marketkonekt
0 0
1
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore".
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8605
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 20.04.2000
Data e aprovimit te Aktit: 28.04.2000
Numri i neneve: 5
Numri i fletores zyrtare: 10
Data e fletores zyrtare: 09.05.2000
Aktiviteti: Ujë (Rezerva ujore)
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 "Për rezervat ujore" bëhen ndryshime dhe shtesa: Në nenet 60, 61, 69 ndryshohen. Në kreun XVI, nenet 63, 65 dhe 68 shfuqizohen.
Amendamente
1 Ligji minerar i Shqipërisë
2 Për rezervat ujore.
3 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore", ndryshuar me ligjin nr. 8605, datë 20.4.2000.
Akte te ngjashem
1 Për rezervat ujore.
2 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8093, datë 21.03.1996 "Për rezervat ujore", ndryshuar me ligjin nr. 8605, datë 20.4.2000.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J

Nr.8605, datë 20.4.2000

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 "PËR REZERVAT UJORE"


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 "Për rezervat ujore" bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 61 shtohen tre paragrafë me këtë përmbajtje:
"Për shkeljet e parashikuara në nenin 14 pika 1 shkronja "ë" dhe në nenet 20, 24 paragrafi 1 dhe 2, 47, 48, 49 dhe 50 të këtij ligji, kundërvajtësi dënohet nga Kryetari i Degës së Policisë së Ndërtimit në rreth në varësi të shkallës së shkeljes, me:
a) gjobë deri në 500 000 lekë;
b) pezullim të veprimtarisë deri në 60 ditë;
c) sekuestrim të mjeteve dhe pajisjeve të punës, si dhe të materialit inert gjendje, të grumbulluar e të fraksionuar.
Policia e Ndërtimit ka të drejtë t'i propozojë sipas rastit organit kompetent heqjen e licencës profesionale dhe të lejes së veprimtarisë përkatëse të shoqërive që shkelin dispozitat e mësipërme.
Kundër vendimit të Kryetarit të Degës së Policisë të Ndërtimit në rreth bëhet ankim te Drejtori i Policisë së Ndërtimit brenda 5 ditëve nga data e komunikimit të vendimit.

Neni 2

Neni 69 ndryshohet si vijon:
"Kundër vendimit të autoritetit të ujit, si dhe kundër vendimit të Drejtorit të Policisë së Ndërtimit mund të bëhet ankim në gjykatën e shkallës së parë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit.
Vendimi i autoritetit të ujit ose i organit të Policisë së Ndërtimit, që nuk ankimohet nga kundërvajtësi, quhet titull ekzekutiv.
Padia në gjykatë kundër vendimit të autoritetit të ujit ose të Drejtorit të Policisë së Ndërtimit, nuk pezullon ekzekutimin e tij.
Kur gjykata vendos pranimin e padisë, i dëmtuari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit të pësuar nga organi që ka dhënë vendimin.
Në rastet e përsëritjeve të kundërvajtjeve administrative, kur nuk bëhet ankim kundër vendimit të autoritetit të ujit ose atij të organeve të Policisë së Ndërtimit, si dhe kur gjykata rrëzon padinë e paraqitur kundër tyre, konfiskohen mjetet, pajisjet e punës dhe materiali inert gjendje i grumbulluar dhe i fraksionuar.
Gjoba, si dhe shpenzimet që përballohen nga autoriteti i ujit dhe nga organet e Policisë së Ndërtimit paguhen nga kundërvajtësit brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të tyre ose nga data kur ka marrë formë të prerë vendimi i gjykatës.
Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafi i gjashtë i këtij neni, masa e sekuestrimit, e vënë mbi këto mjete dhe materiale, hiqet vetëm pasi të jenë shlyer gjobat dhe shpenzimet e përballuara nga autoriteti i ujit dhe nga organet e Policisë së Ndërtimit.
Kundërvajtësi, për çdo ditë vonesë paguan kamatë në masën 2 për qind në ditë, deri në 1 muaj. Gjobat dhe vlera e shpenzimeve të përballuara nga autoriteti i ujit dhe nga Policia e Ndërtimit paguhen pranë organit që ka vendosur gjobën."

Neni 3

Në nenin 60 përjashtohen nga sanksioni shkeljet në nenin 14 pika 1 shkronja "ë".

Neni 4

Në kreun XVI, nenet 63, 65 dhe 68 shfuqizohen.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


K R Y E T A R I
Skënder Gjinushi


Shpallur me dekretin nr.2611, date 28.4.2000 te Presidentit te Republikes se Shqiperise Rexhep Meidani





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 1 4200001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Altin
Para 44 muajsh  
  
A nuk ju duket se ligji per Rezervat Ujore Ka shume vend per Abuzime pesi ne rradhe te pare eshte i vjeter dhe ne rradhe te dyte ka shume pak ndryshime? A mund te na thonin pse nuk i Azhurnoni ndryshimet e ligjeve ne nje format, ku qytetaret te mund ta zbatojne ligjin me gjith ndryshimet e tij?
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan