ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike"
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9475
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 09.02.2006
Data e aprovimit te Aktit: 09.02.2006
Numri i neneve: 18
Numri i fletores zyrtare: 19
Data e fletores zyrtare: 09.03.2006
Aktiviteti: Administratë Publike,Deklarimi i pasurive
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", bëhen ndryshime dhe shtesa: Pika 1 e nenit 12 shfuqizohet. Neni 14 dhe 15 ndryshohen. Neni 16 shfuqizohet. Neni 19 ndryshohet. Pikat 1, 2 e 3 të nenit 21 ndryshohen. Në pikën 1 të nenit 24, bëhet ndryshim fjalësh. Pika 2 e nenit 25 ndryshohet. Në nenin 28, në shkronjën "b" hiqen fjalët. Në nenin 33, zëvendësohen fjalë. Shkronja "b" e pikës 4 të nenit 35 ndryshohet. Në pikën 2 të nenit 40 fjalët bëhet zëvendësim fjalësh. Neni 42 ndryshohet. Në shkronjën "ç" të pikës 1 të nenit 44, bëhet ndryshim fjalësh. Neni 46 ndryshohet. Në nenin 49 pika 2 zëvendësohen fjale. Në nenin 50 shtohet një paragraf.
Amendamente
1 Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike.
2 Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Akte te ngjashem
1 Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J
Nr. 9475, datë 9.2.2006

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9367, DATË 7.4.2005 "PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 1 e nenit 12 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët "edhe nivelet drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave".
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
"1/1. Deklarimi para fillimit të punës dhe ai pas largimit nga funksioni janë raste të veçanta të deklarimit periodik.".
3. Pika 2 shfuqizohet.
4. Në pikën 3, fjalët "sipas gjendjes familjare, të përcaktuar në certifikatë për periudhën e deklarimit" shfuqizohen.
5. Fjalia e fundit e pikës 5 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 5, fjalia hyrëse ndryshohet si më poshtë:
"Zyrtarët që fillojnë punë për herë të parë në njërin nga funksionet që mbartin detyrimin për deklarim periodik, deklarojnë vetëm:".
2. Në pikën 6 rreshti i katërt hiqen fjalët "në datën e largimit nga funksioni".
3. Në fund të pikës 7 shtohet paragrafi si më poshtë:
"Deklarimi para fillimit të punës dorëzohet jo më vonë se 30 ditë nga data e fillimit të detyrës.".

Neni 4

Neni 16 shfuqizohet.

Neni 5

Neni 19 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 19
Lidhja ndërmjet dy sistemeve dhe e drejta e informimit

1. Deklarimet e interesave, sipas seksioneve 1 e 2 të këtij kreu dhe çdo dokument tjetër, që i shoqëron ato, janë dokumente zyrtare. Të dhënat, që përftohen nga deklarimi, sipas këtij ligji, janë të lejueshme për publikun, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare".
2. Sistemet, rast për rast dhe periodike, të identifikimit e të regjistrimit të interesave, ndërtohen në forma e me mjete të tilla, që ndihmojnë njëri-tjetrin për:
a) parandalimin sa më të frytshëm të konfliktit të interesave;
b) mundësinë për informim, sa më të plotë e më të lehtë, të publikut me të dhënat e regjistruara të interesave.".

Neni 6

Pikat 1, 2 e 3 të nenit 21 ndryshohen si më poshtë:
"1. Asnjë individ nuk mund të lidhë kontratë me asnjë institucion publik, kur ky individ njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III seksioni 2 të këtij ligji, ose me asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie. Përjashtohen nga zbatimi i kësaj dispozite:
a) zyrtarët e nivelit të mesëm a të ulët drejtues, specialistët, gjyqtarët e prokurorët në nivelin e gjykatës së shkallës së parë e në atë të apelit;
b) zyrtarët e njësive të qeverisjes vendore, të cilët, për këtë ndalim, trajtohen sipas pikës 2 të këtij neni.
2. Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të qeverisjes vendore, sipas interpretimit të këtij termi në ligjet përkatëse, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie.
3. Pavarësisht përcaktimeve të bëra në pikat 1 e 2 të këtij neni, ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet një institucioni publik apo çdo institucioni publik tjetër të varësisë, nga njëra anë dhe një individi, personi fizik a juridik apo ndonjë forme tjetër ortakërie, nga ana tjetër, kur plotësohen, njëkohësisht, kushtet e mëposhtme:
a) zyrtari, që ushtron funksionet në këtë institucion publik ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve dhe të ofertave apo në përcaktimin e termave të kontratës;
b) ky zyrtar ka një interes privat, sipas përcaktimeve të nenit 37 të Kodit të Procedurave Administrative, apo të nenit 709 të Kodit Civil, ose ka një interes të llojit të përcaktuar në pikat 1 e 2 të këtij neni.".

Neni 7

Në pikën 1 të nenit 24, fjalët "në nenin 21 pikat 1, 2 e 6" zëvendësohen me fjalët "në nenin 21 pikat 1 e 2 ".

Neni 8

Pika 2 e nenit 25 ndryshohet si më poshtë:
"2. Ndalimi i lidhjes së kontratave, sipas çdo rasti të përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji, zbatohet edhe në rastin kur zotërimi i aksioneve ose i pjesëve në kapital lidhet me një shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri të thjeshtë, e cila zotëron aksione apo pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, ortakërie ose shoqërie tjetër të thjeshtë, kur kjo e fundit shfaqet si palë në lidhjen e një kontrate.".

Neni 9

Në nenin 28, në shkronjën "b" hiqen fjalët "të avokatisë", "ekspertit të licencuar", "të konsulentit".

Neni 10

Në nenin 33, fjalët "nuk mund të zotërojnë aksione në mënyrë aktive ose pjesë në kapital" zëvendësohen me fjalët "nuk mund të zotërojnë, në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital".

Neni 11

Shkronja "b" e pikës 4 të nenit 35 ndryshohet si më poshtë:
"b) veprimtaria dhe/ose disa veprimtari tregtare së bashku të një personi të lidhur krijojnë një të ardhur të përgjithshme bruto vjetore, që nuk tejkalon kufirin prej 10 milionë lekësh.".

Neni 12

Në pikën 2 të nenit 40 fjalët "me pikat 1, 2 e 3 të nenit 21 të këtij ligji" zëvendësohen me fjalët "me pikat 1, 2, 3 e 6 të nenit 21 dhe pikën 3 të nenit 24 të këtij ligji".

Neni 13

Në nenin 42 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Në pikën 2, fjalët " nxjerr akte nënligjore në formën e urdhrave dhe të udhëzimeve" zëvendësohen me fjalët "nxjerr urdhra, udhëzime me karakter shpjegues dhe akte të tjera administrative, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative".
2. Në pikën 3, pas fjalisë së dytë shtohet fjalia me këtë përmbajtje: "Ato i paraqesin Inspektoratit të Lartë çdo vit për vitin pararendës, por jo më vonë se data 31 janar, një raport për veprimtarinë e kryer në zbatim të këtij ligji, përfshirë rastet e konflikteve të interesave, mënyrat e ndjekura për parandalimin ose trajtimin e tyre, rezultatet e arritura, si dhe çështjet e lidhura me deklarimin periodik."
3. Në pikën 4, fjalët "sipas kuptimit të ligjit të sipërpërmendur" zëvendësohen me fjalët "sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë",".

Neni 14

Në shkronjën "ç" të pikës 1 të nenit 44, fjalët "për shkelje të nenit 21 pikat 1, 2 e 3, nenit 22, nenit 23 pika 1 dhe nenit 24 pika 4 të këtij ligji" zëvendësohen me fjalët "për shkelje të nenit 21 pikat 1, 2, 3 e 6, nenit 22, nenit 23 pika 1 dhe nenit 24 pika 3 të këtij ligji".

Neni 15

Neni 46 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 46
Nxjerrja e akteve nënligjore

1. Çdo institucion publik, në zbatim të këtij ligji, në mbështetje të parimit të proporcionalitetit dhe të natyrës së veçantë të funksioneve të institucioneve publike dhe /ose të çdo zyrtari, nxjerr një rregullore të brendshme për:
a) kuptimin e vendimmarrjes për një akt dhe të kompetencës thelbësore e përcaktuese të një zyrtari, sipas parimeve të përcaktuara në pikën 2 të nenit 4 të këtij ligji;
b) nënllojet e interesave ose interesat konkretë, që mund të bëhen shkak për lindjen e konfliktit të interesave;
c) kriteret dhe treguesit për matshmërinë dhe vlerësimin sa më të qartë e objektiv të kryerjes, në mënyrë të drejtë dhe/ose të padrejtë, të detyrave e të përgjegjësive nga një zyrtar, për parandalimin e konfliktit të interesave;
ç) procesin e identifikimit dhe të regjistrimit të interesave privatë të zyrtarëve, të lidhur me konfliktin, rast pas rasti, të interesit, sipas kreut II seksioni 1 të këtij ligji;
d) zbatimin e nenit 20 për mbrojtjen e të dhënave;
dh) mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave, të përcaktuara në kreun IV të këtij ligji;
e) detyrat e veçanta, mënyrën e kryerjes së tyre dhe formën organizative të autoritetit e të strukturës përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, sipas nenit 41;
ë) vlerësimin e shkeljeve disiplinore dhe marrjen e masave ndëshkuese, sipas nenit 45 të këtij ligji.
2. Mungesa e akteve të mësipërme nuk përbën pengesë për zbatimin e këtij ligji. Në mungesë të akteve, ky ligj zbatohet drejtpërdrejt. Bën përjashtim vetëm deklarimi periodik i interesave, që kryhet në bazë të urdhrave dhe të udhëzimeve shpjeguese, të nxjerra nga Inspektori i Përgjithshëm.".

Neni 16

Në nenin 49 pika 2, në fund të paragrafit, fjalët "shkronjën "b"" zëvendësohen me fjalët "shkronjën "c"".

Neni 17

Në nenin 50 shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje:
"Neni 3 pika 1 shkronja "ë", neni 4 fjalët "në inspektoratet e ulëta", neni 6, neni 9, neni 17 shkronjat "c" dhe "d", nenet 24, 26 dhe 27 fjalët "dhe ai i ulët", neni 28, në nenet 29, 30, 32 dhe 39 pika 2 fjalët "kryetarit të inspektoratit të ulët", "ose të inspektorateve të ulëta", "ose inspektorat i ulët" të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 shfuqizohen".

Neni 18

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4797, datë 3.3.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.286 602090004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan