ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 194, datë 22.04.1999 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e strukturës së pagës të punonjësve mësimorë, në arsimin parauniversitar", të ndryshuar.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 230
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 19.04.2006
Data e aprovimit te Aktit: 19.04.2006
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 43
Data e fletores zyrtare: 10.05.2006
Aktiviteti: Pagë,Arsim
Propozuar nga: Ministri i Financave,Ministri i Brendshëm
Pershkrimi i Aktit: Në vendimin nr.194, datë 22.4.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa e ndryshime: Pas pikës 3, shtohet pika 3/1. Ne Lidhjet numer 1, 2 dhe 3 behen ndryshime. Vendimi nr. 601, datë 17.11.2000 i Këshillit të Ministrave "Për një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për dhënien e pagës së trembëdhjetë të punonjësve mësimorë të sistemin parauniversitar", të ndryshuar, shfuqizohet.
Amendamente
1 Per miratimin e struktures se pages se punonjesve mesimore, ne arsimin parauniversitar.
Akte te ngjashem
1 Per miratimin e struktures se pages se punonjesve mesimore, ne arsimin parauniversitar.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 230, datë 19.4.2006

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.194, DATË 22.4.1999 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS TË PUNONJËSVE MËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 5 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në vendimin nr.194, datë 22.4.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa e ndryshime:
a) Pas pikës 3, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
"3/1. Mësuesit e matematikës, fizikës dhe të informatikës në shkollat e mesme dhe mësuesit e matematikës dhe fizikës në shkollat 8-vjeçare, me diplomë universitare në degët matematikë, fizikë dhe informatikë, përfitojnë një shtesë për kushte pune, në masën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë në muaj.".
b) Lidhja nr.1 "Struktura e pagës për punonjësit mësimorë", zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Lidhja nr.2 "Paga e grupit", zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
ç) Lidhja nr.3 "Shpërblimi mujor për punonjësit mësimorë në arsimin parauniversitar, që punojnë larg vendbanimit", zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Pagat e punonjësve të sistemit të arsimit parauniversitar, duke filluar nga data 15 prill 2006, rriten mesatarisht 17 për qind.
3. Paga e trembëdhjetë, që shpërndahej në fund të vitit, bëhet pjesë e pagës mujore të punonjësve mësimorë, të sistemit parauniversitar.
4. Efektet financiare, për paga e sigurime shoqërore, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për periudhën prill-korrik 2006, të përballohen nga fondet e parashikuara në ligjin nr.9464, datë 28.12.2005 "Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2006" për rritjen dhe reformën në sistemin e pagave për vitin 2006.
5. Vendimi nr.601, datë 17.11.2000 i Këshillit të Ministrave "Për një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për dhënien e pagës së trembëdhjetë të punonjësve mësimorë të sistemin parauniversitar", të ndryshuar, shfuqizohet.
6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 15 prill 2006.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha


Lidhja nr.1

STRUKTURA E PAGËS PËR PUNONJËSIT MËSIMORË

Nr. Emërtimi Paga mujore
Paga individuale Shtesa e profesionit
Paga e grupit (PG) Shtesa për vjetërsi (SHV) Shtesa për kualifikim (SHK) Shtesa për pozicion (SHP) Totali
1 2 3 4 5=
(1?)
1 Drejtor i shkollës së mesme
Përgjegjës poligoni
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë
Drejtor në shkollat me probleme të larta mendore
Drejtor i konvikteve 1 2% e P.G. 5% e P.G.

10% e P.G.
20% e P.G.


21574
2 Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme
Përgjegjës i bazës prodhuese
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë
Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore
Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G 5% e P.G.

10% e P.G.

20% e P.G. 18147
3 Drejtor i shkollës 8- vjeçare 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 17658
4 Drejtor i shkollës fillore, klasa I-IV
Përgjegjës (kryemësues) i shkollës me klasë kolektive
Zëvendësdrejtor i shkollës 8-vjeçare
Përgjegjës sektori në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.

10% e P.G.


20% e P.G. 15505
5 Drejtor i kopshtit me ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 13137
6 Drejtor i kopshtit pa ushqim 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 11226
7 Mësues në shkollat e mesme
Mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë.
Mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë.
Mësues në shkollat me probleme të larta mendore 1 2% e P.G. 5% e P.G.

10% e P.G.


20% e P.G. 15167
8 Mësues në shkollat 8-vjeçare, klasa I-VIII
Edukator konvikti
Kujdestar konvikti
Instruktor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.

10% e P.G.
20% e P.G. 12510
9 Edukator në kopsht fëmijësh 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 9447
10 Mësues 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 10750
11 Mësues 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 10750
12 Edukator në kopsht fëmijësh 3 2% e P.G. 5%
10%
20% 9087
13 Edukator në kopsht fëmijësh 2 2% e P.G. 5%
10%
20% 9087


Lidhja nr.2

GRUPI PAGA NË LEKË
1 10050
2 8950
3 7000
4 4500


Lidhja nr.3

SHPËRBLIMI MUJOR PËR PUNONJËSIT MËSIMORË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR, QË PUNOJNË LARG VENDBANIMIT

Mësuesit që punojnë larg vendbanimit të tyre marrin shpërblim si vijon:
- Kur punojnë brenda rrethit të tyre por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre deri në 1500 (një mijë e pesë qind) lekë në muaj, kur nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre deri në 4375 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj.
- Kur punojnë jashtë rrethit të tyre, në rrethet Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë deri në 5875 (pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj kur punojnë në qytet dhe në qendër të rrethit, dhe deri në 7250 (shtatëmijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë në muaj kur punojnë jashtë qytetit dhe qendrës së rrethit.
- Kur punojnë jashtë rrethit të tyre të vendbanimit, në rrethet Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd deri në 4375 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj kur punojnë në qytet dhe në qendër të rrethit, dhe deri në 5875 (pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj kur punojnë jashtë qytetit dhe qendrës së rrethit.
- Kur punojnë jashtë rrethit të tyre të vendbanimit në rrethet e tjera, deri në 3000 (tre mijë) lekë në muaj, kur punojnë në qytet dhe në qendër të rrethit, dhe deri në 4375 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë në muaj kur punojnë jashtë qytetit dhe qendrës së rrethit.



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
ARSIMI PAGA
 806 604190001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan