marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", të ndryshuar.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9529
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 11.05.2006
Data e aprovimit te Aktit: 11.05.2006
Numri i neneve: 4
Numri i fletores zyrtare: 56
Data e fletores zyrtare: 08.06.2006
Aktiviteti: Deklarimi i pasurive,Administratë Publike
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa: Në shkronjën "a" të pikës 5 të nenit 15 fjalët "Përjashtuar burimet e krijimit të tyre" zëvendësohen me fjalët "dhe burimet e krijimit të tyre". Në shkronjën "b" të nenit 28 shtohen fjalët "të avokatisë", "ekspertit të licencuar", "të konsulentit".
Amendamente
1 Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike.
2 Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Akte te ngjashem
1 Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr. 9529, datë 11.5.2006

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.9367, DATË 7.4.2005 "PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Në shkronjën "a" të pikës 5 të nenit 15 fjalët "Përjashtuar burimet e krijimit të tyre" zëvendësohen me fjalët "dhe burimet e krijimit të tyre".

Neni 2

Në shkronjën "b" të nenit 28 shtohen fjalët "të avokatisë", "ekspertit të licencuar", "të konsulentit".

Neni 3
Dispozitë kalimtare

Zyrtarët, që kanë filluar punë për herë të parë në njërin nga funksionet që mbartin detyrimin për deklarim dhe e kanë kryer deklarimin para fillimit të punës, në zbatim të nenit 15 të ligjit, plotësojnë justifikimin e burimeve të krijimit të interesave privatë, të deklaruara brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ky detyrim nuk zbatohet për ata zyrtarë, që i kanë justifikuar vullnetarisht burimet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4892, datë 2.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.345 605110005





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga