marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për miratimin e rregullores së teknikës së sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 533
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 08.07.2005
Data e aprovimit te Aktit: 08.07.2005
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 58
Data e fletores zyrtare: 19.07.2005
Aktiviteti: Rregullorja,Substanca kimike,Armet Kimike
Propozuar nga: Ministri i Industrisë dhe Energjitikës
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e rregullores së teknikës së sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 533, datë 8.7.2005

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË TEKNIKËS SË SIGURIMIT PËR PËRDORIMIN CIVIL TË LËNDËVE PLASËSE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5 të ligjit nr.9126, datë 29.7.2003 "Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Industrisë dhe të Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores së teknikës së sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në
Republikën e Shqipërisë.
2. Ngarkohet Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

RREGULLORE
E TEKNIKËS SË SIGURIMIT PËR PËRDORIMIN CIVIL TË LËNDËVE PLASËSE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KJO RREGULLORE ËSHTË E DETYRUESHME:

" Për të gjithë subjektet publike dhe private vendas ose të huaj, që organizojnë dhe kryejnë punë me lëndë plasëse në sipërfaqe dhe nëntokë;

" Për të gjithë subjektet publike dhe private, që kryejnë studime dhe hartojnë projekte, ku përdoren lëndët plasëse;

" Për të gjithë organizmat, që kontrollojnë zbatimin e kësaj Rregulloreje nga subjektet e mësipërme.

Kjo Rregullore nuk është e detyrueshme për lëndët plasëse që përdoren nga Forcat e Armatosura dhe Rendi Publik.

MIRATUAR NGA
KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE



HYRJE

Kjo rregullore hartohet në bazë të kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe ITNP Mineraleve me 15/01/2000. Kjo Rregullore u rishikua dhe u përshtat me kërkesat e ligjit Nr. 9126, datë 29.07.2003, neni 5, pika 2.

Në këtë rregullore pasqyrohen ndryshimet ekonomiko-politiko-shoqërore, që kanë ndodhur vitet e fundit në vendin tonë, si dhe përvoja e grumbulluar në miniera.

Për të kryer këtë punë voluminoze u aktivizuan shumë kuadro të institutit dhe të institucioneve të tjera.

Para fillimit të punës u grumbulluan shumë materiale në shqip dhe në gjuhë të huaja si ligje, rregullore, instruksione, etj.

Për përpilimin e rregullores, u morën për bazë:

1. Rregullore e teknikës së sigurimit për punët me eksploziv. Tiranë, 1960

(në shqip)

2. Rregullore e teknikës së sigurimit për punët me lëndë plasëse. Tiranë, 1987

(në shqip)

3. Rregullore e teknikës së sigurimit për punët me eksploziv. Moskë, 1964

(në rusish)

4. Rregullore e teknikës së sigurimit për punët me eksploziv. Moske, 1993

(në rusish)

5. Rregullore kanadeze e teknikës së sigurimit për punët me lëndë plasëse. Toronto, 1991

(në anglisht)

6. Rregullore polake e teknikës së sigurimit për punët me lëndë plasëse

(në polonisht)

7. Rregullore e punëve në miniera dhe karriera. Athinë 1985

(në greqisht)

Në pjesë dhe paragrafë të veçantë është pasqyruar përvoja e punës së personelit inxhiniero-teknik në miniera, naftë dhe institucionet e tjera të vendit tonë.


KREU I
RREGULLA KRYESORE PËR RUAJTJEN DHE PËRDORIMIN E LËNDËVE PLASËSE

1. Rregulla të përgjithshme

§ 1. Lëndë plasëse janë të gjitha ato bashkime ose përzierje të ndryshme kimike, të cilat, pa praninë e oksigjenit, nën ndikimin e ngacmimeve të jashtme, pësojnë ndryshime shumë të shpejta fiziko-kimike, të shoqëruara me temperaturë të lartë dhe çlirim gazrash në sasi e presion të lartë, të afta për të kryer, punë, të cilat plotësojnë standardet e përdorimit në veprimtari civile. Lëndët plasëse për përdorim civil janë dinamitet, amonitet dhe çdo lloj tjetër, që kanë të njëjtën rrezikshmëri.

§ 2. Materiale plasëse janë të gjitha llojet e kapsollave, të fitilave plasës, ndezës e zjarrpërcjellës, si dhe shpërthyesit në ngarkesat e perforimit.

§ 3. Sipas shkallës së rrezikshmërisë, lëndët plasëse ndahen në këto grupe:

a) Dinamitet me përmbajtje nitroglicerinë mbi 15 %

b) Amonitet dhe përzierjet me bazë nitrati, trotili si dhe lëndët plasëse me përmbajtje
nitroglicerinë jo më shumë se 15 %, fitili detonant, fitili i zakonshëm.

c) Barutet

d) Kapsollat

e) Ngarkesat e perforimit dhe shpërthyesit

§ 4. Prodhimi, shitblerja, ruajtja, transporti dhe përdorimi i lëndëve plasëse në ekonomi për kryerjen e punimeve të ndryshme, u lejohet vetëm atyre njësive ekonomike shtetërore, njësive ekonomike private, dhe institucioneve që e kanë të nevojshme vazhdimisht ose përkohësisht përdorimin e këtyre lëndëve. Gjithashtu, këto njësi ekonomike publike, private dhe institucione, duhet të kenë kushtet e duhura për këtë qëllim si dhe të kenë punonjës të përgatitur dhe të pajisur me dokumentacion përkatës për përdorimin e lëndëve plasëse. Ndalohet rreptësisht përdorimi i lëndëve plasëse për nevoja personale.

§ 5. Leja për të drejtën e kryerjes së punimeve me lëndë plasëse i jepet njësive ekonomike publike, private dhe institucioneve, në emër të titullarit.

§ 6. Lëndët plasëse për përdorim civil prodhohen, importohen dhe eksportohen në Republikën e Shqipërisë vetëm me leje nga Ministria e Mbrojtjes.

§ 7. Lëndët plasëse për përdorim civil transferohen, magazinohen dhe asgjësohen vetëm me leje nga Ministria e Rendit Publik.

§ 8. Punët me lëndë plasëse kryhen në bazë të projekteve teknike e teknologjike të hartuara nga institucionet projektuese. Ndalohet kryerja e këtyre punëve pa projekte të miratuara.

§ 9. Lëndët plasëse ruhen në depo të posaçme, të ndërtuara sipas projekteve që u përgjigjen të gjitha kërkesave të kësaj rregulloreje.

2. Punonjësit që kanë të drejtë të punojnë me lëndë plasëse
a. Personeli për drejtimin e punimeve me lëndë plasëse

§ 10. Për drejtimin e punimeve me lëndë plasëse, me urdhër të drejtorit të njësisë ekonomike publike, private, ose të institucionit që përdor në veprimtarin e tij lëndë plasëse, ngarkohet përgjegjësi teknik.

§ 11. Në drejtimin e punimeve me lëndë plasëse lejohen ata persona që kanë arsim të lartë: minierë, gjeologji, gjeofizikë, ndërtim, oficerë në specialitetin xhenio dhe teknikë miniere.

b. punonjësit që kanë të drejtë të punojnë me lëndë plasëse

§ 12. Me transportin, ruajtjen dhe përdorimin e lëndëve plasëse, ngarkohen ata persona, që janë pajisur me librezën e zjarrmëtarit, ndërsa përgjegjës i depove qendrore të lëndëve plasëse, caktohet një punonjës që ka arsimin e mesëm profesional (minierë) dhe është i pajisur me librezë zjarrmëtari. Nuk lejohet që punonjësi i depos së lëndëve plasëse krahas kësaj detyre, të kryejë edhe punë të tjera.

§ 13. Leja dhe dëshmia për ushtrimin e detyrës së zjarrmëtarit jepet nga komisioni i ngritur nga R.I.SH. Minierave Tiranë.

§ 14. Kanë të drejtë të japin provimin dhe të marrin librezën përkatëse për të punuar si zjarrmëtar punonjësit mbi 25 vjeç dhe që kanë stazh pune:

" ata që kanë mbaruar shkollën e lartë ose të mesme profesionale 6 muaj;
" ata që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme ose tetëvjeçare, në minierat e
qymyrgurit jo më pak se dy vjet dhe në ato metalorë jo më pak së një vit.

§ 15. Administrata e njësisë publike, private ose e institucionit që përdor lëndë plasëse është e detyruar, për rritjen e aftësimit të zjarrmëtareve, në drejtim të njohjes dhe respektimit të të gjitha kërkesave të kësaj rregulloreje, të bëje, çdo vit, instruktimin periodik.

§ 16. Në rastet kur minierat vënë në përdorim lëndë plasëse të llojeve të reja, apo mënyra të reja shpërthimi, zjarrmëtarët instruktohen për një muaj rresht, në mënyrë të detajuar, për këto probleme.

Punonjësit që marrin për herë të parë "dëshminë e zjarrmëtarit" dhe ata që kanë ndërprerë punën për një periudhë mbi një vit, duhet të punojnë për një muaj nën mbikëqyrjen e zjarrmëtarëve me përvojë.
Zjarrmëtarët, që janë instruktuar për përdorimin e lëndëve plasëse të reja, duhet të punojnë një muaj nën mbikëqyrjen e personelit inxhinjero-teknik.
Sistemi i klasifikimit te lëndëve plasëse për përdorim civil, sipas standardeve të OKB, jepet në shtojcën 4 të kësaj rregulloreje.

3. Përgjegjësia për shkeljen e dispozitave të kësaj rregulloreje

§ 17. Të gjithë personat që ngarkohen për ruajtjen, transportin, përdorimin dhe dokumentimin e lëndëve plasëse, në rast se shkelin dispozitat e kësaj rregulloreje, mbajnë përgjegjësi disiplinore, administrative dhe penale sipas legjislacionit në fuqi.

§ 18. Drejtuesi i njësisë ekonomike publike, private, ose institucionit që përdor lëndë plasëse dhe zëvendësi i tij mbajnë përgjegjësi:
a) Për organizimin e punës dhe vendosjen e disiplinës lidhur me zbatimin e rregullores së teknikës së sigurimit për transportin, ruajtjen dhe përdorimin e lëndëve plasëse.
b) Për emërimin e njerëzve të përshtatshëm, sipas kërkesave që parashikon kjo rregullore, në transportin, ruajtjen dhe përdorimin e lëndëve plasëse.
c) Për ushtrimin e kontrolleve lidhur me zbatimin e kësaj rregulloreje dhe organizimin e punës për kualifikimin e punonjësve që punojnë me lëndë plasëse.

§ 19. Drejtuesi teknik ose zëvendësi i tij mbajnë përgjegjësi:

a) Për organizimin e punës dhe vendosjen e disiplinës teknike në zbatimin e rregullave të teknikës së sigurimit për transportin, ruajtjen dhe përdorimin e lëndëve plasëse.
b) Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në bazë të projekteve e pasaportave të shpimit dhe të plasjes.
c) Për dhënien e Urdhrave lidhur me organizimin dhe instruktimin e punëtorëve me rregullat e teknikës së sigurimit në punët me lëndë plasëse.
d) Për zbatimin e të gjitha kërkesave të kësaj rregulloreje në depot që ndërtohen nga njësite ekonomike (depo shpërndarëse ditore, ndërresë, etj.).
e) Për miratimin dhe zbatimin me disiplinë të rrepte të plan-organizimit të plasjeve masive.
f) Për organizimin periodikisht me personelin vartës, të kontrolleve mbi ruajtjen, përdorimin dhe evidentimin e lëndëve plasëse.

§ 20. Shefi i zonës dhe inxhinieri ose tekniku i zonës ku përdorën lëndët plasëse mbajnë përgjegjësi:

a) Për respektimin e plotë nga ana e personelit që ata drejtojnë të rregullave mbi ruajtjen,
tërheqjen, konsumin, transportin dhe evidentimin e lëndëve plasëse.
b) Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse nga persona që nuk janë pajisur me leje dhe librezë.
c) Për zbatimin e plotë të projektit ose pasaportave për punët me lëndë plasëse.
d) Për instruktimin e punëtorëve e të specialistëve mbi përdorimin e lëndëve plasëse dhe
mënyrën e kryerjes së shpërthimeve.
e) Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse pa pasaportën përkatëse.

§ 21. Përgjegjësi i ndërresës (brigadieri) ku përdorën lëndët plasëse mban përgjegjësi:

a) Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në përputhje me rregullat e teknikës së sigurimit
dhe me pasaportën teknike të punimeve.
b) Në rast se lejon të punojnë me lëndë plasëse punëtorë që nuk kanë librezë dhe leje
përkatëse.
c) Për zbatimin e rregullave të teknikës së sigurimit me lëndë plasëse nga zjarrmëtarët.
d) Për evidentimin në rregull të lëndëve plasëse që kanë konsumuar zjarrmëtarët.
e) Për transportin, ruajtjen dhe përdorimin e lëndëve plasëse në përputhje me rregullat e
teknikës së sigurimit, dhe përdorimin e lëndëve plasëse në ndërresën që drejton ai.

§ 22. Përgjegjësi i frontit ose i brigadës ku përdoren lëndët plasëse, mban përgjegjësi:

a) Për përgatitjen e rregullt të frontit të punës sipas pasaportës së punimit.
b) Për zbatimin e pasaportës së shpimit dhe të plasjes.
c) Për largimin e punëtorëve dhe vendosjen e rojeve në kohën e mbushjes dhe plasjes së
minave.
d) Për kontrollin e frontit të punës pas plasjes së minave, të evidentohen minat e paplasura si dhe likuidimi i tyre.

§ 23. Zjarrmëtari mban përgjegjësi:

a) Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në përputhje me projektin, pasaportën e punimeve të shpim-plasjes dhe përgatitjen e mbushjen e minave sipas rregullave në fuqi.
b) Për kryerjen e shpërthimit të birave pasi të jetë siguruar më parë mbi vendosjen e rojeve në vendet e caktuara dhe për respektimin e të gjitha kërkesave e rregullave të teknikës së sigurimit.
c) Për dorëzimin në depo në kohën e duhur të tepricave të lëndëve plasëse dhe të urdhrit të punës mbi konsumimin e tyre.
d) Për mbajtjen në rregull të evidencës mbi birat e paplasura në librin e caktuar për këtë punë, për lajmërimin në kohën e duhur të drejtuesve për këto mina dhe marrjen e masave urgjente
për likuidimin e tyre. Kur nuk ka mundësi ta kryejë këtë duhet të lajmëroje menjëherë brigadën dhe zjarrmëtarin e frontit në ndërresën pasardhëse mbi numrin e birave të paplasura dhe vendin ku ndodhen.
e) Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në minierat me regjim gazi vetëm mbasi të jenë bërë matjet e gazit metan drejtpërdrejtë parashpërthimit të minave.
f) Zjarrmëtari, kur punon si zjarrmëtar i ndalohet të merret me punë të tjera që nuk kanë të bëjnë me lëndët plasëse.
g) Zjarrmëtarit, në çdo rast shkelje të kërkesave të kësaj rregulloreje mbi transportin, ruajtjen, përdorimin dhe evidentimin e veprimtari se me lëndë plasëse, i bëhen vërejtje sipas radhës nga inspektori i teknikës së sigurimit. Për shkelje të rënda i hiqet menjëherë libreza dhe në rast se shkalla e fajit të tij përbën bazë për ndjekje penale, u dorëzohet organeve kompetente.

§ 24. Përgjegjësi i depos së lëndëve plasëse mban përgjegjësi:

a) Për zbatimin e kërkesave të kësaj rregulloreje mbi mbajtjen e lëndëve plasëse brenda në depo, në kushte normale për të mos u dëmtuar nga uji, të ketë ndriçim të mjaftueshëm, të ketë ajrim të rregullt, të bëjë largimin e ambalazheve dhe pastrimin për rreth.
b) Për mbajtjen e rregullt të dokumenteve të hyrje-daljeve të lëndëve plasëse në depo.
c) Për mbajtjen në gatishmëri të inventarit të mjeteve kundër zjarrit.
d) Për nxjerrjen pa urdhër pune të lëndëve plasëse nga depot dhe dhënien e tyre personave që
nuk kanë dokumentin përkatës (librezën e zjarrmëtarit).
e) Për shpërndarjen e lëndëve plasëse sipas radhës së hyrjes së saj në depo dhe për largimin sipas rregullave të lëndëve plasëse të skaduara.


KREU II
TRANSPORTI I LËNDËVE PLASËSE

1. Rregulla të përgjithshme
§ 25. Për transportin e lëndëve plasëse me mjetet e njësisë, duhet të respektohen urdhëresat e
Këshillit të Ministrave si dhe të Ministrisë së Rendit Publik që janë në fuqi.
§ 26. Mënyra e transportit, tërheqjes dhe pranimit të lëndëve plasëse në stacionet hekurudhorë dhe në pikat e tjera të transportit bëhet sipas dispozitave në fuqi dhe instruksionit përkatës.
§ 27. Ngarkimi dhe shkarkimi i lëndëve plasëse duhet të bëhet nën kontrollin e një personi të caktuar posaçërisht për këto punë, i cili duhet të ketë të drejtë dhe ka leje të kryejë punime me këto lëndë. Në vendet ku bëhet ngarkimi ose shkarkimi i lëndëve plasëse duhet të ketë shenja të dukshme, të veçanta (flamuj të kuq, fenerë, etj.) si dhe të vendosen roje. Në vendin e ngarkim-shkarkimit të lëndëve plasëse ndalohet kalimi dhe qëndrimi i personave të tjerë që nuk kanë të bëjnë me këtë proces punë.
§ 28. Në ato raste kur ngarkimi dhe shkarkimi i lëndëve plasëse bëhet natën, vendi ku punohet duhet të jetë i ndriçuar mirë nga një burim dritë i mjaftueshëm (ndriçim elektrik stacionar, llamba minierë me akumulator, ndriçues të tjerë me akumulatorë). Çelësat elektrikë duhet të ndodhen 50 m larg vendit ku ndodhen lëndët plasëse.
§ 29. Transporti i lëndëve plasëse nga depua qendrore në depon ditore bëhet me ambalazhin e rregullt të fabrikës. Arkat ose thasët, të cilave u janë hequr kampionët e këtyre lëndëve për të bërë analiza ose prova, duhet të transportohen duke qenë të mbyllura dhe të dyllosura me vulën e depos qendrore. Sipër ambalazhit duhet të tregohet pesha (sasia) e lëndës plasëse që ka mbetur. Përgjegjësi për cilësinë e ambalazhit si dhe për peshën e rregullt të ngarkesës për transportin, bie plotësisht mbi personin që e nis. Në rast se gjatë rrugës ose gjatë shkarkimit prishet ambalazhi, lënda plasëse duhet të hiqet nga ambalazhi i shkatërruar dhe të vihet në arka ose thasë të rregullt. Ndalohet që të ruhen lëndë plasëse të paambalazhuara ose në ambalazhe të prishura.
§ 30. Ndalohet të transportohen së bashku me lëndët plasëse udhëtarë ose mallra të tjera. Shoqëruesve të transportit të ngarkesave me lëndë plasëse, u ndalohet të mbajnë mjete ndezëse, çakmakë, shkrepse, pirja e duhanit, si dhe kryerja e punëve me mjete, të cilat prodhojnë flakë në gjendje të lirë.
§ 31. Ndalohet të transportohen, së bashku me lëndët plasës, sende të tjera si lëndë që ndizen shpejt, etj. në hambarët e vaporit, në kabinë të aeroplanit, në automjete, me përjashtim të rasteve që parashikohen në kreun e dytë të kësaj rregulloreje.
§ 32. Në rast se gjatë transportit prishet automjeti dhe del e nevojshme ringarkimi i lëndëve plasëse në një mjet tjetër, është e domosdoshme të respektohen kërkesat e neneve 27 dhe 28 të kësaj rregulloreje.
§ 33. Lëndët plasëse sipas rrezikshmërisë që kanë gjatë ruajtjes dhe transportit, ndahen në këto grupe.

a) Dinamite me përmbajtje nitroglicerinë mbi 15 %
b) Amonite; trotil dhe përzierjet e tyre me bazë nitrati, lëndët eksplozive me përmbajtje
nitroglicerinë jo më shumë së 15 % dhe fitil detonant.
c) Barute me tym dhe pa tym
d) Kapsollat
e) Ngarkesa të perforimit dhe shpërthyesit
Materialet eksplozive të grupeve të ndryshme duhet të ruhen dhe të transportohen veç e veç nga njeri tjetri. Transporti i përbashkët lejohet të bëhet vetëm në ato raste kur respektohet neni 34 i kësaj rregulloreje.
Fitili i zakonshëm, mjetet e ndezjes së tij si dhe kapsollat e zakonshme ose elektrike mund të transportohen së bashku me lëndët plasëse, kurse fitili detonant lejohet të vihet bashke me kapsollat.
§ 34. Në raste të veçanta, me lejen e drejtuesit teknik të punimeve të njësisë ose përgjegjësit të punëve me L.P.(atje ku ka të tillë), lejohet të transportohet L.P. në trena, automobila, mjete lundrimi, kafshe transporti së bashku me mjetet e eksplodimit.

Në këto raste mund të transportohen së bashku, por jo me shumë se:
a) Lëndë eksplozive 500 kg
b) Kapsolla 5000 copë
c) Fitil detonant 500 m
d) Fitil i zakonshëm 4000 m
e) Ngarkesa përforimi 200 copë

Në këtë rast, kapsollat duhet të vendosen në pjesën e përparme të karrocerisë së automjetit në një arkë të mbyllur mirë dhe të veshur nga brenda me një mbështjellje të butë. Lëndët plasëse vendosen në fund të karrocerisë duke e ndarë nga arkat me kapsolla dhe duke vendosur midis tyre arkat me fitil ose arka boshe.

§ 35. Barutet dhe ngarkesat e perforimit, kur transportohen së bashku, duhet të jenë me paketimin e fabrikës, ose të paketuara në arka speciale në mënyrë që të evitohen goditjet dhe fërkimi i tyre.
Arkat me barut dhe ngarkesat e perforimit duhen të vendosen në një distancë jo më pak së 0.5 m nga materialet plasëse si dhe duhet të jenë të mbërthyera mirë që të mos lëvizin.
§ 36. Në ato raste, kur mjetet e shpërthimit (kapsollat, fitili, etj), transportohen me arka jo të mbushura plotësisht, atëherë ato duhet të jenë të paketuara mirë jo vetëm në ambalazhin e fabrikës, por edhe në një arkë suplementare të veshur nga brenda me material të butë si dhe të jenë të mbyllura.
§ 37. Kur shkarkimi i lëndëve plasëse bëhet drejt për drejtë nga anijet ose trenat në automjete, këto të fundit duhet të afrohen në pikat e ngarkimit një e nga një.
§ 38. Sheshet e ngarkim-shkarkimit të L.P. të njësisë ekonomike publike, private, ose institucionit që përdor lëndë plasëse duhet t'u përgjigjen kërkesave të mëposhtme:
- Të ruhen me rrethim me tel me gjemba jo më pak së 15 m nga vendi i ngarkimit të mjeteve të transportit.
- Lartësia e rrethimit mbrojtës duhet të jetë jo më e vogël se 2 m.
- Duhet të jetë pajisur me mjetet kundër zjarrit.
- Te këtë ndërlidhje me njësinë ekonomike, me stacionin e trenit, me portin, me pika të tjera nga bëhet furnizimi si dhe me organet e policisë dhe të zjarrfiksave. Telefoni vendoset në një objekt në distancë jo më të vogël së 50 m nga pika e ngarkim-shkarkimit. Sheshi i ngarkim-shkarkimit, para se të vihet në punë, merret në dorëzim nga një komision i ngritur nga njësia ekonomike publike, private ose institucioni që përdor lëndë plasëse.
Në të duhet të marrin pjesë, organet e policisë dhe zjarrfiksave të njësisë administrative, ku kryhet kjo veprimtari.

2. Transporti i lëndëve plasëse me hekurudhë
a. Rregulla të përgjithshme

§ 39. Transporti i lëndëve plasëse në linjat hekurudhorë bëhet duke respektuar rregullat e përcaktuara në Vendimet e Këshillit të Ministrave, të Ministrisë së Transporteve si dhe të Ministrisë së Rendit Publik.
§ 40. Vagonët që caktohen për transportin e lëndëve plasëse duhet të kontrollohen me kujdes për gjendjen e dyshemeve, anët e tyre, çative dhe mbylljen e plotë të dyerve dhe të pastrohen nga çdo mbeturinë dhe të hiqen gjithë ngarkesat e tjera. Në rast se konstatohen mbeturina të acideve, vajrave dhe nënprodukteve të naftës vagonët duhet të pastrohen lahen dhe ajrosen.
§ 41. Gjate ngarkimit të vagonëve, nisësi i mallit duhet të vendosë arkat ose thasët me lëndë plasëse të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë dyshemenë dhe të përforcohen mirë, për të evituar çdo lëvizje ose goditje midis tyre dhe anëve të vagonit.
§ 42. Nisësi i mallit duhet të vendosë arkat ose thasët me lëndë plasëse në disa shtresa duhet të bëhet në mënyrë të tillë që gjatë ngarkimit të mos jetë e nevojshme për të hipur ne shtresën e sipërme për vënien e ngarkesave të tjera. Në raste kur vagoni nuk mbushet plot, duhet të merren masa për parandalimin e rënies së arkave ose lëvizjes së tyre.
§ 43. Në qoftë se gjatë transportit të lëndëve plasëse parashikohet që pjesërisht do të bëhen shkarkime në stacione ndërmjetëse, çdo grup i lëndëve plasëse duhet të vendoset dhe përforcohet veçmas njeri nga tjetri në mënyrë që ngarkesa e mbetur për transportim të mëtejshëm të mos lëvizë nga vendi i saj. Në pjesën e lire (boshe) që ngel në vagon nuk lejohet të vendosen sende të tjera, përveç lëndëve plasëse të të njëjtit grup.
§ 44. Me të mbërritur ngarkesa e lëndës plasëse në stacionin e caktuar, administrata e stacionit hekurudhor është e detyruar:

a) Te njoftojë menjëherë pritësin e ngarkesës për ta marrë në dorëzim dhe për të shkarkuar
ngarkesën.
b) Para se të hapet vagoni, pritësi i lëndës plasëse duhet të kontrolloje nga jashtë vagonët për
të përcaktuar gjendjen e rregullt të tyre.

Heqja e plumbit dhe hapja e derës së vagonit duhet të bëhet në prezencë të personit përgjegjës për ruajtjen e lëndëve plasëse gjatë transportit. Në qoftë se kur hapet vagoni konstatohen arka ose thasë të dëmtuar, ose mungon një sasi e lëndëve plasëse, duhet patjetër të mbahet proçesverbal, ndërsa arkat ose thasët e dëmtuar me lëndë plasëse duhet të çohen në një distancë jo më afër se 100 m nga vendi ku bëhet shkarkimi për t'i riambalazhuar në rregull.

§ 45. Qëndrimi i vagonëve për ngarkim ose shkarkim me lëndë plasëse lejohet:

a) Në stacione, jo më afër se 100 m nga godinat e banimit dhe objektet industriale, nga magazinat e mallrave dhe nga vendet ku bëhet ngarkim-shkarkimi i ngarkesave të tjera ose ruajtja e tyre, kurse nga rrugët kryesore të stacionit jo më afër se 50 m.
b) Në porte, jo më afër se 250 m nga godinat e ndryshme dhe nga vendet ku bëhet ngarkimshkarkimi i mallrave të ndryshme, nga vendet ku qëndrojnë vaporë me ngarkesa që mund të digjen lehtë.

§ 46. Ndalohet rreptësisht magazinimi i lëndëve plasëse në magazinat ose mjediset e hapura dhe të mbyllura të stacioneve dhe porteve detare.

b. Transporti i lëndëve plasëse me hekurudhë

§ 47. Ngarkimi, shkarkimi, ruajtja dhe transporti i lëndëve plasëse në linjat hekurudhorë bëhet jashtë stacioneve, në vende të veçanta, duke zbatuar rregullat hekurudhorë në fuqi. Vendi i ngarkim-shkarkimit të vagonëve nuk duhet të jetë më afër se 100 m nga godinat e banuara, ndërtesat industriale, magazinat dhe depot e mallrave apo vendet ku bëhet ngarkim-shkarkimi dhe ruajtja e ngarkesave të tjera.
§ 48. Largësia e vendit të ngarkim-shkarkimit të vagonëve nga rrugët apo stacionet kryesore hekurudhorë nuk duhet të jetë më afër se 50 m. Linja e stacionit ku bëhet ngarkimi ose shkarkimi i vagonëve me lëndë plasëse duhet të izolohet nga linjat e tjera duke mbyllur me kyç ndërruesen.
§ 49. Transporti i lëndëve plasëse bëhet me tren të posaçëm dhe vetëm me vagonë të mbyllura e të shoqëruara me roje të armatosura. Rojet e armatosura që shoqërojnë vagonët me lëndë plasëse sigurohen nga nisësi ose pritësi i dërgesës, duhet të ndodhen në njërin nga vagonët, prej nga mund të shikojnë gjatë udhëtimit gjendjen e vagonëve të ngarkuar me këtë lëndë. Ndalohet rreptësisht transporti i vagonëve me lëndë plasëse me trenin e pasagjerëve.
§ 50. Gjatë ngarkim-shkarkimit të lëndëve plasëse, në linjën hekurudhorë të caktuar për këtë qëllim, mund të afrohen menjëherë jo më shumë së dy vagonë dhe pasi ngarkohen çohen në vendin e caktuar për qëndrim, që nuk duhet të jetë më afër se 100 m nga vendi i ngarkimit. Këta vagonë duhet të jenë të frenuar. Veç kësaj u vihen pengesa që të mos lëvizin dhe shenja përcaktuese dalluese (disqe të kuq ose fanarë me dritë të kuqe) nga të dy anët.
§ 51. Pas ngarkimit plumbosen dyert dhe në të dy anët e vagonëve vendosen pllaka të bardha me përmasa (60x30) cm, në të cilat me germa të zeza shkruhet "RREZIK".
§ 52. Vagonët ndalohet të ngarkohen mbi kapacitetin e lejueshëm. Për amonitet dhe fitilat e zakonshëm lejohet ngarkimi deri në kapacitetin e plotë të vagonit, ndërsa për lëndët e tjera plasëse pesha e ngarkesës nuk duhet të jetë më shumë së dy të tretat e kapacitetit të vagonit.
§ 53. Kur lëndët plasëse transportohen me një tren që ka vagonë të ngarkuara me mallra të tjera, vagonët me lëndë plasëse nuk duhet të radhiten ngjitur me lokomotivën, por në mes, duke respektuar normat e caktuara (në peshë dhe në gjatësi). Gjithashtu, nuk lejohet që këto vagonë të lidhen ngjitur me platforma të ngarkuara me trungje, hekura të gjata, shina, etj, por të jenë larg prej tyre sa dy boshte vagonësh pa ngarkese të rrezikshme. Gjithashtu, vagonët e ngarkuara me lëndë plasëse duhet të jenë të ndara nga vagonët e ngarkuara me kapsolla, duke vendosur ndërmjet tyre jo më pak së dy vagonë të ngarkuara me ngarkese të parrezikëshme. Ndalohet transporti i vagonëve me lëndë plasëse në trenat ku transportohet karburant.
§ 54. Transporti i lëndëve plasëse në vendet e ndërtimit të hekurudhave të reja lejohet të bëhet edhe në platformat e trenave të punës dhe të motovozëve, duke respektuar rregullat përkatëse. Në këto raste lëndët plasëse duhet të shoqërohen jo vetëm me roje, por edhe me zjarrmëtarë, që të kenë me vete tërë mjetet kundër zjarrit (fiksa, arka me rërë, fuçi me ujë, kova, lopata, etj.).
§ 55. Para nisjes së trenit, kontrollohen edhe njëherë me kujdes gjendja teknike dhe lidhjet e rregullta të të gjithë vagonëve. Manovrimi i trenit gjatë ecjes të bëhet me kujdes me një shpejtësi jo më të madhe se 10 km/orë, pa bërë frenime të menjëhershme, të cilat mund të shkaktojnë goditje të vagonëve midis tyre.
§ 56. Ndalohet qëndrimi i trenave ose i vagonëve me lëndë plasëse për kohë të gjatë në stacionet ndërmjetëse. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit ato ruhen me roje të armatosur.
§ 57. Kontrolli i vagonëve me lëndë plasëse natën lejohet të bëhet vetëm me fenerë elektrikë, me llamba minierë me akumulatorë ose me fenerë krejtësisht të mbyllur. Ndalohet rreptësisht që në raste të tilla të përdorën për ndriçim pajisje me flakë të hapur.

3. Transporti i lëndëve plasëse me mjete detare dhe përpunimi i tyre në portet e Republikës së Shqipërisë
§ 58. Transporti i lëndëve plasëse me mjete detare, lejohet vetëm në ato raste kur janë plotësuar të gjitha kushtet në kodin ndërkombëtar detar për transportin e mallrave të rrezikshme (IMDC), si dhe kur këto anije plotësojnë standardet e kërkuara.
§ 59 Anijet e ngarkuara me lëndë plasëse lejohet të hyjnë në kalatë pasi të jenë marrë që më parë të gjitha masat për ngarkim-shkarkimin dhe transportin e saj.
§ 60. Anijet e ngarkuara me lëndë plasëse vendosen në kalatën e portit jo më afër se 20 m nga anijet e tjera dhe nga vendi ku lundrojnë barkat. Në rast se nuk ka mundësi të ruhen largësitë e përmendura me lart, të vihen roje të përforcuara për të mos lejuar njeri që të afrohet në vendin e ngarkimit ose të shkarkimit të lëndëve plasëse.
§ 61. Gjatë gjithë kohës që anija qëndron ne kalatë, afër saj vendosen roje të armatosura dhe makina të MKZ.
§ 62. Në territorin, ku shkarkohet anija, në një largësi jo më afër se 100 m, nuk lejohet të qarkullojnë njerëz ose mjete të tjera që nuk merren me lëndët plasëse.
§ 63. Para shkarkimit të anijes, punonjësit që merren me lëndët plasëse duhet të udhëzohen nga përgjegjësit e tyre mbi rregullat që duhet të zbatojnë dhe mbi mjetet e mënyrat që duhet të përdorin për të mënjanuar rreziqet e mundshme.
§ 64. Nuk lejohet të punohet në hambarët e tjerë të anijes pa përfunduar më parë shkarkimin e lëndëve plasëse.
§ 65. Kur pezullohet shkarkimi i lëndëve plasëse anija duhet të dalë në rad.
§ 66. Ndalohet lënia e lëndëve plasëse në depo, në automjete apo në vende të tjera, brenda territorit të portit.

4. Transporti i lëndëve plasëse me automjete, karroca dhe kuaj
a. Rregulla të përgjithshme

§ 67. Transporti i lëndëve plasëse në rrugë automobilistike dhe rrugë të tjera mund të bëhet me automjete, karroca ose kuaj. Me këtë rast ngarkesa me lëndë plasëse duhet të shoqërohet nga një person që ka të drejtë të drejtojë ose të kryejë punime me LP. personi i ngarkuar për shoqërimin e lëndëve plasëse gjatë transportit lejohet të kryejë edhe funksionin e rojës, gjë për të cilën duhet të pajiset me dokumente përkatëse nga organet e policisë. Shoferët, shoqëruesit dhe rojet duhet të jenë të instruktuar mbi mënyrën e ruajtjes, transportit, ngarkimit dhe shkarkimit të lëndëve plasëse.
§ 68. Në qoftë se nuk ekzistojnë rrugë të rregullta automobilistike lejohet të përdoren traktorë me rimorkio për transportin e lëndëve plasëse të grupit të II-të (neni 33,b) por me kusht që ato të jenë të ambalazhuara mirë.
§ 69. Ndalohet që shoferët dhe transportuesit e tjerë të lënë automjetet, karrocat ose kuajt të ngarkuar me lëndë plasëse pa lejen e shoqëruesit të ngarkesës.
§ 70. Shoqëruesi i lëndëve plasëse duhet të ndodhet në kabinën e automobilit të parë, në karrocën ose kalin e parë. Me automobilin, karrocën ose kalin e fundit duhet të jetë një nga rojet.
§ 71. Ndalohet të transportohen lëndë plasëse:
a) Me automobila me gazogjeneratorë
b) Me autobuza, në makina e karroca me pasagjerë
c) Me automobila vetëshkarkues
d) Me rimorkio nuk lejohet të transportohen kapsolla dhe barute të ndryshme.
§ 72. Për transportin e dinamiteve të zakonshëm, kur temperatura e atmosferës është nën 10°C, ose e atyre që ngrijnë me vështirësi, kur temperatura është më e ulët se temperatura e tyre e ngrirjes, duhet të përdorën automjete speciale me ngrohje të brendshme, karroca të mbyllura ose pajisje të tjera që mbrojnë lëndët plasëse nga ngrirja.
§ 73. Makinat që transportojnë lëndë plasëse lejohet të ngarkohen me kapacitetin e tyre të plotë me përjashtim të rasteve kur transportohen kapsolla, dinamite dhe barute me tym, ngarkesa e të cilave nuk duhet të kalojë 2/3 e kapacitetit të makinës dhe nuk duhet të vendosen më shumë se dy rreshta me arka njëra mbi tjetrën.
§ 74. Arkat duhet të vendosen drejt, të shtrëngohen njëra me tjetrën të mbulohen me mushama dhe të lidhen me litar.
§ 75. Gjatë transportit të lëndëve plasëse, lejohet ndalimi në rrugë për pushim vetëm jashtë qendrave të banuara, jo më afër se 50 m nga rruga dhe 20 m nga shtëpitë dhe objektet e ndryshme, motorrët e makinave duhet të fiken, kuajt të zgjidhen nga karrocat.

Në ato raste kur automjetet nuk kanë mundësi që të devijojnë rrugën automobilistike lejohet të qëndrojnë për të pushuar në anë të rrugës, por jo më afër se 250 m nga qendra e banuar.
Makinat dhe karrocat e ngarkuara me lëndë plasëse u ndalohet të qëndrojnë në garazhe, ofiçina ose parqe. Kur lëndët plasëse, për arsye të ndryshme nuk dorëzohen në magazina, ato duhet të sigurohen me roje të armatosura.
§ 76. Të gjithë makinat dhe karrocat që merren me transportin e lëndëve plasëse si natën ashtu edhe ditën, duhet të kenë si në pjesën e përparme edhe në pjesën e mbrapme të tyre shenja dalluese. Në ato raste kur ndodhen në udhëtim disa makina ose karroca shenjat dalluese duhet të vendosen si në makinën ose karrocën e parë, ashtu edhe në ato të fundit.
§ 77. Në rast se gjatë udhëtimit, automjetet ose karrocat që transportojnë lëndë plasëse, në rrugë hasin burime të flakës së hapur (zjarre, etj), ato duhet të qëndrojnë larg tyre në një distancë jo më të vogël së 300 m dhe duhet të marrin masa për të shuar zjarrin.
§ 78. Në qoftë se gjatë transportit të lëndëve plasëse, makinat, karrocat ose kuajt me ngarkesë në rrugë i ze stuhia, ato duhet të qëndrojnë në vend të hapur në një distancë jo më afër se 200 m nga pylli dhe godinat e banuara. Makinat dhe karrocat duhet të qëndrojnë në një interval prej 50 m nga njeri tjetri. Kafshët duhet të zgjidhen nga karrocat ose të shkarkohen, kurse motorët e makinave duhet të fiken.
§ 79. Në vendet ku qëndrojnë automjetet, karrocat dhe kuajt me lëndë plasëse duhet të vendosen shenja paralajmëruese në një distancë 200 m nga mjetet e transportit si përpara, ashtu edhe mbrapa tyre.
§ 80. Në ato raste kur del nevoja që makinat ose kuajt me lëndë plasëse duhet të kapërcejnë lumenj ose liqene me anë të lundrave, ato nuk i nënshtrohen radhës. Në lundër nuk duhet të ketë ngarkesë tjetër veç ngarkesës në makinat ose karrocat që janë në të.
§ 81. Ndalohet që në makina, karroca ose kuaj bashke me lëndët plasëse të transportohen sende të tjera, me përjashtim të aparaturës së nevojshme për shpërthimin e minave, të cilat duhet të vendosen në një arkë në mënyrë të tillë që të evitohen përpjekjet e tyre me lëndët plasëse.
§ 82. Kuajt, që përdorën për transportin e lëndëve plasëse duhet të ecin me hap, ndërsa makinat, në kohë të mirë, duhet të ecin me shpejtësi 40 km/orë. Në ato raste kur transporti bëhet në kohë të keqe me mjegull, stuhi, shi e borë shpejtësia e ecjes së makinave duhet të zvogëlohet për gjysme. Për rastet kur transportohen lëndë plasëse të grupit të II-të (neni 33), si dhe fitil i zakonshëm, karrocat ose kuajt lejohet të ecin me shpejtësi më të madhe, kurse makinat deri në atë shpejtësi që i lejon Rregullorja e Përgjithshme e Qarkullimit.
§ 83. Në ato raste kur në udhëtim ndodhen disa mjete transporti me lëndë plasëse, midis tyre duhet të ruhen këto intervale:

a) Gjatë udhëtimit në rrugë të drejtë dhe në kohën e pushimit:
" Për kuaj 10 m
" Për karroca 20 m
" Për automjete 50 m

b) Gjatë udhëtimit në rrugë me tendencë (ngjitje ose zbritje):
" Për kuaj 50 m
" Për karroca 100 m
" Për automjete 300 m

§ 84. Në ato raste kur gjatë transportit të lëndëve plasëse makina, karroca ose kafsha ka defekt të rëndë (prishje, thyerje e pjesëve, sëmundje e kafshës), ngarkesa ndahet proporcionalisht në
mjetet e tjera, që janë në gjendje të rregullt. Në qoftë se makina ose karroca mund të ndreqet në vend, është e domosdoshme që ngarkesa gjatë kohës së rimontit të hiqet nga automjeti ose karroca dhe të çohet larg nga rruga në një distancë jo më afër se 100 m.

b. Transporti i lëndëve plasëse me makina

§ 85. Për transportin e lëndëve plasëse lejohen vetëm ato automjete që janë të përgatitura për këtë qëllim dhe që pas çdo kontrolli teknik dalin të rregullta. Automjetet që caktohen për transportin e lëndëve plasëse duhet të plotësojnë këto kondita:
a) Te kenë të gjitha mjetet e nevojshme kundër zjarrit (2 fikse, etj.)
b) Karroceritë, si dyshemeja ashtu dhe anët të jenë të pastruara mirë, pa vrima ose të çara.
c) Te ndizen në çdo kohë dhe të mos kenë rrjedhje mbi h . ..le si dhe rrjedhje karburanti, etj.
d) Në stinën e dimrit të jenë të pajisur me zinxhir dhe pajisje të tjera për të mos rrëshqitur.
§ 86. Para se të niset për udhëtim, automjeti që është caktuar për transportin e lëndëve plasëse duhet të kontrollohet mirë nga kolaudatori i njësisë, i ofiçinës ose i servisit të specializuar, i cili të shënojë në fletën e udhëtimit:

"Automjeti me targe , u kontrollua dhe është plotësisht në gjendje të rregullt teknike dhe i aftë të transportojë lëndë plasëse"

Në rast se në fletën e udhëtimit të automjetit mungon ky mbishkrim i firmosur, ndalohet dhënia e lëndëve plasëse për transportim.
§ 87. Për drejtimin e automjetit që është caktuar për transportin e lëndëve plasëse mund të lejohen vetëm shoferë me patente të kategori së e që kanë një stazh punë në profesion si shofer me këtë kategori jo më pak së 1 vit dhe një instruktim special mbi rregullat e transportit të lëndëve plasëse.
§ 88. Automjetet e caktuara për transportin e lëndëve plasëse duhet të çohen në vendin e ngarkimit të lëndëve plasëse një e nga një. Automjetet që presin radhën për tu ngarkuar ose ato që janë ngarkuar duhet të ndodhen në një distancë jo më afër se 100 m nga vendi i ngarkimit.
§ 89. Transporti i lëndëve plasëse nëpër qytet lejohet të bëhet vetëm me automjete të mbyllur. Automjetet duhet të kenë shenja dalluese të përbëra nga një shirit i kuq i gjerë 15 cm të vendosur diagonalisht në të gjitha spontat.

c. Transporti i lëndëve plasëse me karroca ose kuaj
§ 90. Për transportin e lëndëve plasëse në përputhje me nenin 34 është e nevojshme të përdorën karroca të pajisura me balestra kurse në dëborë transporti mund të bëhet me sanja të veshura me materiale të buta (thasë me bar, kashtë, talla, etj.).
§ 91. Transporti i lëndëve plasëse me kuaj bëhet duke i vendosur ato në arka të mbushura nga brenda me material të butë. Në rast se transportohen lëndë plasëse të grupit të II-të (neni 34) dhe fitil, riveshja e arkave nuk është e domosdoshme. Ngarkesa e kuajve të mos jetë më e madhe se 70 kg
§ 92. Sasia e lëndëve plasëse që transportohen me karrocë duhet të jetë:
a) 300 kg për lëndët plasëse të grupit të II-të, kur karroca tërhiqet nga një kalë
b) 500 kg për lëndë plasëse të grupit të II-të, kur karroca tërhiqet nga 2 kuaj
c) 200 kg për lëndët plasëse të grupit të I-rë dhe të IV-t kur karroca tërhiqet nga një kalë
d) 300 kg për lëndët plasëse të grupit I-rë, III-të dhe IV-t kur karroca tërhiqet nga 2 kuaj.
Gjate transportit të lëndëve plasëse të grupit të I-rë, III-të dhe të IV-t lejohet të vendosen arkat në dy rreshta njëra mbi tjetrën. Për të evituar goditjet e ndryshme gjatë udhëtimit midis rreshtave vendoset material i butë. Në peshën e materialeve eksplozive që transportohen hyn edhe pesha e ambalazhit. Arkat e lëndëve plasëse nuk duhet të dalin nga anët e karrocës.
5. Transporti i lëndëve plasëse me avion
§ 93. Transporti i lëndëve plasëse me avion mund të bëhet në qoftë se lejohet nga rregullat e
caktuara për transportin ajror duke iu nënshtruar rreptësisht atyre rregullave.

6. Transporti i lëndëve plasëse drejt për së drejti në vendin e punës
a. Rregulla të përgjithshme

§ 94. Transporti i lëndëve plasëse drejt për së drejti deri në vendin e punës mund të bëhet pa roje, por me zjarrmëtarët, ndihmës-zjarrmëtarët ose nga punëtorë të tjerë, të cilët janë të instruktuar për këtë qëllim dhe që janë gjithnjë nën mbikëqyrjen e zjarrmëtarëve. Kapsollat dhe fishekët zjarrvënës transportohen vetëm nga zjarrmëtarët.
§ 95. Në automjetin e ngarkuar me lëndë plasëse përveç shoferit, shoqëruesit, rojës dhe punëtorëve të ngarkim-shkarkimit ose zjarrmëtarit, nuk lejohet asnjë person tjetër. Roja në të gjitha rastet duhet të qëndroje mbrapa në karroceri, prandaj për këtë qëllim i lihet edhe vendi i nevojshëm.

Kur transportohen lëndë plasëse me makinë nga depua në vendin e punës, në makinë lejohet të ndodhen jo më shumë së 4 veta nga personeli që punon me lëndë plasëse; kurse kur transportohen lëndë plasëse nga pika e ngarkimit në depo me makinë përveç shoqëruesit mund të jenë edhe dy punëtorë ngarkim shkarkimi.
§ 96. Transporti i kapsollave elektrike dhe i gypave ndezës të parapërgatitur bëhet me arka ose kuti dërrase ose në kuti metalike të veshura me material të butë nga brenda.
§ 97. Transporti i lëndëve plasëse lejohet të bëhet në ambalazhin e fabrikës (arka) ose në çanta të posaçme të rregullta për të përjashtuar çdo mundësi të rënies së llokumeve gjatë rrugës. Lëndët plasëse duhet të transportohen me mjete të veçanta nga kapsollat.
§ 98. Transporti i dinamiteve në temperatura nën 10° e duhet të bëhet me çanta speciale të ngrohta. Dinamitet me 62 % nitroglicerinë, që ngrijnë me vështirësi lejohet të transportohen në çanta të zakonshme kur temperatura arrin nën minus 20oC
§ 99. Kur transportohet lëndë plasëse dhe kapsolla (në çanta të veçanta), çdo zjarrmëtar mund të transportojë deri në 16 kg.
Kur transportohet vetëm lëndë plasëse (pa kapsolla) norma mund të rritet deri në 24 kg. Në qoftë se transporti bëhet me paketimin e fabrikës (arka), në një distancë jo më shumë se 200 m

dhe kur rruga është e rregullt, sasia që transportohet njëherësh mund të arrije 40 kg, por jo më shumë së një arkë ose një thes.
b. Transporti i lëndëve plasëse në puset dhe punimet minerare nëntokësore
§ 100. Transporti i lëndëve plasëse në puset e minierave gjatë thellimit ose në shfrytëzim lejohet të bëhet me kafaz dhe në kova. Lejohet transporti i lëndëve plasëse me krahë gjatë kohës së thellimit të grykës së pusit kur kova nuk është vënë në punë.
§ 101. Ndalohet transporti i lëndëve plasëse kur zbresin ose kur ngjiten punëtorët në pus. Kur bëhet ngarkim-shkarkimi ose transporti i lëndëve plasëse në pusin e minierës nuk lejohet të qëndrojnë njerëz në oborrin e pusit dhe godinën e tij, me përjashtim të shoqëruesit të lëndëve plasëse, të zjarrmëtarëve, të magazinierëve, të punëtorëve të ngarkim-shkarkimit, të përgjegjësit të punëve me lëndë plasëse dhe të sinjalistëve (në pus). Për transportin e lëndëve plasëse nga oborri i pusit në depon nëntokësore, për çdo vagon që shtyhet me krahë caktohen dy vagonistë të instruktuar për këtë punë.
§ 102. Transporti i lëndëve plasëse nëpër pusin e minierës do të filloje vetëm pasi të jetë lajmëruar makinisti i makinës ngritëse, sinjalistët e pusit dhe personeli përgjegjës për pusin. Arkat dhe thasët me dinamit duhet të vendosen në një rresht. Kapsollat duhet të transportohen në kafaz veç nga lëndët plasëse duke respektuar për vendosjen e tyre të njëjtat rregulla si për dinamitet.
§ 103. Gjatë transportit të lëndëve plasëse nëpër pus, përveç personave që merren me këtë punë, nuk duhet të ketë persona të tjerë në kafaz ose në kovë. Nuk lejohet të hyjnë më shumë se 4 zjarrmëtarë në çdo kat të kafazit. shpejtësia maksimale e transportit të lëndëve plasëse të grupit a,b,c në puset vertikale dhe të pjerrtë nuk duhet të kalojë 2 m/sek, kurse për grupet e tjera 4 m/sek.
Makinisti është i detyruar të lëshojë ose të ndalojë makinën ngritëse më ngadalë dhe pa goditje.
§ 104. Transporti i lëndëve plasëse, në punimet minerare, bëhet veçmas nga kapsollat ose në ndarje të veçanta të çantës.
Zjarrmëtarët dhe punëtorët që merren me transportin e lëndëve plasëse në punimet minerare duhet të jenë të pajisur me llamba me akumulatorë ose karbiti në gjendje të mirë pune.
§ 105. Lejohet transporti i lëndëve plasëse me vagana në punimet e pjerrtë dhe horizontale me shpejtësi 1m/sek, me kusht, që këto argano të jenë të kontrolluara nga shërbimi mekanik dhe të kenë frena të sigurta.
§ 106. Në transportin e lëndëve plasëse me elektrovozë respektohen këto kushte:
a) Lënda plasëse dhe mjetet e plasjes transportohen në elektrovoza të ndryshëm. Lejohet, në raste të veçanta, transporti i lëndëve plasëse në të njëjtin elektrovoz, por në vagonë të ndryshëm të ndarë midis tyre nga tre vagonë që nuk mbajnë lëndë të tilla.
b) Lëndët plasëse të grupit a, b, c, transportohen në vagonë fiks të mbyllur duke mos i mbushur më shumë se kapaciteti i tyre. Dyshemeja dhe anët e vagonëve të jenë prej dërrase dhe të veshura nga brenda me material të butë.
c) Përveç elektrovozistit dhe zjarrmëtarit në elektrovoz nuk duhet të ketë njeri tjetër. zjarrmëtarët që shoqërojnë transportin e lëndëve plasëse hyjnë në vagonin për transportin e njerëzve, i cili duhet të lidhet në fund të vargut të vagonëve.
d) Shpejtësia maksimale e elektrovozit nuk duhet të jetë më e madhe se 2 m/sek.
e) Në pjesën e përparme të elektrovozit dhe mbrapa (në vagonin e fundit) duhet të vendosen
shenja dalluese që të paralajmërojnë së transportohet lëndë plasëse.
f) Ndalohet që së bashku me lëndët plasëse të transportohen materiale, vegla pune, etj.
g) Duhet të ndalohet çdo lloj qarkullimi në rrugën që kalon elektrovozi i ngarkuar me lëndë plasëse, për aq kohë sa vazhdon transporti i saj.
h) Elektrovozisti dhe zjarrmëtari duhet të jenë instruktuar mbi mënyrën e transportit të lëndëve
plasëse me elektrovoz.
§ 107. Në frontin e punës ku punohet për thellimin e puseve, gjatë kohës së uljes të lëndës plasëse, nuk duhet të ketë njeri përveç personave që merren me mbushjen dhe shpërthimin e minave.
§ 108. Gjatë parashpënies së puseve që janë të pajisur me mjete ngritëse me dorë dhe me argano, ulja dhe ngritja e lëndëve plasëse duhet bërë duke respektuar këto rregulla.
a) Ulja dhe ngritja të bëhet nga dy veta
b) Shpejtësia e uljes dhe ngritjes të mos jetë më e madhe se 1m/sek.
c) Mjetet ngritë se të jenë të pajisura me sinjale dhe frena që veprojnë automatikisht, kurse
çengeli të ketë mbyllje të sigurte.
d) Ulja dhe ngritja e lëndëve plasëse bëhet veç nga kapsollat.
§ 109 Në punimet e pjerrtë dhe horizontale me seksione të mëdha, transporti i lëndëve plasëse në ballin e punimit, lejohet të bëhet me automjet. Para fillimit të transportit të lëndës plasëse duhet të largohen makinerite dhe pajisjet dhe lihet kalimi i lirë për automjetet. Shpejtësia maksimale e lëvizjes së automjeteve nuk duhet të kalojë 20 km/orë.
c. Transporti i lëndëve plasëse në puset e naftës dhe gazit .
§ 110. Transporti i lëndëve plasëse me automjete në puset e naftës dhe gazit bëhet me ambalazhin e fabrikës të vendosur në kontejnerët metalike të lidhura me shasinë e makinës dhe të mbyllur me çelës.
Kapsollat elektrike futen në arka të veçanta prej dërrase të veshura nga brenda me sfungjer. Gjatë transportit, fundet e telave të kapsollave bashkohen në lidhje të shkurtër, kurse kur kemi vetëm një fund teli, bashkimi bëhet në trupin e kapsollës.
§ 111. Në puset e naftës dhe gazit ndalohet të transportohen torpedot, hidrotorpedot, perforatorë dhe fitila të parapërgatitur.
§ 112. Transporti në puse i aparateve të mbushura me barut, kur temperatura e ajrit është mbi 40°C, bëhet duke i mbuluar me një rrobë të lagur.

KREU III
RUAJTJA E LËNDËVE PLASËSE

1. Ndërtimi i depove të lëndëve plasëse
§ 113. Përgjegjës të depove të lëndëve plasëse dhe linjave të mekanizuara të qendrës së përgatitjes së lëndëve plasëse duhet të caktohen persona, që kanë të drejtë të drejtojnë punët me lëndë plasëse ose që kanë mbaruar teknikumin, por të specializuar për punimet me lëndë plasëse. Në këtë detyrë mund të caktohen edhe zjarrmëtarë që kanë bërë kurse speciale për përgjegjës të depove të lëndëve plasëse që kanë dhënë provim para komisionit të kualifikimit dhe janë pajisur me dokumente përkatëse. Ruajtja dhe dhënia e lëndëve plasëse, nga sektorët që i përgatisin ato në ekspeditat gjeofizike, lejohet të bëhet nga zjarrmëtarët që kanë një stazh punë jo më pak se 1 vit dhe kanë kaluar një përgatitje si përgjegjës i depove të lëndëve plasëse.

Përgjegjësit e depove të përkohshme të lëndëve plasëse në punimet gjeofizike mund të punojnë personat që kanë leje zjarrmëtari dhe një stazh pune si zjarrmëtar, në këto kushte, jo më pak së 1 vit.

Përgjegjësve të depove të lëndëve plasëse u ndalohet të përdorin lëndë plasëse.
Zjarrmëtarëve që punojnë me lëndë plasëse u ndalohet të kenë edhe detyrën e përgjegjësit të depos.
§ 114. Për ruajtjen e lëndëve plasëse të ndërtohen depo në përputhje me kërkesat e kësaj
rregulloreje simbas projekteve të miratuara.
§ 115. Nga ana ndërtimore, depot e lëndëve plasëse mund të jenë sipërfaqësore, gjysmë të thelluara, të thelluara dhe nëntokësore.
§ 116. Depot sipërfaqësore janë godina që ndodhen mbi nivelin e sipërfaqes së tokës, depot gjysmë të thelluara janë godina të thelluara në tokë deri në kornizën e çatisë, depot janë të thelluara kur trashësia e dheut mbi to nuk i kalon 15 m; depot janë nëntokësore kur trashësia e dheut mbi to i kalon 15 m.
§ 117. Në varësi të afatit të shërbimit, depot e lëndëve plasëse ndahen në:
a) Depo të përhershme, me afat shërbimi mbi 2 vjet
b) Depo të përkohshme, me afat shërbimi deri në 2 vjet
c) Depo javorë, ditore etj, me afat shërbimi deri në 6 muaj.

Në varësi të qëllimit të përdorimit, depot e lëndëve plasëse ndahen në depo qendrore dhe shpërndarëse. Depot qendrore shërbejnë për të furnizuar me lëndë plasëse depot shpërndarëse. Në këto depo është e ndaluar hapja e arkave për t'u dhënë zjarrmëtarëve lëndë plasëse. Shpërndarja e lëndëve plasëse mund të bëhet në qoftë se ekziston dhomë e veçantë për shpërndarje simbas projektit.
Depot shpërndarëse ditore shërbejnë për t'i dhënë zjarrmëtarëve lëndë plasëse për konsum. Këto lloje depo mund të ndërtohen në sipërfaqe, gjysmë të thelluara, të thelluara ose nëntokësore.
§ 118. Kur bëhet riparimi i dhomave të depove të lëndëve plasëse, lëndët plasëse duhet të hiqen nga depua dhe të vendosen në dhoma të tjera ose në shesh brenda territorit të depos, duke respektuar nenet 174 dhe 177 të kësaj rregulloreje.
§ 119. Në depot shpërndarëse lëndët plasëse u jepen zjarrmëtarëve në një vend ose lokal të veçantë të caktuar për këto punë.
§ 120. Në vendin ku jepen kapsollat vendosen tavolina me anë të ngritura dhe të mbuluara me llastike 3 mm të trashë dhe tavolinë për prerjen e fitilit detonant
§ 121. Subjekti publik ose privat, pasi ka marrë lejen përkatëse për magazinimin nga Komisariati i Policisë, është i detyruar të zbatojë me rreptësi të madhe të gjitha rregullat mbi ruajtjen e saj, duke siguruar rrethimin, ndriçimin, mbrojtjen nga zjarri dhe shkarkimet atmosferike, i ndërlidhjeve telefonike dhe të gjitha kërkesat e Rregullores së Teknikës së Sigurimit në Miniera.
§ 122. Në territorin e depove të lëndëve plasëse, u lejohet hyrja personave të autorizuar nga drejtuesit e subjektit privat ose shtetëror, nga Inspektorati i Ministrisë përkatëse dhe Komisariati i Policisë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
§ 123. Në projektin e miratuar nga ministria përkatëse, përcaktohet kapaciteti maksimal i depos dhe i dhomave të veçanta, në varësi të llojit të lëndës plasëse.
§ 124. Sasitë e mundshme maksimale të lëndëve plasëse, që lejohet të mbahen në një depo qendrore janë:
a) Dinamite me përmbajtje nitroglicerinë mbi 15 % = 120 ton
b) Tritol, amonite dhe lloje të tjera me përmbajtje nitroglicerinë nën 15% = 240 ton
c) Barute = 120 ton
d) Fitil zjarr përcjellës pa kufizim
e) Fitil detonant = 120000 ml
f) Kapsolla 250 000 copë
§ 125. Në raste të veçanta dhe shumë të rralla, por gjithnjë me lejen e organeve kompetente, lejohet që në depot shpërndarëse të ruhen LP. të grupeve të ndryshme duke respektuar këto kushte:

a) Lëndët plasëse të llojeve të ndryshme ruhen në dhoma të veçanta të ndara me mur anti zjarr me trashësi 25 cm.
b) Sasia maksimale e LP. e të gjitha llojeve nuk duhet të jetë më shumë së 3 ton.
c) Sasia e përgjithshme e kapsollave nuk duhet të jetë me shumë se 10 000 copë.
d) Arkat me kapsolla vendosen në rafte pranë mureve të jashtme të ndërtesës.

§ 126. Në depot e lëndëve plasëse ndalohet futja me këpucë me gozhdë dhe përdorimi i veglave të punës për hapjen e arkave prej materiali që gjatë goditjeve krijon shkëndija.
§ 127. Ambientet, ku ruhen lëndët plasëse, duhet të ajrosen mirë dhe të mbrohen nga lagështia.

Nuk lejohet më afër se 100 m nga vendi ku ndodhet L. P. të ketë zjarr, të pihet duhan, të ketë persona që kanë me vete armë zjarri si dhe mjete të tjera ndezëse. Mjete ndezëse mund të ketë vetëm zjarrmëtari, ndërsa armë zjarri u lejohet vetëm punonjësve që kanë për detyrë mbrojtjen e depove të lëndës plasëse. Depot e L.P. ruhen me roje të armatosur.

2. Depot e përhershme në sipërfaqe dhe gjysmë të thelluara
a. Territori i depove të përhershme

§ 128. Për ndërtimin e depove të përhershme duhet të plotësohen këto kushte:
a) Territori i depos duhet të ketë kanale kulluese për kullimin e ujërave duke i dhënë pjerrësinë
e nevojshme.
b) Te rrugët në territorin e depos dhe ato automobilistike të jenë teknikisht të rregullta.
c) Godinat brenda territorit të depos duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të sigurohet kalimi i lirë në çdonjërën prej tyre.
d) Distancat midis godinave përcaktohen në projekt sipas rregullave në fuqi.
e) Depot në sipërfaqe të sigurohen me rrethim dhe të kenë një zonë të ndaluar kalimi prej 50 m larg rrethimit.
§ 129. Në territorin e depos lejohet të vendosen këto objekte dhe godina:
a) Godinat e lëndëve plasëse dhe e kapsollave
b) Godina për hapjen e arkave të lëndëve plasëse si dhe prerjen e fitilit detonant dhe të
zakonshëm.
c) Godina e rojeve
d) Ambienti për ruajtjen e mjeteve kundër zjarrit.
e) Rezervuari i ujit
Ambienti, ku ruhet ambalazhi i lëndëve plasëse dhe godina e rojeve, duhet të jenë jashtë territorit të rrethuar. Godina e rojeve duhet të ndodhet në një distancë jo më larg se 50 m nga rrethimi i depove të lëndëve plasëse, kurse vendi ku ruhet ambalazhi jo më afër se 25 m.

Numri dhe vendi ku duhet të vendosen rojet caktohet nga Drejtoria e Policisë së Prefekturës.

§ 130. Distanca nga depoja e L.P. deri të godinat dhe objektet e tjera përcaktohen në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.
§ 131. Distanca nga rrethimi deri në godinën me të afërt të depos të lëndëve plasëse nuk duhet të jetë më pak së 40 m.
§ 132. Rrethimi i depos së lëndëve plasëse mund të bëhet me shtylla dhe tel me gjemba, me tulla ose gurë. Lartësia e rrethimit të jetë jo më e vogël së 2 m.
§ 133. Rrethimi nga anët e rrugës duhet të ketë dyer të mbyllura me kyç.
§ 134. Në territorin e depos dhe rreth saj në distancë 50 m duhet të priten pemët, të korret bari dhe të largohen sendet që ndizen lehtë.
b. Ndërtimi i dhomave për mbajtjen e lëndëve plasëse në depot e përhershme
§ 135. Dhomat e lëndëve plasëse të depove të përhershme ndërtohen nga materiale kundër zjarrit.

Në raste të veçanta, me lejen e organeve të zjarrefikesave, lejohet të ndërtohen mure me dërrasa ose gardhe që suvatohen. Çatitë e dhomave të lëndëve plasëse duhet të jenë me material kundër zjarrit.

Dhomat për ruajtjen e lëndëve plasëse ndërtohen në mënyrë të tillë që temperatura e ajrit brenda tyre të mos rritet mbi 30°C.
§ 136. Muret e dhomave lyhen nga brenda me gëlqere, dyshemeja duhet të jetë prej dërrase, e betonuar, e asfaltuar ose me argjilë të ngjeshur, e drejtë e lëmuar dhe pa të çara. Në dhomat ku ruhet baruti me tym, dyshemetë duhet të mbulohen me rogoz.
§ 137. Çdo dhomë duhet të ketë jo më pak se një tavolinë për dhënien e lëndëve plasëse.
§ 138. Numri i hyrjeve në dhomat e lëndëve plasëse përcaktohen nga llogaritja, që distanca maksimale e pikës me të largët të dhomës nga hyrja të jetë jo më shumë se 15 m.
Në të dy hyrjet e dhomës së lëndëve plasëse, me kapacitet deri në 25 ton, duhet të ketë paradhoma me dimensione jo më pak se 2x2 m të ndërtuara nga material kundër zjarri. Për dhomat që kanë një kapacitet me të madh së 25 ton, paradhoma duhet të jetë 2x4 m dhe me një distancë prej 4 metrash nga fasada e dhomës.

Çdo hyrje në dhomën e lëndëve plasëse duhet të ketë tri dyer nga dy kanata që hapen nga jashtë, dy prej tyre të çojnë deri tek paradhoma, kurse e treta brenda në dhomën e lëndëve plasëse. Dera e parë duhet të jetë e plotë dhe e veshur me llamarinë, dera e dytë me rrjetë, kurse e treta e plotë. Dyert duhet të kenë një gjerësi jo më pak se 1.4 m dhe lartësi jo më pak se 2.25 m.
§ 139. Dyert e depove dhe të dhomave të lëndëve plasëse dhe tarracave mbyllen me kyç, plumbosen ose dyllosen.
§ 140. Në tarracat e depove të lëndëve plasëse ndalohet të mbahen sende të ndryshme. Hyrja për në tarrace duhet të jetë nga jashtë godinës, për këtë vendosen shkallë metalike.
§ 141. Dritaret e dhomave duhet të jenë metalike dhe me kapakë.
§ 142. Arkat me lëndë plasëse të grupit të I-rë dhe të IV-te si dhe ato me barut me tym (grupi III) vendosen në rafte.

Arkat me lëndë plasëse të grupit të II dhe të V, ato me barut pa tym dhe arkat me fitil mund të vendosen si në rafte, ashtu dhe në stivë. Midis rafteve dhe stivave lihet një kalim jo më i vogël se 1.3 m.

§ 143. Kapsollat e përgatitura ruhen në dhomat e depos së lëndëve plasëse në arka të mbyllura druri ose metalike të veshura nga brenda me material të butë.
§ 144. Arkat me lëndë plasëse të grupit të I, III dhe të IV ndalohet të vihen mbi njëra tjetrën në rafte. Arkat me lëndë plasëse të grupit II lejohet të vihen njëra mbi tjetrën. Distanca midis dy rafteve duhet të jetë e tillë që hapësira e ngelur midis arkës dhe raftit të jetë jo më pak se 4 cm. Në thellësi nuk duhet të vendosen më tepër së një arkë.
§ 145. Raftet dhe stivat duhet të jenë jo më pak se 20 cm larg nga muri. Lartësia e stivës nuk duhet të kalojë më shumë se 2 m, ndërsa në thellësi të stivës nuk duhet të vendosen më shumë se dy thasë ose arka. Në një stivë lejohet të ruhen arka ose thasë që kanë peshë të njëllojtë.
Lartësia e parketit të sipërm për ruajtjen e lëndëve plasëse të grupit të I, III dhe IV nuk duhet të jetë më shumë se 1.7 m nga dyshemeja, kurse për lëndët plasëse të tjera jo më shumë se 2 m. Për ndërtimin e rafteve lejohet të përdoren gozhdë metalike ose bulona, por me konditë që kokat e tyre të jenë të futura në dru jo më pak se 5mm, si dhe birat të mbyllen. Dërrasat e parketave të rafteve duhet të vendosen në interval 2.5-3 cm.

c. Ndërtimi i barrierave të depove të përhershme të lëndëve plasëse

§ 146. Në qoftë se distanca nga dhomat e depos deri në objektet e ndryshme ose midis dhomave të veçanta është më e vogël se sa parashikohet në kapitullin "mbi distancat e rrezikshme" të kësaj rregulloreje, atëherë në këtë rast duhet të ndërtohen barriera. Distanca e parrezikshme në këtë rast llogaritet njëlloj si në rastin e minave të thelluara.

Barrierat mund të ndërtohen me beton të varfëruar, argjilë, rërë, etj. Për ndërtimin e barrierave ndalohet që të përdorën gurë, shkëmbinj dhe materiale të djegshme si torfë, pluhur qymyri, etj.
§ 147. Barrierat duhet të jenë 1.5 m më të larta së korniza e çatisë së objekteve të depos. Gjerësia në pjesën e poshtme përcaktohet nga këndi i rrëshqitjes së dheut. Në pjesën e sipërme, gjerësia duhet të jetë jo më pak se 1 m.
Baza e barrierës nga muri i depos duhet të jetë jo më afër se 1 m, dhe jo më larg së 3 m.

Për mosformimin e pellgjeve, midis barrierës dhe murit të godinës bëhen kanale për kullimin e ujërave.
Në ato raste kur depua është e rrethuar nga të gjitha anët me barriera, duhet të lihet vend i lire për kalim. Para hyrjes, në një distancë 1-3 m, ndërtohet një barrierë tjetër.

d. Ndriçimi i depove të përhershme të lëndëve plasëse

§ 148. Të gjithë depot definitive të lëndëve plasëse duhet të jenë të pajisura me dy lloje ndriçimesh, ndriçimi i punës dhe ndriçimi i avarisë.
Ndriçimi i punës duhet të bëhet me llamba elektrike. Përdorimi i llambave me hark është i ndaluar. Si ndriçim avarie përdorën llamba me akumulatorë ose me bateri. Natën, territori i depos duhet të jetë i ndriçuar plotësisht.
§ 149. Rrjeti i ndriçimit elektrik jashtë dhe brenda depos duhet të ushqehet me tension deri në 220 volt, me neuter të izoluar nga toka. Instalimet elektrike të këtij ndriçimi nuk duhet të kenë lidhje me ndërtesat e depos, ato duhet të jenë jashtë territorit të saj. Linjat elektrike ajrorë, të gjitha pjesët e instalimit të ndriçimit të jashtëm, ndërlidhjes dhe sinjalizimit të jenë jo me afër se 5 m nga depua.
§ 150. Ndriçimi i brendshëm, ndriçuesit, rrjeti elektrik dhe aparatet e tjera duhet t'u përgjigjen kërkesave të ndriçimit në mjediset me rrezik zjarri të klasave përkatëse. Në të gjitha dhomat e depos ndalohet përdorimi i llambave lëvizëse të dorës që ushqehen nga rrjeti elektrik.
§ 151. Linja ushqyese e ndriçimit të depos duhet të jetë me kabull të armuar dhe me gjatësi jo më të vogël se 100 m.
Armatura e kabllit duhet të ketë tokëzim të sigurte si në fillim të linjës, ashtu dhe në fundin e saj, pranë hyrjes në depo. Për tokëzimin e armaturës së kabllit pranë hyrjes në depo mund të përdoret konturi mbajtës nga efektet e dyta të rrufesë.
§ 152. Rrjeti elektrik i ndriçimit mund të bëhet me kabëll të armuar ose me kordon të mbrojtur me tubo metalike brenda ose jashtë murit. Armatura e kabllove dhe e tubacioneve metalike duhet të lidhet me konturin e tokëzimit.

Te gjitha lidhjet elektrike bëhen me kuti të posaçme me filetim ose të mbyllura me saldim. Për lidhjen e kabllove përdorën mufta metalike.
§ 153. Ndriçuesit, çelësat, kuadrot elektrike dhe kutitë shpërndarëse, që vendosen brenda për ndriçimin e depove duhet të jenë të mbyllura mirë. Mund të përdorën pajisje të tilla të zakonshme vetëm në rast se ato vendosen jashtë depove ose ndahen nga mjedisi i brendshëm me një ndarje të përgatitur me material të qëndrueshëm ndaj zjarrit (mur tulle 12 cm, xham me trashësi 5 mm dhe materiale të tjera zjarrduruese).
§ 154. Kabllot e ndriçimit vendosen në tako të rregullta dhe kalojnë në vende ku nuk ka asnjë mundësi dëmtimi. Kabllot që varen horizontalisht duhet të kenë takot të vendosura 0.8-1 m larg njëra tjetrës, kurse ato që varen vertikalisht, jo më larg se 2 m. Ndalohet varja e kabllove në tavanin e dhomave të lëndëve plasëse.
§ 155. Kabllot, që kalojnë nëpër muret e jashtme të godinave të depos së lëndëve plasëse, duhet të futen në tuba.

e. Mjetet e sinjalizimit për mbrojtjen nga zjarri dhe nga shkarkimet elektrike natyrale në depot e përhershme të lëndëve plasëse

§ 156. Depot e përhershme të lëndëve plasëse, simbas rregullave, pajisen me mjete sinjalizimi. Linjat telefonike dhe ato të sinjalizimit nuk duhet të futen në ndërtesën e depos, por në vendroje ose në ndonjë vend tjetër të veçuar jo më afër se 5 m nga ndërtesa e depos.
§ 157. Depot e ndërtuara në sipërfaqe duhet të kenë lidhje telefonike.
§ 158. Për t'u mbrojtur nga rreziku i zjarrit, depot e lëndëve plasëse pajisen me inventarin e nevojshëm të mjeteve dhe materialeve kundër zjarrit (pompa, fuçi me ujë, arka me rërë, shkallë, kova, etj). Sasia, lloji i pajisjeve kundra zjarrit dhe mënyra e vendosjes së tyre përcaktohet nga organet kompetente të mbrojtjes kundra zjarrit.
§ 159. Depot e përhershme duhet të pajisen me tubacione uji nëntokësor ose të kenë pranë gropa uji me sasi të mjaftueshme për të shuar zjarrin dhe të jenë të lidhura me rrugë të përshtatshme.
§ 160. Në çdo depo të afishohet instruksioni mbi mënyrën e përdorimit të mjeteve kundër zjarrit.
§ 161. Kur në territorin e depos bie zjarr, menjëherë njoftohen zjarrfikësit dhe organet e Drejtorisë së Policisë, si dhe merren masa për ta shuar atë.

Kur shihet që me mjetet e përdorura është e pamundur të ndalohet përhapja e zjarrit, të gjithë njerëzit të largohen jashtë zonës së rrezikshme.
§ 162. Në territorin e depos ndalohet të ndizen zjarre ose të pihet duhan të hyjnë njerëz me shkrepse, çakmak, me cigare dhe armë zjarri.
§ 163. Çdo depo e përhershme e lëndëve plasëse që ndodhet në sipërfaqe ose gjysmë e thelluar duhet të ketë pajisjet e mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike në përputhje me objektet e kategorisë së I-rë simbas normave të caktuara. Për depo me kapacitet jo më shumë se 150 kg lëndë plasëse ndërtimi i rrufepritëseve nuk është i domosdoshëm.
3. Depot e përkohshme të lëndëve plasëse
§ 164. Ndërtesat e depove të përkohshme të lëndëve plasëse mund të ngrihen prej dërrasash të suvatuara me baltë, etj. Lejohet të përdorën si depo të përkohshme të lëndëve plasëse, ndërtesa e baraka të pabanueshme, etj, të cilat duhet të jenë të ajrosura mirë, si dhe të mbrojtura nga agjentët atmosferikë (shiu, bora, etj).

Dyshemetë e depove të përkohshme mund të jenë prej dërrase ose argjile, të drejta, të lëmuar dhe pa të cara. Muret dhe çatitë mund të jenë prej dërrase, por të lyera me bojë kundër zjarrit ose të suvatuara.

Këto depo rrethohen me materiale të ndryshme si dërrasa, shtylla, tel i drejtë etj, ku lartësia e tij është jo më pak se 2 m.
Për këto depo, gjithashtu:

- Nuk është i domosdoshëm ndërtimi i rezervuarëve të ujit dhe i paradhomës
- Ndriçimi brenda depos lejohet me llamba miniere me akumulatorë ose ndriçues me bateri
- Godinat që adoptohen mund të ruajnë dimensionet e dyerve dhe dritareve ekzistuese.
§ 165. Kur punët me lëndë plasëse kanë karakter të përkohshëm lejohet ruajtja me afat të shkurtër të lëndëve plasëse:

a) Në godina dhe baraka të pabanuara
b) Në vagonë hekurudhorë
c) Në barka lundrimi
d) Në vaporë
e) Në automobila e karroca
f) Në çadra

Në depot e lëndëve plasëse me afat të shkurtër përveç konditave që parashikohen për depot e përkohshme, nuk është e nevojshme të ketë rrufe-pritëse, ndriçim, sinjalizim, lidhje telefonike, kanal për rreth godinës. Për kërkesat e tjera duhet të plotësohen ato që parashikohet për depot definitive, si mbrojtja nga zjarri, etj.

4. Depot shpërndarëse të lëndëve plasëse

§ 166. Depot shpërndarëse ose të konsumit ditor të lëndëve plasëse shërbejnë për furnizimin e zjarrmëtarëve çdo ditë me sasinë e nevojshme të lëndëve plasëse për kryerjen e punimeve. Për depot ditore zbatohen të gjitha rregullat e teknikës së sigurimit dhe të mbrojtjes nga zjarri njëlloj si për depot e përkohshme.
§ 167. Lëndët plasëse të depos shpërndarëse merren nga depot qendrore të mbyllura në ambalazhin e fabrikës dhe në arka.
§ 168. Furnizimi me lëndë plasëse i depove shpërndarëse nga depo qendrore, bëhet me dokumente të rregullta, të firmosura nga përgjegjësi teknik i punimeve ose zëvendësi i tij dhe në bazë të kërkesës me shkrim të paraqitur nga përgjegjësi i sektorit ku do të përdoret lënda plasëse.
§ 169. Furnizimi i zjarrmëtarëve me lëndë plasëse bëhet me urdhër punë të lëshuar nga përgjegjësi teknik ose zëvendësi i tij ku kryhen punimet.
Zjarrmëtarët janë të detyruar:

- Te firmosin për sasinë e lëndës plasëse të tërhequr në librin përkatës që mbahet në depo.
- Te firmosin tek përgjegjësi teknik i sektorit ose zëvendësi i tij. Urdhërin e punës për sasinë e lëndës plasëse të konsumuar
- Te kthejnë në depo sasinë e lëndës plasëse të pakonsumuara, me gjithë Urdhërin e punës të firmosur si me lart.

Kur punët me lëndë plasëse nuk kryhen, pavarësisht nga urdhëri i punës që është lëshuar, ndalohet tërheqja e tyre nga depoja e lëndëve plasëse.
§ 170. Lëndët plasëse dhe kapsollat u jepen zjarrmëtarëve në vendin e caktuar për këtë punë.
§ 171. Në raste të veçanta lejohet që në depot shpërndarëse të ruhen lëndë plasëse të grupeve të ndryshme duke plotësuar këto kushte:
a) Lëndët plasëse të grupeve të ndryshme vendosen në mjedise të ndara me mure zjarrduruese
(mur tulle, guri ose betoni) me trashësi 25 cm.
b) Sasia e përgjithshme e kapsollave të jetë më pak se 15000 copë. Arkat me kapsolla
vendosen në rafte, por jo në krahun e murit ndarës.
c) Sasia e përgjithshme e lëndëve plasëse të te gjitha llojeve të jetë më e vogël se kapaciteti i depos.
d) Mjediset ku ruhen lëndët plasëse të jenë të ajrosura mirë, si dhe të jenë të mbrojtura nga lagështia.

5. Ruajtja e lëndëve plasëse në baraka, çadra, automjete dhe sheshe

§ 172. Në raste tepër të veçanta, kur kryhen punime me lëndë plasëse me karakter të përkohshëm dhe urgjent, me autorizim nga organet kompetente, lejohet ruajtja e tyre deri në 3 muaj në ndërtesa të pabanuara, por që janë përshtatur për ruajtjen e tyre dhe janë pajisur me të gjitha mjetet kundër zjarrit. Ruajtja e L.P. në çadra lejohet deri në 30 ditë, kurse në automjete deri në 8 orë.
§ 173. Ruajtja e lëndëve plasëse për një kohë të shkurtër në çadra, baraka etj. bëhet duke i mbuluar me mushama. për ti mbrojtur nga shiu, dielli etj. Lëndët plasëse të ambalazhuara vendosen në tako druri 20 cm të larta nga toka. Sasia e lëndëve plasëse që ruhet në këto kushte nuk duhet të kalojë 500 kg dhe 2500 copë kapsolla bashke me fitilin e nevojshëm.
Kapsollat duhet të vendosen në një arkë të veçantë druri të veshur nga brenda me material të butë, kurse nga jashtë me llamarinë. Arka vendoset jo më afër se 2 m nga lënda plasëse dhe e mbyllet me kyç. Kur çadrat ose barakat janë në terrene të mbrojtura mirë, lejohet të mbahen deri në 1.5 tonë lëndë plasëse dhe 10 000 copë kapsolla.
§ 174. Në rastet kur ka ndonjë fatkeqësi natyrorë, fatkeqësi tjetër apo ndonjë nevojë të ngutshme dhe duhet të kryhen punime me karakter shpëtimi, lejohet ruajtja e lëndëve plasëse në sasi të mëdha edhe në sheshe të posaçme për jo më shumë se 30 ditë. Për kryerjen e shpërthimeve për qëllime sizmike dhe për shpërthime të menjëhershme, afati i ruajtjes nuk duhet të kalojë 10 ditë. Lëndët plasëse duhet të vendosen në një shtresë prej dërrase të ngritur si dysheme 20 cm nga toka dhe të mbuluara me mushama ose ndërtohet një strehë e posaçme. Largësia e nevojshme ndërmjet sheshit ku ruhet lënda plasëse dhe ndërtesave, objekteve, rrugëve dhe hekurudhave përcaktohet në varësi të sasisë së saj dhe në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.
Largësia e shesheve ku ruhet lënda plasëse nga vendet ku kryhen punimet me to nuk duhet të jetë më e vogël se 300 m.
§ 175. Ndalohet depozitimi i lëndës së drurit, barit, kashtës, gjetheve të thata dhe i çdo lëndë tjetër djegëse, më afër se 100 m nga sheshi ku është vendosur lënda plasëse.
§ 176. Ruajtja e kapsollave në sheshe duhet të bëhet në çadra ose në vende të veçanta, jo më afër se 25 m nga stiva e lëndëve plasëse.

6. Ruajtja e lëndëve plasëse në miniera dhe në punimet e tjera nëntokësore
a. Depot shpërndarëse nëntokësore

§ 177. Ruajtja e lëndëve plasëse, brenda në minierë, lejohet vetëm në punime të ndërtuara posaçërisht për to, dhoma vendosen në mënyrë të tillë që në rast shpërthimi të lëndëve plasëse në njërën nga ato, ai të mos përhapet në dhomën fqinjë.
Përveç dhomave, për ruajtjen e lëndës plasëse, depoja nëntokësore përbëhet dhe nga dhomat ndihmëse që shërbejnë për kontrollin e kapsollave elektrike, përgatitjen e tyre dhe shpërndarjen e lëndës plasëse.

Përveç kësaj, në çdo depo nëntokësore shpërndarëse të lëndëve plasëse, duhet të ketë dhoma të veçanta për pajisjet elektrike (kuadro elektrikë, transformatorë, çelësa), për telefonin dhe pajisjet e sinjalizimit, për ruajtjen e mjeteve kundër zjarrit etj., të cilat ndërtohen në galeritë që të çojnë në depo.
§ 178. Kapaciteti maksimal i depove shpërndarëse nëntokësore duhet të jetë aq sa të ketë rezervë për kryerjen e punimeve deri në 1 muaj, kurse në dhomat shpërndarëse nuk duhet të mbahet lëndë plasëse më shumë se harxhimi i një ndërrese.

Gjate ndërtimit të depove shpërndarëse nëntokësore duhet të respektohen këto kërkesa:

a) Largësia e depos shpërndarëse nëntokësore nga pusi i minierës, nga oborri i pusit, nga dhomat e tjera për rreth tij si dhe nga dyert e ajrimit, shkatërrimi i të cilave mund të shkaktojë mungesën e ajrimit në tërë minierën ose në një sektor të saj, përcaktohen me projekt në mënyrë që në rast shpërthimi të mos ketë pasoja në të gjitha këto objekte. Këto depo ndërtohen sa më afër grupfronteve.

Largësia e depos nëntokësore nga punimet që shërbejnë për kalimin e njerëzve, të jetë jo më e vogël se 25 m.

b) Lartësia vertikale nga depo në sipërfaqe përcaktohet n projekt, duke patur parasysh që në rastin e shpërthimit të saj, të mos ketë pasoja në sipërfaqe.
c) Depo nuk duhet të ketë lidhje drejtpërdrejt me punimet kryesore. Punimet nëntokësore që të çojnë në depo duhet të mbarojnë në galeritë qorre me një gjatësi jo më të vogël se 2 m dhe me seksion jo më të vogël se 4 m2.
d) Në depot nëntokësore, përkundrejt çdo dhomë me lëndë plasëse, bëhet dhoma e goditjes me thellësi 1 m dhe me seksion të barabartë me atë të punimit minerar lidhës.
e) Çdo depo nëntokësore shpërndarëse ka dy dalje. Depot ditore ndërtohen me një dalje.
f) Gjate ndërtimit të tuneleve depo ndërtohet jo më afër se 15 m nga hyrja e tyre dhe me kapacitet deri në 1 ton.
g) Armaturat e depos janë prej materiali të padjegshëm

h) Dhomat dhe të gjitha punimet minerare lidhëse të depos armatosen me material të padjegshëm (beton, hekur, shtylla të para tensionuara, mur, etj.)
i) Ajrimi i bëhet me rrymë ajri të veçantë.

§ 179. Ndriçimi i dhomave dhe i punimeve lidhëse të depos duhet të jetë elektrik. Instalimet elektrike duhet t'u përgjigjen si kërkesave të kategorisë së minierës, ashtu edhe kërkesave që parashikohen në depot mbitokësore.

Në minierat me përmbajtje gazi metan, instalimet elektrike, telefonike dhe sinjalizuese, duhet t'u përgjigjen kërkesave të parashikuara për mjediset me rrezik plasje gazi, ndërsa në minierat pa gaz, ato duhet të jenë në përputhje me kërkesat për mjediset me rrezik të klasës përkatëse.
§ 180. Për depot nëntokësore shpërndarëse në miniera, të gjitha rregullat e tjera lidhur me ruajtjen e lëndëve plasëse dhe sigurimin e dhomave të shpërndarjes, duhet të jenë të njëjta me ato të depove kryesore nëntokësore.
§ 181. Ndalohet ndërtimi i objekteve të ndryshme mbi depot nëntokësore në sipërfaqe, si dhe kryerja e punimeve minerare në horizontet mbi ose ne depo, brenda rrezes së rrezikshme të përcaktuar në projekt.
b. Depot e thelluara
§ 182. Depot e thelluara të lëndëve plasëse ndërtohen në shpate malesh ose kodrash me anë të punimeve horizontale (traverbangë). Gjithashtu, mund të përdorën për depo të lëndëve plasëse edhe punime të vjetra nëntokësore, në qoftë se i plotësojnë kërkesat e caktuara. Hyrjet e galerive duhen të pajisen me dyer të dyfishta, që hapen nga jashtë. Dera e jashtme duhet të jetë prej dërrase, e puthitur mirë dhe e veshur me llamarinë, kurse dera e brendshme duhet të jetë metalike në formë rrjete.
§ 183. Në qoftë se largësia nga hyrja e depos deri në dhomën me të afërme, ku ruhet lënda plasëse, është më e madhe se 15 m, atëherë depo duhet të ketë dy dalje, një për përdorim gjatë punës dhe një rezervë. Në çdo dhomë të depos duhet të sigurohet ajrim i mirë.
§ 184. Para hyrjes së depos të lëndëve plasëse duhet të ndërtohet një barrierë, e cila duhet të jetë 1.5 m më e lartë se galeria.

Gjerësia e pritës mbajtëse duhet të jetë 1 m në pjesën e sipërme, kurse në fund ajo përcaktohet nga këndi i rënies natyrorë të dheut. Prita duhet të ndërtohet prej dheut të butë. Nuk është i domosdoshëm ndërtimi i pritës në qofte se depo nuk ka lidhje drejtpërdrejtë me punimet kryesore.

§ 185. Punimet minerare që lidhen me dhomat e depos së lëndëve plasëse bëhen me pjerrësi 5%o me kanale për kullimin e ujërave të mbuluara me pllaka.
§ 186. Depot e thelluara, që kanë një shtresë dheu mbi 10 m, nuk kanë nevojë për rrufepritëse.
§ 187. Territori i depove të thelluara të lëndëve plasëse duhet të rrethohet në mënyrë të tillë, që hyrjet dhe pajisjet e ajrimit të ndodhen brenda rrethimit. Pajisjet e rrethimit duhet të jenë njëlloj si për të gjitha depot e lëndëve plasëse.
Vendqëndrimi i rojës bëhet jashtë rrethimit, nga ku duket i gjithë territori i depos.
§ 188. Në vend të dhomave për kontrollin e kapsollave elektrike ose për përgatitjen e fitilave
ndezës, lejohet të ngrihet një ndërtesë e veçantë në sipërfaqe pranë depos së thelluar.
§ 189. Përveç kërkesave të mësipërme, për depot e thelluara, duhet të respektohen të gjitha kërkesat që parashikohen për depot e përhershme të lëndëve plasëse, që ndërtohen në sipërfaqe.
7. Ruajtja e lëndës plasëse në vendin e punës në sipërfaqe dhe nëntoke
§ 190. Lënda plasëse që çohet në vendin e punës para se të mbushen minat nuk duhet të lihet pa roje ose pa mbikëqyrje. Ruajtja bëhet nga zjarrmëtari ose ndihmësi i tij në vende të veçanta e të sigurta.
§ 191. Në frontin e punës çohet sasia e lëndës plasëse dhe e mjeteve plasëse (kapsolla, fitil etj), që do përdorën brenda ndërresës. Sasia që mbetet, detyrimisht, kthehet në depo me dokumente të rregullta.
Ndalohet mbajtja e lëndëve plasëse nga punonjësit ose vendosja e tyre në vende të ndryshme jashtë depos.
§ 192. Kur kryhen punë me lëndë plasëse, në territorin e qyteteve ose objekteve industriale, lejohet që të ruhen brenda ose afër objekteve sasitë që përdorën gjatë ditës.
§ 193. Lënda plasëse që përdoret në punimet minerare nëntokësore gjatë kohës së punës duhet të mbahet në çanta ose arka druri, larg nga fronti i punës në vende të sigurta dhe ruhen nga zjarrmëtari ose ndihmësi i tij.
Kur bëhen shpërthime masive, lëndët plasëse që përdorën brenda ditës, para mbushjes mund të ruhen në vendin e punës. Në këto raste kapsollat dhe llokumet e zjarrit duhet të ruhen në vende të sigurta larg nga lënda plasëse.
§ 194. Lëndët plasëse, që përdorën brenda ndërresës në ballët e puseve, të galerive ose tuneleve, gjatë avancimit të tyre, ruhen në depo të veçanta të ndërtuara me projekt teknik. këto depo duhet të kenë një rreze më të madhe se 70 m nga frontet që avancojnë me lëndë plasëse
§ 195. Në vendin ku ruhen lëndët plasëse, ndalohet të hyjnë njerëz që nuk kanë punë. Në qoftë se vendi i ruajtjes rrezikohet nga veprimet e shpërthimit të lëndës plasëse, njerëzit nxirren jashtë zonës së rrezikshme.

8. Dokumentacioni mbi ruajtjen dhe përdorimin e lëndëve plasëse
§ 196. Ndalohet të mbahen në depo më tepër lëndë plasëse se sa përcaktohet në lejen e lëshuar nga organet kompetente.
§ 197. Përgjegjësi i depos dhe magazinieri duhet të kenë lejen që u jep të drejtën për të punuar me lëndë plasëse.
§ 198. Lëndët plasëse që hyjnë në depo, menjëherë, vendosen në vendin e ruajtjes dhe bëhet hyrje në bazë të dokumenteve të shoqërimit. Lëndët plasëse pranohen me ambalazhin e fabrikës.
§ 199. Subjekti publik, ose privat që kryen punë me lëndë plasëse është i detyruar të bëjë evidentimin mbi hyrjen dhe daljen e lëndëve plasëse në librat përkatës:
a) Libri i hyrjes dhe i daljes së lëndëve plasëse duhet të jetë i numëruar dhe i vulosur nga subjekti publik, ose privat. Ai mbahet nga përgjegjësi i depos dhe shërben si për depot qendrore, ashtu edhe për ditoret. për çdo lloje lëndë plasëse ka kolonë të veçantë. Gjendja bëhet çdo ditë në fund të kohës së punës.
b) Libri i evidentimit, të shpërndarjes dhe rikthimit të lëndëve plasëse mbahet në depot ditore nga përgjegjësi ose shpërndarësi i lëndëve plasëse në çdo turn. Konsumi dhe rikthimi regjistrohet.
c) Furnizimi me lëndë plasëse i depove shpërndarëse nga qendroret bëhet me dokument të rregullt të firmosur nga përgjegjësi teknik ose zëvendësi i tij sipas fletë kërkesës së paraqitur nga përgjegjësi i zonës ose sektorit që kryen punimet.
§ 200. Subjektet publike dhe private që kërkojnë të ruajnë lëndët plasëse në depot e subjekteve të tjerë janë të detyruar të lidhin kontratë me to, në të cilën shënohen detyrimet e dyanshme si dhe lloji e sasia e lëndëve plasëse, afati i ruajtjes etj. Kjo kontratë miratohet nga organet që kanë dhënë lejen e depos së lëndëve plasëse.
§ 201. Zjarrmëtari në mbarim të punës është i detyruar t'i raportojë përgjegjësit të ndërresës për sasinë e lëndës plasëse të konsumuar për çdo front dhe numrin e minave të paplasura. përgjegjësi i ndërresës i pasqyron ato në raportin e punës.
§ 202. Në dokumentet e hyrjes, daljes dhe në librin e evidentimit të lëndëve plasëse nuk lejohet fshirja dhe korrigjimi i fjalëve ose i numrave.
§ 203. Në depon e lëndëve plasëse depozitohen firmat e personave që kanë të drejtë të lëshojnë urdhër punë dhe zjarrmëtarët që kanë të drejtë të punojnë me lëndë plasëse. Ndalohet dhënia e lëndëve plasëse nga magazinierët kur urdhrat e punës janë firmosur nga persona të pa autorizuar, gjithashtu ndalohet furnizimi me lëndë plasëse i personave që nuk kanë dëshminë e zjarrmëtarit dhe leje për të punuar me lëndë plasëse në subjektet përkatëse.

KREU IV
PROVA TE LËNDËVE PLASËSE, MANIPULIMI DHE ASGJËSIMI I TYRE

1. Provat e lëndëve plasëse
§ 204. Të gjitha lëndët plasëse që kur hyjnë në depo dhe herë pas herë gjatë procesit të ruajtjes, provohen për të përcaktuar aftësinë e përdorimit të tyre. Provat bëhen në përputhje me metodat që trajtohen në këtë rregullore. Ato kryhen nga një komision i posaçëm i ngritur nga përgjegjësi teknik i njësisë ekonomike publike, private, ose institucionit që përdor lëndë plasëse dhe i miratuar nga drejtuesi i tyre.
§ 205. Provat e lëndëve plasëse në depot e njësive ekonomike private, publike dhe institucionit që përdorin lëndë plasëse bëhen në këto afate:

a) Dinamit në fund të afatit që garanton fabrika dhe çdo muaj pas skadimit të tij.
b) Kapsollat dhe lëndët plasëse të tjera provohen në fund të afatit që garanton fabrika dhe çdo 6 muaj pas skadimit të tij, përveç provave që u bëhet në përcjellshmëri kapsollave elektrike.
c) Te gjitha lëndët plasëse kalojnë në provë pavarësisht nga afati i skadimit, në qoftë se
dyshohet për cilësi jo të mirë të tyre.

Te gjitha provat e lëndëve plasëse bëhen jashtë territorit të depos, në vende të izoluara ku të mos ketë njerëz, me përjashtim të atyre që merren me këtë punë.

Lëndët plasëse që kanë humbur cilësinë e dhënë në pasaportë hiqen nga përdorimi.
§ 206. Kontrolli dhe riaftësimi i lëndëve plasëse për përdorim bëhet në prani të magazinierit të depos nga persona teknikisht të aftë dhe të autorizuar nga drejtuesit e njësisë ekonomike publike, private ose të institucionit që përdor lëndë plasëse dhe që kanë lejen e zjarrmëtarit.
2. Tharja, shkrifërimi, shkrirja dhe mbushja e fishekëve me lëndë plasëse
§ 207. Kur lagështia varion nga 0.5% deri në 1.5% tharja e llokumeve të lëndës plasëse amoniale bëhet me ambalazhin e fabrikës. Pasi të ulët përmbajtja e lagështisë në llokum deri në 0.5% ato mund të përdorën vetëm në punimet nëntokësore që nuk janë të rrezikshme nga gazi metan ose pluhuri.
Kur lagështia është mbi 1.5 % tharja e lëndëve plasëse bëhet në formë pluhuri dhe mbas tharjes këto lëndë plasëse lejohet të përdorën vetëm në punimet sipërfaqësore (karrierat).
Temperatura e ajrit në godinat ku thahen lëndët plasëse (amonitet) nuk duhet të jetë më e lartë se 50°.

§ 208. Barutet me tym që kanë lagështi më shumë se norma e lejueshme (1.0%) para se të përdoren duhet të thahen. Tharja e tyre bëhet në temperaturë jo me të lartë së 40°.
§ 209. Tharja, shkrifërimi, dhe mbushja e llokumeve me lëndë plasëse si dhe shkrirja e tyre lejohet të bëhet në godinat e përgatitjes së lëndëve plasëse, të vendosura në territorin e depos ose jashtë saj, si dhe në sheshe të hapura jashtë territorit të depos.
§ 210. Ndalohet shkrifërimi i lëndëve plasëse të cilat përmbajnë hekzogjen dhe nitroglicerinë.
§ 211. Gjatë tharjes në godina, tavolinat dhe raftet mbi të cilat thahet lënda plasëse vendosen jo më pak se 1m larg ngrohëseve (furra, tuba, radiatorë, etj).
§ 212. Shkrirja e lëndëve plasëse të ngrira bëhet me ambalazhin e fabrikës në depot sipërfaqësore ose nëntokësore, në dhomat e ngrohjes, ku temperatura e ajrit nuk duhet të jetë më tepër se 800.

3. Asgjësimi i lëndëve plasëse
a. Rregulla të përgjithshme

§ 213. Asgjësimi i lëndëve plasëse të skaduara si dhe i mbeturinave të tyre, bëhet me mbikëqyrjen e drejtuesit teknik në njësinë ekonomike private, publike ose institucionin, ku përdoren lëndë plasëse. Asgjësimi bëhet pasi të jetë marrë leja nga organet kompetente të njësisë organizative.
§ 214. Lëndët plasëse lejohet të asgjësohen:

a) me anë të plasjes
b) me anë të djegies

§ 215. Përpara se të bëhet asgjësimi i lëndëve plasëse mbahet proces-verbal ku tregohet emërtimi dhe sasia që asgjësohet, shkaqet dhe mënyra e asgjësimit.
Proces-verbali mbahet në dy kopje.
§ 216. Kur bëhet asgjësimi me anë të plasjes ose djegies, më parë zgjidhet vendi i përshtatshëm për të mënjanuar rreziqet që mund të sjellë vala goditëse ose rënia e zjarrit.
§ 217. Për personat që merren me asgjësimin e lëndëve plasëse me anë të djegies ose plasjes ndërtohet një vendstrehim i sigurte, në përputhje me kërkesat e rregullores.
b. Asgjësimi me anë të plasjes dhe djegies
§ 218. Lejohet asgjësimi me anë të plasjes e kapsollave, fitilit detonant, ngarkesave të përforcimit dhe i lëndëve plasëse, të cilët janë të sigurta që pëlcasin.
§ 219. Sasia e lëndëve plasëse që lejohet të asgjësohet njëherësh si dhe vendi i asgjësimit, përcaktohen për çdo rast të veçantë nga kushtet konkrete të vendit duke u nisur nga kërkesat e kësaj rregulloreje.
§ 220. Në qoftë se në vendin ku bëhet asgjësimi çohet një sasi e madhe lëndë plasëse, ajo asgjësohet pjesë-pjesë (disa herë). Në këtë rast, ato vendosen larg nga vendi ku bëhet plasja, në drejtim të kundërt të erës, në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.
§ 221. Asgjësimi i lëndëve plasëse bëhet në mënyrë elektrike ose me fitil të zakonshëm. Lëndët në formë fishekësh asgjësohen në pako, kapsollat asgjësohen të ambalazhuara dhe të futura në tokë. Gjatësia e fitilit ndezës të jetë e tillë që njerëzit të kenë mundësi të largohen pa u nxituar deri në vendin e strehimit.
§ 222. Fitili të shtrihet në drejtim të erës gjatë shtrirjes ai drejtohet dhe mbulohet me dhe për të shmangur përdredhjet.
§ 223. Në rast se shpërthimi i lëndëve plasëse që asgjësohen është i ulet, ato vendosen në gropa për të arritur shpërthim të plotë, kurse fishekët e zjarrit vendosen sipër lëndës që asgjësohet.
§ 224. Asgjësimi i lëndëve plasëse bëhet vetëm me ndihmën e fishekëve të zjarrit të përgatitur me lëndë plasëse me cilësi të mirë.
§ 225. Me anë të djegies asgjësohen të gjitha lëndët plasëse që nuk shpërthejnë. Ndalohet rreptësisht asgjësimi i kapsollave dhe i fitilit detonant me anë të djegies.
Kur asgjësimi bëhet me anë të djegies, lëndët plasëse vendosen në shesh së gjati në formë shiriti me gjerësi 30 cm. Trashësia e shtresës së saj nuk duhet të jetë më e madhe se 10 cm dhe Largësia ndërmjet shiritave jo më e vogël se 5 m. Lejohet të digjen me zjarr njëherësh jo më shumë se 3 rreshta me lëndë plasëse.
Dinamitet lejohen të digjen me zjarr njëherësh jo më shumë se 5 kg. Fishekët vendosen në një rresht sipër zjarrit në mënyrë të tillë që të mos takohen njeri me tjetrin.
§ 226. Sasia e lëndës plasëse që lejohet të digjet njëherësh vendi ku do të bëhet djegia, Largësia deri të lëndët që janë sjelle për tu asgjësuar dhe largësia deri të vendi ku mbrohen njerëzit, përcaktohen në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.
§ 227. Ndalohet djegia e lëndës plasëse e ambalazhuar. Ndalohet djegia e fishekëve që brenda kanë kapsolla. Arkat, kutitë, etj që nuk vlejnë për t'u përdorur, digjen veçmas nga lënda plasëse.
§ 228. Për ndezjen e zjarrit në anën e erës shtrihet fitili i zakonshëm ose një shirit prej materiali që digjet lehte (tallash, bar, letra etj) me gjatësi më të madhe se 5 m. Pasi të ndizet shiriti ose fitili, zjarrmëtarët duhet të largohen menjëherë në vendin e strehimit. Ndezja bëhet vetëm pasi të kenë mbaruar të gjitha punët ndihmëse dhe njerëzit të jenë larguar në vende të sigurta.
§ 229. Zjarri, për djegien e lëndës plasëse, duhet të jetë i mjaftueshëm në mënyrë që gjatë djegies së saj të mos ketë nevojë të shtohen dru zjarri ose materiale të tjera të djegshme.
§ 230. Ndalohet afrimi në vendin e djegies para djegies së plotë të lëndës plasëse.
§ 231. Pas mbarimit të djegies kontrollohet vendi duke e përzier hirin që ka mbetur me lopate druri.
Llokumet ose copat e lëndës plasëse që kanë mbetur duhet të grumbullohen dhe të ridigjen.
§ 232. Djegia e lëndës plasëse bëhet vetëm në kohë të thatë.
§ 233. Ambalazhi i lëndëve plasëse që digjen asgjësohet.
§ 234. Asgjësimi i lëndëve plasëse që nuk i qëndrojnë lagështirës, lejohet të bëhen me anë të
mbytjes vetëm në det të hapur larg bregut.


KREU V
PUNËT ME LËNDË PLASËSE

1. Rregulla kryesore mbi kryerjen e punëve me lëndë plasëse
§ 235. Punët me lëndë plasëse kryhen në baze të projektit teknik dhe të pasaportës së miratuar nga përgjegjësi i subjektit publik ose privat.
Pasaporta për kryerjen e punëve me lëndë plasëse duhet të përgatitet për çdo punim nëntokësor dhe sipërfaqësor.

Përveç treguesve teknologjikë pasaporta duhet të përmbajë:

a) Skemën e vendosjes së birave të çekiç it shpues sondave dhe dhomave.
b) Numrin dhe diametrin e birave, thellësinë dhe këndin e pjerrësisë së tyre, sasinë e lëndës plasëse, sasinë e birave (dhomave) që shpërthejnë njëkohësisht, radhën e shpërthimit të tyre dhe llogaritjet e shpërthimit.

c) Gjatësinë e mbushjes (taposjes) dhe sasinë e përgjithshme për mbushje.
d) Mënyrën e shpërthimit, skemën e rrjetit, aparatin e shpërthimit.
e) Aparatet e matjes, mënyrat dhe llojet e matjes.
f) përcaktimi i zonës së rrezikshme për mbrojtjen e njerëzve dhe objekteve.
g) Vendet ku do të bëhen mat et e gazeve të djegshëm dhe eksplodues.
h) Vendet ku vendosen rojet, për të mos lejuar njeri që të hyje në zonën e rrezikshme.
i) Vendet ku strehohen zjarrmëtarët dhe punëtorët në kohën e shpërthimit
j) Kohën e nevojshme për ajrimin e punimit

§ 236. Shpërthimet eksperimentale, të cilat bëhen për të përcaktuar treguesit e pasaportës së punëve plasëse kryhen me projekt të veçantë në përputhje të plotë me kërkesat e kësaj rregulloreje
§ 237. Në projektet e punëve me lëndë plasëse përcaktohen edhe largësitë e parrezikshme për mbrojtjen e njerëzve dhe të objekteve të ndryshme nga lëkundjet sizmike nga vala goditëse dhe flakja e gurëve apo sendeve të tjera të shkaktuara nga shpërthimi.
Përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse zbaton kufijtë e zonës së parrezikshme të përcaktuar në projekt në varësi të kushteve të terrenit, llojit të punëve me lëndë plasëse, mënyrës së shpërthimit të minave dhe rrethanave konkrete, që paraqiten në kohën kur do të kryhet punimi.
§ 238. Në varësi të llojit të punëve me lëndë plasëse dhe mënyrës së kryerjes së tyre, kufijtë e zonës së parrezikshme, për mbrojtjen nga flakja e gurëve ose sendeve të tjera, përcaktohen sipas llogaritjeve të projektit, por jo më të vogla se:

A. Për punimet sipërfaqësore në shkëmbinjtë:

a) Ngarkesa eksplozive në sipërfaqe, jo më e vogël se 300 m *
b) Ngarkesa në bira, jo më e vogël se 200 m**
c) Ngarkesa në gropa, jo më e vogël se 200 m**
d) Ngarkesa në puse sondë, jo më e vogël se 200 m**
e) Ngarkesa në dhoma të vogla, jo më e vogël se 200 m

B. Copëtimi i gurëve të mëdhenj ngarkesa të jashtme 400 m
C. Shkulja e trungjeve 200 m
D. Punime me lëndë plasëse në këneta 100 m

E. Punime në metal
a) Në poligon të hapur 1500 m
b) Në gropa të blinduara 50 m
c) Në afërsi të objekteve 200 m
H. Shkatërrimi i godinave dhe objekteve 100 m
I. Copëtimi i themeleve 200 m
J. Torpedimi i puseve 100 m
K. Në kërkimet sizmike
a) Me bira 100 m 100 m
b) me sondë 30 m 30 m
c) Në sipërfaqe 100 m 100 m

* Sasia maksimale e ngarkesave eksplozive të shpërthyera njëkohësisht nuk duhet të kalojë 10kg
**Shënim: Gjatë shpërthimit në terrene të pjerrëta me drejtim poshtë, rrezja e rrezikshme duhet të pranohet jo më pak se 300 m.

§ 239. Për të gjitha shpërthimet në sipërfaqe, kufij përcaktohen në terren duke vënë shenja dalluese dhe në kohën e shpërthimit edhe roje, të cilët janë udhëzuar që më parë. Vendosja e rojeve duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të gjitha rrugët që të çojnë në vendin ku do kryhet shpërthimi të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Në shpërthimet nëntokësore, në vendet ku mund të kalojnë njerëz për në frontin ku bëhet mbushja e minave duhet të vihen roje. Nuk vihen roje në punimet ku kalojnë gazet pas shpërthimit të minave, por vendosen kryqe dërrasash dhe varen tabela ku shënohet ndalim kalimi për punëtorët. Pas ajrimit të frontit hiqen dërrasat dhe tabela.

Rojet caktohen nga përgjegjësi i frontit ose zjarrmëtari duke i sqaruar mirë për detyrën që marrin.
§ 240. Në kohën kur do të kryhet shpërthimi, është e domosdoshme të përdorën sinjalet akustike, të cilat duhet të dëgjohen mirë në kufijtë e zonës së rrezikshme.

Kur shpërthimi i minave bëhet nën tokë, sinjalin me ze ose me bilbil e japin zjarrmëtarët ose përgjegjësi i punëve me L.P.
Mënyrat e dhënies së sinjaleve janë:

a) Sinjali i parë paralajmërues jepet një herë dhe vazhdon gjatë. Me dëgjimin e këtij sinjali të gjithë njerëzit, që nuk merren me mbushjen e minave, duhet të largohen dhe të shkojnë në strehim. Pasi të jenë larguar njerëzit dhe të jenë vendosur rojet, zjarrmëtarët fillojnë mbushjen, montojnë rrjetin e shpërthimit dhe kontrollojnë gjendjen e tij.
b) Sinjali i dytë i zjarrit, jepet dy herë në vazhdim. Pas këtij sinjali zjarrmëtari ndez minat dhe largohet në strehim. Kur shpërthimi bëhet elektrik, zjarrmëtari kyç rrymën nga strehimi.
c) Sinjali i tretë i mbarimit, jepet tre herë shkurt. Ky jepet pasi të jetë ajrosur dhe kontrolluar fronti ku u krye shpërthimi. Ky është dhe sinjali i kthimit të punëtorëve në vendin e punës.
Në rast se në vendin e punës gjenden mbeturina të L.P, ato duhet të mblidhen dhe të asgjësohen në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.

Mënyra dhe koha e dhënies së sinjalit, bashkë me udhëzimet se si duhet vepruar u bëhen të njohura të gjithë punëtorëve e nëpunësve të subjektit publik ose privat si dhe banorëve për rreth.
§ 241. Për kryerjen e punëve me lëndë plasëse, lejohet të përdorën lëndë plasëse që njihen nga dokumentet e lëshuara nga fabrika që i ka prodhuar ose nga vendet ku janë tërhequr dhe pasi të jenë provuar nëse janë në gjendje për t'u përdorur. Ndalohet të përdorën L.P të ngrira apo gjysmë të ngrira, kur përmbajtja e nitroglicerinës është mbi 15 %.
Ndalohet rreptësisht të kryhen mbi to veprime që shkaktojnë prishjen e formës së fishekut, apo të thyhen, të priten, të shkrifërohen, tu hiqet ambalazhi, tu bëhen bira për vendosjen e kapsollës, etj.
Mbi këto lloj lëndësh lejohet të kryhen vetëm veprime për t'i bërë të përdorshme për punë

§ 242. Të gjitha llojet e L.P duhet të tërhiqen nga depot me ambalazhin e fabrikës dhe të dorëzohen po me këtë ambalazh, në rast se nuk përdorën.
§ 243. Kur punohet me L.P duhet të kihet kujdes, që ato të mos goditën, gërvishten, shtypen, hidhen, rrokullisen dhe tërhiqen zvarrë.
§ 244. Kur punohet me L.P, ndalohet rreptësisht të pihet duhan ose të përdoret flakë e hapur më afër se 100 m, me përjashtim të llambës së karbitit që përdoret për ndriçim. Ndalohet të mbahen me vete mjete ndezëse, armë zjarri, shkrepse, çakmak dhe duhan. Zjarrmëtarëve u lejohet të mbajnë mjete ndezëse vetëm kur do të bëjnë ndezjen e minave.
§ 245. Gjatë përgatitjes së punëve me L.P. përveç minatorëve, ndalohet prania e personave të tjerë në zonën e plasjes.
§ 246. Kur punët me L.P. kryhen në sipërfaqe nëpërmjet kryepleqve dhe organeve të policisë, lajmërohen të gjithë banorët e qendrave të banuara që ndodhen në periferinë e zonës së rrezikshme ose afër saj për vendin dhe kohën e kryerjes së shpërthimeve, për kufijtë e zonës së rrezikshme për llojet e sinjaleve që do të përdoren.
§ 247. Ndalohet të kryhen punë me L.P në sipërfaqe natën ose në kohë me shtrëngata. Kur shtrëngata shpërthen gjatë kohës së kryerjes së punimeve, njerëzit duhet të largohen jashtë zonës së rrezikshme duke siguruar rrjetin e montuar të shpërthimeve.
§ 248. Zjarrmëtari dhe personeli teknik nuk kryen punë me L.P në së fronti nuk është i përgatitur në përputhje me kërkesat e pasaportës teknike të punimit.

2. Përgatitja e fitilit ndezës dhe fitilit të kontrollit
§ 249. Fitili ndezës dhe i kontrollit përgatiten në dhomë të veçanta të depos së L.P. Ajo është e ndarë nga dhoma e L.P. me një mur me trashësi 25 cm . Fitili ndezës dhe ai i kontrollit ndalohet të përgatiten në dhomën e L.P..
Për punime të rastit ose të paparashikuara, përgatitja e fitilit ndezës dhe i kontrollit lejohet të bëhen në çadra ose lokale të përshtatura për këtë punë.
Fitili ndezës dhe ai i kontrollit përgatiten në tavolinë që ka anë e ngritura dhe është e shtruara me gomë të trashë 3 mm.
§ 250. Gjatë përgatitjes së fitilave në tavolinë, zjarrmëtari nuk duhet të ketë më shumë se 100 kapsolla dhe sasinë e nevojshme të fitilit.
Fitilat ndezës të përgatitur ndahen në grupe sipas gjatësisë së tyre dhe mblidhen në formë rrotulle, kurse ata të kontrollit lidhen në tufë dhe vendosen të gjithë në rafte me gjerësi jo më pak se 40 cm me anë të ngritura dhe që janë 0.5 m me lart se niveli i tavolinës.
§ 251. Para se të bëhet prerja e fitilave sipas gjatësive të nevojshme, nga fundet e çdo rrotulle fitili, hiqen nga 5 cm. Prerja e fitilit bëhet me thikë të mprehtë pasi të jetë kontrolluar fitili që mos të ketë vende të holluara, të trashura ose të shtypura. Në rast se vihen re defekte të tilla, pjesa e difektuar hiqet.
Ana e fitilit që vendoset në kapsollë duhet të pritet drejt duke mbajtur tehun e thikës vertikal mbi boshtin e tij. Gjatë prerjes së fitilave nuk duhet të mbahen në tavolinë kapsolla e sende të tjera.
§ 252. Para se fitili të futet në kapsollë, kjo kontrollohet se mos brenda në gëzhojë ka pisllëqe. Në rast se ka të tilla, ato hiqen duke trokitur me kujdes pjesën e hapur të kapsollës mbi thoin e gishtit të madh të dorës së majtë.

Ndalohet që papastërtitë e gëzhojës të kapsollës të hiqen duke futur brenda ndonjë send të hollë ose duke i fryre me gojë.
§ 253. Fitili futet në gëzhojën e kapsollës nga ana e prerë drejtë, duke e shtyre me kujdes pa e rrotulluar derisa të takojë materialin plasës dhe me anën e pincave të posaçme shtrëngohet në pjesën e sipërme të saj.
Ndalohet përdorimi i darëve ose i pincave të zakonshme i forcës së duarve ose i dhëmbëve për shtrëngimin e kapsollës me fitilin.

§ 254. Prerja e fitilit të kontrollit, me shkallëzim, lejohet të bëhet vetëm në frontin e punës pasi janë bërë gati minat për t'i shpërthyer. Gjatësia e prerjeve nuk duhet të merret më e vogël se 1.5 cm.

3. Përgatitja e fishekut të zjarrit

§ 255. Fishekët e zjarrit përgatiten vetëm në frontin e punës ose në vende të caktuara nga drejtuesi teknik dhe vetëm kur birat janë gati për t'u mbushur.
Sasia e fishekëve të zjarrit duhet të jetë e barabartë me sasinë e birave që do të shpërthehen.
§ 256. Fishekët e zjarrit me peshë mbi 2 kg, që përdorën për shpërthime masive, për shpërthim dhoma minash ose të minave në bira të thella sondë, përgatiten në vende të posaçme e të sigurta që ndodhen jo më afër se 50 m nga fronti i punës.
Transporti i tyre, për në frontin e punës, bëhet me arka speciale të pajisura me dorëza e me kapak dhe nga brenda të veshura me material të butë.

§ 257. Fishekët e zjarrit vendosen në arka vertikalisht në një shtresë dhe me fitilat lart.
§ 258. Fisheku i zjarrit përgatitet sipas rradhës së mëposhtme:
a) Hapet njëra anë e mbështjelljes së fishekut të lëndës plasëse
b) Bëhet bira për vendosjen e kapsollës.
c) Cepat e letrës bashke me fitilin e zakonshëm, përcjellësin elektrik ose fitilin detonant, sipas
rastit, mblidhen me spango dhe futet kapsolla plotësisht në fishekun e LP.
§ 259. Prerja e llokumeve të LP. që kanë më shumë se 15% nitroglicerinë dhe ato me trotil bëhet me thika të drunjta ose bronzi, që nuk lëshojnë shkëndija.
§ 260. Kur kryhen punime në vende me lagështi ose me ujë duhet të përdoret fitil i gomuar ose i asfaltuar, fisheku i zjarrit dhe e gjithë lënda plasëse duhet të izolohen për të parandaluar hyrjen e ujit.

4. Mbushja e minave

§ 261. Mbushja e birave me LP fillon pasi të jetë kontrolluar fronti.
§ 262. Birat që mbushen në një front, shpërthehen njëherësh. Ndalohet shpërthimi i tyre pjesë
pjesë.
§ 263. Pasi janë kompletuar birat në ballë, bëhet pastrimi i tyre nga pluhuri ose uji, mbushen me LP. me shkopinj (druri ose plastike), ose me mënyrën pneumatike. Shkopi i minave duhet të jetë i gjatë 2 m dhe bëhet me kanal anësor për kalimin e fitilit. Për bira më të thella së dy metra përdoret kompleti i shkopinjve. Ndalohet vendosja e pjesëve metalike në majë të shkopit.
§ 264. Në birat vertikale, me të thella së 2 m, ndalohet lëshimi i llokumeve të zjarrit në to duke i mbajtur nga fitili ndezës i zakonshëm, nga fijet e kapsollave elektrike apo nga fitili detonant.
Ndalohet që fitili të mbështillet rreth fishekut të zjarrit të përkulet ose të mblidhet në formë spirale para tij.
§ 265. Fisheku i zjarrit duhet të futet në birë me shumë kujdes. Pas vendosjes së tij, në birë, ndalohet të nxirret ose të tërhiqet fitili ndezës i zakonshëm, fijet e kapsollës elektrike ose fitili detonant.
§ 266. Gjatë mbushjes së minave, balta që shërben për taposjen e birave duhet të përgatitet prej argjile të përzier me rërë dhe të ketë formën e llokumeve të dinamitit, që futen lirisht në birë.
§ 267. Në karriera, gjatë mbushjes së birave të sondave me lëndë plasëse të thjeshta, përgatitja e tyre mund të bëhet në frontin e punës ose në afërsi të tij nga subjektet e pajisura me leje prodhimi të lëndëve plasëse.

5. Shpërthimi me fitil dhe kapsolla të zakonshme

§ 268. Ndezja e minave bëhet vetëm nga zjarrmëtarët, me pajisje për ndezje individuale ose në tufë. Ndalohet ndezja e fitilit të minave me shkrepse, llamba, cigare, me njëra-tjetrën etj.
Lejohet që ndezja e minave të zakonshme të bëhet me fitil të zakonshëm ndezës.
§ 269. Kur ndizen njëkohësisht disa mina me fitil të zakonshëm, gjatësia e tij duhet të jetë e tillë, që pas ndezjes së minës së parë të mbetet kohë e mjaftueshme për ndezjen e minave të tjera dhe për të shkuar në vendstrehim.

Gjate mbushjes së birave, pavarësisht nga llogaritjet e bëra në projekt, zjarrmëtari duhet të respektojë gjatësinë minimale të fitilit të minës, e cila duhet të jetë 1.2 m dhe të fitilit ndezës e cila duhet të jetë me e vogël ose e barabartë me 0.6 m.
§ 270. Në rast se ndezja e birave bëhet njëherësh nga më shumë se një zjarrmëtar, ai që është caktuar përgjegjës ka për detyrë të koordinojë kohën e fillimit të ndezjes së minave si dhe largimin në kohë të te gjithë zjarrmëtarëve në vendstrehim. Urdhrat dhe udhëzimet e tij jepen me gojë ose me anë të sinjaleve të caktuara që më parë, zjarrmëtarët janë të detyruar që t'i zbatojnë.
§ 271. Kur kryhen punë me L.P., në sipërfaqe dhe në nëntokë, koha që harxhohet për ndezjen e minave të zakonshme kontrollohet me anë të fitilit të kontrollit, i cili duhet të ndizet i pari.
§ 272. Pas përfundimit të ndezjes së minave zjarrmëtari largohet menjëherë, pa humbur kohë për në vendstrehim.
Nëse, zjarrmëtarit i mbaron fitili i kontrollit pa mbaruar ndezjen e të gjitha minave, ai largohet menjëherë në vendstrehim duke lenë minat e mbetura pa i ndezur.
§ 273. Kur bëhet shpërthimi i minave me ndezje të zakonshme është e domosdoshme të bëhet edhe numërimi i atyre që plasin.
§ 274. Kur kanë mbetur mina të paplasura në frontet e punimeve sipërfaqësore, lejohet afrimi pasi të kenë kaluar 30 minuta, kurse në punimet nëntokësore futja në frontin e punës lejohet vetëm pasi ai të jetë ajrosur mirë dhe jo më parë se 30 minuta pas shpërthimit.
§ 275. Në minierat që paraqesin rrezik shpërthimi të gazit dhe pluhurit si dhe në punimet e pjerrëta mbi 30° ku largimi i punëtorëve për në vendstrehim është i vështirë ndalohet shpërthimi i minave me ndezje të zakonshme.
§ 276. Kur birat e minave janë me të gjata së 10 m nuk lejohet të përdoret fitil ndezës i zakonshëm. Në birat e thella mbi 4 m fitili dublohet, kurse kapsollat detyrimisht duhet të vendosen në të njëjtin fishek zjarri.

6. Shpërthimi me fitil detonant

§ 277. Fitili detonant përdoret edhe për shpërthimin e minave.
§ 278. Kur shpërthimi bëhet me fitil detonant ky pritet sipas madhësive të përcaktuara në projekt.

Pasi është vendosur në fishekun e L.P ndalohet rreptësisht prerja e fitilit detonant.
Bashkimi i dy fijeve të fitilit detonant, ose bashkimi i tyre me linjën kryesore të fitilit bëhet duke i puthitur mirë ato me njëra-tjetrën në një gjatësi jo më pak se 10 cm. Lidhja bëhet me lëndë izoluese ose me spango, etj.
§ 279. Bashkimi i linjës kryesore të fitilit detonant me fitilin e zakonshëm me kapsollë, me kapsollën elektrike, që shërbejnë për t'i dhënë shpërthimin fitilit detonant, bëhet duke i vendosur mbi njëra-tjetrën në një largësi 10-15 cm nga fundi i fitilit detonant.
§ 280. Bashkimi i fitilave që degëzohen me linjën kryesore të fitilit detonant duhet të bëhet në mënyrë të tillë që drejtimi i shpërthimit në fitilat e degëzimeve të përputhet me drejtimin e përhapjes së shpërthimit në linjën kryesore.
§ 281. Gjatë shtrirjes së rrjetit të fitilit detonant nuk lejohet të formohen nyje. Në vendet ku kryqëzohen fijet me njëra-tjetrën, vendosen dërrasa midis tyre me një trashësi jo më pak se 10 cm.
§ 282. Për temperatura mbi 30°C rrjetat e fitilit detonant, të shtrira në sipërfaqe, duhet të mbulohen për t'u mbrojtur nga veprimet e rrezeve të diellit. Kjo kërkesë nuk është e domosdoshme kur përdorën fitila me veshje plasmasi.
§ 283. Në rrjetat prej fitili detonant është e ndaluar të përdorën fitila të llojeve të ndryshme.
§ 284. Shpërthimi i rrjetave të dubluara bëhet njëkohësisht nga një kapsollë e përbashkët. 7. Shpërthimi me kapsollë elektrike
§ 285. Lejohet plasja e minave me elektro-detonatorë në të gjitha llojet e punimeve. Në minierat e rrezikshme nga shpërthimi i gazit dhe pluhurit më parë merren masa mbrojtëse kundër gazit nëpërmjet ajrimit, dhe kundër pluhurit duke vendosur rafte me pluhur guri.
§ 286. Kapsolla elektrike kontrollohet para përdorimit
a) Në së ka dëmtim fizik trupi i kapsollës
b) Në së gjatësia e përçuesve elektrikë është e rregullt dhe e padëmtuar
c) Në së elektrodetonatorët e të njëjtit numër e kanë ndryshimin e rezistencës deri në
0.2 Ohm.
d) Ndryshimi i rezistencës të grup-kapsollave që do të përdoren në një shpërthim, të jetë 10
20% të rezistencës minimale.
Për të kryer kontrollin, gjatë matjes së kapsollave me Ohmetër, përdorën mjedise të mbrojtura, tavolina punë dhe tuba metalike mbrojtëse.
§ 287. Mat jet e rezistencës së kapsollave elektrike dhe rrjetit elektrik të shpërthimit bëhen me aparate të lejuara për këtë qëllim dhe që japin në rrjete rrymë deri 30 mA dhe 4 sekonda kohëmatje.

Aparatet ruhen me kaseta me çelës, çdo 3 muaj kontrollohen nga subjekte të licencuara publike os private dhe përdorën vetëm kur plotësojnë kërkesat teknike të tabelës shoqëruese.
§ 288. Rrjeti elektrik ndërtohet prej dy përçuesish elektrikë me seksion jo më të vogël se 0.75 mm2.
a) Në shtresa e punime të thata, pa gaz dhe të paelektrifikuara përdorën përçues elektrikë të
zhveshur të vendosur në izolatorë për të mos kontaktuar.
b) Në shtresa dhe punime të thata e të elektrifikuara përdorën përçues elektrikë të veshur me
izolim dhe izolator.
c) Në shtresa e punime me gaz shpërthyes si dhe në ato me lagështi përdorën vetëm përçues
elektrikë të veshur me material izolues.
§ 289. Para përdorimit d.m.th para shtrirjes së rrjetit të dy fundet e përçuesve lidhen me qark të shkurtër.

Kur në përçuesa konstatohen zhveshje të izolimit ato riparohen duke i riizoluar. Po ashtu izolohen bashkimet apo zgjatjet e përçuesve.
Fundi i përçuesve shkëputet nga lidhja e shkurtër në momentin e lidhjes me aparatin e shpërthimit të mmave.

Përçuesit e izoluar nuk lejohet:

" Të kontaktojnë
" Të mblidhen top, ose shtëllungë ose në bobinë
" Të tendosen
" Të prekin pjesë metalike kur shtrihen.
§ 290. Lidhja e përçuesve me aparatin bëhet pasi të jetë bërë kontrolli i plotë i rrjetit dhe të jenë larguar punonjësit.
§ 291. Ndalohet të përdorën si fije të dyta përçuesish; tokëzimet, shinat, litari i çelikut, kanalet e kullimit të ujit etj.
§ 292. Për montimin e rrjetit të shpërthimit lejohet të punojnë vetëm zjarrmëtarët nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të plasjes.
§ 293. Matjet me Ohmetër bëhen për çdo degë paralele, sektor e seksion të rrjetit të shpërthimit. Këtu përfshihen:

" Matjet e izolimit kundrejt tokës, i cili duhet të tregojë një rezistencë më të madhe se 3500 Ohm.
" Matjet e rezistencës së qarkut, e cila i përgjigjet vlerës së llogaritur. Rezultatet e matjeve protokollohen.
" Matja e izolimit të tokës bëhet në front, ndërsa ajo e rezistencës së qarkut bëhet në vendstrehim nga ku realizohet shpërthimi.
§ 294. Para fillimit të mbushjes së birave me shpërthim me kapsolla elektrike bëhet:
a) Llogarit ja e rezistencës së grupit të kapsollave elektrike që do të shpërthehen njëkohësisht për lidhjen në seri, paralel apo të kombinuara.
b) Matet rezistenca e rrjetit të shpërthimit
c) Mbi bazën e llogaritjeve zgjidhet aparati ose burimi i energjisë që do të përdoret për
shpërthim
Kur diferenca midis llogaritjes e matjes faktike nuk i kalon 10% realizojmë shpërthimin. Në rast të kundërt eliminohet defekti.
Aparatet matëse dhe shpërthyese kontrollohen periodikisht dhe riparohen në qendra të specializuara dhe të licencuara publike ose private.

§ 295. Aparati "matës lejohet të ketë kontakt me rrjetin e shpërthimit jo më shumë se 4 sekonda.
§ 296. Pas matjes së kapsollave, fijet bashkohen përsëri në qarqe të mbyllur, deri sa të lidhen me qarkun elektrik të shpërthimit.
§ 297. Lidhja e përçuesve me rrjetin e kapsollave bëhet mbasi të ketë përfunduar mbushja e birës së fundit dhe të jetë larguar nga fronti personeli ndihmës e kontrollues.
§ 298. Zjarrmëtari, mbasi mbaron mbushjen shtrin rrjetin duke filluar nga balli deri në vend strehim ku është aparati i shpërthimit.
Bën kontrollin nga baza, drejt frontit. Kur nuk konstaton të meta, bën lidhjen e kabullit me rrjetin e kapsollave, vjen në vendstrehim, hap kutinë, nxjerr aparatin, liron burmat, lidh fijet, jep sinjalin për shpërthim, realizon shpërthimin.
§ 299. Ndalohet shtrimi i rrjetit elektrik të plasjes nga burimi i energjisë elektrike në drejtim të frontit të punës.
§ 300. Shpërthimi mund të dublohet me kapsolla e linjë tjetër, kur këto kanë lidhje të veçantë, rrjete shpërthimi t veçantë dhe përdoret i njëjti burim shpërthimi.
§ 301. Para fillimit të shtrirjes së rrjetit të shpërthimit të një fronti, u ndërpritet furnizimi me energji elektrike të gjitha pajisjeve elektrike, që ndodhen në periferinë e zonës së rrezikshme ku montohet rrjeti i shpërthimit.
§ 302. Për shpërthim lejohet përdorimi i rrjetit të energjisë elektrike. Për këtë ndërtohet një kuti e veçantë elektrike që qëndron e mbyllur me çelës.
Çelësi i kutisë dhe pajisja për vënien në punë (dorëze, buton, levë) i mban zjarrmëtari. Asnjë person tjetër nuk mund t'i përdorë.

Në rast caktimi të një zjarrmëtari të ri, zjarrmëtari i parë bën dorëzimin duke i treguar zjarrmëtarit të ri hapjen e kuti se dhe mënyrën e shpërthimit nga kutia në prani të drejtuesit të punimeve.
§ 303. Kur përdorën kapsolla elektrike me shpërthim të menjëhershëm ose të vonuar, zjarrmëtari del nga strehimi 5 minuta pas shpërthimit dhe stakimit të rrjetit elektrik.
§ 304. Kur takohet çelësi dhe shpërthimi nuk ndodh, zjarrmëtari stakon fijet e rrjetit kryesor nga burimi i energjisë elektrike, i lidh ato në qark të shkurtër, merr dorëzen me vete dhe shkon për të sqaruar arsyet e mos shpërthimit.
Kur përdorën kapsolla elektrike me shpërthim të menjëhershëm, në frontin e punës shkohet pas 5 minutash dhe kur përdorën kapsolla elektrike me veprim të vonuar, pas 15 minutash.

Më parë duhet të plotësohet kushti i ajrimit të frontit të punës d.m. th largimi i gazrave si të lëndës plasëse ashtu dhe të gazit metan.
§ 305. Para fillimit të punës për mbushjen e birave që do të shpërthehen me kapsolla elektrike, për të shmangur shpërthimet e parakohshme, zjarrmëtarët bëjnë matjen e rrymave të padëshirueshme (rrjedhëse endacake).

8. Punët me L.P. në punimet nëntokësore horizontale dhe të pjerrtë
§ 306. Fillimi i punëve me lëndë plasëse bëhet vetëm pas dhënies së sinjalit të zjarrmëtarit dhe të gjithë punëtorët të kenë shkuar në vendstrehimin e caktuar dhe të ajrosur mirë. Në frontet e punës gjatë mbushjes së birave mund të qëndroj e për ndihme vetëm minatori i frontit.
§ 307. Largësia me e vogël e vend strehimit e zjarrmëtarëve nga fronti i shpërthimit duhet të jete:
a) Në punimet horizontale e të pjerrtë deri 10° -150 m
b) Në punimet e pjerrtë mbi 10° - 100 m Në këto raste vend strehimi, detyrimisht është në
punimet horizontale dhe jo më afër se 10 m nga hyrja e punimit të pjerrët.
c) Në llava (shtresa) me pjerrësi deri 18° - 50 m
d) Në llava (shtresa) me pjerrësi mbi 18° - 50 m, por jo më afër se 20 m nga kryqëzimi i llavës
me galerinë.
e) Në frontet e shfrytëzimit me dhoma si dhe gjatë marrjes së tonikëve në minierat e
qymyrgurit - 200 m.
f) Gjate lëshimit të mineralit dhe shkëmbit shterpë nga remontet (oxhaqet) -100 m.
g) Gjate hapjes së punimeve nga sipërfaqja - 50 m.
§ 308. Kryerja e punëve me lëndës plasëse kur takohen dy fronte me njeri-tjetrin ose takohet njeri punim me faqen e punimit tjetër që është në avancim bëhen duke plotësuar kushtet e mëposhtme:
a) Kur distanca midis dy balleve që avancojnë kundrejt njeri tjetrit është 15 m shpërthimi i birave në të dy ballët nuk bëhet në të njëjtën kohë dhe vazhdimisht bëhet mat ja e distancës midis tyre.
b) Kur distanca midis dy balleve që takohen me njeri-tjetrin është 7 m, avancimi bëhet vetëm nga njeri ballë duke bërë vazhdimisht birë kontrolli 1 m me të thellë së birat e zakonshme.
c) Para fillimit të mbushjes së birave, punëtorët e të dy balleve që avancojnë për t'u takuar me njeri tjetrin, largohen në strehim dhe në rrugëkalimet që të çojnë në këto balle vendosen roje.
d) Shpërthimi bëhet nga zjarrmëtari pasi është njoftuar që punëtorët janë larguar nga të dy frontet dhe janë vendosur rojet.
e) Roja që është vendosur në frontin e kundërt largohet vetëm pasi merr njoftim nga
zjarrmëtarit që ka shpërthyer minat.
§ 309. Gjatë hapjes së punimeve me seksion mbi 9 m2 (në tunelet, oborret e puseve etj) largimi i punëtorëve para se të filloje mbushja e birave si dhe vendosja e rojeve, bëhet nga përgjegjësi i turnit, i cili i raporton zjarrmëtarit në prezencë të minatorit kryesor të ballit për fillimin e mbushjes së birave.
§ 310. Për seksione deri 9 m2, nuk lejohet kryerja e punëve me lëndë plasëse në një largësi më të vogël se 50 m nga depoja e lëndës plasëse dhe 70 m për seksione mbi 9 m2. Gjithashtu, ndalohet qëndrimi i njerëzve pa punë në një largësi jo më afër se 100 m nga depoja.
§ 311. Ndalohet shpërthimi i birave në qoftë se në rrugën e kalimit për në frontin e punës ndodhen mineral, shkëmb i rrëzuar, vagonë ose gjëra të tjera që zenë më tepër se 113 e seksionit të punimit minerar dhe që pengojnë ajrimin e frontit dhe daljen e njerëzve.
9. Punët me lëndë plasëse gjatë avancimit dhe thellimit të puseve
§ 312. Gjatë avancimit ose thellimit të puseve shpërthimi i birave bëhet nga sipërfaqja ose nga një horizont tjetër me fitil detonant ose në mënyrë elektrike.
§ 313. Përgatitja e fishekëve të zjarrit bëhet në sipërfaqe në vende të veçanta, të vendosura larg nga objektet dhe godinat e ndryshme në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje por jo më afër se 50 m nga pusi.
§ 314. Ulja e fishekëve të zjarrit në pus bëhet me ndihmën e enëve ngritëse (kovës).
Shpejtësia e uljes së fishekëve të mos jetë më e madhe se 1 m/sek dhe kur ulja bëhet me kafaze të pajisur me drejtues, të jetë deri në 2 m/sek.
§ 315. Kur ulët lënda plasëse në pus nuk duhet të ketë njerëz të tjerë veç personave që merren me këto punë dhe pompistit.
§ 316. Rrjeti elektrik i shpërthimit të birave gjatë thellimit te posit vendoset mbi mbështetëse. Mbështetëset vendosen në mënyrë te tillë që telat e kapsollave të mos takojnë ne faqet e punimit dhe në sende të tjera. Mbështetëset vendosen në dy rrathë koncentrikë.
§ 317. Zjarrmëtari pasi del në sipërfaqe, hap kapakët e pusit, largon njerëzit nga godina dhe pastaj bën shpërthimin e minave.
§ 318. Magjistrali i shpërthimit të minave të jetë prej kablloje të gomuar ose me mbulesë PVC.
§ 319. Ndalohet përdorimi i kapsollave elektrike me fije me të shkurtra së 2 m ose kur izolimi i tyre është i dëmtuar.
§ 320. Kur në thellimin e puseve përdoret dinamit, të gjitha birat e reja që do të shpohen të zhvendosen 0.3 m nga birat e ciklit të mëparshëm pa prishur pasaportën e vendosjes së tyre.
§ 321. Ndalohet kryerja e proceseve të tjera të punës në pus gjatë uljes, mbushjes dhe shpërthimit të lëndës plasëse.
§ 322. Gjatë hapjes së tuneleve dhe puseve me ngrirje artificiale kur formacionet shkëmbore të ngrira janë të qëndrueshëm, lejohet përdorimi i L. P, në përputhje me projektin e miratuar.

Ndalohet përdorimi i L.P. në rastet kur formacionet e ngrira artificialisht janë të paqëndrueshme.

10. Punët me lëndë plasëse gjatë avancimit të tuneleve me seksion mbi 20 m2
§ 323. Gjatë procesit të mbushjes së birave, lëndët plasëse mbahen jo më afër se 20 m nga fronti i punës në një vend të pastër e të thatë. të kufizuar me parmakë nën mbikëqyrjen e një zjarrmëtari.
§ 324. Afrimi i lëndës plasëse, nga vendruajtja tek zjarrmëtarët që mbushin birat, bëhet nga ndihmësit te tyre
Ndalohet rreptësisht lënia e L.P. të shpërndare në dysheme, në shkallët e qëndrimit të manovruesve, të pulteve të komandimit. të makinerive të shpimit etj.
§ 325. Gjatë mbushjes së birave për mbajtjen e L.P. përdoret koshi i makinës hidraulike të shpimit ose armatimit duke i vendosur kapsollat (të zakonshme ose elektrike) veç në një kuti të posaçme.
Ndalohet qëndrimi i njerëzve dhe lënia e L.P. nën koshin hidraulik.
§ 326. Kur tuneli avancon nga të dy drejtimet (hyrje dhe dalje) dhe kur ballët i afrohen njeri tjetrit 15 m, punët me L.P vazhdojnë duke respektuar kërkesat e nenit 310.
§ 327. Linja e rrjetit të plasjes elektrike shtrihet në njërën anë të tunelit ku nuk ka të shtrira linja të tjera elektrike dhe montohet në lartësi jo më të vogël se 1 m nga dyshemeja.
Plasja e minave në tunele bëhet nga sipërfaqja.
§ 328. Ndalohet rreptësisht hypja mbi krahët e makinave të shpimit ose armatimit për mbushjen e birave si dhe për çdo lloj proçesi tjetër.
§ 329. Kur shpërthimi bëhet me aparat plasës, montimi i linjës kryesore me rrjetin e makinave e kryen zjarrmëtari së bashku me ndihmësin, ndërsa kur shpërthimi bëhet nga rrjeti elektrik, zbatohet neni 310.
11. Punët me lëndë plasëse në punimet nëntokësore përgatitore dhe të shfrytëzimit
§ 330. Ndalohet mbushja dhe shpërthimi i birave në rast se fronti nuk është i armatosur sipas pasaportës teknike.
§ 331. Në llava me pjerrësi të madhe, kryerja e punëve me L.P bëhet vetëm në raste kur në pjesën e poshtme ka "magazinë"për mineralin dhe rrugë të lira për kalimin e ajrit dhe njerëzve.
§ 332. Për të gjitha llojet e punimeve përgatitore dhe të shfrytëzimit me kënd rënie deri 30°, kur bëhet shpërthimi me fitil të zakonshëm lejohen të ndizen njëherësh jo më shumë se 16 mina, kurse kur shpërthimi bëhet me fishekë ndezës ato nuk duhet të jenë më shumë se 6 për çdo front.
§ 333. Lejohet shpërthimi menjëherë i më shumë se 16 birave kur:
a) Bëhet nga dy ose me shumë zjarrmëtarë, nga të cilët njeri caktohet përgjegjës.
b) Bëhet me kapsolla elektrike ose me fitil detonant.
§ 334. Ndalohet shpërthimi i birave me fitil të zakonshëm nga një zjarrmëtar në dy balle dhe në të njëjtën kohe, pavarësisht nga largësia dhe numri i tyre.
§ 335. Shpërthimi i birave në mes të ndërresës lejohet me kusht që të sigurohet puna pa rreziqe për njerëzit që ndodhen në punimet ku kalojnë gazet.
Ndalohet plasja e birave në mes të ndërresës në fronte qorre që paraqesin vështirësi për ajrimin.
§ 336. Frontet e punës, ku janë kryer punët plasëse të ajrosen mirë dhe sasia e ajrit të pastër duhet të jetë në përputhje me kërkesat e rregullores të teknikës së sigurimit për ajrimin.
§ 337. Ndalohet hyrja në punimet e rrjedhjes së mineralit për zhbllokimin e tyre. Ai bëhet me L.P. zjarrmëtari qëndron në vend të sigurtë për t'u mbrojtur nga copat që bien dhe nga zhbllokimi i menjëhershëm i tyre. lënda plasëse vendoset me mjete të posaçme.
§ 338. Personeli i shërbimit të ajrimit dhe drejtuesi i zonës apo sektorit, bëjnë sistematikisht kontrollin e mjedisit të punës për përcaktimin e shkallës së ndotjes së ajrit, kohën e fillimit të punës pas plasjes së lëndës plasëse dhe përmirësimin e gjendjes. Këto t'u bëhen të ditura punëtorëve të frontit.
12. Rregullat e përdorimit të L.P në shpërthimet masive nëntokësore
§ 339. Plasjet masive kryhen me projekt duke zbatuar të gjitha rregullat udhëzimet dhe masat e përcaktuara në rregulloren e përgjithshme dhe në këtë rregullore.
§ 340. Ndalohet të kryhen punime përgatitore në tavanet e dhomave dhe kolonat midis dhomave pa i mbushur këto me shkëmb ose mineral të rrëzuar.
§ 341. Gjatë shpërthimeve masive për mbushjen e hapësirave të shfrytëzimit ose për rrëzimin e mineralit të gjithë njerëzit që janë në nëntokë dalin në sipërfaqe.
Personi përgjegjës për drejtimin e punëve në shpërthimet masive caktohet nga përgjegjësi teknik i njësisë ekonomike private, publike ose institucionit që përdor L.P.
§ 342. Kur kryhen punë me lëndë plasëse për shembjen e tavaneve të hapësirave, kyçja e rrjetit elektrik të shpërthimi bëhet nga sipërfaqja.
§ 343. Para shembjes së hapësirave, nga markshederi përcaktohet zona e shembjes në sipërfaqe dhe ajo rrethohet për të shmangur kalimin e njerëzve gjatë shpërthimit dhe pas tij, deri sa të bëhet ulja e plotë e sipërfaqes.
§ 344. Kur bëhet shpërthimi masiv ndalohet të qëndrojnë njerëz mbi zonën e plasjes ose afër hyrjes së punimeve.
§ 345. Ajrimi i punimeve minerare, marrja e provave të ajrit dhe lejimi i njerëzve në vendin e punës në zonën ku është bërë shpërthimi masiv, bëhet sipas kërkesave të rregullores së ajrimit. Koha e fillimit të punës miratohet nga përgjegjësi teknik i njësisë ekonomike private, publike ose institucionit që përdor L. P .
§ 346. Shembja e detyrueshme e masivit mbi dhoma ose mbi llava caktohet nga përgjegjësi teknik i njësisë ekonomike publike, private, etj.
§ 347. Fishekët e zjarrit në këto raste, lëshohen në birë duke qenë të lidhura.
§ 348. Mbushja e birave fillon pasi zjarrmëtari ka marrë sinjalin nga përgjegjësi i zonës (sektorit) së janë larguar gjithë punëtorët në vende të sigurta dhe në punimin e dhënë ose në punimet e afërta me të nuk ka gaz metan. Në rast se ka mbi 1 % gaz metan shpërthimi i birave ndalohet dhe punimi ajroset derisa përmbajtja e gazit të jetë brenda normave të rregullores së ajrimit.
13. Kërkesa të posaçme për përdorimin e L.P në minierat e rrezikshme nga plasja e gazeve dhe pluhurave
§ 349. Në minierat me regjim gazi metan dhe pluhuri punët me L.P lejohen:
a) Në frontet që ajrosen vazhdimisht nga rryma e pastër e ajrit, sasia dhe shpejtësia e tij t'i përgjigjet kërkesave të rregullores së ajrimit të minierave.
b) Kur L.P dhe kapsollat janë të sigurta dhe të lejuara për minierat e rrezikshme nga gazi dhe pluhuri.
c) Kur shpërthimi i ngarkesave të L.P bëhet elektrik me aparate shpërthimi antideflagrantë.
§ 350. Në minierat rrezikshme nga gazi dhe pluhuri, ndalohet ruajtja e L.P të sigurta e jo të sigurta, në të njëjtën ndarje të depos.
§ 351. Gjatë avancimit të puseve vertikale, kur shpërthimi bëhet nga sipërfaqja, lejohet të përdorën L.P të zakonshme dhe kapsolla të veprimit të ngadalshëm me kusht që të mos ketë më shumë se 1 % gaz metan.
§ 352. Në minierat me regjim gazi, ekzistuese dhe të reja, gjatë thellimit të puseve dhe ndërtimit të punimeve horizontale dhe të pjerrëta në shkëmb, lejohet përdorimi i L.P të zakonshme dhe i kapsollave me veprim të vonuar duke respektuar këto kushte:
a) Punimet të ajrosen me rrymë ajri të pastër dhe të vazhdueshme.
b) Atmosfera në këto punime të mos ketë gaz metan. Në rast se, në këto fronte, vërehet qoftë edhe një herë gaz metan, ndalohen punët me L.P të pasigurta.
c) Para shpërthimit të bëhet mat ja e gazit metan.
§ 353. Ndalohet puna me L.P të pasigurta kur punimi i afrohet shtresës së qymyrit deri në largësinë 10 metra.
§ 354. Në minierat me regjim gazi ndalohet përdorimi i minave të hapura dhe të pa taposura. thellësia minimale e birave të jetë 0.65m.
§ 355. Në minierat e rrezikshme nga pluhuri, punët me L.P në frontet e shfrytëzimit, lejohen në ato raste kur janë marrë masat mbrojtëse kundër pluhurit për çdo front në përputhje me kërkesat e caktuara edhe të miratuara nga përgjegjësi teknik i njësisë ekonomike private, publike ose institucionit që përdor L.P.
§ 356. Para shpërthimit dhe mbas shpërthimit të ngarkesave, gazmatësi në prani të zjarrmëtarit është i detyruar të bëjë matjen e gazeve në front, në vendin e strehimit të punëtorëve dhe të zjarrmëtarëve dhe në punimet e tjera që kanë lidhje me to në një largësi deri në 20 m. Matja e gazit metan bëhet edhe nga zjarrmëtari kur ai është i pajisur me aparatin përkatës.
§ 357. Përveç kësaj kur miniera është e rrezikshme nga pluhuri, zjarrmëtari kontrollon nëse janë marrë masat e nevojshme mbrojtëse, në rast të kundërt nuk bën mbushjen dhe shpërthimin e birave.
§ 358. Gjatë shpërthimit elektrik është e domosdoshme të zbatohen këto rregulla.
a) Te përdorën vetëm aparate elektrike antideflagrante matës ose kontrollues.
b) Te bëhet maga e gazit metan para kontrollit të gjendjes së rrjetit elektrik.

14. Kontrolli dhe masat pas shpërthimit të minave
§ 359. Pas shpërthimit të minave, zjarrmëtari me minatorin kontrollojnë frontin e punës dhe rrëzojnë copat e shkëmbinjve që varen. Në rast se ka vështirësi për rrëzimin e tyre, të jetë i pranishëm dhe brigadieri.
§ 360. Kur vërehet së kanë mbetur mina të paplasura (ose dyshohet për to), zjarrmëtari që kryen shpërthimin vendos shenjë dalluese në birën e paplasur dhe një pengesë kalimi duke venë menjëherë në dijeni brigadierin e ndërresës.

Në frontet ku kanë mbetur mina të paplasura ndalen të gjitha punët e tjera.
Punët për likuidimin e minave të paplasura kryhen nën drejtimin e përgjegjësit të ndërresës ose nga vetë zjarrmëtari sipas udhëzimeve të tij, të shefit ose teknikut të sektorit.
§ 361. Kur nga numërimi rezultojnë mina me fitil të zakonshëm të paplasura dhe nga kontrolli i frontit nuk duken, vazhdon pastrimi me kujdes i materialit derisa të zbulohen dhe pastaj merren masa për likuidimin e tyre.

Minat e paplasura likuidohen nga zjarrmëtari që ka bërë shpërthimin. Në rast se ai për arsye të ndryshme nuk ka mundësi të bëjë likuidimin e tyre brenda ndërresës së vet, pasi vendos tabelën e ndalimit të kalimit, lajmëron brigadierin, zjarrmëtarin dhe minatorin e ndërresës pasardhëse.
§ 362. Në rast se pas shpërthimit elektrik mbeten mina të paplasura dhe fijet e tyre duken, zjarrmëtari para së gjithash bën lidhjen dhe shpërthimin e tyre. Në qoftë se edhe kësaj radhë nuk shpërthejnë, ai menjëherë bashkon fijet e kapsollave duke formuar qark të shkurtër.
§ 363. Në të gjitha rastet kur në frontet e punës minat nuk mund të shpërthehen për arsye të ndryshme teknike (linja e shpërthimit nuk mund të rregullohet etj.), ato konsiderohen të paplasura dhe veprohet njëlloj si për të gjitha rastet kur mbeten mina të paplasura.
§ 364. Çdo minë e paplasur shënohet në librin që hapet për këtë qëllim.
§ 365. Ndalohet të bëhet shpim në birën e vjetër pavarësisht nëse ka ose jo në të LP.
§ 366. Likuidimi i minave të paplasura kur duket llokumi bëhet duke hequr me kujdes lëndën
plasëse ose duke vendosur në të kapsollë tjetër për shpërthim.
§ 367. Mina e paplasur likuidohet duke bërë paralel me të një birë tjetër jo më afër se 30 cm. Sasia e birave, vendi dhe drejtimi i tyre përcaktohet nga brigadieri. Për të përcaktuar drejtimin e birës së paplasur nxirret prej saj balta deri në 20 cm thellësi nga gryka dhe vendoset në të shkopi i zjarrmëtarit.
§ 368. Minat e paplasura me ngarkesa të përqendruara dhe ato me sondë likuidohen:
a) Duke përsëritur edhe një herë shpërthimin në rast se dështimi ka ndodhur për shkak të
gjendjes jo të rregullt të rrjetit të jashtëm të shpërthimit.
b) Duke larguar dheun nga vendi ku ndodhet dhoma me ngarkese të përqendruar dhe pastaj
duke shpërthyer lëndën plasëse.
c) Duke shpërthyer birën e sondës me ndihmës e një tjetre paralele me largësi jo më të vogël se 3 m nga aksi i saj, dhe për puset në formë qeske jo më pak se 3 m nga faqja e qeskës. Sasia e lëndës plasëse dhe thellësia e birës caktohen nga përgjegjësi i punëve të LP. sipas projektit.
§ 369. Pas shpërthimit të birës që shërben për likuidimin e birës së paplasur, zjarrmëtari është i detyruar të kontrolloje me kujdes frontin e punës dhe të grumbulloj e mbeturinat e LP.. vetëm pas kësaj punëtorët të punojnë në front për ngarkimin e dheut, por gjithnjë nën mbikëqyrjen e zjarrmëtarit.
§ 370. Mënyra e likuidimit të minave të paplasura për punët e posaçme me lëndë plasëse përcaktohen me projekt të veçantë.

KREU I VI
PUNËT ME LËNDË PLASËSE NË SIPËRFAQE

1. Rregulla të përgjithshme
§ 371. Ndalohet të filloje mbushja e birave të zakonshme ose të sondave pa larguar njerëzit jashtë kufijve të zonës së rrezikshme të përcaktuar në projekt.
Kur për zjarrmëtarët dhe ndihmësit e tyre, nuk ka vende mbrojtëse natyrorë ose kur ata nuk kanë mundësi të largohen jashtë kufijve të zonës së rrezikshme, duhet, në varësi të kushteve të terrenit, të ndërtohen strehime të posaçme në vende të caktuara me projekt ose në pasaportat teknologjike. Mburoja duhet të llogaritet në mënyrë të tillë që vala goditëse dhe copat që flakërohen gjatë shpërthimit, të mos e dëmtojnë atë dhe njerëzit.
§ 372. Vend strehimet ndërtohen në drejtim të kundërt me hedhjen e masivit dhe nga momenti i shtrirjes së linjës lejohet të hy je vetëm zjarrmëtari me aparatin e shpërthimit.
§ 373. Kryerja e punëve me L.P. afër objekteve që janë me rëndësi të veçantë si: linja elektrike, linja telefonike, linja hekurudhorë, nënstacione, uzina, etj, lejohet vetëm pas marrëveshjes me subjektet dhe organet kompetente të rajonit në të cilin ndodhet objekti ku zhvillohen punimet.
§ 374. Kur birat e përgatitura për shpërthim ndodhen në vende që nuk shihen mirë, në to vendosen shenja dalluese para se të bëhet shpërthimi.
§ 375. Në rastet kur kryhen punime speciale me L.P (punime në oborre objektesh komunale, industriale, ose afër tyre), për të evituar fluturimin e copave të gurëve, para shpërthimit merren masa mbulimi me materiale të ndryshme (dru, rërë, poliurëtan, rrjeta të ndryshme etj.). Në këto raste, shpërthimi i tyre bëhet me kapsolla milisekondare, në shkallë të tillë që vala sizmike, goditëse dhe fluturimi i copërave të mos shkaktojnë dëmtime.
§ 376. Ndalohet kryerja e shpërthimit të L.P. me mënyrën elektrike në kohë shtrëngate.
§ 377. Kur përdorën baromina të nxehta për bërjen e birave në terrene të ngrira, flaka e hapët duhet të shuhet para fillimit të mbushjes së birave në një distancë 100 m nga ku do të kryhen punimet me eksploziv. Ndezja e zjarreve për ngrohjen e barominave lejohet të bëhet në vendet që është rënë dakord me organet e zjarrfikëseve.
§ 378. Sasia e birave që shpërthehen njëherësh nuk kufizohet, por kur ndezja bëhet me fitil të zakonshëm, sasia e birave për një zjarrmëtar duhet të përcaktohet nga koha e djegies të fitilit të kontrollit.
§ 379. Në qoftë se gjatë mbushjes së birave ose sondave bien në to dhera të ndryshme, është e nevojshme të bëhet rimbushja dhe të shpërthehen. Në qoftë se gjatë heqjes së dheut konstatohet së L.P. nuk ka shpërthyer, duhet të bëhet likuidimi i birës ose sondës.
§ 380. Fijet e kapsollave elektrike dhe fitilat detonant duhet të lidhen tek llokumja e zjarrit me spango në mënyrë të tillë që në rast se ato tërhiqen fort, të mos kalojë forca në kapsollë.
§ 381. Për të evituar ngecjen e L P. në formë pluhuri në birë ose sondë, lejohet të përdorën shkopinj metalikë, të cilat në fund duhet të kenë metal që nuk jep shkëndija.
§ 382. Ndalohet të shtyhen me shkop llokumet e zjarrit që kanë ngecur në hire ose sondë. Në qoftë se nuk ka mundësi të nxirren ndalohet të bëhet mbushja e mëtejshme, kurse bira duhet të shpërthehet.
2. Veçoritë e punëve me L.P në punimet minerare në qiell të hapur (karriera dhe gurore)
§ 383. Punimet me L.P. në karriera dhe gurore kryhen në përputhje me projektin e miratuar dhe pasaportën teknologjike.
§ 384. Në karriera, ndalohet kryerja e shpërthimit natën.
§ 385. Në vendin e punës në karrierë, dërgohet vetëm sasia e L.P. që nevojitet për një shpërthim.
§ 386. Në shkallë, ndalohet ndezja me fitil të zakonshëm e grup birave të hapura me çekiçë shpues.
§ 387. Në rast se, mbas mbushjes së birave, për arsye të ndryshme ka tepruar L.P., ajo nxirret
jashtë zonës së rrezikshme para shpërthimit.
§ 388. Ndalohet lënia pa shpërthyer e birave të mbushura.
§ 389. Ndalohet ulja në birën e sondës të fishekëve të zjarrit duke i mbajtur nga fitili ose nga fijet elektrike.
§ 390. Ndalohen kryerja e punëve me L.P në karriera dhe gurore kur ka mjegull dhe nuk shihen rrugët nga ku mund të vinë njerëzit në kufijtë e zonës së rrezikshme.
§ 391. Punët me L.P. në shkallë ose në vende të pjerrëta me lartësi më të madhe se 2 m, lejohet të kryhen vetëm me kusht qe, nga punonjësit të përdorën shkallë ose rripa sigurimi, të cilët kontrollohen në çdo ndërresë nga drejtuesi teknik i punimeve.
§ 392. Ndalohet kryerja e punëve me L.P. në karriera dhe gurore pa rrugë kalimi dhe shkallë.
§ 393. Në të gjitha rastet, kur në zonën e shpërthimit kalojnë rrugë, përveç rojeve, duhet të vendosen tabela me mbishkrimin "NDALOHET KALIMI", "NDAL, RREZIK SHPËRTHIMI" , etj.
§ 394. Copëtimi gurëve të mëdhenj bëhet duke hapur bira me thellësi sa 2/3 e trashësisë së tyre, duke bërë plasje me metodat e zakonshme.

Për shpërthimin e birave, sondave, veprohet si me poshtë:
a) Sipërfaqja e shkallës për rreth birave me një rreze jo më pak se 0.7 m nga gryka e çdo hire
të pastrohet nga dheu, sendet e ndryshme etj.
b) Në terren të paqëndrueshëm, grykat e birave të sondave është e nevojshme të armatosen
me tubo për shmangien e rënies së copave ose të dheut brenda tyre.
§ 395. Shpërthimi i birave të sondave dhe dhomave në karrierat e mëdha bëhet nën drejtimin e përgjegjësit të punëve me L.P. ose të zëvendësit të tij.
§ 396. Në rast se bira e sondës ka një sasi të vogël uji ajo të thahet. Në rast të kundërt të përdorën L.P. të qëndrueshme ndaj ujit dhe lagështisë.
§ 397. Shpërthimi njëherësh i disa birave të sondës, lejohet të bëhet me fitil detonant ose elektrik. Në qoftë se thellësia e tyre është më e madhe se 6 m dublohet rrjeti i shpërthimit.

Kur përdoret fitil i zakonshëm shpërthimi i birave të veçanta me thellësi më pak se 6 m lejohet të bëhet duke përdorur fishekë zjarri me dy kapsolla dhe duke i ndezur njëherësh.
§ 398. Kur mbyllen birat e sondës ose mbushen me baltë është e domosdoshme të kontrollohen fijet ose fitili që del nga fisheku i zjarrit, që të jenë të lira dhe të mos tërhiqen.
§ 399. Kur birat mbushen me L.P. në formë llokumesh, ato lëshohen me kujdes duke i lidhur në grupe.
§ 400. Ulja e fishekëve të zjarrit në bira bëhet duke i lëshuar me tel ose mjete të tjera plastike, litar, etj.
§ 401. Në rastet kur përdorën ngarkesa të përqendruara në puse (në formë qeske), për zgjerimin e pusit të sondës mbushja e dytë e tij, pas shpërthimit të parë të birës, lejohet të bëhet jo më parë se 15 minuta për L.P të grupit të dytë dhe jo më parë se 30 minuta për L.P të grupeve të tjera.

KREU VII
SHPËRTHIMET MASIVE NË SIPËRFAQE

1. Rregulla të përgjithshme
§ 402. Quhet shpërthim masiv plasja e menjëhershme e lëndës plasëse e vendosur në tunele, në galeri, në puse, në bira sondë pavarësisht nga gjatësia, diametri dhe numri tyre, por që është e aftë të kryejë lëvizjen e mbi 500 m3 masiv.
§ 403. Në varësi të volumit të masivit që zhvendoset, shpërthimet masive miratohen:
a) Për vëllime nga 5000 - 10000 m3, nga drejtuesi teknik i punimeve të njësisë publike ose
private.
b) Për vëllime nga 10000 - 50000 m3, nga komuna që ka në administrim vendin ku kryhet
shpërthimi
c) Për vëllime nga 50000 - 100000 m3, nga Prefektura që ka në administrim vendin ku kryhet
shpërthimi
d) Për vëllime mbi 100000 m3, nga Ministria përkatëse që mbulon këtë lloj aktiviteti.
§ 404. Njësia ekonomike publike, private ose institucioni që përdor lëndë plasëse para se të kryej shpërthimin masiv duhet të njoftojë Ministrinë, nga e cila varet si dhe organet kompetente të kontrollit.
§ 405. Para kryerjes së shpërthimit masiv njoftohet pika më e afërt e organeve të ruajtës së rendit
§ 406. Në plasjet masive përdorën lëndë plasëse të te gjitha llojeve, dinamit me mbi 15 %
nitroglicerinë dhe amonit me bazë nitrati me më pak se 15 % nitroglicerinë.
§ 407. Shpërthimet përgatiten:
a) Me puse sondë të te gjithë diametrave dhe për të. gjitha thellësitë
b) Me galeri nëntokësore me xhepa në të cilat vendoset L.P
c) Me puse nga sipër dhe galeri nga poshtë, kur ka shkallë të mëdha dhe kur kërkohen afate
kohorë të shkurtra për përgatitjen e shpërthimit masiv.
§ 408. Shpërthimi masiv kryhet në bazë të projektit të miratuar dhe që përbëhet nga:
a) Plani i përgjithshëm në shkallë 1: 1000 ose 1 :500, që përfshin një zonë sa 2 fishi i zonës së
rrezikshme.
b) Projekti i ndërtimit (teknik e teknologjik) të galerive dhe puseve, me të dhëna të
hollësishme, ku përcaktohet edhe sasia e L.P. që do të përdoret në total e në veçanti, për
çdo xhep, pus apo galeri.
c) Skema elektrike e lidhjes së ngarkesave, mënyrat e lidhjeve, llojet e kapsollave që do të
përdorën dhe numri i tyre, si dhe burimi energjisë së nevojshme për shpërthimin.
d) Plan organizimi i punëve të shpërthimit, Urdhri i brendshëm i drejtuesit të njësisë
ekonomike publike ose private dhe plani i masave tekniko-organizative ku do të shprehen
hollësisht masat që do merren për zbatimin e shpërthimit masiv.
e) Prerjet topografike të galerive dhe puseve, ku përcaktohet vija e rezistencës me të vogël.
f) Leja me shkrim nga organi që ka miratuar shpërthimin masiv.
g) Dokumentacioni për kryerjen e shpërthimit masiv përgatitet nga specialistë kompetent si dhe miratohet nga stafi drejtues i njësisë ekonomike publike ose private.
h) Për çdo shpërthim masiv krijohet një dosje e veçantë ku mbahen të gjitha dokumentet që
kërkon kjo rregullore.
§ 409. Një shpërthim mund të realizohet me fitil detonant ose me rrjetë elektrike. E para, e lejueshme kur kryhen shpërthime me sonda, ndërsa e dyta për rastin me puse dhe kur ngarkesat vihen në xhepat e galerive.
§ 410. Plani i përgjithshëm i shpërthimit masiv duhet të përmbajë:
a) Në mënyrë skematike vendin ku do të kryhet shpërthimi duke vizatuar masën që do të lëvizë dhe vendin nga ku ai do të kryhet.
b) Te gjitha objektet që ndodhen për rreth me emërtimet përkatëse, zonat e banuara nga
njerëzit, zonat ku strehohet gjeja e gjalle etj.
c) Caktohet së kush do të evakuohet jashtë zonës së rrezikshme (e cila është e përcaktuar
qartë në planimetri)
d) Vendet e rojeve në të gjitha kryqëzimet e rrugëve që hyjnë dhe dalin në zonën e
rrezikshme të shpërthimit.
§ 411. Projekti i ndërtimit të puseve dhe galerive duhet të përmbajë:
a) Planimetritë dhe prerjet, ku vendosen rrezet e veprimit të ngarkesave të shoqëruara me
shënimet teknike të nevojshme.
b) Mënyrat e hapjes së puseve, largësitë ndërmjet tyre, drejtimin, thellësitë dhe diametrat e
tyre.
c) Galeritë me përmasat e tyre, të cilat duhet të jenë: për galeritë kryesore me gjatësi deri në 30m minimum 120 x 160 cm dhe për galeritë mbi 30 m 120x180 cm kurse për dytësorët minimum 100 x 150 cm; largësitë ndërmjet tyre, gjatësitë dhe kuotat ku fillojnë e mbarojnë ato dhe dhomat ku do të vendoset ngarkesa e L.P.
d) Kur shpërthimi do të kryhet i kombinuar me sonda dhe galeri, projekti duhet të përcaktojë
qartë shpimet e puseve dhe të galerive.
e) Sasinë e L P që do të përdoret për çdo dhomë, pus dhe galeri. Kur L P nuk i reziston
lagështirës, në projekt të shënohen masat mbrojtëse të saj, që sigurojnë plasje, në të gjithë
ngarkesën ose ngarkesat.
f) Mënyrën e taposjes së puseve ose galerive, materialet që do të përdorën, sasinë e tyre dhe
radhën e punës.
§ 412. Urdhri i brendshëm duhet të përmbajë:
a) Miratimin e dokumentacionit, kohën e fillimit punimeve, datën e fillimit të mbushjes me L.P., vendin ku do të kryhet shpërthimi dhe grupin e përgatitjes dhe kryerjes së shpërthimit.
b) Përcaktohen marrëdhëniet me të tretët dhe kush i mban ato.
§ 413. Projekti i shpërthimit duhet të përmbajë:
a) Në shpërthimet me puse sondë:
- Skemën e lidhjes së kapsollave brenda pusit, lidhjet ndërmjet puseve ose grupe pusesh si dhe rezistencat e tyre.
- Sasinë e kapsollave për çdo pus ose grupe pusesh, si dhe numrin e tyre.
- Lidhjen e tyre me magjistralin deri të burimi i energjisë nga ku do të bëhet shpërthimi.
- Në rastet kur shpërthimi parashikohet të bëhet me fitil detonant, në skemë përcaktohet mënyra e lidhjes së kapsollave me magjistralin kryesor, numë rin e kapsollave dhe radhën e shpërthimit të tyre.

b) Në shpërthimet me galeri:
- Skemën e lidhjeve brenda një galerie dhe dhomave të saj, mënyrat e lidhjeve në seri apo në paralel të kapsollave të linjave (teke apo dyfishe), si dhe rezistencat komplekse në dalje të galerisë.
- Mënyrën e lidhjeve ndërmjet galerive dhe lidhjen e tyre me qarkun, deri të burimi i energjisë nga bëhet shpërthimi, si dhe rezistencën e krejt qarkut.

c) Në shpërthimet me puse e galeri:
- Skemën elektrike që krijohet nga dy grupe linjash që futen në qarkun e kombinuar pus
galeri. Qarku që lidhet me magjistralin dhe që të çon tek burimi i energjisë.
- Kur shpërthimi bëhet me fitil detonant, skemën e lidhjes së grupeve të linjave me fitilin detonant kryesor numrin e kapsollave dhe radhën e shpërthimit të tyre
§ 414. Plan-organizimi i një shpërthimi përmban:

- Plan-organizimin e punimeve të shpërthimit, Urdhrin e brendshëm dhe planin e masave tekniko-administrative për zbatimin e projektit të shpërthimit dhe dokumente të tjera që hartohen nga njësia zbatuese.

§ 415. Përgjegjësi i shpërthimit masiv dhe detyrat:
a) Përgjegjësi i shpërthimit masiv mund të jetë;
- Përgjegjësi teknik i punimeve, kur kryhen shpërthime të mëdha dhe kur këto bëhen në zona të populluara ose kur në zonën e rrezikshme të shpërthimit ka objekte të rëndësishme që duhen ruajtur.
- Inxhinieri objektit kur bëhen shpërthime me kapacitet deri në 20000 m3, në zona të papopulluara dhe kur në zonën e rrezikshme të shpërthimit masiv nuk ka ndonjë objekt të rëndësishëm që duhet ruajtur.
- Ekspertë ose grupe të veçanta të specializuara për këto lloje shpërthimesh, duke lidhur më parë kontratën përkatëse me njësinë administrative ku kryhen punimet.
b) Përgjegjësi i shpërthimit ka për detyre:
- Të drejtojë dhe kontrolloj e punën e grupit;
- Të siguroje zbatimin e projektit;
- Të kërkojë zbatimin e të gjithë masave të teknikës së sigurimit dhe mbrojtjes në punë.
- Të Urdhëroje çdo antar të grupit ose të gjithë së bashku dhe kur ndonjëri vepron në kundërshtim me rregullat e përcaktuara, e përjashton nga shpërthimi dhe vë në dijeni drejtorin e njësisë.
§ 416. Përgjegjësi i ndërresës dhe detyrat.
- Përgjegjës ndërresë në një shpërthim masiv mund të vendoset një inxhinier me stazh punë mbi 2 vjet ose një teknik që ka stazh punë mbi 5 vjet.
- Përgjegjësi ndërresës është përgjegjës për ndërresën e tij në të gjitha drejtimet.
- Kontrollon zbatimin e masave teknike e për çdo paqartësi i drejtohet përgjegjësit të
shpërthimit.
- Në rast shkarkesash atmosferike, ndalon menjëherë punën largon të gjithë njerëzit, bën apelin dhe ve në dijeni përgjegjësin e shpërthimit masiv.
- Kur për arsye punë futet në galeri, jashtë në hyrje të saj, cakton një zëvendës.

Merr dhe dorëzon ndërresën me proces-verbal ku në prani të dorëzuesit e të marrësit shënohen:

* Sasia e L P, që ka ardhur gjatë ndërresës së tij e ndarë sipas llojeve,
* Sasia e L P që është futur në çdo dhomë dhe sa ka mbetur për plotësimin e tyre
* Dhoma ku janë vendosur kapsollat
* Sasia e taposjes për çdo grykë galerie dhe cilat galeri kanë përfunduar.
* Rezistenca e qarkut të shpërthimit për galeritë e përfunduara.

§ 417. Përgjegjësi elektrik dhe detyrat
- Përgjigjet për zbatimin me saktësi të skemës elektrike të shpërthimit si dhe sigurimin e ndriçimit të zonës brenda dhe jashtë galerive.
- Të njohë ndërtimin dhe funksionimin e aparateve matëse duke bërë vetë kolaudimin e tyre dhe vetëm pas kësaj t'i japë për përdorim.
- Të njohë planin e masave, radhën e kryerjes së punimeve, rregullat e mbrojtjes nga shpërthimi i parakohshëm dhe në qoftë se ka, njeh varësitë me to.
- Së bashku me zjarrmëtarin cakton rregullat e dorëzimit të kapsollave të përgatitura si dhe mënyrën e mbajtjes së procesverbalit, ku sqarohet numri i kapsollave, tipi i tyre dhe rezistenca e matur në prani të marrësit.
- Së bashku me zjarrmëtarin pajisin vartësit me skicat e nxjerra nga skema elektrike duke shënuar për çdo ngarkesë llojin, numrin, sasinë dhe mënyrën e lidhjes së kapsollave
- Së bashku me zjarrmëtarin ndajnë detyrat për ditën e shpërthimit duke caktuar dhe radhën e kryerjes së veprimeve për shtrirjen e rrjetit të shpërthimit duke qëndruar të dy në krye të këtyre punimeve.
- Cakton detyrat për normalizimin e gjendjes së rrjetit elektrik pas shpërthimit që të mos mbeten në tokë linja me tension që mund të rrezikojnë njerëzit që kthehen pas shpërthimit.

§ 418. Përgjegjësi i rojeve dhe detyrat
- Mban përgjegjësi për mbrojtjen e zonës së shpërthimit masiv nga hyrja në të të njerëzve të huaj.
- Përcakton rojet, i instrukton për zonën e tyre të ruajtjes dhe siguron zonën gjatë gjithë kohës së bllokimit.
- Kufizon zonën me flamur dhe parulla paralajmëruese duke caktuar dhe postblloqet e hyrjes për tek zona e punës.
- Njofton banorët dhe i njeh ata me sinjalet e alarmit duke njoftuar për këtë edhe komunën përkatëse.
- Për çdo problem kërkon ndihmën e përgjegjësit të shpërthimit masiv.

§ 419. Përgjegjësi i transportit dhe detyrat

- Mban përgjegjësi për furnizimin me LP të nevojshme për çdo ndërresë sipas detyrave të dhëna nga përgjegjësi i shpërthimit.
- Bën instruktimin e punëtorëve të ngarkim - shkarkimit dhe të transportit të materialeve plasëse.
- Mban evidence të plotë mbi llojet e L P të transportuara dhe të ndara për çdo grup punë duke i bërë veprimet me fletë - hyrje e dalje të rregullta
- Për çdo problem kërkon ndihmën e përgjegjësit të shpërthimit masiv.

2. Punimet përgatitore për shpërthimet masive
§ 420. Para fillimit të punimeve përgatitore të sigurohen të gjitha pajisjet, makineri te, mjetet dhe burimet e ndryshme (ajri, uji, energji elektrike, etj) për zhvillimin normal të punëve për shpërthimin masiv.
§ 421. Kur punohet me ndërresa, ndërimi i tyre bëhet me proces-verbal.
§ 422. Para fillimit të punës punëtorët, sipas profesioneve instruktohen për rregullat kryesore të teknikës së sigurimit për punën që do të kryejnë.
§ 423. Para fillimit të procesit të mbushjes së galerive apo puseve me LP duhen:
- Te sigurohen në frontin e punës aparatet matëse elektrike të kolauduara.
- Te azhurnohen punimet e kryera (puse apo galeri) dhe të kontrollohen nëse ato janë kryer sipas projektit.
§ 424. Ndalohet ndërkreja e proceseve të mbushjes me LP.
§ 425. Në proceset e mbushjes me LP nuk lejohet të punojnë njerëz të dehur, me të meta mendore dhe me moshë nën 18 vjeç. Punonjësve nuk u lejohet të kenë me vete materiale dhe mjete që mund të shkaktojnë zjarr.
§ 426. Ndalohet që gjatë procesit të mbushjes dhe përgatitjes së shpërthimit masiv të lëvizet nga fronti i caktuar i punës.
§ 427. Materialet elektrike dhe LP sillen në frontin e punës vetëm për një ndërresë dhe ruhen nga zjarrmëtarët. Çuarja i LP, për në dhomat ku do të vendoset, bëhet me arka ose me pako, gjithmonë nën mbikëqyrjen e drejtuesit të ndërresës.
§ 428. Kur bëhen shpërthime në galeri, linja e ajrit dhe ajo e ndriçimit 24-36 volt nuk hiqen para fillimit të procesit të mbushjes por gjatë mbushjes pjesë-pjesë duke filluar nga fundi deri në hyrje të galerisë.
§ 429. Kur mbaron procesi i mbushjes kryhet taposja sipas projektit të miratuar.
§ 430. Realizimi i shpërthimit masiv bëhet jashtë zonës së rrezikshme ose brenda saj nga një vend i posaçëm dhe i sigurte.
§ 431. Kur mbeten pa u plasur lëndë plasëse në puse apo galeri, bëhet asgjësimi i tyre me urdhër nga përgjegjësi i shpërthimit duke marrë masa të posaçme.
§ 432. Ditën e parë, mbas shpërthimit masiv nuk lejohet të punohet pranë skarpateve të mëdha, pa kryer më parë kontrollin e tyre.
3. Punimet elektrike
§ 433. Personeli që kryen punimet elektrike, për shpërthimin masiv, duhet të jetë i pajisur me
dëshminë përkatëse.
§ 434. Çdo punim elektrik kryhet sipas skemës elektrike të hartuar dhe të miratuar në projektin e shpërthimit masiv.
§ 435. Në skemën elektrike duhet të jepen:
- Tipi i përcjellësit që do të përdoret, sasia dhe përmasat e tij.
- Sasia dhe tipi i kapsollave elektrike.
- Mënyra e lidhjes së kapsollave elektrike, seri, paralel apo e përzierë.
- Rezistenca elektrike në Ohm të çdo grupi të veçantë dhe ajo e të gjithë grupeve të rrjetit
elektrik të shpërthimit
- Rryma dhe tensioni që do të përdoret për shpërthimin nuk duhet të jenë me të mëdha se dyfishi i rrymës nominale e pasqyruar në proces-verbalin e kolaudimit të kapsollave elektrike. Tensioni në rrjetin e shpërthimit nuk duhet të ketë humbje me të mëdha se 6 % .
§ 436. Të gjitha grupet e lidhjeve të kapsollave duhet të jenë të vendosura në mënyrë të tillë që shpërndarja e rrymave të jetë e përshtatshme dhe e aftë për plasje.
§ 437. Gjatë shtrirjes së përcjellësve dhe lidhjes së tyre në qarqe të veçanta, për dallimin e tyre përdorën etiketa prej kartoni ku përcaktohen numri i qarkut, rezistenca Ohmike, tipi i kapsollave dhe mënyra e lidhjes së tyre.
§ 438. Shtrirja e përcjellësve duhet të jetë e lirshme dhe jo e sforcuar, të mënjanohet rruga e tyre me kthesa të panevojshme, ata nuk lejohet të jenë të përdredhur njeri me tjetrin.
§ 439. Rrugët ku kalojnë përcjellësit duhet të zgjidhen të tillë që të mënjanohet rreziku i goditjeve mekanike nga gurët dhe sende të tjera. Në veçanti kjo kërkohet gjatë daljeve të përcjellave nga galeritë dhe nga dhomat që kërkojnë taposje në këtë rast rreth përcjellave krijohet një shtresë e butë dheu ose rërë me trashësi deri 10 cm. Në puset vertikale përcjellat duhet të futen në tuba metalike.
§ 440. Me përfundimin e një qarku të veçantë të dy përcjellëset duhet të pastrohen mirë, të lidhen në të shkurtër, të izolohen mirë dhe të vendoset etiketa që ky është gati për provat e rezistencës Ohmike.
§ 441. Lidhja e magjistraleve të veçanta kryhet mbasi përfundon taposja dhe mbyllen qarqet e veçanta të galerive, dhomave ose puseve. Për të mos krijuar rezistencë Ohmike artificiale jashtë normave të lejuara duhet të bëhet izolimi i tyre i rregullt dhe ku ka lagështi të përdoret material hidroizolues.
§ 442. Rrjeti i përgjithshëm, duke përfshire edhe linjën që do të shërbëje për shpërthim, përgatitet pas përfundimit të lidhjeve të qarqeve dhe të grupeve të veçanta.
§ 443. Përgatitja e rrjetit elektrik të shpërthimit duhet të filloj nga pikat me të largëta të qarqeve të veçanta në drejtim të vendstrehimit, nga ku do të bëhet komandimi i shpërthimit.
§ 444. Lejohet shpërthimi vetëm kur të gjitha të dhënat përputhen me skemën elektrike.
§ 445. Burimet e rrymës për plasjen e rrjetit elektrik të shpërthimit sigurohen me:
- Eksploditorë
- Grupe kondensatorësh ose bllok kondensatorësh
- Bateri dhe pila
- Rrjet elektrik 220V dhe 380V
Rekomandohet që për shpërthimin e kapsollave elektrike me plasje të menjëhershme të përdoret aparat plasës ose grupe kondensatorësh, ndërsa për rrjetat që janë llogaritur me me plasje milisekondare të përdorën bateri, pila elektrike si dhe rrjete elektrike.
§ 446. Për të gjitha rastet burimet e rrymës duhet të kontrollohen mbi aftësinë shpërthyese që ajo të jetë e sigurt.
§ 447. Linja elektrike që do të shërbeje si burim rrymë për shpërthim nuk duhet të ketë konsumatorë të tjerë.
§ 448. Për një shpërthim masiv të suksesshëm, është e domosdoshme dhe me përgjegjësi që në frontin e punës për kapsollat elektrike të zbatohen këto kërkesa:
- Kapsollat elektrike t'i dorëzohen zjarrmëtarit me fletë kolaudimi përkatëse.
- Kapsollat detonuese elektrike duhet të ruhen me kujdes të madh nga goditjet, përplasjet me shkëmbinjtë dhe papastërtitë.
§ 449. Matja e rezistencës së kapsollave bëhet në bango-provë para së ato të përdorën. Prova e tyre bëhet copë për copë dhe minimumi 100 m larg vendit të punës.
§ 450. Vendosja e kapsollave elektrike në masën e LP. të vendosur në dhoma, ose në puse të veçanta, duhet të bëhet nga zjarrmëtarët. Ata, pasi nxjerrin fijet elektrike të kapsollës jashtë vendit të taposjes deri në vendndodhjen e grupit të qarkut përkatës, bëjnë lidhjen e shkurtër të fijeve dhe i izolojnë ato nga kontakti me tokën në mënyrë që përcjellësit elektrike të mos prishen dhe të mos ngatërrohen gjatë taposjes.
§ 451. Me përfundimin e qarkut elektrik të një dhomë bëhet matja e rezistencës dhe krahasohet me atë të llogaritur në projekt. Diferenca nuk duhet të kalojë ± 10 %, e kur ato janë mbi këtë kufi të kontrollohet rrjeti për të gjetur defektin. Ndalohet puna e mëtejshme në rrjet pa u gjetur defekti.
§ 452. Mbasi përfundojnë lidhjet e dhomave ato bashkohen në një rrjet të vetëm. Edhe në këtë rast duhet të maten rezistencat dhe të krahasohen me ato të projektit.
§ 453. Aparatet e shpërthimit duhet të kontrollohen herë pas herë dhe të kolaudohen në laboratorët përkatës.
§ 454. Ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i aparateve të tjera (veç Ohmetrave), për matjen e rezistencës së rrjetit të plasjes dhe të rezistencës së kapsollës.
§ 455. Rezultatet e matjeve të rezistencës së qarkut elektrik të shpërthimit, duhet të shënohen nga drejtuesi i punimeve në një fletorë të veçantë.
§ 456. Kufiri maksimal i rrymës në polet e Ohmetrit duhet të jetë 27 miliamper.
§ 457. Gjithë dokumentacioni faktik i matjeve dhe zbatimit të skemës elektrike ruhet në një dosje të
veçantë.

KREU VIII

RREGULLA TË VEÇANTA TË TEKNIKËS SË SIGURIMIT GJATË PUNËVE ME LËNDË PLASËSE NË PUSET E NAFTËS DHE GAZIT

1. Rregulla të përgjithshme
§ 458. Lëvizja e automjeteve me lëndë plasëse gjatë profilit, bëhet me urdhër të operatorit dhe nën drejtimin e përgjegjësit të punëve me lëndë plasëse.
§ 459. Ndalohet lëvizja e automjeteve me lëndë plasëse jashtë zonës së punimeve.
§ 460. Ruajtja e lëndës plasëse në vendin e punës bëhet nga zjarrmëtarët ose grupi i perforimit duke respektuar largësitë e caktuara.
§ 461. Lejohet lënia në fushe natën e automjeteve me lëndë plasëse në largësi 50 m nga njëra tjetra. Lënda plasëse ruhet me roje të armatosur.
§ 462. Lëndët plasëse që çohen në pus mbahen jo më afër se 50 m larg tij. Ky vend duhet të jetë larg burimeve të energjisë elektrike, materialeve që lëshojnë flakë dhe në asnjë mënyrë afër shtyllave të tensionit. Përreth vendosen shenja paralajmëruese "NDALIM KALIMI, PUNOHET ME LËNDË PLASËSE", etj.
2. Përgatitja e fishekut të zjarrit
§ 463. Fishekët e zjarrit përgatiten afër grykës së pusit, jo më larg se 5 m prej tij.
§ 464. Në rastet kur ngarkesa është më e gjatë se 1.5 m, ajo ndahet në dy pjesë dhe më parë futet në pus pjesa pa kapsolla dhe së fundi pjesa me kapsollë.
§ 465. Ndalohet ndarja e fishekut të zjarrit në copa kur ajo ka brenda kapsollën.
§ 466. Ndalohet të bëhet prova ose rregullimi i aparatit plasës në pikën e plasjes.
§ 467. Gjatë lidhjes së kapsollave me magjistralin, ç'kyçen të gjitha burimet e energjisë dhe mbahen kështu deri sa aparatet e shpërthimit me lëndë plasëse të ulen në pus. Urdhrin për kyçjen e energjisë elektrike e jep përgjegjësi i grupit.
§ 468. Ndalohet kryqëzimi i magjistraleve të minave.
§ 469. Ndalohet përgatitja fishekut të zjarrit rezervë dhe mbajtja e tij në sipërfaqe, në rast se është e nevojshme një gjë e tillë ai përgatitet dhe futet menjëherë në pusin për të cilin është përgatitur.
3. Vendosja e ngarkesave në pus dhe plasja e tyre
§ 470. Para se të bëhet përgatitja e fishekut të zjarrit, largohen jashtë zonës së rrezikshme punëtorët që nuk kanë të bëjnë me procesin e punëve me lëndë plasëse, punëtorët e shpimit dhe brigadës sizmike, afrohen vetëm me lejen e zjarrmëtarit pasi të jetë bërë plasja.
§ 471. Kur mina vendoset në pus lejohet të shtyhet vetëm me forcën e një punëtori.
§ 472. Zjarrmëtari të marrë të gjitha masat që mina të mos dalë nga pusi dhe të bëjë plasjen e saj pasi të jetë siguruar në këtë drejtim.
§ 473. Për plasjen e minës përdoret vetëm aparati që kanë ekspeditat sizmike.
§ 474. Operatori jep urdhër për plasjen e minës pasi sigurohet që punëtorët pa përjashtim janë larguar nga zona e rrezikshme dhe janë respektuar largësitë e nevojshme për vendosjen e aparatit plasës e lëndës plasëse.
§ 475. Pas plasjes së minës, zjarrmëtari kontrollon vendin. Në qoftë se ajo ka hapur gropë ose nxjerr gaze, ai merr masa menjëherë për mbushjen e saj, rrethon zonën e rrezikshme nga gazet helmuese dhe ve roje derisa të zhduket rreziku.
§ 476. Gjatë ditës, zjarrmëtari kontrollon kalueshmërinë e profilit dhe merr masa për ndriçimin e pjesëve të vështira, kur punohet natën
4. Punët me lëndë plasëse në sipërfaqe
§ 477. Që nga momenti i shtrirjes së linjave, në stacionin e shpërthimit duhet vëne një roje. Në
stacion lejohet të hyje vetëm zjarrmëtari dhe ky me leje të përgjegjësit të grupit.
§ 478. Gjate kryerjes së punimeve duhet të jenë të pranishëm inxhinieri që ndjek punimet e objektit dhe inxhinieri i grupit.
§ 479. Për punime të veçanta me lëndë plasëse, nga personeli që do t'i kryejë ato, të parashikohen rregullat shtese së teknikës së sigurimit gjatë punës. Plani i punës për këto punime miratohet nga drejtuesi teknik i punimeve.
5. Asgjësimi i minave të paplasura
§ 480. Në rast se mina e futur brenda në pus nuk ka plasur ajo të mos nxirret jashtë, por të plaset me anën e një mine tjetër me peshë me të vogël, e cila futet në pus mbi të parën. Ndalohet rreptësisht që minës që nuk ka plasur t'i nxirret kapsolla dhe t'i futet një tjetër.
§ 481. Kontrolli për mosplasjen e minave bëhet nga zjarrmëtari pas 5 minutash që nga koha e lëshimit të korrentit.
§ 482. Para se të shkojë të pusi për të bërë kontrollin, zjarrmëtari heq fijet e magjistralit nga aparati plasës, i bashkon në lidhje të shkurtër dhe mbyll me çelës aparatin plasës. Vetëm pasi të ketë marrë këto masa, ai largohet nga aparati plasës për të mina e paplasur.
§ 483. Ndalohet plasja e minave me burim tjetër energjie.
§ 484. Kur për shkak të bllokimit të pusit nuk ka mundësi asgjësimi i minës së paplasur, shpohet një pus tjetër 1m larg të parit. Minatori që ka futur minën në pusin e parë së bashku me teknikgjeologun e punimeve të shpimit drejtojnë punimet për shpimin e trungut të pusit të dy te, që ky i fundit të jetë paralel me atë të parin, në mënyrë që gjatë shpimit të mos ketë shmangie të instrumentit dhe ndeshje të tij me minën e paplasur në pusin e parë.
§ 485. Ndalohet lënia e minave të paplasura brenda në pus për ditën e nesërme.
6. Punimet me fitil detonant
§ 486. Traktori që tërheq mekanizmin e vendosjes së tamburos me fitil të jetë i kolauduar teknikisht, të jetë i pastër dhe i pajisur me mjetet e shuarjes së zjarrit. Boshti i tamburos të rrotullohet lirisht në bokullat mbështetëse, të cilat kontrollohen vazhdimisht çdo ditë para fillimit të punës dhe t'u bëhen shërbimet përkatëse.
§ 487. Vendosja e tambureve me fitil në traktor bëhet me kujdes që gjatë punës, të mos krijohen nyje.
§ 488. Drejtuesi i punëve me lëndë plasëse e shoqëron traktorin duke vëzhguar futjen e fitilit në birë dhe funksionimin e tamburos (komunikimi midis tij dhe traktoristit bëhet me sinjale me flamuj të kuq dhe të bardhë).
§ 489. Kur temperatura e motit është mbi 30°C fitili detonant i shtrire në sipërfaqe të tokës mbulohet për t'u mbrojtur nga rrezet e diellit.
§ 490. Në vendet ku fillon dhe mbaron futja e fitilit në tokë vendosen dy shenja sinjalizuese (flamuj). gjatë plasjes së fitilit detonant minatori qëndron jo më pak se 100 m larg.
§ 491. Kur bashkohen dy copa të fitilit, pjesa e përbashkët e tyre të jetë më e madhe se 10 diametra të fitilit.
§ 492. Kur përdorën disa fitil a të shtrire në largësi nga njeri-tjetri, minatori që kryen plasjen të bëjë më parë kontrollin në çdo pikë të plasjes pastaj të largohet.
7. Punimet në bazën e perforimit
§ 493. Në bazën e perforimit kryhen këto punime:

a) Mbushja e kovave të kampion marrësit
b) Vendosja e kapakëve të ngarkesave B-65
c) Përgatitja e sondave për mbajtjen e ngarkesave
§ 494. Ndalohet që në bazën e perforimit të kryhen plasje ose eksperimentime me lëndë plasëse.
§ 495. Punimet në bazën e perforimit kryhen nën drejtimin e përgjegjësit të bazës ose të grupit të perforimit.
§ 496. Mbushja e aparatit të te qëlluarit, e kampion marrësit dhe kryerja e punimeve të tjera në bazën e perforimit bëhet të paktën nga 3 veta, njeri prej të cilëve është përgjegjësi.
8. Punimet e perforimit në puse
§ 497. Ndalohet kryerja e punimeve të shpërthimit ose të perforimit në puse në rastet kur:
a) Ndeshen vështirësi për uljen e predhës të aparateve të shpërthimit dhe të torpedove.
b) Ka stuhi, vetëtima dhe kohë të vrenjtur ose natën
c) Ka rrezik shembje të pusit
d) Pusi nuk është mbushur plotësisht me tretësirë.
e) Puset në grykë nuk janë pajisur me saraçineska .
§ 498. Kryerja e punimeve të perforimit dhe torpedimit, në puset që janë bosh ose pjesërisht bosh, lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me akt të firmosur nga të dy drejtuesit teknik të punimeve.
§ 499. Ndalohet ulja e aparateve të shpërthimit dhe torpedove në pus pa e kontrolluar më parë atë, nëpërmjet shabllonit, për mundësinë e uljes së lire të tyre.
§ 500. Në rast ndërprerjeje të punimeve për shkak të kohës së keqe, ose për shkak të mosplasjes së minave, në territorin e pusit, në një largësi të parrezikshme, parapërgatitet një gropë me thellësi 1m e thellë për ruajtjen e lëndës plasëse dhe shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm prej saj.
§ 501. Para se të lidhen aparatet e shpërthimit dhe torpedot në linjën kryesore të kabllove kryhen këto veprime:
a) Kontrollohet gjendja e rrjetit elektrik.
b) Te mos ketë rrymë në linjën kryesore
c) Te jetë lidhur kapsolla në qark të shkurtër
§ 502. Vendosja e kapsollave në torpedo, lidhja e torpedos dhe e aparatit të shpërthimit me linjën e shpërthimit, bëhen nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të punëve me lëndë plasëse.
§ 503. Torpedot dhe aparatet e shpërthimit me peshë më të madhe se 50 kg ngrihen të gryka e pusit dhe vendosen në bllokun e balancimit me ndihmën e arganellos.
§ 504. Gjatë lëshimit të aparateve të shpërthimit dhe të torpedove, në grykën e pusit të respektohen masat mbrojtëse që përjashtojnë çdo mundësi goditjeje të ty te në kolonën e sondës.
§ 505. Ulja e aparateve të shpërthimit dhe e torpedove në pus bëhet pasi janë marrë këto masa:
a) Është tokëzuar arganelloja e karrotazhit
b) Është ç'kyçur korrenti i rrjetit elektrik
§ 506. Ulja bëhet me shpejtësi jo më të madhe se 20 m/min për aparatet e shpërthimit dhe 10 m/min për torpedot.
§ 507. Ulja e aparateve të shpërthimit të kontrollohet:
a) Me lokator magnetik
b) Me anën e treguesit të peshës së vendosur në grykën e pusit ose në kabinën e arganistit.
§ 508. Ndalohet bërja e saldimeve në pus kur ulen torpedot dhe aparatet e shpërthimit.
§ 509. Në grykën e pusit, lejohet të afrohet vetëm Zjarrmëtari, pesë minuta pasi të jetë bërë
shpërthimi.
§ 510. Ndalohet afrimi i njerëzve të tjerë të sonda para se të ngrihet aparati i shpërthimit ose i torpedos nga pusi dhe të jepet leje nga përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse.
§ 511. Në rast se aparati i shpërthimit dhe torpedoja nuk futen në pus ose ngelen gjatë uljes mbi intervalin e kerkuar, ato të nxirren lart. Në këtë rast në pus nuk duhet të ketë njeri përveç përgjegjësit të punimeve, zjarrmëtarit dhe arganistit.
§ 512. Aparatet e shpërthimit dhe torpedot që nuk plasin ç'kyçen menjëherë nga rrjeti i rrymës elektrike, kurse fijet e shpërthimit lidhen në qark të shkurtër.
§ 513. Në qoftë se aparati i shpërthimit ngelet në pus pa plasur dhe nuk mund të nxirret, ai asgjësohet brenda në pus me ndihmën e një torpedojë tjetër. Kur torpedoja nxirret jashtë, asgjësohet në një vend të përshtatshëm larg pusit.
§ 522. Vendosja e ty tës bëhet me shtrëngim të butë të kyçit të dorës me goditje.
§ 523. Kovat transportohen në mbajtësen e pasme.
§ 524. Kompletimi i kampionmarrësit bëhet në pus.
§ 525. Para se të filloje vendosja e kovave, kampionmarrësi provohet duke u lidhur me kabullin e karrotazhit. Qarqet e çdo dhome të provohen me anën e një llambushke 24V dhe çelësi selektiv.
§ 526. Montimi i kampionmarrësit bëhet nga mbushësit, duke siguruar një lidhje të sigurtë të kokës sferike me trupin e kampionmarrësit.
§ 527. Para se të filloje montimi ç'kyçet energjia elektrike dhe fijet e kabullit të jenë lidhur në qark të shkurtër.
§ 514. Pasi të jetë ngritur aparati i shpërthimit kontrollohet nga përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse.
9. Punimet me kampionmarrës
§ 515. Kampionmarrësi, pasi pastrohet dhe thahet, përgatitet për punë në bazën e perforimit.
§ 516. Ngarkesa e barutit peshohet dhe hidhet në dhomëz me masë me anën e një hinke prej tunxhi ose prej bakri, diametri i jashtëm i së cilës të jetë 1 deri 2 mm më i vogël se vrima e dhomëzës. gjatë hedhjes së barutit, fundi i hinkës duhet të jetë brenda në dhomëz.
§ 517. Ngjeshja e barutit lejohet të bëhet vetëm me anën e një kunji prej druri. Dhomëza dhe çekiçi të pastrohen nga pluhuri i barutit me anën e një rrobe të lagur, mandej të lihen deri sa të thahen përsëri.
§ 518. Gjatë vendosjes së guarnicioneve ndalohet përdorimi i veglave prej hekuri e çeliku.
§ 519. Guarnicioni i parë, që vendoset drejtpërdrejt mbi ngarkesën e barutit të jetë i përgatitur prej materiali të butë (karton, klinkerit, gomë, etj). Guarnicionet puthitëse metalike mund të vendosen sipër guarnicioneve të buta.
§ 520. Përpara vendosjes së guarnicioneve dhe tytës, pluhuri i barutit largohet nga file tat me anën e një furçe dhe pas kësaj filetura të lyhet me graso.
§ 521. Gjatë vendosjes, tyta të jetë vendosur me grykë lart, kurse punëtorët mbushës të ndodhen larg dhomës jo më pak se 0.5 m. Para dhe pas mbushjes duhet të bëhet prova e rezistencës së kovës.
§ 528. Kampionmarrësi transportohet vetëm nga personat e grupit që janë instruktuar për këtë qëllim. Kur bëhet lidhja e tij me ganxhën e pusit kjo të jetë e sigurt.
§ 529. Ulja dhe ngritja tek gryka e pusit bëhet nën drejtimin e përgjegjësit të punëve me lëndë plasëse dhe në mungese të tij nga tekniku i grupit të perforimit.
§ 530. Kyçja e energjisë elektrike bëhet kur kampionmarrësi ka arritur në intervalet ku do të kryhet plasja. Pas mbarimit të plasjeve jepet urdhri që të ç'kyçet energjia elektrike dhe fijet e kabllove të lidhen në qark të shkurtër.
§ 531. Në qoftë se kanë mbetur kova të paplasura, ç'montohet kova me gjithë trup nga trupi i kampionmarrësit. Kovat e paplasura vendosen në mbajtësen e tyre dhe çohen në makinën e transportit të lëndës plasëse.
10. Punimet me torpedo

§ 532. Mbushja e torpedos bëhet në puse, nga mbushësi dhe ndihmësi i tij, duke shfrytëzuar terrenin (gropa, përrenj). Largësia e vendit ku mbushet torpedoja të jetë rreth 100-150 m nga vendet e banuara.
§ 533. Gjatë kohës së mbushjes së torpedos, ndalohet rreptësisht prania e njerëzve të tjerë përveç mbushësit e ndihmësit të tij dhe përgjegjësit të grupit ose teknikut të grupit, të cilët ushtrojnë kontroll mbi mbushjen.
§ 534. Në vendin e mbushjes vendosen flamuj 20-30 m larg njëra-tjetrës.
§ 535. Ndalohet ngjeshja e lëndës plasëse me mjete që shkaktojnë shkëndija dhe me metale të te gjitha llojeve. Ngjeshja bëhet me çekiç druri kurse brenda bëhet me dru.
§ 536. Torpedoja, në grykë, lihet rreth 20-25 cm bosh, për të vendosur kapsollën.
§ 537. Kapsolla e provuar futet në një qeske të veçantë të mbushur me tritol. Gjerësia në këtë rast të jetë 7-8 mm poshtë fundit të filetave. Këtu merret parasysh dhe largësia e pafiletuar e kokës së torpedos. Pas kësaj futet një guarnicion prej kartoni në mesin e të cilit kalojnë dy fijet e kapsollës.
§ 538. Hedhja e tritolit bëhet me një hinkë me gjatësi të tillë që fundi i saj të kalojë 1-2 cm fundin e filetave të torpedos.
§ 539. Para se të mbushet torpedoja të jetë e presuar dhe të ketë shenjë dalluese për thellësinë e lejuar të përdorimit.
§ 540. Para se të vendoset koka e torpedos, pastrohen mirë filetat nga pluhurat e tritolit dhe të bëhet grasatimi i tyre. Pas kësaj, koka e torpedos të filetohet pa sforcim dhe në mënyrë të njëtrajtshme.
§ 541. Të kihet kujdes që gjatë filetimit të mos përdridhen fijet e kapsollës, për të patur një izolim të mirë nga lagështia, file tat të mbushen me një fije të holle litar liri. Kur mbaron shtrëngimi të vihet tapa e torpedos tek fijet e kapsollës dhe të shtrëngohet që të futet në folenë e vet.
§ 542. Torpedoja e armatosur lihet në vendin e mbushjes nën ruajtjen e mbushësit.
§ 543. Kur torpedoja nuk pelcet të ngrihet lart me shumë kujdes, të merret nga mbushësit nën
drejtimin e përgjegjësit të grupit dhe të çohet në vendin e asgjësimit.
§ 544. Asgjësimi i predhave dhe i torpedove bëhet në mënyrë elektrike. Predha ose torpedoja të vendoset në një gropë të thellë 2 m dhe afër tyre të vendoset lëndë plasëse me peshë 0.7 kg. Për të shtuar efektin e minës, ajo të mbulohet me dhe të butë dhe të shkrifet. Gjatë shpërthimit, zjarrmëtari qëndron në një vend të mbrojtur, jo më afër se 50 m nga torpedoja ose predha. Rrezja e zonës së rrezikshme të jetë 500 m dhe të veproj e sipas rregullave të teknikës së sigurimit për plasjen.
§ 545. Ndalohet asgjësimi i njëhershëm në grup i disa predhave ose torpedove.
§ 546. Pas shpërthimit të kontrollohet nëse është bërë asgjësimi i plotë i predhës ose i torpedos.
Afrimi te gropa ku u be shpërthimi lejohet vetëm pas 15 minutash.
§ 547. Mbushëset e torpedove që përgatiten në vend të plotësojnë këto kërkesa:

a) Përmasat e saj të jenë në përputhje të plotë me projektin teknik.
b) Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të jenë të rrafshëta.
c) Diametri i mbushjes së jashtme të jetë 20 mm më i vogël se diametri i kolonës së shpimit dhe 10 mm me i madh së diametri i përforatorit apo torpedos.
11. Punimet e shkundjes për zbërthimin e instrumentit
§ 548. Përgatitja e fitilit detonant (torpedo fitil) të bëhet duke respektuar të gjitha rregullat mbi përgatitjen e lëndëve plasëse.
§ 549. Ndalohet ulja e fitilit detonant pa u kryer më parë ulja e lokatorit për të kontrolluar kalimin brenda instrumentit të shpimit.
§ 550. Ndalohet kryerja e punimeve me fitil detonant kur largësia e pajisjeve të karrotazhit në grykën e pusit është më e madhe se 2 m.
§ 551. Gjatë montimit të pajisjeve të grykës së pusit të provohet lëvizja e lirshme e reduksionit me kushinetë.
§ 552. Ndalohet të kryhen punime pa siguruar me litar çeliku fiksim të sigurt të bazës së reduksionit.
§ 553. Dhënia e xhirove instrumentit për zbërthimin me rrotor bëhet pasi të jetë futur fitili në thellësi 100-500 m në pus.
§ 554. Mbas dhënies së xhirove të rrotorit ndalohet lëvizja ose afrimi i punonjësve në urën e pusit dhe afër rrotorit.
§ 555. Xhirot e rrotorit lirohen kur kablloja i afrohet grykës së pusit (500-1000 m). Punëtorët të afrohen në grykën e pusit vetëm pasi të lirohen xhirot e rrotorit.
§ 556. Ndalohet prania e punonjësve të përforcimit të grykës së pusit gjatë manovrimeve për xhirim të instrumentit.
§ 557. Në rast të mosplasjes së fitilit ndalohet hapja e tij. Asgjësimi bëhet sipas rregullave të njohura për asgjësimin e lëndës plasëse brenda në pus.
12. Rregullat e teknikës së sigurimit në anije për punët sizmike në det
§ 558. Të gjithë punonjësit e anijes, me të cilët zhvillohen punët sizmike të instruktohen lidhur me rreziqet nga moszbatimi i rregullave të teknikës së sigurimit në përdorimin e L.P.
§ 559. Në depon e L.P që ndodhet në anije, përveç zjarrmëtarëve dhe ndihmesave të tyre, ndalohet hyrja e personave të tjerë.
§ 560. Ndalohet pirja e duhanit, ndezja e llambave të benzinës ose i llojeve të tjerë që shkaktojnë zjarr afër depos së L.P.
§ 561. Transporti i L.P nga bregu në anije dhe anasjelltas bëhet nga zjarrmëtarët.
§ 562. Përgatitja e fishekut luftarak nuk lejohet të bëhet në anijen kryesore por larg saj në vark dhe afër pikës së plasjes. Armatosja bëhet nga zjarrmëtarët kur në dispozicion të grupit të zjarrmëtarëve ka mjet lundrues të posaçëm të gjitha operacionet kryhen në një vend të përshtatshëm të tij.
§ 563. Transporti i minës gjysme të përgatitur nga anija kryesore në pikën e plasjes bëhet me varkën e shoqëruar nga zjarrmëtari, i cili (afër pikës së plasjes) bën përgatitjen e fishekut luftarak.
§ 564. Aparati plasës komandohet vetëm nga zjarrmëtari i parë. Çelësin në çdo kohë e rast e mban zjarrmëtari.
§ 565. Plasjet bëhen vetëm me urdhër të operatorit.
§ 566. Mjeti lundrues që kryen plasjet të qëndroje jo më afër se 100 metra nga pika e plasjes.
§ 567. Minatorët dhe zjarrmëtarët që kryejnë plasjen të kenë parasysh që afër pikës së plasjes nuk duhet të ketë mjete lundruese ose ndonjë objekt tjetër që mund të dëmtohet. Në mënyrë të veçantë të kujdeset që të mos ketë njerëz që zhyten në ujë ose njerëz që bëjnë banja.
§ 568. Zjarrmëtarët para se të përgatisin fishekun sigurohen së nuk ka rrymë rrjedhëse elektrike etj. Kur rrymat rrjedhëse janë me të mëdha se 50 mA, ndalohet puna me kapsolla elektrike.
§ 569. Ndalohet mbajtja e LP në anijen kryesore.


KREU IX
RREGULLA TË VEÇANTA TË TEKNIKËS SË SIGURIMIT GJATË PUNËS ME LËNDË PLASËSE NË OBJEKTE TË NDRYSHME

1. Rregulla të teknikës së sigurimit për punët me lëndë plasëse në këneta
§ 570,.Për kryerjen e punimeve në vende moçalorë dhe në këneta lejohen vetëm lëndë plasëse të grupit të dytë dhe barut pa tym.
§ 571. Kapsollat futen plotësisht në fishekun e zjarrit që të mos duken. Pështjellimi i fishekut të jetë i tillë që duke e shtrënguar me shkop presioni të mos i kalojë kapsollës.
§ 572. Diametri i shkopit të birave duhet të jetë sa 2/3 e diametrit të fishekut.
§ 573. Dërgimi i minave të gatshme në transhe bëhet njëkohësisht me fillimin e shpimit. Mbushja e çdo birë bëhet menjëherë mbasi mbaron shpimi.
§ 574. Gjatë mbushjes së birave fishekët çohen me shkop vetëm një nga një.
§ 575. Kur mbeten mina të paplasura likuidimi bëhet duke bërë një birë në afërsi të tyre dhe duke i plasur ato.
2. Rregulla të posaçme të teknikës së sigurimit për shpërthimet nën ujë
§ 576. Shkatërrimi i akujve dhe shpërthimet nën ujë në lumenj, liqene dhe ujëmbledhës etj, kryhen vetëm me leje të organeve kompetente në prefekturë.
§ 577. Gjatë punës në varkë punonjësit që kryejnë këto punime duhet të pajisen me xhakavento ose rripa shpëtimi.
§ 578. Në punët me lëndë plasëse në ujë, lejohen të gjitha ata persona që kanë kryer shkollën speciale të polumbarëve, kanë një stazh punë jo më të vogël se një vit në punime nën ujë dhe kanë marrë, nga komisioni i kualifikimit, certifikatën e zjarrmëtarit, që i jep të drejtën të kryejë punë të tilla.
§ 579. Minat nga varka i leshon zjarrmëtari. Në të ndodhen, gjithashtu, përgjegjësi i brigadës (qe është dhe timonjeri i saj), dy vozitsa dhe piketuesi.
Minat, deri në 20 copë, me peshë të përgjithshme jo më shumë se 40 kg, vendosen në pjesën e përparme të varkës në mënyrë të tillë që të mos shpërndahen gjatë lundrimit.
Ndalohet qëndrimi dhe transportimi në varkë i njerëzve dhe materialeve të tjera përveç LP.
§ 580. Kur bëhet shpërthimi me fitil të zakonshëm gjatësia e tij të jetë jo më e vogël se 2 m. Minat që lëshohen menjëherë të mos jenë më shumë se 10 copë. Ndalohet të bëhet shpërthimi me fitil të zakonshëm nga polumbarët.
§ 581. përdorimi i minave me fitil të zakonshëm lejohet për copëtimin e anijeve, të konstruksioneve metalike, të urave, ose të objekteve të veçanta, në qoftë se thellësia e ujit lejon shpërthimin me fitil të zakonshëm me gjatësi deri në 3 m. Në këtë rast, fundi i fitilit nxirret mbi ujë dhe ndezja e minave bëhet mbasi polumbari të ketë dalë nga uji dhe të jetë futur në strehim
§ 582. Ndalohet të kryhen punë me lëndë plasëse nga motoskafët si dhe varkat me vozitje që shkojnë pas varkave të mëdha.
§ 583. Vendosja e minave nën ujë bëhet vetëm nga një polumbar, mbasi janë larguar të gjithë personat e tjerë.
§ 584. Gjatë shpërthimit elektrik të minave nën ujë, rrjeti elektrik montohet në breg, ngarkohet në barka, i gjithi ose në linja të veçanta dhe çohet në destinacion. Për të eliminuar këputjen e rrjetit nga forcat e rrjedhjes së ujit, ai lidhet me litar, tel, kavo të holla, etj.
§ 585. Kur punohet nga barka, lejohet montimi në të i rrjeti elektrik të shpërthimit me kusht, që të përgatitet një linjë e vetme me magjistralet. Kontroll i rrjetit të shpërthimit, lidhja e tij me aparatin e plasjes lejohet të kryhet pasi polumbari të jetë ngjitur në barkë dhe kur kjo e fundit të jetë larguar në një distancë të sigurt dhe jo më afër se 50 m nga vendi i shpërthimit.
§ 586. Konstruksioni i minës duhet të jetë i tillë, që pesha specifike e saj të jetë më e madhe se 1.5 kg/dm3.
Në çdo minë që lëshohet në ujë duhet të lidhet mirë shenja notuese dalluese, e cila duhet të dallohet nga varka dhe vendi i shpërthimit.
Kur kryhen punë plasëse në thellësi dhe përdoret lëndë plasëse e paqëndrueshme ndaj ujit ajo mbështillet me letër, lyhet me bitum ose futet në ambalazh të padepërtueshëm nga uji.

§ 587. Minat futen në ujë me komandën e zjarrmëtarit ose të një përgjegjësi tjetër teknik të emëruar për këtë punë.
§ 588. Gjatë shpërthimit të minave nën ujë me peshë deri 50 kg, ndalohet prania e polumbarëve ose personave të tjerë në një rreze 1000 m, ndërsa për mina me peshë mbi 50 kg në një rreze 2000 m, nga pika e plasjes.
§ 589. Kontrolli i rrjetit elektrik, lidhja e linjës magjistrale me burimin e rrymës dhe shpërthimi i minave nën ujë kryhet kur mjetet lundruese janë larguar nga vendi i shpërthimit në një distancë jo më pak se 100 m.
§ 590. Ndalohet puna me lëndë plasëse në errësire, kur ka mjergull, kur valëzimi i detit është mbi 3 ballë dhe kur shpejtësia e erës është mbi 12 m/sek.
3. Rregulla të posaçme të teknikës së sigurimit për punët me lëndë plasëse në metal
§ 591. Copëtimi i metalit dhe i konstruksioneve metalike lejohet të bëhet në sheshe të posaçme, në gropa speciale të blinduara ose në vendndodhjen e tyre fillestare me projekte të miratuara nga organet kompetente ku parashikohen masa të nevojshme për punë pa rreziqe.
§ 592. Kur copëtohen konstruksionet metalike jashtë godinave, rrezja e zonës së rrezikshme duhet të jetë jo më e vogël se 1500m. Në vendkalimet për në sheshin e copëtimit të metalit vendosen shenja të qarta dalluese mbi kryerjen e punëve plasëse dhe roje të posaçme.
§ 593. Lënda plasëse e nevojshme për një ndërresë lejohet të ruhet në gropa gjysmë të thelluara, të pajisura me mbulese të sigurte dhe jo më afër se 200 m nga vendi i shpërthimit.
§ 594. Gjatë shpërthimit elektrik, fijet që dalin nga gropa nuk duhet të prekin pjesët metalike. Ato të jenë izoluar mirë.
§ 595. Kur konstruksioni metalik copëtohet njëkohësisht nga disa mina, shpërthimi i tyre lejohet të kryhet me kapsolla elektrike ose me fitil detonant.
§ 596. Kur punohet në gropa të blinduara lejohet të përdoret ndriçim elektrik me tension deri në 12 volt. Para fillimit të mbushjes ndriçimi të hiqet nga gropa e blinduar dhe puna e mëtejshme kryhet duke përdorur llapma miniere me akumulatorë.
§ 597. Gropa e blinduar rrethohet jo më afër se 30 m. Pesha e kap akut dhe konstruksioni i saj duhet të përjashtojë mundësinë e lëvizjes ose të shkatërrimit gjatë shpërthimit. Para fillimit të punës gropa e blinduar kolaudohet për qëndrueshmëri duke bërë 3 herë shpërthime me lëndë plasëse të dyfishuara. Ngarkimi dhe shkarkimi i gropave të blinduara kryhet vetëm me vinç.
§ 598. Pas çdo shpërthimi gropa e blinduar ajroset mirë. Ndalohet të kryhen punë të ndryshme në gropën e blinduar pa u ajrosur.
§ 599. Bira që shpohet në metal me ndihmën e oksigjenit, para mbushjes të ftohen me ujë deri në temperaturën jo me të lartë së 80oC. Skorja dhe metali që formohen nga shpimi i birave me oksigjen duhet të pastrohen para se të bëhet mbushja.
Asgjësimi i minave të paplasura bëhet duke hequr një pjese të baltës dhe duke vendosur një fishek tjetër zjarri.
§ 600. Në vendin e kryerjes së punëve plasëse lihet vend i lire si për çuarjen e lëndës plasëse, ashtu dhe për largimin e zjarrmëtarit në vendmbrojtjen e parashikuar në projekt dhe jo më afër se 100 m.
4. Rregulla të posaçme të teknikës së sigurimit për punët me lëndë plasëse në objekte të nxehta
§ 601. Punët me lëndë plasëse në masive të nxehta kryhen me projekt teknik të miratuar nga drejtuesi teknik i njësisë ekonomike private, publike ose institucioni që përdor lëndë plasëse.
§ 602. Ndalohet të mbushen birat kur temperatura në birë është më e madhe se 80oC (matet në pjesën e poshtme të saj). Në punët plasëse në masive të nxehta me temperaturë më shumë se 40oC, përdoret lëndë plasëse e grupit të dy te. Ndalohet përdorimi i grupeve të tjera të lëndëve plasëse.
§ 603. Kur bëhet copëtimi i korës metalike në furrë, vendi i shpërthimit rrethohet me gardh prej trarësh të puthitur. Skelat e ndërtuara për kryerjen e punëve me lëndë plasëse duhet të jenë të sigurta e të pajisura me parmak.
§ 604. Kur copëtohen masive të nxehta punët me lëndë plasëse lejohen vetëm me kusht që të merren të gjitha masat për pastrimin e mjedisit nga gazet helmuese, gjithashtu provohet izolimi teknik i mbështjelljes së llokumit duke futur në birë kapsolla të mbështjella me këllëf prej amianti pa lëndë plasëse.
§ 605. Në qoftë se kapsolla shpërthen më parë se 5 minuta, trashësia e këllëfit të amiantit të rritet.
§ 606. Kur temperatura, e matur në fund të birës, është nën 80oC, lejohet të bëhet mbushja pa këllëf termoizolues, por koha e mbushjes së birave të jetë më e vogël se 5 minuta. Në këto raste lejohet të mbushen dhe plasin jo më shumë se 5 bira dhe duhet të përdorën fishekë zjarri të mbështjellë me letër celuloze druri me fije të gjata ose ambalazhi.
Mbushja dhe taposja bëhet nga dy zjarrmëtarë në prani të përgjegjësit për punët me lëndë plasëse.
§ 607. Kur temperatura është më shumë se 80oC e gjithë ngarkesa duhet të përbëhet nga një fishek i vetëm zjarri, këllëfi termoizolues të siguroje që ngarkesa nëpërmjet faqeve të birës të mos nxehet para kohës që nevojitet për kryerjen e shpërthimit dhe në asnjë rast të mos jetë më e vogël se 5 minuta. Shpërthimi bëhet me ndihmën e fitilit të zakonshëm i pështjellë së bashku me kapsollën me këllëf amianti.
§ 608. Afati i mbushjes dhe shpërthimit të grupit të minave nuk duhet të jetë më shumë se 4 minuta. Në qoftë se nga zjarrmëtarët nuk mund të respektohet koha e përcaktuar me sipër, përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse jep urdhër për ndalimin e mbushjes së birave të tjera dhe kryhet shpërthimi.
§ 609. Kur përdoret fitil detonant është e domosdoshme që rrjeti i shpërthimit të dublohet.
§ 610. Kur kryhen punë me lëndë plasëse, për copëtimin e skorieve të nxehta, në godina të mbyllura është e domosdoshme të bëhet mbushja e birave nga dy zjarrmëtarë, njeri vendos lëndën plasëse, kurse tjetri bën taposjen e birave me baltë dhe ndezjen e tyre.
§ 611. Për copëtimin e skorieve të nxehta në vende të hapura, punët me lëndë plasëse kryhen me projekt të miratuar nga përgjegjësi teknik, duke zbatuar kërkesat e kësaj rregulloreje.
§ 612. Për taposjen e birave lejohet të përdoret lëndë mbushëse e përgatitur me rërë dhe argjilë. Ndalohet që mbushja të shtyhet me shkop me goditje të forta.
§ 613. Ndalohet të përdorën mina të jashtme për copëtimin e masiveve të nxehta.
§ 614. Kur kryhen punë me lëndë plasëse në masive të nxehta (për zhbllokimin e furrnaltave etj), para fillimit të punëve detyrimisht duhet të matet temperatura në fundin e birës, të përcaktohet dhe të eksperimentohet mënyra e izolimit. Aparati matës i temperaturës vendoset në birë në fillim i paizoluar dhe përcaktohet temperatura në masivin e nxehte, pastaj izolohet në mënyrë të tillë që aparati i vendosur në fund të birës të mos tregojë temperaturë më shumë se 150°C në një kohë më të madhe se 5 minuta. Mbasi përcaktohet madhësia e izolimit fillon puna me lëndë plasëse.
§ 615. Ndalohet mbushja dhe shpërthimi i minave në bira me temperaturë mbi 200°C.
§ 616. Mbi furrat e shkrirjes ndërtohet një mbulesë e sigurte e përbërë nga trarë të profileve të rënda të mbuluara me llamarinë me një trashësi jo më të vogël se 20 mm ose prej dy rreshtave me trarë me diametër jo më të vogël se 18 cm të puthitur mirë dhe të vendosur kryq. të gjitha birat e ndryshme mbyllen me rrjet metalike me trashësi jo më të vogël se 10 mm. Për t'i mbrojtur nga dëmtimet, pajisjet vishen me një gardh me trarë të vendosur ngjitur me njeri tjetrin dhe të mbërthyer me ganxha.
§ 617. Rruga për të kaluar në vendin ku kryhet shpërthimi të jetë me gjerësi jo më të vogël se 0.8 m.

Rruga e kalimit të zjarrmëtarëve për në strehim të jetë e pastër dhe me përmasa jo më të vogla se 0.75 x 0.6 m. Për hyrjen dhe daljen e zjarrmëtarëve nga furra ndërtohen ura kalimi.

Kur bëhen shpërthime në furra martinë dhe nuk është hequr veshja përveç mbulesës horizontale mbi furrë, përqark saj duhet të ndërtohet një mur me trarë të lidhur me ganxha me një diametër 20-26 cm.

Daljet nga furra të bëhen me trarë ose pllaka metalike të cilat të jenë 2 m me të gjera së bira e daljes.

Mbulesat ndërtohen duke marrë parasysh daljen e lire të zjarrmëtarëve dhe shmangien e fluturimit të copave të metalit.

Afër birës, të veshja e blinduar dhe veshja e furrës që shërben për daljen e zjarrmëtarëve, vendosen shkallë për të shmangur rrëshqitjen e njerëzve.
Kur shpërthehet skoria në furrat martin, kanalet vertikale të mbulohen, kurse dritaret të mbyllen me mbrojtje metalike me një trashësi jo më të vogël se 10 mm. Konstruksionet metalike të përforcimit të furrës të sigurohen për të shmangur shembjen e tyre gjatë shpërthimit.
§ 618. Për ndriçimin e vendit, gjatë mbushjes së birave, përdorën llamba minierë me akumulatorë ose ndriçim portativ me tension 36 volt.
§ 619. Kur shpërthehen masive me temperaturë 80°C - 200°C, tek ngarkesa e paplasur lejohet të shkojë vetëm përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse.
Kontrolli i ngarkesës së paplasur bëhet jo me përpara së një orë nga ndezja e fitilit, me kusht që nga dritarja e furrës nuk vërehet zbërthim masiv i nitratit të amonit.
§ 620. Tek ngarkesa e paplasur në masiv deri në 80°, shkohet jo me përpara së 30 minuta nga koha e ndezjes së fitilit.
Asgjësimi i minës së paplasur bëhet vetëm me anën e shpëlarjes me ujë të taposjes dhe të ngarkesës.
§ 621. Lejohet shkuarja në vendin e punës, pas çdo serie plasje, mbasi:
a) Te jetë ajrosur mirë furra nga gazet
b) Te jenë kontrolluar pajisjet mbrojtëse nga përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse dhe
përgjegjësi i furrës
§ 622. Ndalohet shpërthimi në furrë kur derdhet giza (çeliku) nga furrat e afërta dhe kur nuk janë larguar të gjithë njerëzit që nuk kanë lidhje pune me procesin e plasjes.
5. Rregulla të posaçme për punët me lëndë plasëse për rrëzimin e godinave, objekteve dhe copëtimin e themeleve
§ 623. Çdo shpërthim kryhet në bazë të projektit në të cilin, përveç çështjeve të përgjithshme, parashikohen dhe:
a) Zona e mundshme e fluturimit të copave duke hedhur në planin e terrenit godinën që do
shembet dhe ndërtimet për rreth me shenjën e drejtimit të rrëzimit të godinës.
b) Skema e objekteve dhe e instalimeve të nëndheshme dhe ajrorë, të vendosura afër objektit
që do të shpërthehet.
c) Mundësia e shembjes së godinës në drejtim të caktuar
d) Masat për rastet e shembjes jo të plotë të godinës
e) Masat për sigurimin e një punë pa rreziqe
§ 624. Fishekët e zjarrit me lëndë plasëse përgatiten në një vend të veçantë të godinës që do të rrëzohet, nën ndriçimin e dritës së diellit ose duke përdorur ndriçim elektrik. Llamba e ndriçimit të vendoset jashtë lokalit, në dritare. Ruajtja e kapsollave elektrike bëhet në arka ose dollapë të veçantë dhe të mbyllur.
Në lokalin ku çohet lënda plasëse vihen roje që nga çasti i çuarjes së saj.
§ 625. Gjatë rrëzimit të godinave dhe copëtimit të themeleve ndalohet përdorimi i fitilit të
zakonshëm. Rrjeti i shpërthimit të jetë i dubluar.
§ 626. Ndalohet mbushja e birave, në rast se gjatë procesit të hapjes së tyre janë shfaqur boshllëqe në të cilat mund të bjerë lënda plasëse.
§ 627. Para fillimit të mbushjes së birave jepet sinjali i parë, pas të cilit i gjithë personeli largohet nga godina që do të shembet duke shkuar jashtë zonës së rrezikshme të parashikuar në projekt.
Pas sinjalit të dyte, përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse lidh fijet e rrjetit me çelësin ose aparatin e shpërthimit dhe bën shpërthimin.
§ 628. Punëtorët lejohen të punojnë për heqjen e pjesëve të godinës së rrëzuar vetëm me lejen e përgjegjësit të punëve me lëndë plasëse.
§ 629. Kur copëtohen bazamente në afërsi të pajisjeve dhe tubacioneve që ndodhen nën presion, punët me lëndë plasëse bëhen mbasi të jetë ulur presioni në 1 (një) atmosferë. Kur copëtimi bëhet në afërsi të agregateve industriale, ato duhet të ndalen në kohën e shpërthimit.
6. Rregulla të posaçme për punët me lëndë plasëse për nxjerrjen e rrënjëve dhe rrëzimin e pemëve
§ 630. Gjatë shpërthimit të ngarkesave të LP për shkuljen e rrënjëve dhe trungjeve, personat që merren me këtë punë duhet të jenë jashtë zonës së rrezikshme.
§ 631. Kur për shkuljen e rrënjëve me LP, punohet nga më shumë se dy punonjës ose brigada të veçanta, ato duhet të ndodhen jo më afër se 500 m larg njëra-tjetrës dhe të dihet me saktësi vend ndodhja dhe drejtimi i lëvizjes së tyre. Lejohet që kjo distancë të zvogëlohet deri në 300 m me kusht që ato të lëvizin në të njëjtin drejtim dhe para ndezjes së minave të shkojnë në të njëjtin vendstrehim.
§ 632. Zjarrmëtarët që merren me shkuljen e rrënjëve (trungjeve) ose me rrëzimin e pemëve kanë për detyrë:
a) Të ruajnë drejtimin e treguar në të cilin do të lëviz çdo zjarrmëtar kur ndez minat dhe kur
futet në strehim.
b) Të japin sinjale të njohura dhe të detyrueshme për zbatim nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë punë.
c) Të ndezin fitilat e kontrollit
§ 633. Shpërthimi i rrënjëve të veçanta afër godinave kryhet jo më afër se 25 m larg tyre dhe minat vendosen në drejtim të kundërt me to.
§ 634. Kur shkulen rrënjë (trungje) me L.P, Asgjësimi i "minave të paplasura bëhet si me poshtë:
a) Kur mina është e vendosur në ose nën rrënjë (trung), hiqet me kujdes balta e taposjes së birës vendoset në të një fishek i ri ndezës pa hequr atë ekzistues dhe bëhet plasja për së dyti në bazë të rregullave të përgjithshme.
b) Kur mina është vendosur në trupin e rrënjës (trungut), hapet një birë e re jo më afër se 30
cm nga bira e pa plasur dhe bëhet shpërthimi i saj.
§ 635. Kur rrëzohen pemë, pas shpërthimit të çdo grupi minash, ndalohet afrimi i zjarrmëtarëve dhe punëtorëve për kryerjen e punëve të shpërthimit të grupit tjetër të minave, derisa të vrojtohet rezultati i shpërthimit dhe të hiqen degët që varen.
7. Rregulla të posaçme në punët me lëndë plasëse për gërmimin (shkrifërimin) e kripës dhe të mineraleve të ngrira ose të ngurtësuara
§ 636. Kur thërrmohet kripa ose mineralet e ngrira me lëndë plasëse, në projektin teknik të punëve të miratuara nga përgjegjësi teknik i subjektit publik, privat, ose institucionit që përdor lëndë plasëse, përveç rregullave të përgjithshme, parashikohen edhe masat plotësuese për mbrojtjen e njerëzve dhe të objekteve.
§ 637. Minerali që ka ngrirë në stacionin e hekurudhës dhe në vende të tjera lejohet të thërrmohet me lëndë plasëse kur është jo më afër se 50 m nga linja hekurudhorë dhe ndërtesat.
§ 638. Thërrmimi i kripës në stoqe dhe depo, si dhe në magazina të mbyllura, kryhet vetëm me lëndë plasëse amoniakale.
§ 639. Thërrmimi i kripës së gjellës mund të bëhet me lëndë plasëse vetëm duke përdorur kapsolla me gëzhojë prej letre.

Shtojca Nr.1

INSTRUKSION MBI PLASJET MASIVE

1. Shpërthime masive në minierat me regjim gazi e pluhuri lejohet të bëhen vetëm me leje të
posaçme të inspektoratit të teknikës së sigurimit për minierat.
2. Shpërthime masive konsiderohen të gjitha shpërthimet me anë të te cilave bëhen rrëzime ose lëvizje masive mineralesh, shkëmbinjsh, dherash ku ngarkesat plasëse janë të vendosura në dhoma minash ose puse zonash.
3. Shpërthimet masive klasifikohen:
a) Sipas sasive të L.P. që përdoret në to, në të vogla deri 10 tonë deri 100 tonë dhe të mëdha
100 tonë e lart.
b) Sipas sasisë së elektro-detonatorëve (ED) që përdorën në to, në të vogla deri 100 ED, të mesme 100 deri 1000 ED dhe të mëdha 1000 e lart.
4. Të gjithë personat që marrin pjesë në punët me elektro-detonatorë, ngarkesa nxitëse, rrjeta shpërthimi dhe që përdorin aparate në shpërthimet masive, të jenë pajisur me patentë zjarri të posaçme, ata të kenë kualifikim të posaçëm dhe të merren në provim për njohuritë një herë në vit.
5. Për kryerjen e shpërthimeve masive në sipërfaqe merret miratim nga dikasteri përkatës dhe nga organet e pushtetit në rreth.
a) Për kryerjen e shpërthimeve masive të vogla në nëntokë në miniera, miratimi bëhet nga këshilli teknik i ndërmarrjes, në bazë të projekt-programit të miratuar në Ministri.
b) Për shpërthimet e mesme e të mëdha miratimi jepet nga ministria.
6. Në shpërthimet masive me dhoma minash ndriçimi i punimeve me të filluar procesi i mbushjes me LP. bëhet vetëm me llamba me akumulatorë antideflagrante. Ndriçimi nga rrjeti është rreptësisht i ndaluar.
7. Në shpërthimet masive me elektrodetonatorë do të zbatohen të gjitha rregullat e përcaktuara në kapitullin përkatës.
8. Për shpërthimet masive nga drejtori i ndërmarrjes bëhet urdhër i brendshëm në zbatim të kësaj rregulloreje.
9. Transporti i LP. nga depoja ditore për në vend grumbullimin e përkohshëm të bëhet nga
zjarrmëtarët, minatorët dhe punëtorët e instruktuar nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të mbushjes.
10. Transporti i LP. dhe i mbushjes për taposje nga vendgrumbullimi i përkohshëm për në frontin e punës bëhet nga zjarrmëtarët, minatorët, punëtorët e instruktuar nën mbikëqyrjen e përgjegjësve të grupeve.
11. Në frontin e punës të ketë rregull, qetësi dhe ndalohet pirja e duhanit.
12. Mbushja e birave ose dhomave me LP. bëhet nga zjarrmëtarët e grupeve, minatorët e grupeve nën mbikëqyrjen e përgjegjësve të grupeve.
13. Zhbllokimi i birave (sondave) të bllokuara bëhet nga zjarrmëtarët. Bira e bllokuar nga dinamiti duhet patjetër të bllokohet dhe të vazhdojë mbushja e birave me LP. sipas projekt-faktit të shpimit të birave.
14. Përgatit jua e fishekëve të zjarrit bëhet drejtpërdrejt në frontin e punës nga zjarrmëtarët e grupeve. Vendosja e fishekëve të përgatitur në dhomat e minave ose në birat dhe taposja bëhet nga zjarrmëtarët, minatorët e grupeve dhe punëtorët e instruktuar nën mbikëqyrjen e përgjegjësve të grupeve.
15. Lëndët plasëse që teprojnë të largohen nga fronti i punës për në vendgrumbullimin e përkohshëm nga përgjegjësit e grupeve dhe t'i dorëzohen përgjegjësit të mbushjes. Ruajtja e tyre të bëhet me roje deri sa të çohen në depon definitive.
16. Fijet (degët) e elektro-detonatorëve para dhe pas mbushjes duhet të lidhen në të shkurtër.
17. Hapja e lidhjeve të shkurtra dhe lidhja e elektro-detonatorëve në grup do të bëhet me urdhër të përgjegjësit të punimeve pasi të jenë vendosur në të gjitha birat (dhomat, sondat) fishekët luftarake dhe të jetë bërë taposja e birave (dhomave, sondave).
18. Pas taposjes se të gjitha birave ose dhomave të largohen nga fronti minatorët dhe punëtorët.
19. Lidhja e elektro-detonatorëve në grupe të bëhet nga zjarrmëtarët nën mbikëqyrjen e përgjegjësve
të grupeve pasi të jenë larguar nga fronti i punës të gjithë punonjësit e tjerë.
20. Kur lidhen elektro-detonatorët me njeri-tjetrin pjesët e zhveshura të fijeve të izolohen me nastro ose me kapuça izolues.
21. Fijet (degët) e grupit pasi lidhen të gjithë elektro-detonatorët me njeri-tjetrin lidhen në të
shkurtër.
22. Fijet (degët) e grupeve të lidhura shkurt t'i dorëzohen përgjegjësit të mbushjes dhe zjarrmëtarit
kryesor nga ana e përgjegjësve të grupeve.
23. Ndalohet rreptësisht të bëhet matja e skemës së një grupi drejtpërdrejt në frontin e punës.
24. Lidhja e fijeve të grupeve (degëve) në skemën e shpërthimit të bëhet nga zjarrmëtari kryesor dhe përgjegjësi i mbushjes pasi të jenë larguar nga fronti zjarrmëtarët dhe përgjegjësit e grupeve.
25. Matja e skemës, pasi të jetë lidhur skema dhe pasi fijet (degët) e grupeve të jenë izoluar me nastro me magjistralin, të bëhet nga një vend i sigurt jo më afër se 200 m larg dhomave ose sondave.
26. Në qoftë se vërehet mospërputhje me vlerat e projektuara, të kërkohet dhe të mënjanohet defekti nga zjarrmëtari kryesor dhe përgjegjësi i mbushjes.
27. Ndalohet të kryhet shpërthimi pa u larguar të gjithë njerëzit nga zona e rrezikshme dhe pa u futur rojet në vendstrehim.
28. Ndalohet kryerja e shpërthimit nga stacioni i shpërthimit pa u bërë mat ja përfundimtare dhe pa qenë rezultatet e matjeve sipas projektit.
29. Të gjithë veprimet që kryhen për plasjen masive të jenë të dokumentuara.
30. Ndalohet fillimi i punës për hedhjen masive në qoftë se:
a) mungon ajrimi i frontit;
b) fronti është i pakrehur, pa armaturë në vendet e dobëta;
c) pa qenë grykat e oxhaqeve të mbuluara etj (kur ka të tillë);
d) i papastruar nga shtyllat e drurit, tubat, shinat, etj.
e) pa u siguruar komplet mjetet e mbushjes, balta e taposjes;
f) pa qenë të matura rezistencat e kapsollave sipas rregullave dhe pa qenë të lidhura shkurt, pa
qenë të grupuara sipas grupeve të plasjes të përcaktuara në projekt.
g) pa u bërë prova e plasjes dhe e ndjeshmërisë së L.P. në largësi.
i) pa qenë të instruktuar të gjithë personat që do të marrin pjesë në punët e shpërthimit dhe ndihmëse si dhe rojet.
j) pa qenë i kompletuar plani apo skema tekniko-organizative dhe pa qenë i miratuar nga
kryeinxhinieri i ndërmarrjes dhe dikasteri përkatës.
k) pa u vendosur tabela paralajmëruese "Ndalim kalimi" në zonën e rrezikshme nga vala
goditëse e shpërthimit, gurët e flakëruar, shembjet, etj.
31. Të pezullohen punimet menjëherë në qoftë se konstatoj me afrimin e shtrëngatës.
32. Ndalohet puna në qoftë se nuk janë matur rrymat endacake dhe rrjedhëse në tokë. Në qoftë se këto rryma janë mbi kufijtë e lejuar, merren të gjitha masat që të ulen vlerat e tyre nën të lejuarën dhe pastaj të filloje puna në front.
Për matjen e rrymave të përdorën aparatura matëse të përshtatshme, të kolauduara nga k/energjetiku i ndërmarrjes ose një grup specialistësh.
33. Mbrojtja nga shkarkesat atmosferike. Gjatë kohës që kryen punë me rrjetin e shpërthimit (qofte në karriera ashtu edhe nëntokë) në sipërfaqen e minierës ose gurores të ketë roje dhe aparate të kontrollit me dritë dhe sinjal akustik që të paralajmëroje afrimin e shtrëngatës.
Me afrimin e shtrëngatës punimet në rrjetin e shpërthimit ndërpriten dhe njerëzit të nxirren jashtë zonës së rrezikshme.
Lejohet puna me L.P. në minierat nëntokësore në kohë shtrëngatë në qoftë se përdorën elektro-detonatorë me ndjeshmëri shumë të ulët (me impuls ndezjeje 10-25 amp2xm/sek. Në rastin kur i gjithë rrjeti i shpërthimit është i montuar, është e domosdoshme të largohet personi nga vendi i punimeve, kur përdorim elektro-detonatorë me ndjeshmëri të ulët 10-25 amp2xm/sek me afrimin e rrufesë në largësinë 7 km. Kur përdorim elektro-detonatorë të zakonshëm kjo largësi të jetë jo më pak se 11 km.
34. Mbrojtja nga elektriciteti statik. Në të gjitha vendet ku parashikohet lindja e elektricitetit (shirita prej materiali izolues ose pjesë izoluese që fërkohen, tuba etj) rekomandohet përdorimi i elektro-detonatorëve antistatikë.
Makinat për transportin pneumatik të L.P. duhet të kenë tuba prej materiali përcjellës ose gjysmë përcjellës. Makinat dhe tubat duhet të tokëzohen.
Kur transporti pneumatik i L.P. bëhet me makineri me anë të tubave të zakonshëm, vendosja e elektrdetonatorëve dhe ngarkesave ndërmjetëse të bëhet 30 minuta pas përfundimit të mbushjes me L.P. të birave dhe puseve dhe 1 orë pas mbushjes së dhomave.
35. Organizimi i punës. Çdo shpërthim masiv të kryhet konform një plani tekniko-organizativ të shkurtër, në të cilin të jenë parashikuar të gjithë proceset e operacionet e punës si dhe masat e teknikës së sigurimit.

Dispozitat për shpërthimin masiv të hartohen nga një grup specialistësh të caktuar nga kryeinxhinieri i ndërmarrjes dhe duhet të miratohet prej tij.
Kur në një ndërmarrje shpërthimet masive kanë karakter tematik dhe për nga natyra e procesit janë të njëllojta me njeri-tjetrin, projektet bëhen tipe dhe miratohen një herë nga dikasteri përkatës. Për çdo shpërthim ajo plotësohet nga një grup specialistësh (hartuesit e planit tekniko-organizativ) të caktuar nga drejtori ose kryeinxhinieri i ndërmarrjes.
Si rregull punët për shpërthimin masiv kryhen në disa procese:
a) hapja e punimeve për shpërthimin masiv (galeri, puse, sonda ose kombinimi i tyre).
b) tërheqja, përgatitja dhe transporti i lëndëve plasëse dhe materialeve ndihmëse.
c) masat e teknikës së sigurimit
d) shpërthimi
e) rivendosja e gjendjes normale të parrezikshme
f) dorëzimi i vendit të punës
Për çdo plasje masive të ketë person përgjegjës që do të merret vetëm me atë detyrë.
Personat përgjegjës caktohen nga drejtori ose kryeinxhinieri i ndërmarrjes, ndërsa organika e plotë e personave që do të marrin pjesë në punimet caktohet nga shefi ose përgjegjësi teknik i ndërmarrjes, ndërsa organika e plotë e personave që do të marrin pjesë në punimet caktohet nga shefi ose përgjegjësi teknik i ndërmarrjes, drejtorit të kantierit.
Para fillimit të punëve për shpërthimin masiv përgjegjësi i shpërthimit t'u bëjë të ditur detyrën të gjithë përgjegjësve të proceseve të ndryshme që do të kryhen dhe t'i pajisë ata me dokumentacionin e nevojshëm.
Para fillimit të punëve për shpërthimin masiv të njerëzve që do të marrin pjesë në to t'i nënshtrohen instruktimit për detyrën që do të kryejnë dhe për masat e teknikës së sigurimit. Njëkohësisht personave të patentuar duhet t'u kërkohet paraqitja e patentave (lejeve). Pjesëmarrja në instruktim vërtetohet dhe sigurohet me apel. Instruktimi dhe kontrolli i patentave bëhen nga përgjegjësi i punëve me L.P.
Mbi kryerjen e shpërthimit masiv të kenë dijeni të gjithë personat që nuk marrin pjesë në punimet, por që gjatë kohës së zhvillimit të tyre mund të futen në zonën e rrezikshme.
Njoftimi i tyre bëhet nëpërmjet brigadierëve të ndërresave, rojeve, pllakave, këshillave popullorë të fshatrave e qyteteve, etj.
36. Dokumentacioni. Për çdo shpërthim masiv hartohet dokumentacioni tekniko-organizativ i nevojshëm. Pas përfundimit të punëve të këtij shpërthimi në të gjitha proceset, përgjegjësi i shpërthimit plotëson dosjen përkatëse me dokumentacionin dhe ia dorëzon atë me proces-verbal shefit ose drejtuesit teknik të sektorit, kantierit ose gurores.
37. Dokumentacioni i shpërthimit masiv përbëhet nga:
1. Projekti i shpërthimit
2. Urdhri për kryerjen e shpërthimit
3. Urdhër i shpërthimit (pasaporta e mbushje-plasjes)
4. Pasaporta e blloqeve
5. Proces-verbali mbi dorëzimin e vendit të punës
6. Proces-verbali i provës së L.P.
7. Protokolli i matjes dhe i grupimit të elektro-detonatorëve
8. Procesverbali mbi zbatimin e masave të teknikës së sigurimit
9. Protokoll mbi matjen e rrymave endacake dhe të rrjedhjes me tokën
10. Protokolli i matjes së temperaturave, shpejtësive dhe sasisë së ajrit që futet në front
(nëntokë)
11. Protokolli i matjeve për qark dhe izolimi kundrejt tokës në rrjetin e shpërthimit.
12. Certifikatë për provën e përcjellësve të rrjetit të shpërthimit
13. Proces-verbal mbi rivendosjen e gjendjes
14. Proces-verbal i dorëzimit të frontit (gurores) për shfrytëzim


Shtojca Nr. 2

INSTRUKSION PËR PËRCAKTIMIN E LARGËSIVE TË SIGURTA PËR RUAJTJEN E NDËRTESAVE DHE TË OBJEKTEVE NGA VEPRIMI I LËNDËVE PLASËSE

a) Përcaktimi i largësive sizmike të sigurta nga plasja
1. Përcaktimi i largësisë së padëmshme për ndërtesat dhe objektet, nga vendi ku bëhet plasja,
llogaritet me anë të formulës:

rs= Ks ? q1/3

ku:

q- Sasia ngarkesës së LP., në kg;

rs - Largësia prej vendit ku bëhet plasja, në m; zonat me rreze më të vogël se rs, janë zona
të rrezikshme zonat me rreze me të mëdha se rs, janë zona të parrezikshme;

? - Koeficienti që varet nga treguesi i veprimit të plasjes (jepet në tabelën Nr. 1)

Ks - Koeficienti që varet nga vetitë e tokës në themelet e objekteve që ruhen (vlerat
numerike të koeficientit Ks, jepen në tabelën Nr.2)


Tabela Nr.1

Vlera numerike e koeficientit ? (alfa)
Kushtet e plasjes Vlera numerike Shënime
Plasja në rast të përqëndruar dhe kur
n<0.5 1.2 Nga plasje në sipërfaqen e tokës
veprimi sizmik nuk llogaritet
Treguesi i veprimit të shpërthimit kur:
n=1 1.0
n=2 0.8
n=3 0.7
dhe më tepër


Tabela Nr.2

Vlera numerike e koeficientit Ks
Toka në themelet e objekteve
që ruhen Vlera numerike Shënime
Shkëmbinj të ngjeshur 3.0 Në rast vendosje të ngarkesës në ujë ose në
tokë ujëmbajtëse, vlera numerike e
koeficientit duhet të zmadhohet 1.5-2 herë




Shkëmbinj të prishur 5.0
Toka me guriçka e zhavorr 7.0
ranorë 8.0
argjilorë 9.0
të shkriftë dhe të punuara 15.0
ujëmbajtëse (moçalishte) 20.0

2. Në qoftë se shpërthehen në të njëjtën kohë ngarkesa të shpërndara në formulë, si peshë e LP. të merret shuma e tyre vetëm në ato raste kur largësitë e ngarkesave nga objekti ndryshojnë ndërmjet tyre jo më shumë se 10 %.
Në qoftë se largësitë e ngarkesave nga objekti ndryshojnë shumë ndërmjet tyre, përcaktimi i largësisë së sigurte bëhet sipas formulës:
rs= Ks ? qe1/3

Madhësia që përcaktohet me anë të formulës:

qe= q1(re/r1)3 q2(re/r2)3 ... qn(re/rn)3

madhësia re nxirret nga kjo formulë:

re = q11/3 r1 q21/3 r1 ... qn1/3 rn q11/3 q21/3 ... qn 1/3

Në qoftë se kemi të bëjmë me disa objekte që kërkohet të mbrohen prej rrezikut sizmik,
përcaktimi i qe dhe re duhet të bëhet për secilin prej tyre veçmas, rrjedhimisht edhe i rs


Tabela Nr 3

Madhësia e rrezes së zonave sizmike të rrezikshme nga ngarkesat me peshë të ndryshme të llogaritura sipas formulës:

rs= Ks ? q1/3

Shkëmbinjtë e rajonit ku
ndodhen objektet që duhet të
mbrohen Pesha e ngarkesës, Kg
Ks
Vlera numerike 1000 2000 5000 104 25 103 5.104 75.103 105 2.105 5.105 75,104 106
Rrezja e zonës
1. Shkëmbinj të ngjeshur 3 30 40 50 65 90 110 130 140 175 240 270 300
2. Shkëmbinj të shkatërruar 5 50 60 85 110 150 185 210 230 290 400 450 500
3. Tokë me guriçka zhavorr 7 70 95 120 150 200 260 300 330 370 550 640 700
4. Tokë ranorë 8 80 110 140 170 230 300 340 370 420 630 730 800
5. Tokë argjilorë 9 90 120 155 195 260 330 380 420 475 700 820 900
6. Toka të shkriftë e të punuara 15 150 190 260 320 440 550 630 700 880 1200 1400 1500
7. Tokë ujëmbajtëse e kënetorë 20 120 250 340 430 590 740 870 930 1100 1500 1800 2000

3. Kur ngarkesat që shpërthehen të shpërndara kanë madhësi të ndryshme dhe peshat ndryshojnë ndërmjet tyre më shumë se 15 %, duhet të kontrollohet Largësia e sigurt me anë të llogaritjes së ngarkesës së veçantë me të madhe sipas formulës në paragrafin 1 dhe për r merret vlera numerike me e madhe që del.

4. Në rast se shpërthimi i grupeve i grupeve të ngarkesave bëhet jo në të njëjtën kohe, Madhësitë e ngarkesës efektive "qe" përcaktohen në varësi të kohës së vonesës midis grupeve

a) Në qoftë se koha e vonesës është 2 sekonda e më tepër, përcaktimi i r për secilën prej radhëve bëhet veçmas dhe si largësi e sigurt nga vlefta që del, merret ajo me e madhe.
b) Në rast se kryhet shpërthimi me veprim me vonesë që e pakëson efektin sizmik, rrezja e
sigurimit sizmik vendoset nga specialistët.

5. përcaktimi i rrezes së zonës së rrezikshme sizmike mund të bëhet me anën e tabelës nr.3 të ndërtuar me anë të llogaritjeve të largësive të sigurta për një seri peshash të ngarkesave të L.P. për kushte të ndryshme të shkëmbinjve dhe të vendosjes së objekteve.
Për të përdorur tabelën 3 duhet; të bëhet korrigjimi i koeficientit prej tabelës nr.1 dhe korrigjimi në rast vendosjeje të ngarkesave në ujë ose në tokë ujëmbajtëse në përputhje me tabelën nr.2.

6. Mënyrat e paraqitura me sipër për përcaktimin e largësive sizmike të sigurta nuk janë të zbatueshme për ndërtesat dhe objektet me karakter të njejte, (kulla, ndërtesa të larta, pallate) dhe për konstruksione teknike veçanërisht të vështira si p.sh për urat e varura, objektet hidroteknike, kullat e radios, etj.
Në këto raste si dhe kur punët me L.P. në objektin e dhënë përsëriten shumë herë (punimet në karriera, në sheshet e ndërtimeve etj) dhe ndikimi sizmik shfaqet në ndërtesat dhe objektet që ndodhen në largësitë e zonës së dyfishuar të zonës sizmike të sigurt, çështja e mbrojtjes së ndërtesave dhe objekteve zgjidhet me projekt.
b) Përcaktimi i largësive të sigurta nga transmetimi i shpërthimit nga njëra ngarkese të tjetra.

1. Largësitë që sigurojnë pamundësinë e dhënies së shpërthimit nga ngarkesa në ngarkesë përcaktohen nga formula:

rd = (q1K2d1 q2K2d2... qnK2dn )0.5

ku:

rd - Largësia e sigurt, në m

q1, q2, qn - pesha e L.P. të ndryshme që përbëjnë ngarkesën në kg,
Shuma e gjithë "q" vetëkuptohet, është e barabartë me peshën e të gjitha ngarkesave (peshën e plotë të L.P. në dhoma depo stive etj). Koeficientet Kd1, Kd2, ... Kdn varen nga lloji i L.P.. Vlerat numerike të tyre merren nga tabela nr.4.
2. Për të përdorur tabelën 4 duhet patur parasysh sa më poshtë:

- Rasti i ngarkesës së futur thellë në tokë i përgjigjet dhomave të L.P. të mbuluara me dhe.
- Rasti i ngarkesës së hapet të vendosur në sipërfaqe i përgjigjet ruajtjes së L.P. në objekte të lehta dhe në stive në sheshe të haptë.

Përcaktimi i largësive të sigurta nga transmetimi i shpërthimit mund të bëhet gjithashtu dhe me anën e tabelës 6, të përpiluar për dy lëndë të përhapura më tepër,. amoniakale dhe trotil.


Tabela 4

Vlera numerike e koeficienteve Kd
Ngarkesa aktive Ngarkesa pasive
Lloji i L.P. Vendi i
vendosjes Amonitet
dinamikte
me % të
ulet Dinamit me
40% e lartë Trotil



(H) i hapur (H)(Th) i
holluar (H) (Th) H (Th)
Amonite dhe dinamite
me % të ulet i hapur 0.25 0.15 0.35 0.25 0.40 0.30
i thelluar 0.15 0.10 0.25 0.15 0.30 0.20
Dinamite me 40%
dhe me shume i hapur 0.50 0.30 0.70 0.50 0.80 0.60
i thelluar 0.30 0.20 0.50 0.30 0.60 0.40
Trotil i hapur 0.80 0.60 1.00 0.80 1.20 0.90
i thelluar 0.60 0.40 0.80 0.50 0.90 0.50

Shënim: kur ruhen L.P. të tjera merren koeficiente në përputhje me madhësinë e aftësisë për punë të L.P. të dhenë.
3. përcaktimi i largësive të sigurta bëhet për çdo ngarkesë (dhomë, depo, stive), ndërkaq si largësi e sigurt për ngarkesat e përziera nga ato të llogaritura zgjidhet ajo më e madhe.
4. Në qoftë se ngarkesa pasive përbëhet prej L.P. të llojeve të ndryshme (depo që mban L.P. të llojeve të ndryshme), atëherë për llogaritjet e largësive të sigurta vlera numerike e koeficientit "Kd" zgjidhet për atë L.P. që përfshihet në përbërjen e ngarkesës për atë L.P. që përfshihet në përbërjen e ngarkesës dhe që ka një ndjeshmëri me të madhe kundrejt shpërthimit.
5. Gjatë përcaktimit të largësive të sigurta nga dhomat e veçanta me kapsolla deri në ngarkesat (dhoma, stiva) me L.P. si ngarkesë aktive merren gjithmonë kapsollat dhe llogarit ja bëhet me formulën:

rd = 0.06 nd0.5

ku: nd - numri i kapsollave, në vend të llogaritjes sipas formulës, për të përcaktuar rd mund të përdoret edhe tabela nr.5.
6. Largësitë e sigurta midis dhomave të veçanta me kapsolla llogariten me formulën:

rd = 0.06 nd0.5

7. Në rast ruajtje të fitilit detonant, 1 m e tij llogaritet baras me 5 kapsolla.
8. Në rast se një depo mbulohet me dhe (pika 5 dhe 6), largësia e sigurte zvogëlohet në 1,5 herë, ndërsa kur mbulohen dy depo në 2 herë.


Tabela 5

Largësitë e sigurta për transmetimin e shpërthimit prej depove me kapsolla (kapsolla të zakonshme dhe elektrike), deri në depon me L.P. të llogaritura me formulën rd = 0.06 nd duke marre ngarkesë aktive depon me kapsolle

Numri i kapsollave në
depo
copë Largësitë e sigurta deri
në depo me L.P. m Numri i kapsollave në
depo
copë Largësitë e sigurta deri
në depo me L.P. m
1. 000 2.0 75.000 16.5
5.000 4.5 100.000 19.0
10.000 6.0 150.000 24.4
15.000 7.5 200.000 27
20.000 8.5 300000 33
30.000 10.0 400.000 38
50.000 13.5 500.000 43

Shembuj të llogaritjes së largësive të sigurta në transmetimin e detonimit
1. Te përcaktohet largësia e sigurt e shpërthimit midis dy dhomave me amonit të mbuluara me dhe në sasi 120 dhe 240 ton. Duke qenë së L.P. të çdo ngarkesë janë të një lloji, koeficientet Kd1, Kd2 në formulë janë të barabartë, si rrjedhim ajo paraqitet në këtë mënyrë:

rd = [K2d (q1 q2 ... qn)] 0.5= Kd q0.5

ku: q - pesha e plotë e ngarkesës së L.P, kg
Në tabelën 4 gjejmë Kd = 0.1 për rastin e transmetimit të shpërthimit nga L.P. amoniakale prej 240 ton në ngarkesën amoniakale për depot e mbuluara prej ku: rd = 0.1 2400000.5 = 50 m.
Shembull 2. Të përcaktohet largësia e sigurt nga shpërthimi midis stivës me 100 ton amonit dhe depos së mbuluar me trotil prej 40 ton.
Në secilën ngarkesë L.P. është e njëllojtë, por ndryshon ngarkesa nga ngarkesa, prandaj përcaktimi duhet të behet për çdo ngarkesë veças. Për depon e mbuluar me dhe që përmban trotil në rastin e transmetimit të shpërthimit të ngarkesave të hapura me amonit, në tabelën 4 gjejmë vlerën numerike të Kd= 0.6.

Largësia e sigurt do të jetë baras:

rd = 0.6 400000.5 = 120 m

Në mënyrë analoge për transmetimin e shpërthimit nga stiva deri në depon me trotil do të jete:

rd = 0.6 1000000.5= 100 m

Si largësi të sigurte marrim atë me të madhe, d.m. th. rd = 120 m

Shembull 3: Në territorin e depos me L.P. është e nevojshme të vendoset një depo e mbuluar me dhe që do të ketë 15 ton trotil, një depo e përzier me 30 ton amonit dhe 5 ton trotil me ndërtim të lehte dhe një depo me kapsolla me 20.000 copë të përcaktohet largësia reciproke e sigurt midis depove.


Tabela Nr 6

Largësitë (në metra) e sigurta nga shpërthimi midis depove me L.P. të një lloji të llogaritura me formulën rd = Kd q0.5 në kushtet e pranimit të ngarkesës aktive me kapacitet më të madh

Kushtet e vendosjes se ngarkesave Kapaciteti i depos (kg)
Ngarkesa aktive LP.
amoniakorë Ngarkesa pasive
L P. aminiakorë 500 1000 2000 5000 10000 1500
0 2500
0 5000
0 7500
0 10000
0 15000
0 20000
0 250000
E hapur Kd = 0.25 E hapet 6.0 8.0 11.0 18.0 25.0 31.0 40.0 56.0 69.0 79.0 97.0 112.0 125.0
E hapur Kd = 0.15 E thelluar 3.0 5.0 7.0 11.0 15.0 18.0 24.0 34.0 41.0 48.0 58.0 67.0 75.0
E thelluar (te shembur) (te shembur)
Kd= 0.15 3.0 5.0 7.0 11.0 15.0 18.0 24.0 34.0 41.0 48.0 58.0 67.0 75.0
E thelluar E thelluar
Kd = 0.10 2.0 3.0 4.0 7.0 10.0 12.0 16.0 23.0 27.0 32.0 39.0 45.0 50.0
LP. amoniakorë Trotil
E hapur Kd = 0.40 E hapur 9.0 13.0 18.0 28.0 40.0 48.0 65.0 90.0 110.0 126.0 150.0 179.0 300.0
E hapur Kd = 0.30 E thelluar 7.0 10.0 13.0 21.0 30.0 37.0 48.0 67.0 82.0 93.0 116.0 134.0 150.0
E thelluar Kd = 0.30 E hapur 7.0 10.0 13.0 21.0 30.0 37.0 48.0 67.0 82.0 93.0 116.0 134.0 150.0
E thelluar KD = 0.20 E thelluar 4.0 6.0 8.0 14.0 20.0 25.0 32.0 46.0 55.0 63.0 78.0 50.0 100.0
Trotil L P. amoniakorë
E hapur Kd = 0.80 E hapur 18.0 25.0 36.0 57.0 80.0 98.0 127.0 179.0 219.0 253.0 310.0 358.0 400.0
E hapur Kd = 0.60 E thelluar 15.0 19.0 27.0 42.0 60.0 74.0 96.0 134.0 164.0 190.0 232.0 268.0 300.0
E thelluar Kd= 0.60 E hapur 15.0 19.0 27.0 42.0 60.0 74.0 96.0 134.0 164.0 190.0 232.0 268.0 300.0
E thelluar Kd = 0.40 E thelluar 9.0 13.0 18.0 28.0 40.0 48.0 65.0 90.0 110.0 126.0 155.0 179.0 200.0
Trotil Trotil
E hapur Kd = 1.20 E hapur 27.0 38.0 54.0 85.0 120.0 144.0 190.0 268.0 329.0 380.0 467.0 537.0 600.0
E hapur Kd = 0.90 E thelluar 20.0 29.0 40.0 64.0 90.0 110.0 142.0 200.0 240.0 284.0 349.0 400.0 450.0
E thelluar Kd = 0.90 E hapur 20.0 29.0 40.0 64.0 90.0 110.0 142.0 200.0 240.0 284.0 349.0 400.0 450.0
E thelluar Kd = 0.50 E thelluar 11.0 16.0 22.0 35.0 50.0 61.0 79.0 112.0 137.0 158.0 194.0 224.0 250.0

Në përcaktimin e largësisë së sigurte nga shpërthimi e deri në depon e kapsollave si ngarkesë aktive merren kapsollat. Sipas formulës Largësia e sigurt është e barabarte:

rd = 0.6 2000000.5= 27 m

Në këtë mënyrë depoja e kapsollave duhet të jetë nga të tjerat jo më afër se 27 m.
Pwer depon e përzier me amonit dhe trotil për transmetimin e shpërthimit të depoja e trotilit
gjenden në tabelën 6 vleftat Kd1 = 0.30 dhe Kd2 = 0.90 përkatësisht për amonitin dhe trotilin.
Duke vendosur në formulë vlerat Kd1 dhe K d2 dhe peshat përkatëse të amonitit dhe trotilit, gjejmë:

rd = [(0.3)2. 30000 (0.9)2 . 5000] 0.5 = 82 m

Në rastin e ngarkesës pasive të përbërë prej L.P. të llojeve të ndryshme zgjedhja e koeficientit Kd duhet të bëhet në mënyrë të tillë sikur kjo ngarkese të përbehej prej L.P. me të ndjeshme. Prandaj në përcaktimin e largësisë së sigurt midis depos së trotilit dhe depos së përzier me amonit dhe trotil: marrim vlerën e Kd që i përgjigjet ngarkesës së hapur të trotilit, d.m.th 0.9.

Largësia e sigurt në këtë rast del e barabartë me:

rd = 0.9 150000.5 = 110 m.


Tabela 7

Vlerat numerike të K, për të llogaritur largësitë e sigurta të veprimit të valës goditëse së shpërthimit në sipërfaqe

Nr Dëmtimet e mundshme Vendi i vendosjes se ngarkesës
Ngarkesa e hapur Ngarkesa e futur ne thellësi n=3 n=2
1 Nuk ka asnjë dëmtim 50-150 10-40 5-10 2-5
2 Dëmtime 10-30 5-9 2-4 1-2
3 Shkatërrimi i plotë i xhamave, dëmtimi i pjesshëm i kornizave, dyerve, prishjeve e suvatimit dhe i mureve ndarës të lehta të brendshme 5-8 2-4 1-1.5 0.5-1
4 Shkatërrimi i ndarjeve të brendshme, i kornizave, i dyerve, i barakave, kapsollave 2-4 1.1-1.9 0.5-1 Shkatërrimi ne kufijtë e hinkës se hedhjes
5 Shkatërrimi i ndërtesave të dobëta me gur dhe dru, rrëzimi i vagonëve hekurudhorë (dalja nga shinat), dëmtimi i linjave elektrike 1.5-2 0.5-1 0.5-1
Rrëzimi i mureve te qëndrueshme me tulla, shkatërrimi i plote i ndërtesave komunale dhe industriale, dëmtimi i linjës hekurudhore dhe urave 1.4 0.5-1

C. Përcaktimi i largësive të sigurta nga veprimi i valës goditëse në sipërfaqe
1. Largësitë në të cilat vala goditëse e shpërthimit në sipërfaqe nuk është me e aftë të shkaktojë
dëme, llogariten me anë të kësaj formulë:

rs = Ks q0.5

ku: rs - largësia e sigurte, në m;
q - pesha e ngarkesës të L.P., në kg;

Ks - koeficient përpjesëtimor, madhësia e të cilit varet nga kushtet e vendosjes së ngarkesës dhe nga karakteri i dëmtimit.

Vlerat numerike të koeficientit Ks për ngarkesën e jashtme merren nga tabela Nr. 7.

Tabela 7 përdoret duke patur parasysh këto rregulla:

a) Në zgjedhjen e shkallës së sigurisë dhe të vlerave numerike të Ks duhet të merren parasysh të gjitha kushtet e vendit, kurse në raste të vështira në këtë zgjedhje duhet të jenë të pranueshëm drejtuesi i punimeve me L.P., përfaqësuesit e organizatave të interesuara për pasurinë që mbrohet dhe organet e kontrollit të Inspektoratit të Ministrisë.
b) Në përcaktimin e shkallës së sigurisë dhe vlerave numerike të Ks për vendosjen e depos të L.P., merret parasysh dhe rëndësia e objekteve që ndodhen në rajonin përreth.
Në rastet e përgjithshme, llogarit jet e largësive të sigurta nga depot e L.P. deri në qendrat e banimit, rrugët automobilistike e hekurudhorë, rrugët e mëdha ujorë (lumenj), uzinat, depot e L.P. dhe zjarrfikëse si dhe ndërtesa shtetërore, bëhen duke marrë për bazë shkallën e tretë të sigurisë.

Për ndërtesat që qëndrojnë të veçuara dhe për ato me rëndësi të dorës së dytë, për rrugët automobilistike dhe hekurudhorë me qarkullim të vogël, për ndërtesa shumë të qëndrueshme (ura prej hekur betoni, kulla metalike etj, si dhe në raste vendosje të depove në brigje të larta) merret shkalla e katërt e sigurisë.
c) Në përcaktimin e largësive deri në linjat e tensionit elektrik duhet të nisemi nga rrezja e flakërimit të copave për shkak të shpërthimit, sepse linjat elektrike hyjnë në kategorinë e konstruksioneve të qëndrueshme kundrejt veprimit të valës goditëse.
d) Rastet e ngarkesave të futura në tokë në gjithë thellësinë e tyre mund të merren për analogji për llogaritjen e largësive për depot e L.P. të mbuluara me dhe.
e) Koeficientet në tabelë nuk jepen me një vleftë por në kufijtë e njohur, zgjedhja e kësaj ose e asaj vleftë bëhet në varësi të gjendjes së objektit për të cilin përcaktohet rrezja e zonës së sigurisë. Sa më i qëndrueshëm të jetë ky objekt, aq me e vogël mund të merret në llogaritje vlefta e koeficientit brenda kufijve numerikë që janë treguar në tabe lë.

f) Në llogaritjet e largësive të sigurta nuk merren parasysh veçoritë e L.P..
2. Në qoftë se objekti i mbrojtur ndodhet prapa pengesës (pylli i dendur, kodër) në drejtim të përhapjes së valëve goditëse, atëherë largësia e sigurt e llogaritur me anë të formulës së paraqitur me sipër mund të zvogëlohet por jo më pak se 2 herë.
3. Në qoftë se shpërthimi bëhet në lugina të ngushta ose në kalime midis mureve (rrugë), largësia e sigurt për valën goditëse duhet të dyfishohet.
4. Në qoftë se përtej vendit të shpërthimit ndodhen pengesa të qëndrueshme në formë muri,
barrierë etj, me rreze më të vogël se 1.5q, atëherë në drejtim të kundërt të këtyre pengesave,
rrezja e zonës së sigurte duhet të dyfishohet.
5. Për të zvogëluar aftësinë shkatërruese të valës goditëse mund të përdorën mjetet e mëposhtme:

a) Mbulimi me dhe dhe pluhur i ngarkesave të jashtme, kur shtresa e mbulesës është e barabartë me jo më pak se 5-fishi i lartësisë së ngarkesës mbi të gjithë sipërfaqen e bazës së saj dhe jo më pak se 6 fishi i lartësisë së ngarkesës në bazën e mbulesës, rrezja e zonës së sigurte mund të zvogëlohet në 4 herë, mbulesa me shtresa më të vogla se dyfishi i lartësisë së ngarkesës për të pakësuar rrezen e veprimit të zonës së rrezikshme të valës goditëse nuk përdoret.
b) Xhamat mbrohen nga thyerja duke hequr kornizat e dritareve ose duke i hapur dhe mbërthyer në gjendje të hapur (kjo masë e fundit nuk i shmang dëmtimet e vogla). Mund të bëhet mbrojtje dhe me anë të barrierave të qëndrueshme dhe të rënda që mbyllin krejt hapësirën e dritareve.
c) Mbrojtja me mirë bëhet me mure prej thasësh me rërë ose prej arkash të mbushura me rërë. Kjo mënyrë mund të përdoret me sukses edhe për të forcuar muret në rast se ndodh shpërthimi në afërsi të tyre. Përgjithësisht, muret e vogla prej thasë sh dhe arkash me rërë e me dhe mund të përdorën për të mbrojtur çfarëdo objekti, në qoftë se përmasat e tyre u përgjigjen kërkesave të paraqitura me poshtë: Thasët dhe arkat e mbushura me rërë re komandohen për dyer dhe dritare në ato raste kur del si nevojë që të mbrohen nga vala goditëse e brendshme të ndërtesës. Si mbrojtje e mjaftueshme shërben një rresht thasë sh me rërë në të gjitha ato raste kur shpërthimi nuk rrezikon prishjen e mureve me qëndrueshmëri mesatare (mure me trashësi deri në dy tulla).

6. Përmasat e zonës së sigurte nga veprimi i valës goditëse për njeriun përcaktohet nga formula:
rmin = 5 q0.5

ku:

q- pesha e ngarkesës së jashtme të shpërthimit në kg;
Formula përdoret vetëm kur për shkak të kushteve të punës nevojitet një afrim maksimal i personelit shërbyes në vendin e punës. Në rast se ka blindazh largësitë e llogaritura me këtë formulë mund të shkurtohen një herë e gjysme.
7. Largësia e sigurt nga vendi i valës goditëse në zgjedhjen e vendit të vendosjes së depos së LP. përcaktohet në përputhje me të dhënat e tabelës Nr.8.


Tabela Nr 8

Madhësitë e largësive relative të sigurta nga veprimi i valës goditëse prej depove të L.P. deri në objektet e ndryshme

Lista e objekteve te te cilat llogariten largësitë e sigurta Kushtet e vendosjes së depove (shesheve me L.P.) Formula e llogaritjes Përsha e L.P, në kg
500 1000 2000 4000 10000 15000 25000 50000 75000 100000 200000 250000
Largësitë minimale të lejuara deri në objekt ,m
1. Ndërtesa dhe objekte të veçanta rrugë automobilistike dhe hekurudhorë me lëvizje të pakta me objekte jashtë zakonisht të qendrueshme kundrejt veprimit të Valës goditëse (ura metalike dhe hekur-betoni eti)


Të thelluara



Të hapura






Të thelluara




Të hapura



Të thelluara


Të hapura

Rs=q0.5
20 30 45 70 100 120 160 220 270 320 450 500


Rs=2q0.5 45 60 90 140 200 240 320 450 550 630 900 1000

2. Qendër banuni, rrugë automobilistike dhe hekurudhorë, rrugë ujorë, uzina, fabrika, depo L.P., zjarrfikëse, ndërtesa shtetërore dhe linja të tensionit të lartë
Rs=2q0.5
45 60 90 140 200 240 320 450 550 630 900 1000


Rs=2q0.5
110 160 220 350 500 610 790 1120 1370 1500 2240 2500


3. Objekte në të cilat mund të ndodhin vetëm dëmtime të xhamave Rs=5q0.5
110 160 220 350 500 610 790 1120 1370 1500 2240 2500
Rs=10q0.5
220 320 450 710 1000 1225 1580 2230 2740 3160 4475 5000



Shembuj të llogaritjes së rrezeve të zonave të sigurta nga veprimi i valës goditëse

1. Të përcaktohet kapaciteti i depos së LP. në qoftë në 500 m larg saj gjendet një ndërtesë industriale prej hekurbetoni dhe në një largësi prej 1500 m prej saj ndodhet qendra e banimit. të shikohen variantet e vendosjes së depos së hapur në sipërfaqe dhe depos të mbuluar me dhe. Vlerat e koeficienteve që u përgjigjen kushteve të problemit për objekt industriale duhet të merren baras me 3 dhe për qendrën e banimit baras me 10 kur depoja ndodhet e vendosur në sipërfaqe dhe përkatësisht 5 dhe 15 për depot e mbuluara me dhe.
Peshën e LP. në depo e përcaktoj me me formulën:

q = (r2s / K2 s)

Nga sa më sipër, rezulton së që të sigurohen objektet industriale dhe qendra e banimit, pesha për depon e hapur duhet të jetë përkatësisht 28 dhe 22.5 tonë, kurse për depon e mbuluar me dhe 110 dhe 90 ton.

Në këtë mënyrë kapaciteti kufi i depos së hapur duhet të jetë 22.5 ton, kurse i asaj të mbuluar me dhe 90 ton.

2. Të shikohet mundësia e kryerjes së punëve me LP. me ngarkesa të hapura dhe me peshë kufi të ngarkesës në rast se në largësinë 150 m nga vendi i shpërthimit ndodhen shtëpi banimi. Punët zhvillohen në dimër dhe kornizat e dritareve nuk mund të hiqen. Sipas kushteve të problemit shpërthimet duhet të jenë të tilla që xhamat të mos thyhen.
Prandaj vlera numerike Ks, duhet të merret e barabartë me 100 prej ku:

q = (1502 / 1002 ) = 2.3 kg

3. Në ç'largësi nga qendra e banimit duhet të përcaktohet vendi i Asgjësimit të 50 kg LP. të
skaduara në qoftë se shpërthimi bëhet në dimër.

Duke ditur së shpërthimi bëhet në gropë, gjejmë vlerën e koeficientit të K të marrë në përputhje me shkallën e parë të sigurisë të barabartë me 50, prandaj do të kemi:

rs = 50 500.5 = 350 m


Shtojca Nr.3

INSTRUKSION PËR METODAT EKONTROLLIT TE LËNDËVE PLASËSE

I. Llojet e kontrollit të lëndëve plasëse

1. Për dinamitet

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit
b. Shikimi i jashtëm i fishekëve të zgjedhur
c. Përcaktimi i gjendjes së djersitjes (dalje bulëzash nitroglicerinë në sipërfaqe), për dinamit
me përmbajtje të nitoefirerë më tepër se 30 %
d. Aftësia për të transmetuar shpërthimin nga një llokum në tjetrin.
e. Përcaktimi i qëndrueshmërisë kimike për dinamitet me përmbajtje të nitroefirerë më tepër se 30 %.

2. Për lëndët plasëse amoniakale

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit
b. Shikimi i jashtëm i fishekëve të zgjedhur
c. Aftësia e transmetimit të shpërthimit nga një fishek të tjetri.
d. përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë

3. Për lëndët plasëse nitroaromatike

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit

4. Për barutet me tym

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit dhe i baruteve
b. Verifikimi i pluhurit
c. Verifikimi i qëndrueshmërisë së thërrmijave të barutit

5. Për kapsollat shpërthyese të zakonshme

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit dhe i kapsollave
b. Prova në tërësi e shpërthimit të kapsollave shpërthyese me llokumet e lëndëve plasëse

6. Për kapsollat elektrike

c. Shikimi i jashtëm i ambalazhit
d. Shikimi i jashtëm i kapsollave të zgjedhura
e. Plasja në grupe e kapsollave elektrike
f. Shpërthimi i llokumeve me lëndë plasëse
g. Rezistenca përkatëse e kapsollave elektrike të zgjedhura.

7. Për fitilin

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit dhe i fitilit
b. Prova e shpejtësisë, e djegies së plotë dhe të një trajtëshme të fitilit.
c. Prova e papërshkueshmërisë së ujit, për llojet e fitilit kundër ujit.

8. Për fitilit detonant

a. Shikimi i jashtëm i ambalazhit dhe i fitilit
b. Prova e shpërthimit të plotë të skemave (rreshtave)
c. Prova e shpërthimit të plotë pas lagies
d. Prova e qëndrueshmërisë termike
Rezultatet e kontrollit shënohen në librin përkatës. Në raste se rezultatet janë të pakënaqshme, në shtesën e shënimeve në librin e kontrollit përpilohet një akt ku evidentohen të dhënat.

II. Metodat e kontrollit të lëndëve plasëse
A. Shikimi i jashtëm i ambalazhit

Në këtë veprim përcaktohen:

a. Mungesa dëmtimit të ambalazhit
b. Siguria e plotë e vulosjes
c. Gjendja e lidhjeve të padëmtuara dhe e vulosjes me plumb (për vende që ka të tilla)
d. Mungesa e gjurmëve të lagështisë
e. Gjendja e paketimit

Shikimit i nënshtrohen të gjitha arkat me lëndë plasëse që sillen në depo.
Në rast se vërehen direket të parashikuara në pikën "a", "d" dhe "e", të gjitha arkat me defekt ndahen mënjanë duke përpiluar për këtë një akt. Në këtë sasi shikohet materiali i brendshëm dhe në rast se vërehen defekte, nga të gjitha arkat merren kampione për provë për llojet e shpërthimit. Në rast se nuk ka defekte të brendshme kampionët merren sipas rregullit të zakonshëm.

Për të lejuar përdorimin në prodhim të sasisë me direkt vendos përgjegjësi i punëve me lëndë plasëse.

B. Shikimi i jashtëm i fishekëve të lëndëve plasëse

Prej sasisë së lëndës plasëse që sillet në depo nga arka të ndryshme hiqen 5 pako ose kuti të cilat hapen dhe të gjithë fishekët i nënë shtrohen kontrollit të jashtëm. Në çdo fishek duhet të jetë mbishkrimi me emërtimin e lëndës eksplozive, pesha e fishekut, muaji dhe viti i prodhimit, marka e uzinës dhe numë ri i arkës.

Në fishekët nuk duhet të ketë gjurmë lagështie si dhe shenja të jashtme të saj.
Të dyja anët e fishekut të jenë të mbështjellë me kujdes përveç kësaj, përbrenda mbështjelljes nuk duhet të ketë tapa prej parafine.

C. Përcaktimi i shpërbërjes për lëndë plasëse me bazë nitroglicerinë dhe xhelatinë

Përcaktimi i bulëzimit djersirës të lëndës plasëse me bazë nitroglicerinë bëhet me shikimin e jashtëm të tyre. Dalje të djersitjes nuk duhet të ketë as në arka, as në kuti dhe as në fishekët e lëndës plasëse. Kur hiqet mbështjellja e fishekut nuk duhet të ketë gjurmë të lëngshme edhe në anën e brendshme të saj. Lejohet vetëm ekzistenca e një rripi të shndritshëm në takimin bashkues të cepit të brendshëm të mbështjelljes së fishekut në mbështjelljen tjetër nën të. Ky rrip nuk duhet të jetë më i gjerë së 6 mm. Në rast se është me i gjerë së 6 mm dhe pa pika të lëngëta ose njolla të mëdha të avullimit dhe të djersitjes, atëherë duhet besuar së ka ndodhur bulëzimi.

Kur vërehen sasi lëngu në formë pikash ato largohen me anë të një shufre prej xhami në një epruvetë prej uji. Në qoftë se pika bie në fund të saj dhe nuk përzihet me ujin, kjo tregon së nitroglicerina dhe nitroglukoza janë shpërbëre. Lëndët plasëse që kanë bulëzuar djersitje duhet të asgjësohen menjëherë.

D. Prova e aftësisë së transmetimit të shpërthimit nga një fishek në tjetrin

Metoda e provës është bazuar në nxitjen e shpërthimit të një fisheku të lëndëve plasëse me anë të shpërthimit të një fisheku tjetër, që ndodhet afër tij.
Në cep të një fisheku që provohet bëhet një gropëz, në të cilën vendoset kapsolla elektrike ose ajo detonante. Fisheku i zjarrit i përgatitur në tokë të forte dhe të sheshtë, pastaj në një largësi të përcaktuar në instruksion vendoset një fishek tjetër në të njëjtin aks me të parin.
Pas kësaj të gjithë personat, që janë mare me provat largohen 50 m nga vendi i plasjes së fishekut të zjarrit dhe me pas bëhet shpërthimi.

Transmetimin e shpërthimit e tregojnë gropat e formuara në tokë. Në qoftë se në vendin e vendosjes së fishekëve në tokë do të formohen dy gropa dhe gjatësia e tyre do të jetë më e vogël se ajo e fishekut, atëherë shpërthimi është transmetuar dhe fishekët kanë plasur në mënyrë të plotë. Kur në tokë formohet vetëm një gropë, kjo do të thotë së shpërthimi nuk është transmetuar dhe ka plasur vetëm fisheku i zjarrit. Formimi në tokë i gropës së dytë me gjatësi më të vogël se ajo e fishekut, tregon së fisheku i dytë nuk plasur plotësisht.
Lënda plasëse quhet e provuar kur në tri prova do të jetë transmetuar plasja nga shpërthimi i fishekut të zjarrit në fishekun tjetër dhe kur të dy fishekët plasin tërësisht.

Në rast se nuk transmetohet plasja qoftë edhe në njërën nga provat, lënda plasëse i nënshtrohet provës përsëritëse duke dyfishuar numrin e provave. Në qoftë se edhe në eksperimentet përsëritëse nuk arrihet plasja atëherë lënda plasëse quhet "skarco" dhe nuk përdoret.
Përpara provës së transmetimit të plasjes amonitet e ngurtësuara duhet të zbuten duke i shkrifëruar me pëllëmbë të duarve.

Lëndët plasëse amoniakale që nuk janë të paketuara në fishekë për t'i provuar nëse plasin në largësi, i bëjmë fishek me diametër 31÷32 mm. Pesha e fishekut duhet të jetë 200±10 gr dhe dendësia e barabartë me 0.95÷1.05 gr/cm3.

E. Përcaktimi i qëndrueshmërisë kimike të lëndëve plasëse

Metoda është bazuar në ngritjen e lëndës plasëse që provohet, të vendosur në një epruvetë të posaçme, në një vaske me ujë së bashku me një letër re aktive të jodamidonit. Ngrohja vazhdon derisa të shfaqet në kufirin e pjesës së thatë dhe të njomur ngjyra e murrme në intensitet të caktuar.
Gjysma e sipërme e letrës është e njomur me 50 % tretësirë glicerinë në ujë.

1. Ndërtesa, materialet dhe pajisjet për të bërë provat e qëndrueshmërisë kimike

Provat eksperimentale të qëndrueshmërisë kimike bëhen në ndërtesa speciale, të përbëra prej dy dhomash, muret e të cilave duhet të lyhen me bojë vaji dhe të lahen herë pas here.
Në një nga dhomat bëhet përgatitja e lëndës plasëse për provë dhe epruvetat përkatëse. Në këtë dhomë nuk lejohet larja e epruvetave dhe ruajtja e lëndës plasëse pas provës dhe as qëndrimi i personave pa rrobat e punës.

Për të bërë provën e qëndrueshmërisë kimike përdorën aparate, materiale dhe pajisjet e mëposhtme:

è Epruveta për vendosjen e lëndëve plasëse

è Ganxha prej qelqi ose platini

è Tapa për epruvetat prej qelqi ose kauçuku

è Këmbëzat për epruveta

è Pllaka prej qelqi me vrime ose pllakëza tape për të shpuar letrat reagente.

è Biza (gjilpëra me bisht druri) për të shpuar letrat

è Termometra kontrollues me ndarje të shkallës deri 0.5o.

è Flakona me 50% tretësire glicerinë në ujë

è Letra standarde e jodarnidonit

Çdo sasi e letrave të jodamidonit duhet të ketë formularin, të ruhet në kuti qelqi të errët me tape opake gjatë afatit të caktuar në formular.
Gjate kohës që ruhet letra provohet herë pas herë nëse është e vlefshme në këtë mënyrë: me një shufër të pastër prej qelqi hedhim mbi letrën jodamidoni një pikë të tretësirës prej 10% acid acetik në ujë. Në rast se pa u mbushur minuta në letër dalin disa njolla të errëta ose të kaltra, ajo quhet skarco. Kur njollat duken në letër prej një minute e më tepër pas hedhjes së pikës me acid acetik, ajo mund të përdoret me kusht që të kontrollohet përpara çdo prove.

Prekja e letrës me dorë nuk lejohet. të gjitha veprimet kryhen me anë të pincave me maje prej platini të nikeluar ose prej fildishti. Përpara se të fillojnë provat laborantet duhet të lajnë me kujdes duart dhe të veshin përparëset e përcaktuar vetëm për vendin ku punojnë.

Kur largohen nga dhoma duhet të heqin patjetër përparësen. Pincetat përpara se të përdoren duhet të lahen me alkool dhe pastaj të thahen.

Për të kontrolluar intensitetin e ngjyrimit të letrës së jodamidonit, gjatë provës së qëndrueshmërisë shërben etaloni qe e përmban çdo grup letrash.

Në dhomën tjetër vendosen vaska me ujë dhe bëhen prova e L.P.. Kjo dhomë duhet të jetë e shndritshme dhe e ajrosur mirë. Rrezet e diellit nuk duhet të hyjnë drejtpërdrejte. Dritaret të jenë prej qelqi pa shkëlqim ose të kenë perde. Vaskat vendosen në mënyrë të tillë, që rripat prej letre të reagenteve të ndriçohen mirë dhe shikimi të bëhet në dritë të reflektuar.

Në këtë dhomë përveç vaskës, termometri dhe libri për të shënuar rezultatet e provës, nuk lejohen sende të tjera.

Vaska e ujit e rrumbullaket për të ngrohur epruvetat me L.P. është llogaritur që të mjaftojë për 12-15 prova dhe në kapakë ka sasinë e duhur me vrima për epruvetat. Nën kapak gjendet një fund me vrima për të mbajtur epruvetat.

Vaska është e pajisur me termometër dhe me përzierës për të trazuar ujin. Ngrohja bëhet me nxehës elektrikë ose me furrë elektrike, që është e montuar në vaskë.

Epruvetat duhet të jenë të montuara dhe të përgatitura prej qelqi kimik të bardhë pa skarcitet. gjatësia e tyre duhet të jetë 140-150 mm, diametri i brendshëm 16-18 mm dhe trashësia e anëve 11.5 mm.

Tapat mund të jenë ose prej qelqi opak që kanë të ngjitur në pjesën e poshtme ganxha xhami, ose prej kauçuku me lartësi 20-25 mm, diametri i madh i të cilave është i barabartë 20+1 mm, i vogli 15+1 mm.

Tapat prej kauçuku përshkohen në mes nga një vrime, nëpërmjet së cilës kalon ganxha prej qelqi.

Ganxhat janë shufra të qelqta, njeri cep i të cilave është i tërhequr dhe i kthyer si grep ose i pajisur me grep me fill prej platini. gjatësia e përgjithshme e shufrës me grep duhet të jetë 85-95 mm. Termometrat duhet të jenë të provuar në vaskën me ujë sipas termometrit të kontrollit. Korrigjimi kundrejt termometrit të kontrollit nuk duhet të jetë me i madh së .5 %.

2. Përgatitja e dinamiteve për prove

Përbërjen e përgatitur e hedhim në epruvetë të thatë dhe pastaj e mbyllim mirë me tape. Nëpërmjet tapës futim ganxhën prej qelqi në të cilën është varur fleta standarde prej letre jodamidonit.

Gjysmën e sipërme të letrës e njomim me anën e shufrës prej qelqi me tretësirë glicerine kimikisht të pastër në një vëllim të barabartë.

Shufrën me ganxhë e vendosim në mënyrë të tillë që cepi i poshtëm i letrës të jetë në lartësi 75 mm prej fundi të epruvetës. Paralelisht me provat që bëhen në njërën nga sediet vendosin një epruvetë boshe që ka të vendosur mbi të ganxhën prej qelqi në të cilën është e varur një copë letër etaloni për të krahasuar intensitetin e ngjyrimit.

Provat bëhen në këtë mënyre: uji në vaske nxehet deri në 750, temperatura e tij rregullohet në mënyrë të tillë që të jetë në kufijtë ±0.5°, nga temperatura e lejueshme.

Pas vendosjes së temperaturës homogjenë në sediet në vaske vendoset epruveta me L.P. që provohet dhe ajo me etalon letre dhe njëkohësisht fillohet nga puna.

Qëndrueshmëria kimike me anë të kësaj provë shprehet me numrin e minutave nga çasti i fillimit të kronometrit deri në shfaqjen në kufijtë e pjesës së thatë dhe të lagur të letrës reagente të ngjyrës brune të etalon letrës. Bëhen dy përcaktime të cilat shënohen si minimale dhe maksimale.

LP. konsiderohet të qëndrueshme në qoftë se në provë qëndrueshmëria e tyre kimike do të jetë jo më e vogël se 10 minuta.

LP. i nënshtrohen riprovës çdo tre muaj. Ato quhen të paqëndrueshme kur qëndrueshmërinë kimike e kanë më të vogël se 10 minuta. Këto LP. duhet të vihen në përdorim gjatë një kohë jo më të madhe se një muaj e gjysëm pas bërjes së provës. përveç kësaj ato duhet ti nënshtrohen riprovës një herë në çdo 10 ditë.

Në qoftë se në provë qëndrueshmëria e tyre kimike do të jetë më e vogël se 7 minuta, atëherë ato duhet të përdorën ose të zhduken brenda 5 ditëve.

Dh. përcaktimi i lagështirës për L.P. me bazë nitrat amoni

Nga kampioni mesatar i LP. i marrë për të përcaktuar transmetimin e shpërthimit (në provat e LP. që nuk janë paketuar në fishek) "ose nga fishekët për të bërë shikimin e jashtëm me anë të peshorëve teknike marrim dy kampione nga 50 gr me saktësi deri ± 0.01g amonit të vendosura në gota porcelani ose enë të lakuara dhe i vendosim në termostat ose në dollapë ku thahen deri në peshën e pandryshueshëm me temperaturën 65°C, pastaj thahen në eksakator dhe përsëri peshohen. Pakësimi në peshë i shprehur në përqindje, tregon përmbajtjen e lagështirës në LP. që provohet dhe përcaktohet me anë të formulës.

C1- C2
P = _______ x100
C1

ku:

C1-pesha e LP. së bashku me gotën përpara tharjes
C2-pesha e LP. së bashku me gotën mbas tharjes

E. Prova e barutit me tym të zi

Prej 10% të arkave merret nga çdo thes 0.5 kg barut dhe kampioni i nënshtrohet kontrollit të
jashtëm dhe studimit organoleptik.
Thërrmijëzat e barutit duhet të jenë me ngjyrë blu të errët. Sipërfaqja e thërrmijëzave duhet të jetë e shndritshme dhe të mos ketë kristale të ngjyrës së bardhë në dukje, si dhe njolla të vogla të bardha e të verdha.

Nuk duhet të ketë thërrmijëza të barutit të ngjitura dhe kur mbushin dorën nuk duhet të shpërndahen. Kur rihidhen në një fletë letre të bardhë thërrmijëzat e barutit nuk duhet të lëshojnë pluhur dhe njolla të zeza. Sasitë e barutit që nuk u përgjigjen këtyre kërkesave janë skarco.

F. Provat e kapsollave shpërthyes

a) Shikimi i jashtëm i kapsollave shpërthyes të zakonshme
Shikimit të jashtëm të ambalazhit i nënshtrohen të gjitha arkat që vijnë në bazë të pjesës A. Për shikimin e jashtëm të kapsollave hapet jo më pak se 1 % e numrit të arkave. Në çdo arkë të zgjedhur shikohen jo më pak se 4 kuti kapsollash.
Në gëzhojat metalike nuk duhet të ketë të çara ose fryrje, kurse në ato prej letre nuk duhet të ketë të ngjitura që pengojnë hyrjen e fitilit. Sipërfaqja e brendshme e gëzhojave nuk duhet të ketë gjurmë të ndotjes. Përveç kësaj në kapsollat shpërthyese nuk duhet të ketë copa të tetrilit në fund të kapsollës.
Në rast se vërehen defekte të tilla e gjithë sasia duhet të veçohet dhe kapsollat skarco të asgjësohen.

b) Prova e kapsollave shpërthyese për dhënien e shpërthimit të fishekëve të L.P.
Nga numri i kapsollave shpërthyese që kanë kaluar shikimin e jashtëm për të kontrolluar gatishmërinë e tyre merren 10% por jo më pak se 3 copë. Prej tyre përhatiten tubat ndezës dhe secili tub shpërthyes nga një fishek me diametër 31±1 mm prej L.P. më pak të ndjeshme që përdoret në atë ndërmarrje. Fishekët e zjarrit të përgatitura vendosen në një vend të sheshtë të forte jo më pak se 1 m larg njeri- tjetrit, pastaj bëhet shpërthimi.
Nuk duhet të ndodhë mosshpërthimi ose shpërthimi jo i plotë, përndryshe prova përsëritet me një numër të dyfishtë të kampioneve. Në qoftë se në provat përsëritëse do të ndodhë dhe një rast i vetëm i mosshpërthimit ose shpërthim jo i plotë, ose në provën e parë do të ketë më shumë se një shpërthim jo të plotë, atëherë sasia është skarco dhe asgjësohet.

G. Provat e kapsollave elektrike

a) Shikimi i jashtëm

Shikimi i gjendjes së ambalazhit bëhet në bazë të pjesës A. Nga 1000 copë kapsolla ose nga një pjesë e tyre nga arka të ndryshme dhe jo më pak se 20 kuti, merren 200 kapsolla elektrike për t'i provuar në plasje.
Shikimit të jashtëm i nënshtrohet të gjitha kapsollat elektrike. Ato nuk duhet të kenë të çara shtypje si dhe të çara të veshjes ose dëmtimit të fijeve përcjellëse.

Të gjitha kapsollat elektrike me defektet e përmendura, veçohen dhe asgjësohen.

b) Prova e rezistenca ve

Nga sasia e kapsollave elektrike merren 5 % për të provuar rezistencën e tyre me anë të aparateve elektromatës të caktuar për këtë qëllim.
Në rast se vërehen ndryshime të rezistencës kontrollohen të gjitha kapsollat elektrike dhe sasia rindahet dhe një herë.

c) Provat e shpërthimit në grupe

Për t'i provuar në shpërthim me grup, nga çdo kontingjent merren 60 kapsolla elektrike, të cilat vendosen në tokë në largësi 0.3-0.5 m, njeri nga tjetri dhe lidhen në seri në tri grupe nga 20 copë secila.

Pastaj me anë të një kunji, kundrejt çdo kapsollë bëjmë një vrime në tokë sa gjatësia e kapsollës, ku futen kapsollat. Në kohën e dimrit kapsollat mund të vendosen në gota të posaçme metalike.

Rezistenca e çdo grupi të kapsollave përcaktohet nga një vend i sigurt me anë të urave apostafat për këtë punë.

Nga një largësi jo më pak se 50 m bëhet plasja e çdo grupi të kapsollave elektrike me rrymë jo më tepër se 2 amper.

Kur takohet rryma elektrike i gjithë grupi i kapsollave duhet të shpërthejë. Mbi shpërthimin e plotë të kapsollave gjykojmë nga hinkat e formuara në tokë, ku ato ishin vendosur për t'u shpërthyer ose nga mungesa e mbeturinave në gotat metalike.

Në rast se do të ketë qoftë edhe një mosshpërthim ose shpërthim jo të plotë, prej tri grupeve të shpërthyera, bëjmë shpërthimin të tri grupeve të tjera me 60 copë të kapsollave elektrike. Në qoftë se të gjitha kapsollat do të shpërthejnë atëherë kontingjenti mund të përdoret por në qoftë se do të ketë mosshpethime ose shpërthim jo të plotë, atëherë kontingjenti i kapsollave të asgjësohet.

ç) Prova e shpërthimit të plotë të fishekëve me L.P.

Kjo punë bëhet duke shpërthyer me kapsolla elektrike fishekët me L.P. qe përdoren në ndërmarrje,
me çdo kapsollë të veçantë siç tregohet për kapsollat shpërthyese në pjesën "H".

H. Prova e fitili

a) Shikimi i jashtëm i ambalazhit dhe fitilit

Shikimi i ambalazhit bëhen në përputhje me pjesën A. Me shikimin e pjesës së jashtme të fitilit përcaktohet në qoftë se ka ose jo përkulje, çarje në pështjellje, cepa të zhveshur, boshllëk të zemrës, gjurmë të njomjes dhe direkt të tjera të dukshme.

Rrotullat me direkt asgjësohen në qoftë se defektet marrin një karakter sistematik dhe arrijnë më tepër se 1 % duke llogaritur numrin e rrotullave me direkt kundrejt numrit të përgjithshëm të rrotullave që shikohen, atëherë fitili del skarco dhe asgjësohet.
Njëkohësisht me shikimin e jashtëm bëhet marrja e kampioneve për bërjen e provave. Për këtë prej arkave të ndryshme merret 2 % e numrit të përgjithshëm të rrotullave.

Për të bërë provën e fitilit që tërhiqet për konsum ditor për të kontrolluar shpejtësinë e djegies merren 2 copë të prera fitili.

b) Prova për shpejtësinë e djegies së njëtrajtshme dhe të plotë

Rrotullat e marra për provë shikohen dhe prej çdo rrotulle priten 2 copë dhe asgjësohen. Pastaj prej çdo rrotull pritet nga një copë me gjatësi 60cm. Copat e përgatitura në këtë mënyrë ndizen, kurse koha e djegies së çdo copë matet me anën e kronometrit.
Pjesët e rrotullave që mbeten nga prova vendosen në shesh dhe ndizen, ndërkaq koha e djegies së tyre matet me kronometër. Shënohen shuarjet, hedhjet e flakës, ndezja e pështjelljes dhe çrregullimet e tjera.

Fitili që jep gjatë provave më tepër se një shuarje që nuk përballon provën në mos përshkueshmëri të ujit, ose që ka një shpejtësi të djegës për fitilin që digjet normalisht më pak se 60 cm duhet të asgjësohet. Fitili që jep vetëm një rast shuarje ose shmangie nga shpejtësitë e lejueshme të djegies riprovohet për së dyti dhe kur konstatohet qoftë edhe një prej defekteve të përmendura si duhet të asgjësohet.

Fitili që jep një shuarje për shkak të boshllëkut të zemrës, të diktuar nga prerja e copës që nuk digjet dhe të padiktuar nga shikimi i jashtëm asgjësohet.

c) Prova e llojeve të fitilave që i rezistojnë ujit

Llojet e fitilit që durojnë ujin provohet sipas metodës së treguar në paragrafin "b" vetëm pas mbajtjes së tyre në ujë gjatë një orë për fitila të destinuara për punë në vende me ujë. Mbajtja bëhet në thellësi 1m ndërkaq copat e rrotullave pështillen me mastiç që duron ujin.
Fitili që jep qoftë edhe një shuarje pas lagies mund të lejohet të përdoret në punime të thata.

I. Prova e fitilit detonant

a) Shikimi i jashtëm i ambalazhit

I gjithë ambalazhi i nënshtrohet shikimit të jashtëm në përputhje me pjesën A

b) Shikimi i jashtëm i fitili detonat

Shikimit të jashtëm të fitilit i nënshtrohen të gjitha rrotullat e kontingjentit që i vijnë ndërmarrjes para se të përdoren. Gjatë kësaj përcaktohet qenia ose mungesa e defekteve, si p.sh prishja e pështjelljes copëtimit të rrotullave, derdhja e përbërjes, përkuljes, mungesa e zemrës, hollimi dhe trashja. Në rast se konstatohet ndonjë direkt rrotull at me direkt asgjësohen. Gjatë ushtrimit të kontrollit të jashtëm të merren kampione për të bërë prova. Për këtë nga kontingjenti prej 1000 m (200 rrotulla) ose pjesë të saj merren 4 rrotulla.

c) Provat e fitilit detonant në shpërthim të plotë sipas skemave të përcaktuara

Prej 4 rrotullave të marra për provë, merren tri rrotulla dhe prej së cilës priten 5 copë nga 1 m, kurse 45 m që mbeten të rrotullës tjetër shërbejnë për linjën kryesore. Në linjën kryesore lidhen copat dhe tri rrotullat lidhen midis tyre në linjën e përgjithshme. Për të gjitha linjat përdoret tipi i lidhjeve që përdoret për këto punime, por që nuk ndryshon nga skemat që tregohen në pasaportën me fitilat detonant.
Fitili që jep më tepër se një refuzim në linjën kryesore ose në qoftë se edhe nga një refuzim në dy e më tepër tipe të lidhjeve, asgjësohet.

c) Prova e fitili detonant në qëndrueshmëri të ujit

Në qoftë se ndërmarrja ka ndërmend të përdorë fitilin detonant në punime të thata ose me lagështi, atëherë provat e treguara në pikën "c" bëhen pas njomjes së rrotullës në ujë. Njomja bëhet me thellësi 1 m. Copat e rrotullës pështillen me mastiç që duron ujët. Në qoftë se fitili është caktuar për punime të thata, njomja bëhet për 1 orë; për punime në ujë-njomja bëhet për 6 orë. Në qoftë se kampionet e fitilit nuk përballojnë provën e durimit të ujit, ato mund të provohen pa njomje, por atëherë ky kontingjent i fitilit mund të përdoret vetëm në punime të thata.

d) Prova e fitilit detonant në influencën e temperaturës së lartë.

Në qoftë se fitili detonant përdoret për raste me temperaturë të lartë deri 60°C, atëherë prova e tij sipas paragrafëve "c" dhe "d" bëhet pas ngrohjes paraprake. të kampioneve që do provohen, në termostat ose në kushte natyrorë në temperaturën në të cilën ai do të përdoret, por jo më tepër se 60°C.

Ngrohja bëhet për 4 orë.

Fitili që nuk duron provën në temperaturë të lartë duhet të mbrohet nga influenca e një temperature të tillë gjatë përdorimit, në rast se s'ka mundësi të plotësohet kjo kërkesë, ai nuk mund të përdoret në këto kushte.

Fitili që destinohet për punime plasëse në temperaturë më pak se - (minus) 15°C, duhet të provohet në plasje të plotë të skemave të montuara, pas mbajtjes së fitilit gjatë 2 orësh, në temperaturën që do të përdoret. Fitili që nuk detonon në këto kushte nuk duhet të përdoret në temperaturë të ulët.

Shtojca Nr .4

Sistemi i klasifikimit të lëndëve plasëse të përdorimit civil

* Sistemi i klasifikimit të lëndëve plasëse të përdorimit civil në Republikën e Shqipërisë bazohet në:
Ligjin Nr.9272, datë 16.09.2004, "Për .aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen Evropiane për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)", Protokollin e nënshkrimit, Gjenevë, më 30 shtator 1957,
Kërkesat kryesore të sigurisë se Ligjit Nr.9126, datë 29.07.2003 "Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë".

* Rregullorja e Teknikës së Sigurimit për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë bazohet në sistemin e klasifikimit të njohur, si Sistemi Ndërkombëtar i OKB për klasifikimin. Në themel të tij, ky sistem përdor rekomandimin e OKB për transportin e lëndëve plasëse të përdorimit civil dhe përdorimin e tyre.

* Siguria në prodhim, ambalazhim, transportim, magazinim, administrim, përdorim dhe asgjësim, bazohet në caktimin që u bëhet lëndëve plasëse të përdorimit civil në klasat e ndryshme të rrezikut e në grupet e përputhshme, që së bashku, formulojnë Kodin e Klasifikimit të Rrezikut (KKR). Kjo është thelbësore për të kontrolluar këto operacione pune.

* Sistemi ndërkombëtar i OKB për klasifikimin e të gjithë lëndëve dhe artikujve, të përcaktuar "të rrezikshme", ndahet në nëntë klasat e mëposhtme:

Klasa 1: Lëndët plasëse dhe municionet

Klasa 2: Gazrat e djegshme, lëndë të djegshme, jotoksike, helmuese

Klasa 3: Lëndët e djegshme dhe të ngurta

Klasa 4: Materialet e djegshme, lëndët që ndizen spontanisht, lëndët që në kontakt me
ujin çlirojnë gazra të djegshëm

Klasa 5: Lëndët oksiduese, çngjyruese organike

Klasa 6: Lëndët toksike, helmuese, infektuese.

Klasa 7: Lëndët radioaktive

Klasa 8: Lëndët acide

Klasa 9: Lëndë të tjera të rrezikshme

* Lëndët plasëse, municionet dhe lëndët plasëse të përdorimit civil, futen në Klasën 1, të mallrave të rrezikshme.

* Sistemi i klasifikimit për klasën 1 të lëndëve plasëse dhe municioneve.

Klasa 1:: Lëndët plasëse dhe municionet, sipas rreziqeve që paraqesin në rast inicimi djegie dhe shpërthimi, ndahen në 6 shkalle rrezikshmërie. Shifra e pare e një shkalle rrezikshmërie, Nr.1 i referohet klasë së mallrave të rrezikshme.

Në këtë rast, klasa 1 "Për lëndët plasëse dhe municionet", shifra e dy te i referohet shkallëve të rrezikshmërisë.

*Shkallet e rrezikshmërisë:
Shkalla Nr.1: Futen lëndët plasëse që kane rrezik masiv shpërthimi. Në lëndët plasëse të përdorimit civil futen dinamit, amonitet, kapsollat detonatorë, elektro-detonatorë,. etj. Nga uzinat e prodhimit kjo emërtohet në numrat 1.1.

1. Klasa 1 e mallrave të rrezikshme sipas OKB-se.
1. Shkalla e rrezikshmëri se Nr. 1 e mallrave të rrezikshme e klasit 1.

Shkalla Nr .2: Futen municionet, që paraqesin rrezikshmëri prej fluturimit të coprave dhe valës goditëse. (Emërtohet me numrat 1.2).

Shkalla Nr .3: Futen lëndët plasëse dhe municionet që paraqesin rrezik prej valës goditëse dhe flakës. Nga lëndët plasëse të përdorimit civil futen fitil zjarr-përcjellës, barutet e ndryshëm, etj. (Emërtohet me numrat 1.3).

Shkalla Nr .4: Futen municionet që nuk paraqesin rrezik të madh nga zjarri ose shpërthimi. Ato digjen, por nuk shpërthejnë. (Emërtohet 1.4).

Shkalla Nr.5: Futen municionet që nuk paraqesin shpërthim masiv dhe nuk janë të rrezikshme: (Emërtohet 1.5).

Shkalla Nr.6: Futen municionet krejt të parrezikshme. (Emërtohet 1.6).

* Përputhshmëria e lëndëve plasëse.

Për të identifikuar përputhshmërinë e lëndëve plasëse për sigurim, ruajtje, magazinim, përdorim, ato ndahen në 13 grupe, të emërtuara me germat kapitale nga A tek L dhe Nderi S. Germa I është kapërcyer për të shmangur ngatërrimin me numrin 1.

* Siguria e lëndëve plasëse bën të domosdoshme ruajtjen dhe transportin veçmas të llojeve të ndryshme të tyre. Meqenëse për arsye ekonomike dhe praktike, kjo mundësi është e kufizuar, kufijtë e lejimit të lëndëve plasëse përcaktohen nga përputhshmëria.
* Përshkrimi i lëndëve plasëse, që klasifikohen si grupe të përgjithshme, jepen si më poshtë:

A. Lëndë plasëse bazë

B. Lëndë plasëse brizante, shpërthyese

C. Lëndë plasëse hedhëse, barutet, lëndë që digjen

D. Lënde plasëse shpërthyese; barut që janë në një municion, por janë veç e veç në
ambalazhim

E. Lëndë plasëse shpërthyese, barutet

F. Lëndë plasëse shpërthyese, barut, me mjetet e inicimit veç e veç

G. Lëndë plasëse piroteknike, ndriçuese, djegëse, tymuese, etj.

H. Lëndë plasëse që përmbajnë fosfor të bardhë

L. Lëndë plasëse që përmbajnë lëndë plasëse, të cilat paraqesin një rrezik të veçantë që kërkon izolim nga ky tip

N. Lëndë plasëse të pandjeshme

S. Lëndë plasëse të paketuara në mënyrë të tillë, që çdo rrezik aksidental mbetet tek paketimi, përsa ai nuk është shpërthyer nga zjarri

* Çdo lëndë plasëse e përdorimit civil duhet të ketë etiketën sipas klasave të rrezikut nga uzina prodhuese, psh 1.1.B. Kjo zbërthehet:

1. Klasa Nr. 1 e materialeve të rrezikshme sipas OKB
1. Shkalla Nr.1 e rrezikshmërisë së mallrave të rrezikshme
B. Grupi i përputhshmërisë së mallrave të rrezikshme


Shtojca Nr.5

REPUBLIKA E SHQIPËRISE
MINISTRIA E INDUSTRISË DHE ENERGJITIKËS
SEKTORI SIGURIMIT TEKNIK DHE MJEDISIT

LEJE
PËR PËRDORIM CIVIL TE LËNDËVE PLASËSE

Nr._____

Prot._____

Data.______

Mbështetur në pikën 3 të nenit 7 të ligjit nr.9126, date 29.07.2003 dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave Nr.52, dt. 29.01.2004, jepet kjo leje për:

Në vendburimin_______________

Të përcaktuar në lejen e aktivitetit Nr.____datë _______

Personit juridik

Me përfaqësues

Me adresë

Afati i lejes është i njëjtë me afatin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë

MINISTRI



MARRËSI I LEJES ËSHTË I DETYRUAR:

1. Të kryejë punime me lëndë plasëse të përdorimit civil në përputhje me projektet teknike dhe teknologjike
2. Të zbatojë me rreptësi rregullat e teknikës së sigurimit të mbrojtjes në punë dhe ato për punë me lëndë plasëse të përdorimit civil në përputhje me rregulloret
3. Të sigurojë pa ndërprerje drejtimin teknik të aktivitetit që kryen
4. Të plotësojë e të zbatojë kërkesat e prodhuesit të lëndëve plasëse
5. Ruajtja dhe mbajtja e lëndëve të përdorimit civil të bëhet në depo të ndërtuara me projekt dhe të miratuara nga organet kompetente
6. Transportimi, magazinimi dhe përdorimi i lëndëve plasëse të kryhet nga punonjës të pajisur me dëshminë e zjarrmëtarit
7. Të kryejë punime me lëndë plasëse të përdorimit civil brenda objektit të përcaktuar me koordinata dhe nuk mund ta përdorë atë për të kryer punime me lëndë plasëse në subjekte të tjera
8. Të mos u japë këtë leje personave të tjerë juridikë dhe fizikë
9. Për çdo ndryshim që kërkon të bëjë në lidhje me dokumentet e plotësuar sipas VKM Nr. 52, dt. 29.01.2004, duhet të marrë miratim
10. Të zbatojë detyrat e lëna nga organet shtetërore të kontrollit të teknikës së sigurimit.

Leja mund të pezullohet ose hiqet kur vërehen moszbatim e të akteve ligjore dhe nënligjore.

Zbatuesi i lejes jepet për ndjekje penale kur për pasojë të punës me lëndë plasëse të përdorimit civil ka ndodhur aksident dhe kur shkel në mënyrë të përsëritur rregullat e teknikës së sigurimit në punë.


Shtojcë Nr .5
Libri Nr.1

NJËSIA EKONOMIKE
LIBRI I HYRJES SË L.P. NË DEPON QËNDRORE

Viti 200__

Nr Dt Nr. dhe
Dt. e
fletë
hyrjes Lloji
i
LP. Sasia
e LP. Lloji i
kapsoll Sasia
e
kapsoll. Sasia e
fitilit ml Tipi dhe
targa e
mjetit që e
sjell Firma e
drejtuesit
të mjetit Firma e
shoq. të
mjetit Numri i
arkave të
ambalazhit Firma e
marrësit në
dorëzim në
depon
qendrore Vërejtje









Shtojce Nr.6

NJËSIA EKONOMIKE

Sektori _____________

Data_______________

URDHËR FURNIZIMI

(për L.P. nga depoja qendrore)

Autorizohet zoti _____________ përgjegjësi i depos së sektorit________të tërheqë L.P. si me poshte:

Nr Emërtimi L.P. Njësia Sasia Vërejtje
1 L.P. k
2 Kapsolla të zakonshme copë
3 Fitil ml
4 Elektro-detonatorë copë

Përgjegjësi i sektorit ose i zonës Përgjegjësi teknik
(____________________________) (__________________)




Shtojca Nr. 7

Libri Nr.2

NJËSIA EKONOMIKE
LIBRI I FURNIZIMIT ME L.P. NGA DEPOJA QËNDRORE
Viti 200__

Nr Dt Emri e mbiemri i përgj. të depos Sektori që furnizohet Lloji i L.P. Sasia e L.P., kg Lloji i kapsollave Sasia e kapsollave, copë Sasia e fitilit, ml Marrësit në dorëzim Furnizuesit Vërejtje







Shtojca Nr .8
NJËSIA EKONOMIKE____________ Zona________ Dt_______

Sektori ________________
Ndërresa____________

URDHËR PUNE NR.

(Mbi kryerjen e punimeve me L.P.)

Zjarrmëtari__________________
(Emri, mbiemri)

Nr. Emërimi i
frontit të
punës Sasia e birave
kavalëtave
copë Gjatësia e
birës
kavalëstes ml Lloji i L.P. Sasia e
L.P. kg Lloji i
kapsollave Sasia e
kapsollave
copë Sasia e
fitilit ml Vërejtje


Përgjegjësi i ndërresës Përgjegjësi ose tekniku
Minatori i frontit i sektorit (zonës)

_(_____________________) (_______________________)



Shtojca Nr.9

NJËSIA EKONOMIKE_________


Sektori_________
Emri dhe Mbiemri i zjarrmëtarit___________

LIBRI I FURNIZIMIT, KONSUMIT DHE KTHIMIT TË L.P. NË DEPO

Shënim: Ky libër hapet për çdo zjarrmëtar dhe mbahet në depon e L.P. plotësohet kur zjarrmëtari paraqet librin e vërtetimit të konsumit të L.P. në front

Viti_______
L P që tërhiqen Firma
e
zjarr
mëtar
it Emër
timi i
frontit

punës Nr
i
birave Thell
ësia
e
birav
e ml Kava
lëta
copë Konsumuar Kthehen L > P Data e
kthimit Firmat Vërejtje
Nr.
i
urdhrit
e dt.
terheqjes Emërtimi
PI Sasi
kg Kaps
ona
copë Fitil
ml LP
.,
kg Kaps
ona
copë Fitil
ml LP
.,
kg Kaps
ona
copë Fitil
ml Zjarr
mëta
rët Fumizue
sit



Shtojca 10

NJËSIA EKONOMIKE

Sektori:____________

Zjarrmëtari:______________

LIBËR I VËRTETIMIT TË KONSUMIT TË L.P. NË VENDPUNIM

Shenim: Ky libër mbahet gjithmonë me vete nga zjarrmëtari dhe plotësohet pas çdo dhe për çdo plasje. Me këtë libër zjarrmëtari paraqitet, furnizohet dhe kthen L.P. në depo.
Viti_______

VERTETIM

Vërtetojmë së në frontin_________, me Nr. birash _______thellësi birash________, Nr. Kavaletash_______, u harxhuan lëndë plasëse________kg, kapsolla______copë, fitil ______ ml. Mbeten për t'u kthyer lëndë plasëse______ kg, kapsolla_____copë, fitil_____ml. Ndërresa_______data______.


Zjarrmëtari Minatori (përgjegjësi i frontit)

(Emri, Mbiemri) (Emri, Mbiemri)

Firma Firma

Përgjegjësi i ndërresës

(Emri, Mbiemri)

Firma




Shtojca Nr.11

NJËSIA EKONOMIKE_________

Sektori_____________
Libri Nr.4

LIBRI
I EVIDENTIMIT DHE LIKUIDIMIT TË MINAVE TË PAPLASURA



Viti 200__
Nr Dt Ndërresa Nr.
birave të
plasura firma e
zjarrmëta
rit që i
mbeten
minat e
paplasura LP që konsumohet për likuidimin e birave të paplasura Firmat Vërejtje
Lloji i
LP. Sasia e LP.,
kg Lloji i
kapsolla
ve Sasia e
kapsollave
,copë Sasia e
fitilit, ml Zjarrmëtarë
që kryen
likuidimin Minatorët
e frontit Përgjegjësit
e ndërresës






RREGULLA

Emri__________________ 1. Dëshmia e zjarrmëtarit u jep të drejtë:
Atësia_________________ Transportin, ruajtjen, përdorimin dhe
Mbiemri_______________ evidentimin e materialeve plasëse dhe
Nr. Identitetit___________ shpërthyese personave që kanë kaluar
testimin mbi Rregullat e Teknikës së
Sigurimit për këto materiale.
I jepet e drejta për: 2. Punonjësit që marrin dëshmi për herë të
Transportin, ruajtjen, përdorimin dhe pare dhe ata që ndërpresin punën, për një
evidentimin e materialeve plasëse dhe vit,duhet të punojnë një muaj në
evidentimin shpërthyese: mbikëqyrjen e zjarrmëtarëve me përvojë.
Në _________________________ 3. Dëshmia është e vlefshme për 5 vjet.
Në bazë të proces-verbalit 4. R.I.SH.M. ka të drejtë të ndëshkojë
Nr.________, date______________ zjarrmëtarët sipas shkallës së fajësisë kur
nuk zbaton rregullat për punë me materiale plasëse dhe shpërthyese.
KOMISIONI I TESTIMIT R.L.SH.M. a) Për shkelje të rëndë të heqë menjëherë
KRYEINSPEKTORI librezën
_________________ b) Në rast se shkelja përbën bazë për ndjekje penale denoncohet në organet kompetente.



REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E INDUSTRISË DHE ENERGJITIKËS

REPARTI I INSPEKTIM-SHPËTIM-MINIERAVE
Tiranë, më____/___/_____

PROÇES-VERBAL NR.___________

I mbajtur sot, me date ______________, për testimin e Z.__________________________________
(Emri, Atësia, Mbiemri)
Komisioni i testimit në zbatim të nenit 15, germa c, të ligjit Nr.8741, datë 15.02.2001 "Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare" pasi vlerësoi njohuritë teorike e praktike mbi kryerjen e punëve me materiale plasëse dhe shpërthyese, sipas pyetjeve të mëposhtme:

1.__________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

2.__________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

3.__________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________
Vendos që Z.____________________________________________ të pajiset me dëshmi zjarrmëtari për kryerjen e punëve me materiale plasëse dhe shpërthyese në:
___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________


KOMISIONI
Z._______________________________ me detyrë _________________________________
(Kryetar komisioni)
Z._______________________________ me detyrë _________________________________
(Anëtar komisioni)
Z._______________________________ me detyrë _________________________________
(Anëtar komisioni)
Z._______________________________ me detyrë _________________________________
(Anëtar komisioni)
Z._______________________________ me detyrë _________________________________
(Anëtar komisioni


KUJTESË

Zjarrmëtar!

=> Zbato rregullat e teknikës së sigurimit, vendimet dhe udhëzimet në fuqi për transportimin,
ruajtjen dhe përdorimin e L.P.

=> Lëndën plasëse mos ua beso punonjësve të tjerë.

=> Para mbushjes dhe shpërthimit të minave largo njerëzit nga zona e rrezikshme, vendos
rojet në rruge kalimet.

=> Mos bëj mbushjen dhe shpërthimin e minave kur ato janë në kundërshtim me pasaportën.

=> Mbas ajrimit të frontit, kontrollo dhe rrëzo copërat e blloqet e varura dhe pastaj bëj
likuidimin e minave të paplasura.

=> Evidento harxhimin dhe punën që bën me lëndë plasëse sipas formulave përkatëse:

=> Dëshminë mbaje gjithmonë me vete.


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  4.454 507080006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga