0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për kohën e punës dhe të pushimit në sistemin e shëndetësisë
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 112
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 22.02.2006
Data e aprovimit te Aktit: 22.02.2006
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 14
Data e fletores zyrtare: 01.03.2006
Aktiviteti: Kodi i Punës
Propozuar nga: Ministri i Shëndetësisë
Pershkrimi i Aktit: Kohëzgjatja maksimale e javës së punës në sistemin e shëndetësisë është 40 orë.
Amendamente
1 Për kohën e punës dhe të pushimit në sistemin e shëndetësisë.
Akte te ngjashem
1 Për kohën e punës dhe të pushimit në sistemin e shëndetësisë.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 112, datë 22.2.2006

PËR KOHËN E PUNËS DHE TË PUSHIMIT NË SISTEMIN E SHËNDETËSISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 76-108 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kohëzgjatja maksimale e javës së punës në sistemin e shëndetësisë është 40 orë.
2. Pushimi ditor zgjat 12 orë, pa ndërprerje, dhe përfshin intervalin ndërmjet orës 24.00 deri 8.00. Personeli i zënë me punë para orës 8.00 ose pas orës 24.00 do të ketë një pushim ditor, të paktën 12 orë, pa ndërprerje. Në rastin e mjekut të rojës ose të personelit të urgjencës mjekësore do të zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të veçantë të Ministrit të Shëndetësisë.
3. Orari i punës në sistemin e shëndetësisë është nga ora 00.00 deri në orën 24.00.
4. Turnet e punës për personelin e lartë, mjekësor dhe jomjekësor, në sistemin e shëndetësisë janë çdo ditë, përjashtuar ditën e shtunë dhe të diel, si më poshtë vijon:
- Turni i parë nga ora 8.00 deri në orën 16.00;
- Turni i dytë nga ora 16.00 deri në orën 24.00;
- Turni i tretë nga ora 24.00 deri në orën 8.00.
Çdo turn gjatë ditëve të javës, përjashtuar ditën e shtunë dhe të diel, përfshin 30 minuta pushim, të cilat nuk përfshihen në kohën e punës. Në ditën e shtunë turni i parë për personelin e lartë, mjekësor dhe jomjekësor, do të jetë prej orës 9.00 deri në orën 11.30.
Turnet e punës për personelin infermieror, atë të mesën dhe të ulët, mjekësor dhe jomjekësor, në sistemin e shëndetësisë, janë çdo ditë, si më poshtë vijon:
- Turni i parë nga ora 6.00 deri në orën 14.00;
- Turni i dytë nga ora 14.00 deri në orën 22.00;
- Turni i tretë nga ora 22.00 deri në orën 6.00.
5. Çdo orë pune e kryer nga ora 19.00 deri në orën 22.00 dhe çdo orë pune e kryer në intervalin 22.00-6.00 paguhet sipas rregullave të parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 81 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.
6. Puna e kryer ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare paguhet me një shtesë, sipas rregullave të parashikuara në nenin 87 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.
7. Orët shtesë të punës, të kryera nga personeli mjekësor e jomjekësor, me kërkesën e punëdhënësit, kompensohen me pushim të barabartë në kohë me orët shtesë të punës së kryer, plus 25 për qind më shumë. Për orët shtesë të punës së kryer, që nuk mund të kompensohen me pushim, jepet paga normale dhe një shtesë mbi pagë, sipas rregullave të parashikuara në nenin 91 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.
8. Mjekët ushtarakë dhe personeli tjetër i shëndetësisë, që kanë statusin e ushtarakut, nuk përfitojnë trajtim me pagë dhe shtesa mbi pagë, sipas përcaktimeve në pikat 6 e 7 të këtij vendimi.
9. Kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar do të jetë jo më pak se 4 javë kalendarike, gjatë vitit të punës në vazhdim, sipas parashikimit të pikës 2 të nenit 92 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar,
10. Vendimi nr.429, datë 25.3.1996 i Këshillit të Ministrave "Për kohën e punës dhe të pushimit në sistemin e shëndetësisë", i ndryshuar, shfuqizohet.
11. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  572 602220009





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan