marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për zbatimin e punimeve të ndërtimit
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 2
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 13.05.2005
Data e aprovimit te Aktit: 13.05.2005
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 35
Data e fletores zyrtare: 26.05.2005
Aktiviteti: Urbanistikë
Propozuar nga: Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
Pershkrimi i Aktit: Sipërmarrës për zbatimin e punimeve të ndërtimit është çdo subjekt juridik, vendas ose i huaj, publik ose privat, i licencuar nga komisioni i dhënies së licencave profesionale, pranë Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, për të ushtruar veprimtari në zbatimin e punimeve të ndërtimit.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:UDHËZIM
Nr .2, datë 13.5.2005

PËR ZBATIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 9, 10 e 18 të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave

UDHËZON:

KREU I
SIPËRMARRËSI I PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

1. Sipërmarrës për zbatimin e punimeve të ndërtimit është çdo subjekt juridik, vendas ose i huaj, publik ose privat, i licencuar nga komisioni i dhënies së licencave profesionale, pranë Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, për të ushtruar veprimtari në zbatimin e punimeve të ndërtimit.
Licenca i jepet subjektit zbatues në emër të drejtuesit ligjor dhe teknik të tij.
1.1 Çdo subjekt juridik i licencuar ka të drejtë të ushtrojë veprimtari zbatimi, vetëm në
klasat dhe kategoritë e punimeve, që ka përcaktuar në licencë.
Kushtet dhe kriteret, që duhet të plotësojë subjekti juridik për të fituar klasa e kategori në zbatimin e punimeve të ndërtimit, përcaktohen në rregulloren për dhënien e licencave profesionale, që miraton Ministri i Rregullimit të Territorit dhe i Turizmit.
1.2 Drejtuesit ligjorë dhe teknikë të sipërmarrësit janë përgjegjës përpara investitorit për ndërtimin e veprës, sipas projektit, për kryerjen e punimeve të ndërtimit, në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë, brenda kushteve të kontratës e dispozitave ligjore në fuqi.
1.3 Edhe në rastet kur investitori ndërton për llogari të vet, ai duhet të jetë i pajisur me licencë profesionale për zbatimin e punimeve të ndërtimit.
2. Detyra e drejtuesit teknik të sipërmarrësit është e papajtueshme me çdo punëmarrje tjetër,
publike a private, jashtë subjektit sipërmarrës.
2.1 Drejtimi teknik i punimeve në kantier sigurohet, sipas rastit, drejtpërdrejt nga drejtuesi.
teknik i sipërmarrës it ose përgjegjësi teknik i kantierit.
Për vepra me vlerë të plotë, të preventuar mbi 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, përgjegjësi teknik i kantierit është rezident, me kohë pune të plotë në objekt dhe i diplomuar në inxhinieri ndërtimi.
2.2 Ndarja e detyrave dhe e përgjegjësive të sipërmarrësit e të kantierit, marrëdhëniet me investitorin, mbikëqyrësin, administratën publike dhe rregulli në kantier përcaktohen në rregulloren e brendshme, që hartohet nga sipërmarrësi i punimeve.
3. Sipërmarrësi i punimeve të ndërtimit detyrohet të zbatojë punimet, në përputhje me kërkesat urbanistike, kushtet teknike të projektimit e të zbatimit, normat e kushtet e legjislacionit të ndërtimit e të kontraktimit. Përmbajtja e kontratës nuk është mjet për të shmangur zbatimin e standardeve dhe të rregullave teknike, në fuqi.
3.1 Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, në kushtet dhe afatet e përcaktuara, investitori i
dorëzon sipërmarrësit në origjinal:
a) dokumentacionin administrativo ligjor për truallin dhe sheshin e ndërtimit;
b) lejen e ndërtimit;
c) projektin e zbatimit për punimet e ndërtimit, të infrastrukturës, montimit, sistemimit të
territorit dhe preventivin e punimeve;
ç) planin e vendosjes (piketimit) të objektit;
d) përshkrimin teknik të punimeve dhe specifikimet teknike;
dh) lidhjen e veprës me infrastrukturën e zonës;
e) studimet inxhinierike, për ndërtimin e veprës (gjeologjik, sizmik, topografik, gjeoteknik,
hidrologjik, hidraulik, të materialeve e produkteve të ndërtimit etj .).
3.2 Sipërmarrësi ruan dhe nuk lejon përdorimin a kalimin e pronësisë së dokumenteve, që i
vë në dispozicion investitori, te personat e paautorizuar.
3.3 Sheshi i liruar për ndërtim (për objektet e reja) ose mjediset, që do të rikonstruktohen, (për objektet ekzistuese) i dorëzohen sipërmarrësit, nga investitori, me procesverbal, në tërësi ose pjesë-pjesë, sipas kushteve të kontratës apo gjendjes faktike.
3.4 Sipërmarrësi, brenda një afati të pranuar nga palët paraqet kërkesë-propozimet për korrigjime, plotësime apo përmirësime në projekt dhe për mungesat e pasaktësitë, ligjore a kontraktuale të dokumentacionit të dorëzuar.
Kërkesë-propozimet i paraqiten mbikëqyrës it nga sipërmarrësi, gjatë zhvillimit të punimeve,
-sa herë që gjykohet e arsyeshme prej tij.
4. Për zbatimin e punimeve të ndërtim-montimit, në sheshin e liruar të ndërtimit ngrihet,
përkohësisht, kantieri i punimeve, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në projektorganizim.
4.1 Drejtimi i kantierit sigurohet, sipas rastit, drejtpërdrejt nga sipërmarrësi ose nga
drejtuesit e kantierit (drejtori i punimeve/përgjegjësi teknik i kantierit), që emërohen prej tij.
Në rastet kur drejtuesi ligjor e teknik i sipërmarrësit nuk udhëheq drejtpërdrejt punimet në kantier njoftohet, zyrtarisht, investitori për drejtuesit e punimeve dhe personat e tjerë, të emëruar me detyrë në kantier.
5. Projektorganizimi i punimeve përmban planin e ngritjes dhe të organizimit të kantierit, grafikun e përgjithshëm të punimeve dhe planin e veprimit, për ndërtimin e objektit, sipas projektit, në përputhje me afatet dhe kushtet e kontratës.
5.1 Në planin e veprimit përcaktohet tërësia e burimeve njerëzore e materialo-teknike, masat organizative e teknologjike që merr sipërmarrës i në kantier për realizimin e kontratës dhe
konkretisht:
a) Burimet për realizimin e punimeve, sipas projektit dhe në afat;
b) Masat për mbrojtjen, sigurinë dhe higjienën në punime dhe në kantier;
c) Kujdesin për mbrojtjen e mjedisit të infrastrukturës ekzistuese në kantier, të strukturave ndërtimore në afërsi dhe punimeve në kushte të veçanta;
ç) Masat për të siguruar e dokumentuar respektimin e kushteve teknike dhe radhën teknologjike të punimeve të ndërtimit;
d) Procedurat e kontrollit të punimeve, që bëhen të padukshme;
dh) Punimet topografike;
e) Testimet e materialeve, të produkteve dhe provat pa ngarkesë të rrjetave të infrastrukturës
e të punimeve të montimit.
5.2 Sipërmarrësi njofton për planin e veprimit dhe realizimin e detyrave të kontratës brenda
afateve kohore të caktuara nga investitori.
5.3 Sipërmarrësi, me kërkesë të mbikëqyrësit, programon kryerjen e punimeve, për çdo muaj, dhe korrigjon e përmirëson elemente të projektorganizimit për mosrealizimin e kushteve thelbësore të kontratës.
6. Sipërmarrësi përzgjedh drejtuesit dhe punonjësit e kantierit, me përvojë pune në objekte të ngjashme, aftësi të mjaftueshme teknike, organizative e profesionale, për realizimin e punimeve të
kontraktuara, me njohuri të domosdoshme për legjislacionin e ndërtimit, administrimin, marrëdhëniet e ndërsjella të bashkëpunimit e komunikimit.
6.1 Sipërmarrësi është i detyruar të zëvendësojë, menjëherë, përfaqësuesit e vet dhe punonjësit e tjerë të kantierit, kur kjo kërkohet nga investitori ose mbikëqyrësi i punimeve.
6.2 Sipërmarrësi, prej fillimit deri në ditën e kolaudimit të punimeve, mbulon me shpenzimet e veta, korrigjon e zhdëmton çdo dëm që shkaktohet nga paaftësia, neglizhenca, të metat në zbatim, mungesa e masave mbrojtëse e sinjalizuese, e përfaqësuesve dhe punonjësve në:
a) pronën e të tretëve dhe në mjedisin në afërsi;
b) rrjetin e infrastrukturës së zonës, në kantier e në afërsi;
c) punimet e ndërtimit, administrimin dhe përdorimin e makinerive, të pajisjeve, materialeve
dhe produkteve në kantier.
7. Sipërmarrës i nuk mund të ndryshojë me nismën e vet, të subjektit projektues a
mbikëqyrës, projektin dhe përshkrimet teknike të tij.
7.1 Sipërmarrësi është i detyruar të zbatojë çdo ndryshim të urdhëruar me shkrim nga investitori ose persona të autorizuar prej tij, që nuk ndryshon, në thelb, kushtet kryesore të projektit, të kontratës dhe nuk rrit vleftën e saj.
7.2 Propozimet për rritjen e vleftës së kontratës dhe zgjatjen e afatit të punimeve i paraqiten investitorit, nëpërmjet mbikëqyrësit të punimeve, kur ato përmirësojnë tregues it e veprës, vijnë nga shkaqe pamundësisht të paparashikueshme, në kohën e duhur dhe nuk janë në kundërshtim me kushtet e kontratës.
7.3 Ndryshimet e miratuara nga investitori sipas pikave 7.1 e 7.2 të këtij kreu, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm teknik, ekonomik e administrativ, i dorëzohen zyrtarisht, sipërmarrësit.
8. Sipërmarrësi është përgjegjës për kontrollin dhe respektimin e kërkesave të kontratës për cilësinë e punimeve. Ai është i detyruar të kryejë të gjitha provat dhe inspektimet në punimet e ndryshme të ndërtimit, të detyrueshme nga kushtet teknike në fuqi.
8.1 Provat dhe inspektimet shtesë, që kërkohen nga mbikëqyrësi për të verifikuar konformitetin e punimeve me projektin e specifikimet teknike, kryhen nga sipërmarrësi, sipas kushteve të kontratës.
8.2 Me kërkesë të investitorit, përshkrimet teknike të projektit dhe specifikimet teknike mund t'u referohen standardeve, normave e rregullave teknike të vendeve të tjera, kur ato janë më të përparuara se ato në fuqi, kur nuk sjellin rritjen e vleftës së investimit apo ndryshime të kushteve thelbësore të kontratës dhe i dorëzohen sipërmarrës it para fillimit të punimeve.
8.3 Dokumentacioni fotografik apo videoregjistruesi sigurohet nga sipërmarrës i për çastet
më të rëndësishme të zbatimit të punimeve, veçanërisht për ato që bëhen të padukshme, që mund të jenë objekt diskutimi në të ardhmen dhe që pasqyrojnë masat mbrojtëse e të kontrollit të cilësisë së materialeve e të punimeve, etj. Kopje të mjaftueshme i dorëzohen mbikëqyrësit çdo javë.
9. Sipërmarrës i kryen punime të veçanta, të parashikuara në kontratë me nënsipërmarrje, vetëm me miratim paraprak të investitorit. Marrëdhëniet dhe kushtet e nënsipërmarrjes rregullohen me marrëveshje dypalëshe, e cila në asnjë rast nuk duhet të bjerë në kundërshtim me detyrimet kontraktore të sipërmarrësit. Sipërmarrësi i punimeve është, në çdo rast, përgjegjës ndaj investitorit për punimet e nënsipërmarrjes dhe dokumentacionin teknik, ekonomik e administrativ.
9.1 Nënsipërmarrësi i punimeve të veçanta të ndërtimit duhet të plotësojë kushtet e një subjekti të mirëfilltë për zbatim punimesh.
9.2 Kur investitori bindet që nënsipërmarrësi shkel kushtet e kontratës, lajmëron, me shkrim, sipërmarrës in për zgjidhjen e marrëveshjes dhe largimin nga kantieri të nënsipërmarrësit.
9.3 Sipërmarrësi i punimeve nuk mund të pretendojë për zhdëmtim a ndryshim të kushteve
të kontratës në rastet e zgjidhjes së marrëveshjes së nënsipërmarrjes.
10. Materialet që dalin nga lirimi i sheshit të ndërtimit, i takojnë investitorit në kushtet,
kufizimet a përjashtimet, që përcaktohen në kontratë.
10.1 Kur gjatë zbatimit të kontratës hasen, gjenden punime a materiale me vlerë për
trashëgiminë kulturore, punimet ndërpriten menjëherë dhe njoftohet investitori.
11. Sipërmarrësi, jo më pak se 10 ditë përpara fillimit të punimeve, njofton me shkrim seksionin e urbanistikës, që ka lëshuar lejen, dhe degën rajonale të Policisë së Ndërtimit. Në njoftim jepen të dhëna për objektin, investitorin/sipërmarrësin, subjektin projektues e mbikëqyrës, dokumentacionin administrativo-ligjor të miratuar dhe për personelin drejtues të kantierit të punimeve.
11.1 Seksioni i urbanistikës njoftohet, zyrtarisht, nga sipërmarrës i për kontrollin e punimeve menjëherë me piketimin e objektit, me përfundimin e punimeve në kuotën 0,00 dhe në përfundim të karabinasë.
Ndërmjet palëve, në çdo rast, mbahet procesverbal.
11.2 Në degën rajonale të Policisë së Ndërtimit, së bashku me njoftimin, dorëzohen në
fotokopje të noterizuara:
a) vendimet dhe aktet përkatëse, miratuese, të sheshit, të destinacionit e kushteve urbane, lejes së ndërtimit dhe projektit. Për ndërtime në zona me vlera të veçanta (muzeale, turistike, mjedisore), lejet dhe aktet miratuese nga organet e autorizuara nga ligji;
b) dokumentacioni i pronësisë mbi truallin e ndërtimit;
c) studimet inxhinierike për ndërtimin e objektit;
ç) plani i vendosjes së objektit dhe i sistemimit të territorit;
d) lidhja e objektit me infrastrukturën e zonës;
dh) plani i ngritjes dhe i organizimit të kantierit.
11.3 Dega e Policisë së Ndërtimit krijon dosjen e dokumentacionit, për çdo sipërmarrës, ku arkivohet dokumentacioni sipas pikës 10.2 të këtij kreu, kontrollet e ushtruara dhe korrespondenca përkatëse.
11.4 Seksioni a zyra e urbanistikës dhe Policia e Ndërtimit dërgojnë të dhëna në ministrinë, që mbulon veprimtarinë e ndërtimit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe propozojnë masa për shkeljet ligjore në zbatimin e punimeve nga ana e sipërmarrësit.

KREU II
ZBATIM I I PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

Drejtori i punimeve, për fillimin e punimeve në kantier, merr në dorëzim:
a) Dokumentacionin identifikues ligjor, teknik e fiskal të sipërmarrësit (vendime, licenca,
certifikata, autorizime);
b) Formularët e dhënies së lejes për shesh dhe të lejes së ndërtimit;
c) Projektin e zbatimit, të nënshkruar nga subjekti projektues, shoqëruar me përshkrimet
teknike;
ç) Vëllimet e punimeve, në lloje dhe zëra;
d) Kontratën e sipërmarrjes dhe specifikimet teknike;
dh) Projektin e përditësuar të rrjetit nëntokësor të infrastrukturës, në territorin e kantierit;
e) Pikat e autorizuara të lidhjes provizore të kantierit me infrastrukturën e zonës;
ë) Planin e vendosjes së objektit dhe të sistemimit të territorit;
f) Studimet inxhinierike, që lidhen me zbatimin e punimeve;
g) Planorganizimin e punimeve;
gj) Akte, ligjore e nënligjore, për zbatimin e punimeve të ndërtimit (udhëzime-kushte teknike-standarde-rregullore) dhe aktet e sipërmarrësit për organizimin dhe funksionimin e kantierit të punimeve.
1.1 Përgjegjësi teknik i kantierit merr në dorëzim, me procesverbal të rregullt nga subjekti projektues, hartat/relievet topografike, pikat e referimit topogjeodezik (reperët), që sigurojnë lidhjen e objektit me terrenin. Ato ruhen deri në përfundim të kolaudimit të punimeve.
1.2 Rrethimi i kantierit bëhet në përputhje me kushtet urbane, të përcaktuara nga organi i
autorizuar.
1.3 Në vende të dukshme në kantier vendoset tabela e identifikimit të punimeve me të dhënat për objektin, destinacionin, lejen e ndërtimit, investitorin, subjektin projektues e mbikëqyrës dhe afatet e ndërtimit.
2. Përgjegjësi teknik i kantierit verifikon saktësinë e lidhjes së objektit me terrenin dhe të piketimit të tij. Ai është përgjegjës për zbatimin e përpiktë të projektit, sipas vizatimeve, përshkrimeve teknike e ndryshimeve të miratuara prej tyre, në përputhje me kërkesat e kushteve teknike të zbatimit, në fuqi, me specifikimet teknike të kontratës dhe sipas radhës teknologjike të punimeve.
2.1 Drejtori i punimeve njofton menjëherë mbikëqyrësin e punimeve për pasaktësitë, mospërputhjet, mungesat e të dhënave në vizatimet, përshkrimet e specifikimet teknike, paraqet propozimet e veta dhe pret udhëzimet e tij.
Mungesat, pasaktësitë a mospërputhjet nuk përbëjnë shkak për zgjidhje arbitrare apo justifikim të defekteve në punime.
3. Materialet dhe produktet e ndërtimit me standarde të detyrueshme vendosen në vepër kur janë shoqëruar me certifikatë cilësie, me rezultatet e provave dhe të analizave, që vërtetojnë ose vlerësojnë përputhshmërinë e tyre me standardet, që referohen në përshkrimet dhe specifikimet teknike.
3.1 Materialet dhe produktet e ndërtimit, që përdoren në punimet e ndërtimit, duhet të jenë të reja, të papërdorura dhe pa defekte nga veprimet ose mosveprimet e sipërmarrës it.
3.2 Përgjegjësi teknik i kantierit, për materialet me standarde të detyrueshme, merr kampione dhe njihet me rezultatet e testimit të tyre. Kur rezultatet janë më të ulëta se kërkesat e projektit dhe se standardet, projektuesi dhe investitor i njofton menjëherë për vlerësimin e pasojave dhe korrigjimin e defekteve.
3.3 Kur kantieri prodhon vetë materiale e produkte ndërtimi, me standarde të detyrueshme, duhet të jetë i pajisur me leje nga organi i autorizuar. Edhe për këto materiale veprohet njëlloj sipas përcaktimit të bërë në pikën 3.2 të këtij kreu.
3.4 Materialet dhe produktet e ndërtimit, që nuk pranohen nga mbikëqyrësi i punimeve,
sepse nuk plotësojnë kërkesat e projektit dhe të kontratës, nuk vendosen në objekt.
4. Punimet e ndërtimit, që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës e të shëndetit të njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit, merren në dorëzim me kontroll të dokumentuar në faza të ndërmjetme, sipas rregullave që përcaktohen në kushtet teknike të zbatimit.
Në planin e veprimit përcaktohen punimet, kontrolli i të cilave bëhet në prani të
përfaqësuesve të investitorit dhe të subjektit projektues.
4.1 Mbikëqyrësi i punimeve njofton sipërmarrësin për defektet e vëna re dhe kohën e
korrigjimit të tyre. Punimet me defekte nuk pranohen dhe nuk financohen deri në korrigjimin e tyre.
4.2 Punimet me defekte të pakorrigjuara, që nuk cenojnë sigurinë e veprës dhe pranohen nga
investitori, financohen me çmime të reduktuara. Masa e reduktimit parashikohet në kontratë.
5. Sistemet e infrastrukturës (elektrike, ujë-gaz-ajërsjellës, kanalizim, sinjalizim, ngrohjeventilim etj), të izolimit (nga uji-nxehtësia-zëri), të transportit (ashensorë, transportatorë etj.), të mbrojtjes nga zjarri a çdo sistem tjetër i lidhur në mënyrë të qëndrueshme me punimet e ndërtimit, merren në dorëzim pasi provohen pa ngarkesë, në përputhje me kushtet teknike në fuqi.
5.1 Provat pa ngarkesë kryhen nga sipërmarrës i në prani të përfaqësuesve të investitorit dhe të subjektit projektues. Ato dokumentohen në procesverbal, ku evidentohen metoda dhe ecuria e provës, të metat e vëna re e korrigjimet e tyre, si dhe parametrat e arritura.
6. Sipërmarrës i dhe drejtuesit e kantierit janë përgjegjës, sipas përkatësisë, për tërësinë e masave organizative, teknike e teknologjike, ekonomike e financiare, higjienike e mjedisore për zbatimin e legjislacionit të punës e atë teknik, që garantojnë kryerjen e punimeve të ndërtimit në objekt dhe atyre ndihmëse në kantier, në kushte të sigurta për jetën e shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit.
6.1 Sipërmarrësi detyrohet të sigurojë në kantier:
a) punëmarrës të aftë, të kontrolluar për shëndetin, me leje për ushtrim profesionesh të
veçanta (dëshmi, leje, autorizime), nga organet e autorizuara me ligj;
b) materiale, pajisje, mjete mbrojtëse, kolektive e individuale, dhe tabela paralajmëruese;
c) mbrojtjen e detyrueshme të skelave, të daljeve të jashtme të objektit, si dhe mbrojtjen e
mekanizmave e të pajisjeve nga goditjet e rrymave elektrike;
ç) mirëmbajtjen dhe kontrollin periodik të makinerive e të mekanizmave të instaluara në
objekt, për punë pa rrezik;
d) punonjës të kualifikuar dhe të autorizuar prej tij për instruktimin teknik dhe mbrojtjen në
punë;
dh) rregullore, urdhra e udhëzime në fuqi, për sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë;
e) librin e instruktimit për sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë të punëmarrësve.
6.2 Përgjegjësi teknik i kantierit ka këto të drejta dhe detyra:
a) Të instruktojë dhe riinstruktojë të gjithë punonjësit, çdo fillim muaji, në përputhje me programin mujor të punës;
b) Të instruktojë, veçanërisht, punonjësit e rinj, që fillojnë punë për herë të parë, skuadrat e individëve, që vijnë rishtaz në kantier, që fillojnë një proces të ri pune apo që vendosen në punime të veçanta me shkallë vështirësie;
c) Të largojë menjëherë nga puna çdo punëmarrës, që nuk zbaton masat e sigurimit teknik e
të mbrojtjes në punë, si dhe të pezullojë punën kur nuk garantohen masat mbrojtëse;
ç) Të mos lejojë përdorimin e makinerive dhe të mekanizmave nga manovratorë të paaftë;
d) Të hartojë aktin e marrjes në dorëzim të skelave të jashtme.
7. Drejtori i punimeve, sa herë që kërkohet, vë në dispozicion të mbikëqyrësit librin e kantierit, dokumentacionin e kontabilitetit teknik e të furnizimit të objektit me materiale e produkte ndërtimi, bën njoftime brenda kohës së duhur për inspektimin e punimeve të maskuara, për marrjen e kampioneve, kryerjen e provave, të analizave që parashikohen në rregullat teknike ose kërkohen shtesë nga mbikëqyrësi, paraqet fotografitë, kasetat filmike dhe çdo dokument tjetër, që provon saktësinë dhe cilësinë e produkteve e të punimeve.
7.1 Drejtori i punimeve, me urdhër të mbikëqyrësit, prish dhe ribën me' shpenzimet e sipërmarrësit, brenda periudhës së korrigjimit të defekteve, punimet që rezultojnë me shkelje të kushteve teknike të zbatimit, standardeve e specifikimeve teknike, përshpejton kryerjen e punimeve tej grafikut dhe kohës normale të punës, pa asnjë kompensim, në raste të veçanta.
7.2 Mbikëqyrësi njofton vazhdimisht sipërmarrësin për porositë, urdhrat dhe udhëzimet e dhëna në ditarin e objektit, në zbatim të kontratës së punimeve dhe gjatë kolaudimit.
7.3 Sipërmarrësi siguron mjediset e përshtatshme dhe pajisjet e nevojshme për mbikëqyrësin, bashkëpunon për çmimet e reja të punimeve, që nuk përfshihen në kontratë e kërkesë propozimet për ndryshimet e saj, si dhe merr prej tij aktin e përfundimit të punimeve e rezervat që do të parashtrohen për punimet gjatë kolaudimit.
8. Punimet e përfunduara dhe të marra në dorëzim në kantier paraqiten nga sipërmarrës i në
situacione pjesore, sipas periudhave progresive të zhvillimit të punimeve, dhe në atë përfundimtar.
8.1 Situacionet pjesore hartohen në lloje, zëra, sasi, çmim e vlerë, sipas kontratës dhe ndryshimeve të urdhëruara nga investitori. Zërat, sasitë, çmimet jashtë kontratës dhe përdorimi i fondit rezervë në situacionin përfundimtar justifikohen me dokumentacionin përkatës.
8.2 Situacionet financohen nga investitori sipas kushteve që parashikohen në kontratë (sigurimi i kantierit, garancia e kontratës dhe e punimeve, paradhënia, periodiciteti, afatet e pagesës, ndalesat për vonesat, defektet e pakorrigjuara, gjobat), pasi kontrollohen e pranohen paraprakisht nga mbikëqyrësi i punimeve.
8.3 Çmimet jashtë kontratës caktohen sipas analizave teknike në fuqi, me vlerën ekonomike
më të mirë.
8.4 Një pjesë e vlerës së përgjithshme të situacionit përfundimtar financohet, sipas kushteve
të përcaktuara në kontratë, pas periudhës së garancisë së punimeve.
9. Në rastet kur sipërmarrësi nuk është në gjendje të respektojë afatin e kryerjes së punimeve për shkaqe që nuk varen prej tij, ai i paraqet mbikëqyrësit, të paktën dy muaj para përfundimit të afatit, një kërkesë propozim për shtyrje afati dhe seksionit përkatës të urbanistikës një kërkesë për zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit.
9.1 Kushtet dhe detyrimet e palëve për ndërprerjen e punimeve përcaktohen në kontratë. Mbikëqyrësi i punimeve ka të drejtë të ndërpresë punimet për arsye të ndikimit të kushteve
klimatike në to, kundrejt një zgjatjeje korresponduese të afatit.
Ndërprerja ose zgjatja e punimeve, si pasojë e rezultatit të provave, nuk përbën shkak për
zgjatjen e afatit të ndërtimit.
10. Mbikëqyrësi, me kërkesë të sipërmarrësit, vërteton në procesverbal datën e përfundimit
të punimeve, sipas projektit, të ndryshimeve të urdhëruara e kushteve të kontratës.
10.1 Investitori ka të drejtë të organizojë kolaudimin paraprak të punimeve me ekspertë, përfitues e persona të tjerë të interesuar, që, së bashku me kolaudatorin, përcaktojnë detyra për riparimin e të metave dhe mënjanimin e mangësive në zbatim, si dhe propozojnë periudhat e garancisë së punimeve e të kolaudimit të riparimeve, financimin përfundimtar e garancinë për punimet.
Kolaudimi i objektit fillon jo më vonë se një muaj nga data e përfundimit të punimeve.
10.2 Sipërmarrës i është përgjegjës për drejtimin, mbajtjen në gatishmëri, riparimin,
mirëmbajtjen, ruajtjen e punimeve të ndërtim-montimit të objektit e të kantierit, deri në nënshkrimin e procesverbalit të kolaudimit. Objekti merret në dorëzim në datën e nënshkrimit të procesverbalit të kolaudimit.
10.3 Sipërmarrësi, jo më vonë se 30 ditë pas nënshkrimit të procesverbalit të kolaudimit, heq ndërtimet e përkohshme dhe realizon punimet përfundimtare të sistemimit.

KREU III
DOKUMENTACIONI TEKNIK I PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

1. Gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit, në kantier hartohet e grumbullohet dokumentacioni teknik, që vërteton kontrollin e vazhduar, saktësinë dhe cilësinë e punimeve, i cili përmban:
a) Dokumentacionin topografik të faktit për vendosjen e objektit e të rrjeteve të infrastrukturës, për lidhjen e themeleve e të bazamenteve me tabanin, për kontrollin në plan e lartësi të objektit, të strukturave mbajtëse etj.
b) Dokumentacionin teknik për kontrollin dhe marrjen në dorëzim të strukturave, proceseve të ndërmjetme e rrjeteve, përpara se ato të bëhen të fshehta, të punimeve të montimit të strukturave, makinerive e pajisjeve teknologjike, provave pa ngarkesë, rezultateve dhe ndreqjes së të metave.
c) Dokumentacionin e vlerësimit dhe të vërtetimit të konformitetit të materialeve dhe produkteve, që hyjnë në procesin e ndërtimit.
2. Puna e kryer dhe çastet më të rëndësishme gjatë ndërtimit të objektit pasqyrohen në librin
e kantierit, që mbahet në formën e ditarit të objektit e të raportit të punimeve.
2.1 Ditari i objektit pasqyron ngjarjet më të rëndësishme gjatë ecurisë së punimeve, deri në fund të periudhës së garancisë së tyre. Në të pasqyrohen ndryshimet e urdhëruara të projektit, testimet dhe rezultatet, masat suplementare për ndreqjen e defekteve dhe rastet kur punimet kryhen në kushte të veçanta.
2.2 Raporti ditor i punimeve jep të dhëna për motin, temperaturat, punimet e kryera, burimet njerëzore e teknike të përdorura, kontrollet për sasinë dhe cilësinë e punës së kryer, defektet e korrigjimet e tyre, punimet dhe proceset e ndërmjetme, marrë në dorëzim nga zbatuesi.
2.3 Ditari mbahet një i vetëm për objektin, ndërsa raporti ditor mbahet i veçantë për çdo nënobjekt, nënsipërmarrës e zbatues.
3. Libri i instruktimit për sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë hapet menjëherë me fillimin e punimeve dhe mbahet në çdo kantier ose objekt, sipas përcaktimit që bën sipërmarrësi. Në libër pasqyrohen procesverbalet e instruktimit, emrat e punonjësve të instruktuar, atyre të aksidentuar, mbledhjet për sigurimin dhe mbrojtjen në punë, kontrollet, detyrat dhe masat e marra për zbatimin e tyre.
Udhëzimet për sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë mbështeten në legjislacionin e punës
dhe rregullat në fuqi.
4. Libri i masave mbahet për çdo objekt e nënobjekt, që ka preventiv dhe është dokument bazë për verifikimin e saktësisë së vëllimeve të punimeve, të kontratës dhe situacioneve. Në të pasqyrohen vëllimet metrike të punimeve, gradualisht me zhvillimin e tyre.
5. Në regjistrin e kontabilitetit teknik në kantier pasqyrohen puna dhe materialet e përdorura
në vepër, në përputhje me kërkesat e akteve, ligjore e nënligjore në fuqi.
6. Dokumentacioni teknik i kantierit vihet në dispozicion të personave që janë të autorizuar
të kontrollojnë zbatimin e punimeve në objekt.
6.1 Libri i kantierit dhe i instruktimit për sigurimin teknik përbëhet nga fletë të numëruara e
të vulosura nga sipërmarrësi.
6.2 Personat e autorizuar të investitorit, sipërmarrësit, administratës publike, që kane të drejtë kontrolli, shënojnë në librin e kantierit dhe në atë të instruktimit vërejtje për zbatimin e punimeve, akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe lënë detyra e kontrollojnë zbatimin e tyre.
Drejtuesit e kantierit marrin masa për ndreqjen e të metave dhe bëjnë shënimet përkatëse në libër.
7. Në rastet kur ndryshohet përgjegjësi teknik i punimeve në kantier, dokumentacioni teknik i hartuar dhe i grumbulluar si më lart i dorëzohet përgjegjësit pasardhës, në prani të sipërmarrësit dhe kjo pasqyrohet në ditarin e objektit.
8. Zbatues i i punimeve, bazuar në dokumentacionin teknik të grumbulluar e përpunuar, në ndjekjen dhe kontrollin e punimeve harton deklaratën teknike për punimet e sipërmarrjes, e cila nënshkruhet nga drejtuesit teknikë e ligjorë të sipërmarrësit, përgjegjësi teknik i punimeve në kantier dhe i dorëzohet mbikëqyrësit, jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i punimeve.
8.1 Në deklaratën teknike përcaktohet se objekti është ndërtuar në përputhje me projektin e zbatimit, ndryshimet e miratuara dhe kushtet teknike të detyrueshme për zbatim, dhe se është ndërtuar tërësisht dhe nuk ka shmangie në drejtim të qëndrueshmërisë statike, funksionit e kushteve urbane, strukturat mbajtëse janë ndërtuar ose montuar me materiale e produkte ndërtimi të parashikuara në projekt, brenda standardeve e kushteve në fuqi, rrjeti i infrastrukturës, makineritë e pajisjet janë provuar dhe plotësojnë parametrat e parashikuara etj.
9. Në kantierin e punimeve krijohet e plotësohet gradualisht dosja teknike e objektit, ku
sipas problematikës, mbahen:
a) Dokumentacioni administrativo-ligjor për sipërmarrësin, si person juridik, dhe sheshin e
ndërtimit;
b) Projekti i zbatimit, përditësimet e ndryshimet, të miratuara gjatë zbatimit të punimeve,
përshkrimet dhe specifikimet teknike;
c) Preventivi i punimeve, sipas llojeve e zërave në sasitë e çmimet përkatëse dhe ndryshimet e tij;
ç) Studimet inxhinierike për ndërtimin e objektit dhe përditësimet gjatë zbatimit të punimeve;
d) Dokumentacioni teknik për punimet topografike, për punimet që bëhen të maskuara, për punimet e proceset e ndërmjetme, që merren në dorëzim, për provat pa ngarkesë të sistemeve, për ndreqjet e të metave gjatë periudhës së garancisë së punimeve;
dh) Certifikatat e cilësisë të materialeve e të produkteve, testimet dhe rezultatet e tyre;
e) Projektorganizimi i punimeve;
ë) Kushtet e përgjithshme e të veçanta të kontratës së sipërmarrjes;
f) Libri i kantierit, i sigurimit teknik e mbrojtjes në punë dhe libri i masave;
g) Regjistri i kontabilitetit;
gj) Deklarata teknike e punimeve.
9.1 Dosja teknike e objektit, pas kolaudimit të punimeve, i dorëzohet sipërmarrësit dhe ruhet
në arkivin teknik të tij.
9.2 Investitori dhe mbikëqyrësi i punimeve krijojnë dosjen teknike të përbashkët, e cila
arkivohet pranë investitorit.
9.3 Dosja teknike e objektit është dokument i rëndësisë së veçnatë dhe ruhet sipas afateve të
caktuara me ligj.

KREU IV
TË TJERA

1. Ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimit, kur është e nevojshme, nxjerr norma e
rregulla për mbajtjen e dokumentacionit teknik dhe organizimin e kantierit.
2. Ky udhëzim zbatohet edhe për punimet e ndërtimit me financime të huaja, për aq sa nuk
bie në kundërshtim me kushtet e marrëveshjeve në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 505130001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as