0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për pyjet dhe shërbimin pyjor
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9385
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 04.05.2005
Data e aprovimit te Aktit: 04.05.2005
Numri i neneve: 43
Numri i fletores zyrtare: 44
Data e fletores zyrtare: 14.06.2005
Aktiviteti: Pyjet
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Dispozita të përgjithshme.
Amendamente
1 Për pyjet dhe Policinë e Shërbimit Pyjor.
2 Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar
Akte te ngjashem
1 Për pyjet dhe Policinë e Shërbimit Pyjor.
2 Për disa ndryshime në ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor"
3 PËR KRITERET E KONKURRIMIT DHE PROcEDURËN E DHËNIES NË PËRDORIM ME KONTRATË QIRAJE TË FONDIT PYJOR DHE KULLOSOR
4 Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar
5 Për administrimin e të ardhurave që krijohen në pyje dhe kullota - pasuri shtetërore
6 Për miratimin e listës përfundimtare të pronave, pyje dhe kullota, që do të transferohen në pronësi të njësisë së qeverisjes vendore, Komuna Xiber, të Qarkut të Dibres
7 PËR MBAJTJEN E KADASTRËS SË FONDIT PYJOR DHE KULLOSOR
8 PËR KRIJIMIN E AUTORITETIT KOMBËTAR TË PËRCAKTUAR TË MEKANIZMIT TË ZHVILLIMIT TË PASTËR, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË ANGAZHIMEVE TË PROTOKOLLIT TË KIOTOS
9 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE "MALI I KAKARIQIT", LEZHË, DHE "DAJÇ-VELIPOJË", SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA "SEASIF GROUP", SHPK, PËR NDËRTIM FABRIKE ÇIMENTOJE DHE KARIERE GURI GËLQEROR
10 PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA BULGAREC TË QARKUT TË KORÇËS
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr. 9385, datë 4.5.2005

PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti

1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të njëjta për marrëdhëniet, detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, organeve të pushtetit vendor, organizatave jofitimprurëse, pronarëve privatë dhe të biznesit, për ruajtjen, administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e fondit pyjor kombëtar, të tokës pyjore dhe të burimeve natyrore e biologjike të tyre.
2. Ky ligj rregullon edhe veprimtaritë mbrojtëse, shoqërore, ekoturistike dhe ekonomike që zhvillohen në fondin pyjor kombëtar dhe në burimet e tjera pyjore e jopyjore, në bazë të parimeve të mbarështimit të qëndrueshëm e shumë funksional, të pasqyruara në strategjinë dhe politikat e zhvillimit të sektorit të pyjeve e kullotave, si dhe skemën e organizimit e të funksionimit të administratës së Shërbimit Pyjor Shqiptar, marrëdhëniet
juridike, përgjegjësitë dhe detyrat e tij, për krijimin e një shërbimi pyjor të qëndrueshëm dhe
profesional.

Neni 2
Përkufizime dhe fushat e veprimit

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. "Burime pyjore" është tërësia e elementeve natyrore të një sipërfaqeje pylli a toke pyjore,
me vlerë të konsiderueshme, të përdorshme për nevojat e njeriut. Në ekonominë pyjore si burime natyrore përfshihen edhe toka, uji, bimësia jopyjore, e shumëllojshme, ato të natyrës jo të gjallë dhe gjallesat e egra.
2. "Dëmtim i pyjeve dhe i mjedisit pyjor" është prishja e karakteristikave fiziko-kimike e strukturore të ekosistemit pyjor, ulja e prodhimtari së biologjike dhe e shumëllojshmërisë së ekosistemeve përbërëse të fondit pyjor kombëtar.
3. "Drurë apo grupe drurësh pyjorë" janë drurët pyjorë të veçantë, kudo që ndodhen, një sipërfaqe me drurë pyjorë prej 0,05 hektarësh, brezat mbrojtës, parqet urbane, grupet e drurëve të mbjellë në parcela të vogla dhe që përdoren për kullotë.
4. "Ekonomi pyjore" është sipërfaqja pyjore e ndarë në ngastra e nënngastra, si njësi bazë për drejtimin, organizimin, planifikimin dhe kontrollin e mbarë shtimit të pyllit dhe që plotëson parimin e vazhdimësisë së prodhimit pyjor.
5. "Ekosistem" është një kompleks dinamik komunitetesh: bimë, kafshë, mikrobe dhe mjedisi jo i gjallë, që ndërveprojnë si njësi funksionale.
6. "Fidanishte pyjore" është një sipërfaqe toke, e destinuar për të rritur e prodhuar, për një periudhë të caktuar kohe, fidanë të llojeve e madhësive të ndryshme, me prejardhje nga farërat, kalemat, copat, rrënjët, shpatullat e zhardhokët.
7. "Fond pyjor" janë të gjitha sipërfaqet pyjore e jopyjore, burimet pyjore e jopyjore bashkëshoqëruese, infrastruktura përkatëse, përfshirë edhe sipërfaqet e zhveshura, të cilat
krijojnë një mjedis harmonik me pyjet e tokën pyjore (çeltirat, shkëmbinjtë, dunat dhe ranishtat), brezat pyjorë mbrojtës, grupet e veçuara të drurëve dhe shkurret.
8. "Grumbull pyjor" është një sipërfaqe pyjore, homogjene nga pikëpamja e përbërjes së llojeve, moshës, klasës së prodhimit, dendësisë, kushteve mjedisore dhe mënyrës së trajtimit silvikulturor.
9. "Infrastrukturë pyjore" janë zyrat, ndërtesat, magazinat, depot, rrjeti rrugor pyjor, teleferikët, makinat, motorët, radiot e antenat e radiokomunikimit, pritat, pendat, lerat, koritat, çezmat, rrethimet e gardhimet, tabelat, shenjat e ndryshme treguese e sinjalizuese, ato të mbarështimit pyjor, si dhe lehtësitë e tjera të ngritura në fondin pyjor shtetëror për informimin dhe pritjen e vizitorëve.
10. "Inspektor i Policisë Pyjore" është punonjësi me arsimin përkatës pyjor, me uniformë, i armatosur, i pajisur me kartë identifikimi që ka atributet e njohura me këtë ligj, të organeve të shërbimit pyjor në qendër, në drejtoritë rajonale dhe në strukturat e tjera, sipas organizimit të shërbimit pyjor, i cili ka për detyrë zbatimin e ligjit, administrimin, mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen e fondit pyjor kombëtar.
11. "Kadastra e pyjeve" është një dokument zyrtar (regjistër), ku evidentohen, pasqyrohen, mbahen e përditësohen të dhënat fillestare për çdo njësi të ekonomisë pyjore apo për pellgjet ujëmbledhëse, të dhënat për ndryshimet periodike me vëllime, sipërfaqet dhe hartat përkatëse.
12. "Mbarështim pyjor" është planifikimi afatmesëm e afatgjatë, në nivel ekonomie pyjore apo të pellgut ujëmbledhës, i cili siguron përmbushjen e kërkesave për ruajtjen e pyllit, duke mbajtur parasysh aspektet ekologjike, ekonomike e shoqërore. Këtu përfshihen mbledhja e të dhënave, përcaktimi i objektivave, i masave për çdo njësi mbarë shtimi apo për të gjithë ekonominë dhe kontrollin e vazhdueshëm të rezultateve.
13. "Mbrojtja e pyjeve dhe e tokës pyjore" është veprimtaria për parandalimin e degradimit, përtëritjen, ruajtjen dhe përmirësimin e pyjeve të burimeve pyjore e jopyjore bashkë shoqëruese dhe të mjedisit pyjor nga faktorët njerëzorë e natyrorë.
14. "Ndotja e pyjeve dhe e mjedisit pyjor" është ndryshimi i cilësisë së tyre, si rrjedhojë e krijimit dhe e futjes së faktorëve fizikë, kimikë apo biologjikë, të burimeve natyrore a njerëzore, nga brenda ose jashtë vendit.
15. "Nënngastër" është një njësi sipërfaqeje me madhësi minimale 0,5 ha, që shërben për vlerësimin e grumbujve pyjorë, planifikimin dhe kontrollin e trajtimeve të njëjta silvikulturore.
16. "Ngastër" është ndarja e sipërfaqes së ekonomisë pyjore në parcela, të cilat shërbejnë si njësi bazë për drejtimin, organizimin, planifikimin dhe kontrollin e mbarë shtimit të pyllit.
17. "Plan mbarështimi" është një dokument bazë për mbarë shtimin e pyjeve, i hartuar sipas njësive të ekonomisë pyjore, me punime terreni e zyre, për njohjen dhe marrjen e të dhënave për tokën, klimën, faunën, biodiversitetin, grumbullin pyjor etj., si dhe masat që parashikohen për administrimin dhe qeverisjen e qëndrueshme të fondit pyjor, organizimin e prodhimit dhe planifikimin e punimeve të ndërthurura, të nevojshme silvikulturore.
18. "Prerje kulturore" është tërësia e punimeve të seleksionimit dhe të rrallimit, pastrimit, çlirimit etj., që zbatohen periodikisht në një grumbull pyjor, nga çasti i krijimit të gjendjes së masivit e deri në moshën e shfrytëzimit, për përmirësimin dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit.
19. "Pronë pyjore" është një sipërfaqe e fondit pyjor, me madhësi të ndryshme, bashkë me infrastrukturën përkatëse, e cila është pronë publike, që zotërohet nga pushteti qendror apo vendor, ose pronë private.
20. "Pyje mbrojtëse" janë pyjet e përcaktuara kryesisht për qëllime mbrojtëse të vetë pyllit, të tokës pyjore dhe të tokave, që shtrihen përreth zonave urbane, pellgjeve ujëmbledhëse, për të luftuar a parandaluar dukuritë e gërryerjes, të ndikimit të erërave, çrregullimeve në rrjedhjet ose burimet ujore dhe sigurimin e funksioneve ekologjike.
21. "Pyll" është sipërfaqja e tokës me një grup të dendur drurësh pyjorë, në formë të qëndrueshme ose me bimësi tjetër të rrallë pyjore, me sipërfaqe më të madhe se një dynym e me shkallë mbulimi jo më të vogël se 30 për qind, që prodhon masë drusore, ushtron ndikim në mjedisin rrethues dhe që siguron funksionet e pyllit.
22. "Qeverisje e pyjeve" është tërësia e ligjësisë dhe biologjia e bashkësisë së jetës së pyllit e të tokës pyjore, përcaktimi i qartë i politikave dhe i masave, me të cilat do të ndërhyhet në strukturën funksionale të tyre, për të siguruar rritjen e frytshmërisë teknikoekonomike.
23. "Rrugë pyjore" janë rrugët me parametra të ndryshme nga ato të rrugëve vendore dhe kombëtare, për qarkullimin e automjeteve dhe të mjeteve të tjera, që shërbejnë për transportin e lëndës drusore, të prodhimeve të tjera me origjinë jodrusore, për kryerjen e punimeve të ndryshme dhe lidhjen e sipërfaqes pyjore me rrjetin e rrugëve vendore e kombëtare.
24. "Shfrytëzim i pyjeve" janë ndërhyrja dhe trajtimet silvikulturore në jetën e pyllit, vjelja e materialit drusor dhe e prodhimeve të tjera, përpunimi dhe transporti i tyre në moshën e shfrytëzueshmërisë dhe kur është siguruar ripërtëritja natyrore.
25. "Shitja e drurit në këmbë" është operacioni i vlerësimit dhe i shitjes së drurëve të paprerë apo të parëzuar.
26. "Shkurre" është bimësia drusore, me kërcunj të degëzuar nga baza dhe jo shumë të lartë, që dallohet nga bimësia barishtore prej strukturës drusore, ndërsa nga pylli prej trungut të shkurtër dhe mungesës së trungut kryesor.
27. "Silvikulturë" është shkenca që merret me studimin e ligjësive të jetës dhe të zhvillimit të ekosistemeve pyjore, me përcaktimin e metodave dhe të teknikave të trajtimit të tyre, që synojnë rritjen dhe vazhdimësinë e prodhimit pyjor.
28. "Toka pyjore" janë sipërfaqe toke me drurë, shkurre e bimësi tjetër jopyjore, me shkallë mbulimi nga 5 deri në 30 për qind, sipërfaqet e zhveshura, çeltirat, vendet shkëmbore, tokat e gërryera e joprodhuese, ranishtat, rrugët pyjore, të pakadastruara në fondet e tjera të tokës bujqësore dhe të lidhura ekologjikisht e në mënyrë funksionale me fondin pyjor kombëtar që, të gjitha së bashku, sigurojnë funksionet e pyllit.
29. "Trajtim i pyjeve" janë operacionet silvikulturore, të cilat kanë si qëllim kryesor zhvillimin, vjeljen e prodhimeve pyjore dhe sigurimin e ripërtëritjes natyrore të një pylli, brenda mundësive të një forme të caktuar qeverisjeje.
30. "Veprimtari pyjore" janë të gjitha veprimtaritë mbrojtëse, menaxhuese e qeverisëse, ekonomike e tregtare, të vjeljes së materialit drusor dhe të prodhimeve të tjera, pyjore e jopyjore, veprimtaritë çlodhëse, turistike, sportive e argëtuese, si dhe ato kërkimore e shkencore, që zhvillohen në fondin pyjor kombëtar.

KREU II
POLITIKAT, PROGRAMET E ZHVILLIMIT DHE PLANET E MBARËSHTIMIT PYJOR

Neni 3
Këshilli i politikave pyjore

1. Politikat sektoriale synojnë zbatimin e kërkesave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për pyjet, kullotat dhe burimet e tjera, pyjore e natyrore, në përputhje me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
2. Për hartimin e politikave dhe të strategjive të zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe të kullotave në Republikën e Shqipërisë ngrihet Këshilli i Politikave të Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave, i cili funksionon si organ ndërministror.
Përbërja, funksionet, përgjegjësitë, të drejtat dhe organizimi i brendshëm i këtij këshilli caktohen me urdhër të Kryeministrit.

Neni 4
Programet e zhvillimit

1. Qeverisja e fondit pyjor kombëtar mbështetet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm e shumë funksional të pyjeve e kullotave, të përfshira në strategjinë e zhvillimit të sektorit të pyjeve e kullotave, në programin kombëtar dhe në planet afatgjata të veprimit.
2. Programi i zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe kullotave përcaktohet nga politika e mbarë shtimit pyjor, për ruajtjen, zhvillimin e fondit pyjor kombëtar, për sigurimin e kushteve për përdorimin dhe shfrytëzimin e tij edhe për qëllime publike.
3. Programi i zhvillimit të sektorit të pyjeve përshtatet dhe plotësohet, në përputhje me ndryshimet e gjendjes shoqërore e ekonomike, të vendit dhe me ndryshimin e kushteve të mbarë shtimit pyjor.
4. Shërbimi Pyjor Shqiptar harton dhe përpunon programin e zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe kullotave, i cili miratohet nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 5
Planet e mbarështimit

1. Qeverisja teknike e sektorit të pyjeve dhe të kullotave bëhet sipas planeve të mbarështimit.
2. Planet e mbarë shtimit pyjor duhet të sigurojnë masat për:
a) zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor kombëtar, ruajtjen dhe krijimin e kushteve
natyrore për gjallesat pyjore dhe komunitetet e tyre;
b) mbrojtjen, trajtimin dhe kryerjen e punimeve silvikulturore e të punimeve të tjera, të cilat kanë për qëllim sigurimin e funksioneve ekologjike dhe shoqërore, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës pyjore, vjeljen e prodhimeve pyjore dhe përdorimin e fondit pyjor kombëtar, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimeve pyjore, të burimeve të tjera dhe të gjeneratës së re të masivit pyjor;
c) mbarë shtimin e pyllit dhe të tokës pyjore, për të ruajtur funksionet e tyre, shkallën e
ruajtjes së mjedisit pyjor dhe të ripërtëritjes natyrore;
ç) përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore e natyrore të ngastrave e ekonomive
pyjore, në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të gjallesave pyjore dhe të komuniteteve të tyre.
3. Planet e mbarështimit hartohen nga persona juridikë, publikë a privatë, të pajisur me licencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore në fuqi.
4. Plani i mbarë shtimit të pyjeve publike e private shqyrtohet nga komisioni teknik, i ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor, vendimi i së cilës është i detyrueshëm për t'u zbatuar.

KREU III
SHËRBIMI PYJOR

Neni 6
Funksionimi i shërbimit pyjor

1. Shërbimi pyjor funksionon në mbështetje të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore, të nxjerra nga organet përkatëse, të ngarkuara për zbatimin e ligjit.
2. Shërbimi pyjor ka këto funksione:
a) menaxhuese;
b) kontrolluese.

Neni 7
Organizimi i shërbimit pyjor

1. Shërbimi pyjor organizohet e vepron sipas parimeve të profesionalizmit, pavarësisë, transparencës, shërbimeve ndaj publikut, përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi.
2. Shërbimi pyjor organizohet si më poshtë:
a) Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor, si organ qendror;
b) drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor, të organizuara në bazë qarku.
3. Struktura dhe organika e shërbimit pyjor caktohen me urdhër të Kryeministrit.
4. Pagat e punonjësve të shërbimit pyjor, kriteret dhe përgjegjësia për emërimin, lirimin dhe shkarkimin e këtyre punonjësve caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 8
Bordi Këshillimor i Pyjeve

1. Pranë Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit ngrihet Bordi Këshillimor i Pyjeve, i cili ka për detyrë:
a) shqyrtimin e projekt programeve për zhvillimin e sektorit të pyjeve;
b) shqyrtimin e buxhetit vjetor të sektorit të pyjeve e të kullotave.
2. Përbërja dhe funksionimi i Bordit Këshillimor të Pyjeve përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 9
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor

1. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor është institucion qendror, organi më i lartë administrative teknik i shërbimit pyjor, në varësi të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Ajo drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Pyjor emërohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.
Drejtorët e drejtorive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor emërohen nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor dhe drejtoritë rajonale në varësi të saj përgjigjen për sigurimin e mbrojtjes, për qeverisjen e qëndrueshme dhe kontrollin e miradministrimit të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar.
3. Punonjësit e shërbimit pyjor pajisen me uniformë (me shenja dalluese), me dokument identifikimi, me armatim, me tabela të ndalimit të automjeteve dhe me mjete të tjera teknike, të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës. Caktimi i rregullave për mbajtjen, përbërjen, afatet e përdorimit e të zëvendësimit të uniformës dhe të pajisjeve e të mjeteve të tjera caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 10
Detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Pyjor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor, për mbrojtjen, administrimin, qeverisjen dhe kontrollin e fondit pyjor kombëtar, të kullotave, të zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare, mjedisit natyror, të florës dhe të faunës së egër, bimëve mjekësore e të burimeve të tjera pyjore e jopyjore dhe të infrastrukturës ushtron detyra të karakterit kontrollues dhe menaxhues, në përputhje me organizimin e strukturave përbërëse të saj.

Neni 11
Funksionet dhe detyrat e strukturës menaxhuese te shërbimit pyjor

1. Struktura menaxhuese e shërbimit pyjor është organ i specializuar i këtij shërbimi, me atribute teknike, menaxhuese e këshillimore, ne përbërje te Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
Struktura menaxhuese përfiton statusin e nëpunësit civil.
2. Struktura menaxhuese e shërbimit pyjor kryen shërbime teknike e publike ne fondin pyjor
kombëtar dhe ka këto detyra:
a) qeverisjen tërësore te pyjeve dhe te tokave pyjore;
b) mbledhjen e te dhënave për zhvillimin e pyjeve publike dhe private;
c) ruajtjen e ekuilibrit biologjik ne fondin pyjor kombëtar;
ç) mbajtjen dhe administrimin e te gjitha dokumenteve për hartimin dhe zbatimin e planeve te mbarështimit dhe te inventarizimit pyjor, te kadastrës pyjore, te projekteve, te financës, te pasurive te luajtshme e te paluajtshme, te te dhënave baze për tërësine e fondit pyjor e kullosor dhe te tokave pyjore, si dhe te punimeve e përgjithësimeve statistikore;
d) ndjekjen e përpunimit te planeve te mbarështimit dhe te inventarizimit te pyjeve, te
kullotave, te florës e te faunës se egër, si dhe te shmangies se sëmundjeve, dëmtuesve dhe zjarreve;
dh) përgatitjen e projekteve për investimet ne pyje e kullota;
e) drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës për përmirësimin e zonave te gërryera dhe luftimin e
gërryerjeve, te rrëshqitjeve e te ortekëve;
ë) hartimin, ndjekjen e planifikimit te përfitimit te prodhimeve pyjore e jopyjore,
mbareshtimerise pyjore dhe te rrjetit te logjistikes;
f) ndjekjen, bashkëpunimin, harmonizimin dhe kryerjen e veprimtarive kërkimore ne pyje e
kullota;
g) ndjekjen e përpunimit te metodologjive për mbledhjen e te dhënave te zhvillimit te sektorit te pyjeve e kullotave, përpunimin e këtyre te dhënave dhe përgatitjen e informacionit për publikun;
gj) mbikëqyrjen e zhvillimit te florës e faunës se egër dhe propozimin e metodave për mbrojtjen e llojeve te rrezikuara, te rralla ose ne rrezik;
h) menaxhimin e veprimtarisë se gjuetisë sportive dhe turistike ne territorin e Republikës se
Shqipërisë, ne bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore dhe pronaret private;
i) sigurimin e mbështetjes teknike nëpërmjet këshillimit te pronareve private dhe te
komunitetit;
j) organizimin e trajnimeve dhe te shërbimeve këshillimore për pronaret private dhe
strukturat e specializuara ne njësite e qeverisjes vendore;
k) kontrollin dhe marrjen ne dorëzim te punimeve te kryera ne pyje e kullota, pavarësisht
nga burimi i financimit;
l) Mirëmbajtjen dhe funksionimin e infrastrukturës ne fondin pyjor shtetëror;
ll) hartimin dhe zbatimin e një programi për trajnimin e punonjësve te shërbimit pyjor dhe
aftësimin e tyre profesional;
m) mbështetjen e zhvillimit te agropylltarise shqiptare.

Neni 12
Funksioni dhe detyrat e Policisë Pyjore

1. Policia Pyjore është organ i specializuar i shërbimit pyjor, me funksione teknike e kontrolluese, ne përbërje te Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor. Struktura e Policisë Pyjore, gjate kryerjes se shërbimit, përfiton status te njëjte me atë te Policisë se Shtetit.
2. Policia Pyjore kryen këto detyra:
a) kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe te akteve nënligjore ne fuqi për pyjet,
kullotat, zonat e mbrojtura, florën e faunën e egër, veprimtarinë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera qe zhvillohen ne fondin pyjor kombëtar nga subjektet private e publike, juridike e fizike, si dhe propozon heqjen e licencave kur subjektet veprojnë ne kundërshtim me këto dispozita;
b) parandalon, zbulon dhe lufton dëmtimin, pushtimin, shpërdorimin, tjetërsimin, shkretimin dhe degradimin e pyjeve e te tokës pyjore, cenimin nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne fondin pyjor dhe ne mjedisin natyror;
c) organizon punën për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve;
ç) parandalon dhe merr masa ne rastet e shfrytëzimit dhe te tregtimit te paligjshëm te
materialit drusor, te prodhimeve pyjore e jopyjore, te krimit ne sektorin e pyjeve, kullotave, zonat e mbrojtura e pyjet me funksion te veçante, te florës e faunës se egër, te bimëve mjekësore, aromatike, eterovajore e tanifere natyrore, te prodhimeve pyjore e jopyjore te fondit pyjor kombëtar, si dhe do veprimtari tjetër, qe bie ne kundërshtim me ketë ligj;
d) kontrollon veprimtaritë e subjekteve qe grumbullojnë, përpunojnë dhe tregtojnë prodhimet e përftuara nga shfrytëzimi i pyjeve (trupa, lende ndërtimi, shtylla miniere, dege voze, dru zjarri , qymyr druri etj.) dhe prodhimet gjysme te përpunuara (dërrase, elemente etj.) ne qendrat e përpunimit (gatrat, sharrat, cirkularet etj.) ne magazinat dhe sheshet e depozitimit;
dh) bllokon veprimtarinë e ushtruar nga do person fizik a juridik, qe nuk shlyen detyrimet
ligjore ne afatet e caktuara dhe/ose qe nuk respekton kushtet e kontratave;
e) mbron dhe mbështet veprimtarinë e administratës menaxhuese te shërbimit pyjor;
ë) kryen, ne bashkëpunim me organet e Policisë se Shtetit, organet tatimore, doganore e
financiare, te Policisë se Ndërtimit dhe me organet e qeverisjes vendore, veprimtaritë dhe funksionet qe parashikohen nga ligje te tjera;
f) kontrollon zbatimin e punimeve qe kryhen sipas projekteve ne pyje, kullota, rezervate te
gjuetisë dhe zona te mbrojtura;
g) ndërpret te gjitha punimet, qe nuk janë ne përputhje me projektet e hartuara e te
parashikuara ne kontratat e nënshkruara;
gj) kontrollon e mbikëqyr mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit nga subjektet private e
publike, juridike ose fizike, qe ushtrojnë veprimtari ne fondin pyjor kombëtar;
h) kontrollon zbatimin e rregullave te sigurisë dhe te shëndetit te punëtoreve, qe punojnë ne
pyje;
i) mbikëqyr zbatimin e legjislacionit për përdorimin dhe vjeljen e prodhimeve pyjore nga burimet pyjore e jopyjore, ne pronësi apo ne përdorim te njësive te qeverisjes vendore ose ne pronësi private.
3. Inspektoret e Policisë Pyjore kane te gjitha te drejtat për te hyre, kontrolluar, inspektuar dhe për te marre masat përkatëse te procedimit, si dhe te bllokimit apo sekuestrimit, ne rastet e shkeljes se ligjit. Inspektoret e Policisë Pyjore gjate kryerjes se detyrës gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore.

KREU IV
FUNKSIONET E PYLLIT, PERBERJA E PRONESIA E FONDIT PYJOR KOMBETAR DHE KADASTRA

Neni 13
Funksionet e pyllit

Funksionet e pyllit janë:
a) ekonomike, qe kane te bëjnë me prodhimin e materialit drusor dhe jodrusor, te bimëve mjekësore, aromatike e eterovajore, si dhe me habitatet e shpendëve dhe te kafshëve te egra apo me prodhime te tjera natyrore te fondit pyjor kombëtar;
b) ekologjike, qe kane te bëjnë me mbrojtjen e florës dhe faunës se egër, te ruajtjes se burimeve gjenetike, hidrologjike, kundër gërryerjes e biotipike dhe me mbrojtjen e parcelave pyjore eksperimentale;
c) publike, qe kane te bëjnë me veprimtaritë mbrojtëse, argëtuese, lodhëse, sportive, turistike, edukative, higjeno-sanitare, estetike apo kërkimore e shkencore.

Neni 14
Përbërja e fondit pyjor kombëtar

Fondi pyjor kombëtar përbehet nga këto formacione bimore e jobimore:
a) pyjet dhe drurët pyjore;
b) shkurret;
c) sipërfaqet e zëna nga brezat pyjore mbrojtës, grupet e veçuara te drurëve;
ç) bimësia barishtore, mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore;
d) tokat pyjore, bujqësore (te dhëna ne përdorim ose ne pronësi te organeve te shërbimit pyjor), liqenet natyrore, tokat e lagëta dhe lagunat (për mbarështimin dhe zhvillimin e faunës se egër, pasuri kombëtare, dhe qe krijojnë një mjedis ekologjik te harmonizuar me fondin pyjor);
dh) sipërfaqet e zhveshura si çeltirat, shkëmbinjtë, dunat e ranishtat, qe ndodhen ne sipërfaqen pyjore dhe pranë tyre (jo me larg se 500 m), por qe krijojnë një mjedis ekologjik te harmonizuar me te;
e) infrastruktura rrugore e komunikimit me te gjitha elementet bashkëshoqëruese, pritat e pendat, lerat, koritat, çezmat, rrethimet apo gardhimet ne zonat e mbrojtura, ne pyjet me funksion te veçante, ne rezervatet e gjuetisë, si dhe lehtësitë e krijuara e te ngritura për personelin e shërbimit pyjor dhe për pritjen e vizitoreve ne to;
ë) ndërtesat, zyrat, magazinat, depot, stacionet pyjore, qendrat e informimit dhe te pritjes se vizitoreve, ujesjellesat, linjat elektrike e telefonike (te ndërtuara nga shërbimi pyjor apo te dhëna ne pronësi te tyre), makinat, tabelat, shenjat e ndryshme treguese e sinjalizuese dhe ato te mbarështimit pyjor.

Neni 15
Pronësia e fondit pyjor kombëtar

1. Fondi pyjor kombëtar, sipas pronësisë, ndahet ne:
a) fond pyjor ne pronësi publike;
b) fond pyjor ne pronësi private.
2. Fondi pyjor publik zotërohet e administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit
Pyjor, organet ne varësi te saj dhe organet e qeverisjes vendore.
3. Fondi pyjor publik ndahet ne :
a) pyje e toka pyjore ne pronësi te shtetit;
b) pyje e toka pyjore ne përdorim apo ne pronësi te organeve te qeverisjes vendore.
4. Fondi pyjor privat përbehet nga:
a) pyje dhe toka pyjore ne pronësi private;
b) drurë dhe grupe drurësh, qe ndodhen brenda kufijve te tokave ne pronësi private, pyje te reja, te cilat krijohen ne këto toka, dhe pjesët e fondit pyjor pronësi private.

Neni 16
Kadastra Kombëtare e Fondit Pyjor

1. Fondi pyjor kombëtar dhe infrastruktura integrale e tij regjistrohen ne Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Republikës se Shqipërisë dhe janë pasuri e Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
2. Fondi pyjor publik organizohet e trajtohet sipas ekonomive pyjore ose pellgjeve
ujëmbledhëse.
3. Kriteret për krijimin dhe organizimin e masiveve pyjore ose te pellgjeve ujëmbledhëse, si njësi prodhimi, për sigurimin e vazhdimësisë se procesit te prodhimit pyjor ne nivel rajoni, përcaktohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor.
4. Fondi pyjor kombëtar trajtohet ne përputhje me planet e mbarështimit dhe te
inventarizimit.
5. Inventarizimi i pyjeve kryhet për një periudhe jo me pak se 10 vjet, sipas kritereve e udhëzimeve te përcaktuara me urdhër te Ministrit te Bujqësisë dhe Ushqimit.
6. Te dhënat e kadastrës se fondit pyjor pasqyrohen çdo vit nga strukturat ne varësi te Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, nëpërmjet programeve e sistemeve kompjuterike, duke krijuar bazën e te dhënave ne shkalle vendi, qarku dhe sipas ekonomive pyjore apo pellgjeve ujëmbledhëse.
7. Kadastra Kombëtare e Fondit Pyjor është një regjistër zyrtar, ku shënohen te dhënat
përkatëse për mënyrën e qeverisjes dhe ndryshimet periodike te fondit pyjor e kullosor.
8. Rregullat e hollësishme për krijimin dhe mbajtjen e Kadastrës Kombëtare te Fondit Pyjor, për regjistrimin, përditësimin dhe ndryshimet ne gjendjen e tij, miratohen nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 17
Heqja e sipërfaqeve (tokave) nga fondi pyjor kombëtar

1. Pjese te fondit pyjor kombëtar, qe kërkohen nga subjekte juridike ose fizike apo nga organet e qeverisjes vendore për t'u kthyer ne truall, për ndërtimin e strukturave turistike, te qendrave te pushimit apo shëndetësore, për zgjerimin e vijës kufizuese te ndërtimit dhe te shtrirjes territoriale te periferisë se qytetit dhe te qendrave te banuara ne zonat rurale ose për qëllime te tjera publike, për rruge automobilistike ose hekurudhore, për cpim dhe shfrytëzim te puseve te naftës e te gazit, për veprimtari minerare e gjeologjike, për aeroporte dhe struktura te telekomunikacionit, për qëllime te strukturave ushtarake e qendrave industriale, për gurore e kariera hiqen nga fondi pyjor dhe nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve, si me poshtë:
a) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe deri ne 30 ha, me miratimin e Këshillit te
Ministrave;
b) pyjet dhe tokat me bimësi pyjore, me sipërfaqe mbi 30,1 ha, me ligj te veçante.
2. Rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik,
kriteret dhe procedurat e zvogëlimit te sipërfaqes dhe te vëllimit te fondit pyjor, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Kufijtë e fondit pyjor kombëtar janë te përhershëm, te përcaktuar qarte dhe te shënuar ne terren, te hedhur ne harte me qellim qe te sigurohet mbikëqyrja e vazhdueshme e tyre, për te realizuar mbrojtjen e frytshme nga degradimi, tjetërsimi, pushtimi dhe shkretimi.

Neni 18
Ndryshime ne Kadastrën Kombëtare te Fondit Pyjor

1. Pronari duhet te marre miratimin e organeve te shërbimit pyjor përpara ndryshimeve (rritjen ose zvogëlimin e sipërfaqes dhe te vëllimit, ripyllëzimin) ne fondin pyjor dhe ne token pyjore qe zotëron.
2. Kur ne fondin pyjor ose token pyjore, nga KRRTRSH-ja miratohen studime urbanistike për zhvillime turistike, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor, pasi merr dijeni, bën shënimin përkatës ne kadastrën e pyjeve.
3. Pronaret e fondit pyjor dhe te tokës pyjore, brenda 6 muajve nga data e konstatimit, kane detyrimin qe, për ndryshimet e bëra ne fondin pyjor te njoftojnë drejtorinë rajonale te shërbimit pyjor dhe kjo e fundit zyrën kadastrale te Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, për te bere përditësimin ne Kadastrën Kombëtare te Pyjeve, ndërsa për ndryshimet e ndodhura para hyrjes ne fuqi te këtij ligji dhe te pa përditësuara, brenda 6 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit.
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit njofton Drejtorinë e Përgjithshme te Shërbimit Pyjor për miratimin e veprimtarive ne fushën e turizmit, te cilat zhvillohen ne fondin pyjor, ne përputhje me ligjin "Për zhvillimin e zonave qe kane përparësi turizmin".
Me miratimin e lejes se ndërtimit për zhvillime turistike ne sipërfaqet e fondit pyjor apo te tokës pyjore, këshilli i rregullimit te territorit te njësisë se pushtetit vendor njofton shërbimin pyjor për te bere përditësimin ne kadastrën e pyjeve.

Neni 19
Dhënia ne përdorim e fondit pyjor kombëtar

1. Pjese te fondit pyjor kombëtar dhe te pyjeve e tokave pyjore mund te jepen ne përdorim për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore, kërkimore e studimore, mbarështimi te florës dhe faunës se egër, gjuetie, për baza didaktike apo eksperimentale, për veprimtari turistike, si sheshe per kampingje, veprimtari biznesi dhe për kryerjen e operacioneve hidrokarbure gjeologjike e minerare, pa cenuar vlerat dhe funksionet e tyre, ne përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.
Organet e shërbimit pyjor miratojnë ne fondin pyjor publik vendet ose sheshet ku mund te ushtrohen këto veprimtari.
2. Njësite e qeverisjes vendore, ne marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, kane te drejte te kërkojnë marrjen ne përdorim edhe te pyjeve publike, qe gjenden jashtë kufijve te tyre administrative, për lende e dru zjarri, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë e për kullotje, si dhe për grumbullimin e prodhimeve drusore e jo drusore për nevojat e popullsisë se tyre.
Dhënia ne përdorim e sipërfaqeve te fondit pyjor behet kundrejt tarifave te miratuara me
vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Dhënia ne përdorim e pjesëve te fondit pyjor publik behet ne baze te kontratave te nënshkruara nga drejtori i drejtorisë rajonale te shërbimit pyjor, me miratimin e Drejtorit te Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
Kontratat përfundojnë ne çastin kur për sipërfaqen e fondit pyjor, objekt kontrate, miratohen
studime urbanistike nga KRRTRSH-ja apo paraqiten kërkesa për zhvillime turistike.
4. Kur ne sipërfaqet e fondit pyjor ose toka pyjore realizohen studime urbanistike për zhvillime turistike, me miratimin e studimit urbanistik nga KRRTRSH-ja, ne këto sipërfaqe zbatohen dispozitat e ligjit "Për zhvillimin e zonave qe kane përparësi turizmin".

KREV V
RUAJTJA DHE ADMINISTRIMI I FONDIT PYJOR KOMBETAR

Neni 20
Ruajtja e fondit pyjor kombëtar

1. Republika e Shqipërisë zbaton parimet dhe normat e konventave, te marrëveshjeve e traktateve ndërkombëtare, ne te cilat është pale, si dhe merr parasysh, njeh dhe respekton parimet dhe normat përgjithësisht te pranuara te se drejtës ndërkombëtare për pyjet.
2. Ruajtja e pyjeve dhe e mjedisit pyjor nga ndotja dhe dëmtimi me lende te gazta, te lëngëta, te ngurta, radioaktive, lende dhe mbetje te rrezikshme, qe krijohen ose shkarkohen nga objekte a veprimtari industriale, bujqësore, komunale, tregtare, shoqërore e kulturore, ushtarake, te transportit ose nga veprimtari te tjera, qe cenojnë ekuilibrin e sistemeve ekologjike, natyrore ose dëmtojnë te mirat materiale dhe vlerat kulturore e historike, është e detyrueshme për te gjitha organet shtetërore, te pushtetit vendor dhe për personat fizike a juridike, vendas e te huaj.
3. Personat fizike a juridike, qe kane ne pronësi, ne administrim ose ne përdorim pyje, grumbuj drurësh ose dru pyjore, brenda ose jashtë fondit pyjor kombëtar, janë te detyruar te sigurojnë mbrojtjen e tyre.
4. Mbrojtja dhe miradministrimi i fondit pyjor kombëtar, pavarësisht nga forma e pronësisë, nga dëmtimi, prerjet ose kullotjet pa leje, sëmundjet dhe insektet, zjarret, shkatërrimi, pushtimi apo tjetërsimi janë detyre e përhershme e organeve te shërbimit pyjor dhe e organeve te qeverisjes vendore, pronareve, subjekteve qe kryejnë veprimtari ne ketë fond dhe, sipas rastit, edhe te strukturave te tjera shtetërore (Policia e Shtetit, ajo financiare, doganore, e ndërtimit), te ngarkuara me ligje te tjera.
5. Strukturat e organeve te shërbimit pyjor përgatisin skemën për monitorimin afatgjate te kushteve te pyjeve, ku përcaktohen vazhdimësia dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre, masat për mbrojtjen e pyjeve dhe te mjedisit pyjor nga ndotja atmosferike, ruajtja e ekuilibrave te sistemeve ekologjike natyrore, duke shmangur sëmundjet dhe shfaqjen e insekteve ne pyje, si dhe masat parandaluese nga zjarri.
6. Mbrojtja e mbulesës pyjore dhe e ekosistemeve pyjore te vendit, për te ruajtur prodhimtarinë, diversitetin biologjik dhe peizazhin është një baze e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror te sektorit pyjor e te kullotave.
7. Ne rast se ne fondin pyjor ose ne një pjese pylli dhe ne shkurre bie zjarr, organet e shërbimit pyjor, organet e njësive te qeverisjes vendore, çdo subjekt shtetëror a privat, njësi apo repart ushtarak, shkolle, institucion publik e privat, si dhe çdo shtetas kane detyre te njoftojnë dhe te marrin pjese për shuarjen e tij.
8. Shpenzimet e nevojshme për shuarjen e zjarreve përballohen nga organi, qe ka ne pronësi pyllin ose kulloten, dhe nga Buxheti i Shtetit, ne rastin e një prone private me rendësi kombëtare, historike, kulturore, arkeologjike, ekologjike etj.
9. Organet e shërbimit pyjor, ne bashkëpunim me njësite e qeverisjes vendore dhe me strukturat e shërbimit për mbrojtjen nga zjarri dhe te shpëtimit, organizojnë punën për parandalimin e zjarrit ne fondin pyjor kombëtar.
Rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve ne pyje dhe ne kullota, si dhe për krijimin e njësive te shuarjes se zjarreve përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
10. Ne zonat pyjore, te caktuara për çlodhje, argëtim, turizëm dhe për pritjen e publikut, organet e shërbimit pyjor caktojnë vendqëndrimet dhe rrugët e lëvizjes, si dhe vendet ku mund te lejohet ndezja e zjarreve.
11. Ne fondin pyjor kombëtar mbrohen dhe janë te patjetërsueshme te gjitha veprat hidroteknike (pritat malore, gardhet, pendat), burimet ujore, liqenet natyrore, kënetat e lagunat, përrenjtë e përroskat, veprat e ujit, koritat e ngrehinat e ndërtuara etj., te cilat krijojnë një kompleks te domosdoshëm natyror e te harmonizuar me pyjet e token pyjore.
12. Procedurat, rregullat, pagesa për mbrojtjen e fondit pyjor privat nga Policia Pyjore dhe marrëveshja tip caktohen me udhëzim te Ministrit te Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 21
Rehabilitimi dhe përdorimi i fondit pyjor kombëtar

1. Punimet mbrojtëse dhe ripërtëritëse ne fondin pyjor kombëtar kryhen për te parandaluar
ose kufizuar veprimet shkatërruese ne pyll.
2. Masa për zhvillimin dhe kryerjen e punimeve mbrojtëse e ripërtëritëse ndërmarrin edhe pronaret, për drurët pyjore, qe ndodhen ne tokat pyjore, ne tokat bujqësore, ne afërsi te pyllit, si dhe për drurët, qe ndodhen jashtë fondit pyjor kombëtar.
3. Rritja e prodhimtarisë se fondit pyjor kombëtar, nëpërmjet ripërtëritjes se pyjeve te shfrytëzuara, përmirësimit te pyjeve ekzistuese, zbatimit te punimeve te mirëmbajtjes dhe atyre sanitare, ne përputhje me funksionin e pyjeve, te nevojave ekonomike dhe te shtimit te sipërfaqes se fondit pyjor kombëtar, nëpërmjet pyllëzimit te tokave bujqësore, te braktisura e te pandara, te vendeve te zhveshura e te gërryera, te tokave ranore e zhavorrishte e te tjera te kësaj kategorie, është detyre e administruesve dhe e përdoruesve te këtyre tokave.
4. Rehabilitimi i ekosistemeve pyjore, kullosore, i tokave pyjore te degraduara e te braktisura, i peizazhit pyjor, i habitateve te florës e faunës se egër, kryhet nen drejtimin e strukturave te organeve te shërbimit pyjor.
5. Ruajtja e ekuilibrit mjedisor, nëpërmjet ruajtjes ekologjike ne ndërhyrjet ne ekosistemet pyjore e kullosore dhe përdorimi i standardeve bashkëkohore për përtëritjen e tyre dhe te mjedisit natyror, është detyre e organeve te shërbimit pyjor, e njësive te qeverisjes vendore dhe e pronareve private.
6. Rehabilitimi i terreneve te degraduara kryhet nepermjet nxitjes dhe mbështetjes se agropylltarise ne pronat publike dhe private.
7. Shpenzimet dhe sigurimi i mjeteve e i pajisjeve për mbrojtjen e fondit pyjor kombëtar nga zjarret, ndotjet dhe për luftimin e sëmundjeve, te insekteve e te barërave te këqija dhe parazitare përballohen nga Buxheti i Shtetit, ne baze te kritereve te caktuara nga Këshilli i Ministrave.
8. Nuk lejohen grumbullimi dhe shitja e prodhimeve drusore e jodrusore jashtë mundësive te tyre prodhuese e biologjike. Ne raste te emergjencës për përballimin e fatkeqësive e te katastrofave natyrore, sasitë qe do te përdoren për grumbullimin dhe shitjen e këtyre prodhimeve, jashtë mundësisë prodhuese e biologjike, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
9. Krasitja për gjethe, kullotja e bagëtisë dhe kositja apo grumbullimi i barit ne fondin pyjor publik bëhen me leje te organeve te shërbimit pyjor, ndërsa për pyjet ne përdorim te njësive te qeverisjes vendore nga administrata e saj, kundrejt pagesës përkatëse.
10. Kullotja dhe kalimi i bagëtive ne pyjet publike, ne pyllëzimet e reja, ne ngastrat pyjore te shfrytëzuara a ne ripërtëritje e sipër, ne pyjet e ricunguara, ne pyjet mbrojtëse e me funksion te veçante, ne rezervatet e gjuetisë e te mbarështimit te faunës se egër, si dhe ne ato te farërave kryhen ne përputhje me rregullat e caktuara nga Drejtori i Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
11. Gërmimet ne fondin pyjor, publik e privat, dhe ne rrjetin e përrenjve për te nxjerre humus, gurë, rëre, zhavorr, plisa bari ose te tjera si këto, vendosja e kaminave te qymyrit te drurit dhe e eshkës se kovaçit, te furrave te gëlqeres apo hapja e guroreve bëhen me leje te organeve te shërbimit pyjor dhe te institucioneve te tjera, te ngarkuara me ligj te veçante, ne kohen dhe vendin e caktuar, kundrejt pagesës.
12. Organet e shërbimit pyjor, para dhënies se lejeve për ushtrimin e veprimtarive ne fondin pyjor publik, bashkërendojnë punën me strukturat e Ministrisë se Mjedisit dhe te Ministrisë se Industrisë dhe Energjetikes, te cilat, ne përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi, kane te drejte te pajisin subjektet fizike e juridike me lejet përkatëse te ushtrimit te veprimtarive ne fushën e tyre.
13. Qëndrimi i automjeteve, vendosja e rulotëve dhe qëndrimi i kafshëve ne pyjet me funksion mbrojtës e te veçante, ne rezervatet e mbarështimit te florës e faunës se egër, ne fidanishtet pyjore ose ne vendet e tjera te fondit pyjor, me rendësi te veçante, bëhen sipas rregullave te caktuara nga Drejtori i Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
14. Lejimi i ndërtimeve te thjeshta, jo me karakter tregtar, i ngrehinave, i gardhimeve dhe kufizimi i lëvizjeve te vizitoreve, brenda territoreve te rrethuara te pjesëve te fondit pyjor publik dhe te atyre te deklaruara me funksion mbrojtës e te veçante, kryhet ne përputhje me rregullat e përcaktuara nga Drejtori i Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
15. Vendosja ne fondin pyjor publik e kampingjeve, e çadrave dhe e strehimeve te lëvizshme (rulotat) ose e objekteve te tjera te kësaj natyre behet ne vendet e caktuara nga organet e shërbimit pyjor.
16. Organet e shërbimit pyjor, kur vërejnë se bimët dhe prodhimet pyjore janë te infektuara nga parazite karantinore dhe se janë kryer shkelje te dispozitave ligjore bëjnë menjëherë bllokimin dhe njoftojnë jo vetëm pronarin ose përdoruesin, por edhe eproret për arsyet e bllokimit.
17. Pjese apo ekonomi pyjore lejohen te trajtohen edhe për mbarështimin e faunës se egër dhe për ushtrimin e veprimtarisë turistike e te gjuetisë sportive.
18. Personat juridike e fizike, te çilet kryejnë veprimtari te lejuara ne fondin pyjor publik, pavarësisht nga kontratat qe kane, me hyrjen ne fuqi te këtij ligji, janë te detyruar te lidhin kontrate mirëmbajtjeje dhe përdorimi te zonave te gjelbra pyjore, ne përputhje me studimet e miratuara nga KRRTRSH-ja, ne bashkërendim me organet e shërbimit pyjor, për sipërfaqen pyjore a kullosore te zëne me ndërtime dhe për territorin qe përdorin apo qe kane me qira.
Për administrimin e fondit pyjor, brenda sipërfaqes se miratuar për zhvillimin e turizmit, subjekti përkatës lidh marrëveshje për shërbimet dhe mirëmbajtjen e këtij fondi me Drejtorinë e Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, për ruajtjen nga dëmtimet dhe prerjet e paligjshme, nga sëmundjet dhe insektet, nga zjarret, si dhe për llojin e pemëve te reja qe do te mbillen ne territorin e caktuar.
Tarifat për shërbimet e mësipërme përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
19. Agjencitë turistike dhe te udhëtimit, qe kryejnë veprimtari turistike ne fondin pyjor publik, ne zonat pyjore te lejuara nga organet e shërbimit pyjor, zbatojnë parimet mjedisore dhe rregullat kombëtare e ndërkombëtare ne ketë fushe dhe kujdesen qe turistet te respektojnë kodet e sjelljes ne natyre.
20. Kryerja e manovrave ushtarake ne fondin pyjor publik behet pas vlerësimit te ndikimit ne mjedis te këtyre manovrave, me leje te organeve te shërbimit pyjor dhe te agjencive rajonale te mjedisit, ne te cilën përcaktohen kushtet për zvogëlimin e efekteve te dëmshme ne mjedisin pyjor.

Neni 22
Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor kombëtar

1. Pyjet ne territorin e Republikës se Shqipërisë janë pasuri kombëtare. Shteti garanton me
ketë ligj barazinë e marrëdhënieve te pronësisë ne fondin pyjor kombëtar.
2. Administrimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe përmirësimi i fondit pyjor kombëtar janë detyra te strukturave te organeve te shërbimit pyjor, te pronareve, te institucioneve te tjera shtetërore dhe te organeve te pushtetit vendor.
3. Qeverisja dhe administrimi i fondit pyjor kombëtar (publik, ne përdorim a ne pronësi te
njësive te qeverisjes vendore dhe privat) bëhen ne përputhje me dispozitat e këtij ligji.
4. Fondi pyjor publik, vendor a privat, administrohet e trajtohet sipas planeve te
mbarështimit, te inventarizimit dhe te funksioneve te këtij fondi.
5. Te gjithë pronaret, administruesit, qiramarrësit dhe përdoruesit e fondit pyjor kombëtar e te tokës pyjore detyrohen te kujdesen, vazhdimisht, për trajtimin dhe zhvillimin e fondit pyjor kombëtar dhe për mbrojtjen e mjedisit pyjor.
6. Administrimi, shtimi dhe trajtimi shkencor i pyjeve mbrojtëse dhe i atyre me funksion te veçante, pavarësisht ku ndodhen, i drurëve e i shkurreve me vlera te veçanta, i bimëve mjekësore e tanifere, brenda fondit pyjor publik dhe atij vendor, bëhen nen kujdesin e organeve te shërbimit pyjor.
7. Krijimi i pyjeve te reja, ngritja e zonave te reja apo zgjerimi i zonave ekzistuese pyjore
kryhen ne mbështetje te projekteve dhe me leje te organeve te shërbimit pyjor.
8. Drurët, grumbujt e drurëve e te shkurreve, parqet dhe lulishtet ne qytete, ne qendra te
banuara e ne qendra prodhimi mbrohen dhe trajtohen nga pronaret e tyre te ligjshëm.
9. Sipërfaqet dhe objektet ne pronësi private, te cilat përfshihen ne fondin pyjor publik, mbeten prone e pronarit te ligjshëm. Ato administrohen e përdoren prej tij dhe ne rastet kur do te zhvillohen veprimtari ne to, menaxhohen sipas kërkesave te planit te mbarështimit pyjor.
10. Shteti nxit nismat individuale a kolektive për ripyllëzimin e tokave te braktisura, te zhveshura, te shpyllëzuara dhe te gërryera, nepermjet sistemit te kredive lehtësuese, te përdorimit afatgjate, deri ne privatizimin e tyre.
11. Çdo vit, ne Buxhetin e Shtetit planifikohen fonde për investime, për rimëkëmbjen e integritetit ekologjik te pyjeve e te kullotave, për ruajtjen dhe përmirësimin e ekosistemeve, te habitateve, te gjendjes mjedisore dhe te biodiversitetit pyjor.

Neni 23
Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor ne pronësi te njësive te qeverisjes vendore

1. Administrimi dhe zhvillimi i pyjeve vendore apo i pjesëve te tyre, bëhen sipas planeve te mbarështimit dhe te dispozitave te këtij ligji.
2. Për një administrim te qëndrueshëm e shumefunksional te fondit pyjor vendor, për rregullimin e përdorimit e te shfrytëzimit te pyjeve, te kullotave dhe te burimeve te tjera pyjore e jopyjore, për mbrojtjen nga zjarri, dëmtuesit etj., brenda territorit administrativ te njësive te qeverisjes vendore, krijohen njësite tekniko-administrative, ne varësi te drejtpërdrejte te organeve te qeverisjes vendore. Strukturat e Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor ndihmojnë, kontrollojnë, këshillojnë dhe sigurojnë mbështetjen teknike për këto njësi dhe për shoqatat e përdoruesve te pyjeve.
3. Organet e qeverisjes vendore kane për detyre te marrin masa dhe te planifikojnë fonde për investimet ne pyjet, ne territorin qe ata mbulojnë, për përmirësimin dhe planifikimin e mbledhjes e te promovimit te pajisjeve te reja te përpunimit dhe te tregtimit te prodhimeve pyjore, si dhe për krijimin e sektorit te agropylltarise.
4. Shteti mbështet nismat individuale a kolektive te njësive te qeverisjes vendore për shtimin e sipërfaqes se pyjeve, për ripyllëzimin e tokave te braktisura, te zhveshura, te shpyllëzuara dhe te gërryera, ne pronësi te tyre, nepermjet sistemit te kredive me kushte lehtësuese.
5. Njësia e qeverisjes vendore, çdo vit, nga te ardhurat e realizuara planifikon fonde për ruajtjen, mirëmbajtjen, kryerjen e punimeve silvikulturore dhe përgjigjet për trajtimin shkencor te tyre.
6. Vjelja e materialit drusor dhe e prodhimeve te tjera nga pyjet vendore behet ne përputhje
me ketë ligj.
7. Kriteret e transferimit dhe përdorimit te pyjeve nga njësite e qeverisjes vendore
përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 24
Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor privat

1. Administrimi dhe zhvillimi i fondit pyjor privat bëhen nga pronaret, ne përputhje me
planet e thjeshta te mbarështimit, te miratuara nga shërbimi pyjor.
2. Pronari privat nuk mund te vendose e te kryeje një shndërrim te pyjeve, te kulturave pyjore apo te ndryshoje zërin kadastral, ne pronën pyjore te tij, pa marre, paraprakisht, miratimin e organit përkatës te shërbimit pyjor.
3. Shteti, brenda mundësive, mjeteve e fondeve qe ka, mbështet plotësimin e nismës dhe te përgjegjësive private, individuale e kolektive, për zgjerimin e sipërfaqes se pyjeve private, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e burimeve pyjore dhe për krijimin e fermave private pyjore.
4. Administrimi dhe zhvillimi i pyjeve, i drurëve pyjore apo i grumbujve pyjore te veçuar,
ne pronësi te komuniteteve fetare, bëhen ne përputhje me dispozitat e këtij ligji.
5. Vjelja e materialit drusor dhe e prodhimeve te tjera nga pyjet private behet ne përputhje
me dispozitat e këtij ligji.

Neni 25
Pyjet me funksion mbrojtës dhe te veçante

1. Pyjet, drurët dhe pjesët e fondit pyjor publik, te shpallura me funksion mbrojtës e te veçante (mbrojtës te klimës, tokës, ujerave, ajrit, te elementeve higjieno-shëndetësore, me funksion te veçante pushimi, çlodhjeje, edukimi, turizmi, estetike, kërkimore dhe shkencore, mbrojtës te natyrës dhe trashëgimisë natyrore e kulturore), ruhen, zhvillohen, mbarështohen dhe administrohen, ne përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te ligjit "Për trashëgiminë kulturore".
2. Kriteret për shpalljen e pyllit me funksion mbrojtës ose te veçante përcaktohen me urdhër
te Ministrit te Bujqësisë dhe Ushqimit.
3. Ne pyjet apo ne ato pjese te fondit pyjor kombëtar, me funksion mbrojtës ose te veçante, kryhen punime përkujdesjeje dhe te prerjeve sanitare, ne mbështetje te projekteve te hartuara dhe pas miratimit nga organet e shërbimit pyjor.
4. Pyjet private ose pjese te tyre mund te përfshihen ne listën e pyjeve dhe te pjesëve te fondit pyjor kombëtar, me funksion mbrojtës ose te veçante, pas marrjes me shkrim te mendimit te pronarit te tyre te ligjshëm.
5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor publikon listën e pyjeve dhe te pjesëve te
fondit pyjor kombëtar, me funksion mbrojtës ose te veçante.

KREU VI
TRAJTIMI, SHFRYTEZIMI DHE SHITJA E MATERIALIT DRUSOR DHE E PRODHIMEVE PYJORE E JOPYJORE

Neni 26
Trajtimi dhe shfrytëzimi i fondit pyjor kombëtar

1. Shfrytëzimi i materialit drusor dhe i prodhimeve te tjera pyjore dhe jopyjore lejohet ne fondin pyjor shtetëror, vendor ose privat, për qëllime te përfitimit ekonomik dhe vetëm nepermjet kryerjes se punimeve te parashikuara ne planet e mbarështimit.
2. Personat fizike dhe juridike mund te ushtrojnë veprimtari ne fondin pyjor kombëtar vetëm
me lejen përkatëse, te lëshuar ne përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Kushtet dhe kriteret për dhënien e lejes për ushtrimin e veprimtarisë ne fondin pyjor kombëtar përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Te drejtat, qe sigurohen nga leja e ushtrimit te veprimtarisë ne fondin pyjor kombëtar, nuk
mund t'u transferohen ape t'u jepen te tretëve.
Subjektet, qe ushtrojnë veprimtari ne pyje e kullota, mund te ndërtojnë ose te vendosin
instalime te përkohshme, sipas skemave teknologjike te miratuara.
3. Materiali drusor, qe shfrytëzohet çdo vit nga fondi pyjor kombëtar, caktohet brenda mundësive vjetore te shfrytëzimit te pyjeve, te përcaktuara ne planet e mbarështimit ape te inventarizimit, ndërsa ne pyjet me funksion mbrojtës e te veçante lejohet vetëm ne rastet kur kryhen punimet e përkujdesjes dhe te prerjeve sanitare.
4. Shfrytëzimi i parcelave lejohet vetëm kur kërkohet teknikisht, ne rastet e prerjeve përfundimtare ape prerjet ne pyjet e dëmtuara nga katastrofat natyrore a zjarret, nen kontrollin e rrepte te organeve te shërbimit pyjor.
5. Sipërfaqet e pyjeve te larta përshkohen me prerje kulturore, sipas fazës se zhvillimit, ne
te cilën gjenden, dhe te kërkesave te silvikultures.
6. Vjelja e prodhimeve pyjore organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor dhe njësite e qeverisjes vendore. Ajo kryhet nga subjekte private te specializuara, te cilat paguhen për punën e kryer, ndërsa për shitjen e tyre organizohet ankand ne ane te rrugës.
7. Vjelja e prodhimeve pyjore ne pyjet private kryhet ne përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te akteve te tjera nënligjore, duke mos cenuar mbrojtjen e tokës dhe te elementeve klimatike, ekologjike e shoqërore. Pronari, paraprakisht, duhet te siguroje lejen përkatëse dhe damkimin e drurëve prej organeve te shërbimit pyjor.
8. Krijimi i rezervave strategjike te lendes drusore ne këmbe dhe ruajtja e trajtimi i pyjeve te virgjra ose pothuajse te virgjra, duke i kaluar ne konservim te plote, bëhen ne përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
9. Drejtoritë rajonale te shërbimit pyjor çdo vit hartojnë dhe dërgojnë për miratim ne Drejtorinë e Përgjithshme te Shërbimit Pyjor planin e shfrytëzimit te pyjeve dhe te prodhimeve te dyta pyjore e jopyjore. Drejtoria e Përgjithshme kontrollon zbatimin e këtij plani.
10. Shfrytëzimi i fondit pyjor kombëtar organizohet ne baze te vitit pyjor, i cili fillon ne
datën 1 tetor.
Këshilli i Ministrave cakton kriteret dhe rregullat e shfrytëzimit te pyjeve dhe te shitjes se
materialit drusor e te prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore.
11. Prerja e drurëve pyjore ne fondin pyjor kombëtar behet pas shënimit te tyre me damke te veçante nga organet e shërbimit pyjor. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Pyjor, me udhëzim te veçante, përcakton mënyrën e përdorimit, madhësinë dhe formën e cekic-damkës.
12. Ne trajtimin dhe shfrytëzimin e fondit pyjor publik përdorimi i standardeve për prerjet vjetore te lejueshme, ciklet e prerjeve, teknikat e shfrytëzimit dhe infrastruktura janë te detyrueshme.
13. Operacionet e trajtimit dhe te shfrytëzimit te pyjeve synojnë mbrojtjen e mjedisit pyjor e
te biodiversitetit.
14. Grumbullimi i prodhimeve te dyta pyjore, si rrënje shqope, mareje, bushi etj., i thuprave te shelgut, frashrit, verrit etj., i rrëshirës se pishës, i halave e gjetheve, i rrënjëve e lëvores, i luleve, frutave pyjore e sythave, i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere, i kërpudhave dhe i nënprodhimeve te tjera pyjore e jopyjore, u lejohet personave juridike e fizike, te pajisur me lejen përkatëse, te lëshuar nga organet e shërbimit pyjor dhe ne mbështetje te kritereve dhe te kontingjenteve te caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor.

Neni 27
Shitja e materialit drusor dhe e prodhimeve pyjore e jopyjore

1. Ndalohet shitja e materialit drusor te paprere (ne këmbe) ne pyjet publike.
2. Materiali drusor i pyjeve publike, i përpunuar ose i papërpunuar, transportohet nga pikat
e grumbullimit dhe nga qendrat e përpunimit deri ne destinacionin përfundimtar, i shoqëruar me leje transporti dhe me certifikatën e origjinës, te lëshuar nga organet e shërbimit pyjor, te cilat vërtetojnë prodhimin e tyre ne përputhje me dispozitat e këtij ligji, ndërsa prodhimet e tjera pyjore e jopyjore transportohen te shoqëruara me certifikatën e origjinës.
Transporti i materialit drusor ose i prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore nga fondi pyjor privat lejohet vetëm i shoqëruar me certifikatën e origjinës, te lëshuar nga pronari privat dhe te nënshkruar nga organet e shërbimit pyjor.
Modeli i lejes se transportit dhe i certifikatës se origjinës caktohen nga Drejtori i Drejtorisë
se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor.
3. Materialet drusore dhe çdo prodhim tjetër me origjine pyjore, te sekuestruara ne qendrat e përpunimit apo ne sheshet e depozitimit dhe te tregtimit, ruhen nga subjektet, te cilave u janë sekuestruar, deri ne shitjen e tyre nga organet e shërbimit pyjor.

KREU VII
BURIMET FINANCIARE DHE PERDORIMI I TYRE

Neni 28
Funksionimi dhe përgjegjësitë financiare për pasurinë pyjore e kullosore

Shërbimi pyjor funksionon ne përputhje me ligjin organik te Buxhetit te Shtetit dhe është përgjegjës për administrimin e pasurisë dhe te te ardhurave te realizuara nga veprimtaria ekonomike ne sektorin e pyjeve e te kullotave, ne përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne fuqi.

Neni 29
Burimet financiare

Burimet financiare te shërbimit pyjor sigurohen nga:
a) Buxheti i Shtetit;
b) burime te brendshme;
c) donacione e grante te ndryshme.

Neni 30
Përdorimi i burimeve financiare

Burimet financiare te krijuara sipas nenit 32 përdoren për:
a) investime ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave;
b) mbrojtjen e faunës dhe te biodiversitetit te pyjeve dhe te kullotave;
c) parandalimin e sëmundjeve, te dëmtuesve dhe te zjarreve ne pyje dhe kullota;
ç) kërkime shkencore ne pyje dhe kullota;
d) krijimin e kushteve për kryerjen e veprimeve turistike dhe çlodhëse;
dh) shpërblimin e punonjësve për gjobat dhe sekuestrot e vendosura dhe te vjela sipas kritereve te caktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 31
Ndarja e burimeve financiare

Burimet financiare te krijuara sipas nenit 32, ndahen: 70 për qind për Drejtorinë e Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, te cilat mbahen ne një llogari te veçante ne banke, dhe 30 për qind derdhen ne Buxhetin e Shtetit.

Neni 32
Bazueshmeria ligjore e burimeve financiare

Sigurimi dhe përdorimi i te gjitha llojeve te burimeve financiare bëhen ne përputhje me aktet ligjore e nënligjore ne fuqi.

Neni 33
Te ardhurat e siguruara nga pyjet vendore

Te ardhurat qe sigurohen nga veprimtaritë ne pyjet e kullotat vendore, përdoren nga organet e qeverisjes vendore, ne përputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.

Neni34
Tarifat ne fondin pyjor publik

1. Tarifat për te gjitha veprimtaritë, qe zhvillohen ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave, për shërbimet publike e mjedisore, qe zhvillohen ne fondin pyjor publik, si dhe ato te vlerësimit te dëmeve ne pyje miratohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
2. Organi përgjegjës për vjeljen e te ardhurave ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor dhe organet ne varësi te saj.

KREU VIII
KERKIMI SHKENCOR NE FONDIN PYJOR KOMBETAR

Neni 35
Veprimtaritë kërkimore e shkencore

1. Veprimtaritë kërkimore e shkencore ne fondin pyjor kombëtar, për pyjet e tokat pyjore, kullotat, gërryerjet, pyllëzimet e përmirësimet, ripërtëritjen natyrore e problemet gjenetike, farërat e fidanët pyjore, zjarret dhe luftimin e sëmundjeve e te dëmtuesve, florës e faunën e egër, bimët mjekësore e tanifere natyrore, përgatitjen dhe zbatimin e programeve te monitorimit për zhvillimin e qëndrueshëm te pyjeve kryhen nga personat fizike e juridike, te cilët plotësojnë kërkesat dhe kushtet për zhvillimin e veprimtarive kërkimore e shkencore.
2. Zhvillimi i veprimtarive kërkimore e shkencore, te parashikuara ne piken 1 te këtij neni, kryhet brenda fushave përkatëse te sektorit te pyjeve dhe te kullotave, ne mbështetje te programeve kërkimore-shkencore kombëtare.
3. Institucionet kërkimore, studimore dhe shkencore ne fushën e pyjeve e te kullotave sigurojnë konsulence, oponence dhe asistence teknike për Drejtorinë e Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, ne aspekte te veçanta, brenda fushës se veprimtarisë se tyre.
4. Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit dhe ministri përgjegjës për shkencën harmonizojnë programimin dhe zbatimin e punës kërkimore ne pyje e kullota, si dhe paraqesin kërkesat për buxhetin përkatës.

Neni 36
Bazat prodhuese dhe eksperimentale te zhvillimit dhe kualifikimit

1. Bazat prodhuese, eksperimentale, te ekstensionit, si për kërkimin shkencor dhe për kualifikimin e nxënësve e te studenteve, te punëtoreve, te specialisteve te pyjeve dhe te fushave te tjera ne sektorin pyjor dhe për mjedisin ne tërësi ngrihen me miratimin me shkrim te Drejtorit te Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, ne baze te kërkesës se institucioneve kërkimore e pedagogjike.
2. Grumbujt e drurëve dhe te llojeve pyjore, te caktuara për konservim, germoplazme, in situ dhe ex situ, për grumbullim, përpunim, shpërndarje dhe certifikim te materialit mbjellës, administrohen nga shërbimi pyjor.

KREU IX
PARASHIKIMET NDESHKIMORE

Neni 37
Përgjegjësitë për moszbatimin e ligjit

1. Shkeljet e dispozitave ligjore sjellin, sipas rastit, përgjegjësi administrative dhe penale.
2. Punonjësit e shërbimit pyjor, kur vërejnë shkeljen e këtyre dispozitave, mbajnë procesverbal, i cili nënshkruhet nga hartuesi, i proceduari dhe dëshmitaret e pranishëm dhe, kur nuk ka te tille, procesverbali është i vlefshëm vetëm me nënshkrimin e proceduesit.
3. Te drejtën e vendosjes se gjobës për kundërvajtjet administrative, te parashikuara ne nenin 38 te këtij ligji, e kane inspektoret e Policisë Pyjore.

Neni 38
Kundërvajtjet administrative

Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje administrative
dhe dënohen si me poshtë:
1. Mosraportimi nga pronari i ndryshimeve përkatëse ne fondin pyjor dhe ne token pyjore,
brenda 6 muajve nga data e vënies re, dënohet me gjobe ne masën 10 000 (dhjete mije) leke.
2. Moszbatimi i planit te mbarështimit te pyjeve, te kullotave, te florës e faunës se egër dhe te zonave te mbrojtura, nga subjektet juridike e fizike, pronaret private dhe njësite e qeverisjes vendore, dënohet me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
3. Shndërrimi nga pronari privat i kulturave pyjore apo i zërit kadastral, pa miratimin
organeve te shërbimit pyjor, dënohet me gjobe ne masën 20 000 (njëzet mije) leke.
4. Transferimi i te drejtave, qe janë siguruar nga leja e ushtrimit te veprimtarisë ne fondin
pyjor kombëtar, dënohet me gjobe ne masën 200 000 (dyqind mije) leke.
5. Prishja apo përdorimi i cekic-damkës e i damkës nga persona te paautorizuar dhe nga një zone pyjore ne tjetrën, pa lejen e organeve te shërbimit pyjor, dënohet me gjobe ne masën 200 000 (dyqind mije) leke.
6. Prishja, fshirja ose dëmtimi i shenjave kufidëftuese, gjeodezike e topografike, i tabelave paralajmëruese dhe atyre treguese, te vendosura ne fondin pyjor kombëtar, dënohen me gjore ne masën 20 000 (njëzet mije) leke.
7. Prerja ne fondin pyjor kombëtar i drurëve pa damkën e organeve te shërbimit pyjor, kur
pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjobe ne masën 200 000 (dyqind mije) leke.
8. Prerja pa leje ose dëmtimi me dashje i pyjeve, i tokës pyjore, i pyjeve te reja, i filizërisë dhe i fidanishteve, kur pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjore ne masën 300 000 (treqind mije) leke.
9. Dëmtimi nga pakujdesia i pyjeve, i tokës pyjore, i pyjeve te reja, i filizërisë dhe i fidanishteve, kur pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
10. Dëmtimi me dhe pa dashje i pyjeve, i tokës pyjore, i pyjeve te reja, i filizërisë dhe i fidanishteve, me zjarr, eksploziv, përmbytje ose mjete te tjera, kur pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjobe ne masën 500 000 (pesëqind mije) leke.
11. Përdorimi i paligjshëm i fondit pyjor dhe i tokës pyjore dënohet me gjobe ne masën 100
000 (njëqind mije) leke.
12. Prerja pa leje apo dëmtimi i pyjeve, ne pronësi private, nga pronaret apo nga subjektet, te cilave u janë dhëne ne përdorim a me qira, kur pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjobe ne masën 400 000 (katërqind mije) leke.
13. Ndërhyrjet me punime te ndryshme ne ligatinat e dunat bregdetare, pjese përbërëse te fondit pyjor kombëtar, pa lejen e organeve te shërbimit pyjor, dënohen me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
14. Nxjerrja e rrënjëve te shqopës, bushit, maresë dhe prerja e thuprës se shelgut e te llojeve te tjera te drurëve pyjore, gjate periudhës se vegjetacionit, dënohet me gjobe ne masën 50 000 (pesëdhjete mije) leke.
15. Kullotja e bagëtive ne fondin pyjor, ne pyjet e reja, ne pyllëzime, ne filizëri e fidanishte, ne parcelat gjenetike e eksperimentale, ne pyjet mbrojtëse dhe ne zonat e mbrojtura, kur pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije)leke.
16. Krasitja për gjethe dhe kositja e grumbullimi i barit ne fondin pyjor, pa lejen e organeve
te shërbimit pyjor, dënohen me gjobe ne masën 20 000 (njëzet mije) leke.
17. Parkimi i automjeteve, vendosja e rulotëve dhe futja e kafshëve ne pyjet me funksion mbrojtës e te veçante ne parqet kombëtare, ne rezervatet e mbarështimit te florës e faunës se egër, ne fidanishtet pyjore ose ne vendet e tjera te fondit pyjor, me rendësi te veçante, pa miratimin apo jashtë vendeve te caktuara nga organet e shërbimit pyjor, dënohen me gjobe ne masën 10 000 (dhjete mije) leke.
18. Ngritja e ndërtimeve te thjeshta, gardhimeve, kampingjeve, brenda territoreve te gardhuara te fondit pyjor dhe te atyre te deklaruara me funksion mbrojtës e te veçante, ne kundërshtim me rregullat e përcaktuara ne ketë ligj, dënohet me gjobe ne masën 30 000 (tridhjete mije) leke.
19. Grumbullimi i prodhimeve pyjore e jopyjore, si rrëshire, boce, hala, gjethe, bar, legushe, humus, plisa, rrënje e lëvore, lule, fruta, sytha e herbe, kërpudha, bime mjekësore, eterovajore, tanifere, patavra, cungje, kucka, fashina, thupra, hunj, bandiera, zhuka e kallamishte, gurë, zhavorr e rëre, nga personat juridike e fizike, vendas a te huaj, pa lejen përkatëse te organit te shërbimit pyjor, dënohet me gjobe ne masën 30 000 (tridhjete mije) leke.
20. Transporti i materialit drusor nga pylli dhe prej shesheve te depozitimit për ne qendrat e përpunimit e te shitjes, i pashoqëruar me lejen tip te transportit, si dhe transporti i prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore, pa certifikatën e origjinës, dënohen me gjobe ne masën 150 000 (njëqind e pesëdhjete mije) leke.
21. Transporti i materialit drusor apo i prodhimeve te tjera, pyjore e jopyjore nga fondi pyjor privat, pa certifikatën e origjinës, te lëshuar nga pronari, dënohet me gjobe ne masën 20 000 (njëzet mije) leke.
22. Transporti i materialit drusor dhe jodrusor, i përpunuar ose gjysme i përpunuar (dërrase, elemente, qymyr e eshke druri, bime mjekësore, rrëshire, gjethe, fruta, boce e lule, rrënje, fashine e te tjera te kësaj natyre), pa lejen dhe certifikatën e origjinës, te lëshuara nga subjektet juridike (përpunuese) te licencuara, dënohet me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
23. Ndërtimi i furrave te gëlqereve dhe i kaminave te qymyrit te drurit ne fondin pyjor, pa
miratimin e organeve te shërbimit pyjor, dënohet me gjobe ne masën 30 000 (tridhjete mije) leke.
24. Vendosja e mullarëve te barit e te gjethit, jashtë vendeve dhe kohës se caktuar nga
organet e shërbimit pyjor, dënohet me gjobe ne masën 10 000 (dhjete mije) leke.
25. Transportimi i drurëve te zjarrit (ngarkese kali ose gomari) ne fondin pyjor, pa lejen
përkatëse, dënohet me gjobe ne masën 10 000 (dhjete mije) leke.
26. Ndezja e zjarreve jashtë vendeve te caktuara nga organet e shërbimit pyjor dënohet me
gjobe ne masën 10 000 (dhjete mije) leke.
27. Dëmtimi i drurëve për shkak te mbledhjes se bogeve, farërave, luleve, lëvoreve, rrënjëve ose prodhimeve te tjera pyjore nga personat e licencuar, si dhe shitja e tyre pa leje, dënohen me gjobe ne masën 20 000 (njëzet mije) leke.
28. Rrethimi i pjesëve te pyllit apo i tokës pyjore pa lejen e organeve te shërbimit pyjor
dënohet me gjobe ne masën 50 000 (pesëdhjete mije) leke.
29. Mbledhja, pa lejen e organeve te shërbimit pyjor, e frutave, farërave, bimëve, rrëshirës, gjetheve, kërpudhave, luleve e drurëve dekorative dënohet me gjobe ne masën 50 000 (pesëdhjete mije) leke.
30. Hedhja e mbetjeve urbane dhe e inerteve brenda ne pyll ose ne token pyjore dhe jashtë vendeve te caktuara nga organet e shërbimit pyjor, kur pasojat materiale janë te lehta, dënohet me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
31. Qarkullimi i automjeteve te ndryshme, te mbingarkuara, ne rrugët pyjore ku është e
ndaluar, dënohet me gjobe ne masën 50 000 (pesëdhjete mije) leke.
32. Mosruajtja e materialit drusor dhe e çdo prodhimi tjetër me origjine pyjore, te sekuestruar, i cili ndodhet ne qendrat e përpunimit apo ne sheshet e depozitimit dhe te tregtimit, nga subjektet, te cilave u është sekuestruar, deri ne shitjen e tyre, dënohet me gjobe ne masën 50 000 (pesëdhjete mije) leke.
33. Prerja ose shkulja e drurëve dhe e shkurreve ne vendet e thepisura mbi 20 për qind, ne një brez me gjerësi 100 m, ne kufirin e sipërm te vegjetacionit, te drurëve, te shkurreve dhe te llojeve te rralla e te kërcënuara dhe te atyre qe ndodhen ne te dyja anët e rrugëve kombëtare, me pjerrësi mbi 15 për qind dhe me gjerësi toke 20 m, mbi e nen rruge, si dhe ne pyjet me funksion mbrojtës e te veçante, dënohet me gjobe ne masën 1 000 000 (një milion) leke.
34. Mbledhja e prodhimeve te dyta, pyjore e jopyjore, e kërpudhave ose bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere, bimëve te rralla e te kërcënuara e te tjera te kësaj natyre, qe do te sillte degradimin, kërcënimin, rrallimin, zhdukjen apo dobësimin e funksioneve te tyre, dënohet me gjobe ne masën 1 000 000 (një milion ) leke.
35. Grumbullimi, shpërndarja ose mbjellja e farërave, e kalemave, shpatullave e fidanëve pyjore, te drurëve e te shkurreve pyjore, pa lejen dhe certifikatën e organeve te shërbimit pyjor, dënohen me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
36. Tregtimi ose tjetërsimi i materialeve drusore dhe i prodhimeve te bëra pyjore e jopyjore te fondit pyjor kombëtar, pa lejen e organeve te shërbimit pyjor, dënohet me gjobe ne masën 150 000 (njëqind e pesëdhjete mije) leke.
37. Tregtimi i materialit drusor dhe i prodhimeve te tjera te pyllit, te infektuara nga sëmundjet, barërat e këqija e parazitare ose te prekura nga insektet, dënohet me gjobe ne masën 100 000 (njëqind mije) leke.
Kundërvajtësi detyrohet te paguaje, krahas gjobës, edhe vlerën e demit te shkaktuar.
Për kundërvajtjet administrative, qe kryhen ne pyjet me funksion mbrojtës e te veçante, dënimi me gjobe është sa trefishi i vlerës se gjobës për çdo rast te kundërvajtjeve administrative te parashikuara ne ketë nen. Ne rast përsëritjeje, subjekti dënohet me dhjetëfishin e vlerës se gjobës.

Neni 39
Sekuestrimet

Mjetet dhe gjithçka tjetër, qe shërben për kryerjen e kundërvajtjes administrative dhe çdo përfitim pasuror, i vene nëpërmjet kundërvajtjes administrative, sekuestrohen dhe kalojnë ne llogari te organeve te shërbimit pyjor.

Neni 40
Vendimi për kundërvajtjet administrative

1. Vendimi për kundërvajtjet administrative merret nga strukturat përkatëse te shërbimit pyjor, qe mbulojnë territorin ku ndodh kundërvajtja, brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit te procesverbalit.
2. Personi, ndaj te cilit është vendosur gjoba, brenda 15 ditëve nga data e marrjes se njoftimit ose e vënies ne dijeni, ka te drejtën e ankimit te Drejtori i Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimit Pyjor, i cili duhet t'i përgjigjet brenda 30 ditëve nga data e depozitimit te ankimit.
3. Vendimi i Drejtorit te Përgjithshëm te Shërbimit Pyjor përben titull ekzekutiv.
Kundër vendimit te Drejtorit te Përgjithshëm ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 30-ditor, behet ankim brenda 30 ditëve ne gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës.

KREU X
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 41
Shfuqizimi i dispozitave ligjore

Ligji nr.7623, date 13.10.1992 "Për pyjet dhe Policinë Pyjore", i ndryshuar, ligji nr.8302, date 12.3.1998 "Për administrimin e te ardhurave qe krijohen ne pyje dhe kullota - pasuri shtetërore" dhe çdo dispozite tjetër, qe bie ne kundërshtim me ketë ligj, shfuqizohen.

Neni 42
Aktet nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe, ne zbatim te neneve 7 pika 4, 9 pika 3, 17 pika 2, 19 pika 2, 20 pika 9, 21 pika 8, 23 pika 7, 26 pikat 2, 8 e 10 dhe 34 pika 1, te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te këtij ligji.
2. Ngarkohet Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit qe, ne zbatim te neneve 8 pika 2, 16 pikat 5 e 8, 20 pika 12, 25 pika 2 dhe 26 pika 11, te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te këtij ligji.

Neni 43
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 4591, date 1.6.2005 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
PYJE
 4.094 505040001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan