Permbajtja e Aktit
Permbajtja: U D H E Z I M
NR.3 DATE 19.2.1996
P E R
BLERJET ME VLERA TE VOGLA
Me propozimin e Agjensise se Prokurimit Publik, Keshilli i Ministrave
U d h e z o n :
1. Komisioni per prokurimin e blerjeve me vlera te vogla perbehet nga jo me pak se kater antare dhe caktohet çdo vit kalendarik nga titullari i entit prokurues, sipas formularit nr.1 qe i bashkengjitet ketij udhezimi.
Kryetari i komisionit eshte shefi i finances i entit prokurues. Kur enti prokurues ka njesi prokurimi te krijuar qe funksionon sipas udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.1, date 1.1.1996 me jo me pak se dy specialiste prokurimi dhe nje jurist, keta do te jene edhe antaret e komisionit te prokurimit per blerjet me vlera te vogla.
Nese enti prokurues nuk ka njesi prokurimi te krijuar, atehere do te caktoje nje komision prej jo me pak se tre antaresh, pervec kryetarit qe do te jete sipas paragrafit te dyte.
2. Ne blerjet me vlere te vogel, pervec mallrave, hyjne edhe te gjitha sherbimet me vlera te vogla si larje filmash e stampim fotografish, fotokopime, riprodhim çelesash, riparim ose nderrim bravash, riparime te pajisjeve te ndryshme si makina shkrimi, fotokopjatrice, kompjuter etj. zhbllokim i shkarkimeve te ujerave, riparime te vogla te defekteve te automjeteve gjate udhetimeve dhe sherbime te tjera te kesaj natyre.
3. Nevojat per blerjet me vlera te vogla qe do te kryhen me proceduren e prokurimit te drejtperdrejte, sipas nenit 19, pika 2 te ligjit nr.7971, date 26.7.1995 "Per prokurimin publik", percaktohet nga kryetari i entit prokurues ne urdherin e prokurimit sipas formularit nr.2 qe i bashkengjitet ketij udhezimi, duke caktuar llojin e mallrave ose sherbimeve dhe sasine per çdo mall ose sherbim.
Ne institucionet qendrore, nese titullari i institucionit e sheh te arsyeshme, formulari nr.2 mund te firmoset nga nje person tjeter i autorizuar prej titullarit, qe mund te jete shefi i kabinetit drejtori i personelit ose shefi i administrates.
4. Komisioni, mbasi merr urdherin e prokurimit, cakton dy anetare qe do te kryejne blerjen te cilet shskojne ne njesite e shitjes me listen e dhene ne urdherin e prokurimit dhe marrin çmimet per çdo mall ose sherbim. Keto çmime ia propozojne komisionit. Mbasi gjithe komisioni bie dakord me çmimet e propozuara, behet procesverbali sipas formularit nr.3 qe i bashkengjitet ketij udhezimi, ku percaktohen anetaret qe ngarkohen per kryerjen e blerjeve, si dhe çmimet e miratuara per çdo blerje. Procesverbali firmoset nga gjithe anetaret e komisionit.
Anetaret e ngarkuar nga komisioni kryejne blerjet me çminet e miratuara ne procesverbalin e siperpermendur dhe sjellin faturat perkatese te firmosura dhe vulosura nga njesia e shitjes. Faturat firmosen edhe nga anetaret qe kane kryer blerjen dhe i bashkelidhen urdherit te prokurimit dhe procesverbalit per t'u dorezuar ne llogari.
5. Blerjet me vlere deri ne 10 mije leke mund te kryhen me leke ne dore, ndersa blerjet me vlere me te madhe se 10 mije leke duhet te kryhen me urdherxhirim.
6. Ne rastet e emergjences, kur nuk mund te leshohet paraprakisht nje urdher prokurimi dhe kur komisioni nuk mund te mblidhet per te iratuar çmimin, sepse nevoja per sherbimin del e papritur dhe nuk mund te parashikohej si plasja e gomes se makines gjate udhetimit apo defekte te tjera qe duhen riparuar ne vend dhe me urgjence, zhbllokimi i tubacioneve te shkarkimit ose raste te tjera te ngjashme, fatura do te pranohet me firmen e shitesit ose specialistit qe kryen sherbimin dhe vulen e njesise se shitjes ose servisit perkates, e firmosur nga personi qe ka kryer pagesen (qe nuk eshte e nevojshme te jete anetar komisioni).
ne keto raste komisioni mbas paraqitjes se fatures nga personi i interesuar mblidhet dhe me nje procesverbal sipas formularit nr.4 qe i bashkengjitet ketij udhezimi, miraton shpenzimin e bere dhe justifikon rastin e emergjences per blerjen ne fjale, si dhe pamundesine e parashikimit te saj. Procesverbali firmoset nga gjithe anetaret e komisionit dhe miratohet perfundimisht nga titullari i entit prokurues. Ky procesverbal do te jete ekuivalent me urdherin e prokurimit (formulari nr.2) dhe procesverbalin (formulari nr.3), qe perpilohen per rastin e blerejeve te parashikuara dhe i bashkengjitur me faturen perkatese dorezohet ne llogari.
Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere.
KRYETARI I KESHILLLIT TE MINISTRAVE ALEKSANDER MEKSI
|