marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar e të pagës neto për efekt pensioni"
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 2
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 05.10.2005
Data e aprovimit te Aktit: 05.10.2005
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 79
Data e fletores zyrtare: 31.10.2005
Aktiviteti: Pensione
Propozuar nga: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Pershkrimi i Aktit: Llogaritja dhe indeksimi i bazës së vlerësuar e të pagës neto për efekt pensioni"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:UDHËZIM
Nr .2, datë 5.10.2005

"PËR LLOGARITJEN DHE INDEKSIMIN E BAZËS SË VLERËSUAR E TË PAGËS NETO PËR EFEKT PENSIONI"

Bazuar në nenin 74 dhe në nenin 59 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në mbledhjen e tij të datës 5.10.2005, Këshilli Administrativ i ISSH-së nxori këtë udhëzim:
I. Për personat që e drejta për pension u ka lindur pas datës 15.6.2005, e në vazhdim, baza mesatare mujore e vlerësuar për efekt pensioni llogaritet si, shumë e pagave për të cilat janë derdhur kontribute nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit me pagat referuese të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, për të gjitha periudhat e njohura si periudha sigurimi para datës 31.12.1993, të indeksuara me koeficientet e miratuar çdo vit me vendime të Këshillit të Ministrave, pjesëtuar me periudhën e sigurimit së cilës i përgjigjen këto paga.
Pagat referuese janë përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficientet vjetorë të
indeksimit të bazës së vlerësuar përcaktohen çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.
II. Baza e vlerësuar për periudhat e njohura si periudha sigurimi sipas nenit 58 pika 1, shkronja "a", nenit 91 pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, (i ndryshuar), është si më poshtë:
1. Për periudhat e punësimit, të njohura si "vjetërsi pune" para datës 31.12.1993, baza e vlerësuar është shuma e pagave referuese sipas llojit të punës së kryer dhe arsimimit individual, të indeksuara, mbështetur në pagat e përcaktuara në pasqyrat A1, A2 dhe A3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005 "Për caktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve".
2. Për periudhat e punësimit, vetëpunësimit apo sigurimit vullnetar pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar është shuma e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet për periudhën ekonomikisht aktive, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
3. a) Për periudhën gjatë së cilës personi ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak para datës 1.1.1994, baza e vlerësuar është shuma e pagave referuese, e përcaktuar në tabelat A1, A2, A3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005 "Për caktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve", të indeksuara me koeficientet sipas viteve. Në rastet kur para fillimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, personi nuk ka punuar, si pagë referuese merret paga e caktuar në tabelën A3, numri rendor 33 "punëtorë të tjerë", e indeksuar me koeficientet përkatës sipas viteve.
3. b) Për periudhën gjatë së cilës personi ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar është shuma e pagave minimale për efekt të pagesës së kontributeve në muajt/vitin përkatës, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve. Në rastet kur para fillimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, personi ka punuar, baza e vlerësuar është paga mesatare mbi të cilën janë paguar kontribute në vitin e fundit të punës, e indeksuar me koeficientet përkatës sipas viteve.
4. Baza e vlerësuar për periudhën e përfitimit të pagës kalimtare, sipas ligjit nr. 8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996 "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit" dhe të ligjit nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", është shuma e pagave mujore referuese sipas funksionit para se të fillonte trajtimi financiar sipas ligjeve të mësipërme, por brenda kufijve të pagës minimale dhe maksimale, të indeksuar me koeficientet përkatës sipas viteve.
5. Baza e vlerësuar për periudhën e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 9418, datë 20.5.2005 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë" dhe të ligjit nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit", është shuma e pagave mujore referuese sipas funksionit para se të fillonte trajtimi financiar sipas ligjeve të mësipërme, por gjithmonë brenda kufijve të pagës minimale dhe maksimale, të indeksuar me koeficientet përkatës sipas viteve.
6. a) Baza e vlerësuar për periudhën e përfitimit të trajtimit, sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", është shuma e pagave minimale mbi të cilat janë paguar kontributet nga Buxheti i Shtetit për periudhën e përfitimit të trajtimit, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
6. b) Baza e vlerësuar për periudhën e përfitimit të trajtimit, sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake", është shuma e pagave mujore mbi të cilat janë paguar kontributet nga Buxheti i Shtetit, për periudhën e përfitimit të trajtimit, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
7. Baza e vlerësuar për periudhën e përfitimit të të ardhurave nga sigurimet shoqërore për sëmundje ose barrëlindje është shuma e bazës së vlerësuar mujore mbi të cilën është llogaritur përfitimi nga sigurimet shoqërore, e indeksuar me koeficientet përkatës sipas viteve.
Kur përfitimi është caktuar sipas pagave të periudhës para datës 1.1.1994, baza e vlerësuar për këtë periudhë, është shuma e pagave referues e të përcaktuara në tabelat A1, A2, A3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
8. Baza e vlerësuar për periudhën kur përfituesi ka pasur pension invaliditeti të pjesshëm dhe gjatë trajtimit me këtë përfitim nuk ka qenë ekonomikisht aktiv, është shuma e bazave të vlerësuara mujore, mbi të cilën është llogaritur pensioni, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
Kur përfitimi është caktuar sipas pagave të periudhës para datës 1.1.1994, baza e vlerësuar për këtë periudhë është shuma e pagave referuese të përcaktuara në tabelat A1, A2, A3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
9. Baza e vlerësuar për periudhën kur përfituesi ka përfituar pension invaliditeti të pjesshëm dhe gjatë trajtimit me këtë përfitim ka punuar me një pagë më të lartë se paga mbi të cilën i është llogaritur pensioni, është shuma e pagave mujore mbi të cilat janë paguar kontributet, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
10. Baza e vlerësuar për periudhën kur përfitues i ka përfituar pension invaliditeti të pjesshëm dhe sipas vendimit të KMCAP-it, ka punuar 6 orë në profesion, është shuma e pagave mujore mbi të cilat janë paguar kontributet, të ngritura në pagën ditore të plotë dhe të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
11. Baza e vlerësuar për periudhën para datës 1.1.1994, kur përfituesi ka përfituar pension invaliditeti të plotë, është shuma e pagave referuese të përcaktuara në tabelat A1, A2 dhe A3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005, sipas llojit të punës së kryer para invalidizimit, të indeksuara me koeficientet përkatës sipas viteve.
12. Për personat që periudhën e fundit të aktivitetit ekonomik, pas datës 1.1.1994, e kanë si të vetëpunësuar në bujqësi dhe plotësojnë kushtet për pension qyteti, sipas nenit 96 paragrafët 1,2,3, si dhe për ata që plotësojnë kushtet për pension fshati, sipas nenit 96 paragrafi 4, baza mesatare e vlerësuar llogaritet mbi pagat minimale të caktuara në vitin përkatës me vendime të Këshillit të Ministrave, indeksuar me koeficientet vjetorë si më sipër.
13. Për periudhën gjatë së cilës personi ka derdhur kontribute në skemën e sigurimit vullnetar, baza e vlerësuar është shuma e pagave mbi të cilat është llogaritur kontributi vullnetar, të indeksuara me koeficientet sipas viteve, duke filluar nga viti që është bërë pagesa e kësteve të sigurimit.
III. Për efekt të llogaritjes të së ardhurës për invaliditet të përhershëm dhe të së ardhurës për invaliditet të pjesshëm të përhershëm, sipas nenit 48 dhe 49 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, paga mesatare mujore e tre viteve të fundit të punës nxirret nga shuma e pagave e përfituar për ato vite pjesëtuar me periudhën kalendarike. Shuma e përfitimit mujor nuk mund të jetë më pak se pensioni minimal.
IV. Me termin "pagë neto", në zbatim të pikës 4 të nenit 32 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, dhe të neneve të tjera ku përmendet ky term, kuptohet masa që mbetet pasi nga paga bruto, sipas përmbajtjes së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, zbritet shuma që del nga zbatimi mbi këtë pagë i përqindjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pjesa që i përket punëmarrës it, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" dhe ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", si dhe pjesa e tatimit mbi të ardhurat personale. Zbritjet nga paga bruto llogariten sipas përqindjeve dhe shumave të përcaktuara në dispozitat ligjore në fuqi për periudhën përkatëse. Paga mesatare mujore neto llogaritet duke vënë në raport shumën e pagave mesatare neto të 3 viteve të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës, të indeksuara sipas rregullave dhe koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësuar pjesëtuar me muajt kalendarikë të periudhës. Për efekt të llogaritjes së këtij treguesi në tri vitet rresht çdo muaj mund të përsëritet vetëm tri herë.
V. Udhëzimi i Këshillit Administrativ nr. 1, datë 24.12.2002 "Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar për efekt pensioni" do të zbatohet për raste kur data e lindjes të së drejtës për pension është nga 1.1.1997 deri në 15.6.2005.
VI. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 15.6.2005.

KRYETARI I KËSHILLIT ADMINISTRATIV
Koço Barka





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.146 510050004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as