marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për letrat me vlerë.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8080
Statusi i Aktit: I shfuqizuar
Data e Aktit: 01.03.1996
Data e aprovimit te Aktit: 20.03.1996
Numri i neneve: 68
Numri i fletores zyrtare: 4
Data e fletores zyrtare: 01.04.1996
Aktiviteti: Bankë,Komisioni Ekonomi,Finance,Privatizimi,Letra me vlere,Financë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Objekti i këtij ligji është krijimi i sigurisë për investitorët e letrave me vlerë nëpërmjet krijimit të një Komisioni të Letrave me Vlerë, rregullimit të tregut të letrave me vlerë dhe të veprimtarisë së subjekteve që përfshihen në tregtimin e tyre, si dhe nëpërmjet kontrollit të emetimit publik dhe tregtimit të letrave me vlerë.
Amendamente
1 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8080, datë 01.03.1996 "Për letrat me vlerë", ndryshuar me ligjin nr. 8168, datë 05.12.1996
Akte te ngjashem
1 Për një ndryshim në ligjin nr. 8080, datë 01.03.1996 "Për letrat me vlerë".
2 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8080, datë 01.03.1996 "Për letrat me vlerë", ndryshuar me ligjin nr. 8168, datë 05.12.1996
3 Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

L I G J



Nr.8080, datë.1.3.1996



PER LETRAT ME VLERE



Në mbështetje të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për

dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të

Ministrave,



KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE



V E N D O S I:



KREU I



Neni 1



Objekti i ligjit



Objekti i këtij ligji është krijimi i sigurisë për

investitorët e letrave me vlerë nëpërmjet krijimit të një

Komisioni të Letrave me Vlerë, rregullimit të tregut të letrave

me vlerë dhe të veprimtarisë së subjekteve që përfshihen në

tregtimin e tyre, si dhe nëpërmjet kontrollit të emetimit publik

dhe tregtimit të letrave me vlerë.



Neni 2



Përkufizime



1. Në këtë ligj, përveç rasteve kur konteksti parashikon

ndryshe:

"Njoftim", nënkupton çdo formë publiciteti, qoftë në një

botim, me anë të vendosjes së shpalljeve, qarkoreve apo

dokumenteve të ngjashme, me anë të paraqitjes së fotografive apo

filmave kinematografikë, me anë të transmetimeve radiotelevizive,

me anë të shpërndarjes së regjistrimeve, apo në tjetër mënyrë;

"Bord", në lidhje me tregun e letrave me vlerë, nënkupton

organin drejtues për kohën e veprimit të këtij tregu;

"Komision", nënkupton Komisionin e Letrave me Vlerë të

përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji;

"Shoqëri tregtare", nënkupton një shoqëri aksionare të

krijuar në përputhje me ligjin nr.7638, datë 19.11.1992 "Për

shoqëritë tregtare";

"Përfaqësues i një tregtari të letrave me vlerë", nënkupton

një individ të punësuar nga një tregtar i licencuar për tregtimin

e letrave me vlerë apo që vepron në marrëveshje me të dhe që

kryen për tregtarin e letrave me vlerë çdo funksion të tij (me

përjashtim të punës që kryhet nga llogaritarët, sekretarët apo

arkëtarët). Shpërblimi i përfaqësuesit të tregtarit të letrave

me vlerë bëhet me anë të një page, shpërblimi komisioner apo

forme tjetër.

"Funksion", nënkupton autoritet dhe detyrë;

"Përfaqësues i investimeve", nënkupton një individ të

punësuar nga një këshilltar i licencuar investimesh apo që vepron

në marrëveshje me të dhe që kryen për këshilltarin e licencuar

të investimeve çdo funksion të tij (me përjashtim të punës që

kryhet nga llogaritarët, sekretarët apo arkëtarët). Shpërblimi

i përfaqësuesit të investimeve bëhet me anë të një page,

shpërblimi komisioner apo forme tjetër.

"Emetues", nënkupton një subjekt nga i cili janë emetuar apo

do të emetohen letra me vlerë;

" Tregtar i licencuar i letrave me vlerë", nënkupton një

shoqëri tregtare e cila është lejuar nga autoriteti përkatës në

vend të kryejë një veprimtari në lidhje me letrat me vlerë, qoftë

si një agjent për të tjerët, qoftë për vete;

"Këshilltar i licencuar investimesh", nënkupton një person

i cili është lejuar nga autoriteti përkatës në vend të kryejë

një veprimtari lidhur me këshillimin e të tjerëve mbi letrat me

vlerë, përfshirë marrëveshjet mbi blerjet, shitjet apo këmbimin

e letrave me vlerë; por nuk përfshin:

(i) një bankë të licencuar nga Banka Qendrore;

(ii) një tregtar të licencuar apo një përfaqësues të një

tregtari të licencuar, këshilla e të cilit mbi investimet,

drejtimin e veprimtarisë së tij apo punësimin në tregtimin e

letrave me vlerë është vetëm e rastit;

(iii) një drejtues investimesh të licencuar;

"Një drejtues investimesh i licencuar", nënkupton një

shoqëri tregtare të licencuar, qoftë në bazë të këtij ligji apo

ligjit nr.7979, datë 26.7.1996 "Mbi fondet e investimeve", për

të kryer një veprimtari në administrimin e letrave me vlerë për

llogari të të tjerëve;

"Përfaqësues i licencuar", nënkupton, sipas rastit, një

individ i cili është i licencuar të veprojë si përfaqësues i një

tregtari apo përfaqësues investimesh;

"I licencuar", nënkupton një person të licencuar që lejohet

të kryejë veprimtari në investimin e letrave me vlerë sipas

kërkesave të neneve 29 dhe 30 të kreut 5 të këtij ligji;

"Anëtar", nënkupton një tregtar të licencuar të letrave me

vlerë që është pranuar si anëtar në tregun e letrave me vlerë;

" Rregulla", nënkupton rregullat që drejtojnë veprimtarinë

e tregut të letrave me vlerë apo të anëtarëve të tij, me çfarëdo

emri që paraqiten dhe kudo që të përfshihen. Rregullat e

listimit përfshihen në statutin e shoqërisë së licencuar për të

vënë në veprim një treg të letrave me vlerë;

"I listuar", nënkupton një subjekt, aksionet e të cilit janë

miratuar nga Komisioni për t'u kuotuar në tregun e letrave me

vlerë;

"Letra me vlerë" nënkupton:

(a) aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare;

(b) çdo instrument që krijon apo konfirmon borxhin që është

emetuar apo propozohet për t'u emetuar nga një shoqëri që

përfshin, në veçanti, letra borxhi;

(c) hua, obligacione dhe instrumente të tjera që krijojnë

apo konfirmojnë borxhin e emetuar nga Qeveria shqiptare apo për

të, ose nga një shoqëri publike ("Letrat me vlerë të Qeverisë dhe

të borxhit publik");

(ç) çdo të drejtë, të paraqitur nga garantuesit apo të

tjera, për të nënshkruar aksionet apo letrat me vlerë të borxhit

("garantuesit");

(d) çdo kontratë mundësie për të zotëruar apo për të vënë

në përdorim çdo letër tjetër me vlerë ("kontratë mundësie");

(dh) të drejtat sipas një kontrate për zotërimin apo vënien

në përdorim të ndonjë letre tjetër me vlerë, dorëzimi i së cilës

do të bëhet në një datë të ardhshme dhe me një çmim mbi të cilin

është rënë dakord kur kontrata është nënshkruar (që përfshin nje

datë dhe një çmim të përcaktuar në përputhje me kontratën)

("kontratat e ardhshme");

(e) të drejtat sipas një kontrate e cila nuk siguron

dorëzimin e letrave me vlerë, por qëllimi i së cilës është të

sigurojë fitim apo të shmangë humbjet duke iu referuar luhatjeve

në:

(i) një indeks aksionesh apo faktorë të tjerë të ngjashëm

lidhur me letra të tjera me vlerë;

(ii) çmimin e letrave të tjera me vlerë;

(iii) përqindjen e interesit të ofruar për paratë në

depozita;

(ë) çdo instrument tjetër që gjykohet nga Komisioni, për

qëllimet e këtij ligji, si letër me vlerë, por nuk përfshin:

(i) kambialet;

(ii) bonot e thesarit me një maturim fillestar më pak se një

vit;

(iii) premtim-pagesat;

(iv) certifikatat e depozitave të emetuara nga një bankë e

licencuar nga Banka e Shqipërisë;

(v) aksione apo njësi në një fond investimesh, subjekt

rregullimi i ligjit nr.7979, datë.26.7.1995 "Mbi fondet e

investimeve";

" Tregu i letrave me vlerë", nënkupton një bursë kapitali

apo të letrave me vlerë apo ndonjë treg tjetër, një sistem apo

vend tregtimi, me anë të të cilit:

(a) ofertat për shitje, blerje apo këmbim të letrave me

vlerë kryhen dhe pranohen rregullisht;

(b) ofertat apo kërkesat kryhen rregullisht, kur janë oferta

apo kërkesa të paracaktuara, apo janë të pritshme, që rezultojnë

drejtpërdrejt apo tërthorazi në bërjen apo pranimin e ofertave

për shitje, blerje apo këmbim të letrave me vlerë; ose

(c) jepet informacion rregullisht lidhur me çmimet dhe

shpërblimet që persona ose grupe të veçanta propozojnë, apo

presin, të shesin, të blejnë apo të këmbejnë letrat me vlerë;

"Nënshkrimi", nënkupton blerjen e letrave me vlerë të

emetuara rishtazi, me qëllim rishitjen publike në emër të

emetuesit, garancinë për një emetues se pjesa e pashitur e

emetimit apo shitjes publike të letrave me vlerë të emetuesit do

të tërhiqen nga tregu.



KREU II



KOMISIONI I LETRAVE ME VLERE



Neni 3



Krijimi i Komisionit të Letrave me Vlerë



1. Komisioni i Letrave me Vlerë, që më poshtë do të quhet

"Komisioni", do të krijohet si një institucion me autoritet

mbikëqyrës e licencues për tregun e letrave me vlerë dhe, me

zhvillimet e këtij të fundit, merr atributet e një institucioni

të pavarur me seli në Republikën e Shqipërisë.

2. Komisioni gëzon të gjithë atributet e personit juridik,

në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Komisioni përbëhet nga pesë komisionerë, të cilët

emërohen me propozim të Presidentit të Republikës dhe me miratim

të Kuvendit Popullor për një periudhë pesëvjeçare. Në rast se një

komisioner largohet nga detyra për shkaqe të ndryshme, të

parashikuara në këtë ligj, ose për arsye të përligjura,

komisioneri që do ta zëvendësojë atë emërohet në të njëjtën

mënyrë sipas parashikimeve të këtij paragrafi dhe do të ushtrojë

funksionet e tij vetëm për periudhën e mbetur të kohës.

Komisionerët, të cilëve u ka mbaruar afati i emërimit të tyre,

gëzojnë të drejtën e rizgjedhjes.

4. Komisioni e zhvillon veprimtarinë e tij nëpërmjet

mbledhjeve të komisionerëve, në të cilat duhet të marrin pjesë

të paktën tre anëtarë të tij.



Neni 4



Funksionet e Komisionit



1. Komisioni ka funksionet e mëposhtme:

(a) licencon, vëzhgon dhe mbikëqyr veprimtaritë e tregut të

letrave me vlerë, si dhe të ofruesve për pastrimin e llogarive,

dhe rregullimin e transaksioneve të letrave me vlerë në llogaritë

përkatëse;

(b) licencon, mbikëqyr dhe vëzhgon veprimtaritë e tregtarëve

të licencuar, këshilltarëve të investimeve, përfaqësuesve të tyre

përkatës dhe drejtuesve të licencuar të investimeve;

(c) miraton statutin dhe rregulloren e shoqërive të

licencuara për të vepruar në tregun e letrave me vlerë, ofruesve

të shërbimeve për pastrimin e llogarive dhe rregullimin e

transaksioneve të letrave me vlerë si dhe të depozitave

përkatëse;

(ç) vëzhgon dhe vendos rregullat për drejtimin e të

licencuarve, duke përfshir ë revokimin dhe pezullimin e licencave;

(d) nxit dhe inkurajon standarde të larta për mbrojtjen e

investitorëve dhe integritetit ndërmjet të licencuarve;

(dh) mbështet funksionimin e tregut të letrave me vlerë në

mënyrë të rregullt, të hapur dhe të informuar siç duhet;

(e) ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur

interesat e investitorëve dhe ndalon veprimet e paligjshme, të

pandershme dhe të papërshtatshme lidhur me tregtimin e letrave

me vlerë;

(ë) ushtron dhe përmbush të drejta dhe detyra të tilla që

i akordohen apo vendosen mbi të;

(f) miraton, ndryshon, pezullon dhe shfuqizon rregulla dhe

urdhra të tillë siç autorizohen, ose si të përshtatshme për t'u

plotësuar nga ky ligj dhe mund të përcaktojë termat e përdorura

në këtë ligj në mënyrë që të përputhen me aktet e tij. Ai

ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar përputhjen

e këtij ligji me çdo rregull të vendosur në bazë të tij;

(g) mbikëqyr mënyrën e tregtimit dhe llojin e letrave me

vlerë që tregtohen në tregun përkatës dhe miraton rregullat e

tregut të letrave me vlerë lidhur me anëtarësinë, listimin,

pjesëmarrjen minimale, mjaftueshmërinë e kapitalit, shpalljet,

raportimet periodike, raportimet për të gjithë transaksionet si

dhe pastrimin e llogarive e rregullimin e transaksioneve.



Neni 5



Komisionerët



1. Një nga pesë komisionerët emërohet si kryetar i

Komisionit të Letrave me Vlerë me propozim të Presidentit të

Republikës dhe miratohet nga Kuvendi Popullor, njëherazi me

propozimet për komisionerët e tjerë.

2. Kryetari i Komisionit mund t'ia delegojë kompetencat e

tij njërit prej anëtareve të Komisionit, që do të shërbejë si

zëvendëskryetar. Kryetari ngarkohet me funksionet ekzekutive dhe

administrative të Komisionit, duke përfshirë emërimin dhe

mbikëqyrjen e personelit të Komisionit, ndarjen e punës midis

personelit dhe njësive administrative të Komisionit si dhe

përdorimin dhe shpenzimin e fondeve. Për kryerjen e funksioneve

të tij, kryetari i Komisionit duhet të drejtohet nga një politikë

e përgjithshme dhe vendim rregullues i marrë nga Komisioni.

3. Në rast se Kryetari i Komisionit është i sëmurë, ndodhet

jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, apo është i

pamundur për të kryer detyrën e tij si kryetar Komisioni,

zëvendëskryetari do të veprojë në vend të tij, brenda

kompetencave të vendosura nga kryetari i Komisionit.

4. Publikimet lidhur me vendet bosh për komisioner në

Komision dhe emërimet në to bëhen vetëm me dekret të Presidentit.



Neni 6



1. Anëtari i Komisionit, pas mbarimit të periudhës së

emërimit të tij, ka të drejtën të rizgjidhet vetëm një herë.

2. Komisioneri mund të largohet nga detyra vetëm në këto

raste:

(a) kur ndaj tij, me vendim të gjykatës, është dhënë një

dënim penal;

(b) kur ai mungon në tre mbledhje të Komisionit radhazi, pa

lejen e këtij të fundit;

(c) në qoftë se ai bëhet mendërisht dhe fizikisht i paaftë

për të kryer detyrën e tij si komisioner;

(ç) pas një muaji kur ai ka bërë kërkesë me shkrim për

dorëheqje, të cilën ia ka paraqitur Presidentit;

(d) kur vdes;

Kur vërtetohet njëri nga rastet e mësipërme, posti i

komisionerit konsiderohet bosh.

3. Komisioni funksionon normalisht kur shumica e anëtarëve

të tij është e pranishme.



Neni 7



Funksionimi i Komisionit



1. Mbledhjet e Komisionit do të zhvillohen në vendin, datën

dhe orën që caktohet nga Komisioni.

2. Kryetari i Komisionit mund të thërrasë mbledhjen e

Komisionit në çdo kohë. Komisioni mblidhet edhe me kërkesën me

shkrim të një komisioneri të vetëm, brenda shtatë ditësh të

depozitimit të kërkesës.

3. Mbledhja e Komisionit drejtohet nga kryetari dhe, në

mungesë të tij, nga zëvendëskryetari i Komisionit.

4. Çdo anëtar i Komisionit i pranishëm në mbledhjen e

Komisionit, ka të drejtën e një vote.

5. Çdo çështje që diskutohet në mbledhjen e Komisionit

vendoset me shumicën e votave të komisionerëve.

Kryetari i Komisionit në çdo rast ka të drejtën e vetos.

6. Mbledhja e Komisionit protokollohet dhe konfirmohet nga

anëtarët e tij.



Neni 8



Administrimi i Komisionit



Komisioni organizon dhe rregullon administratën, procedurat

dhe punën e tij.



Neni 9



Komitetet e Komisionit



1. Për qëllim të kryerjes së funksioneve të tij në bazë të

këtij ligji, Komisioni mund të krijojë komitete të veçanta dhe

u paraqet apo u ngarkon atyre probleme për të shqyrtuar, drejtuar

dhe këshilluar.

2. Komisioni mund të ngarkojë ndonjë person për të qenë

anëtar i çdo komiteti të krijuar në bazë të këtij ligji, qoftë

ky person komisioner ose jo, dhe këta persona do të qëndrojnë në

këtë detyrë për aq kohë sa Komisioni ta gjykojë të arsyeshme.



3. Çdo detyrë që i paraqitet komitetit sipas pikës 1 të

këtij neni, dhe çdo detyrë e ngarkuar në pikën 2 të këtij neni,

mund të tërhiqet apo anulohet nga Komisioni në çdo kohë dhe asnjë

prej këtyre detyrave nuk duhet të pengojë Komisionin në

përmbushjen e detyrave të tij.

4. Komiteti i krijuar në bazë të këtij neni mund të zgjedhë

një nga anëtarët e tij si kryetar dhe me urdhër të veçantë apo

të përgjithshëm të Komisionit mund të rregullojë procedurat dhe

punët e tij.

5. Mbledhjet e komitetit mund të mbahen në vendin, datën dhe

orën që vendos kryetari i këtij komiteti ose sipas udhëzimeve të

Komisionit.

6. Mbledhja e komitetit protokollohet. Komiteti duhet të

informojë vazhdimisht Komisionin mbi veprimtarinë e tij.



Neni 10



Paraqitja e interesave



Në rast se personi është i pranishëm në një mbledhje të

Komisionit ose të ndonjë komiteti të Komisionit ku shqyrtohet një

problem që i përket këtij personi dhe për të cilën ai është

drejtpërdrejt apo tërthorazi i interesuar, menjëherë pas fillimit

të mbledhjes, ky person duhet të paraqesë interesat e tij dhe nuk

duhet, vetëm në rast se kërkohet nga Komisioni apo komiteti, të

marrë pjesë në çdo shqyrtim, diskutim apo votim lidhur me këtë

problem.



Neni 11



Personeli i Komisionit



1. Komisioni punëson, mbi baza dhe kushte që ai i gjykon të

arsyeshme, profesionistë, teknikë dhe zyrtarë të tjerë, si dhe

personel tjetër, kur ai e gjykon të arsyeshme për kryerjen e

funksioneve të tij.

2. Komisioni duhet të caktojë një drejtor ekzekutiv, detyra

e të cilit do të jetë të ndihmojë Komisionin në të gjithë

drejtimet për ta lehtësuar nga disa funksione të tij.



Neni 12



Ruajtja e sekretit



Çdo komisioner, zyrtar apo punonjës i Komisionit:

(a) duhet të ruajë dhe të ndihmojë në çdo kohë mbajtjen e

sekretit lidhur me çdo çështje për të cilën është në dijeni dhe

që lidhet me kryerjen e funksioneve të tij sipas këtij ligji;

(b) nuk duhet t'ia komunikojë në asnjë rast ndonjë prej

këtyre problemeve personave të tjerë apo t'i lejojë ndokujt të

marrë informacion që është në zotërim, kujdes dhe kontroll të

Komisionit.



Neni 13



Financimi i Komisionit



Komisioni do të financohet nga buxheti i shtetit për një

periudhë kohe derisa të funksionojë si institucion i pavarur ku

pagimi i kuotave apo detyrimeve të tjera ndaj Komisionit do të

jenë të mjaftueshme për funksionimin e tij.

(a) Pagimi i kuotave apo detyrimeve të tjera ndaj Komisionit

ka të bëjë me:

(i) kërkesën që i bëhet Komisionit për licencë, miratim,

përjashtim, dorëheqje apo modifikim në bazë të këtij ligji apo

rregullave të vendosura për zbatimin e tij;

(ii) funksionet e tjera që kryen Komisioni në bazë të këtij

ligji, ose një komitet i krijuar nga Komisioni;

(iii) çdo problem tjetër i cili parashikohet nga ky ligj;

(iv) miratimin e planeve të emetimeve publike;

(v) mbikëqyrjen;

(vi) çdo gjë që bëhet gjatë kryerjes së funksioneve lidhur

me pervetësimet.

(b) pagimin në favor të Komisionit të një detyrimi lidhur

me çdo blerje apo shitje të letrave me vlerë të regjistruara në

tregun e letrave me vlerë ose që i është shpallur atij sipas disa

rregullave të përcaktuara;

(c) shumat që mund t'i grumbullohen Komisionit herë pas

here, gjatë kohës së funksionimit të tij; dhe

(d) shumat që mund t'i paguhen Komisionit herë pas here nga

Kuvendi Popullor për këtë qëllim.



Neni 14



Viti financiar



1.Viti financiar i Komisionit do të jetë periudha prej

dymbëdhjetë muajsh që mbaron në 31 dhjetor të çdo viti dhe viti

financiar do të fillojë me hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe do

të mbarojë në 31 dhjetorin e ardhshëm.

2. Komisioni do t'i paraqesë Kuvendit Popullor për miratim

preventiva të të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin e ardhshëm

financiar jo më vonë se 30 nëntori i çdo viti financiar.



Neni 15



Llogaritë



Komisioni organizon mbajtjen e llogarive në përputhje me

ligjin "Për kontabilitetin".



Neni 16



Raporti vjetor



Komisioni përgatit një raport vjetor mbi veprimtaritë e tij

jo më vonë se gjashtë muaj pas mbarimit të vitit të tij financiar

dhe i dërgon një kopje Kuvendit Popullor.





KREU III



ORGANIZIMI I TREGUT TE LETRAVE ME VLERE



Neni 17



(a) Banka e Shqipërisë mund të krijojë dhe vërë në

funksionim një treg letrash me vlerë;

(b) Një treg letrash me vlerë mund të kr ijohet dhe vihet në

funksionim sipas pikës (a) të këtij neni, qoftë drejtpërdrejt nga

Banka e Shqipërisë ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar

posaçërisht për këtë qëllim nga Banka e Shqipërisë.

(c) Banka e Shqipërisë vendos standarde për kompetencat e

tregtarëve të licencuar, këshilltarëve të investimeve,

përfaqësuesve përkatës dhe për administratorët e licencuar të

investimeve;

(ç) Banka e Shqipërisë përshkruan formën dhe përmbajtjen e

deklaratave dhe informacioneve të tjera financiare si dhe

parimet dhe standardet kontabël të përdorura gjatë përgatitjes

së tyre.



Neni 18



1. Në rastin kur tregu i letrave me vlerë organizohet sipas

nenit 17 (a), Banka e Shqipërisë do të krijojë një departament

të posaçëm të quajtur "Departamenti i Bursës së Tiranës".

2. Departamenti i Bursës së Tiranës zhvillon veprimtarinë

e tij në përputhje të plotë me këtë ligj dhe me ligjin nr. 8076,

datë 22.2.1996 "Për Bankën e Shqipërisë".

3. Personeli i Departamentit të Bursës së Tiranës ka të

drejta dhe kufizime të njëjta me ato të personelit të Bankës së

Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.8076, datë. 22.2.1996

"Për Bankën e Shqipërisë".



Neni 19



Bordi mbikëqyrës i Bursës së Tiranës



1. Në rastin kur tregu i letrave me vlerë organizohet sipas

nenit 17 (a), krijohet Bordi Mbikëqyrës i Bursës së Tiranës, në

përputhje me përcaktimin e bërë në nenin 2 të këtij ligji.

2. Në rastin kur tregu i letrave me vlerë organizohet sipas

nenit 17 (b), me miratim të Komisionit të Letrave me Vlerë, në

përputhje me ligjin nr. 7638, datë 19.11.1992 "Për shoqëritë

tregtare", krijohet bordi mbikëqyrës i Bursës së Tiranës.



Neni 20



1. Bordi Mbikëqyrës i Bursës së Tiranës, i krijuar sipas

pikës 1 të nenit 19 të këtij ligji, do të përbëhet nga 5 anëtarë:



- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetar i Bordit.

- Një anëtar i emëruar nga ministri i Financave.

- Dy anëtarë të përzgjedhur nga guvernatori i Bankës së

Shqipërisë prej agjentëve të tregut të letrave me vlerë.

- Drejtori i departamentit të Bursës së Tiranës, president

i Bursës së Tiranës.

2. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Bursës së Tiranës duhet

të jenë shtetas shqiptarë, me reputacion të mirë, të zotërojnë

arsimin e lartë përkatës dhe të kenë përvojë profesionale në

fushën bankare dhe në veprimtarinë tregtare.

3. Bordi Mbikëqyrës i Bursës së Tiranës ushtron veprimtarinë

e tij në përputhje me rregulloren "Për funksionimin e Bordit

Mbikëqyrës të Bursës së Tiranës", të miratuar nga Këshilli

Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

4. Bordi vendos rregulla të tilla, që ai i konsideron të

nevojshme dhe të dëshirueshme për të patur efikasitet në

rregullimin, veprimtarinë, drejtimin dhe kontrollin e tregut të

letrave me vlerë, të cilat i bëhen të njohura paraprakisht

Komisionit.

5. Kur Bordi Mbikëqyrës i Bursës së Tiranës gjykon se është

e nevojshme të bëhen ndryshime në rregulloret e tij, i paraqitet

një projekt me ndryshimet e propozuara për miratim: Këshillit

Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në rast se është krijuar

sipas nenit 19.1, dhe Komisionit, në rast se është krijuar sipas

nenit 19.2 të këtij ligji.

6. Komisioni apo Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

brenda 14 ditëve miratojnë ose kundërshtojnë me shkrim,

pjesërisht ose plotësisht, të gjitha ndryshimet e propozuara.

Ndryshimet e propozuara dhe të pranuara sipas këtij paragrafi

hyjnë në fuqi nga data e pranimit të tyre. Nëse ndryshimet e

propozuara nuk kundërshtohen brenda 14 ditëve, miratimi do të

konsiderohet i dhënë dhe efektet e tij juridike fillojnë në datën

kur mbaron afati 14-ditor.



Neni 21



1. Për përmbushjen e detyrës së mbrojtjes së investitorëve

apo për rregullimin e duhur të tregut të letrave me vlerë, Banka

e Shqipërisë mund të udhëzojë tregun e letrave me vlerë:

(a) lidhur me tregtimin nëpërmjet pajisjeve apo sistemeve

të tregut të letrave me vlerë ose lidhur me tregtimin e një letre

të caktuar me vlerë në treg;

(b) lidhur me mënyrën apo ndonjë aspekt të veprimtarisë së

tregut, pëfshirë këtu mënyrën e raportimit të tregtimit jashtë

sferës së veprimtarisë së tregut nga anëtarët; ose

(c) lidhur me çdo çështje tjetër që Banka e Shqipërisë e

konsideron të nevojshme për administrimin efektiv të këtij ligji.



Neni 22



Autoriteti i Bankës së Shqipërisë për të kërkuar amendamente

të rregullave



Kur Banka e Shqipërisë e gjykon të nevojshme për mbrojtjen

e investitorëve, mund t'i kërkojë me shkrim Bordit Mbikëqyrës të

Bursës së Tiranës të bëjë apo ndryshojë një apo disa rregulla.

Banka e Shqipërisë duhet të specifikojë amendamentet dhe datën

kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet e tyre. Bordi Mbikëqyrës i

Bursës së Tiranës vepron në përputhje me këtë kërkesë sa më

shpejt të jetë e mundur pas marrjes së njoftimit nga Banka e

Shqipërisë.



Neni 23



Bordi i ofron asistencë Bankës së Shqipërisë kur ajo e

kërkon një gjë të tillë, për qëllim të kryerjes së funksioneve

të saj, duke i dhënë informacion lidhur me tregtimin e letrave

me vlerë apo informacion tjetër të veçantë që Banka e Shqipërisë

mund të kërkojë për administrimin e duhur të këtij ligji.





KAPITULLI IV



VEPRIMTARIA NE TREGUN E LETRAVE ME VLERE



Neni 24



Kufizime në krijimin e tregut të letrave me vlerë



Asnjë person juridik apo fizik, përveç Bankës së Shqipërisë,

nuk ka të drejtë të krijojë një treg të letrave me vlerë, i cili

nuk është licencuar nga Komisioni sipas dispozitave të këtij

ligji.



Neni 25



Kërkesa për licencën e tregut të letrave me vlerë



1. Vetëm një shoqëri tregtare mund t'i bëjë kërkesë

Komisionit për të marrë licencë për funksionimin e një tregu të

letrave me vlerë.

2. Sipas pikës 1 të këtij neni, kërkesë për licencë bëhet

në një formë të caktuar dhe shoqërohet nga kuota përkatëse.



Neni 26



Dhënia e licencës për tregun e letrave me vlerë



1. Në bazë të kërkesës për licencë të marrë sipas nenit 25

të këtij ligji, Komisioni mund të japë licencën në qoftë se

plotësohen këto kushte:

(a) dhënia e licencës i shërben interesave të publikut; dhe

(b) kërkuesi i licencës plotëson kushtet e përcaktuara në

pikën 2 të këtij neni.

2. Kushtet që duhet të plotësojë kërkuesi i licencës janë:

(a) objektivat e statutit të kërkuesit të licencës duhet të

përfshijnë krijimin dhe veprimtarinë e një tregu të letrave me

vlerë;

(b) kërkuesi i licencës mund të sigurojë dhe mirëmbajë

pajisjet e nevojshme dhe të përshtatshme apo sistemet e drejtimit

të punës në tregun e letrave me vlerë;

(c) kërkuesi i licencës duhet të ketë jo më pak se 3 anëtarë

të cilët merren me shpërndarjen e letrave me vlerë në mënyrë të

pavarur dhe në konkurrencë me njëri-tjetrin;

(ç) rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë kërkuesi i

licencës duhet të jenë të tilla që të sigurojnë funksionimin e

rregullt të pajisjeve apo sistemeve të tij si dhe t'u japë

investitorëve sigurinë e duhur;

(d) kërkuesi i licencës ka bërë marrëveshje të tilla që

Komisioni i gjykon të kënaqshme për:

(i) pastrimin dhe rregullimin e llogarive në tregtimin e

letrave me vlerë për të siguruar kryerjen e transaksioneve në

tregun e letrave me vlerë, si dhe për regjistrimin e publikimin

e këtyre transaksioneve;

(ii) mbikëqyrjen e tregut;

(iii) evidentimin efektiv dhe përputhjen e rregullave të tij

me këtë ligj, si dhe me rregullat e vendosura në bazë të këtij

ligji; dhe

(iv) shqyrtimin e ankesave të bëra nga anëtarët e tij lidhur

me veprimtarinë në letrat me vlerë.



Neni 27



Tërheqja e licencës për tregun e letrave me vlerë



Komisioni mund të tërheqë një licencë për tregun e letrave

me vlerë dhënë një shoqërie, në bazë të nenit 26 të këtij ligji,

në qoftë se:

(a) shoqëria ndalon veprimtarinë në tregun e letrave me

vlerë;

(b) shoqëria është shpallur në gjendje falimentimi nga

gjykata; ose

(c) shoqëria vepron në kundërshtim me interesin publik.



Neni 28



Autoriteti disiplinor i Komisionit



1. Përpara se Komisioni të qortojë, të gjobojë, të

pezullojë, të përjashtojë apo të ndërmarrë veprime disiplinore

ndaj një anëtari të tregut të letrave më vlerë, Bordi duhet që

brenda shtatë ditësh t'i japë Komisionit me shkrim të dhëna mbi

emrin dhe natyrën e veprimit që propozohet të ndërmerret.

2. Sipas pikës 1 të këtij neni, Komisioni ka autoritet të

ndërmarrë çdo veprim në lidhje me tregun e letrave me vlerë në

qoftë se gjykon se është në përputhje me licencën e anëtarit të

tregut të letrave me vlerë.



KREU V



LICENCIMI I AGJENTEVE NE INVESTIMIN E LETRAVE ME VLERE



Neni 29



Licencimi



1. Askush nuk mund të ndërmarrë një veprimtari lidhur me

investimin në letrat me vlerë në qoftë se nuk është i licensuar

nga Komisioni sipas këtij kreu.

2. Në këtë ligj, "Veprimtari lidhur me investime në letrat

me vlerë", nënkuptohet ndërmarrja e njërit prej veprimeve të

mëposhtme:

(a) blerja, shitja, nënshkrimi i letrave me vlerë apo një

ofertë që pranon të bëjë një nga këto veprime, qoftë për vete,

qoftë si agjent;

(b) administrimi apo oferta për të administruar letra me

vlerë të të tjerëve, qoftë apo jo drejtues investimesh;

(c) dhënia apo ofrimi i këshillave investitorëve apo

investitorëve të mundshëm lidhur me blerjen, shitjen, nënshkrimin

apo kërkesën për letra me vle rë;

(ç) ofrimi i shërbimeve për pastrimin e llogarive dhe

rregullimin e transaksioneve në letrat me vlerë;

(d) ofrimi i shërbimeve depozituese për letrat me vlerë; dhe

(dh) çdo veprimtari tjetër që Komisioni e gjykon si investim

në letra me vlerë për qëllim të këtij ligji.



Neni 30



Kërkesa për licencë



1. Sipas këtij kreu, kërkesa për licencë i bëhet Komisionit

në një formë dhe mënyrë të përcaktuar nga Komisioni i Letrave me

Vlerë dhe shoqërohet nga kuota përkatëse.

2. Kërkesa duhet të specifikojë llojin e letrave me vlerë

me të cilat do të operohet si dhe shërbimet për të cilat ai e

gjykon veten të aftë për të zhvilluar këtë veprimtari.

3. Komisioni mund t'i kërkojë një kërkuesi të licencës

informacion plotësues, kur e gjykon të nevojshme.



Neni 31



Dhënia e licencës së tregtimit, investimit apo këshillimit



1. Licenca e tregtimit dhe licenca e investimit do t'i jepen

vetëm asaj shoqërie aksionare e cila me kohë do të punësojë të

paktën një person që ka licencë përfaqësimi si tregtar, sipas

këtij kreu.

2. Komisioni mund ta japë ose ta refuzojë një kërkesë për

licencë të kryer sipas nenit 30 të këtij ligji.

3. Komisioni e jep licencën në rastet kur ai e gjykon se

kërkuesi i licencës i përmbush kushtet për të zhvilluar

veprimtari në investimet në letrat me vlerë dhe se ai ofron të

gjitha shërbimet që përshkruhen në kërkesën për licencë,

përndryshe Komisioni e refuzon licencën.

4. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për licencë, Komisioni, nëse

kërkuesi i licencës është një person fizik, apo një shoqëri

tregtare, duhet të mbajë parasysh për personin fizik apo anëtarët

e organeve drejtuese të shoqërisë këto kushte:

(a) gjendjen financiare;

(b) përshtatshmërinë që ekziston midis arsimimit,

kualifikimit dhe përvojës së tij me llojin e kërkesës për

licencë;

(c) aftësitë për të përmbushur detyrat e propozuara në

mënyrë efiçente, të ndershme dhe të drejtë; dhe

(ç) reputacionin, karakterin, integritetin financiar dhe

besueshmërinë e tij.

5. Për qëllime të këtij neni, Komisioni mund të marrë

parasysh çdo informacion tjetër që zotëron, pavarësisht nëse

burimi i informacionit është kërkuesi i licencës ose jo.

6. Për qëllim të pikës 3 të këtij neni, Komisioni mund të

marrë parasysh çështjet që lidhen me:

(a) një person i cili është ose do të jetë i punësuar apo

bashkëpunon me kërkuesin e licencës për qëllim të kryerjes së

veprimtarisë me të cilën është i lidhur kërkuesi i licencës;

(b) një person që është i punësuar ose do të punësohet apo

që shoqërohet me kërkuesin e licencës për qëllim të kryerjes së

veprimtarisë me të cilën ka lidhje kërkesa për licencë;

(c) kërkuesin e licencës, në rast se ai është një shoqëri

tregtare, aksionar kryesor, drejtor apo zyrtar i shoqërisë

tregtare.

7. Në pikën 6 të këtij neni, "Aksionar kryesor" në lidhje

me një shoqëri tregtare, nënkupton një person i cili zotëron një

pjesë të aksioneve në një ndërmarrje:

(a) vlera nominale e së cilës është e barabartë ose më e

madhe se 25 për qind e kapitalit aksionar të emetuar të shoqërisë

tregtare; ose

(b) e cila i jep të drejtën personit të ushtrojë apo

kontrollojë 25 për qind ose më shumë të votave në ndonjë asamble

të përgjithshme të shoqërisë tregtare.



Neni 32



Dhënia e licencës së përfaqësuesit



1. Licenca e përfaqësimit i jepet vetëm individit, dhe në

rastin e një shoqërie tregtare, vetëm personit i cili ka mandatin

për të përfaqësuar shoqërinë në marrëdhënie me të tretët.

2. Komisioni do të japë një licencë përfaqësimi si tregtar

apo licencë përfaqësimi investimi, nëse, pas shqyrtimit të

kërkesës, ai nuk gjen shkak të besojë se kërkuesi i licencës nuk

do të përmbushë detyrat e zotëruesit të licencës së përfaqësimit

efektivisht dhe me ndershmëri; në të kundërt, Komisioni refuzon

dhënien e licencës.



Neni 33



Autoriteti i Komisionit për vendosjen e kufizimeve



1. Komisioni mund të japë një licencë, e cila do të jetë

subjekt i kushteve dhe kufizimeve që Komisioni i gjykon të

përshtatshme. Në çdo kohë, nëpërmjet një njoftimi me shkrim që

i dërgohet personit të licencuar, Komisioni mund të ndryshojë

ndonjë kusht apo kufizim për kohën që licenca është e vlefshme,

apo të vendosë ndonjë kusht ose kufizim të mëtejshëm.

2. Komisioni mund të kërkojë si kusht për licencimin e një

personi, si përfaqësues apo drejtues dhe në vazhdimësi të një

licencimi të tillë, që ai të kalojë disa provime të administruara

apo nën mbikëqyrjen e Komisionit në përputhje me normat e ligjit

të letrave me vlerë, rregullat e Komisionit dhe të Shoqërisë së

Letrave me Vlerë të paraqitura në nenin 4 të këtij ligji dhe

praktika e veprimtarisë së lirë në tregun e letrave me vlerë.



Neni 34



Revokimi dhe pezullimi i licencave



1. Komisioni mund të revokojë licencën e dhënë një personi

sipas këtij kreu, nëse individi :

(a) është i paaftë mendërisht apo fizikisht, e konfimuar kjo

nga raportet mjekësore, për të kryer veprimtaritë me të cilat ka

të bëjë licenca ;

(b) ka falimentuar një herë në Shqipëri apo diku tjetër;

(c) është dënuar për krime në ekonomi si brenda territorit

të Republikës së Shqipërisë ashtu dhe jashtë saj, për mashtrim,

falsifikim si dhe për vepra penale të tjera të cilat parashikojnë

një dënim me heqje lirie për mbi dhjetë vjet;

(ç) është shpallur fajtor për shkelje të këtij ligji apo

ndonjë rregulli të këtij ligji;

(d) shkel apo nuk përmbush ndonjë kusht apo kufizim të

zbatueshëm lidhur me licencën;

(dh) ndërpret veprimtarinë për të cilën ka marrë licencë;

(e) zotëron një licencë përfaqësimi dhe licenca e tregtarit

apo këshilltarit të investimeve të cilin ai përfaqëson i është

revokuar apo pezulluar; ose

2. Komisioni mund të revokojë licencën e dhënë një shoqërie

tregtare sipas këtij kreu nëse:

(a) shoqëria tregtare likujdohet apo është urdhëruar të

mbyllet;

(b) emërohet një marrës apo drejtues i pasurisë së shoqërisë

tregtare;

(c) shoqëria tregtare ndërpret veprimtarinë për të cilën ajo

është licencuar;

(ç) Komisioni ka arsye për të besuar se shoqëria tregtare,

apo ndonjë drejtues ose punonjës i saj, nuk i kanë përmbushur

detyrat e tyre me efektivitet dhe ndershmëri;

(d) shoqëria tregtare shkel apo nuk përmbush ndonjë kusht

apo kufizim që zbatohet në lidhje me licencën;

(dh) shoqëria tregtare shkel një rregull të këtij ligji;

(e) shoqëria tregtare nuk punëson të paktën një person i

cili ka licencën e përfaqësimit të dhënë sipas këtij kreu.

3. Komisioni, nëse e shikon të përshtatshme, mundet që në

vend të revokimit të licencës, ta pezullojë atë për një periudhë

të caktuar, ose derisa të ndodhë një ngjarje e caktuar, siç mund

ta përcaktojë ai.

4. Komisioni mund të revokojë licencën me kërkesën e të

licencuarit.

5. Një personi, të cilit i është revokuar apo pezulluar

licenca sipas këtij neni, do të gjykohet si i palicencuar që nga

data që Komisioni i revokon apo i pezullon licencën.

6. Pezullimi apo revokimi i një licence sipas këtij neni nuk

vepron si i tillë kur:

(a) shmang apo ndikon në ndonjë marrëveshje, transaksion

apo rregullim që ka të bëjë me tregtimin e letrave me vlerë të

realizuara nga personi të cilit i është pezulluar apo revokuar

licenca, pavarësisht nëse marrëveshja, transaksioni apo

rregullimi është kryer para apo pas pezullimit apo revokimit

të licencës; ose

(b) ndikon në ndonjë të drejtë, përgjegjësi apo detyrim që

del nga një marrëveshje, transaksion apo rregullim i tillë.



Neni 35



Komisioni nuk ka të drejtë:

(a) të refuzojë dhënien e një licence; ose

(b) të revokojë apo pezullojë një licencë; po qe se ai nuk

e njofton, sipas rastit, kërkuesin e licencës apo të licencuarin,

lidhur me qëllimin dhe arsyet përse është vendosur kështu, duke

i dhënë atij mundësinë e dëgjimit.



Neni 36



Regjistri i të licencuarve



1. Komisioni do të njoftojë Bankën e Shqipërisë për çdo

licencë të miratuar. Komisioni do të mbajë një regjistër të

personave që janë pajisur me licenca sipas këtij kreu.

2. Për çdo tregtar të licencuar, drejtues investimesh apo

këshilltar investimesh, në regjistër do të shënohen:

(a) emri i të licencuarit;

(b) data në të cilën është dhënë licenca;

(c) emri i secilit drejtues dhe sekretari të shoqërisë

tregtare, në rastin e një licence tregtari apo drejtuesi

investimesh, ose në rastin e një licence për këshilltar

investimesh që i jepet një shoqërie tregtare, si dhe emrat dhe

pronësitë e aksioneve të secilit aksionar; dhe

(ç) materiale të tjera, siç mund të përcaktohen.

3. Për çdo përfaqësues të licencuar, në regjistër do të

shënohen :

(a) emri i personit të licencuar dhe data e dhënies së

licencës;

(b) emri dhe adresa e zyrës së punës së tregtarit apo

këshilltarit të investimeve në lidhje me të cilin ai është

licencuar; dhe

(c) materiale të tjera, siç mund të përcaktohen.

4. Regjistri që do të mbahet sipas pikës 1 të këtij neni,

do të qëndrojë i hapur për t'u inspektuar falas nga publiku gjatë

orarit të zakonshëm zyrtar.



Neni 37



Njoftimi për ndryshime



1. Çdo subjekt i licencuar, në të gjithë rastet e përmendura

në vijim të këtij neni, duhet që brenda 14 ditëve të paraqesë me

shkrim te Komisioni, në një formë të përcaktuar, problemet

kryesore dhe hollësitë që kanë të bëjnë me ngjarjen në fjalë.

Kur:

(a) një tregtar i licencuar, drejtues investimesh ose

këshilltar investimesh ndërpr et veprimtarinë për të cilën i është

dhënë licenca;

(b) një përfaqësues i licencuar pushon së qeni përfaqësues

për tregtarin apo këshilltarin e investimeve në lidhje me të

cilin ishte dhënë licenca e përfaqësimit; apo

(c) ndodh ndonjë ndryshim në ndonjë material të veçantë, i

cili kërkohet nga neni 36 i këtij ligji për t'u regjistruar në

regjistrin e licencave,

2. Në bazë të këtij ligji, mund t'i kërkohet të licencuarit

që t'i jape Komisionit dhe Bankës së Shqipërisë informacion

shtesë nëpërmjet raporteve periodike apo diçkaje tjetër.





KREU VI



OFERTAT PUBLIKE TE LETRAVE ME VLERE TE VEÇANTE



Neni 38



Ofertat e aksioneve, të premtim-pagesave dhe garancive



1. Ky kre zbatohet vetëm për letrat me vlerë të tilla si :

aksionet, premtim-pagesat apo garancitë.

2. Në kuptim të këtij kreu, një person thuhet se ofron letra

me vlerë, nëse ai fton dikë tjetër për të lidhur një marrëveshje

me qëllim nënshkrimin apo zotërimin e ndonjë letre me vlerë, ose

kur ai fton një person tjetër të kryejë një ofertë të tillë.

3. Një ofertë letrash me vlerë quhet publike kur ajo i bëhet

më shumë se 100 personave.

4. Njoftimi, i ndryshëm nga plani, i cili shpall një ofertë

publike të letrave me vlerë, për të cilën sipas këtij kreu

kërkohet një plan, nuk do t'i paraqitet publikut në Republikën

e Shqipërisë në qoftë se njoftimi nuk përcakton se është

publikuar më parë një plan dhe nuk jep një adresë në Republikën

e Shqipërisë nga ku mund të sigurohet ky njoftim.



Neni 39



Publikimi dhe regjistrimi i planit



1. Kur në Republikën e Shqipërisë bëhet një ofertë publike

letrash me vlerë, ofruesi do të publikojë një plan, i cili do të

jetë në dispozicion të publikut falas dhe në një adresë të

caktuar në Republikën e Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës së

kohës që oferta e letrave me vlerë qëndron e hapur.

2. Ofruesi duhet që, jo më pak se 21 ditë përpara publikimit

të planit, të dorëzojë një kopje të tij për regjistrim pranë

Komisionit dhe Bankës së Shqipërisë.

3. Nuk mund të publikojë një plan një person i paregjistruar

nga Komisioni.

4. Nëse një person që bën një ofertë publike ka publikuar

një plan, brenda 12 muajve në vijim nga data kur oferta është

bërë për herë të parë, mund të publikojë një plan vetëm për

diferencat që rezultojnë që nga publikimi i planit të mëparshëm,

dhe që ka mundësi të ndikojë në vlerën e letrave me vlerë, me

kusht që plani i ri të shoqërohet edhe me një kopje të atij të

mëparshmit.



Neni 40



Përmbajtja e planit



1. Komisioni regjistron një plan vetëm nëse:

a) plani përmban në mënyrë të plotë informacionin që

investitorët dhe këshilltarët profesionalë të tyre do të kërkonin

dhe do të shpresonin të gjenin në të, në mënyrë që të bënin një

vlerësim korrekt mbi :

(i) aktivet dhe pasivet, pozitën financiare, fitimet dhe

humbjet si dhe planet e emetuesit të letrave me vlerë; dhe

(ii) të drejtat që kanë të bëjnë me këto letra me vlerë;

b) plani përmban, gjithashtu, informacion dhe të dhëna

shtesë, si dhe përmbush disa kërkesa dhe norma të tjera, ashtu

siç mund të përcaktohen ato nga Komisioni.



Neni 41



Dëmshpërblimi për planet false apo mashtruese



Çdo drejtues i një emetuesi, apo ndonjë person tjetër i cili

është përgjegjës për planin, është i detyruar të dëmshpërblejë

personin i cili zotëron ndonjë letër me vlerë që lidhet me këtë

plan, nga e cila ai ka pësuar humbje si pasojë e një deklarate

jo të vërtetë dhe mashtruese në plan, apo nga harresa e ndonjë

të dhëne, e cila sipas nenit 40 të këtij ligji, duhet të

përfshihet në plan.



Neni 42



Detyrimi për informim të vazhdueshëm



1. Çdo emetues i letrave me vlerë që është subjekt i një

oferte publike, ose që zotërohen publikisht, do të informojë

Komisionin dhe Bankën e Shqipërisë, anëtarët e emetuesit si dhe

zotëruesit e tjerë të letrave me vlerë të tij mbi ato të dhëna,

nëse ka, që lidhen me emetuesin apo filialet e tij, të cilat :

(a) janë të nevojshme për to dhe për publikun për të

vlerësuar pozitën financiare të emetuesit dhe filialeve të tij;

(b) janë të nevojshme për të shmangur krijimin e një tregu

fals për letrat me vlerë të tij; ose

(c) që kanë shumë mundësi të ndikojnë dukshëm veprimtarinë

e tregut në drejtim të çmimeve të letrave me vlerë të tij.

2. Në kuptim të këtij neni, letrat me vlerë quhen të

zotëruara publikisht, nëse emetuesi ka më shumë se 100 zotërues

të letrave me vlerë të tij, pavarësisht se kur janë emetuar këto

letra me vlerë.

3. Përveç kërkesave të pikës 1 të këtij neni, emetuesi duhet

të përmbushë detyrime dhe kërkesa të mëtejshme, ashtu siç mund

të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, pas konsultimeve me

Komisionin.





KREU VII



DREJTIMI I VEPRIMTARISE SE INVESTIMIT NE LETRAT ME VLERE



Neni 43



Parimet kryesore



Në drejtimin e veprimtarisë së investimit në letrat me

vlerë, subjekti i licencuar gjatë gjithë kohës do të veprojë mbi

bazën e parimeve të praktikës më të mirë, dhe në veçanti:

(a) realizon një standard të lartë integrimi dhe tregtimi

të ndershëm;

(b) vepron me një shkallë të lartë aftësie dhe kujdesi;

(c) realizon standarde të larta të drejtimit të tregut;

(ç) kërkon nga klientët informacion mbi rrethanat dhe

objektivat e tyre të investimit, të cilat mund të jenë shumë të

vlefshme dhe i japin mundësi të licencuarit që të përmbushë

detyrimet e tij kundrejt klientëve;

(d) ndërmerr hapa të kujdesshëm për t'u dhënë klientëve, në

mënyrë të qartë, ndonjë informacion të nevojshëm, ashtu siç

këshillon i licencuari, në mënyrë që ata të marrin një vendim

të drejtë dhe korrekt investimi;

(dh) shmang ndonjë konflikt interesash me klientët, dhe nëse

një konflikt i tillë shfaqet në mënyrë të pashmangshme, t'i

sigurojë një trajtim të drejtë klientit nëpërmjet një informimi

të plotë apo një mosveprimi; për më tepër, interesat e të

licencuarit nuk duhet të vihen në mënyrë të pandershme mbi ato

të klientëve:

(e) mbron siç duhet, nëpërmjet veçimit dhe identifikimit,

ato mjete të klientëve, për të cilat i licencuari është

drejtpërdrejt përgjegjës;

(ë) mban burime të mjaftueshme financiare për të përmbushur

përgjegjësitë dhe premtimet në veprimtarinë e letrave me vlerë

dhe përballon rrezikun që e shoqëron veprimtarinë përkatëse;

(f) organizon dhe kontrollon punët e brendshme në mënyrë

të përgjegjshme;

(g) mban regjistrimet e duhura;

(gj) bën rregullimet dhe sistemimet e duhura me qëllim që

i gjithë stafi të jetë i përshtatshëm, i specializuar dhe i

mbikëqyrur siç duhet, së bashku me një procedurë kontraktimi të

përcaktuar mirë; dhe

(h) vepron në lidhje me Komisionin dhe Bankën e Shqipërisë

me një frymë të hapur dhe bashkëpunimi, si dhe informon

Komisionin për çdo gjë që ka të bëjë me të licencuarin dhe që

duhet t'i bëhet e ditur atij.





Neni 44



Rregullat e drejtimit



1. Këshilli i Ministrave, pas konsultimeve me Komisionin,

mund të përcaktojë rregulla lidhur me drejtimin e veprimtarisë

së investimit në letrat me vlerë nga subjektet e licencuara.

2. Kur ndonjë kontratë për shitjen apo blerjen e letrave me

vlerë është në kundërshtim dhe shkel rregullat e drejtimit, të

përcaktuar sipas këtij neni, shkelja është subjekt padie nga

personi i cili ka pësuar humbje prej nje shkeljeje të tillë.



Neni 45



Nxjerrja e deklaratave për kontratat



1. Një tregtar i licencuar, për çdo kontratë lidhur me

blerjen, shitjen apo këmbimin e letrave me vlerë të kontraktuara

nga ai, qoftë si person kryesor apo si agjent, jo më vonë se

fundi i ditës tjetër të tregtimit, pasi është nënshkruar

kontrata, harton një deklaratë për kontratën, e cila duhet të

jetë në përputhje me pikën 2 të këtij neni, dhe:

(a) nëse kontrata nënshkruhet nga tregtari si agjent, të

dorëzojë deklaratën origjinale për kontratën te personi në emër

të të cilit ai ka kontraktuar; ose

(b) nëse kontrata nënshkruhet nga tregtari si person

kryesor, të mbajë për vete deklaratën për kontratën.

2. Deklarata për kontratën do të përmbajë:

(a) emrin apo markën tregtare nën të cilën tregtari drejton

veprimtarinë si tregtar, si dhe adresën e zyrës kryesore në të

cilën ai drejton veprimtarinë;

(b) nëse tregtari vepron si person kryesor, një deklaratë

që tregon se ai vepron si i tillë;

(c) emrin dhe adresën e personit, nëse ka, të cilit tregtari

duhet t'ia japë deklaratën për kontratën dhe, nëse ai është i

ndryshem, emrin e personit për të cilin kryhen transaksionet;

(ç) datën e kontratës, si dhe datën në të cilën hartohet

deklarata për kontratën;

(d) sasinë dhe përshkrimin e letrës me vlerë, subjekt i

kontratës;

(dh) çmimin për copë të letrave me vlerë;

(e) shumën e shpërblimit të pagueshëm sipas kontratës, ose

në rastin e një këmbimi, të dhëna të mjaftueshme mbi letrat me

vlerë të këmbyera, me qëllim identifikimin e tyre;

(ë) normën apo shumën e komisionit që paguhet në lidhje me

kontratën;

(f) shumën e pullës së taksës, nëse ka, të pagueshme në

lidhje me kontratën, dhe nëse është e zbatueshme, edhe në lidhje

me transferimin;

(g) datën e kontabilizimit;

(gj) informacione të tjera, ashtu siç përcaktohet, për t'u

siguruar se do të kryhet një kontroll i plotë mbi ekzekutimin e

instruksioneve të klientit dhe kontabilizimin e transaksioneve

të tregut.



Neni 46



Llogaritë që do të mbahen nga treg tarët dhe

drejtuesit e licencuar të investimeve



1. Tregtari apo drejtuesi i licencuar i investimeve, mban

ato veprime kontabël dhe regjistrime të tjera, të cilat në mënyrë

të mjaftueshme shpjegojnë transaksionet dhe pozitën financiare

të të gjithë veprimtarisë lidhur me licencën dhe që mundësojnë

fitime të drejta dhe të vërteta. Gjithashtu, ai mban edhe

llogaritë e humbjeve dhe bilancet që duhet të përgatiten kohe pas

kohe. Këto regjistrime i mban në mënyrë dhe formë të tillë që ato

të kontrollohen me saktësi dhe siç duhet.

2. Pa kufizuar parimet kryesore të pikës 1 të këtij neni,

i licencuari do të mbajë ato veprime kontabël dhe regjistrime të

tjera, si dhe do të arkivojë ato deklarata dhe raporte

financiare, ashtu siç përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, pas

konsultimeve me Komisionin.



Neni 47



Pronësia e klientëve



1. Komisioni përcakton rregulla lidhur me veçimin dhe

ruajtjen e parave apo letrave me vlerë të klientëve, të cilat i

licencuari i mban në emër të tyre.

2. Pa kufizuar parimet kryesore të pikës 1 të këtij neni,

rregullat e vendosura nga Komisioni mund :

(a) të kerkojnë që paratë e klientëve të paguhen menjëherë

në një llogari bankare, e cila duhet të përmbajë fjalën "klient";

(b) të përcaktojë kushte lidhur me hapjen dhe mbajtjen e

llogarive të klientëve, që kanë të bëjnë me rrethanat në të cilat

mund të paguhen në ose nga këto llogari paratë që janë të

ndryshme nga ato të klientëve, si dhe ato kushte që kanë të bëjnë

me rrethanat në të cilat personave, mund t'u paguhen paratë e

mbajtura në këto llogari;

(c) të kërkojnë mbajtjen e llogarive dhe regjistrimeve

lidhur me paratë apo letrat me vlerë të klientëve; dhe

(ç) të kërkojnë shqyrtimin e llogarive dhe regjistrimeve nga

një kontabilist publik i licencuar dhe t'i kërkojnë këtij

kontabilisti që t'i raportojë Komisionit nëse, sipas tij, janë

përmbushur kushtet e këtyre rregullave, si dhe ato që lidhen me

çështje të tjera, ashtu siç mund të përcaktohet në këto rregulla

të vendosura nga Komisioni.

3. Paratë apo pronësi të tjera të mbajtura nga i licesuari

për llogari të një klienti, nuk do të përdoren për shlyerjen e

borxheve të të licencuarit ose të detyrimeve për t'u paguar apo

për të zbatuar vendimin e ndonjë gjykate.



Neni 48



Njoftimet



Këshilli i Ministrave, pas konsultimeve me Komisionin, mund

të përcaktojë rregulla që kanë të bëjnë me formën dhe përmbajtjen

e njoftimeve që lidhen me veprimtarinë e investimit në letrat me

vlerë dhe mund të vendosin kufizime mbi personat që bëjnë këto

njoftime.



KREU VIII



PRAKTIKAT E PALIGJSHME TE TREGTIMIT



Neni 49



Tregtimi i paligjshëm



1. Subjekti që tregton, këshillon apo cakton një person

tjetër për të tregtuar letrat me vlerë të një shoqërie tregtare,

për të cilën ai ka informacion i cili nuk është publik dhe që

ndikon dukshëm në çmimin e letrave me vlerë, kryen krim të

parashikuar nga Kodi Penal.

2. Ky nen është i zbatueshëm mbi:

(a) drejtuesit, zyrtarët apo punonjësit e shoqërisë tregtare

në fjalë;

(b) personin e lidhur në një funksion profesional me atë

shoqëri tregtare; dhe

(c) personin i cili siguron një informacion të tillë prej

ndonjërit nga personat e përmendur në paragrafët me shkronjat (a)

ose (b) të pikës 2 të këtij neni.

3. Asnjë tregtim nuk anulohet apo do të jetë subjekt

anulimi, vetëm sepse është në kundërshtim me këtë nen.



Neni 50



Tregtimi fals dhe manipulimi i tregut



1. Asnjë person nuk lejohet të krijojë, të shkaktojë ose të

bëjë diçka me qëllim krijimin:

(a) e një paraqitjeje false apo mashtruese lidhur me

vëllimin e tregtimit të ndonjë letre me vlerë apo treg letrash

me vlerë; ose

(b) e një paraqitje false apo mashtruese të tregut për, ose

lidhur me çmimin e një letre të tillë me vlerë.

2. Asnjë person nuk lejohet, nëpërmjet blerjes apo shitjes

së ndonjë letre me vlerë që nuk ka të bëjë me ndryshimin në

pronësinë e këtyre letrave me vlerë, apo nëpërmjet një

transaksioni fiktiv ose mashtrimi, të mbajë, të qarkullojë, të

shprehë apo të shkaktojë luhatje në çmimin e tregut të ndonjë

letre me vlerë.

3. Në kuptim të pikës 2 të këtij neni, blerja apo shitja e

letrave me vlerë nuk përbën ndryshim në pronësi, nëse personi,

apo personi i shoqëruar me këtë person, që ka patur në zotërim

një pjesë të këtyre letrave me vlerë përpara blerjes apo shitjes

së tyre, zotëron përsëri një pjesë të këtyre letrave me vlerë

edhe pas blerjes ose shitjes së tyre.



Neni 51



Përdorimi i deklaratave false si stimuj



Asnjë person nuk lejohet të stimulojë apo të përpiqet të

stimulojë një pers on tjetër, për të tregtuar letra me vlerë:

(a) nëpërmjet hartimit apo publikimit të ndonjë deklarate,

premtimi apo parashikimi për të cilin ai është i ndërgjegjshëm

se është fals apo mashtrues;

(b) nëpërmjet fshehjes së ndonjë fakti të rëndësishëm, apo

(c) nëpërmjet hartimit apo publikimit të ndonjë deklarate,

premtimi apo parashikimi të papërgjegjshëm, që është fals dhe

mashtrues.



Neni 52



Transaksionet mashtruese



Asnjë person, qoftë lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi me

ndonjë transaksion apo person tjeter që përfshihet në blerjen,

shitjen apo këmbimin e letrave me vlerë:

(a) nuk lejohet të zbatojë ndonjë plan, skemë apo makinacion

për të mashtruar personin tjetër; ose

(b) nuk lejohet të angazhohet në ndonjë veprim, praktikë apo

drejtim veprimtarie, i cili operon si mashtrues, apo ka të ngjarë

të operojë si i tillë, në lidhje me personin tjetër.



Neni 53



Deklarata false apo mashtruese lidhur me shitjen e letrave me

vlerë



Asnjë person nuk lejohet që drejtpërdrejt ose tërthorazi,

me qëllim stimulimin e shitjes apo blerjes së letrave me vlerë

të ndonjë shoqërie tregtare, të bëjë, me vetëdije të plotë, në

lidhje me këto letra me vlerë apo me operacionet dhe veprimtarinë

e shkuar ose të ardhshme

të shoqërisë tregtare:

(a) ndonjë deklaratë false apo mashtruese, në lidhje me

ndonjë fakt të rëndësishëm; ose

(b) ndonjë deklaratë, e cila për shkak të harresës ose

mosparaqitjes së ndonjë fakti të rëndësishëm, është false apo

mashtruese.



Neni 54



Detyrimi për zhdëmtim



1. Personi që është shpallur fajtor sipas këtij kreu, përveç

detyrimit që ka për veprimin kriminal, është i detyruar të

përgjigjet për dëmet e shkaktuara, kundrejt padisë së ngritur nga

ndonjë person tjetër, i cili ka pësuar humbje financiare si

pasojë e blerjes apo shitjes së letrave me vlerë në një çmim që

është ndikuar nga veprimi apo transaksioni që është subjekt i

krimit.

2. Pika 1 e këtij neni, nuk kufizon apo zvogëlon asnjë

detyrim civil që një person mund të ketë në lidhje me ndonjë ligj

tjetër.





KREU IX



PERVETESIMI



Neni 55



Përvetësimi



1. Në këtë kre, "oferta për përvetësim" nënkupton një ofertë

për të përvetësuar nga, apo në emër të një shoqërie tregtare

("ofruesi") :

a) të gjithë aksionet e një shoqërie tregtare tjetër

("shoqëria tregtare ofruese") të ndryshme nga aksionet, të cilët

në datën e ofertës zotërohen nga ofruesi; ose

b) ato aksione në shoqërinë tregtare ofruese që rezultojnë

në marrjen e kontrollit efektiv të shoqërisë tregtare nga ana e

ofruesit.

2. Në kuptim të pikës 1 të këtij neni, "marrja e kontrollit

efektiv" nënkupton përvetësimin e aksioneve në një shoqëri

tregtare ofruese e cila, bashkë me aksionet, nëse ka, që zotëron

aktualisht ofruesi apo një shoqëri tregtare tjetër që

parashikohet nga neni 56 i këtij ligji si e lidhur me ofruesin,

ka të drejtën të ushtrojë apo kontrollojë ushtrimin e jo më pak

se 50 për qind të të drejtave përkatëse të aksioneve me të drejtë

vote në shoqërinë tregtare ofruese.



Neni 56



Shoqëritë tregtare të lidhura



Një shoqëri tregtare është e lidhur kur:

(a) është shoqëri tregtare mbështetëse e një shoqërie

tregtare tjetër;

(b) është filial i një shoqërie tregtare tjetër; ose

(c) është filial i një shoqërie tregtare mbështetëse të një

shoqërie tregtare tjetër.



Neni 57



1. Komisioni mund të përcaktojë rregulla lidhur me kryerjen

dhe drejtimin e ofertave të përvetësimit.

2. Kur Komisioni ka përcaktuar rregulla sipas pikës 1 të

këtij neni, asnjë person nuk duhet të bëjë apo ndjekë realizimin

e një oferte përvetësimi përveçse kur është në përputhje me këto

rregulla.





KREU X



INFORMIMI, INSPEKTIMI DHE HETIMI



Neni 58



Autoriteti i Komisionit për të kërkuar informacion



1. Komisioni mundet që me anë të një lajmërimi me shkrim,

t'i kërkojë çdo të licencuari që t'i japë atij atë informacion,

të cilin Komisioni mund ta kërkojë me qëllim të ushtrimit të

funksioneve të tij sipas këtij ligji.

2. Komisioni mund të kërkojë që informacioni të jepet

brenda kohës së duhur dhe të konfirmohet sipas mënyrës që ai

përcakton.



Neni 59



Autoriteti i Komisionit për të inspektuar



1. Me qëllim që të verifikohet nëse një person që është, apo

ka qenë dikur, i licencuar apo ka vepruar në përputhje me kushtet

apo kërkesat e këtij ligji, rregullave të përcaktuara në zbatim

të këtij ligji, Komisioni mundet që, herë pas here, të inspektojë

në konfidencë ndonjë dokument që lidhet me veprimtarinë për të

cilën është kërkuar licenca.

2. Komisioni mund të kërkojë paraqitjen prej të licencuarit

apo ndonjë personi tjetër, ndonjë nga dokumentet e përmendura në

pikën 1 të këtij neni, për të cilin ai beson se disponon apo e

ka nën kontroll.



Neni 60



Autoriteti i Komisionit për të hetuar



1. Kur Komisioni beson se:

(a) është bërë një shkelje e këtij ligji apo rregullave të

përcaktuara në bazë të tij;

(b) një person mund të ketë kryer shkelje besimi, mashtrim

apo keqdrejtim:

(i) në tregtimin e letrave me vlerë;

(ii) në drejtimin e investimeve në letrat me vlerë; ose

(iii) në dhënien e këshillave lidhur me përvetësimin,

disponimin, blerjen ose shitjen, ose investimi tjetër në ndonjë

letër me vlerë;

(c) mënyra sipas së cilës një person është angazhuar apo po

angazhohet në ndonjë nga veprimtaritë e përmendura në pikën b të

këtij neni, nuk është në interes të publikut investues apo në

kundërshtim me interesin publik;

Komisioni mund të emërojë me shkrim një person të ngarkuar

për verifikimin e ndonjë çështjeje që përmendet në nënpikat a,

b dhe c dhe t'i raportojë rezultatet e verifikimit Komisionit.

2. Çdo person, për të cilin personi i ngarkuar për verifikim

beson apo dyshon se disponon apo ka nën kontroll ndonjë dokument

që përmban, ose ka mundesi të përmbajë,informacion të vlefshëm

për një shqyrtim sipas këtij neni:

(a) paraqet te personi i ngarkuar për verifikim, brenda

kohës dhe në vendin që ai do të kërkojë, ndonjë nga dokumentet

e kërkuara nga personi i ngarkuar për verifikim, që është ose

mund të jetë i vlefshëm për shqyrtim, dhe që disponohet ose është

nën kontrollin e tij;

(b) nëse kërkohet nga personi i ngarkuar për verifikim, i

jep atij shpjegime apo hollësi të mëtejshme lidhur me dokumentin

e paraqitur në përputhje me ndonjë nga kërkesat e nënpikës a të

këtij neni, ashtu siç do ta përcaktojë personi i ngarkuar për

verifikim;

(c) paraqet përpara personit të ngarkuar për verifikim, në

kohën dhe vendin që ai mund të kërkojë me shkrim, dhe u

përgjigjet me ndershmëri dhe me profesionalizëm pyetjeve që kanë

të bëjnë me çështjet nën verifikim, siç do t'ia paraqesë personi

i ngarkuar për verifikim atij; dhe

(ç) i jep personit të ngarkuar për verifikim, gjithë ndihmën

e mundshme lidhur me verifikimin.



Neni 61



Asgjësimi i dokumenteve



Personi i cili agjëson, falsifikon, fsheh ose në ndonjë

formë tjetër zhduk, bëhet shkak apo lejon shkatërrimin,

falsifikimin ose zhdukjen e ndonjë dokumenti, që është i vlefshëm

për verifikim sipas nenit 59, ose për një hetim sipas nenit 60

të këtij ligji, bën shkelje.



Neni 62



Kuptimi i dokumentit



Në këtë ligj, "dokumenti" përfshin informacionin e

regjistruar në një formë të caktuar.

Referencat lidhur me paraqitjen e tij përfshijnë referencat

lidhur me paraqitjen e një kopje të informacionit në një formë

të qartë.



KREU XI



TE NDRYSHME



Neni 63



Shkeljet dhe gjobat



Një person i cili shkel ndonjë kusht të këtij ligji, është

fajtor dhe dënohet me gjobë:

a) në rastin e një personi i cili nuk është shoqëri

tregtare, nga 5 mijë deri 200 mijë lekë;

b) në rastin e një shoqërie tregtare, nga 10 mijë deri 2

milionë lekë;



Neni 64



Masat disiplinore kundrejt të licencuarve



1. Një i licencuar që shkel ndonjë kusht të këtij ligji, apo

ndonjë rregull të përcaktuar në bazë të këtij ligji, bën shkelje

disiplinore dhe është subjekt procedimi disiplinor nga Komisioni

pavarësisht nga ndonjë masë tjetër, qoftë civile ose penale, që

mund të merret kundër të licencuarit në lidhje me të njëjtën

sjellje.

2. Komisioni do të themelojë një komitet të përhershëm

disiplinor.

3. Përbërja dhe procedura e komitetit disiplinor do të

përcaktohen nga komisioni.

4. Komiteti disiplinor mundet, kur është i bindur pas

hetimeve, që një i licencuar ka kryer një shkelje disiplinore,

të ushtrojë mbi këtë të licencuar ndonjë nga sanksionet në vijim,

ashtu siç e konsideron ai të përshtatshme në përputhje me

rrethanat e shkeljes:

(a) të bëjë një paralajmërim privat ose heqje vërejtjeje;

(b) të nxjerrë një lajmërim për censurë publike;

(c) të vendosë një gjobë në një shumë të tillë por që në çdo

rast nuk i kalon të 10 mijë lekët.

(ç) të pezullojë apo revokojë licencën e dhënë sipas kreut

4;



Neni 65



Transferimet e letrave me vlerë



1. Pavarësisht nga kushtet e ligjit nr. 7638, datë

19.11.1992 "Për shoqëritë tregtare", Komisioni mundet që në

lidhje me letrat me vlerë të cilat janë të listuara apo të

propozuara për t'u listuar, në bazë të rregullave, të përcaktojë

një kusht për të lejuar evidentimin dhe transferimin e pronësisë

mbi letrat me vlerë pa nevojën e ndonjë dokumenti me shkrim.

2. Rregullat e përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni:

(a) mund të vendosin kushte për procedurat e regjistrimit

dhe transferimin e të drejtave mbi letrat me vlerë;

(b) mund të vendosin kushte për rregullimin e këtyre

procedurave dhe personave që janë përgjegjës për apo të përfshirë

në operacionet e tyre;

(c) përmbajnë disa masa sigurie të përcaktuara si të

përshtatshme për mbrojtjen e investitorëve dhe për të siguruar

moskufizimin, shtrembërimin apo parandalimin e konkurrencës;

(ç) mund të përfshijnë kushte të tjera shtesë, të

rastësishme ose të përkohshme, ashtu siç mund të gjykohen si të

nevojshme ose të këshillueshme.

3. Në këtë nen, me letra me vlerë "të listuara" do të

nënkuptohen letrat me vlerë të cilat janë të kuotuara, të

listuara apo të pranuara për t'u tregtuar në një treg zyrtar të

letrave me vlerë.



Neni 66



Rregullat



1. Komisioni mund të vendosë rregulla për apo në lidhje me

ndonjë çështje që sipas këtij ligji kërkohet apo lejohet të

përshkruhet, apo që është e nevojshme ose e përshtatshme të

përshkruhet për siguruar zbatueshmërinë e këtij ligji.

2. Pa paragjykuar pikën 1 të këtij neni, Komisioni mund të

vendosë rregulla që kërkojnë licencimin e agjencive të pastrimit

të llogarive, depozituesve të letrave me vlerë dhe personave që

kryejnë regjistrimin e letrave me vlerë apo shërbimet e ruajtjes

së tyre.


Neni 67



Njoftimet udhëzuese



Komisioni, herë pas here, mund të nxjerrë njoftime, buletine

udhëzuese, këshilla apo vendime të tjera rregulluese që ai i

konsideron të nevojshme apo të dëshirueshme për administrimin e

këtij ligji.



Neni 68



Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.



Shpallur me dekretin nr.1416, datë 20.3.1996 të Presidentit të

Repubikës së Shqipërisë, Sali Berisha


 



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.427 603010001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as