marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9574
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 03.07.2006
Data e aprovimit te Aktit: 03.07.2006
Numri i neneve: 8
Numri i fletores zyrtare: 79
Data e fletores zyrtare: 28.07.2006
Aktiviteti: Naftë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Kudo në ligj emërtimi "Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve" zëvendësohet me emërtimin "Struktura përgjegjëse për veprimtarinë e hidrokarbureve.". Pika 4 e nenit 14 ndryshohet. Neni 12.1 shfuqizohet. Kudo në nenin 17 hiqen fjalët "Leje përpunimi". Neni 18.1 shfuqizohet. Neni 21 ndryshohet. Në nenin 25 bëhen ndryshime.
Amendamente
1 Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe të nënprodukteve të tyre.
Akte te ngjashem
1 Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe të nënprodukteve të tyre.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J
Nr. 9574, datë 3.7.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999 "PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi "Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve" zëvendësohet me emërtimin "Struktura përgjegjëse për veprimtarinë e hidrokarbureve.".

Neni 2

Pika 4 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë: Neni 12.1 shfuqizohet.

Neni 4

Kudo në nenin 17 hiqen fjalët "Leje përpunimi".

Neni 5

Neni 18.1 shfuqizohet. Neni 21 ndryshohet Në nenin 25 bëhen

"4. Shoqëria e tregtimit me shumicë përgjigjet për sasinë dhe cilësinë e ngarkesës gjatë transportit.".

Neni 3

Neni 12.1 shfuqizohet.

Neni 4

Kudo në nenin 17 hiqen fjalët "Leje përpunimi".

Neni 5

Neni 18.1 shfuqizohet. Neni 21 ndryshohet Në nenin 25 bëhen

Neni 6

Neni 21 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 21

Personat juridikë, që paraqesin kërkesë për leje tregtimi, sipas nenit 19 të këtij ligji, janë të detyruar të plotësojnë kushtin e kapacitetit të depozitimit në instalimet, prona të tyre ose të marra në përdorim me kontratë, për një periudhë kohore të barabartë me atë të vlefshmërisë së lejes së tregtimit. Kushtet e dhënies së lejes së tregtimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Kushti i kapacitetit të depozitimit specifikohet, sipas llojit të lejes dhe kategorisë së produkteve që tregtojnë.".

Neni 7

Në nenin 25 bëhen këto ndryshime:
a) Fjalët "Impiante përpunimi" dhe "Leje përpunimi" hiqen.
b) Paragrafi i fundit i pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
"Masa e gjobës, e parashikuar në shkronjat "a" dhe "b" të këtij neni, jepet nga ministri përgjegjës për veprimtarinë e hidrokarbureve, ndërsa të gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tyre.".

Neni 8

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4990, datë 21.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
NAFTE
 1.217 607030001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga