marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 7978
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 26.07.1995
Data e aprovimit te Aktit: 08.08.1995
Numri i neneve: 70
Numri i fletores zyrtare: 19
Data e fletores zyrtare: 23.08.1995
Aktiviteti: Forcat e Armatosura,Ushtri,Komisioni Mbrojtjes
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Forcat e Armatosura mbahen për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë si dhe të rendit kushtetues të saj.
Amendamente
1 Per Garden e Republikes se Shqiperise.
2 PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTI
Akte te ngjashem
1 Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.
2 Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
3 Për një shtesë në ligjin nr. 7978, datë 26.07.1995 "Për forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë"
4 Për një shtesë në ligjin nr. 7978, datë 26.07.1995 "Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja: L I G J

Nr.7978, datë 26.7.1995

PER FORCAT E ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të
Ministrave,


KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni l

Forcat e Armatosura mbahen për mbrojtjen e sovranitetit dhe
integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë si dhe të
rendit kushtetues të saj. Ato përbëhen nga Ushtria, Forcat e
Ministrisë së Brendshme dhe Forcat e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Neni 2

Organizimi dhe veprimtaria e Forcave të Armatosura
bazohet në Kushtetutë, në ligjet dhe në aktet nënligjore përkatëse.

Neni 3

Ushtria është forca kryesore e armatosur për mbrojtjen e
Atdheut nga agresioni ushtarak i jashtëm. Ajo përbëhet nga Forcat
Tokësore, Forcat e Mbrojtjes Ajrore, Forcat e Mbrojtjes Detare dhe
Forcat Territoriale.


Neni 4

Forcat e Ushtrisë përdoren edhe për operacione paqeruajtëse,
humanitare dhe të shpëtimit, si brenda dhe jashtë vendit. Në
situata të jashtëzakonshme ato mund të përdoren edhe në ndihmë të
rendit publik.




KREU II

SHERBIMI USHTARAK

Neni 5

Shërbimi ushtarak është e drejtë dhe detyrë për çdo shtetas
shqiptar për mbrojtjen e Atdheut, Republikës së Shqipërisë.
Me hyrjen në shërbimin ushtarak, ushtarakët bëjnë betimin
ushtarak me formulën:
"Si pjesëtar i Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë betohem se do të jem ushtarak besnik i popullit tim,
luftëtar i denjë, trim e i disiplinuar, do të zbatoj kërkesat e
Kushtetutës e të ligjeve dhe do të jem i gatshëm në çdo kohë e në
çdo vend duke mos kursyer as jetën time për mbrojtjen e Atdheut.
Ndëshkimi më i rëndë i ligjeve le të më jepet, në qoftë se
shkel këtë betim solemn. Betohem"

Neni 6

Shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen, janë të detyruar të
kryejnë shërbimin ushtarak aktiv ose rezervist në Republikën e
Shqipërisë. Shërbimi ushtarak kryhet personalisht.

Neni 7

Shtetasit shqiptarë që mbushin moshën l6 vjeç merren në
evidencë nga dega e mobilizimit.

Neni 8

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv kryhet nga shtetasit e
moshës 19 deri 32 vjeç.
Në rastet kur shtetasi shmanget nga kryerja e shërbimit të
detyrueshëm ushtarak aktiv, ndërkohë që është i regjistruar në
listën e transportimit nën armë, pa mbushur moshën 32 vjeç, përveç
sanksioneve të tjera të parashikuara me ligj, ai detyrohet të
kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv deri në moshën 40
vjeç.

Neni 9

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak rezervë kryhet nga shtetasit
e moshës deri në 55 vjeç, pasi kanë kryer shërbimin ushtarak aktiv
ose e kanë kaluar moshën 40 vjeç pa kryer shërbimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv.
Për nevojat e mbrojtjes kryejnë shërbim ushtarak rezervë
vullnetarisht edhe shtetaset femra në moshë 19-40 vjeç. Për
specialitete të veçanta deri 45 vjeç.
Në rast mobilizimi të përgjithshëm, mosha e shërbimit të
detyrueshëm ushtarak aktiv e rezervë ndryshon në përshtatje me
situatat dhe nevojat e Forcave të Armatosura me ligj të Kuvendit
Popullor ose me dekret të Presidentit të Republikës.



Neni 10

Thirrja për kryerjen e shërbimit ushtarak aktiv fillon nga
data që shtetasi mbush moshën 19 vjeç.

Neni 11

Shtetasit shqiptarë të moshës 16-32 vjeç, kudo që ndodhen
edhe kur nuk janë lajmëruar, detyrohen të paraqiten vetë në degën
e mobilizimit për regjistrim, të pajisur me librezë ushtarake gati
për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv.

Neni 12

Shtetasi që është vënë në thirrje për kryerjen e shërbimit të
detyrueshëm ushtarak aktiv, nuk pajiset me pasaportë për jashtë
shtet.
Shtetasi shqiptar kur do të largohet jashtë shtetit, para
largimit detyrohet të nënshkruajë me degën përkatëse të mobilizimit
përkatës kontratën për kohën e kryerjes së këtij shërbimi.
Kontrata të nënshkruhet nga kryetari i degës përkatëse të
mobilizimit, prindi(kujdestari)kur shtetasi nuk ka mbushur moshën
18 vjeç dhe vetë shtetasi.
Për rastet kur shtetasi që është vënë në thirrje ka mbushur
moshën 18 vjeç kontrata nënshkruhet nga kryetari i degës përkatëse
të mobilizimit dhe vetë shtetasi.
Në kontratë përcaktohet afati i largimit për jashtë shtetit
dhe i paraqitjes në degën përkatëse të mobilizimit mbas kthimit si
dhe detyrimi në rast se kontrata shkelet. Kontrata lidhet për një
afat deri në dy vjet.
Kushtet e kontratës dhe detyrimet përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.
Urdhri për shlyerjen e detyrimit të parashikuar në kontratë
përbën titull ekzekutiv.
Organet e rendit të mos pajisin me pasaportë shtetasin pa
paraqitur dokumentin nga dega përkatëse e mobilizimit që vërteton
se shtetasi ka bërë ndryshimet në Degën e mobilizimit.


Neni l3

Rezervistët që largohen jashtë shtetit për punësim ose për
arsye të tjera mbi 6 muaj detyrohen të paraqiten më parë në degën
përkatëse të mobilizimit për të bërë veprimet në evidencë. Brenda
60 ditëve të largimit jashtë shtetit ata detyrohen të paraqiten në
përfaqësitë konsullore ose diplomatike shqiptare për t'u marrë në
evidencë.
Këto të fundit bëjnë veprimet për marrjen në evidencë dhe
brenda 60 ditëve njoftojnë Ministrinë e Mbrojtjes.

Neni l4

Koha e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ne forcat e Armatosura është:
a) Për ushtarët aktivë - 12 muaj;
b) Për ushtarët rezervistë - 6 muaj;
c) Për nënoficerët rezervistë - 7 muaj;
d) Për oficerët rezervistë - 8 muaj
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak i rezervistëve kryhet pas
kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv, zakonisht një muaj në çdo
katër vjet.
e) Teknika, automjetet dhe kafshët mund të merren për
stërvitje e prova gatishmërie deri gjysmën e kohës së thirrjes të
efektivit te repartit (nënrepartit) ushtarak ku janë në organikë.
Në rast mobilizimi të pjesshëm ose të përgjithshëm,koha e
shërbimit ushtarak zgjatet edhe për aq kohë sa vazhdon ky
mobilizim,me ligj ose me dekret të Presidentit të Republikës.
Për kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak rezervist,të
thirrurit nën armë paguhen nga qendrat ku janë të punësuar
efektivisht.

Neni 15

Shtetasit shqiptarë që janë të aftë e brenda moshës për
kryerjen e shërbimit ushtarak aktiv, mund të përjashtohen nga
shërbimi i detyrueshëm ushtarak duke paguar personalisht një sasi
të caktuar parash.
Kriteret dhe shuma e detyrimit në këto raste caktohen me
vendim te Këshillit të Ministrave.
Shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë shtetit për punësim,
kur thirren për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
aktiv, për ta shtyrë një vit këtë shërbim, duhet tþi paguajnë
shtetit një shumë të caktuar parash.
Atyre që ju jepet leje për 1 vit, në qoftë se vitin e dytë
nuk paraqiten dënohen me burgim sipas paragrafit të fundit të këtij
neni.
Shtetasit shqiptarë që janë brenda moshës së shërbimit te
detyrueshëm ushtarak aktiv dhe nuk i përgjigjen detyrimit për
pagesë ose nuk paraqiten për të kryer shërbimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Neni 16

Shtetasit që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv
mund të lidhin kontratë me komandën e njësisë për të vazhduar
shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura me pagesë.
Kontrata lidhet me afat jo më pak se 3 vjet.

Neni l7

Kur shtetasit shqiptarë që janë thirrur për të kryer shërbimin
e detyrueshëm ushtarak aktiv kanë kushte të rënda ekonomike
familjare, shteti merr masa për ndihmë ekonomike-sociale.
Kushtet dhe kriteret e dhënies së kësaj ndihme përcaktohen me
vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 18

Thirrja e shtetasve për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak aktiv, caktimi i tyre në armët e shërbimet e FA bëhet nga
dega e mobilizimit. Koha e thirrjes, lirimi dhe mënyra e
organizimit të mobilizimit ushtarak bëhet me urdhër të ministrit
të Mbrojtjes.
Për përcaktimin e aftësive fiziko-shëndetësore dhe kryerjen e
shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv e rezervë, pranë degëve të
mobilizimit krijohen komisione, përbërja dhe detyrat e të cilave
caktohen nga ministri i Mbrojtjes.
Në qoftë se komisioni vendos që shtetasi të përjashtohet nga
shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv,rasti shqyrtohet detyrimisht
nga komisioni epror i Spitalit Qendror të Ushtrisë. Kur ky komision
është i një mendimi me komisionin e bazës,vendimi së bashku me
dokumentet përkatëse i dërgohen ministrit të Mbrojtjes.
Raporti hyn në fuqi me firmosjen nga ministri i Mbrojtjes.
Organet dhe institucionet e ndryshme shtetërore vënë në
dispozicion të komisioneve ushtarako-mjekësore personelin mjekësor,
pajisjet dhe medikamentet sipas kërkesave të degëve të mobilizimit.
Vënia në dispozicion e personelit mjekësor, pajisjeve,
medikamenteve dhe shpërblimi për to rregullohet me vendim të
Këshillit të Ministrave.

Neni 19

Ushtarakët përfitojnë shërbim shëndetësor falas në të
gjitha institucionet shëndetësore shtetërore.
Kriteret e përfitimit të këtij shërbimi përcaktohen me
vendim të Këshillit te Ministrave.

Neni 20

Shtetasit që thirren për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak aktiv, paraqiten në vendin dhe në afatin e caktuar.
Lajmërimi i shtetasve bëhet me fletëthirrje (listë thirrje)
dhe me anë të radios e të televizionit shtetëror.
Me kërkesë të kryetarit të degës së mobilizimit ata që nuk
paraqiten mbas këtij njoftimi sillen të shoqëruar nga policia e
rendit.

Neni 21

Shtetasi që është duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, nuk
thirret për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv e
rezervë
Gjykata, kur jep dënim me burgim ndaj shtetasve që i
nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv e rezervë, dhe
organet përkatëse që kanë filluar ndjekjen penale ndaj tyre, brenda
l0 ditëve, i dërgojnë njoftim degës së mobilizimit që e ka në
evidencë shtetasin. Komandat e reparteve të riedukimit, me lirimin
e personave të dënuar, njoftojnë degët e mobilizimit përkatëse
brenda 15 ditëve.
Komandat e riedukimit, 30 ditë përpara lirimit të të dënuarit,
në rastet kur ky nuk ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak,
njoftojnë degët e mobilizimit të cilat detyrohen të marrin kontakt
me të dënuarin, evidencojnë të dhënat e nevojshme dhe i caktojnë
atij datën e paraqitjes për të kryer shërbimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv.
Shërbimi ushtarak aktiv në këto raste është i detyruar për të
gjithë shtetasit deri në moshën 40 vjeç.
Degët e mobilizimit njoftohen brenda 15 ditëve nga organet
përkatëse edhe në rastet e pushimit të çështjes penale, të
ndryshimit të arrestimit si masë sigurimi dhe kur jepet pafajësi.
Kur shtetasi, gjatë kohës së kryerjes së shërbimit të
detyrueshëm ushtarak aktiv, dënohet me burgim, dhe kur largohet pa
leje nga reparti gjatë kohës së kryerjes së shërbimit, koha e
vuajtjes së dënimit penal dhe koha e largimit pa leje nga reparti
nuk llogariten në afatin e kryerjes së shërbimit ushtarak.
Neni 22

Lirimi para kohe nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv për
ata që deklarohen të paaftë për shkaqe shëndetësore, bëhet me
vendim të komisionit mjekësor ushtarak epror. Ky vendim hyn në fuqi
pasi firmoset nga ministri i Mbrojtjes.
Raportet mjekësore qe u jepen ushtarakëve (ushtarëve dhe
rezervistëve) për paaftësi të përkohshme deri në dy muaj konfirmohen
nga komisioni mjekësor i degës së mobilizimit të rretheve dhe
shërbimi shëndetësor i njësisë ndërsa mbi dy muaj konfirmohen nga
Spitali Qendror i Ushtrisë.
Koha e paaftësisë së përkohshme për shërbim të detyrueshëm
ushtarak aktiv deri në 6 muaj llogaritet në kohën e shërbimit
ushtarak aktiv, ndërsa kur kjo paaftësi zgjt mbi 6 muaj, periudha
mbi 6 muaj nuk llogaritet në kohën e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak.

Neni 23

Kryerja e shërbimit ushtarak aktiv për studentët e shkollave
të larta ushtarake të fillon nga dita e pranimit në shkollë. Kur
studenti ndërpret studimet për shkaqe të papërligjura dhe afati i
kryerjes së shërbimit ushtarak nuk është plotësuar dërgohet për ta
plotësuar atë në repartet e ushtrisë.

Neni 24

Shtetasit që studiojnë në shkollat e larta me shkëputje nga
puna, brenda dhe jashtë vendit, thirren për kryerjen e shërbimit të
detyrueshëm ushtarak aktiv menjëherë pas përfundimit të studimeve.
Ata që nuk përfundojnë shkollën e lartë brenda moshës 32 vjeç,
ndërpresin studimet dhe thirren për kryerjen e këtij shërbimi.
Shtetasit që mbarojnë arsimin e lartë e kryejnë shërbimin ushtarak
në reparte speciale në përputhje me kualifikimin e tyre.
Për shtetasit që mbarojnë studimet e larta universitare me
shkëputje nga puna deri në 31 dhjetor të vitit 2000, koha e
shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv është 6 muaj, me përjashtim
të rasteve të parashikuara ne nenet 24/a dhe 24/b të ligjit
nr.7527, datë 11.12.1991 "Për shërbimin ushtarak në Forcat e
Armatosura të Republikës së Shqipërisë".

Neni 25

Shtetasit shqiptarë kur thirren për shërbim ushtarak aktiv ose
rezervë për stërvitje, forma të tjera të përgatitjes ushtarake dhe
për kushtrim e mobilizim të pjesshëm a të përgjithshëm, njoftohen
nga bashkia e komunat me kërkesën që paraqesin degët e mobilizimit
ose komandat e njësive e reparteve sipas rregullave që përcaktohen
me vendim të Këshillit të Ministrave.
Shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë shtetit për
punësim,shërbim ose arsye të tjera, në rast shpallje të mobilizimit
të pjesshëm ose të përgjithshëm, detyrohen të kthehen në atdhe.
Lajmërimi i tyre bëhet nga konsullata (përfaqësia diplomatike)
shqiptare sipas kërkesave dhe kritereve të përcaktuara nga ministri
i Mbrojtjes.
Përjashtim bëjnë vetëm të shtruarit në spitale ose me raporte
paaftësie të vërtetuara nga një komision mjekësor. Me daljen nga
spitali ose përfundimin e raportit ai paraqitet menjëherë sipas
thirrjes.

Neni 26

Plotësimi i njësive ushtarake me rezervistë, automjete, kafshë
e teknikë tjetër të nevojshme bëhet mbi bazë territori të rrethit
dhe kur është e nevojshme edhe jashtë tij.
Organet e pushtetit lokal për rastet e provave të
gatishmërisë, mobilizimit të pjesshëm a të përgjithshëm detyrohen
të organizojnë mbi bazë lagje, rruge, fshati, komune, bashkie,
rrethi etj., sistemin e lajmërimit me korrier mjete sinjalizuese e
forma të tjera për njoftimin dhe paraqitjen e të mobilizuarve në
kohën dhe vendin e duhur.
Kriteret për organizimin e këtij sistemi përcaktohen nga
Këshilli i Ministrave.

Neni 27

Nuk marrin pjesë në stërvitje, kushtrim ose forma të tjera të
përgatitjes ushtarake.
a) Deputetët, ministrat, titullarët e institucioneve qendrore,
prefektët, kryetarët e këshillave të rretheve e bashkive, kryetari
i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Kasacionit,
kryetarët e Gjykatave të Apelit e të rretheve, prokurorët e
rretheve, ata që ndodhen jashtë shtetit në përfaqësitë tona, për
studime ose kurime, dhe të gjithë ata, që nga ministritë ose
institucionet e tjera qendrore përcaktohen si persona që kanë
detyra kritike, ndërprerja e të cilave dëmton rëndë sektorët jetikë
të shtetit ose të ekonomisë. Përjashtohen edhe ato organizma që
veprojnë në situatë të veçantë, të përcaktuara me vendim te
Këshillit të Ministrave.
b) Të sëmuret që vërtetojnë paaftësinë e përkohshme me raporte
të komisionit mjekësor, të shtruarit në spital.

c) Të arrestuarit e të dënuarit me burgim, për gjithë
periudhën e arrestimit e të vuajtjes së dënimit.


KREU III

OFICERET DHE NENOFICERET

Neni 28

Oficer aktiv i Forcave të Armatosura mund të bëhet çdo shtetas
i Republikës së Shqipërisë që ka përfunduar shkollën e lartë
ushtarake ose arsimin e lartë civil të plotësuar me kurse të
nevojshme të kualifikimit ushtarak. Kohëzgjatja e shërbimit
ushtarak të oficerëve aktivë rregullohet me ligj të veçantë.
Shtetasit që janë dënuar për përvetësime, falsifikime të
dokumenteve zyrtare ose për shpërdorim detyre, nuk merren si oficer
aktiv.

Neni 29

Nënoficer aktiv i Forcave të Armatosura mund të bëhet çdo
shtetas i Republikës së Shqipërisë që ka përgatitje
tekniko-profesionale në përshtatje me detyrën e ngarkuar, arsim të
mesëm ose të lartë dhe që ka kryer shërbimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv,përveç femrave për të cilat nuk kërkohet një kusht
i tillë.
Shtetasit që janë dënuar për përvetësime, falsifikime të
dokumenteve zyrtare ose për shpërdorim detyre, nuk merren si
nënoficer aktivë.
Nënoficeri i karrierës përveç kushteve të mësipërme duhet të
ketë kryer shkollën për përgatitjen e nënoficerëve të karrierës, në
specialitetin përkatës.
Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak të nënoficerëve aktivë është
deri në 55 vjeç për burrat dhe deri në 50 vjeç për gratë.


Neni 30

Oficerëve dhe nënoficerëve aktivë, vjetërsia e shërbimit
ushtarak u llogaritet nga dita e hyrjes në Forcat e Armatosura të
Republikës së Shqipërisë si ushtarë, kursantë ose studentë
ushtarakë (në shkollat e larta ushtarake e civile).

Neni 31

Oficer dhe nënoficer rezervist mund të jetë çdo shtetas me
arsim të mesëm ose të lartë që ka kualifikimin e nevojshëm
ushtarak. Ata kryejnë detyra të shërbimit ushtarak në radhët e
Forcave të Armatosura në një periudhë kohe të caktuar. Kur nuk
caktohen në detyra të tilla, mbahen në evidencë nga degët të
mobilizimit dhe kur lind nevoja thirren.
Rregullat për titullimin, emërimin në detyrë dhe nxjerrjen në
lirim të oficerëve dhe nënoficerëve rezervistë caktohen nga
ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm.
Kur oficeri dhe nënoficeri rezervist nuk ka rezultate në
detyrën që kryen ose shkel ligjet; oficeri ulet në detyrë dhe
bëhet nënoficer ndërsa nënoficeri rezervist bëhet ushtar. Për
oficerët urdhri jepet përkatësisht nga ministri i Mbrojtjes dhe ai
i Brendshëm ndërsa për nënoficerët nga organi që i ka në emërtesë.

Neni 32

Emërim në detyrë, gradimi, transferimi, nxjerrja në rezervë
dhe në lirim e oficerëve aktivë dhe nënoficerëve të karrierës bëhet
përkatësisht me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ministrit të
Brendshëm ose kryetarit të SHIK-ut.
Për oficerët aktivë me gradë madhore emërimi në detyrë,
gradimi, transferimi, nxjerrja në rezervë dhe në lirim bëhet me
dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Kryetarit të
Këshillit të Ministrave.
Oficerët dhe nënoficerët e karrierës mund të komandohen për
detyra të veçanta deri në një vit.
Të drejtat dhe kompetencat për komandim përcaktohen me akte
nënligjore nga ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm e
kryetari i SHIK-ut.
Të gjithë oficerët e nënoficerët e karrierës sapo fillojnë
studimet në shkollat ushtarake nënshkruajnë kontratën në të cilën
parashikohen kushtet dhe sanksionet në rast mosrespektimi. Urdhri
i Ministrit përkatës për detyrimin në rast mosrespektimi të
kontratës përben titull ekzekutiv.
Oficerët aktiv të Forcave të Armatosura dalin në rezervë në
këto raste:
a) Kur bëhen shkurtime organike për shkak të reformës në
ushtri dhe nuk mund te sistemohet në detyrë tjetër.
b) Kur bëhet i paaftë për të shërbyer në Forcat e Armatosura
si oficer aktiv i vërtetuar me raport mjekësor nga komisioni i
Spitalit Qendror të Ushtrisë.
c) Me kërkesën e tij kur ka mbushur afatin për pension të
pjesshëm ose plotëson kontratën e nënshkruar si oficer aktiv.
ç) Kur nuk plotëson kushtet dhe kriteret e testimit për një
gradë më të lartë dhe për gradën që mban nuk mund të sistemohet në
detyrë.
d) Transferohet në një detyrë tjetër jashtë radhëve të Forcave
të Armatosura.
e) Kur mbushin moshën për pension të plotë pleqërie.
Oficerët aktivë dalin në lirim në këto raste:
a) Kur shkelin ligjet ose thyejnë rëndë e në mënyrë të
përsëritur disiplinën ushtarake.
b) Kur braktisin detyrën dhe prishin kontratën e nënshkruar në
mënyrë të njëanshme.
Për shkaqet e parashikuara në këtë neni nënoficerët aktivë të
Forcave të Armatosura nxirren në lirim.
Për të gjitha mosmarrëveshjet që lindin në këto raste,
ushtaraku ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda l0 ditëve nga
dita e komunikimit të urdhrit.
Mënyra e shpërblimit dhe trajtimi i ushtarakëve që dalin në
rezervë ose në lirim rregullohet me dispozita të veçanta.

KREU IV

EVIDENCA USHTARAKE

Neni 33

Në çdo prefekturë mbi bazë territori e rrethi funksionojnë një
ose disa degë mobilizimi.
Këto degë krijojnë evidencat e nevojshme për mobilizimin e
resurseve(me njerëz, kafshë, teknikë etj.) dhe veprojnë mbi bazën
e dispozitave ligjore në fuqi dhe të rregullores përkatëse.

Neni 34

Degët e mobilizimit për problemet e plotësimit,të evidencimit,
të planifikimit dhe të përdorimit të kontingjenteve njerëzore, të
kafshëve, të automjeteve, të traktorëve dhe të teknikës tjetër, si
dhe për përgatitjen tekniko-profesionale të personelit varen nga
Ministria e Mbrojtjes (Drejtoria e Organizimit Ushtarak).
Për problemet e plotësimit të njësive, të reparteve dhe
institucioneve ushtarake, për organizimin e lajmërimit dhe
mobilizimit, degët e mobilizimit përgjigjen para prefektit.


Neni 35

Ministritë dhe institucionet qendrore,organet e administratës
shtetërore, ndërmarrjet,institucionet e tjera, organizatat
politike,ekonomike e shoqërore, personat juridikë dhe punëdhënësit
privatë, detyrohen t'u japin në kohë degëve të mobilizimit te
gjitha të dhënat e nevojshme për shtetasit, kafshët, automjetet e
teknikën që disponojnë si dhe të gjitha ndryshimet që pësojnë ato.



Neni 36

Zyrat e gjendjes civile detyrohen t'u japin degëve të
mobilizimit listat e të rinjve që mbushin moshën l6 vjeç me
adresën, vendlindjen e vendbanimin, me përbërjen familjare dhe
ndryshimet për to. Degët e mobilizimit evidencojnë dhe verifikojnë
të dhënat e mësipërme, organizojnë e zhvillojnë kontrollet
mjekësore dhe pajisin shtetasit me dokumentet përkatëse ushtarake.

Neni 37

Në rast mobilizimi e lufte, ministritë, institucionet e tjera
qendrore, organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet,
institucionet e organizatat politike, ekonomike e shoqërore,
persona të tjerë juridikë dhe punëdhënësit privatë, për kompletimin
e Forcave të Armatosura detyrohen të venë në dispozicion të degëve
të mobilizimit dhe të reparteve ushtarake, objekte të veçanta të
pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, automjetet,traktorët së
bashku me shoferët e traktoristët, si dhe teknikën tjetër të
nevojshme, ne bazë të rregullave të përcaktuara me vendim të
Këshillit të Ministrave.

Neni 38

Të dhëna të nevojshme, në kuptim te nenit 35 të këtij ligji,
janë sidomos:
- njoftimet për largimet nga qendrat e punës e te banimit
brenda e jashtë rrethit ose jashtë shtetit, ndryshimet që pësojnë
shtetasit në aftësinë fiziko-shëndetësore nivelin arsimor, dënimet,
vdekjet e të dhëna të tjera të kësaj natyre.
- ndryshimet për kafshët e ngarkesës, si dhe njoftimet për
gjendjen e gatishmërinë teknike të automjeteve e të autotraktorëve.
- krijimi i ndërmarrjeve shtetërore ose private,i
institucioneve e qendrave të ndryshme të punës si dhe pushimi i
veprimtarisë të tyre.

Neni 39

Bashkitë e komunat njoftojnë shtetasit rezervistë për kryerjen
e stërvitjes së radhës, për provë gatishmërie e kushtrimi luftarak,
sipas kërkesës që bëjnë komandat e njësive dhe degët e mobilizimit.

Neni 40

Shtetasit që i nënshtrohen shërbimit ushtarak rezervë,kur
ndryshojnë vendbanimin, qendrën e punës, bëhen të paaftë fizikisht
për shërbimin ushtarak e përgatiten për të dalë për periudha të
gjata jashtë shtetit, kur kthehen nga jashtë shtetit, si dhe kur
lirohen nga shërbimi ushtarak aktiv detyrohen të paraqiten brenda
l0 ditëve në degën e mobilizimit dhe në repartin ku janë inkuadruar
për të bërë ndryshimet e evidencës.

Neni 41

Ministritë, institucionet e tjera qendrore, organet e
pushtetit lokal, ndërmarrjet dhe institucionet e tjera, organizatat
politike, ekonomiko-shoqërore, personat e tjerë juridikë e
punëdhënësit privatë detyrohen të mos pranojnë në punë punonjësit
që i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv e
rezervist pa bërë më arë ndryshimet e evidencës ushtarake.

Neni 42

Shtetasit që thirren për të kryer shërbimin ushtarak, për
stërvitje, prova gatishmërie e mobilizimi, kurse e forma të
kualifikimit ushtarak dhe për kontroll e regjistrim në evidencën
ushtarake, detyrohen të paraqiten menjëherë në vendin dhe afatin e
caktuar.

Neni 43

Drejtuesit e ministrive, institucioneve e organeve të tjera
qendrore, organet e pushtetit lokal, ndërmarrjet dhe institucionet
e tjera, organizatat politike, ekonomiko-shoqërore, personat e
tjerë juridikë dhe punëdhënësit privatë detyrohen të mos pengojnë
shtetasit për kryerjen e shërbimit ushtarak për stërvitje,provë
gatishmërie ose mobilizimi,kurse e forma kualifikimi ushtarak.
Ndalohet mbajtja e pranimi në punë i shtetasve që thirren për
të kryer detyrimet e mësipërme.

Neni 44

Të gjithë shtetasit që janë në evidencë ushtarake, gjatë
stërvitjes, provave të kushtrimit, kryerjes së shërbimit ushtarak
aktiv dhe veprimeve në degët e mobilizimit, duhet të kenë me vete
librezën ushtarake bashkë me shenjën personale.
Për dëmtimin dhe humbjen e tyre njoftohet dega e mobilizimit
e cila bën ripajisjen kundrejt pagesës.

Neni 45

Shmangia e shtetasit shqiptar nga regjistrimi, mosbërja e
ndryshimeve në evidencën ushtarake kur kryhen për herë të parë
dënohen me gjobë nga 1 000 deri në 25 000 lekë.
Shmangia e shtetasit shqiptar nga thirrja për të kryer
shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv dënohet për çdo ditë
mosparaqitje 1000 lekë gjobë dhe mbas 15 ditësh mosparaqitje
dënohet penalisht.
Shmangia e shtetasit shqiptar nga thirrja për stërvitje
ushtarake apo nga prova e gatishmërisë dhe e mobilizimit kur kryhet
për herë të parë dënohet me gjobë nga 10 000-25 000 lekë.
Shkeljet e tjera të parashikuara në këtë Ligj dënohen me gjobë
nga 5.000 50 000 lekë.
Gjoba në të gjitha rastet jepet nga kryetari i degës së
mobilizimit.
Vlefta e gjobës së parashikuar në këtë neni ndryshohet me
vendim të Këshillit të Ministrave në vartësi të inflacionit dhe të
ndryshimit të nivelit të jetesës.
Ankimi kundër vendimit të dënimit me gjobë dhe vjelja e
gjobave bëhet sipas rregullave të përcaktuara në ligjin "Për
kundërvajtjet administrative". Nga vjelja e gjobave 80 për qind e
vlerës kalojnë në favor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe 20 për qind
në buxhetin e pushtetit lokal.
KREU V

SIGURIMI MATERIAL E FINANCIAR I FORCAVE TE ARMATOSURA
DHE DISA TE DREJTA PER PAGAT E SHPERBLIMET
PER USHTARAKET

Neni 46

Sigurimi material e financiar për plotësimin e detyrave të
mbrojtjes së vendit dhe kryerjen e shërbimit ushtarak bëhet nga
buxheti i shtetit. Masa e buxhetit për llogari të mbrojtjes caktohet
nga Kuvendi Popullor, në bazë të propozimit të Këshillit të
Ministrave.
Kriteret e përdorimit të fondeve dhe kompetencat përkatëse
përcaktohen me dispozita të Këshillit të Ministrave.
Sigurimi material e financiar i familjeve të shtetasve të
thirrur në shërbim ushtarak në kohë luftë, rregullohet me dispozita
të Këshillit të Ministrave.
Përballimi i shpenzimeve për paga, veshmbathje, ushqime etj.
të shtetasve që thirren në shërbim ushtarak aktiv a rezervist në
kohë paqeje ose lufte bëhet nga njësitë e repartet ushtarake.

Neni 48


Ushtaraku gëzon status të veçantë.
Statusi i ushtarakut rregullohet me ligj të veçantë.

Neni 49

Ushtarët,nxënësit dhe studentët ushtarakë të veshur me
uniformë, udhëtojnë pa pagesë në të gjitha llojet e transportit
shtetërore të udhëtarëve brenda vendit.

Neni 50

Në raste të veçanta, për rezultate shumë të mira në
stërvitje e gatishmëri, ruajtjen e administrimin e pronës, si dhe
kur kryen detyra me rreziqe e mundime të veçanta për jetën e tij,
ushtarakëve të shërbimit aktiv u jepet shpërblim në masën deri në
6 (gjashtë) paga mujore në vit me miratim të Ministrit.
Kursantit dhe studentit të shkollave ushtarake dhe
ushtarit u jepet shpërblim në masën e 3 (tre) paga bazë të
funksionit organik më të ulët të oficerit.
Ish-ushtarakët që kanë dalë në pension ose për arsye të
ndryshme kanë dalë në rezervë para kohë nga strukturat e Forcave të
Armatosura,kur aktivizohen në interes të zgjidhjes së problemeve të
ndryshme sipas punës së bërë marrin shpërblimin e funksionit ku
punojnë.
Oficerëve dhe nënoficerëve të shërbimit aktiv të përhershëm,
në rast fatkeqësie natyrore, vdekje ose sëmundje të rëndë e të
gjatë të tyre u jepet ndihmë e menjëhershme në masën e 3 (tre)
pagave mujore, ndërsa për pjesëtarët e familjes në ngarkim të tyre
deri në 1 (një) pagë mujore.
Ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm, nxënësve, kursantëve,
studentëve të shkollave ushtarake e rezervistëve(në kohën e
stërvitjes),u jepet ndihmë e menjëhershme në masën e 6 (gjashtë)
pagave mujore të funksionit organik më të ulët të oficerit, në rast
vdekje të tyre.
Kur ushtaraku për shkak të detyrës humbet jetën, ose bëhet i
paaftë pjesëtarët e familjes përfitojnë pension familjar në masën
100 për qind të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të
shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit të të ndjerit.
Kur ushtaraku për shkak të aftësive të kufizuara caktohet në
një pune a detyrë që paguhet më pak deri në kohën e riaftësimit të
plotë përfiton kompensimin e pagës mujore që kishte.
Masa e shpërblimit dhe e ndihmës së menjëhershme caktohet e
jepet me urdhër të titullarit të njësive, institucioneve dhe
ndërmarrjes ushtarake ku është fiktiv apo ka shërbyer ushtaraku.

KREU VI

DISIPLINA, UNIFORMA, JETA E BRENDSHME DHE SHERBIMI
I ROJES NE FORCAT ARMATOSURA

N O C I O N E

Neni 51

a) Baza e Forcave të Armatosura është disiplina ushtarake.
Të gjithë ushtarakët vartës dhe eprorë janë të detyruar të zbatojnë
pa diskutim Kushtetutën, ligjet, rregulloret ushtarake dhe urdhrat
sipas hierarkisë.
Për shkeljet e disiplinës ushtarake jepen masa disiplinore,
administrative ose penale.
Rregulla të hollësishëm për disiplinën ushtarake, për stimujt
moralë dhe materialë, llojet e masave disiplinore, kompetencat e
komandave në dhënien e tyre dhe ankimet e raportimet përcaktohen në
rregulloret-bazë përkatëse.
b) "Shefi" është personi autoritar që ka të drejtë t'u japë
urdhër vartësve të tij.
c) "Eprori" është ushtaraku me gradë më të lartë. Ai është
autoriteti që u jep urdhra vartësve për probleme disiplinore.
ç) "Vartës" është personi me gradë më të ulët .
d) "Komandanti" është personi që komandon njësi strategjike,
operative, njësi, reparte e nënreparte taktike të mbështetjes
luftarake e administrative.
e) "Autoritet" është personi që ka të drejtë të përdorë forcën
që i ka dhënë ligji.
ë) "Urdhri" është ushtrimi i autoritetit që i është dhënë për
kryerjen detyrave.
f) "Komandimi" është ushtrimi i autoritetit të dhënë nga ligji
sipas shkallëve që nga nënreparti e njësitë më të ulëta deri te
njësitë më të larta.
g) "Drejtimi" e "kontrolli" është veprimtaria e organizuar e
komandantëve në përdorimin e reparteve e njësive brenda kuadrit të
komandimit.
gj) "Masa" është ushtrimi i autoritetit nga ana e eprorëve
sipas ligjit, vendimeve, urdhrave për ruajtjen e vazhdimësisë së
disiplinës.
h) "Stimuli" është formë shpërblimi që i jepet personit për
rezultate të larta në realizimin e detyrave.
i) "Uniforma" është veshja që përdoret sipas modeleve të
miratuara në rregulloren dhe albumet e veshmbathjes të Forcave të
Armatosura për personelin ushtarak dhe civil.
Çdo ushtarak është i detyruar të mirëmbajë dhe ta përdorë
uniformën sipas modeleve të përcaktuara, në të kundërt i jepet masë
disiplinore materiale ose penale.

JETA E BRENDSHME NE FORCAT E ARMATOSURA

Neni 52

Jeta dhe veprimtaria e Forcave të Armatosura organizohet,
drejtohet dhe zhvillohet në bazë të ligjeve, akteve nënligjore,
rregulloreve ushtarake, urdhrave dhe udhëzimeve.

SHERBIMI I ROJES

Neni 53

Shërbimi i rojës organizohet për ruajtjen e jetës së
njerëzve, objekteve pronës ushtarake etj. nga veprimtaria
keqbërëse dhe nga të gjitha shkaqet e faktorët që sjellin pasoja
negative. Ai bazohet në zbatimin me përpikëri të ligjeve, akteve
nënligjore, rregulloreve, urdhrave e udhëzimeve.

KREU VII

Neni 54

Përpara drejtësisë të gjithë ushtarakët janë të barabartë pa
dallim grade dhe funksioni.


KOMISIONET DISIPLINORE

Neni 55

Komisionet disiplinore krijohen me qëllim që të realizojnë
disiplinën brenda garnizonit ku është organizuar ky komision.

Neni 56

Komisionet disiplinore organizohen në nivelin e batalionit
(grupi) dhe kur ndihet e nevojshme në nivel brigade.

Neni 57

Në çdo garnizon (brigadë, batalion) komisionet disiplinore që
do të krijohen përbëhet nga 3 (tre) veta, një prej të cilëve është
kryetar. Këta anëtarë janë oficerë të këtij reparti dhe nuk është
e domosdoshme të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik.

Neni 58

Në çdo garnizon (brigadë-batalion) caktohet një oficer
disiplinor. Detyra këtij oficeri është grumbullimi e përpilimi i
dokumenteve të nevojshme dhe dërgimi i tyre komisionit disiplinor.
Neni 59

Oficeri disiplinor, në të njëjtën kohë është edhe këshilltar i
gjykimeve disiplinore të komandantit.

Neni 60

Oficeri disiplinor bën detyrën si prokuror në komisionin
disiplinor.

Neni 61

Çështjet që do të gjykojë komisioni disiplinor janë ato
që përcaktohen në këtë ligj dhe në rregulloren e disiplinës.

Neni 62

Komisioni disiplinor ka kompetencë të japë dënim deri në
1 muaj ndalim disiplinor.

Neni 63

Vendimet e komisioneve disiplinore marrin formë të prerë me
miratimin e komandantit të repartit ku është organizuar ky komision
dhe me miratimin e këtij vendimi nuk njihet e drejta e ankimit.

Neni 64

Ushtarëve dhe nënoficerëve të shërbimit të detyrueshëm që
dënohen nga komisioni disiplinor, ndalimi disiplinor nuk u
llogaritet në kohën e shërbimit ushtarak.

Neni 65

Bashkëngjitur këtij ligji është vendosur një pasqyrë që
tregon kufijtë e masave disiplinore që kanë të drejtë të japin
eprorët drejtpërdrejt kur ata e gjykojnë të arsyeshme.

Neni 66

Komandanti, para dhënies së masës disiplinore ndaj
ushtarakut, është i detyruar të marrë mbrojtjen me shkrim prej tij
dhe pastaj po me shkrim i jep personit urdhrin e vuajtjes së masës
disiplinore.


Neni 67

Ushtarakut që i jepet një nga masat që parashikohen në
pasqyrën përkatëse ka të drejtë të ankohet me shkrim te komandanti
i drejtpërdrejtë i atij që ka dhënë masën.
Vendimi që i jep komandanti është i formës së prerë.

KREU VIII

DISPOZITAT E FUNDIT

Neni 68

Ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe kryetari
i SHIK-ut, nxjerrin rregullore ose urdhra e udhëzime për zbatimin
e këtij ligji.

Neni 69

Ligji nr. 7529, datë 11.12.1991, "Për shërbimin ushtarak
në Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë" shfuqizohet me
përjashtim të neneve 24/a dhe 24/b.
Gjithashtu mbeten pa fuqi të gjitha aktet ligjore e nënligjore
që bien në kundërshtim me këtë ligj.

Neni 70

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr. 1179, datë 8.8.1995 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

KOMPETENCAT E KOMANDANTEVE SIPAS GRADAVE NE DHENIEN E MASAVE DISIPLINORE

Pasqyra nr. 1

Masa disiplinore Qortim Qortim shenim ne dosje Masa disiplinore, prerje page Per largimet pa leje jepet prerje ne lejet e ushtareve, nxenes, studente Sherbime jashte rradhe (vetem ushtare) Ndalimet disiplinore (ne repart, regjim, kazerme) Ndalimet ne dhomen e ndalimit disiplinor (ne grup) Masa
Disiplinore
Gjendje
Arresti
(i vetem)
Grada oficeret ushtaret
Rreshter " " Deri 1 dite Deri 1 here
Nenoficer
Kapter " " Deri 2 dite Deri 2 here Deri 1 dite
Nentoger
Toger " " Deri 3 dite Deri 3 here Deri 1 dite
Kapiten
Kapiten I " " Deri 7 dite Deri sa te shihet e arsyeshme Deri 3 dite Deri 3 dite Deri 7 dite Deri 7 dite
I vetem ne
qeli
Major " " Deri 1/10 e rroges Deri 1/4 e lejes " Deri 7 dite Deri 4 dite Deri 14 dite Deri 5 dite
Nenkolonel
Kolonel " " Deri 1/8 e rroges Deri 1/3 e lejes " Deri 14 dite Deri 7 dite Deri 21 dite Deri 7 dite
Gjen-Br
Gjen-Maj " " Deri 1/4 e rroges Deri 1/2 e lejes " Deri 21 dite Deri 14 dite Deri 28 dite Deri 14 dite
Gjen-I.et
Gjeneral Deri 1/4 e rroges " Deri 28 dite Deri 28 dite " Deri 21dite
Minister mbrojtje


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
USHTRIA
 2.582 507260001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb