marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7961
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 12.07.1995
Data e aprovimit te Aktit: 12.07.1995
Numri i neneve: 205
Numri i fletores zyrtare: 16
Data e fletores zyrtare: 08.08.1995
Aktiviteti: Kodi i Punës,Komisioni Punes,Problemeve Sociale
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë
Amendamente
1 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7961, date 12.7.1995 "Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise", ndryshuar me ligjin nr.8085, date 12.3.1996.
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë".
2 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7961, date 12.7.1995 "Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise", ndryshuar me ligjin nr.8085, date 12.3.1996.
3 PËR SIGURIMIN E PUNONJËSVE, TË PUNËSUAR NË VEPRIMTARINË MINERARE, NGA AKSIDENTET NË PUNË
4 PËR TRAJTIMIN E PUNONJËSVE, QË DALIN TË PAPUNË NGA PROCESI I RISTRUKTURIMIT TE “ARMO” SHA TIRANË, DHE “ALBPETROL” SHA PATOS
5 PËR SIGURIMIN E PUNONJËSVE, TË PUNËSUAR NË VEPRIMTARINË MINERARE, NGA AKSIDENTET NË PUNË
6 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.71, DATË 3.2.2010 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2010, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
7 PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2010, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE
8 PËR NJë NDRYSHIM në VENDIMIN NR.261, datë 27.2.2008 të KëSHILLIT të MINISTRAVE “PëR TRAJTIMIN E PUNONJëSVE, që DALIN të PAPUNë NGA PROCESI I RISTRUKTURIMIT të “ARMO” SHA, TIRANë DHE “ALBPETROL” SHA, PATOS”, të NDRYSHUAR
9 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.384, DATË 20.5.1996 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NË PUNË", TË NDRYSHUAR
10 Për një ndryshim në vendimin nr.115, datë 2.2.2009 të këshillit të ministrave “Për përcaktimIn e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, në disa ministri dhe institucione qendrore”, të ndryshuar
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI POPULLOR

L I G J

Nr.7961, datë 12.7.1995


KODI I PUNES

I REPUBLIKES TE SHQIPERISE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

BAZAT E KODIT TE PUNES

KREU I

Neni 1

Kodi i punës bazohet në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

(1) Kodi i Punës respekton konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
(2) Kodi i Punës bazohet në normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.


FUSHA E ZBATIMIT TE KODIT

KREU II

A. NE HAPESIRE

Neni 3

(1) Kontrata e punës rregullohet nga ligji i shtetit ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij, si dhe kur punon përkohësisht në një shtet tjetër.
(2) Kur punëmarrësi nuk e kryen punën zakonisht në të njëjtin vend, kontrata e punës rregullohet nga ligji i vendit ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar punëmarrësin.
(3) Kur nga tërësia e rrethanave kontrata e punës ka lidhje më të ngushta me ligjin e një shteti tjetër, atëherë zbatohet ky ligj.
(4) Palët me marrëveshje mund të zgjedhin zbatimin e një ligji tjetër, ndryshe nga sa parashikohet në paragrafët e mësipërm.
(5) Kjo zgjedhje nuk mund ta privojë punëmarrësin nga mbrojtja që i sigurojnë atij dispozitat urdhëruese të ligjit që do të jetë i zbatueshëm në mungesë të zgjidhjes. Në kuptim të kësaj dispozite, quhen urdhëruese të gjitha dispozitat që, në bazë të ligjit, nuk
duhet të cenohen me kontratë në dëm të punëmarrësit.

B. SIPAS PERSONAVE

Neni 4

Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi:
- punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë.

C. SIPAS PERMBAJTJES

Neni 5

Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi:
a) veprimtaria që kufizohet vetëm në ushtrimin e detyrës së këshilltarit ose anëtarit të organit të administrimit të personit juridik që ka formën juridike të një shoqërie, kur kjo veprimtari përmban vetëm ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo detyrë;
b) punët e kryera shoqërisht, vullnetarisht ose në bazë të fqinjësisë së mirë;
c) punët familjare, d.m.th, punët që kryhen nga anëtarët e familjes: bashkëshorti, fëmijët, paraardhës të tyre ose të afërm të tjerë deri në shkallën e dytë, përfshirë të birësuarit për aq kohë sa jetojnë me punëdhënësin në një ekonomi të përbashkët, me përjashtim të rasteve kur tregohet që personat që i kryejnë ato janë punëmarrës.

D. NE KOHE

Neni 6

(1) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen për të gjitha kontratat e punës që do të lidhen pas hyrjes së tij në fuqi.
(2) Ky Kod zbatohet edhe për kontratat e punës të lidhura para hyrjes së tij në fuqi, në masën që ato janë të zbatueshme sipas dispozitave të këtij Kodi. Në të gjitha rastet punëmarrësit i llogaritet vjetërsia në punë që nga fillimi i marrëdhënieve të
punës.
(3) Të njëjtat rregulla zbatohen në rast ndryshimi të pjesshëm të këtij Kodi.

Neni 7

(1) Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit.
(2) Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar atë.
(3) Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen para lindjes së konfliktit.

TE DREJTAT THEMELORE

KREU III

A. NDALIMI I PUNES SE DETYRUAR

Neni 8

(1) Ndalohet puna e detyruar në të gjitha format e saj.
(2) Me punë të detyruar ose të detyrueshme kuptohet çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullentit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm.
Ndalohet përdorimi i punës së detyruar si:
a) masë shtrënguese ose sanksion ndaj personave që kanë ose që shprehin bindje në kundërshtim me rendin politik, ekonomik, shoqëror në fuqi;
b) metodë mobilizimi ose përdorimi të fuqisë punëtore për qëllime të zhvillimit ekonomik;
c) masë për disiplinën në punë;
d) dënim për pjesëmarrje në grevë;
e) masë diskriminimi racial, shoqëror, kombëtar ose fetar.
(3) Nuk quhet punë e detyruar:
a) çdo punë ose shërbim i kërkuar në bazë të ligjit për shërbimin ushtarak të detyrueshëm ose i përcaktuar për punë të karakterit të mirëfilltë ushtarak;
b) çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit si dënim i vendosur nga gjykata dhe gjatë të cilit personi nuk vihet në shërbim të shtetasve ose personave juridikë privatë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni.
c) çdo punë që kërkohet në rast lufte ose për shkak të forcave madhore, fatkeqësi natyrore, sidomos zjarri, përmbytja, uria, tërmeti, epidemia ose të gjitha rrethanat që rrezikojnë jetën ose kushtet normale të jetesës së të gjithë popullsisë ose të një pjese të saj.

NDALIMI I DISKRIMINIMIT

Neni 9

(1) Nalohet çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në punë dhe të profesionit.
(2) Me diskriminim kuptohet çdo dallim, përjashtim ose parapëlqim që bazohet në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta
fizike ose mendore që cenon të drejtën e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim. Dallimet, përjashtimet ose parapëlqimet që kërkohen për një vend pune të caktuar nuk konsiderohen si diskriminime. Masat e veçanta mbrojtëse për punëmarrësit të parashikuara nga ky Kod me VKM ose me kontrata kolektive nuk quhen si diskriminime.
(3) Me punësim dhe profesion kuptohet orientimi dhe formimi profesional, zënia me punë dhe në profesione të ndryshme, si dhe kushtet e punësimit që lidhen me shpërndarjen e punës, kryerjen e saj, shpërblimin, ndihmën shoqërore, ditëpunën ose përfundimin e kontratës së punës.

B. LIRIA SINDIKALE. BISEDIMET KOLEKTIVE

Neni 10

(1) Liria sindikale mbrohet me ligj.
(2) Askush nuk ka të drejtë:
a) të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo ose pushon së qënuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;
b) të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose jo në një sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi.

PERPARESIA E NORMAVE TE SE DREJTES

KREU IV

Neni 11

(1) Të drejtat dhe detyrimet lidhur me marrëdhënien e punës rregullohen në mënyrë përparësie nga këto burime:
a) Dispozitat Kryesore Kushtetuese
b) Konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë
c) Ky Kod dhe aktet e tij nënligjore
d) Kontrata kolektive e punës
e) Kontrata individuale e punës
f) Rregullorja e brendshme
g) Zakonet lokale dhe profesionale
(2) Aktet nënligjore dalin në plotësim dhe zbatim të dispozitave të parashikuara nga ky Kod.
Ato mund të përcaktojnë kushte pune më pak të favorshme për punëmarrësit sesa ato të parashikuara nga ky Kod vetëm kur kjo parashikohet shprehimisht në këtë të fundit.
(3) Çdo dispozitë që del jashtë kuadrit të plotësimit dhe zbatimit të këtij Kodi është e pavlefshme. Megjithatë, janë të vlefshme, vetëm ato dispozita që përmirësojnë pozitën e
punëmarrësit.
(4) Punëmarrësi nuk mund të heqë dorë nga të drejtat që rrjedhin nga dispozitat imperative të ligjit ose nga kontratat kolektive të punës, me përjashtim të marrëveshjeve që mënjanojnë me pajtim një konflikt duke bërë lëshime të dyanshme, të pranueshme
nga të dyja palët.
(5) Zakonet profesionale zbatohen vetëm kur mungojnë dispozitat ligjore, parashikimet në marrëveshje, kontratë, si dhe kur dispozitat ligjore i referohen shprehimisht zakoneve
profesionale.

KRIJIMI I RAPORTEVE INDIVIDUALE TE PUNES

KREU V

A. PERKUFIZIM

KONTRATA E PUNES

Neni 12

Kontrata e punës është një marrëveshje midis punëdhënësve e punëmarrësve, që rregullon marrëdhëniet juridike të punës, si dhe të drejtat e detyrimet e secilës palë që rregullohen nga këto marrëdhënie.

KONTRATA E GRUPIT

Neni 13

(1) Kur punëdhënësi lidh një kontratë me një grup punëmarrësish si tërësi, ai lidhet në mënyrë kontraktuese me secilin anëtar të grupit.
(2) eshtë e pavlefshme çdo marrëveshje sipas së cilës punëmarrësi zotohet të përdorë si punëdhënës shërbimet e një të treti.

PUNA ME KOHE TE PJESSHME

Neni 14

(1) Me kontratën e punës me kohë të pjesshme, punëmarrësi pranon të punojë me orë, gjysmë dite pune ose ditë pune, për një kohëzgjatje normale javore ose mujore më të vogël se ajo e punëmarrësve që punojnë me kohë të plotë në të njëjtat kushte.
(2) Punëmarrësi me kohë pune të pjesshme gëzon të njëjtat të drejta, përpjesëtimisht si punëmarrësi me kohë të plotë pune.

PUNA NE SHTEPI

Neni 15

(1) Me kontratën e punës në shtëpi, punëmarrësi detyrohet të kryejë punën e tij vetëm ose me ndihmën e anëtarëve të familjes në shtëpinë e tij ose në një lokal tjetër të zgjedhur prej tij në bazë të varianteve të dhëna nga punëdhënësi.
(2) Punëmarrësi që punon në shtëpi gëzon të njëjtat të drejta si dhe punëmarrësi që punon në sipërmarrje. Kur punëmarrësi nuk punon në shtëpinë e tij, ai mund të kërkojë shtesë shpenzimesh për përdorimin e lokalit.

AGJENTI QE ESHTE I PAVARUR (Komisionerët)

Neni 16

(1) Me kontratën e punës të agjentit që është i pavarur, punëmarrësi (agjenti tregtar) detyrohet kundrejt pagesës të hyjë në bisedime ose të përfundojë marrëveshje për veprimtari të çdo lloj natyre qofshin, jashtë ndërmarrjes, sipas urdhrave dhe për llogari të punëdhënësit.
(2) Nuk konsiderohet si agjent që është i pavarur personi që e ushtron këtë veprimtari në mënyrë të pavarur.
(3) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për kontratën e agjentit që është i pavarur si punëmarrës.

KONTRATA E MESIMIT TE PROFESIONIT

Neni 17

(1) Me kontratën e mësimit të profesionit, mjeshtri mësues detyrohet të kualifikojë nxënësin sipas rregullave të profesionit dhe nxënësi të punojë në shërbim të mjeshtrit mësues për t'u kualifikuar.
(2) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për kontratën e mësimit të profesionit.

DISPOZITA PER TE VETEPUNESUARIT

Neni 18

(1) Këshilli i Ministrave mund të parashikojë rregulla të veçanta që zbatohen për kontratën e punës në shtëpi, kontratën e punës të agjentit që është i pavarur dhe kontratën e mësimit të
profesionit.
(2) Këshilli i Ministrave mund të parashikojë rregulla të veçanta për punëmarrësit që punojnë në shtëpi, bujqësi, ndërtim, transporte, miniera, porte, si dhe për punëmarrësit e përkohshëm.

B.LINDJA E MARREDHENIEVE TE PUNES

PUNESIMI

Neni 19

(1) Punëdhënësi punëson në mënyrë të drejtpërdrejtë punëmarrësin.
(2) Punëdhënësi për të punësuar punëmarrësin mund të përdorë shërbimet e zyrave private ose shtetërore të ndërmjetësimit në punë.
(3) Veprimtaria private e ndërmjetësimit në punë iu nënshtrohet të njëjtave rregulla që përcakton Këshilli i Ministrave për ushtrimin e veprimtarisë private të ndërmjetësimit në punë për qëllim fitimi.

AFTESIA PER TE KONTRAKTUAR

Neni 20

(1) Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune:
a) personat që gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar sipas dispozitave të Kodit Civil;
b) personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar shprehimisht ose në heshtje për të kryer punë nga përfaqësuesi i tyre ligjor.
(2) Personat e përmendur në pikat a dhe b të këtij neni ushtrojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet që rrjedhin nga kontrata si gjithë punëmarrësit e tjerë.

FORMA E KONTRATES SE PUNES

Neni 21

(1) Kontrata e punës mund të përfundohet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim.
(2) Kontrata e punës quhet e përfunduar kur punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij, kundrejt pagesës.
(3) Kontrata e punës e përfunduar me shkrim duhet të përmbajë sidomos:
a) identitetin e palëve;
b) vendin e punës;
c) përshkrimin e përgjithshëm të punës;
d) datën e fillimit të punës;
e) kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;
f) kohëzgjatjen e pushimeve të paguara;
g) afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;
h) elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
i) kohën normale javore të punës;
j) kontrata e punës duhet të përmbajë dhe kontratën kolektive në fuqi.
(4) Kur kontrata përfundohet me gojë, punëdhënësi detyrohet që brenda 30 ditëve të hartojë një dokument me shkrim, të nënshkruar prej tij dhe punëmarrësit, i cili përmban sidomos elementet e parashikuara në paragrafin (3) të këtij neni.

DETYRIMET E PUNEMARRESIT

KREU VI

KRYERJA E PUNES PERSONALISHT

Neni 22

(1) Punëmarrësi kryen personalisht punën e ngarkuar, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje parashikohet e kundërta.
(2) Punëmarrësi nuk është i detyruar tþi sigurojë punëdhënësit një zëvendësues kur shkëputet nga puna për një kohë të caktuar në zbatim të dispozitave të këtij Kodi.
(3) Punëmarrësi zëvendësohet ose ndihmohet nga një i tretë, me pëlimin e shprehur ose në heshtje të punëdhënësit. Në këtë rast zëvendësuesi ose ndihmësi quhet punëmarrës i punëdhënësit. Çdo marrëveshje e kundërt është e pavlefshme.

DETYRIMI I BINDJES

Neni 23

(1) Punëmarrësi respekton udhëzimet e përgjithshme dhe të veçanta të punëdhënësit.
(2) Udhëzimet e përgjithshme ose të veçanta që ndryshojnë thelbësisht kushtet e punës nuk e detyrojnë punëmarrësin t'i zbatojë. Ndryshimi i kontratës bëhet me marrëveshje të dy palëve.

DETYRIMI I KUJDESIT NE PUNE

Neni 24

(1) Punëmarrësi kryen sipas rregullave të caktuara punën që i ngarkohet.
(2) Punëmarrësi për kryerjen e punës duhet të përdorë sipas rregullave të caktuara mjetet e punës, aparaturat, mjetet e punëdhënësit dhe pajisjet e vëna në dispozicion të tij.

DETYRIMI I DHENIES LLOGARI DHE I KTHIMIT

Neni 25

(1) Punëmarrësi i jep llogari punëdhënësit për gjithçka të përfituar në emër të punëdhënësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij brenda kontratës, veçanërisht për shumat në para.
(2) Punëmarrësi i kthen menjëherë punëdhënësit gjithçka të marrë, me përjashtim të bashkshisheve dhe dhuratave vetjake për të.
(3) Punëmarrësi i kthen punëdhënësit menjëherë edhe gjithçka të prodhuar nga veprimtaria e tij në bazë të kontratës.

DETYRIMI I BESNIKERISE

Neni 26

(1) Punëmarrësi ruan me besnikëri interesat e ligjshëm të punëdhënësit.
(2) Punëmarrësi ndihmon brenda mundësive të tij punëmarrësit e tjerë ose punëdhënësin në rast fatkeqësie ose rreziku.
(3) Gjatë vlefshmërisë së kontratës, punëmarrësi nuk duhet të kryejë asnjë punë të paguar nga të tretët, e cila dëmton punëdhënësin ose i bën konkurrencë atij.
(4) Gjatë vlefshmërisë së kontratës dhe ps mbarimit të saj, punëmarrësi duhet të ruajë faktet e destinuara të mbeten sekret si:
sekreti i fabrikimit dhe i veprimtarisë, që ai ka pasur dijeni kur ka qenë në shërbim të punëdhënësit.
(5) Punëmarrësi ka të drejtë të denoncojë në organet kompetente veprat penale, shkeljet e legjislacionit të punës ose të kontratës për të cilat ai ka dijeni.

PERGJEGJESIA E PUNEMARRESIT

Neni 27

(1) Punëmarrësi përgjigjet ndaj punëdhënësit për dëmin që i shkakton kur shkel detyrimet kontraktuale me dashje ose nga pakujdesia.
(2) Shkalla e përgjegjësisë së punëmarrësit për shpërblimin e dëmit varet nga njohuritë teknike të nevojshme për të kryer punën e caktuar duke pasur parasysh aftësitë dhe cilësitë e punëmarrësit, që punëdhënësi i njihte ose duhej t'i kishte njohur. Dëmi që është
rezultat i kryerjes së punës, për këto raste, përballohet nga punëdhënësi.
(3) Dëmi përfshin dëmin real dhe fitimin e munguar.
(4) Gjykata mund të shkarkojë plotësisht ose pjesërisht punëmarrësin nga detyrimi për shpërblimin e dëmit kur:
- punëmarrësi ka vepruar me pakujdesi të lehtë;
- punëdhënësi bën të njëjtin gabim në organizimin ose kontrollin e punës;
- detyrimi për të çdëmtuar plotësisht dëmin sþështë i përballueshëm duke patur parasysh burimet e të ardhurave të punëmarrësit.

A. NDALIMI I KONKURENCES PAS PERFUNDIMIT
TE MARREDHENIEVE TE PUNES

KUSHTET

Neni 28

(1) Punëmarrësi mbi 18 vjeç mund të zotohet me shkrim kundrejt punëdhënësit që, pas përfundimit të marrëdhënies së punës, të mos i bëjë atij konkurrencë në një sipërmarrje konkurruese duke punuar ose duke u interesuar për të.
(2) Punëmarrësi ndalohet të bëjë konkrrencë kur, nga raportet e punës, ai ka dijeni për sekretet e fabrikimit ose të veprimtarisë së punëdhënësit dhe kur përdorimi i këtyre të dhënave e dëmton rëndë punëdhënësin.
(3) Punëdhënësi ka të drejtë të kërkojë respektimin e ndalimit të konkurrencës kur shpërblen punëmarrësin gjatë periudhës së ndalimit me jo më pak se 75 për qind të pagës që ai do të merrte, nëse do të punonte. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mesatare të vitit të mëparshëm dhe indeksohet.

KUFIZIME

Neni 29

(1) Në kontratë duhet të përcaktohet qartë ndalimi i konkurrencës lidhur me vendin, kohën dhe llojin e veprimtarisë, për të mos dëmtuar të ardhmen ekonomike të punëmarrësit. Afati i
ndalimit është jo më shumë se 1 vit.
(2) Gjykata, duke mbajtur parsysh të gjitha rrethanat dhe kur e çmon të arsyeshme, mund të reduktojë ose të zgjasë periudhën e ndalimit të konkurrencës brenda afatit të përcaktuar në paragrafin e mësipërm të këtij neni.

PERFUNDIMI I NDALIMIT

Neni 30

(1) Ndalimi për të bërë konkurrencë përfundon kur punëdhënësi nuk ka më interes që ky ndalim të vazhdojë.
(2) Ndalimi përfundon kur punëdhënësi zgjidh kontratën pa shkaqe të arsyeshme ose kur punëmarrësi zgjidh kontratën për një shkak të arsyeshëm që lidhet me punëdhënësin.

SANKSIONE

Neni 31

(1) Punëmarrësi, që shkel ndalimin për të bërë konkurrencë, duhet të çdëmtojë dëmin që i shkakton punëdhënësit.
(2) Kur në kontratë është parashikuar shkelja e ndalimit për të bërë konkurrencë, punëmarrësi mund të bëjë konkurrencë, pasi ka paguar gjobën e caktuar, dhe sipas rastit, ai duhet të paguajë diferencën midis dëmit të shkaktuar dhe gjobës.
(3) Gjykata kur e çmon të arsyeshme, mund të shkarkojë
pjesërisht punëmarrësin nga detyrimi për shlyerjen e dëmit kur masa
e gjobës së parashikuar në kontratë është e madhe.
(4) Punëdhënësi mund të kërkojë, përveç shlyerjes së
dëmshpërblimit të parashikuar në kontratë dhe dëmeve të tjera,
edhe pushimin e veprimtarisë konkurruese, kur kjo përligjet me
shkallën e dëmtimit të interesave të tij dhe nga sjellja e
punëmarrësit.

DETYRIME TE PERGJITHSHME TE PUNEDHENESIT

KREU VII

MBROJTJA E PERSONALITETIT

Neni 32

(1) Punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës
personalitetin e punëmarrësit.
(2) Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin e
punëmarrësit
(3) Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën
shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e
veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë.
Me shqetësim seksual kuptohet çdo shqetësim që dëmton në
mënyrë të dukshme gjendjen psikologjike të punëmarrësit për shkak
të seksit.



DETYRIMI

Neni 33

Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, nuk duhet të
mbledhë informata lidhur me punëmarrësit, përveç rasteve, kur këto
informata lidhen me aftësitë profesionale të punëmarrësve ose janë
të nevojshme për zbatimin e kontratës.

KONTROLLI I SENDEVE VETJAKE

Neni 34

(1) Punëmarrësi dhe sendet e tij vetjake nuk bëhen objekt i
kontrollit, me përjashtim të rasteve kur duhet të mbrohet pasuria
e punëdhënësit, punëmarrësve të personit juridik ose personave të
tretë nga një cenim i paligjshëm.
(2) Kontrolli kryhet gjatë kohës së punës nga punëdhënësi ose
një person i caktuar prej tij. Personi që kontrollon dhe personi që
kontrollohet duhet të jenë të së njëjtës gjini.
(3) Kontrolli kryhet gjatë kohës së punës në prani të një
punëmarrësi të ndërmarrjes.

CERTIFIKATA E PUNES

Neni 35

(1) Punëmarrësi i kërkon punëdhënësit në çdo kohë një
certifikatë mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e punës, cilësinë e saj
dhe sjelljen e tij.
(2) Me kërkesën e shprehur të punëmarrësit, certifikata
përmban të dhëna vetëm mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e marrëdhënieve
të punës.
(3) Punëdhënësi nuk ka të drejtë t'u japë të tretëve
informacione për punëmarrësit e tij me përjashtim të rasteve të
parashikuara në ligj ose me pëlqimin e punëmarrësit.

REGJISTRI

Neni 36

(1) Punëdhënësi mban regjistrin e punëmarrësve të punësuar në
ndërmarrje.
(2) Përmbajtja e regjistrit caktohet nga dispozitat e këtij
Kodi dhe me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM).

MASA DISIPLINORE

Neni 37

Masa disiplinore parashikohen vetëm në kontratën kolektive.




VENIA NE DISPOZICION E KODIT

Neni 38

Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve në
çdo ndërmarrje një kopje të Kodit të Punës.

SIGURIMI DHE MBROJTJA E SHENDETIT

KREU VIII

Neni 39

PERGJEGJESIA E PUNEDHENESIT

(1) Punëdhënësi për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet
profesionale duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit
teknik.
(2) Punëdhënësi, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dhe
shpërblimit që merr punëmarrësi nga sigurimet shoqërore, kur
aksidenti ose sëmundja profesionale është pasojë e fajësisë së
rëndë të punëdhënësit.
(3) Kur punëdhënësi nuk ka regjistruar punëmarrësin në
sigurimet shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që
ka bërë punëmarrësi si rezultat i aksidentit ose sëmundjes
profesionale, si dhe të gjitha dëmet si pasojë e mosregjistrimit.


MASA TE PERGJITHSHME

Neni 40

(1) Punëdhënësi detyrohet të kujdeset për higjienën e vendeve
të punës. Punëdhënësi pasi konsultohet me punëmarrësit, duhet të
marrë masat e nevojshme mbrojtëse kundër rreziqeve të veçanta që
paraqesin substancat dhe agjentët helmues, makinat, transporti i
peshave të rënda, ndotja e ajrit, zhurmat dhe dridhjet, si dhe
rreziqeve në disa degë të ekonomisë, si ndërtim, xhenio civile,
miniera dhe industri kimike.
(2) Kur punimet paraqesin rreziqe të veçanta, punëdhënësi
duhet të organizojë vizita mjekësore për marrjen në punë dhe gjatë
saj, në mënyrë periodike me shpenzimet e tij.
(3) Masat e veçanta të sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit
përcaktohen me VKM.

AUTORIZIM ADMINISTRATIV

Neni 41

(1) Punëdhënësi duhet të marrë leje nga inspektori i punës
para vënies në punë të ndërmarrjes ose një pjese të saj, hapjes së
mjedisit të punës, si dhe për çdo ndryshim të rëndësishëm në
mënyrën e punës, prodhimet e përdorura, makinat dhe pajisjet,
përjashtuar lejet që kërkohen në bazë të ligjeve të tjera.
(2) Inspektori i punës duhet tþi komunikojë punëdhënësit të
gjitha vërejtjet për veprimtarinë e parashikuar dhe shqyrton me të
masat që duhet të merren.
(3) Masat mbrojtëse të vendosura nga inspektori i punës nuk
duhet të sjellin shpenzime jopërpjesëtimore në raport me qëllimin
e veprimtarisë.
(4) Punëdhënësi zbaton projektin e tij, nëse brenda 30 ditëve
nga data e dorëzimit të dokumentacionit nuk është kundërshtuar me
shkrim në mënyrë të motivuar nga inspektori i punës.

DOKUMENTE QE DUHEN PARAQITUR

Neni 42

Punëdhënësi duhet të mbajë gjithmonë në ndërmarrje dhe t'i
paraqesë inspektorit të punës këto dokumente:
a) një kopje të deklaratave të aksidenteve në punë, që kanë
ndodhur të paktën që prej tre vjetësh;
b) planin, projektin e vendeve të punës;
c) listën e lëndëve të rrezikshme që përdoren në ndërmarrjen
e tij.
Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme, që
lejojnë njohjen e përbërjes së substancave të përdorura,
rrezikshmërinë, masat mbrojtëse, si dhe numrin e punëmarrësve që
punojnë me to.

KUALIFIKIMI I PUNEMARRESVE. MARRJA
E MASAVE MBROJTESE

Neni 43

(1) Punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet
që lidhen me punën dhe duhet t'i kualifikojë punëmarrësit për
respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe
higjienës.
(2) Kualifikimi dhe informimi i parashikuar në paragrafin e
mësipërm bëhen gjatë marrjes në punë dhe përsëriten sipas nevojës,
veçanërisht në rast të ndryshimit të kushteve të punës.
(3) Punëdhënësi duhet t'u shpjegojë punëmarrësve të ekspozuar
ndaj rreziqeve domosdoshmërinë e zbatimit të masave të sigurimit
teknik dhe higjienës.

Neni 44

(1) Punëmarrësi duhet të zbatojë masat e parashtruara nga
punëdhënësi dhe ta informojë atë në rast vështirësie për zbatimin
e tyre.
(2) Vetëm personat e kualifikuar mund të drejtojnë makineritë
dhe pajisjet e transporit, mekanike ose elektrike.



A. VENDI I PUNES

RREGULLIMI I VENDIT TE PUNES

Neni 45

(1) Vendi i punës në të gjitha pjesët përbërëse duhet të
përshtatet me natyrën e punëve që do të kryhen aty.
(2) Sipërfaqja dhe vëllimi i vendit të punës duhet të jenë të
mjaftueshme për punëmarrësin që ai të ketë mundësi të kryejë punën
në siguri të plotë dhe pa penguar qarkullimin në mjedis.
(3) Instalimi i makinerive, pajisjeve dhe magazinimi nuk duhet
t- þngojnë qarkullimin dhe të zënë hapësirat ku punohet.

QENDRUESHMERIA DHE PASTERTIA

Neni 46

(1) Muret, dyshemeja, tavanet duhet të jenë të fortë dhe në
gjendje të mirë. Ata duhet të mbahen vazhdimisht në gjendje të
pastër.
(2) Muret, dyshemetë dhe tavanet duhet të pastrohen shpesh për
të siguruar pastërtinë e lokalit, sigurimin e punës dhe
qarkullimin, parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e punëmarrësve
dhe popullsisë nga çdo rrezik infektimi nga prodhimet ose kafshët
e rrezikshme për shëndetin.

RIPARIMET

Neni 47

(1) Suvatimet, bojatisjet ose riveshja e dyshemeve, mureve dhe
e tavaneve duhet të bëhen sa herë që është e nevojshme.
(2) Muret dhe tavanet duhet të kontrollohen periodikisht për
të eliminuar dhe zëvendësuar pjesët që paraqesin rrezikshmëri për
jetën ose shëndetin e punëmarrësve, makineritë ose produktet e
gatshme.

B. MJEDISI I PUNES

PARIME

Neni 48

Këshilli i Ministrave ose organi i autorizuar prej tij
përcakton kufijtë e lejueshëm për mbrojtjen nga ndotja e ajrit,
lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet në vendet e
punës.

AJRI

Neni 49

(1) Mjedisi i punës duhet të jetë i ajrosur dhe të ketë sistem
ventilimi për mënjanimin e temperaturës së dëmshme për shëndetin e
punëmarrësve dhe erërave të pakëndshme.
(2) Ajrimi duhet të realizohet me dalje drejtpërdrejt jashtë.
Në rast pamjaftueshmërie të ajrimit natyror, ai duhet të plotësohet
me ventilim mekanik në përputhje me vëllimin e mjedisit dhe me
numrin e njerëzve që ndodhen aty.
(3) Atmosfera e mjedisit de e vendit të punës duhet të mbahet
në gjendje të pastër në mënyrë që të mbrohet shëndeti i
punëmarrësve.
(4) Nuk lejohet të pihet duhan në mjediset ku punon më shumë
se një punëmarrës.
(5) Në qoftë se disa procese pune nuk lejojnë mënjanimin e
plotë të prodhimit të lëndëve ndotëse shqetësuese, të dëmshme për
shëndetin, pluhurat, tymrat, gazrat, duhet të nxirren vazhdimisht
jashtë mjedisit të punës me anë të aparateve të posaçme.

ZHURMA DHE DRIDHJET

Neni 50

(1) Intensiteti i zhurmave të përballueshme nga punëmarrësi
duhet të mbahet në nivel të pajtueshëm me shëndetin e tij nëpërmjet
amortizimit ose zvogëlimit të zhurmave që nga burimi i tyre dhe të
izolimit të mjedisit me mjetet e përshtatshme.
(2) Intensiteti i dridhjeve që përballohet nga punëmarrësi
duhet të mbahet në një nivel të pajtueshëm me shëndetin e tij
nëpërmjet amortizimit ose zvogëlimit të dridhjeve nga burimi i tyre
me mjetet e përshtatshme.

C. MAKINERI TE RREZIKSHME

MBROJTJA E PERGJITHSHME

Neni 51

(1) Asnjë punëmarrës nuk duhet të përdorë makineri pa marrë
paraprakisht të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme.
(2) Pjesët e rrezikshme të makinerive duhet të pajisen me
mjete mbrojtëse.

MIREMBAJTJA

Neni 52

Punëdhënësi duhet të tregojë kujdes që riparimi, mirëmbajtja,
garantimi dhe kontrolli i makinerive, i pajisjeve, i transmisioneve
ose i mekanizmave që përmbajnë pjesë lëvizëse të bëhet vetëm pasi
të jetë ndalur makineria, pasi të jetë kontrolluar dhe të jetë
siguruar për të gjitha mundësitë e vënies së saj në punë dhe pasi
të ketë ndërprerë energjinë elektrike që vë në lëvizje makinerinë.

TREGTIA E MAKINAVE

Neni 53

Ndalohet shitja, dhënia me qera, cedimi, ekspozimi ose
përdorimi i makinave, elementet e rrezikshëm të të cilave, sipas
nenit 51 nuk përmbajnë masat e duhura mbrojtëse.

D. KUSHTE PUNE DHE NGARKESA

KUSHTE PUNE

Neni 54

(1) Kur punëmarrësi punon ulur në mënyrë të vazhdueshme ose me
ndërprerje në vendin e punës, në dispozicion të tij vihet një
karrige e përshtatshme pune.
(2) Në qoftë se kryerja e punës kërkon një qëndrim më këmbë
dhe të përkulur për një kohë të gjatë, duhet të parshikohen pushime
të pagura, të shkurtra, jo më pak se 20 minuta për çdo 4 orë pune
të vazhdueshme.
(3) Për gratë shtatzana pushimi të jetë çdo 3 orë.

NGARKESAT

Neni 55

(1) Eshtë e ndaluar që një person i vetëm të mbajë një
ngarkesë, peshë më të madhe se 55 kg.
(2) Dërguesi ose në mungesë të tij transportuesi i kolive ose
sendeve me peshë mbi 55 kg duhet të shënojë dukshëm dhe në mënyrë
të qëndrueshme peshën në pjesën e jashtme të ambalazhimit ose të
vetë kolisë.
(3) Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve
të gjitha mjetet e nevojshme manuale ose mekanike, që lehtësojnë
peshat që ata duhet të mbajnë.
(4) Për gratë pesha është deri në 20 kg.

E. LEVIZJA DHE RENIET

KALIMET

Neni 56

(1) Kalimet, korridoret, dyert dhe daljet në rast rreziku
duhet të jenë të lira nga çdo pengesë materialesh ose objektesh që
pengojnë qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve ose evakuimin në rast
zjarri.
(2) Lokalet e punës që ndodhen nëpër kate ose nëntokë duhet të
kenë gjithmonë shkallë me gjerësi të mjafteshme, me mbështetëse
ose me parmakë mbajtës.

DALJET

Neni 57

Daljet që mund të ndodhen në tokën e një ndërtese duhet të
mbyllen me një dysheme të përshtatshme dhe të paluajtshme ose të
jenë të mbrojtura.

SKELAT. PASARELAT

Neni 58

(1) Skelat ose platformat e punës të mbrojtura në mënyrë të
përshtatshme duhet të vendosen për çdo punë që paraqet
rrezikshmëri; nuk përdoren shkallët ose mjete të tjera.
(2) Dyshemetë dhe platformat e ngritura, pasarelat, si dhe
hyrja në to, duhet të ndërtohen, të vendosen dhe të mbrohen në
mënyrë të tillë që të sigurojnë punëmarrësit që punojnë në to.
(3) Skelat, platformat e punës dhe të qarkullimit, pasarelat
që kanë dalje në hapësirë, duhet të pajisen me mjete mbrojtëse në
një lartësi 1 m me 45 cm mbi nivelin e dyshemesë dhe plinta në një
lartësi jo më pak se 15 cm ose me mjetet e tjera që sigurojnë të
njëjtën mbrojtje.

SHKALLET

Neni 59

(1) Shkallët duhet të jenë rezistente, për to duhet llogaritur
pesha që duhet të mbajnë dhe të jenë të pajisura me shkallina në
largësi të barabartë njëra nga tjetra dhe të mbërthyera mirë në
pjesët mbështetëse. Ato duhet të jenë të një gjatësie të
mjaftueshme për të krijuar mundësinë e mbështetjes së sigurtë në
duart e në këmbë.
(2) Shkallinat duhet të fiksohen mirë në mënyrë që as të mos
lëkunden as të mos rrëshqasin.

GOVATAT. GROPAT ME UJE. REZERVUARET

Neni 60

Govatat, gropat me ujë ose rezervuarët duhet të jenë të
ndërtuar, të vendosur dhe të mbrojtur në mënyrë të tillë që të
mbrojnë punëmarrësit nga rrëzimet dhe nga rreziqet që mund të
shkaktohen në rast shkëputjesh të pareteve anësore, të mbushjes, të
derdhjes ose të spërkatjeve nga produkte të ndryshme që shkaktojnë
djegie me origjinë termike ose kimike.

PARANDALIMI NGA RRESHQITJET

Neni 61

(1) Toka e instalimeve të punës dhe e zonave të qarkullimit
duhet të jetë e niveluar mirë dhe të mos të ketë asnjë vrimë, të
çara ose pengesa që mund të bëhen shkak për rrëzimin e
punëmarrësve, funksionimin normal të mjeteve lëvizëse, të pajisjeve
ose të instalimeve.
(2) Duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të
mënjanuar rëniet ose rrëshqitjet mbi tokën me lëndë rrëshqitëse, të
lagur ose me njolla të lëndëve të ndryshme.

NDRIÇIMI

Neni 62

(1) Ndriçimi i mjedisit, i vendit të punës dhe i hyrjes në to
duhet të jenë të mjaftueshëm për të siguruar kryerjen normale të
punës.
(2) Ndriçimi duhet të konceptohet, realizohet dhe mirëmbahet
në mënyrë që të mënjanojë çdo lodhje të shikimit.

F. ZJARRET DHE SHPERTHIMET

PARIME

Neni 63

Punëdhënësi duhet të bëjë analizën e rrezikut të zjarrit ose
shpërthimit dhe të marrë masat e nevojshme për parandalimin e tyre,
duke mbajtur parasysh natyrën e lëndëve të përdorura dhe mjedisin.

AVUJ QE MUND TE MARRIN FLAKE

Neni 64

(1) Mjediset, ku përpunohen ose magazinohen lëndë që lëshojnë
avuj të ndezshëm duhet të ventilohen dhe në asnjë rast të mos ketë
flakë ose aparatura, instalime ose mjete që mund të shkaktojnë
shkëndija.
(2) Ndalimi i pirjes së duhanit duhet të jetë i qartë dhe të
kujtohet me të gjitha mjetet e mundshme.

MJETET FIKESE

Neni 65

(1) Çdo mjedis pune duhet të jetë patjetër i pajisur me fikësa
zjarri në sasi të mjaftueshme, të cilët duhet të mbahen në gjendje
të mirë funksionimi.
(2) Në afërsi të vendeve të punës, të cilët paraqesin më shumë
rrezikshmëri, duhet të mbahet rezervë uji dhe rëre.

INSTRUKSIONE PER PUNEMARRESIT

Neni 66

(1) Punëdhënësi duhet të vërë në dijeni punëmarrësit për
rreziqet nga zjarri dhe shpërthimet e ndryshme, si dhe mbi mjetet
mbrojtëse për të parandaluar shfaqjen e rreziqeve të tilla.
(2) Punëdhënësi u mëson punëmarrësve mënyrën e përdorimit të
fikësave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse kundër zjarrit.
(3) Punëdhënësi u tregon punëmarrësve rrugët e daljes në rast
zjarri dhe organizon të paktën një herë në vit ushtrime të luftës
kundër zjarrit dhe mënyrën e evakuimit të personave.

MBROJTJA KUNDER KUSHTEVE ATMOSFERIKE

Neni 67

(1) Kur punëmarrësit punojnë në natyrë, kantiere ndërtimi,
punët publike, bujqësi ose industri, atyre duhet tþu sigurohet një
strehë që të ndodhet në një largësi të tillë, të cilën punëmarrësit
ta përdorin lirisht.
(2) Rojat e çdo ndërmarrjeje duhet të qëndrojnë në një mjedis
të caktuar.

PAJISJE INDIVIDUALE

Neni 68

(1) Kur masat e mbrojtjes kolektive janë të pamjaftueshme për
të mbrojtur punëmarrësit, punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion
të punëmarrësve, pa pagesë nga ana e tyre, pajisje individuale
mbrojtëse për mbrojtjen nga rreziqet në punë.
(2) Pajisjet duhet të provohen dhe të pastrohen para se tþi
jepen punëmarrësit. Ato duhet të jenë në gjendje të mirë të
përdorshme në çdo kohë dhe të vendosura në vende të mbrojtura nga
pluhuri dhe ndotësit e tjerë.

G. PIJET. NGRENIA

PIJET

Neni 69

Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve ujë
të pijshëm, të paktën 6 litra në ditë për person.

USHQIMI

Neni 70

Punëdhënësi vë në dispozicion të punëmarrësve lokal për
ngrënie me kushte higjienike të pranueshme, kur kjo justifikohet
nga numri i punëmarrësve, largësia e vendit të punës, nga
vendbanimi ose mënyra e organizimit të punës.


H. GARDEROBA. INSTALIMET SANITARE

SENDET VETJAKE

Neni 71

Punëmarrësit duhet të kenë mundësi të ndërrojnë veshjet, tþi
vendosin ato dhe sendet vetjake, në një vend të mbrojtur nga
përvetësimet, kushtet e vështira atmosferike dhe burimet ndotëse.

INSTALIMET SANITARE

Neni 72

(1) Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve
mjetet e nevojshme për të siguruar higjienën vetjake, ujë në sasi
të mjaftueshme, sapun, mjete pastrimi dhe fshirje.
(2) Dushet vendosen në ndërmarrje ku kryhen punë që ndotin e
të bëjnë pis.
(3) WC-të duhet të jenë në numër të mjaftueshëm. Ato duhet të
vendosen në çdo lokal dhe të sigurohet ajrosja e tyre.
(4) Në çdo ndërmarrje duhet të ndërtohen dhoma higjienike për
gratë.

BANIMI. STREHIMI

Neni 73

Banesat që u jepen punëmarrësve nga punëdhënësi duhet të kenë
higjienë dhe pastërti të pranueshme si dhe WC për burra dhe për
gratë.

MIREMBAJTJA

Neni 74

Pajisjet sanitare dhe lokalet e përdorimit vetjak nga
punëmarrësit duhet të mbahen në gjendje të pastër.


NDIHMA E SHPEJTE

Neni 75

(1) Në çdo sipërmarrje duhet të merren masat e duhura për
dhënien e ndihmës së shpejtë çdo personi të dëmtuar në vendin e
punës.
(2) Në çdo sipërmarrje, të paktën një anëtar i personelit, për
çdo grup, duhet të ketë marrë instruksionet e nevojshme për të
dhënë ndihmën e parë në rastet urgjente.
(3) Në çdo mjedis pune duhet të jetë kutia e ndihmës së
shpejtë e pajisur rregullisht me materialet dhe mjetet e nevojshme.


KOHEZGJATJA E PUNES DHE E PUSHIMEVE

KREU IX

PERKUFIZIME

Neni 76

(1) Me kohëzgjatje të punës kuptohet koha gjatë së cilës
punëmarrësi është në dispozicion të punëdhënësit. Nuk përfshihet në
kohën e punës koha e pushimit gjatë së cilës punëmarrësi nuk është
në dispozicion të punëdhënësit.
(2) Nuk përfshihet në kohëzgjatjen ditore të punës koha që i
duhet punëmarrësit për të ardhur në punë dhe për t'u larguar prej
saj. Përjashtimet rregullohen me VKM.

A. KOHEZGJATJA DITORE E PUNES

PERKUFIZIM

Neni 77

Me kohëzgjatje ditore të punës kuptohet koha e përditshme
efektive e punës nga ora 0 deri në orën 2400 të së njëjtës ditë, pa
përfshirë pushimet.

KOHEZGJATJA E PUNES DHE PUSHIMI DITOR

Neni 78

(1) Kohëzgjatja ditore e punës përcaktohet nga kontrata
kolektive ose nga kontrata individuale e punës.
(2) Kohëzgjatja ditore normale e punës është 8 orë në ditë;
kohëzgjatja ditore e punës mund të jetë më e madhe ose më e vogël
vetëm brenda limiteve të kohës javore maksimale të punës.
(3) Për punëmarrësit nën 18 vjeç kohëzgjatja ditore e punës
është jo më shumë se 6 orë në ditë.
(4) Pushimi ditor është të paktën 11 orë pa ndërprerje brenda
ditës ose në rast nevoje për dy ditë rresht.

PUSHIMET

Neni 79

(1) Orët e fillimit dhe të mbarimit të punës përcaktohen nga
rregullorja e brendshme, brenda kufijve të parashikura nga ligji
dhe me VKM.
(2) Momenti dhe kohëzgjatja e pushimeve të përditshme caktohen
në kontratën kolektive të punës ose në kontratën individuale, në
kufijtë e parashikuara me VKM.

PUNA E NATES

Neni 80

(1) Me punë nate kuptohet puna e kryer nga ora 2200 deri në
orën 600 të mëngjesit.
(2) Kohëzgjatja e punës së natës dhe e punës së kryer një ditë
para ose pas saj nuk duhet të jetë më shumë se tetë orë pa
ndërprerje. Ato duhet të paraprihen ose pasohen me pushim ditor të
menjëhershëm.
SHTESA MBI PAGE

Neni 81

(1) Çdo orë pune e kryer nga ora 1900 deri në 2200 jep të
drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind.
(2) Çdo orë pune e kryer midis intervalit 2200 dhe 600 jep të
drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50 për qind.

B. KOHA JAVORE E PUNES

PERKUFIZIM

Neni 82

Me kohëzgjatje javore të punës kuptohet koha e punës e kryer
nga e hëna në mëngjes ora 0 deri të dielën e ardhshme ora 2400.

KOHEZGJATJA MAKSIMALE JAVORE E PUNES

Neni 83

(1) Kohëzgjatja normale javore e punës përcaktohet në
kontratën kolektive të punës ose në kontratën individuale.
(2) Ajo është maksimumi 48 orë në javë.

PUNET E VESHTIRA

Neni 84

Këshilli i Ministrave përcakton kohëzgjatje javore të
reduktuar për punët që paraqesin vështirësi ose që janë të dëmshme
për shëndetin.

C. PUSHIMI JAVOR DHE DITET E FESTAVE

PUSHIMI JAVOR

Neni 85

(1) Pushimi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24
orë pa ndërprerje.
(2) Pushimi javor përfshin ditën e diel.
(3) Pushimi javor nuk është i pagueshëm.
(4) Përjashtimet rregullohen me VKM.

DITET E FESTAVE ZYRTARE

Neni 86

(1) Si rregull ndalohet puna në ditët e festave zyrtare.
(2) Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës për punën e kryer në
ditët e festave zyrtare. Kur dita e festës zyrtare bie të dielën,
pushimi shtyhet ditën e hënë.
(3) Përjashtimet për të punuar në ditët e festave zyrtare
përcaktohen me VKM.

PUNA NE DITEN E DIEL OSE NE DITET E FESTAVE ZYRTARE

Neni 87

Puna e kryer ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare
kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25 për qind ose një
pushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer, që merret një
javë para ose pas kryerjes së saj.

D. ORET SHTESE

PERKUFIZIM

Neni 88

(1) Me orë shtesë kuptohet çdo orë pune e kryer mbi
kohëzgjatjen ditore normale ose javore maksimale të punës.
(2) Quhet orë shtesë çdo orë pune e kryer mbi orarin normal të
punëmarrësit që punon me kohë të pjesshme.

DETYRIMI PER TE KRYER ORE SHTESE

Neni 89

Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë, punëdhënësi
kërkon nga punëmarrësi kryerjen e tyre për aq sa është e mundur dhe
e nevojshme dhe duke mbajtur parasysh kushtet vetjake dhe familjare
të punëmarrësit.
KOHEZGJATJA MAKSIMALE E OREVE SHTESE

Neni 90

(1) Kohëzgjatja maksimale e orëve shtesë përcaktohet në
kontratën kolektive ose kontratën individuale të punës.
(2) Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur
punëmarrësi ka kryer 50 orë pune në javë.
(3) Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për
kryerjen e orëve shtesë për punët që janë veçanërisht të vështira
ose të dëmshme për shëndetin.
(4) Me autorizimin e Inspektoratit të Punës, kohëzgjatja
maksimale e orëve shtesë mund të tejkalohet në rastet e forcës
madhore ose të punëve urgjente në dobi të popullsisë.

KOMPENSIMI

Neni 91

(1) Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë
kompensuar me pushim duhet t'i paguajë punëmarrësit pagën normale
dhe një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, me përjashtim të
rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.
(2) Punëdhënësi në marrëveshje me punëmarrësin, mund të
kompensojë orët shtesë të punës me një pushim të paktën 25 për qind
më të madh, që i korrespondon kohëzgjatjes së orëve shtesë dhe që
jepet brenda 2 muajve nga dita e kryerjes së punës, me përjashtim
të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.
(3) Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në
ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50
për qind më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me
përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën
kolektive. Ky kompensim përfshin edhe kompensimet e përfshira në
paragrafët paraardhës.

E. PUSHIMET VJETOR

KOHEZGJATJA

Neni 92

(1) Kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohen me
kontratën kolektive ose me kontratën individuale të punës.
(2) Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 3 javë
kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim.
(3) Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë,
kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me
kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Periudhat e paaftësisë së
përkohshme në punë, konsiderohen si kohë pune.

DATA E PUSHIMEVE VJETORE

Neni 93

(1) Punëdhënësi duke mbajtur parasysh dëshirën e punëmarrësit
përcakton datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara. Data e
fillimit të pushimeve vjetore i njoftohet punëmarrësit të paktën 30
ditë përpara.
(2) Punëmarrësi i shtruar në spital ose që qëndron në shtëpi
për shkak sëmundjeje ose aksidenti që vërtetohen me raport
mjekësor, mund të kërkojë shtyrjen e pushimit vjetor.
(3) Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose
deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por
asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se 6 ditë rresht.
(4) E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruhet
brenda tre vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo
e drejtë.

PAGA

Neni 94

(1) Paga që merr punëmarrësi për pushimet vjetore është po ajo
që do të merrte në rast se nuk do tþi kryente ato, duke shtuar një
shpërblim të barabartë me pagën, në natyrë. Këshilli i Ministrave
përcakton kriteret e përllogaritjes të shpërblimit duke shtuar një
shpërblim të barabartë me pagën në natyrë.
(2) Paga që jepet për pushimet vjetore të paguara është ajo që
ekziston në momentin e marrjes së tyre.
(3) Nëse paga është e ndryshueshme, paga që jepet për pushimet
vjetore të paguara përllogaritet mbi mesataren mujore të vitit
paraardhës: është e indeksueshme.
(4) Paga për pushimet vjetore i paguhet punëmarrësit në
momentin e marrjes së tyre.
(5) Kur marrëdhënie e punës ka përfunduar dhe punëmarrësit nuk
i janë dhënë pushimet vjetore që i takojnë, ai ka të drejtë për një
shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve.
(6) Nëse gjatë pushimeve vjetore të paguara punëmarrësi kryen
një punë të pagueshme nga të tretët, në kundërshtim të interesave
legjitime të punëdhënësit, ky i fundit mund të mos i japë pagën për
pushimet e paguara ose mund të kërkojë rikthimin e pagës së
parapaguar.

REGJISTRI

Neni 95

Punëdhënësit janë të detyruar të mbajnë regjistrat e pagave
dhe të derdhjes së kontributeve të aktualizuara çdo muaj për të
gjithë punëmarrësit, të cilët punojnë për ta dhe ta paraqesin këtë
regjistër sa herë do të kërkohet nga inspektorët e punës.
Punëdhënësit duhet të mbajnë një regjistër, sipas rregullave
të parashikuara në këtë ligj, ku të shënohet për çdo punëmarrës
data e fillimit të punës, kohëzgjatja e pushimit që i takon, datat
në të cilat janë marrë pushimet dhe pagën e dhënë për pushimet
vjetore të paguara.



PUSHIME TE TJERA

Neni 96

(1) Në rast martese ose vdekjeje të bashkëshortit,
paraardhësve ose pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë, punëmarrësi
përfiton 5 ditë pushimi ditor të paguar.
(2) Në rast sëmundjeje të rëndë të paraardhësve ose
pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë, e vërtetuar me raport
mjekësor, punëmarrësi përfiton jo më shumë se 10 ditë pushimi të
papaguar.

DISPOZITA TE VEÇANTA

Neni 97

(1) Këshilli i Ministrave përcakton rregulla të veçanta në
favor të personave juridikë dhe fizikë në masën që situata e tyre
e veçantë e bën atë të domosdoshme:
a) për ndërmarrjet që sigurojnë furnizimin me bukë dhe mjete
që dëmtohen shpejt;
b) për hotelet, restorantet, kafenetë, institucionet
kulturore, si dhe ndërmarrjet që furnizojnë hotelet, restorantet
dhe kafenetë me rastin e ngjarjeve të veçanta;
c) për ndërmarrjet që plotësojnë nevojat e turizimit;
d) për ndërmarrjet e bujqësisë, të kopshtarisë, të pyjeve dhe
të kullotave;
e) për ndërmarrjet e transportit automobilistik, hekurudhor,
detar dhe ajror, ndërmarrjet që furnizojnë mjete me karburant ose
që i mirëmbajnë dhe riparojnë ato;
f) për shtypin e shkruar dhe të folur;
g) institucionet e arsimit, edukimit, kulturës, klinikat,
spitalet, kabinetet mjekësore si dhe farmacitë.
h) për kantieret, minierat dhe guroret që për arsye të
gjendjes së tyre gjeografike ose të kushteve klimaterike ose
teknike të veçanta, kërkojnë rregullim të veçantë të kohës së
punës.
i) për ndërmarrjet në të cilat është e domosdoshme puna e
rregullt ose periodike e natës, të dielën ose ditët e festave
zyrtare;
- për arsye teknike, veçanërisht kur procesi i punës nuk mund
të ndërpritet për shkak të rrezikut që sjell ndërprerja për
punëmarrësit ose mjedisin ose për shkak të teknlogjisë së
prodhimit;
- për arsye ekonomike, veçanërisht kur ndërprerja ose
rifillimi i procesit të punës kërkon shpenzime të mëdha investimi
dhe amortizimi;
j) personat, prania e të cilëve është e domosdoshme, si dhe
për ata që kryejnë udhëtime të shpeshta për arsye pune.
(2) Janë të pavlefshme dispozitat e veçanta që cenojnë të
drejtën e punëmarrësve për pushime vjetore të paguara siç
përcaktohet në këtë Kod.

MBROJTJA E VEÇANTE PER TE MITURIT DHE GRATE

KREU X

A. MBROJTJA E VEÇANTE PER TE MITURIT

MOSHA MINIMALE

Neni 98

(1) Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç.
Ky ndalim nuk zbatohet për të miturit jo më pak se 14 vjeç gjatë
pushimeve shkollore.
(2) Të miturit nën moshën 14 vjeç mund të jenë subjekt i
këshillimit dhe formimit profesional që rregullohet me VKM.

PUNET E LEHTA

Neni 99

(1) Të miturit nga mosha 14-18 vjeç mund të punësohen në punë
të lehta që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre, vetëm gjatë
pushimeve shkollore.
(2) Këshilli i Ministrave përcakton punët e lehta dhe vendos
rregulla të veçanta për kohëzgjatjen maksimale dhe kushtet e
kryerjes së punës.

PUNET E VESHTIRA OSE TE RREZIKSHME

Neni 100

(1) Vetëm personat madhorë mund të punësohen në punë të
vështira ose që paraqesin rrezik për shëndetin ose personalitetin
e tyre. Këshilli i Ministrave përcakton punët e vështira ose të
rrezikshme.
(2) Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për
kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes së punëve të vështira ose të
rrezikshme për të miturit mbi 16 vjeç dhe për gratë shtatzana.

Neni 101

Ndalohet të punojnë në punën e natës punëmarrësit nën moshën
18 vjeç dhe ata të deklaruar invalidë mbi bazën e raportit mjekësor
sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

DISPOZITA TE VEÇANTA

Neni 102

(1) Inspektorati i Punës kur e çmon të arsyeshme dhe pas
konsultimit me organizatat e interesuara të punëmarrësve dhe të
punëdhënësve, mund të lejojë punën e të miturve në veprimtari
social-kulturore.
(2) Autorizimet individuale parashikojnë kohëzgjatjen
maksimale dhe kushtet e punës.

KONTROLLI MJEKESOR

Neni 103

(1) Të miturit nën moshën 18 vjeç duhet të punësohen vetëm kur
njihen si të aftë për punë pas kontrollit mjekësor të plotë.
(2) Këshilli i Ministrave për punë të caktuara vendos që
kontrollit mjekësor tþi nënshtrohen edhe madhorët deri në 21 vjeç.
(3) Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për
procedurat e kontrollit mjekësor.
(4) Punëdhënësi është detyruar të përballojë shpenzimet për
vizitat mjekësore të punëmarrësit.

B. MBROJTJA E VEÇANTE PER GRATE

NDALIMI I PUNES PER GRATE SHTATZANA DHE NENAT E REJA

Neni 104

Ndalohet puna për gratë shtatzana gjatë 35 ditëve që
paraprijnë datën e parashikuar për lindje dhe 42 ditëve pas
lindjes; periudha e parë bëhet 60 ditë kur gruaja është shtatzanë
pas fëmijës së parë.

LEJA E LINDJES

Neni 105

(1) Të ardhurat, që përfitohen në rast leje lindjeje,
përcaktohen nga ligji mbi sigurimet shoqërore.
(2) Jashtë periudhës së ndalimit të punës që parashikohet në
nenin 100, gruaja mund të refuzojë të punojë për të përfituar të
ardhura nga Sigurimet Shoqërore.

LEJA E BIRESIMIT

Neni 106

(1) Në rast birësimi të një fëmije të porsalindur, gruaja ka
të drejtën e lejes së parashikuar nga ligji mbi sigurimet
shoqërore.
(2) Gjatë kësaj periudhe punëdhënësi nuk mund ta detyrojë të
punojë gruan që ka birësuar fëmijë.

ZGJIDHJA E KONTRATES

Neni 107

(1) Eshtë e pavlefshme zgjidhja e kontratës së punës e
njoftuar nga punëdhënësi në periudhën gjatë së cilës gruaja
pretendon për të përfituar të ardhura nga Sigurimet Shoqërore në
rast lindjeje ose birësimi.
(2) Kur zgjidhja e kontratës së punës është njoftuar para
fillimit të periudhës së mbrojtjes, të parashikuar në nenin 104 dhe
afati i njoftimit nuk ka përfunduar, ky afat pezullohet gjatë
periudhës së mbrojtjes. Afati i njoftimit rifillon të ecë vetëm pas
përfundimit të periudhës së mbrojtjes.

PUNA E NATES

Neni 108

(1) Ndalohet puna e natës për gratë shtatzana
(2) Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për
rastet kur lejohet puna e natës për gra.


PAGA

KREU XI

A. CAKTIMI I PAGES

PERKUFIZIM

Neni 109

(1) Me pagë kuptohet paga bazë, si dhe shtesat me karakter të
përhershëm.
(2) Nuk konsiderohen si pjesë përbërëse të pagës shpërblimet
që merr punëmarrësi për shpenzimet e kryera për shkak të
veprimtarisë të tij profesionale.

VLERA E PAGES

Neni 110

(1) Punëdhënësi i paguan punëmarrësit pagën sipas dispozitave
të kontratës kolektive ose kontratës individuale, dhe në mungesë të
tyre, punëdhënësi detyrohet të paguajë pagën e zakonshme për atë
lloj pune të caktuar.
(2) Paga mund të përllogaritet në kohë, sipas punës së kryer
(pagë në njësi, në detyrë, ose me porosi); paga mund të llogaritet
gjithashtu në funksion të rezultateve të ndërmarrjes (me
pjesëmarrje në fitim ose në xhiron e të ardhurave).
(3) Pagesa e punës jo në bazë të kriterit kohë, duhet të
llogaritet në mënyrë që t'i japë mundësi punëmarrësit me aftësi
mesatare dhe që punon normalisht të përfitojë të paktën të njëjtin
pagë me atë të punëmarrësit që paguhet me kohë dhe që kryen të
njëjtën punë.

PAGA MINIMALE

Neni 111

(1) Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale e caktuar
me VKM
(2) Paga minimale përcaktohet në bazë:
a - të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik
dhe zvogëlimit të papunësisë, rritjes së prodhimit;
b - të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke
pasur parasysh nivelin e përgjithshëm të jetesës së punëmarrësve në
vend, të ardhurat e përfituara nga sigurimet shoqërore dhe nivelet
e jetesës së grupeve të ndryshme shoqërore.
(3) Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagë minimale më
të ulët për të lehtësuar futjen e të rinjve në tregun e punës.

KOMISIONI

Neni 112

(1) Komisioni është shpërblimi që i njihet punëmarrësit për
një veprimtari që ai duhet të kryejë ose përfundojë me klientin për
llogari të punëdhënësit.
(2) Kur palët kanë rënë dakord për një komision biznesi,
punëmarrësi gëzon të drejtën të përfitojë atëherë dhe në atë masë
kur klienti është çliruar nga detyrimet e tij.
(3) þshtë e pavlefshme marrëveshja në bazë të së cilës
punëmarrësi duhet të përgjigjet për dëmin që është pasojë e
zbatimit jo të rregullt nga klienti të detyrimeve të tij.

PJESEMARRJA NE REZULTATE

Neni 113

Kur në bazë të kontratës, punëmarrësi ka të drejtë të
përfitojë një shpërblim në raport me rezultatin e shfrytëzimit, ky
llogaritet mbi bazën e rezultatit vjetor, i përcaktuar në bazë të
ligjit dhe parimeve tregtare përgjithësisht të pranuara.

SHPERBLIMI

Neni 114

(1) Nëse palët bien dakort, punëdhënësi i jep punëmarrësit një
shpërblim të veçantë mbi pagë, në fund të vitit, duke marrë
parasysh cilësinë e punës së tij ose mbarëvajtjen e ndërmarrjes.
(2) Kur punëdhënësi i jep punëmarrësit një shpërblim për tre
vjet rresht, ai është i detyruar ta japë këtë shpërblim edhe në të
ardhmen. Në këtë rast shpërblimi jepet për aq kohë sa vazhdojnë
marrëdhëniet e punës që lejojnë një gjë të tillë.

BARAZI NE SHPERBLIM MIDIS SEKSEVE

Neni 115

(1) Punëdhënësi jep të njëjtën pagë si për gratë edhe për
burrat që kryejnë punë me vlerë të barabartë.
(2) Nuk konsiderohen si diskriminuese, diferencat në pagë, që
bazohen në kritere objektive pavarësisht nga seksi, si cilësia dhe
sasia e punës, kualifikimi profesional dhe vjetërsia në punë.
(3) Kur punëmarrësi parashtron të dhëna serioze që lënë të
kuptojnë ekzistencën e një diskriminimi, punëdhënësi është i
detyruar të provojë të kundërtën.
(4) Diskriminimi eliminohet kur punëdhënësi i akordon
punëmarrësit të diskriminuar një shpërblim që përfshin gjithë
avantazhet që ka punëmarrësi i seksit tjetër.
(5) Këshilli i Ministrave mund të parashikojë rregulla të
tjera për zbatimin e barazisë së punëmarrësve në shpërblim.

B.PAGESA

DOMOSDOSHMERIA

Neni 116

(1) Punëdhënësi i paguan rregullisht pagën punëmarrësit çdo dy
javë, kur paga llogaritet me orë, ditë ose javë dhe në fund të çdo
muaji kur llogaritet me muaj, me përjashtim të rasteve kur
parashikohet ndryse në marrëveshje me shkrim.
(2) Pjesëmarrja në rezultatin vjetor paguhet kur ai bëhet i
ditur, por jo me shumë se tre muaj pas përfundimit të vitit
financiar.
(3) Punëdhënësi i jep punëmarrësit paradhënie brenda masës së
punës së kryer kur është e mundshme dhe e nevojshme. Paradhëniet
mund të zbriten nga paga në ditën e pagesës.

ZBRITJET NGA PAGA

Neni 117

(1) Punëdhënësi zbret nga paga e punëmarrësit tatimin mbi të
ardhurat nga paga, shpërblimin individual dhe kontributet e
sigurimeve shoqërore e shëndetësore të parashikura me ligj, me akte
nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale.
(2) Punëdhënësi vetëm me autorizim me shkrim nga punëmarrësi
mund të zbresë nga paga kuotizacionet sindikale. Ky autorizim mund
të shfuqizohet në çdo kohë.

MENYRA E PAGESES

Neni 118

(1) Paga duhet të paguhet në monedhë shqiptare, me përjashtim
të rasteve të parashikuara ndryshe në akte normative. Ajo mund të
paguhet edhe me çek ose të derdhet për llogari të punëmarrësit në
bankë. Punëdhënësi përgjigjet financiarisht ndaj punëmarrësit në
rastet kur banka nuk mund të paguajë brenda 30 ditëve nga data e
derdhjes së shumës për llogari të punëmarrësit.
(2) Për pagën në natyrë palët merret vesh vetëm me shkrim dhe
brenda kufijve të caktuar me VKM. Paga në natyrë ka të bëjë vetëm
me strehimin dhe ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në
ndërmarrje nga punëmarrësi.

PERLLOGARITJA E PAGES

Neni 119

(1) Punëdhënësi i jep punëmarrësit për çdo pagë përllogaritjen
ku përfshihet shuma e pagës, bazat e përllogaritjes, nëse kjo është
e ndryshueshme, si dhe të gjitha zbritjet prej saj.
(2) Kur paga nuk është llogaritur në kohë, punëdhënësi është
i detyruar tþi japë informacionin e nevojshëm punëmarrësit ose në
vend të tij një eksperti të caktuar në marrëveshje mes tyre dhe në
rast të kundërt nga gjykata.
Ai autorizon punëmarrësin ose ekspertin të konsultohen me
librat dhe dokumentacionin e nevojshëm në masën që ky kontroll e
kërkon atë.

INTERESAT NE RAST VONESE

Neni 120

Në rast të pagesës së pagës me vonesë, taksa vjetore e
interesit në rast vonese është jo me pak se 10 për qind e shumës së
papaguar dhe në të gjitha rastet jo më pak se 150 për qind e
inflacionit gjatë periudhës së vonesës.

C. MBROJTJA

REFUZIMI

Neni 121

(1) Pranimi i përllogaritjes dhe arkëtimi i pagës, pa u
kundërshtuar nga punëmarrësi, nuk quhet dorëheqje nga paga, nga një
pjesë e saj ose nga shpërblimet që i takojnë.
(2) þshtë e pavlefshme dorëheqja nga paga për punën e kryer në
bazë të kontratës që bëhet nga punëmarrësi gjatë marrëdhënieve të
punës ose një muaj pas përfundimit të tyre.
(3) þshtë e pavlefshme edhe dorëheqja nga paga, që i takon
punëmarrësit, deri në përfundim të afatit të njoftimit, kur
kontrata lidhet me kohëzgjatje të pacaktuar; kur kontrata lidhet me
kohëzgjatje të caktuar është e pavlefshme dorëheqja nga paga që i
takon punëmarrësit deri në përfundim të afatit të njoftimit të
kontratës me kohëzgjatje të pacaktuar.

PERDORIMI I LIRE I PAGES

Neni 122

(1) Janë të pavlefshme ndalesat ose lënia peng e pagave të
ardhshme, me përjashtim të rasteve kur punëmarrësi duhet të zbatojë
një vendim gjyqësor.
(2) Punëdhënësi nuk mund ta kompensojë pagën me një kredi ndaj
punëmarrësit, me përjashtim të rasteve të ndalimeve nga paga.
Megjithatë, detyrimet që rrjedhin nga një dëm i shkaktuar
qëllimisht kompesohen pa asnjë kufizim.
(3) Ndalohet dhënia e gjobave nga punëdhënësi, me përjashtim
të sanksioneve të parashikuara me kontratë kolektive.
(4) Marrëveshjet për përdorimin e pagës në interes të
punëdhënësit janë të pavlefshme.

MINIMUMI JETIK

Neni 123

(1) Paga është jetike kur ajo është e nevojshme për të
siguruar mbajtjen e punëmarrësit dhe të familjes së tij.
(2) Me kërkesën e të interesuarit, Ministri i Punës ose organi
i autorizuar prej tij, cakton minimumin jetik.

PAAFTESIA PAGUESE

Neni 124

(1) Me paaftësi paguese kuptohet gjëndja që lidhet me aktivin
e punëdhënësit dhe ka për qëllim të shlyejë kreditorët e tij, si
dhe rastet kur nuk mund të shlyhen detyrimet ndaj punëmarrësve për
shkak të gjendjes financiare të punëdhënësit.
(2) Në rast paaftësie paguese detyrimet e punëdhënësit ndaj
punëmarrësve, deri në një shumë të përgjithëshme jo me të vogël se
5 muaj page minimale, kanë përparësi ndaj të gjitha detyrimeve të
tjera edhe kur këto detyrime garantohen me pasuri të luajtshme ose
të paluajtshme.
(3) Detyrimet me përparësi të punëdhënësit ndaj punëmarrësve
nuk pezullohen nga procedura e falimentimit.

D. MJETET E PUNES DHE SHPENZIMET

MJETET E PUNES DHE MATERIALET

Neni 125

(1) Punëdhënësi i jep punëmarrësit mjetet dhe materialet e
nevojshme për punë, me përjashtim të rasteve kur parashikohet
ndryshe me marrëveshje.
(2) Nëse punëmarrësi siguron vetë mjetet ose materialet e
punës në marrëveshje me punëdhënësin, ky i fundit detyrohet të
shpërblejë punëmarrësin në masën e shpenzimit të kryer prej tij.


SHPENZIMET

Neni 126

(1) Punëdhënësi rimburson punëmarrësin për të gjitha
shpenzimet që rrjedhin nga kryerja e punës. Kur punëmarrësi
dërgohet të punojë jashtë vendit të tij të punës, punëdhënësi i
paguan atij shpenzimet e nevojshme për këtë rast.
(2) Kontrata kolektive e punës mund të parashikojë që
shpenzimet e kryera nga vetë punëmarrësi, do tþi paguhen në formën
e një shume të caktuar si paradhënie e përllogaritur mbi bazën e
një dite pune, një javë ose një muaji. Rregullimi i përllogaritjes
është i vlefshëm vetëm në rastet kur ajo mbulon të gjitha
shpenzimet e nevojshme.
(3) Janë të pavlefshme kontratat që parashikojnë përfshirjen
pjesërisht ose tërësisht të rimbursimit në pagën e punëmarrësit.
(4) Janë të pavlefshme kontratat në bazë të të cilave
punëmarrësi duhet të përballojë vetë të gjitha shpenzimet ose një
pjesë të tyre.

Neni 127

(1) Nëse në marrëveshje me punëdhënësin, punëmarrësi përdor
për arsye pune automjetin vetjak ose një tjetër të venë në
dispozicion nga punëdhënësi, shpenzimet e zakonshme për përdorimin
ose mirëmbajtjen e automjetit, paguhen nga punëdhënësi.
(2) Nëse punëmarrësi për arsye pune përdor automjet në
marrëveshje me punëdhënësin, punëdhënësi duhet të paguajë taksat
mbi automjetin dhe primet për sigurimin kundrejt pþrgjegjësisë
civile.

AFATET E PAGESES

Neni 128

(1) Rimbursimi i shpenzimeve jepet në të njëjtën kohë me pagën
mbi bazën e përllogaritjes së punëmarrësit, me përjashtim të
rasteve kur me marrëveshje parashikohen afate të ndryshme.
(2) Kur përmbushja e detyrimeve kontraktuale kërkon
rregullisht kryerje shpenzimesh nga punëmarrësi, punëdhënësi i jep
atij paradhënie për mbulimin e shpenzimeve, në intervale të
caktuara kohe dhe në çdo rast çdo muaj.

REFUZIMI I PAGESES

Neni 129

(1) Nëse punëdhënësi refuzon të zërë me punë punëmarrësin, për
një arsye që nuk lidhet me të, ai detyrohet të paguajë punëmarrësin
edhe kur nuk vazhdon të punojë.
(2) Punëdhënësi mund të zbresë nga paga atë që ka kursyer
punëmarrësi për shkak të pengesës për të punuar ose që ka fituar
duke kryer një punë tjetër ose fitim, nga i cili ka hequr dorë
qëllimisht.
(3) Bëjnë përjashtim rastet e forcave madhore.

E. MUNGESAT E PUNEMARRESIT

SEMUNDJE

Neni 130

(1) Kur punëmarrësi nuk mund të punojë për shkak të sëmundjes,
punëdhënësi i jep atij 80 për qind të pagës për një periudhë prej
14 ditësh të pambuluara nga Sigurimet Shoqërore (neni 23, pika 1
dhe neni 25 i ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet
shoqërore në Republikën e Shqipërisë")
(2) Punëmarrësi vërteton paaftësinë e tij për punë nëpërmjet
raportit mjeksor të lëshuar nga mjeku. Me kërkesën e punëdhënësit,
punëmarrësi është i detyruar t'i nënshtrohet ekzaminimit nga një
mjek tjetër i caktuar prej punëmarrësit; ky mjek do të deklarojë
vetëm paaftësinë për punë të punëmarrësit, duke ruajtur sekretin
mjekësor.
(3) Në rast se ka mospërputhje në pikpamjet e mjekut të
punëmarrësit dhe atij të caktuar nga punëdhënësi, punëmarrësi duhet
tþi nënshtrohet një ekspertize që i besohet një mjeku të caktuar
nga Inspektorati i Punës.
(4) Punëmarrësi humbet të drejtat kundrejt punëdhënësit, kur
ai kundërshton pa të drejtë verifikimin e paaftësisë së tij për
punë.
(5) Kur sëmundja është pasojë e pakujdesisë së rëndë të
punëmarrësit, në bazë të marrëveshjes midis palëve, e drejta për
pagë mund të thjeshtohet ose të hiqet fare. Në mungesë të
marrëveshjes kjo e drejtë vendoset nga gjykata.

AKSIDENTI

Neni 131

Kur punëmarrësi nuk ka mundësi të punojë për shkak të një
aksidenti në punë, ai përfiton kompensimet nga Sigurimet Shoqërore.

PERKUJDESJA PER FEMIJET NE NGARKIM

Neni 132

(1) Në rast përkujdesjesh të domosdoshme për fëmijët në
ngarkim, punëmarrësi përfiton pagën e tij, jo me shumë se 12 ditë
mungesa në vit. Punëmarrësi me fëmijë të mitur deri në tre vjeç, ka
të drejtë për një pushim të paguar deri në 15 ditë, kur fëmija i
tij është i sëmurë, vërtetuar me raport mjekësor. Ai ka të drejtë
të mungojë për një periudhë shtesë jo me shumë se 30 ditë në vit pa
pagesë.
(2) Pushimi i jepet bashkëshortit që merret kujdeset
efektivisht për fëmijën. Në rast të kundërt ai i jepet me rradhë
edhe nënës edhe babait.
(3) Punëdhënësi mund të verifikojë raportin për kujdesin për
fëmijën duke caktuar një mjek tjetër.
Dispozitat e verifikimit të paaftësisë në punë për shkak
sëmundjeje zbatohen me analogji.


PERMBUSHJA E DETYRIMIT LIGJOR

Neni 133

(1) Punëdhënësi i jep pagën, për jo më shumë se 14 ditë pune,
punëmarrësit që mungon në punë për shkak të përmbushjes së
detyrimit ligjor.
(2) Punëdhënësi mund të zbresë nga paga shpërblimet që merr
punëmarrësi për përmbushjen e detyrimit ligjor.

KUSHTE KLIMATERIKE

Neni 134

Të drejtat e punëmarrësve në rast të ndërprerjes së punës për
shkak të kushteve klimaterike të jashtëzakonshme, përcaktohen me
vendim të Këshillit të Ministrave.

TE DREJTAT E SHPIKESIT DHE AUTORIT PUNEMARRES

KREU XII

SHPIKJET

Neni 135

(1) Shpikjet, me patente ose jo, që ka bërë ose në të cilat ka
marrë pjesë punëmarrësi gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij
në shërbim të punëdhënësit dhe në përputhje me detyrimet e tij
kontraktuale, i përkasin punëdhënësit.
(2) Me marrëveshje të shkruar punëdhënësi mund të ushtrojë të
drejta mbi shpikjet që ka bërë punëmarrësi gjatë ushtrimit të
veprimtarisë së tij në shërbim të punëdhënësit, por jashtë
kryerjes së detyrimeve të tij kontraktuale.
(3) Punëmarrësi, që ka bërë një shpikje, siç parashikohet në
paragrafin e mësipërm e informon për këtë me shkrim
punëdhënësin; ky i fundit brenda 6 muajsh njofton me shkrim
punëmarrësin, nëse mendon ta fitojë shpikjen ose tþia lerë atë
atij.
(4) Nëse shpikja nuk i lihet punëmarrësit, punëdhënësi i
paguan atij një shpërblim të drejtë, duke mbajtur parasysh të
gjitha rrethanat, vlerën ekonomike të shpikjes, bashkëpunimin
e punëdhënësit dhe të ndihmesave të tij, përdorimin, që i
është bërë pajisjeve të tij, shpenzimet e punëmarrësit dhe
vendin e tij në ndërmarrje.


VIZATIME DHE MODELE INDUSTRIALE. VEPRA LETRARE DHE ARTISTIKE

Neni 136

(1) Kur punëmarrësi krijon një vepër gjatë ushtrimit të
veprimtarisë së tij në shërbim të punëdhënësit dhe në
përputhje me detyrimet e tij kontraktuale, e mbrojtur ose jo,
punëdhënësi mund ta përdorë atë në masën që e lejon qëllimi i
kontratës.
(2) Të njëjtat rregulla zbatohen edhe për vizatimet dhe
modelet industriale, si dhe për programet informatike të
krijuara nga punëmarrësi gjatë ushtrimit të veprimtarisë së
tij në shërbim të punëdhënësit dhe në përputhje me detyrimet
e tij kontraktuale.


VENIA NE DISPOZICION E PUNEMARRESVE DHE
TRANSFERIMI I MARREDHENIEVE TE PUNES

KREU XIII

VENIA NE DISPOZICION E PUNEMARRESVE

Neni 137

(1) Punëdhënësi nuk mund ta vërë në dispozicin të një
punëdhënësi tjetër një punëmarrës të tij, pa pëlqimin e këtij
të fundit. Në këtë rast mbetet në fuqi kontrata fillestare
midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.
(2) Kur një punëdhënës vë në dispozicion të një punëdhënësi
tjetër punëmarrësin e tij, punëdhënësi i ri është i detyruar
tþi sigurojë punëmarrësit, të paktën, të njëjtat kushte pune
me ato që u ka siguruar punëmarrësve të ndërmarrjes së tij që
kryejnë të njëjtën punë.
(3) Punëdhënësi, në dispozicion të të cilit është vënë
punëmarrësi, ka të njëjtat detyrime kundrejt tij për mbrojtjen
e shëndetit, sigurimit dhe higjienës si ndaj punëmarrësve të
tjerë të tij.
(4) Kur punëdhënësi nuk përmbush detyrimet e tij kundrejt
punëmarrësit, të venë në dispozicion të një punëdhënësi
tjetër, ky i fundit përgjigjet si solidar me punëdhënësin e
parë për detyrimet kundrejt punëmarrësit.


A.TRANSFERIMI I NDERMARRJES

MBROJTJA E TE DREJTAVE

Neni 138

(1) Në rast transferimi të ndërmarrjes ose një pjese të saj,
të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij, në bazë të një
kontrate pune që është në fuqi deri në momentin e
transferimit, i kalojnë personit që i transferohen këto të
drejta. Punëmarrësi , edhe kur kundërshton të ndryshojë
punëdhënësin, mbetet i lidhur me punëdhënësin e ri, deri në
përfundim të afatit ligjor të njoftimit.
(2) Transferuesi i të drejtave përgjigjet ndaj atij që i merr
këto të drejta, për detyrimet që rrjedhin nga kontrata e
punës, deri në përfundim të afatit kontraktual të njoftimit
ose afatit të përcaktuar me kontratë individuale.
(3) Si rregull transferimi nuk përbën një shkak për pushim nga
puna as për atë që i jep të drejtat, as për atë që i merr këto
të drejta. Bëjnë përjashtim pushimet, që ndodhin për arsye
ekonomike, teknike ose të organizimit që kërkojnë ndryshime në
planin e punësimit.





INFORMACIONI DHE KONSULTIMI

Neni 139

(1) Transferuesi i t- drejtave dhe marrësi i tyre duhet të
vënë në dijeni sindikatën e njohur si përfaqësuese të
punëmarrësve, ose në mungesë punëmarrësit e interesuar për
transferimin, veçanërisht për motivin e transferimit, pasojat
juridike, ekonomike dhe sociale të punëmarrësve dhe masat që
duhet të merren për ta.
(2) Transferuesi i të drejtave dhe marrësi i tyre janë të
detyruar t'i njoftojnë këto informata të paktën 30 ditë para
kryerjes së transferimit.
(3) Në të njëjtën afat kohor, ata duhet të bëjnë konsultime
lidhur me masat që prekin punëmarrësit për shkak të
transferimit.

PERFUNDIMI I MARREDHENIES SE PUNES

KREU XIV

KOHEZGJATJA E KONTRATES SE PUNES

Neni 140

(1) Kontrata e punës lidhet:
a - për një kohëzgjatje të pacaktuar;
b - për një kohëzgjatje të caktuar.
(2) Kontrata e punës mund të lidhet për kohëzgjatjen e
nevojshme për kryerjen e një pune të caktuar. Nëse kohëzgjatja
përcaktohet me saktësi nga palët gjatë lidhjes së kontratës,
kjo trajtohet si kontratë me kohëzgjatje të caktuar. Nëse
kohëzgjatja nuk përcaktohet me saktësi nga palët gjatë lidhjes
së kontratës, trajtohet si kontratë me kohëzgjatje të
pacaktuar.


A.KONTRATA ME KOHEZGJATJE TE PACAKTUAR

ZGJIDHJA

Neni 141

Kontrata me kohëzgtjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet
nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit.


KOHA E PROVES

Neni 142

(1) Konsiderohet si kohë prove 3 muajt e parë të punës, me
përjashtim të rasteve kur palët kanë lidhur një kontratë për
kryerjen e së njëjtës pune.
(2) Koha e provës mund të reduktohet ose hiqet me marrëveshje
me shkrim ose me kontratë kolektive.
(3) Gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga
palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj
palës tjetër të paktën 5 ditë përpara.


AFATET E NJOFTIMIT PAS KOHES SE MARRJES NE PROVE

Neni 143

(1) Për punëmarrësin gjatë vitit të parë të punës afati i
njoftimit për zgjidhjen e kontratës është 1 muaj, për 2 deri
në 5 vjet pune afati është 2 muaj, për më shumë se 5 vjet pune
afati është 3 muaj.
(2) Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose
në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer një
javë deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të
jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se
1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.
(3) Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet deri
në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull, kur afati i
njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë
ose shtatzanisë (pushimi në kohë të papërshtatshme).
(4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar
afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës
me efekt të menjëhershëm.


PROCEDURA E PUSHIMIT NGA PUNA

Neni 144

(1) Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të
zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim
punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedoj me
të.
(2) Punëdhënësi, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit
të marrë për zgjidhjen e kontratës.
(3) Zgjidhja njoftohet të paktën pas 48 orëve të bisedës. Ajo
duhet të bëhet me shkrim.
(4) Punëdhënësi, kur gjykon se ka të bëjë me motive të drejta
të pushimit të menjëhershëm, mund ta pezullojë punëmarrësin
gjatë procedurës.
(5) þshtë e pavlefshme zgjidhja e kontratës që bëhet në
kundërshtim me këtë dispozitë. Palët ruajnë të gjitha të
drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kontrata.
(6) Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e pushimeve kolektive
nga puna.


SHPERBLIMI PER VJETERSINE

Neni 145

(1) Punëmarrësi përfiton shprëblim për vjetërsi, kur kontrata
është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë
zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën
e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të
menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme.
(2) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15
ditëshi, mbi çdo it pune të plotë, që llogaritet në bazë të
pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur
paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren
e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet.
(3) Shpërblimit për vjetërsi i shtohet shpërblimi që jepet në
rastin e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të arsyeshme ose të
zgjidhjes me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të arsyeshme.


ZGJIDHJA E KONTRATES PA SHKAQE TE ARSYESHME

Neni 146

(1) Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa
shkaqe të arsyeshme kur:
a) punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës;
b) punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor;
c) bëhet për motive të cilat lidhen me personalitetin e
punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje legjitime me raportet e
punës. Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi,
mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi
fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore.
d) për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi, të një
të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve
që rrjedhin nga kontrata e punës;
e) bëhet për motive të antarësimit ose jo të punëmarrësit në
sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose për shkak të
pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit;
f) punëmarrësi është anëtar i organit drejtues të sindikatës
dhe punëdhënësi nuk ka motiv për pushimin e tij nga puna;
g) punëdhënësi shkel rregullat për konsultim me sindikatën e
njohur si përfaqësuese ose me punëmarrësit për transferimin e
ndërmarrjes ose pushimin kolektiv nga puna.
(2) Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi
ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë,
brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të
njoftimit.
(3) Punëdhënësi, që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të
arsyeshme, detyrohet tþi japë punëmarrësit një dëmshpërblim
deri në një vit page që i shtohet pagës që ai duhet të marrë
gjatë afatit të njoftimit.


ZGJIDHJA E KONTRATES NE KOHE TE PAPERSHTATSHME

Neni 147

(1) Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën kur punëmarrësi
është me pushim paaftësie të përkohëshme në punë për një
periudhë jo më shumë se një vit, për aq kohë sa punëmarrësi
përfiton pagesën nga punëdhënësi ose Sigurimet Shoqërore .
(2) Kur zgjidhja e kontratës bëhet para se punëmarrësi të jetë
me paaftësi të përkohëshme për më pak se një vit pune dhe
afati i njoftimit nuk ka përfunduar, ky afat pezullohet për
periudhën e paaftësisë së përkohshme në punë dhe rifillon të
ecë pas përfundimit të kësaj periudhe.

PUSHIMI KOLEKTIV NGA PUNA

Neni 148

(1) Konsiderohet si pushim kolektiv nga puna, përfundimi i
marrëdhënies së punës, me iniciativën e punëdhënësit për një
ose më shumë arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësit, kur
numri i pushimeve nga puna brenda 90 ditëve është të paktën
20, pavarësisht nga numri i punëmarrësve që punojnë në këtë
sipërmarrje.
(2) Kur do të bëjë pushime kolektive nga puna, punëdhënësi
është i detyruar të bëjë konsultime me sindikatën e njohur si
përfaqësuese e punëmarrësve ose në mungesë të saj me vetë
punëmarrësit, me qëllim që të arrihet marrëveshja. Konsultimet
duhet të fillojnë të paktën 20 ditë para zgjidhjes së
kontratës së punës.
(3) Punëdhënësi u jep mundësi punëmarrësve ose sindikatës së
njohur si përfaqësuese e tyre të formulojnë propozime
konstruktive. Për këtë punëdhënësi duhet tþu vërë në
dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme dhe veçanërisht,
të njoftojë me shkrim arsyet e pushimit nga puna, numurin e
punëmarrësve, që do të pushohen nga puna, numrin e
punëmarrësve, që si rregull punësohen, si dhe kohën gjatë së
cilës është parashikuar të kryhen këto pushime nga puna.
Punëdhënësi është i detyruar tþi dorëzojë Ministrisë së Punës
një kopje të këtij njoftimi.
(4) Konsultimet bëhen për të shmangur ose pakësuar pushimin
kolektiv nga puna dhe për të zbutur pasojat që rrjedhin prej
tij.
Konsultimet zgjatin të paktën 20 ditë me përjshtim të rasteve
kur parashikohet ndryshe me marrëveshje.
(5) Punëdhënësi duhet të njoftojë me shkrim autoritetet
kompetente për çdo projekt pushimi kolektiv nga puna. Në
njoftim duhet të përfshihen të gjitha të dhënat e nevojshme që
lidhen me projektin e pushimeve kolektive nga puna si dhe
konsultimet, që janë bërë me përfaqësuesit e punëmarrësve, siç
parashikohet në pikën 2 të këtij neni. Punëdhënësi u dorëzon
një kopje të këtij njoftimi edhe përfaqësuesve të
punëmarrësve. Ministria e Punës ndihmon palët për arritjen e
një marrëveshjeje dhe nuk mund tþi ndalojë pushimet kolektive.
(6) Zgjidhja e kontratës nuk mund të bëhet brenda 30 ditëve që
nga dorëzimi i kopjes së njoftimit me shkrim nga punëdhënësi,
autoritetit kompetent siç parashikohet në paragrafin 3 të
këtij neni.


B.KONTRATA ME AFAT TE CAKTUAR

PERFUNDIMI

Neni 149

(1) Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së
parashikuar, pa zgjidhje paraprake.
(2) Kur, mbas përfundimit të afatit të caktuar, kontrata
zgjatet në heshtje tej këtij afati, ajo konsiderohet si
kontratë me afat të pacaktuar.

KOHA E PROVES

Neni 150

(1) Palët pajtohen dhe shprehen me shkrim për kohën e provës,
që zgjat jo më shumë se tre muaj. Koha e provës mund të mos
parashikohet në rastet kur palët kanë qenë të lidhura me një
kontratë sipas të cilës punëmarrësi ka kryer të njëjtën punë.
(2) Afati i njoftimit gjatë kohës së provës është 5 ditë. Nëse
kontrata nuk shfuqizohet gjatë kohës së provës, kjo përfshihet
në kohëzgjatjen e kontratës me afat të caktuar.


KONTRATA ME AFAT TE GJATE

Neni 151

(1) Kur palët kanë qenë lidhur me anë të një apo shumë
kontratave me afat të caktuar, për jo më pak se tre vjet,
mosripërtëritja e kontratës nga punëdhënësi konsiderohet si
zgjidhje e kontratës me afat të pacaktuar.
(2) Kur kontrata lidhet për më shumë se pesë vjet, ajo mund të
zgjidhet nga punëmarrësi pas pesë vjetësh. Në këtë rast afati
i njoftimit është tre muaj dhe zgjat deri në fund të muajit të
tretë.


SHPERBLIMI PER VJETERSINE

Neni 152

Në përfundim të marrëdhënieve të punës që kanë zgjatur jo më
pak se
tre vjet, punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsinë si në
rastin e zgjidhjes së kontratës me afat të pacaktuar nga
punëdhënësi.


C. ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E KONTRATES

SHKAQE TE ARSYESHME

Neni 153

(1) Punëdhënësi e punëmarrësi në çdo kohë mund të zgjidhin
menjëherë kontratën për shkaqe të arsyeshme.
(2) Konsiderohen si shkaqe të arsyeshme të gjitha rrethanat,
që objektivisht nuk lejojnë tþi kërkohet atij që ka zgjidhur
kontratën vazhdimi i marrëdhënieve të punës.
(3) Gjykata vendos vetë nëse kanë ekzistuar shkaqe të
arsyeshme për zgjidhjen e kontratës. Konsiderohen si shkaqe të
arsyeshme në ngarkim të punëmarrësit vetëm ato raste kur ai
vepron me faj të rëndë, sidomos thyen në mënyrë të përsëritur
disiplinën në punë megjithë paralajmërimet e punëdhënësit.

ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E JUSTIFIKUAR E KONTRATES NGA
PUNEDHENESI OSE PUNEMARRESI

Neni 154

(1) Kontrata e punës përfundon me zgjidhjen e menjëhershme të
saj.
(2) Kur shkaqet e arsyeshme të zgjidhjes së kontratës me efekt
të menjëhershme lidhen me mosrespektimin e kontratës nga njëra
palë, ajo duhet të ndreqë tërësisht dëmin e shkaktuar palës
tjetër, duke mbajtur parasysh pretendimet që burojnë nga
marrëdhëniet e punës. Kjo palë humbet të drejtën e shpërblimit
për vjetërsi, por ajo ruan të drejtën e shpërblimit për
pushimet e paguara jo të marra.
(3) Në rastet e tjera, gjykata vendos lirisht për pasojat
financiare si rezultat i zgjidhjes së menjëhershme të
kontratës, duke vlerësuar të gjitha rrethanat.


ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E PAJUSTIFIKUAR E KONTRTES
SE PUNES NGA PUNEDHENESI

Neni 155

(1) Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar,
nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të
afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose
në përfundim të kontratës me afat të caktuar.
(2) Punëdhënësimund të zbresë nga paga të ardhurat që
punëmarrësi ka kursyer si rezultat i ndërprerjes së punës, të
ardhurat nga një punë tjetër ose të ardhurat prej të cilave ai
ka hequr dorë qëllimisht.
(3) Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të
kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të
gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj
punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një
viti pune.


ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E PAJUSTIFIKUAR
E KONTRATES NGA PUNEMARRESI

Neni 156

(1) Kur punëmarrësi nuk fillon punën ose e braktis atë
menjëherë pa shkaqe të arsyeshme, ai duhet të përgjigjet
financiarisht ndaj punëdhënësit jo më shumë se paga e një
jave; ai duhet të përgjigjet edhe për dëmin shtesë që është
diferenca midis dëmit dhe pagës së një jave.
(2) Gjykata mund të vendos zvogëlimin e masës së
dëmshpërblimit nëse punëdhënësi nuk ka pësuar asnjë dëm ose
nëse dëmi është më i vogël se masa e dëmshpërblimit, të
parashikuar në paragrafin e mësipërm të këtij neni.
(3) Kur e drejta për të kërkuar dëmshpërblimin nuk shuhet me
kompensim, ajo parashkruhet brenda 30 ditëve, duke filluar nga
data kur punëmarrësi nuk ka filluar punën ose e ka braktisur
atë.

VDEKJA E PUNEMARRESIT

Neni 157

(1) Kontrata përfundon me vdekjen e punëmarrësit.
(2) Në këtë rast, punëdhënësi duhet tþi paguajë punëmarrësit
pagën e një muaji, duke filluar nga dita e vdekjes së tij,
pagën e dy muajve, nëse marrëdhëniet e punës kanë zgjatur për
më shumë se 5 vjet dhe nëse punëmarrësi lë bashkëshortin,
fëmijë të mitur ose në mungesë të tyre persona të tjerë, siç
parashikohet në Kodin e Familjes.


VDEKJA E PUNEDHENESIT

Neni 158

(1) Me vdekjen e punëdhënësit kontrata i kalon trashëgimtarëve
të tij pa u ndryshuar; secila palë mund ta zgjidhë kontratën,
duke respektuar afatin ligjor të njoftimit.
(2) Kontrata e lidhur kryesisht përshkak të cilësive të
punëdhënësit merr fund me vdekjen e tij; në këtë rast
punëmarrësi përfiton pagën e tij deri në përfundim të afatit
ligjor të njoftimit.


KONTRATA KOLEKTIVE E PUNES

KREU XV

PERMBAJTJA

Neni 159

(1) Kontrata kolektive përmban dispozita mbi kushtet e
punësimit, lidhjen, përmbajtjen dhe përfundimin e kontratave
individuale të punës, formimin profesional, si dhe mbi
marrëdhëniet midis palëve kontraktuese.
(2) Kontrata kolektive mund të përmbajë dispozita që vendosin
punëdhënësit dhe punëmarrësit në raporte të detyrueshme të
krijuara nga palët me marrëveshje kolektive, ndaj personave
juridikë.
(3) Kontrata kolektive nuk mund të përmbajë dispozita më pak
të favorshme për punëmarrësit se ato të ligjeve dhe akteve
nënligjore në fuqi, me përjashtim të rasteve të parashikuara
shprehimisht në ligj.


PALET

Neni 160

Kontrata kolektive e punës lidhet nga një ose disa punëdhënës
ose organizata punëdhënësish nga njëra anë dhe një ose disa
sindikata nga ana tjetër.

FUSHA E ZBATIMIT

Neni 161

(1) Kontrata kolektive përcakton fushën territoriale dhe
profesionale të zbatimit të saj.
(2) Kontrata kolektive lidhet në nivel ndërmarrjeje ose dege,
sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese.


SUBJEKTET E LIDHUR

Neni 162

(1) Çdo punëdhënës, që është nënshkrues i kontratës kolektive
ose anëtar i një organizate kontraktuese, është i lidhur nga
kontrata kolektive.
Kjo e fundit zbatohet ndaj të gjithë punëmarrësve të
punëdhënësit, anëtarë të organizatës sindikale kontraktuese.
(2) Kur punëdhënësi jep dorëheqjen nga organizata
nënshkruese, mbetet i lidhur nga kontrata kolektive deri në
përfundimin e saj, por jo më shumë se tre vjet.
(3) Kur punëdhënësi tjetërson ndërmarrjen, kontrata kolektive
zbatohet njësoj ndaj marrësit, deri në përfundimin e kohës
gjatë së cilës ajo është e vlefshme.
(4) Me urdhër të ministrit të Punës efektet e kontratave
kolektive të punës mund të përfshijnë të gjithë punëdhënësit
e degës të lidhur me kontratë kolektive që punësojnë të paktën
gjysmën e punëmarrësve të degës. Procedura rregullohet me
vendim të Këshillit të Ministrave.


Neni 163

KERKESA PER BISEDIME PER LIDHJEN
E KONTRATES KOLEKTIVE

(1) Çdo organizatë punëmarrësish përfaqësuese, e krijuar në
bazë të ligjit, mund t'i kërkojë çdo punëdhënësi ose çdo
organizate punëdhënësish fillimin e bisedimeve për lidhjen e
kontratës kolektive të punës në nivel ndërmarrjeje,
ndërmarrjesh apo dege aktiviteti, në favor të një apo disa
kategorive profesionale. Shumë organizata punëmarrësish mund
ta ushtrojnë këtë të drejtë së bashku.
(2) Kërkesa për fillimin e bisedimeve për lidhjen e kontratës
kolektive bëhet me shkrim. Ajo shoqërohet me kopjen e statutit
të organizatës ose organizatave të punëmarrësve kërkuese, si
dhe me treguesit e nevojshëm mbi përfaqësueshmërinë e këtyre
të fundit në ndërmarrje, ndërmarrjet apo degën e caktuar.


PROCEDURA E NJOHJES SE ORGANIZATES OSE ORGANIZATAVE
ME TE PERFAQESUARA TE PUNEMARRESVE

Neni 164

(1) Kur punëdhënësi ose organizata e punëdhënësve kundërshton
përfaqësueshmërinë e organizatës ose organizatave të
punëmarrësve në ndërmarrje, ndërmarrjet ose degën e caktuar,
në kategorinë ose kategoritë profesionale të caktuara,
ministri i Punës ose organi administrativ i autorizuar prej
tij me kërkesën e të dyja palëve organizon një votim të
fshehtë, ku të gjithë punëmarrësit e interesuar votojnë për
organizatën ose organizatat e punëmarrësve kërkuese nga të
cilat duhet të përfaqësohen për zhvillimin e bisedimeve për
lidhjen e kontratës kolektive.
(2) Ministri i Punës ose organi administrativ i autorizuar
prej tij nuk ndërhyn mbi bazën e kërkesës për organizimin e
votimit në një ose disa ndërmarrje kur nga votimi i mëparshëm
për të njëjtin qëllim kanë kaluar jo më shumë se 2 vjet nga
data e paraqitjes së kërkesës.
(3) Ministri i Punës ose organi administrativ i autorizuar
prej tij nuk ndërhyn mbi bazën e kërkesës për organizimin e
votimit në nivel dege kur në këtë nivel nga votimi i mëparshëm
për të njëjtin qëllim kanë kaluar jo më shumë se dy vjet nga
data e paraqitjes së kërkesës.
(4) Një ose disa organizata punëmarrësish, që veprojnë së
bashku, konsiderohen përfaqësuese nëse ato mbledhin shumicën
relative të votave.
(5) Vetëm përfaqësuesit e organeve qendrore të sindikatave të
punëmarrësve shtetërorë kanë të drejtë të hyjnë në bisedime me
përfaqësuesit e punëdhënësve shtetërorë që funksionojnë në
shkallë republike për problemet që lidhen me marrëdhëniet e
punës, kushtet e jetesës, pensionet dhe përkrahjen sociale.
Vetëm përfaqësuesit e organeve drejtuese të sindikatave të
punëmarrësve shtetërorë, kanë të drejtë të hyjnë në bisedime
me përfaqësuesit e punëdhënësve shtetërorë që funksionojnë në
shkallë dege për probleme që lidhen me marrëdhëniet e punës,
kushtet e jetesës, pensionet dhe përkrahjen sociale.
Vetëm përfaqësuesit e organeve drejtuese të sindikatave të
punëmarrësve shtetërorë kanë të drejtë të hyjnë në bisedime me
përfaqësuesit e punëdhënësve shtetërorë që funksionojnë në
shkallë ndërmarrje për probleme që lidhen me marrëdhëniet e
punës, kushtet e jetesës, pensionet dhe përkrahjen sociale.



BISEDIMET. NDERMJETESIMI. ARBITRIMI

Neni 165

(1) Kur njihet përfaqësueshmëria e punëmarrësve dhe
punëdhënësve nga ministri i Punës, duke marrë parasysh
kërkesën e të dyja palëve, zhvillohen bisedimet ndërmjet tyre,
nga vullneti i mirë për lidhjen e kontratës.
(2) Kur bisedimet nuk përfundojnë brenda 30 ditëve nga data e
marrjes së kërkesës ose në rast votimi nga data e shpalljes së
rezultatit nga ministria e punës, punëdhënësi dhe organizata
e punëmarrësve duhet t'i nënshtrohen procedurës së
ndërmjetësimit, me kërkesën e palës më të interesuar.
(3) Kur procedura e ndërmjetësimit nuk përfundon në një afat
prej 30 ditësh nga data e marrjes së kërkesës nga Zyra e
Pajtimit dhe palët nuk janë marrë vesh për tþiu drejtuar
arbitrimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ato mund të
përdorin mjete të tjera të ligjshme.

FORMA

Neni 166

(1) Kontrata kolektive është e vlefshme vetëm në formë të
shkruar. Ajo duhet të nënshkruhet nga të gjitha palët. Kur një
palë është një organizatë, përfaqësuesit e kësaj të fundit
caktohen në përputhje me statutin.
(2) Kontrata kolektive mund të zgjidhet ose ndryshohet vetëm
me shkrim.
(3) Kontrata kolektive është e vlefshme edhe kur bëhet në
formën e një vendimi me shkrim të dhënë nga zyra e pajtimit e
caktuar me marrëveshje nga palët.


DEPOZITIMI

Neni 167

(1) Punëdhënësi duhet të depozitojë origjinalin e kontratës
kolektive në Ministrinë e Punës brenda 5 ditëve nga data e
përfundimit të kësaj marrëveshje midis palëve.
(2) Depozitimi i kontratës që parashikohet në paragrafin (1)
të këtij neni, nuk është një kusht për vlefshmërinë e
kontratës kolektive.


NDRYSHIMI DHE RIPERTERITJA

Neni 168

Në rastet e ndryshimit dhe përsëritjes së kontratës kolektive,
zbatohen me analogji dispozitat 164, 165 të këtij Kodi.


EFEKTET NE MARREDHENIET MIDIS PALEVE KONTRAKTUESE
DHE TE TRETEVE

Neni 169

(1) Secila nga palët kontraktuese zbaton kontratën; kur pala
është organizatë, ajo kujdeset për zbatimin e kontratës nga
anëtarët e saj.
(2) Secila nga palët nuk duhet të përdorë asnjë mjet ndeshjeje
kundrejt palës tjetër për çështjet e rregulluara nga kontrata.
Detyrimi i paqes së punës është absolut vetëm kur palët kanë
rënë dakord për të shprehimisht.
(3) Detyrimi i paqes së punës sipas paragrafit (2) të kësaj
dispozite zbatohet nga çdo organizatë profesionale,
kontraktuese, në fushën e zbatimit territorial dhe profesional
të kontratës kolektive dhe nga çdo person i lidhur me këtë të
fundit.


ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

Neni 170

(1) Kur kontrata kolektive shkelet nga njëra palë, pala
tjetër i drejtohet gjykatës ose Zyrës së Pajtimit, krijimi i
së cilës është parashikuar në kontratë. Mosmarrëveshjet nuk
duhet të zgjidhen me vetëgjyqësi nga asnjëra palë.
(2) Gjykata ose Zyra e Pajtimit, kur shkelet kontrata, vendos
detyrimin e palës fajtore për shlyerjen e dëmit të shkaktuar
ndaj palës tjetër.
(3) Kur shkelja është kryer nga njeri prej anëtarëve të palës
kontraktuese, gjykata vendos detyrimin e tij për shlyerjen e
dëmit që ka pësuar pala tjetër ose çdo anëtar i saj i cenuar.
(4) Gjykata vendos për masën e gjobës që duhet të paguajë pala
fajtore në dobi të palës së dëmtuar, në rastet kur kjo masë
nuk përcaktohet në kontratën kolektive.


EFEKTET MBI KONTRATAT INDIVIDUALE TE PUNES

Neni 171

(1) Dispozitat e kontratës kolektive që lidhen me kushtet e
punës, rregullojnë drejtpërdrejt kontratat individuale të
punës të lidhura nga çdo punëdhënës që ka përfunduar këtë
kontratë.
(2) Çdo dispozitë e kontratës individuale të punës që është më
pak e favorshme për punëmarrësin se dispozita e kontratës
kolektive, është e pavlefshme dhe zëvendësohet nga kjo
dispozitë.


ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE

Neni 172

Gjykata është kompetente për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje
individuale ose kolektive lidhur me zbatimin e kontratës
kolektive.


KOHEZGJATJA

Neni 173

(1) Kontrata kolektive lidhet për një kohëzgjatje të caktuar
ose të pacaktuar.
(2) Kontrata kolektive e lidhur për një kohëzgjatje të
pacaktuar mund të zgjidhet nga secila palë. Në këtë rast afati
i njoftimit është gjashtë muaj.
(3) Kontrata kolektive e lidhur për një kohëzgjatje të caktuar
për më shumë se tre vjet, mund të zgjidhet nga secila palë,
pas kalimit të këtij afati. Në këtë rast afati i njoftimit
është gjashtë muaj.
(4) Kur kontrata kolektive lidhet, nga disa punëdhënës ose
punëmarrës, zgjidhja e kontratës kolektive nga njëri prej tyre
e lë në fuqi marrëveshjen kolektive midis të tjerëve.
(5) Kontrata kolektive nuk mund të mbahet në fuqi në mënyrë të
arsyeshme, kur rrethanat ndryshojnë në mënyrë të dukshme dhe
nuk mund të parashikohen në çastin e lidhjes së saj. Në këtë
rast, pala më e interesuar mund tþi drejtohet gjykatës për të
vendosur zgjidhjen e parakohshme të saj.




SHUMELLOJSHMERIA E KONTRATAVE KOLEKTIVE

Neni 174

(1) Kur, në të njëjtën ndërmarrje, kanë prirje të zbatohen dy
kontrata kolektive, njëra e lidhur në nivel ndërmarrjeje ose
të një grupi ndërmarrjesh, ndërsa tjetra në nivel dege, çdo
punëmarrës mund të kërkojnë zbatimin e dispozitës më të
favorshme.
(2) Nëse në momentin e përfundimit të kontratës kolektive në
nivel dege punëdhënësi ka qenë i lidhur me një kontratë
kolektive në nivel ndërmarrjeje ose grupi ndërmarrjesh, ai
mund të vetëshpallet i zgjidhur nga kjo e fundit që me hyrjen
në fuqi të kontratës së lidhur në nivel dege, me përjashtim të
rastit kur është parashikuar ndryshe në kontratën kolektive në
nivel dege.


PASOJAT E ZGJIDHJES SE KONTRATES KOLEKTIVE

Neni 175

(1) Kontrata kolektive pushon së ushtruari efektet e saj ndaj
palëve kontraktuese, kur përmbushet afati i zgjidhjes së saj.
(2) Çdo kontratë individuale pune, e përfshirë në fushën e
zbatimit të kontratës kolektive, vazhdon të rregullohet nga
dispozitat e kësaj kontrate, me përjashtim të rasteve kur ajo
është ndryshuar me marrëveshje midis punëdhënësit dhe
punëmarrësit ose kur është zgjidhur prej tyre. I njëjti
rregull zbatohet për marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe
punëmarrësit dhe çdo personi juridik të parashikuara nga palët
në kontratën kolektive.
(3) Në kontratën kolektive mund të parashikohet që të gjitha
përfitimet që rrjedhin prej saj ose një pjesë e tyre janë të
vlefshme gjatë kohëzgjatjes së kontratës. E drejta për të
p-rfituar shuhet në të njëjtën kohë me përfundimin e
kontratës.


ORGANIZATAT SINDIKALE

KREU XVI

A. KRIJIMI

PARIMET

Neni 176

(1) Sindikatat janë organizata shoqërore të pavarura, që
krijohen si bashkime vullnetare të punonjësve, qëllimi i të
cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe
interesave ekonomikë, profesionalë e socialë të anëtarëve të
tyre.
(2) Organizatat e punëmarrësve dhe të punëdhënësve kanë të
drejtë të krijojnë federata, konfederata dhe të anëtarësohen
në to. Çdo organizatë, federatë ose konfederatë ka të drejtë
të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare punëmarrësish ose
punëdhënësish.
(3) Në kuptim të kësaj dispozite, pensionistët dhe të papunët
mund të anëtarësohen në organizatat e punëmarrësve.

STATUTI

Neni 177

(1) Statuti i çdo organizate sindikale duhet të nënshkruhet
nga jo më pak se njëzet anëtarë themelues.
(2) Në statut detyrimisht duhet të përcaktohen:
a) emri i organizatës;
b) vendi ku ndodhet selia e saj;
c) qëllimet e saj;
d) kushtet e pranimit, të dorëheqjes dhe të përjashtimit të
anëtarëve;
e) të drejtat dhe detyrat e anëtarëve;
f) përbërja dhe funksionimi i organeve drejtuese, si dhe
kohëzgjatja e mandateve;
g) sipas rastit, përkatësia në federatë ose në konfederatë;
h) masat që merren në rast shpërndarje.
(3) Shuma e kuotizacionit për anëtarësinë caktohet nga organi
më i lartë i organizatës.


FITIMI I PERSONALITETIT JURIDIK

Neni 178

(1) Organizatat sindikale, federatat dhe konfederatat duhet të
dorëzojnë statutin e tyre në Gjykatën e Tiranës për njohjen e
tyre si person juridik.
(2) Organizata sindikale fiton personalitet juridik pas 60
ditëve nga dorëzimi i statutit në Gjykatën e Tiranës, me
përjashtim të rasteve kur gjykata jep vendim të kundërt.


EMRI

Neni 179

Asnjë organizatë sindikale nuk mund të ketë emrin e një
organizate ekzistuese.


DEPOZITIMI I STATUTIT

Neni 180

Çdo organizatë sindikale duhet të depozitojë një kopje të
statutit të saj pranë Ministrisë së Punës.

B. LIRITE SINDIKALE

PARIMET

Neni 181

(1) Organizata sindikale organizon lirisht administrimin dhe
veprimtarinë e saj; ajo harton lirisht programin e saj.
(2) Çdo organizatë sindikale duhet të zhvillojë veprimtarinë
e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi.
(3) Ndalohet diskriminimi ndaj përfaqësuesve të sindikatës.


MBROJTJA E TE DREJTAVE TE ANETAREVE NE GJYKATE

Neni 182

Çdo organizatë punëmarrësish e njohur si person juridik mund
tþi drejtohet gjykatës për mbrojtjen e interesave të secilit
prej anëtarëve të saj, për të arritur zbatimin nga punëdhënësi
të kontratës kolektive.


BURIMET

Neni 183

(1) Burimet e organizatave sindikale përbëhen nga
kuotizacionet, dhurimet, të ardhurat e veprimtarive shoqërore,
ekonomike ose kulturore.
(2) Të ardhurat e siguruara nga organizatat sindikale
përjashtohen nga taksat për aq sa parashikohet në ligjin
fiskal.


C. NDALIMI I NDERHYRJES

PARIMET

Neni 184

Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin, funksionimin ose
administrimin e organizatës sindikale nga ana e organit
shtetëror, nga punëdhënësit ose organizatë punëdhënësish.


VEPRIMET E NDERHYRJES SE ORGANIT SHTETEROR

Neni 185

(1) Organi shtetëror nuk ndërhyn për raste që kufizojnë të
drejtat e parashikuara në nenin 182 të këtij Kodi ose që
pengojnë ushtrimin e tyre ligjor, me përjashtim të rasteve të
shkeljeve të ligjshmërisë.
(2) Organizata sindikale mund tþi drejtohet gjykatës për të
ndaluar çdo veprim ndërhyrjeje ose kërcënimi ndaj saj.

VEPRIMET E NDERHYRJES SE PUNEDHENESIT
OSE TE NJE ORGANIZATE PUNEDHENESISH

Neni 186

(1) Konsiderohen si veprime ndërhyrjeje të punëdhënësit ose të
një organizate punëdhënësish masat që:
a) nxisin krijimin e organizatave të punëmarrësve që
mbizotërohen nga një punëdhënës ose një organizate
punëdhënësish ose që mbështesin organizata punëmarrësish me
mjete financiare apo mënyra të tjera, me qëllim që tþi
vendosin këto organizata nën kontrollin e një punëdhënësi ose
organizate punëdhënësish;
b) pengojnë krijimin, funksionimin ose administrimin e një
organizate punëmarrësish;
c) dëmtojnë punëmarrësin për shkak të përkatësisë ose
veprimtarisë së tij sindikale, duke e diskriminuar atë.


SHPERNDARJA

Neni 187

(1) Shpërndarja e organizatës sindikale vendoset sipas
mënyrave të caktuara në statut.
(2) Me kërkesën e ministrit të Punës ose çdo organi tjetër të
caktuar me ligj, Gjykata e Tiranës mund të vendosë
shpërndarjen e organizatës sindikale, kur ajo kryen veprimtari
haptazi në kundërshtim me ligjin.


KONFLIKTET KOLEKTIVE

KREU XVII

PERKUFIZIM

Neni 188

Me konflikt kolektiv kuptohet çdo konflikt midis disa
punëmarrësish, një ose disa organizata punëmarrësish nga një
anë dhe çdo konflikt midis një apo disa punëdhënësish ose një
apo disa organizata punëdhënësish nga ana tjetër.


ZYRA E PAJTIMIT

Neni 189

(1) Në çdo rreth krijohet Zyra e Pajtimit.
(2) Zyra Kombëtare e Pajtimit krijohet në Tiranë.
(3) Zyra e Pajtimit drejtohet nga një arbitër dhe përbëhet nga
dy përfaqësues të punëdhënësve dhe dy përfaqësues të
punëmarrësve. Këshilli i Ministrave përcakton procedurat e
përbërjes së Zyrës të Pajtimit.
(4) Procedura e pajtimit është falas dhe rregullohet me VKM.


KOMPETENCA TERRITORIALE

Neni 190

(1) Zyrat e Pajtimit në rrethe janë kompetente për çdo
konflikt që lind në rrethin ku ato ndodhen.
(2) Zyra Kombëtare e Pajtimit është kompetente për çdo
konflikt që prek më shumë se një rreth.
(3) Ministri i Punës, kur e çmon të arsyeshme, mund tþi
dërgojë për kompetencë Zyrës Kombëtare të Pajtimit çdo
konflikt që lind në një rreth.
(4) Zyr Kombëtare e Pajtimit mund të vendosë që selia e saj të
ndodhet jashtë Tiranës.


KOMPETENCA MATERIALE

Neni 191

(1) Konfliktet që lidhen me interpretimin ose zbatimin e
ligjit, shqyrtohen nga zyra e pajtimit ku ka lindur konflikti.
Çdo palë ruan të drejtën tþi drejtohet gjykatës.
Në rrethana të caktuara kryetari i Zyrës së Pajtimit, mund të
pranojë kërkesën që konflikti midis dy apo disa organizatave
punëmarrësish dhe dy apo disa organizatave punëdhënësish të
shqyrtohet nga zyra.
(3) Kryetari i Zyrës së Pajtimit deklaron inkompetencën e tij
kur konflikti rregullohet nga një procedurë pajtimi e
mjaftueshme, që parashikohet në kontratën kolektive në fuqi.


DERGIMI I KONFLIKTIT PER SHQYRTIM

Neni 192

(1) Zyra e Pajtimit duhet të investohet për zgjidhjen e
konfliktit me kërkesën e palës së interesuar ose ministrit të
Punës, si dhe me iniciativën e saj.
(2) Zyra e Pajtimit ndërhyn pa vonesë për shqyrtimin e
konfliktit kolektiv.
(3) Procedura e ndërmjetësimit është e detyrueshme për lidhjen
e kontratës.


THIRRJA

Neni 193

Zyra e Pajtimit mund të thërrasë çdo palë të interesuar, e
cila detyrohet të paraqitet në seancën e shqyrtimit, të marrë pjesë
në debate dhe të japë informacionet e kërkuara nga Zyra.

SEANCA E SHQYRTIMIT TE KONFLIKTIT

Neni 194

(1) Zyra e Pajtimit dëgjon palët dhe mbledh prej tyre
informacionet e nevojshme.
(2) Me kërkesën e motivuar të njërës nga palët, Zyra e
Pajtimit njihet me provat që disponon pala, të cilat ia
komunikon trupit gjykues.
() Palët mund të ndihmohen nga çdo person i caktuar prej tyre.
(4) Procedura përcaktohet nga kryetari i Zyrës së Pajtimit.


NDERMJETESIMI

Neni 195

(1) Zyra e Pajtimit përpiqet t'i pajtojë palët.
(2) Pasi shqyrton konfliktin, Zyra e Pajtimit i paraqet palëve
një propozim ndërmjetësimi, i cili shpallet prej saj.


ARBITRIMI FAKULTATIV NGA ZYRA E PAJTIMIT

Neni 196

(1) Konfliktet i zgjidh gjithmonë Zyra e Pajtimit.
(2) Kur palët bien dakord, Zyra e Pajtimit investohet me
paanësi për zgjidhjen e konfliktit.
(3) Kur propozimi i Zyrës së Pajtimit për zgjidhjen e
konfliktit me ndërmjetësim ka qenë i pasuksesshëm, dhe kur
palët kërkojnë zgjidhjen e konfliktit prej saj me cilësinë e
arbitrit, të gjithë anëtarët e Zyrës zëvendësohen me anëtarë
të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në hartimin e propozimit për
pajtim.
(4) Vendimi i Zyrës është titull ekzekutiv (ka fuqinë e
vendimit të gjykatës, pra është i detyrueshëm për palët).


ZYRA PRIVATE E PAJTIMIT. ARBITRIMI PRIVAT

Neni 197

(1) Palët me kontratë kolektive mund të krijojnë zyrën private
të pajtimit dhe arbitrimin privat për të zgjidhur konfliktet
e tyre.
(2) Në këtë rast zyra shtetërore e pajtimit nuk është
kompetente për zgjidhjen e konfliktit, me përjashtim të rastit
kur Zyra Private e Pajtimit nuk është në gjëndje të mblidhet
në kohë për procedurën e ndërmjetësimit.
(3) Vendimi i gjykatës private të arbitrimit është titull
ekzekutiv (barazohet me vendimin gjyqësor).

E DREJTA PER GREVE

Neni 198

E drejta për grevë përcaktohet në bazë të ligjit nr.7458, datë
12.1.1991 "Për të drejtën e grevës".


ADMINISTRATA E PUNES

KREU XVIII

MINISTRIA E PUNES

Neni 199

(1) Ministri i Punës është organi administrativ përgjegjës për
administratën e punës.
(2) Ministri i Punës është organi administrativ kompetent për
përgatitjen e zbatimin e legjislacionit dhe politikës së
punës.
(3) Ministri i Punës realizon përfaqësimin e shtetit në fushën
e marrëdhënieve ndërkombëtare të punës.


KESHILLI KOMBETAR I PUNES

Neni 200

(1) Krijohet Këshilli Kombëtar i Punës, që përbëhet nga
përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë.
(2) Këshilli shqyrton çështjet me interes të përbashkët për
organizatat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve, me qëllim që
të arrijë zgjidhje të pranueshme për palët.
(3) Konsultimet bëhen veçanërisht lidhur me përgatitjet dhe
zbatimin e legjislacionit të punës, ndryshimet e këtij Kodi
dhe përmbajtjen e akteve nënligjore; me krijimin dhe
funksionimin e organizmave kombëtarë që kanë të bëjnë me
punësimin, formimin dhe riaftësimin profesional, mbrojtjen e
punëmarrësve, higjienën dhe sigurimin teknik, prodhimin,
mirëqenien, si dhe me zbatimin e normave të Organizatës
Ndërkombëtare të Punës.
(4) Këshilli Kombëtar i Punës përbëhet nga 25 anëtarë
titullarë dhe nga 25 anëtarë kandidatë ose nga 10 përfaqësues
titullarë e 10 përfaqësues kandidatë nga organizatat e
punëdhënësve, nga 10 përfaqësues titullarë e 10 përfaqësues
kandidatë nga organizatat e punëmarrësve dhe nga 5 përfaqësues
titullarë e 5 përfaqësues kandidatë të Qeverisë. Anëtarët
kandidatë marrin pjesë në seancat e Këshillit në mungesë të
anëtarëve titullarë.
(5) Në këtë Këshill përfaqësohen të gjitha organizatat e
rendësishme të punëdhënësve dhe punëmarrësve, që përcaktohen
nga Këshilli i Ministrave.
(6) Këshilli Kombëtar i Punës cakton komisione të
specializuara.
(7) Emërimi i anëtarëve të Këshillit dhe funksionimi i tij
rregullohen me VKM.


SANKSIONET

KREU XIX

SANKSIONE CIVILE

Neni 201

(1) Në rast të shkeljes së të drejtave të tij, personi i
cenuar ka të drejtë të kërkojë çdëmtimin e dëmit të pësuar.
(2) Punëdhënësi ose punëmarrësi nuk mund të kërkojë çdëmtimin
në natyrë, me përjashtim të rasteve të parashikuara
shprehimisht në ligj.


GJOBA

Neni 202

(1) Shkelja e neneve (9,10,39,40,41,43,44 (paragrafi i dytë),
69,75,98,100,101,103, 104,108,182-184 të parashikuara në këtë
Kod dënohet me gjobë deri në njëqind fishin e pagës minimale
mujore.
(2) Shkelja e neneve 21 (paragrafi i tretë dhe i katërt),
33,34,36,38,42,70 - 74,78 (paragrafi i dytë, i tretë dhe i
katërt), 79 (paragrafi i dytë), 80 (paragrafi i dytë), 81,83
(paragrafi i dytë), 85 - 88, 91 (paragrafi i dytë) dhe i
tretë, 91-96, 111,116,119 (paragrafi i parë), 137,146
(paragrafi i dytë - i gjashtë), 163 (paragrafi i parë dhe i
dytë), 165,191, 206 të këtij Kodi dënohet me gjobë deri në
pesëdhjetë fishin e pagës minimale mujore.
(3) Shkelja e neneve 26 (paragrafi i katërt), 44 (paragrafi i
parë) dhe 49 (paragrafi i katërt) dënohet me gjobë deri në
njëzetepesë fishin e pagës minimale mujore.
(4) Për shkeljet e përsëritura shuma maksimale e gjobës
dyfishohet.
(5) Çdo shkelje dënohet me gjobë. Kur shkelja është e
përsëritur dhe në dëm të disa punëmarrësve, shuma e
përgjithshme e gjobave të dhëna është jo më e madhe se
pesëdhjetë fishi i gjobës maksimale.
(6) Punëdhënësi është përgjegjës për shlyerjen e detyrimit për
dëmin e kryer nga punëmarrësi të cilin e ka ngarkuar me detyra
të caktuara për drejtimin e sipërmarrjes.
(7) Shkeljet e dispozitave të këtij Kodi, kur përbëjnë vepër
penale, dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

PARASHKRIMI

Neni 203

(1) Afati i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit
kundrejt punëdhënësit, dhe të punëdhënësit kundrejt
punëmarrësit është 3 vjet. Ky afat fillon nga data e lindjes
të së drejtës. Kur e drejta bazohet në shkeljen e një
dispozite të Kodit Penal, afati i parashkrimit për veprën
penale është i zbatueshëm edhe për veprën civile.
(2) Punëdhënësi heq dorë nga e drejta për të kërkuar çdëmtimin
e dëmit të shkaktuar nga punëmarrësi, në qoftë se nuk e kërkon
këtë të drejtë me shkrim brenda gjashtë muajve nga dita e
marrjes dijeni.
(3) Konsiderohet se punëdhënësi ka hequr dorë nga çdo e
drejtë, që i ka lindur gjatë marrëdhënies së punës, nëse ai
deri në përfundim të kontratës, nuk njofton me shkrim
punëmarrësin për rezervat që ka në lidhje me faktet për të
cilat ai ka marrë dijeni dhe ka pretendimet e tij.
(4) Ndjekja e shkeljeve penale parashkruhet brenda dy vjetëve,
duke filluar nga dita e kryerjes së shkeljes, me përjashtim të
ndjekjeve të parashikuara nga Kodi Penal.


Neni 204

Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi shfuqizohet ligji nr.6200,
datë 27.6.1981 "Mbi Kodin e Punës të Republikës Popullore
Socialiste të Shqipërisë", ligji nr.7526, datë 3.12.1991 "Për
marrëdhëniet e punës", ligji nr. 7724, datë 21.6.1993 "Për
rregullimin e kohës së punës e të pushimit", ligji nr.7516,
datë 7.10.1993 "Për sindikatat", ligji nr.7673, datë 17.2.1993
"Për kontratën kolektive të punës", si dhe çdo dispozitë
tjetër që vjen në kundërshtim me këtë Kod.


Neni 205

Ky Kod hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 1160, datë 31.7.1995 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  3.247 507120001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan