marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për lejimin e ekspozimit të pikturës "Motra Tone", objekt me vlera unikale të trashëgimisë kulturore kombëtare, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 782
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 14.12.2005
Data e aprovimit te Aktit: 14.12.2005
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 98
Data e fletores zyrtare: 23.12.2005
Aktiviteti: Mbrojtja Pasurise Kulturore
Propozuar nga: Ministria e Turizmit,Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Pershkrimi i Aktit: Lejimin e ekspozimit të pikturës "Motra Tone", objekt me vlera unikale të trashëgimisë kulturore kombëtare, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nga muzeu C2RMF, Luvër, në muzeun D'Orsay, në Paris, Francë, nga datat 14-16 dhjetor 2005.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 782, datë 14.12.2005

PËR LEJIMIN E EKSPOZIMIT TË PIKTURËS "MOTRA TONE", OBJEKT ME VLERA UNIKALE TË TRASHËGIMISË KULTURORE KOMBËTARE, JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje t nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Lejimin e ekspozimit të pikturës "Motra Tone", objekt me vlera unikale të trashëgimisë kulturore kombëtare, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nga muzeu C2RMF, Luvër, në muzeun D'Orsay, në Paris, Francë, nga datat 14-16 dhjetor 2005.
2. Ekspozimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të bëhet, në përputhje me udhëzimin nr. 2, datë 18.3.2004 të Këshillit të Ministrave "Për lëvizjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta kombëtare dhe unikale, për restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë".
3. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  2.214 512140001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania