne kuadër te projekteve.
8. Duke shërbyer si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, Konferenca e Palëve do te beje te mundur qe një pjese e përfitimit nga aktivitetet ne kuadër te projekteve te zyrtarizuara te përdoret për mbulimin e shpenzimeve administrative, si dhe te ndihmoje shtetet pale ne zhvillim, te cilat janë veçanërisht te ndjeshme nga efektet e dëmshme te ndryshimeve klimatike, për mbulimin e kostos se përshtatjes.
9. Pjesëmarrja ne mekanizmin e zhvillimit te pastër, duke përfshirë edhe aktivitetet e përmendura ne paragrafin e mësipërm 3(a), si dhe ne arritjen e reduktimeve te zyrtarizuara te emetimit te gazit, mund te përfshijë subjekte private dhe/ose publike dhe drejtimi i tyre mund te sigurohet nga bordi ekzekutiv i mekanizmit te zhvillimit te pastër.
10. Reduktimet zyrtare te emetimit te arritura gjate periudhës nga viti 2000 deri ne fillimin e periudhës se pare te angazhimit mund te përdoren ne arritjen e objektivave te periudhës se pare te angazhimit.

Neni 13

1. Konferenca e Palëve, organi me i larte i Konventës, do te shërbejë edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli.
2. Palët e Konventës qe nuk janë pale ne këtë Protokoll, mund te marrin pjese si vëzhgues ne punimet e çdo sesioni te Konferencës se Palëve, qe shërben edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli. Kur Konferenca e Palëve shërben edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, vendimet sipas këtij Protokolli do te merren vetëm nga palët e këtij Protokolli.
3. Kur Konferenca e Palëve shërben edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, çdo anëtar i Byrosë se Konferencës se shteteve pale, te cilat përfaqësojnë një pale ne Konvente, por qe ne te njëjtën kohe nuk janë pale e këtij Protokolli, do te zëvendësohen nga një anëtar shtese, i cili zgjidhet nga/dhe ndërmjet palëve te këtij Protokolli.
4. Konferenca e Palëve, e cila shërben edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, do te rishikoje rregullisht zbatimin e këtij Protokolli dhe do te marre brenda kompetencave vendimet e nevojshme për nxitjen e zbatimit efektiv te tyre. Gjithashtu, ajo do te kryeje funksionet qe i janë ngarkuar nga ky Protokoll dhe:
a) do te ndihmoje palët e Protokollit ne zbatimin e Protokollit, mbi bazën e informacionit qe merret ne përputhje me dispozitat e këtij Protokolli, për ndikimin e masave te përgjithshme te marra sipas këtij Protokolli, ne veçanti efektet mjedisore, ekonomike dhe sociale, si dhe ndikimin e tyre kumulativ, si dhe masën e progresit qe është arritur ne drejtim te objektivave te Konventës;
b) do te shqyrtoje periodikisht detyrimet e palëve mbi bazën e Protokollit, duke i dhënë rendësin e duhur çdo rishikimi qe parashikohet nga neni 4 paragrafi 2(d) dhe neni 7 paragrafi 2 i Konventës, ne përputhje me objektivat e Konventës dhe eksperiencën e përfituar ne zbatimin e saj, si dhe evoluimin e njohurive shkencore dhe teknike, duke miratuar rregullisht raporte mbi zbatimin e këtij Protokolli;
c) do te nxisë dhe do te lehtësojë shkëmbimin e informacionit mbi masat e miratuara nga palët ne përgjigje te ndryshimeve klimatike dhe efekteve te saj, duke marre parasysh rrethanat e ndryshme, përgjegjësitë dhe aftësitë e shteteve pale, si dhe angazhimet e tyre respektive ne baze te këtij Protokolli;

d) do te lehtësojë, mbi bazën e kërkesës te dy ose me shume palëve, koordinimin e masave te miratuara nga ata për t'iu përgjigjur ndryshimeve klimatike dhe efekteve te saj, duke marre parasysh rrethanat e ndryshme, përgjegjësitë dhe aftësitë e palëve, si dhe angazhimet e tyre respektive ne baze te këtij Protokolli;
e) do te nxisë dhe do te drejtoje, ne përputhje me objektivat e Konventës dhe dispozitat e këtij Protokolli dhe duke marre plotësisht parasysh vendimet e Konferencës se Palëve, zhvillimin dhe përmirësimin periodik te metodologjive te krahasueshme për zbatimin efektiv te këtij Protokolli, për te cilën do te bihet dakord nga Konferenca e Palëve qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli;
f) do te japë rekomandime mbi çdo çështje qe është e nevojshme për zbatimin e këtij Protokolli;
g) do te vlerësojë mundësinë e angazhimit te burimeve financiare shtese, ne përputhje me
nenin 11 paragrafi 2;
h) do te formojnë organet e duhura vartëse, te cilat konsiderohen te nevojshme për zbatimin
e këtij Protokolli;
i) do te kërkojë dhe përdorë, aty ku është e nevojshme, shërbimet, bashkëpunimin dhe informacionin e siguruar nga organizatat kompetente ndërkombëtare, si dhe nga organet ndërqeveritare dhe joqeveritare; dhe
j) do te kryeje funksionet e tjera, sipas nevojës, për zbatimin e Protokollit, si dhe do te marre parasysh çdo detyre dale nga një vendim i Konferencës se Palëve.
5. Rregullat e procedurës te Konferencës se Palëve dhe procedurat financiare qe zbatohen mbi bazën e Konventës do te aplikohen mutatis mutandis mbi bazën e këtij Protokolli, përveç rasteve kur Konferenca e Palëve, e cila shërben edhe si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, vendos ndryshe me konsensus.
6. Sesioni i pare i Konferencës se Palëve, e cila shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, do te mblidhet nga sekretariati duke e kombinuar me sesionin e pare te Konferencës se Palëve e cila është vendosur te zhvillohet pas datës se hyrjes ne fuqi te këtij Protokolli. Sesionet e zakonshme vijuese te Konferencës se Palëve, qe shërbejnë edhe si mbledhje te palëve te këtij Protokolli, do te mbahen çdo vit ne kombinim me sesionet e zakonshme te Konferencës se Palëve, nëse nuk vendoset ndryshe nga Konferenca e Palëve e cila shërben si mbledhje e Palëve te këtij Protokolli.
7. Sesionet e jashtëzakonshme te Konferencës se Palëve, e cila shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, do te mbahen ne kohen ne te cilën ato konsiderohen te nevojshme nga Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, ose mbi bazën e një kërkesë me shkrim nga çdo Pale dhe nëse 6 muaj nga njoftimi i kësaj kërkesë nga ana e sekretariatit te palëve, kjo kërkesë merr mbështetjen e te paktën një te tretës se palëve.
8. Organizata e Kombeve te Bashkuara, agjencitë e saj te specializuara dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, si dhe çdo shtet zyrtarisht pale apo jo e Konventës mund te përfaqësohen si vëzhgues ne sesionet e Konferencës se Palëve qe shërben SI mbledhje e palëve te Protokollit. Çdo organ apo agjenci kombëtare apo ndërkombëtare, qeveritare apo jo, e cila vepron ne çështje te mbuluara nga ky Protokoll dhe qe ka njoftuar sekretariatin për deshiren e tij për t'u perfaqesuar ne një sesion te Konferencës se Palëve, qe shërben si takim i palëve te këtij Protokoll si një vëzhgues, mund te pranohet keshtu, përveçse kur te paktën një e treta e palëve prezentë është kundër. Pranimi dhe pjesëmarrja e vëzhguesve do te jete objekt i rregullave te procedurës, siç referohet ne paragrafin 5 me lart.

Neni 14

1. Sekretariati i ngritur sipas nenit 8 te Konventës do te shërbejë si sekretariat i këtij Protokolli.
2. Neni 8 paragrafi 2 i Konventës mbi funksionet e sekretariatit dhe neni 8 paragrafi 3 i Konventës mbi rregullimet e bëra për funksionimin e sekretariatit, do te zbatoje mutatis mutandis ne këtë Protokoll. Sekretariati, si shtese, do te ushtroje funksionet e dhëna atij nen këtë Protokoll.

Neni 15

1. Organi Ndihmës për Këshillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Organi Ndihmës për Zbatimin, te përcaktuar sipas neneve 9 dhe 10 te Konventës, do te shërbejnë, respektivisht, si Organ Ndihmës për Këshillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Organ Ndihmës për Zbatimin e këtij Protokolli. Dispozitat e lidhura me funksionimin e këtyre dy organeve sipas Konventës do te aplikohen mutatis mutandis për këtë Protokoll. Sesionet e mbledhjeve te Organit Ndihmës për Këshillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Organit Ndihmës për Zbatimin e këtij Protokolli do te mbahen njëkohësisht me mbledhjet, respektivisht, te Organit Ndihmës për Këshillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Organit Ndihmës për Zbatimin e Konventës.
2. Palët ne Konvente qe nuk janë pale e këtij Protokolli, mund te marrin pjese si vëzhgues ne punimet e çdo sesioni te organeve ndihmese. Kur organet ndihmese shërbejnë si organe ndihmese te këtij Protokolli, vendimet sipas këtij Protokolli do te merren vetëm nga ata qe janë pale te tij.
3. Kur organet e ndërvarura te krijuara nga nenet 9 dhe 10 te Konventës ushtrojnë funksionet e tyre ne lidhje me çështjet qe kane te bëjnë me këtë Protokoll, çdo anëtar i Byrosë i atyre organeve te ndërvarura qe përfaqëson një pale te Konventës, por ne atë kohe, nuk është pale e këtij Protokolli, do te zëvendësohet nga një anëtar shtese, qe do te zgjidhet nga dhe ndërmjet palëve te këtij Protokolli.

Neni 16

Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, do te shqyrtoje, sa me shpejt praktikisht, zbatimin e këtij Protokolli dhe do te modifikoje sipas mënyrës me te përshtatshme, procesin konsultativ shumëpalësh referuar nenit 13 te Konventës, ne dritën e çdo vendimi përkatës qe mund te merret nga Konferenca e Palëve. Çdo proces konsultativ shumëpalësh qe mund te zbatohet ne këtë Protokoll do te veproje pa paragjykim ne procedurat dhe mekanizmat e vendosura ne përputhje me nenin 18.

Neni 17

Konferenca e Palëve, do te përcaktojë parimet, modalitetet, rregullat dhe udhëzimet përkatëse për verifikim, raportim dhe përgjegjësi për emetimet tregtare. Palët e përfshira ne aneksin B mund te marrin pjese ne emetimet tregtare për qëllimet e përmbushjes se angazhimeve te tyre sipas nenit 3. Çdo tregti e tille do te jete shtojce e veprimeve te brendshme me qellim plotësimin e kufizimit te emetimeve sasiore dhe angazhimeve reduktuese sipas atij neni.

Neni 18

Konferenca e Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli, ne sesionin e pare do te miratoje procedura dhe mekanizma përkatës dhe efektive për te përcaktuar dhe adresuar raste te mospërputhjes me dispozitat e këtij Protokolli, duke përfshirë përmes zhvillimit te një liste treguese te pasojave, duke marre parasysh shkakun, tipin, shkallen dhe frekuencën e mospërputhjes. Çdo procedure dhe mekanizëm sipas këtij neni, qe sjell pasoja te detyrueshme, do te miratohet nëpërmjet ndryshimit te këtij Protokolli.

Neni 19

Dispozitat e nenit 14 te Konventës mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve do te zbatohen mutatis mutandis te këtij Protokolli.

Neni 20

1. Çdo pale mund te propozoje ndryshime te këtij Protokolli.
2. Ndryshimet e këtij Protokolli do te miratohen ne një sesion te zakonshëm te Konferencës se Palëve, qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli. Teksti i çdo ndryshimi te propozuar te këtij Protokolli do t'u komunikohet palëve nga sekretariati te paktën gjashte muaj përpara mbledhjes, ne te cilën është propozuar për miratim. Sekretariati gjithashtu do te komunikoje tekstin e çdo ndryshimi te propozuar palëve dhe nënshkruesve te Konventës dhe për njoftim depozituesit.
3. Palët do te bëjnë çdo përpjekje për te arritur marrëveshje mbi çdo ndryshim te propozuar te këtij Protokolli me konsensus. Nëse te gjitha përpjekjet për konsensus janë ezauruar dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndryshimi si opsion i fundit do te miratohet me tri te katërtat e votave te palëve prezentë dhe votuese ne mbledhje. Ndryshimi i miratuar do t'i komunikohet nga sekretariati depozituesit, i cili do ta qarkulloje atë te te gjitha palët për pranimin e tyre.
4. Instrumentet e pranimit ne lidhje me një ndryshim do te depozitohen te depozituesi. Një ndryshim i miratuar ne përputhje me paragrafin 3 me sipër do te hyje ne fuqi për ato pale qe e kane pranuar atë ne ditën e nëntëdhjete pas datës se marrjes nga depozituesi te një instrumenti te pranimit nga te paktën tri te katërtat e palëve te këtij Protokolli.
5. Ndryshimi do te hyje ne fuqi për çdo pale tjetër ne ditën e nëntëdhjete pas datës ne te cilën ajo pale depoziton te depozituesi instrumentet e saj te pranimit te ndryshimit ne fjale.

Neni 21

1. Anekset e këtij Protokolli do te përbejnë një pjese integrale dhe, përveç se kur shprehimisht parashikohet ndryshe, një reference e këtij Protokolli përbën ne te njëjtën kohe një reference te çdo aneksi. Çdo aneks i miratuar pas hyrjes ne fuqi te këtij Protokolli do te kufizohet ne listat, format dhe çdo material tjetër i një natyre shpjeguese me karakter shkencor, teknik, procedural apo administrativ.
2. Çdo pale mund te beje propozime për një aneks te këtij Protokolli dhe mund te propozoje ndryshime te anekseve te këtij Protokolli.
3. Anekset e këtij Protokolli dhe ndryshimet e anekseve te këtij Protokolli do te miratohen ne një sesion te zakonshëm te Konferencës se Palëve qe shërben si mbledhje e palëve te këtij Protokolli. Teksti i Çdo aneksi apo ndryshimi te një aneksi te propozuar do t'u komunikohet palëve nga sekretariati te paktën gjashte muaj përpara mbledhjes ne te cilën ai propozohet për miratim. Sekretariati gjithashtu do t'u komunikoje tekstin e çdo aneksi apo ndryshimi te një aneksi te propozuar palëve dhe nënshkruesve te Konventës dhe, për njoftim, depozituesit.
4. Palët do te bëjnë çdo përpjekje për te arritur marrëveshje për çdo aneks apo ndryshim te një aneksi me konsensus. Nëse te gjitha përpjekjet për konsensus janë ezauruar dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje, aneksi apo ndryshimi i një aneksi si opsion i fundit do te miratohet me tre te katërtat e votave te palëve prezentë dhe votuese ne mbledhje. Aneksi apo ndryshimi i një aneksi te miratuar do t'i komunikohet nga sekretariati depozituesit, i cili do ta qarkulloje atë te te gjitha palët për pranimin e tyre.
5. Një aneks apo ndryshim i një aneksi, përveç aneksit A apo B, qe ka qene miratuar ne përputhje me paragrafët 3 dhe 4 te mësipërm, do te hyje ne fuqi për te gjitha palët e këtij Protokolli gjashte muaj pas datës se komunikimit nga depozituesi këtyre palëve për miratimin e aneksit apo miratimin e ndryshimit te aneksit, përveçse për ato pale qe kane njoftuar me shkrim depozituesin, brenda asaj periudhe për mospranimin e tyre te aneksit apo ndryshimit te aneksit. Aneksi apo ndryshimi i një aneksi do te hyje ne fuqi për palët te cilat tërheqin njoftimin e tyre për mospranim ditën e nëntëdhjete pas datës ne te cilën tërheqja e këtij njoftimi është marre nga depozituesi.
6. Nëse miratimi i një aneksi apo ndryshimi i një aneksi përfshin një ndryshim te këtij Protokolli, ai aneks apo ndryshim i një aneksi nuk do te hyje ne fuqi për aq kohe sa ndryshimi i këtij Protokolli hyn ne fuqi.
7. Ndryshimet për anekset A dhe B te këtij Protokolli do te miratohen dhe do te hyjnë ne fuqi ne përputhje me procedurën e vendosur ne nenin 20, duke parashikuar se çdo ndryshim i aneksit B do te miratohet vetëm me miratimin e shkruar te palës përkatëse.

Neni 22

1. Çdo pale do te këtë një vote, përjashtuar rastet kur parashikohet ne paragrafin 2 me
poshtë.
2. Organizatat rajonale ekonomike te integruara, ne çështjet brenda kompetencave te tyre, do te ushtrojnë te drejtën e tyre te votës me një numër votash te barabarta me numrin e shteteve anëtare te tyre qe janë pale ne këtë Protokoll. Një organizate e tille nuk do te ushtroje te drejtën e saj te votës ne qofte se ndonjë nga shtetet anëtare te saj ushtron te drejtën e tij dhe anasjelltas.

Neni 23

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do te jete depozituesi i këtij Protokolli.

Neni 24

1. Ky Protokoll do te jete i hapur për nënshkrim dhe subjekt për ratifikim, pranim apo miratim nga shtete dhe organizata rajonale ekonomike te integruara te cilat janë pale ne Konvente. Ai do te jete i hapur për nënshkrim ne Qendrën e Kombeve te Bashkuara ne Nju-Jork nga 16 marsi 1998 deri me 15 mars 1999. Ky Protokoll do te jete i hapur për aderim nga dita pas datës ne te cilën ai është i mbyllur për nënshkrim. Instrumentet e ratifikimit, pranimit, miratimit apo aderimit do te depozitohen me depozituesin.
2. Çdo organizate rajonale ekonomike e integruar e cila behet pale e këtij Protokolli pa qene një nga shtetet anëtare te saj pale, do te jete përgjegjëse ndaj te gjitha detyrimeve te këtij Protokolli. Ne rastin e këtyre organizatave, njeri apo me shume shtete anëtare te te cilave është pale e këtij Protokolli, organizata dhe shtetet anëtare te saj do te vendosin ne përgjegjësitë e tyre përkatëse për zbatimin e detyrimeve te tyre sipas këtij Protokolli. Ne këto raste, organizata dhe shtetet anëtare nuk do te kenë te drejtën te ushtrojnë te drejtat sipas këtij Protokolli njëkohësisht.
3. Ne instrumentet e tyre te ratifikimit, pranimit, miratimit apo aderimit, organizatat rajonale ekonomike te integruara do te deklarojnë shkallen e kompetencës se tyre ne lidhje me çështjet e trajtuara nga ky Protokoll. Këto organizata do te njoftojnë gjithashtu depozituesin, i cili ne kthim do te njoftoje palët për çdo ndryshim thelbësor ne shkallen e kompetencës se tyre.

Neni 25

1. Ky Protokoll do te hyje ne fuqi ditën e nëntëdhjete pas datës ne te cilën jo me pak se 55 pale te Konventës, përfshirë palët e aneksit I, te cilat përbejnë ne total te paktën 55 për qind te lëshimeve totale te dioksidit te karbonit për vitin 1990 te palëve te përfshira ne aneksin I, kane depozituar instrumentet e tyre te ratifikimit, pranimit, miratimit apo aderimit.
2. Për qëllimet e këtij neni, "emetimet e përgjithshme te dioksidit te karbonit për vitin 1990 te palëve te përfshira ne aneksin I" do te thotë sasia e komunikuar ne apo përpara datës se miratimit te këtij Protokolli nga palët e përfshira ne aneksin I ne komunikimet e tyre te para kombëtare te paraqitura ne përputhje me nenin 12 te Konventës.
3. Për çdo shtet apo organizate rajonale ekonomike te integruar qe ratifikon, pranon apo miraton këtë Protokoll, apo aderon pasi kushtet e vendosura ne paragrafin 1 me sipër për hyrjen ne fuqi janë plotësuar, ky Protokoll do te hyje ne fuqi ne ditën e nëntëdhjete pas datës se depozitimit te instrumentit te tij te ratifikimit, pranimit, miratimit apo aderimit.
4. Për qëllimet e këtij neni, çdo instrument i depozituar nga një organizate rajonale ekonomike e integruar nuk do te numërohet si shtese te atyre te depozituara nga shtetet anëtare te organizatës.

Neni 26

Asnjë rezerve nuk mund t'i behet këtij Protokolli.

Neni 27

1. Ne çdo kohe pas tre vjetësh nga data ne te cilën ky Protokoll ka hyre ne fuqi për një pale,
ajo pale mund te tërhiqet nga ky Protokoll duke i dhënë njoftim me shkrim depozituesit.
2. Çdo tërheqje e tille do te këtë efekt pasi te kaloje një vit nga data e marrjes nga depozituesi te njoftimit te tërheqjes, apo ne një date te mëvonshme qe mund te specifikohet ne njoftimin e tërheqjes.
3. Çdo Pale qe tërhiqet nga Konventa do te konsiderohet gjithashtu qe është tërhequr edhe
nga ky Protokoll.

Neni 28

Origjinali i këtij Protokolli, tekstet ne gjuhet arabe, kineze, angleze, franceze, ruse dhe spanjolle te cilat janë autentikisht te njëjta, do t'i depozitohen Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara.
Bere ne Kioto, me 11 dhjetor 1997.
Si dëshmi, te poshtëshënuarit, te autorizuar rregullisht, kane nënshkruar këtë Protokoll ne datën e caktuar.

ANEKSI A

Gaze te serrave
Dioksid karboni (CO2)
Metan (CH4)
Oksid azoti (N2O)
Hidrofluorokarbonet (HFCs)
Perfluorokarbon (PFCs)
Hekzafluorid Sulfuri (SF6)
Kategori sektorësh/burimi
Energji
Djegie karburanti
Industri energjie
Industri përpunimi dhe ndërtimi
Transport
Sektorë te tjerë
Te tjera
Lëshime gazi nga karburanti
Karburante te ngurta
Nafte dhe gaz natyror
Te tjera
Procese industriale
Prodhime minerale
Industri kimike
Prodhim metali
Prodhim tjetër
Prodhim te halokarboneve dhe hekzafluorid sulfuri
Konsumi i halokarboneve dhe hekzafluorid sulfuri
Te tjera
Përdorim i solvenit dhe prodhim tjetër
Bujqësi
Fermentim i brendshëm
Menaxhim i plehrave organike
Kultivim orizi
Toka bujqësore
Djegie përshkruese e savanave
Djegie ne fushe e mbetjeve bujqësore
Te tjera
Mbetje
Asgjësimi i mbetjeve te ngurta mbi toke
Trajtimi i mbetjeve ujore
Djegia e mbetjeve
Te tjera

ANEKSI B
KUFIZIMI I EMETIMIT SASIOR OSE ANGAZHIMIT REDUKTUES TE PALES

Pale
(PERQINDJA E VITIN APO PERIUDHES BAZE)
Australia 108
Austria 92
Belgjika 92
Bullgaria* 92
Kanada 94
Kroacia* 95
Republika Ceke* 92
Danimarka 92
Estonia* 92
Komuniteti Evropian 92
Finlanda 92
Franca 92
Gjermania 92
Greqia 92
Hungaria* 94
Islanda 110
Irlanda 92
Italia 92
Japonia 94
Letonia* 92
Lihtenshtein 92
Lituania* 92
Luksemburgu 92
Monako 92
Holanda 92
Zelanda e Re 100
Norvegjia 101
Polonia* 94
Portugalia 92
Rumania * 92
Federata Ruse* 100
Sllovakia* 92
Sllovenia* 92
Spanja 92
Suedia 92
Zvicra 92
Ukraina* 100
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë se Madhe dhe Irlandës se Veriut 92
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 93

* Shtetet qe janë duke kaluar procesin drejt ekonomisë se tregut.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  3.582 412160001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga