Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për licencimin e personave fizikë e juridikë, si vlerësues të pasurive të paluajtshme.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 259
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 28.04.2005
Data e aprovimit te Aktit: 28.04.2005
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 30
Data e fletores zyrtare: 10.05.2005
Aktiviteti: Pasuri te paluajtshme
Propozuar nga: Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
Pershkrimi i Aktit: Komisioni i posaçëm, pranë Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, të pajisë me licencë personat fizikë e juridikë, publikë e privatë, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Vendimi nr. 394, datë 27.5.1996 i Këshillit të Ministrave "Për dhënien e licencave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme", shfuqizohet.
Amendamente
1 Për dhënien e liçensave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Akte te ngjashem
1 Për dhënien e liçensave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr.259, datë 28.4.2005

PËR LICENCIMIN E PERSONAVE FIZIKË E JURIDIKË, SI VLERËSUES TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Komisioni i posaçëm, pranë Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, të pajisë me licencë personat fizikë e juridikë, publikë e privatë, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
2. Në këtë komision të marrin pjesë, si anëtarë:
- 4 përfaqësues nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit;
- 1 përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë;
- 1 përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit;
- 1 përfaqësues nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme;
- 1 përfaqësues nga Shoqata e Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme;
- 1 përfaqësues nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
3. Çdo person fizik e juridik, publik e privat, i licencuar, pajiset me licencë profesionale, sipas kushteve dhe kritereve që do të përcaktohen në rregulloren për dhënien e licencave për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Licenca për personat juridikë jepet për një afat 5-vjeçar, me të drejtë rinovimi, ndërsa për
personat fizikë licenca është e përhershme.
Rinovimi dhe heqja e licencave bëhen në përputhje me rregulloren e përmendur në paragrafin e parë të kësaj pike.
4. Llojet e licencave profesionale janë:
- Licenca personale e personit fizik;
- Licenca për një shoqëri, si person juridik, e cila jepet në bazë të licencës personale të personit fizik.
5. Licenca profesionale personale për personin fizik apo për një shoqëri, person juridik, jepet për këto sende të paluajtshme:
- Për ndërtesat;
- Për tokë truall, tokë bujqësore, tokë pyjore, kullotë, livadh dhe tokë të pafrytshme.
6. Çdo person fizik e juridik, që do të ushtrojë veprimtari për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, regjistrohet në një regjistër të veçantë, i cili mbahet në sektorin e licencave, në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit.
Personat fizikë e juridikë, që nuk janë të pajisur me licencë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari për vlerësimin e këtyre pasurive.
7. Rregullorja për kriteret, procedurat e dhënies së licencave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, organizimi, funksionimi dhe shpërblimi i anëtarëve të komisionit të posaçëm miratohen nga Ministri i Rregullimit të Territorit dhe i Turizmit.
8. Pajisja e personave fizikë e juridikë, me licencë profesionale të bëhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së dokumentacionit përkatës. Nëse kërkesa refuzohet, personit fizik e juridik, i lind e drejta e ankimimit pranë ministrit përgjegjës, që mbulon këtë fushë, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së njoftimit, ndërsa ndaj vendimit të ministrit, personit fizik e juridik, i lind e drejta, që brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të ministrit, të bëjë ankim në gjykatë.
9. Vendimi nr. 394, datë 27.5.1996 i Këshillit të Ministrave "Për dhënien e licencave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme", shfuqizohet.
10. Ngarkohet Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  2.769 504280018





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


none

Spitali Amerikan

none